Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Kur komunikimi më telefona mobilë krijon mvarësi dhe kthehet në opsesion?!

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Koha e modernitetit   shumë  e  ka ndryshur  mënyrën  e jetës .Në rrugë , në kafene   e kudo tjetër po i shohim   të rinjët   të ulur më koka  të përqendruar në telefona mobil, sigurisht  të inkuadruar  në internet dhe rrjete të ndryshme sociale    .Para dhjetë apo më shumë viteve  nuk e kemi para menduar  së kështu do të duket jeta shoqërore .Sot ,këto skena janë bërë të zakonshme .Koha e internetit po i tjetërson njerëzit, po ndikon në ndryshimin e sjelljës , po ndikon në mënyrën e jetës e kështu më radhë. Kjo çështje kërkon një studim më të hollsishem nga psikologët dhe  sociologet.Të kenaqësh duke komunikuar më dike, ose duke pranuar like pas postimeve të ndryshme ose ndonjë vargu të shkrimit, është lumturi e çasitit .Varësia prej rrjeteve sociale është bërë e madhe të gjenerata e re.  Komunikimi i çdo ditëshem krijon mvarësin e madhe,dhe pastaj  kjo  kalon në  opsesion .Telefonat  mobilë  janë bërë  një llojë  drogash, që  po ndikojnë edhe në formimin e përsonalitetit  te të rinjëve tanë . Kur kënaqësite që ofron jeta kërkohen përmes rrjeteve sociale dhe gjithë  asaj që servohet aty, është kërkim i gabuar , është kërkim i një jete inekzistente,apo  i jetës imagjinare në kokat tona. Komunikimi në rrjetet socale dhe telefonat mobilë  do duhej të bëhët më masë të caktuar , ose veq sa për të kryer ndonjë punë . Teprimi  në këtë drejtim  na sjellë pastaj  jo produktivitet në punë, ose krijojnë pengesa të mëdha për aktivitete të mirëfillta shoqërore , si dhe shkaktojnë pasivitete fizike por edhe psiqike.  Interneteti ka ndikuar  që kolektivisht njerëzimi  të jëtë më shumë  sipërfaqësor , duke u larguar nga mbrendia e problemeve që  na  ofron  vet jeta .Duke u “ habitur’ siq thuhet në internet, krijohen vonesat në punë , vonesat në shërbime të atyre që janë të lidhur më punën e shërbimeve komunale, apo shërbime tjera publike, Kemi shëmbuj më bollëk të kësaj natyre. Nese ofrohesh për të kryer ndonjë shërbim në komunë   apo diku tjetër , nese përsoni zyrtarë  gjendet më telefon duke komunikuar  , as nuk të sheh më sy deri sa ta përfundon bisedën  ,ose edhe mund të  harron  që palët janë duke e pritur. Shumë çka që sërvohet në rrjete sociale është e dëmshme , sidomos për gjeneratën e re, si fjalori i ndytë që po përdorët  , fotot apo videot e ndryshme më përmbajtje pornografike,apo foto të  vipave  cilat garojnë më njëra -tjetrën së cila ofron pamje më të mirë fizike  . Idikator negativ në këtë drejtim  është së të rinjët nuk po e kan një vend të punës, dhe  pak përkrahje nga shteti  që ata të  inkorporohen në rrjedhat shoqërore të vendit   . Të gjitha negativitetet shoqërore  dhe kjo të cilën e theksova   do të ishin kthyer në pozitivitet shoqëror, sikur  të mos  ishin instaluar  në pushtet  kastat  e tipit   banditesk ,  të cilat  kasta  gjithçka   kanë  kthyer për së mbrapshti në Kosovë.  Këta hilegji dhe matrapazë politik nese  vazhdojnë të mbesin në pushtet, këtë popull    do ta  pretë një  mallkim  tjetër edhe më  madh. Të kthehemi edhe pak të tema, por e cila  natyrisht ka lidhshmëri  më gjendjën e përgjithshme  shoqërore. Kënaqësia momentale që  ofron interneti   është kënaqësi e rreme, kurse mvarësia   është mvarësi   shumë  e kushtueshme …

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles