Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Rrëfime për një gazetari kriminele, shërbëtore e verbër «Shërbimesh sekrete» dhe ca detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës

$
0
0

Nga Gjergj Kabashi*

 

Mund të them me bindje të plotë, duke folur nga thellësia e ndërgjegjës sime njerëzore, e pastaj edhe si një gazetar që është i obliguar t’i përmbahet «Kodit Gazetaror të Mirësjelljes» dhe etikës në profesion, se provokimet e «kolegëve të mi gazetarë» dhe ca të tjerëve jashtë këtij profesioni, qoftë të atyre nga tashmë ish-Gazeta Rilindja apo të tjerëve që në emër të «partisë» dhe «ajkës» së kastravecave të «shërbimeve sekrete», iu bashkuan provokimit për të cilin kam shkruar në vazhdime, që ishte me pasoja sidomos për Xhemajl Mustafën, më kane sjellë vuajtje të mëdha, të thuash një lëndim shpirtëror që do të ishte e padrejtë ta fshihja, sado që e kam fshehur nga familja ime dhe nga të tjerët pa nevojë për kaq shumë vite, duke e mbajtë thellë të ndrydhur në vetën time.

Siç e kam shpjeguar edhe më herët, arsyeja kryesore e kësaj heshtje e përmbajtje nga ana ime ka qenë vrasja e Xhemajl Mustafës, vrasje shumë e menduar «profesionalisht» dhe tejet poshtëruese nga ana e atyre që bëjnë «skenare» të këtilla, të frymës e shkollës serbe-ish-jugosllave, kur ata vet apo «etërit» e tyre shpirtëror i kan shërbyer Shërbimit Sekret të Jugosllavisë-Serbisë, të njohur si UDB-a. Në «gropën» e provokimit të këtillë pak a  shumë kan rënë të gjithë, në vecanti elita intelektuale-propagandistike e LDK,së bashku me mencurakët e shërbimit sekret të kësaj partie dhe të infiltruarit e partive të tjera aty, të cilët janë mashtruar,kërcënuar,joshur e orientuer në ato që quhen «gjurmë të vdekura», në mënyrë që të hutohen,duke iu shmangur gjurmëve të vërteta të krimit dhe akterëve të atyre krimeve… «Karremi» ngashnjyes i mashtrimit të një shërbimi «sekret» ndaj shërbimit «sekret» të LDK dhe propagandistëve të «djathte» të këtij shërbimi,isha,pos ndokujt tjetër, vecanërisht une si një kritikues i vendosun i jetës «mocalore» shumëvjecare nga periudha e paraluftës,kur mund ta ndëgjohej,si shnejë që jemi gjallë,vetëm zëri i «bretkosave» të partive tona politike që mrizonin dhe ëndërronin për pushtetin e ardhshëm me një mendësi dhe sjellje fodujsh,sado që ishim nën pushtimin e rënde të Serbisë.

Une kurrë nuk kam ndie ndonjë pendesë për kritikën time nga ajo kohë e zymtë ,të thuash e pa shpresë për vendin nga koha e Serbisë së Slobodan Milosevic-it. Jo vetëm si gazetar, që të thuash isha i dehur profesionalisht, por edhe si një idealist-«misionar» për clirimin e vendit,së bashku me shumë të tjerë nga ajo kohë,kryesisht nga ata që e udhëhiqnin brenda Kosovës Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë Pedagogjike të Kosovës që, sic e dijmë tashmë, shpesh e kamuflonin si «Lidhja e Arsimtarëve «Naim Frashëri» etj» për ti ikur represionit të policisë serbe; në mënyrë  të rregullt e të vendosur kemi punuar që alternativës ultrapacifiste, aq të pranishme në atë kohë e cila nuk tregonte shenja jete në terren, ti jepnim një frymë tjetër,një frymë paqësore për më shumë se dhjetë vite. Duke mos dashur të flas për veten dhe kontributin tim në atë kohë për një rezistencë të mirëfilltë paqësore, po të duan, për këtë mund të flasin e dëshmojnë udhëheqësit e arsimit, të cilët dihen dhe fatmirësisht janë ende gjallë. Mbi dhjetë vite ata, e edhe une me ta,e kemi organizuar rezistencën e asaj që njihej kryengritje paqësore dhe mospajtim me pushtimin, duke e organizuar së paku dy herë në vite kryengritjen e nxënësve e studentëve të të gjitha niveleve të shkollimit në vend,duke e shfaqur kështu hapur mospajtimin me pushtimin serbomadh dhe me kerkesa të vazhdueshme e këmbëngulëse që të kthehen shkollat e uzurpuara nga pushtuesit dhe që nxënësit,studentët e mësimdhënësit e tyre të kthehen në objektet shkollore , prej nga me dhunë i kishte larguar politika mizore e pushtimit të Serbisë.

Meqenëse në këtë jetën tonë dhe për shkak të UDB-izmit «tonë» proverbial, të gjithë ata që punojnë për së mbari e nuk janë merecenarë në profesionet e tyre, goditen e poshtërohen,-njejt sic u godita une nga kriminelet e bashkuar,kam vendosë me folë deri në fund për vetvetën dhe për kontributin tim modest për Atdheun tim, duke qenë i mohuar dhe poshtëruar nga hijenat e shumëta të vendit tim, e në vecanti nga ata «që i ka zanë shiu e janë strehuar në lokalet e gazetarisë», në vecanti në ish-Pallatin e Shtypit të Rilindjes, ku janë punësuar,pastaj,»si gazetar»!!

Më në fund due ta them hapur se nuk mundet krimineli i madh i cilitdo «shërbim sekret» qoftë ai,e as «politikani» kriminel,-cili do që të jetë ai, që tashmë mund të ketë ngulë rrënje të thella në pushtetin e pamerituar; ai që din vetëm të vras e ti dënoj të tjerët së bashku me llumin e gazetarucërve që i përdorë e hudhë si «lecka» pas kryerjes së «misionit», të vras,të vras e të poshtëroj pafundësisht, duke i tejkaluar veprat antishqiptare të ish kreut të Shërbimit Sekret të Serbisë së Milosevic-it, Ivica Stanisicit, e të mos ndëshkohet kurrë…

Jo,kjo nuk mund të ndodhë! Nëse dikush prej «ajkës» propagandistike-policore-intelektuale të LDK-së apo të PDK-së,apo të kujtdo tjetër, është zhytë në flliqësinë e vet dhe në krime, nuk jemi zhytë ne të tjerët,as une që jam tuj folë pa u ndalë tashti kur ata po heshtin dhe së paku deri tash askujt nuk i ndëgjohet zëri botërisht,hapur për të sqaruar e ndricuar ckadoqoftë. Gazetarucët dhe ca «police» të mjerë «sekret» të Kosovës kan menduar që pas 12 Qershorit 1999 do të vazhdoj ajo kanga e vjetër e «autonomisë», kur keta ia burgosnin plagosnin e vrisnin njëri-tjetrit grupet e të rinjve që luftonin,rezistonin e përpiqeshin, duke i rrezikuar jetërat e tyre, për Lirinë e Plotë Shqiptare.

Ata, duket që në mendësinë e tyre nuk kan mundur  ta bëjnë dallimin e kapërcimit të «lirive nën pushtim»,pra të lirive të dozuara, nga Liria që erdhi Sot e 17 vjet më parë me clirimin e Kosovës nga NATO-ja dhe pasimin e këtij clirimi nga UCK-ja.

Duke shpresuar se të gjithë ata që kan provokuar kotsëkoti përmes e-mailit të sajuar, bujarbukoshi@yahoo.com, tashmë i jane lajmëruar Policisë së Kosovës dhe i kan deponuar rrëfimet dhe sqarimet e veta për këtë provokim UDBASH pas clirimit të vendit,  pra duke pasur shpresë se nuk kemi një Polici të Kosovës të «shurdhër» e që nuk ndëgjon «asgjë» pas kaq e kaq vitesh, tash do të rrëfej për një «anë» tjetër gazetarucësh, të cilët i takojnë të njejtës fëlliqësi mendimi dhe janë po aq poshtërak e injorant sa kolegët e tyre «djathtistë»,pra do të flas për nja dy «majtistë».

Përderisa zgjaste provokimi nga e-maili bujarbukoshi@yahoo.com, kohëpaskohe,komunikoja përmes e-mailit me Muhamet Mavrajn,që në atë kohë kishte filluar të dilte me gazetën «Epoka e Re». Me Muhametin e shumë të rinj të periudhës së para luftës, jemi njohur që në atë periudhë dhe të jem i sinqertë jo vetëm për te, por edhe për të tjerë që i takonin «qerthullit» me të cilët ky ishte i afër në mendime e preokupime, kisha një simpati të pafshehur dhe i përmbaja me mundësitë e mija si gazetar i kohës, pasi ishin mu këta që me kryengritjen  e 1 Tetorit 1997 ia dhanë përgjigjen e qartë e definitive poshtërimit të Serbisë së Slobodan Milosevic, që e kishte shkelë rëndë dinjitetin e cdo individi,të cdo shqiptari e të cdo familjeje shqiptare në Kosovë. Albin Kurti,Muhamet Mavraj, Driton Lajci e shumë studentë të tjerë kryengritës, qëndruan në ballë të Krynegritjes së 1 Tetorit 1997, së bashku me Rektorin Ejup Statovci,tashmë të ndjerë; ngjarje kjo kulmore që e ktheu dinjitetin tonë njerëzore e kombëtar dhe i dha zemër,krah,shpresë e forcë UCK-së në terren. Ngjarjen e madhe të 1 Tetorit 1997 une e përcillja për së afërmi për Gazetën Rilindja, duke qenë krejt afër protestuesve paqesorë,gjithnjë përderisa nga ngujoj Policia Speciale e Serbisë afër Shkollës Fillore «Gjergj Fishta», prej nga filloj shpartallimi gjakatar me metoda tejet mizore i protestuesve paqësor që kërkonin Liri e Pavarësi për Kosovën. Që aty e pashë brutalitetin e papërshkrueshëm të njësive elite policore të Serbisë,të ndihmuara e orientuara nga kuislingët vendës, që ndodhe të jenë futur pas clirimit edhe në Policinë e Kosovës.

Pasi pati marr fund tragjikisht provokimi i tillë «makiavelist»  përmes e-mailit bujarbukoshi@yahoo.com me vrasjen antishqiptare të Xhemajl Mustafës, une jo vetëm me Muhamet Mavrajn, por edhe me shumë kolegë e «kolegë» të tjerë kam biseduar i qetë dhe me gjakftohtësinë e duhun si gazetar hulumtues-zbulues, të thuash pahetueshëm, për fatin dhe fundin tragjik të Xhemajl Mustafës dhe për atë provokim idiotësh antishqiptarë,qoftë edhe të pavetëdijshëm se cka bënë dhe c’pasoja sollën me provokimin e tillë. Mavraj, ishte shumë i kujdeshëm dhe nuk fliste thuajse edhe vet të ishte nën «kontrollin» e dikujt mbi kokën e tij, por,megjithatë, në bazë të disa mendimeve që i shfaqte në atë kohë e edhe ma vonë, mund të kuptohej se,sidoqoftë, kishte një lloj njohurie për provokatorët, megjithëse nuk fliste asgje në mënyrë konkrete.

Pas përfundimit të provokimit,më pati lutur ta bëja një shkrim për luftën dhe rezistencën e popullit dhe të UCK-së, gjë që une pranova me ëndje, duke e shkruar por duke e ironizuar triumfalistët tragjikomik, se, megjithese Liria ka Ardhë, ajo Liri ia behu kryesisht  për shkak të ndërhyrjes së NATO-s, duke qenë real, sic është real edhe sot populli yne edhe sot e kësaj dite,se ne si popull me shekuj i pushtuar dhe i paarmatosur,nuk kemi pasë shansë të cliroheshim vet nga Serbia që, edhe ne ato rrethana, konsiderohej si fuqia ushtarake e gjashtë në Europe, për të cilën NATO-s iu deshten të thuash dy muaj të plotë që ta detyronte të gjunjëzohej e ta pranonte humbjen e luftës ndaj Kosovës e vecanërisht NATO-s.  Pas botimit të shkrimit, ku i kisha theksuar ngaterresat që i pillnin disa gazetarë të rreshtuar partiakisht, që tregoheshin «triumfues» e zhurmues me fitoren e huaj, të cilët une i pata quejtë :»Pelat e djathta dhe Pelat e majta!»të gazetarisë së Kosovës, pas leximit dhe kuptimit të mesazhit që e kisha dhënë nga «lexuesit» e një partie që pretendonte që e ka clirue Kosovën, e mora vërejtjen e parë nga Muhamet Mavrajn për shkrimin që vet e kishte kërkue,vet e kishte botue e për të cilin une, që tashmë isha në një situatë të re, nuk i kërkoja pare.

Prej shtatorit të vitit  1999 e deri kah pranvera e vitit 2000 une e kam shkruar e përfunduar librin tim, «Rilindja.Përkushtim e Trishtim»,libër që e kam botuar kah fundi i vitit 2001. Ai është një libër ku e përshkruaj jetëshkrimin tim si gazetar i Gazetës Rilindja,një lloj autobiografie, ku une e lë testamentin profesional,pikëllimin dhe dëshpërimin tim për shumëcka, dhe ku apeloj që puna ime e sinqertë dhe jopartiake në gazetari të mos harrohet;duke e lënë dëshminë time të gjerë si gazetar i gjendur pafajësisht për shkak të intrigave të krimineleve të gazetarisë, nën «llupën” e kriminelëve të shqërbimeve sekrete antishqiptare dhe të shërbëtorëve të tyre të zgjedhur apo të mashtruar nga «gazetaria».

Ftohja e marrëdhënie të mija me Muhamet Mavrajn ka ndodhë pas ngjarjes tragjike që i ndodhi vëllait time, S.K., të cilin kah fillimi i vitit 2001 e kishin rrahur në orët e vona të natës, duke e sjellë të thuash buzë vdekjes «diku kah Lipjani», (ngjarje e hidhur që burimet e mija të paidentifikuara e lidhnin me «rojet» e Muhamet Mavrajt,apo me segmente të caktuara të SHIK-ut), të cilat une vazhdimisht doja ti verifikoja, në mënyrë që të mos prishesha me Mavrajn e me askend tjetër që kisha pasë marrëdhënie miqesore,kryesisht të frymës së bashkëpunimit profesional. Kjo ngjarje e hidhur, natyrisht që më ka prekur shumë, duke më vënë në pozitë të vështirë pasi në natyrën time nuk zë vend dhuna gjithnjë përderisa mund të merremi a mos të merremi vesh me fjalën e duhur. Burimet e mija për rastin thoshin që M.M. dhe S.K. janë fy ndër vete dhe që motiv paskesh qenë mospagesa e parave nga ana e M.M. për shkrimet që S.K. i paska ba për Epokën e Re të Mavrajt, më vonë të shpallur nga vet Muhamet Mavraj si, «Gazeta më e guximshme Shqiptare!». Meqenëse e dija që as vëllai im nuk përdorë fjalorin adekuat në komunikim me të tjerët, njejt sikurse as Mavraj, i kërkova Muhamet Mavrajt sqarim të hollësishëm për ngjarjen,jo që doja të zihesha me të, por doja ta hiqja misteriozitetin e një ngjarjeje të turpshme në mes gazetarësh,pavarësisht sa e pranojnë a nuk e pranojnë ata njëri-tjetrin,sa e kan respektuar dikur, apo mohuar më vonë. Mue më interesonte kjo: Sqarimi i mundshëm i dhunës së ndodhur  të një gazetari ndaj një gazetari tjetër.Kaq! Por, cka me pa, menjëhere më erdhi një letër jashtëzakonisht fyese nga ana e Muhamet Mavrajt, një gjuhë perce për nga fjalori i ndotshëm UDBash do të thosha, e cila më la pa mend! «Njerëzit si Ai dhe Ai posacërisht…» shkruante në atë letër perc, intelektuali i ri Muhamet mavraj për S.K., të cilin ai dhe «partia» e tij deri në atë kohë e kishin mjele si…, duke ua ndërsyer kundërshtarëve të vet nga partia tjetër!!…

 Gjana tepër kriminale,apo jo?!

Zakonisht njerëzit që duan të tregohen «Burra të Fortë», pas fjalëve të këtilla  ia kthejnë shpinën atij me të cilin e ka lidhe një ceshtje, por une duke qenë se me M.M.,me ka lidhur vetëm ceshtja e bashkëpunimit profesional, njesoj si me gazetarë a jogazetarë të tjerë,pranova që ta duroja fjalorin e tij të shumë të papritur e poshtërak për mua, si dhe kërcënimin e hapur që më bënte,të shprehur jo vetëm ndaj S.K., (që dikush që MM duhej ta dinte) e kishte ba «për vitra»…, por edhe ndaj meje që insistoja për ta kuptuar të vërtetën e një veprimi të turpshëm… Kërcënimin ndaj meje natyrisht që nuk ia kam harruar kurre Muhamet Mavrajt,sikur që se harroj asnjë kercënim tjetër të shprehur nga të tjerët ndaj meje, qofshin të frymës së poshtërimit ekonomik në vendin tim të punës në ish-Gazetën Rilindja, apo krcënimet me dhunë fizike a tjetër,sic delte nga kërcënimi i MM. Në fund, pasi me këmbënguljen time profesionale insistoja ta merrja vesh të vërtetën e atij krimi, thuajse nuk e kuptova se «cka më tha Muhamet Mavraj», kur më fyeu e kërcënoj keq,ai (M.M.),pos tjerash më tha:»…ai (S.K.,verejtja ime) po takohet me një anmik timin në Prishtinë…»

Kush paska qenë «anmiku» i MM, në Prishtina me të cilin qenkësh takue «pa lejen» e MM, SK?

Duke e përcjellë,  pastaj, cdo gjest e lëvizje përreth provokimit të bërë përmes e-mailit bujarbukoshi@yahooo.com, për aq sa më lejonin mundësitë e mija modeste, por gjithësesi këmbëngulëse prej Norvegjisë, megjithëse SK nuk dinte të më tregonte asgje konkrete dhe fliste mjegullueshem për ato që e pyesja në atë kohë, e përcillja tërthorazi, duke biseduar me të tjerët… Një pseudointelektual nga Prishtina, të cilin une kurrë skam pasë arsye as që ta kisha mik e as anmik,as ta simpatizoja,as ta urreja,as që t’ia pëlqeja humorin e tij banal në «Kosovarja», e kishte thirrë në takim S.K. nga Prishtina që ta takonte e të bisedonte me të, ftesë që kishte ndodhe vetëm pak ditë pasi kishte përfundue “beteja” halabake me humbjen e nje jete, pas përfundimit të provokimit ndaj meje nga ana e atij grupi debilësh,që fshiheshin pas një e-maili të sajuar nga mendjet e tyre kokëboshe.

A mos ishte «humoristi» qesharak i «Kosovarja» një ndër provokatorët që tash vraponte e kërkonte dëshpërueshëm ne gjurmët e krimit që vet ishte ndër fajtorët që kishte ndodhur?

A mos u ndëshkue,pastaj, S.K. për shkak që s’kishte kuptue kush e kishte provokue edhe ate më herët e as më vonë, kur e thirrnin për të bisedue me të e kur ai me kusheririn e ndjerë tashme,N.K., shkonte nga Gurrakoci në Prishtinë si delja pas ujkut?!…

Sidoqoftë, pas takimeve të këtilla, ka ndodhur rrahja mizore e me pasoja jetësore për S.K. nga grupimet e ndëshkuesve të atyre që pas vitit 1999 i gëzuan të mirat e fitores së tjetërkujt në Kosovë.

Njejt, madje edhe me njË gjuhë më të ashpër më është kërcënuar Prof.dr.Shyqri Galica,kah fundi i vitit 2005. Sic i kujtohet lexuesit të vëmendshëm, në atë kohe dikush i kishte dërguar letër ish-Kryeministrit Agim Ceku ne emrin e Bujar Bukoshit pa qenë ish kryeministri nga ekzili autor i letrës. Agim Ceku pa e kuptuar që ajo letër ishte provokative, i ishte përgjigjur Bujar Bukoshit. Unë isha kurreshtar dhe i hetoja ngjashmëritë e provokimeve të tila miope,antishqiptare,krejt të kota. Në atë kohë në messenger bisedoja shpesh me Prof.d.Shyqri Galicën, të cilin në morinë e gazetarëve që «më kishin tradhëtuar», e konsideroja si më të  pjekur. I them,Shyqri, e vëren cfarë provokimi? Shiko, më tha, «Rri urtë se ta bëjmë edhe ty si atij…»

Si atij?! Si Xhemajl Mustafës,thash vetmeveti,a?

Dmth., ky e ditka që dikush i afërt me të, e paska vra Xhemajl Mustafën?!

E tmerrshme.E turpshme. Kriminale… A nuk paska Njerëz ky popull, por vetëm natyra kriminele,hijena, egërsira,dhunues,poshtërues,kercënues dhe gazetarë që i përmbajnë dhe flasin në emër të vrasësve. Që nga ajo ditë, une nuk kam shkëmbye ma  asnjë mendim me Prof.Shyqri Galicën,pasi e mora vesh cfarë qenka profili i tij prej intelektuali…

BETIMI PROFESIONAL kishte ndikuar tek une që ta takoja gjithsesi Muhamet Mavrajn, që ndoshta mund të ishte një ndër të dyshuarit për rrahjen mizore të vëllait tim, përmes mercenarëve të vet, apo ishion të tjerët që kan dashur t’ia linin fajin e ta ngaterronin me mue…Për ketë nuk isha ngutur! Takimin më në fund e bana në korrik të vitit 2008 në zyrat e Epokës së Re, tuj dashtë me kuptue se cka kishte për të më thanë e që nuk kishte dashtë të më thoshte përmes e-mailit për «takimin» apo «takimet» e vëllait tim me «anmikun» e tij?!

Ishte me fëmiun e vet, kur hyra ne zyrën e tij. Atmosfera e brendshme kaotike ne redaksi, ku pjesë e «dekorit» ishin edhe «xhygymat» e «cajit të rusit», njesoj si përpara lufte kur vlonin «xhygymat e cajit të rusit» në shtepinë-barake ku Ibrahim Rugova i mbante konferencat e shtypit. Ndejta cka ndejta, por MM nuk më foli asgjë për atë që me kishte premtue se do të më fliste e tregonte ne fillim te vitit 2001.Asgjë! Fliste me mua dhe njëherit shkruante mesazhe kohëpaskohe me dike?!

Kur dola përjashta, në fund të shkallëve,djathtas, një djal i ri, të thuash i «dresuem»  vetëm kërkonte «shej» nga M.Mavraj…,sigurisht për të «mu gjujt» dhe për ta thye kokën e vet, se e imja nuk thyhet lehtë…

Edhe me Muhamet Mavrajn, aty e kam përfundue. Përgjithmonë! Më vonë një shokut tim,që ka qenë edhe shok i tij në studimet postdiplomike, i kishte thënë se, qenkam «i sëmurë psiqik».

Mavraj e shumë “mavrosa” të tjerë e «dijnë» që une jam i «sëmurë psiqik»,pasi Muhamet Mavraj është «pskikolog», ndoshta edhe «psikiatër» dhe une kam qenë «pacient» i tij?!!

Njejt më është kërcënuar edhe «Veton Podguri», një nofke me aftesi intelektuale të theksuara,tashmë i identifikuem prej meje, pasi të tillët përdoren a keqpërdoren nga kriminelët e shërbimeve «sekrete shqiptare”. Kërcënimet që më janë bërë janë të pafundme dhe ato mund ti paraqes hollësisht dhe me detaje vetëm në librin tim të ardhëm,ku e paraqes përshkrimin tjetër të jetës sime të mohume,tashmë nga ekzili.

Une nuk i kam ba ndonjë të keqe askujt në jetë dhe nuk jam ndalur kurrë kur kam pasur të drejtë. Kryengritja ime e    vazhdueshme, është kryengritje profesionale dhe ajo që dikush mund ta quaj «pabesi», është pabesi profesionale!

Jam i lumtur që munda për ta përballue dhunën nga shumë ane ndaj meje. Po të mos më kishte stervitur jeta në profesion, kurrë nuk kisha arritur deri këtu. Kurrë! Falemnderit prej jetës,forcës së pamposhtur dhe energjive të pafundme që strehohet në shpirtin tim…

Ju që më kërcënoni edhe me vrasje, ju që me «armët» e baraspeshës së të flliqtve që na e la UDB-a, mundoheni të më nëncmoni, dijeni se nuk keni mundësi të më bëni asgjë. Dhe dijeni se mua nuk ma ulin besimin ne vete as nencmimet e arsenalit udbash,e as lavderimet tuaja cinike.

Por, mbajeni në mend një gjë:Jeni ngatërruar me një njeri që nuk është mercenar as në jetë e as në profesion dhe, edhe kur nuk ua merr mendja fare, do të më keni përpara këmbëve…

*Autori Gjergj-Bajram Kabashi ka qenë gazetar dhe zv/Kryeredaktor i Gazetës Rilindja përpara luftës ndërsa tash udhëheqës i Revista Drini.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles