Ne ndihme te deklaratave te historianit nga Kosova Jahja Drançolli ne lidhje me proçensin e islamizimit te shqiptareve, vjen edhe nje dokument tjeter qe tregon me qartesi periudhen historike ne te cilen nisi ky proçes. Sipas ketij dokumenti qe kemi paraqitur me poshte, ne vitin 1490, qe do te thote 22 vjet pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, ne territoret e banuara me shqiptare pothuajse nuk kishte asnje mysliman. Siç shikohet me poshte Shkodra, Prizereni, Elbasani, Janina dhe Preveza nuk kishin asnje shqiptare mysliman, por edhe ne ato qytete ku kishte filluar ndonje konvertim shifrat nuk e kalonin nje dyzine, si ne ne rastin e Vlores qe kishte vetem 12 individ te konvertuar dhe ne Oher 11. Pak a shume te njejtin trend verejme edhe tek vendet e tjera te Ballkanit si pershembull ne Sofie ka 9 konvertime, dhe vetem ne Bosnje e Hercegovine proçesi eshte pak me i avancuar megjithate shifrat jane disa dhjetra raste konvertimesh. Ky dokument, ashtu si edhe shume dokumenta te tjere konfirmojne edhe nje here tjeter faktet historike qe proçesi i islamizimit te shqiptareve ndodhi eksluzivisht dhe vetem ne saje te pushtimit te Perandorise Osmane.
↧
Në vitin 1490 në territoret e banuara me shqiptarë si në Shkodër, Elbasan, Prizren, Janinë dhe Prevezë nuk kishte asnjë shqiptarë mysliman
↧