Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Roli i medias në bisedimet e Vjenës

$
0
0

Nga Kadri Gërvalla

 
Roli i masmediave në shoqëritë moderne është shumë i rëndësishm. Kjo vlen në veçanti per politikën, ku me interes analizohen funksionet e masmediave në lidhje me sistemin politik. Shtypi i shkruar dhe viziv duhej të përgatiste në rastin e bisedimeve politike të Vjenës për statusin e ardhshëm të Kosovës të gjithë këtë terren, politik, shoqëror dhe historik dhe duhej bërë këtë si një domasdoshmëri e kohës. Në rastet e veçanta, sidomos tek ngjarjet e mëdha politike, këto janë faktorë informativë shumë të kerkuar dhe të ballafaquar me opinionin publik. Një nga këto ngjarje konsiderohet pa dyshim dhe diskutimi për statusin e Kosovës. Ky diskutim i gjerë dhe me pjesmarrjen e të gjithë faktorëve vendorë e ndërkombëtarë ka qenë për një kohë të gjatë objekt i analizave dhe informimit mediatik.

Mediat, nga ana tjetër, nuk duhen të jenë as aleate të politikës, por as armik i saj. Ato e kryejnë detyrën e informimit me transparencë nëse janë transparente dhe realiste, edhe atëherë kur ekzistojnë format e presionit ndaj tyre, nga ana e politikes, biznesit apo grupeve të interesit. Mediat pos që raportojnë për atë se çfarë ndodh, ato ndikojnë aktivisht mbi këto ngjarje, madje shumë herë bëhen një lloj timoni determinues i ngjarjeve të caktuara. Informimi përmes medias ndihëmon procesin dhe palët pjesmarrëse në një proces të caktuar, siç ishin bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës.
Pas luftës në Kosovë kanë lindur një numër i madh i mediave (gazetave, revistave, radiove, televizioneve dhe mjeteve të tjera komunikuese), të gjitha thuajse nga fillimi, disa me një pervojë zero e disa nga ana profesionale pak më të avancuara. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe në një vend si Kosova, kur për dekada kishte sunduar një regjim aparteidi (regjimi serb i Milosheviçit), i cili u kishte mohuar shqiptarëve të drejtën për informim në gjuhën shqipe. Në krahasim me vendet tjera sidomos në krahasim me mediat në Shqipëri, në Kosovë janë vërejtur magësitë në këtë fushë shumë të rendsishëme të informimit publik. Mirëpo më vonë mediat në Kosovë kanë shkuar kah përmirësimi dhe profesionalizimi, falë gjithashtu bashkëpunimit edhe me mediat në Shqipëri dhe ato nderkombtare, si dhe për faktin se ato kanë instaluar një teknologji moderne informative.

Nga kjo rrjedh edhe interesimi i publikut për gjendjen aktuale politike, ku tek mediat ka zgjuar kureshtje të madhe, sidomos tek bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë, të kryesuara nga presidenti finlandez dhe laurat i Çmimit Nobel për Paqen, Martti Ahtisaari. E veçanta e hulumtimit të kësaj teme është se çfarë kanë bërë dhe a kanë mundur mediat t´i informojnë publikun në mënyrën e duhur gjatë terë kohës sa është biseduar në Vjenë. Sigurisht që kjo është një çeshtje e komplikuar, e cila lidhet me mundësitë që u janë krijuar mjeteve mediatike për këtë qëllim.

Këtu kemi marrë edhe prononcimet e mediave vendore, se sa kanë marrë ato pjesë në informim të publikut dhe a kanë mundur ta plotsojnë atë kerkesë të qytetarëve. Në këtë studim janë perfshirë edhe disa deklarata, intervista, komente, të analisteve e njerëzve të politikës vendore e ndërkombëtare. Por kemi edhe refleksionet e qytetarëve për bisedimet, të cilat mediat i kanë përcjellur te publiku i tyre. Në fund do të theksoja se përveç mediave vendore, rendësi dhe intersim të madh për bisedimet në kryeqytetin austriak në Vjenë, kanë pasur edhe mediat nderkombtare, të ciat bëhen gjithashtu pjesë e këtij studimi.
2. Masmediat, ndikimi i tyre në publik si dhe në proceset politike

Funksionalizimi i mjeteve të reja komunikuese siç është shtypi, radio, tv-ja dhe teknologjia e re moderne e digjitalizimit, përfshirë këtu edhe internetin, na krijon kushte që sa më shpejt të vijmë deri te informimi, pra marrja e lajmit, pa marrë parasysh ku ndodhemi. Shikuar rendësinë e mediave, gjithnjë e më shumë në proceset e politikës, në marrëdhëniet ndërkombëtare e në çeshtjet e përditëshme, lidershipi i jep një dimension të ri medias.
Me këtë kemi parasysh faktin se kryesisht politika është në qender të komunikimit, pra masmediat janë mjeti i krijimit të opinionit për marrjen ose lënien e pushtetit nga forca të caktuara politike, si dhe çelës vedimtar për arritjen e famës në raport me publikun. Mediat janë me ndikim të jashtëzakonshëm gjithashtu për marrjen e vendimeve të rëndësishme politike. Ato jo vetëm testojnë opinionin në raport me projektet e politikës, por ndikojnë ndjeshëm në marrjen e vendimeve të drejta politike. Bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës ashtu si gjithë procesi i çlirimit të Kosovës janë meritë e vendimeve të rëndësishme politike kombëtare e ndërkomëtare, por nën një ndikim të jashtëzakonshëm të medias.
Politikanët dhe mediat çdo herë kanë dëshmuar një raport herë të urrejtjes e herë të dashurisë midis tyre, në varësi të marrëdhënieve që ato kanë krijuar. Nese do ta paraqisnim këtë thjesht, politikanëve u duhen mediat për të prezentuar punen e tyre, ndersa medias i duhet politikani për të kënaqur interesin e publikut të saj për çeshtje të ndryshme politike. Mirëpo shpesh herë politikanët kritikojnë mediat lidhur me raportimin e ngjarjeve politike, duke u fokusuar shumë në skandalet apo mosmarrveshjet në mesin e politikanëve, e në anën tjetër mediat shpesh akuzojnë politikanët e në veçanti qeveritë. Kështu që publiku gjindet në mes të këtyre aktoreve medialë dhe politikanë. Kjo pra duhet të merret si një çeshtje shumë serioze për arsëye të rolit që kanë politikanët dhe mediat për publikun.

Politikanët janë të interesuar të ndikojnë në publikun e gjerë permes medias, duke prezantuar qëllimet e tyre, qofshin ato edhe veç për fushatë politike. Por ka edhe ngjarje dhe kerkesa nga ana e politikanëve, që përmes mediave ta njoftojnë opinionin publik për donjë situatë të veçantë.
Ne do i marrim tre shembuj mjaft të rëndësishëm, ku mediat kanë luajtur rolin kryesor dhe kanë ndikuar drejtpëerdrejt në realizimin e planeve të tyre:

1.“Në vitet e 60-ta ishte beteja elektorale Kenedi-Nikson. Sikur kjo fushatë të ishte zhvilluar në Radio betejën do ta kishte fituar Nikson, falë përvojës së tij që kishte në politikë. Ai ishte gjithashtu njeriu i cili bëri ndryshime ne politikën amerikane. Por keëa dy kandidatë vendosën që të ballafaqoheshin në TV- dhe publiku u entuziasmua shumë nga sharmi i të riut, Kenedi, që pretendonte dhe e fitoi postin e Presidentit. Ishte paraqitja vizive mediale përmes TV-së ajo që Kenedit i dha përparësi për t’u zgjedhur president i SHBA-së.

2. Së dyti, edhe sot kujtohet “Urdhri për mobilizim në UÇK-ë, i lëshuar nga Shtabi i Pergjithëshum i saj më 31 mars 1999. Opinioni publik u njoh me këtë urdhër përmes TVSH-së në programin satelitor. Përigjja ishte mjaft masive, sidomos nga vendet e Evropës Perëndimore dhe ShBA-së. Eshtë fjala për vullnetarët nga diaspora, të cilët u mobilizuan vullnetarisht në rreshtat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pamjet filmike të trageteve me vullnetarë në Durrës, ishin frymëzimi i mijëra shqiptarëve në diasporë për t’u mobilizuar në këtë luftë. Pra mundemi të themi se këtu roli i mediave ka ndikuar pozitivisht dhe ka patur efekt të dukshëm tek opinioni publik.

3. Nëse nuk do të kishin qenë pamjet televizive, të cilat krijuan imazhin real të dhunës dhe masakrave serbe në Kosovë, bota demokratike nuk do të kishte mbështetjen e popujve të tyre për të marrë vendimin historik për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Qytetërimi euroamerikan dhe ai botëror u trondit pikërisht nga pamjet e ekranit të vogël, ku çdo ditë paraqitej fatkeqësia e një populli ne zhdukje e në vuajtje, (popullit shqiptar të Kosovës) nga ana e një shteti të dhunshëm, të egër e fashist (shtetit serb). Ndaj dhe në shumicën dërmuese të vendeve pjesmarrëse në bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, qyetarët në shumicë absolute i kishin mbështetur këto sulme. Duke njohur faktin se vendet demokratike nuk mund të veprojnë në kundërshtim me vullnetin e popujve të tyre, duhet thënë se kjo përkrahje që siguroi media ishte vendimtare në marrjen e vendimit politiko-ushtarak për ta ndaluar makinën ushtarake serbe në përpjekjet e saj për ta asgjësuar popullin shqiptar të Kosovës.

Këta tre shembuj tregojnë se mediat kanë marrë përmasa globale dhe ndikimi i tyre ndihet kudo. Qarkullimi i shpejtë i informacionit përmes mediave ka zvogluar më tej përmasat e botës ku jetojmë.
Nga ana tjetër del se gjithë historia mediale në botë ka dëshmuar se profesionalizimi, objektiviteti janë primare, ku duhen ta dinë të gjitha mediumet. Kështu që mediat nderkombtare i kanë kushtuar rëndësi të madhe jo vetem bisedimeve për statuin e Kosovës zhvilluar në Vjenë, por ato kanë qenë të interesuara edhe me herët për gjendjen në Kosovë. Ne do mundohemi për ato që kemi marrë ato informacine nga mediat, andaj do t’i paraqesim të gjitha ngjarjet të cilat kanë elaboruar nëpër mediat në periudhen e bisedimeve, si dhe reagimet apo deklaratat e intervistat nga pala kosovare dhe ajo ndërkombtare.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles