Koha e politikave partiake ne diasporë ka kaluar moti! PSHDK sikur edhe LDK e subjektet tjera duhet te punojne e veprojnë ne Kosovë. Diaspora ka kohe qe nuk eshte me e rrezikuar nga monizmi. PSHDK nga 1991-1999 me sukses e ka kryer misionin e vet per demokratizimin e mendimit dhe veprimit politik ne diasporë. Nuk mendoj se ka nevoje qe te kete më “subjekte partiako politike kosovare” te organizuara ne dege e nendege ne diasporë! Nese dikush mendon se ka nevoje te kete subjekte partiako-politike kosovare ne diasporë atehere kete duhet ta arsyetoje me argumente. Mendoj se veshtire do ta kete edhe nese egzistencen e vet do te mundohej ta arsyetonte me qellim te berjes se ndonje revolucioni ne Kosove! Koha e marrjes se pushtetit me revolucione ka kaluar dhe u pa se eshte retrogarde dhe poshtruese!
PSHDK e Zvicres sikur edhe LDK do te benin mire te heqnin qafe pjesen statutare e cila ka te beje me organizimin partiak dhe si shoqata apo forume politike te bashkuara te vepronin per ta bashkuar diasporën ne frymen Rugovjane dhe ne frymen e demokracise perendimore! Diaspora vetem si e bashkuar do te mund te ndikojë ne permiresimin e klimes politike dhe kushteve ekonomike ne atdhe, vetem e bashkuar dhe organizuar rreth nje organizimi ne baza kombetare, me intelektual e veprimtar te deshmuar ne krye dhe me nje Senat apo Pleqesi Keshilledhenese me njerez te deshmuar do te mund te jepte kontributin e saje ndaj vetvetes dhe atdheut! Koha eshte te bashkohemi e ti ndihmojme vllezerit tan nen Maqedoni, Serbi e Mal te Zi sepse Kosova eshte bere me shtepi! Nuk eshte mire kjo çfar po bejme, keshtu te organizuar e te ndare partiakisht ne diasporë ne fakt kemi krijuar nje mekanizrm i cili le mundesine per t’ju ikur pergjegjesive kombetare te cilat jane te shumeta dhe kerkojne zgjidhje te shpejtë. Kosova eshte shtet i pavarur e demokratik ku pushteti mund te merret vetem me fuqine e votuesve ne vend!
Ejani te vendi aty ku behet Kuvendi!