Deputetja e PS në Kuvendin e Shqipërisë, Ledi Shamku, ka reaguar sërish në lidhje me Fjalorin e botuar nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Artëve të cilës para disa kohe i kishte dërguar edhe një letër të hapur.
Shamku këtë herë ka reaguar pas deklaratës të dhënë nga anëtari i këshillit për hartimin e Fjalorit,Sherbo Restoder, i cili ka thënë që nuk vjen në konsideratë tërheqja e Fjalorit dhe që autorëve as nuk u bien ndërmend të kërkojnë falje.
Deputetja Shamku në facebook ka postuar deklaraten e Rastoder dhe shkruan që marrëdhëniet ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Shqipërisë nuk mund të ndërtohen mbi rrena, e as mbi sjellje të tipit: “fjala e mirë e guri n’trastë”.
Ajo kërkon të tërhiqet dhe të ndyshohet sa më parë ky fjalorë.