Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Origjina e ritit të kafshëve te flijuara si sakrifice ndaj Zotit dhe aroma e mishit të pjekur që dëgjojnë astronautët në hapësirë

$
0
0

Nga Valentin Bruçaj

 

Per t’i dhënë një një shpjegim, nëse e ka një të tillë, spektakolit të frikshëm të gjakut të kafshëve te therura nëpër rrugët e Shqipërisë e jo vetëm, si sakrificë ndaj Zotit, duhet të shkojmë shumë prapa në histori, atje ku religjonet u frymëzuan për këtë ritual. Historia e flijmit të kafshëve ose mishit të djegur fillon në Testamentin e Vjetër që siç do t’a shohim më poshtë kryhej për motive krejtësisht të tjera që skanë aspak lidhje me asgjë hyjnore apo shpirtërore. Por për të shpjeguar më mirë këtë ritual dhe motivet e tij duhet bërë një hap më prapa.

Testamenti i Vjetër në të cilën frymëzohen tre religjonet monoteiste, përshkruan historinë e mardhënieve te Elohim me një grup njerëzish që më vonë do të formonin popullin e Izraelit. Fjala Elohim në mënyrë të pakontestueshme është një fjale shumës e fjalës njëjës El, që askush nuk di se çfarë do të thotë, ndoshta do të thotë të shkëlqyerit, dhe që Teologjia në mënyrë të pashpjegueshme e ka përkthyer në Zot. Testamenti i Vjetër flet për këta Elohim, i jep edhe me emra dhe një ndër këta Elohim quhej Yahweh(Yehovah), Zoti në të cilin i gjithë humaniteti sot beson. Që fjala Elohim është në shumës, dhe që Yahweh nuk është i vetëm por ka edhe shumë koleg të tjerë bile në disa raste shumë më të rëndësishëm e shumë më të fuqishëm na e sjellë vetë Bibla ku jep edhe emrat e tyre. Kemosh, Balzavul, Bal, Milchom Yahweh, Kosh etj janë disa nga shumë Zotat në të cilët kishim mundur të besojmë. Në fakt kur Zoti ndihmoi popullin e Izraelit për të dalë nga Egjipti, , “Yahweh ishte vetëm, nuk ishte asnj Zot(Elohim) tjetër me të .(Ligji i Perterire 32:12 Kenga e Moisiut).Por meqë njerëzimit i erdhi historia e Elohim-it të popullit të Izraelit atëherë ne besojmë në këtë Elohim.  Emri Yahweh, në versionin origjinal shkruhej YHWH, që më vonë kur Masoretet shtuan zanoret, u thirr Yahweh: pasi shumë pak njerëz janë në dijeni se Testamenti i Vjetër në versionin origjinal është i shkruar pa zanore. Imagjinoni çfarë mund të ndodhin me një libër nëse i shtohen zanoret sipas interesave te momentin, se çfarë kuptimi mund të marrë një fjalë, një frazë, një libër, një histori e tërë, për një zanore të vënë në vëndin e gabuar!? Dhe zanoret Testamentit te Vjeter i jane shtuar rreth dy mije vjet pasi ai eshte shkruar, ku Masoretet kane punuar rreth 500 vjet per t’a rendur Testamentin e Vjeter ne ate liber qe ne njohim sot, diku 100 vjet pas Krishtit deri ne 600 vjet pas Krishtit. Por kjo është një histori tjetër.

Siç thotë përkthyesi biblik Mauro Biligno, Elohim-t askush nuk di të saktë se kush ishin e nga vinin, dhe ti shndërrosh në nje entitet të vetëm e të mbinatyrshëm është së paku e pretekstuale. Studjuesit e Testamentit të Vjetër dhe ata të Teorive të Astronautëve Antik besojnë se ishin Alien të aradhur në tokë qindra mijëra vjet më parë. Dikush mendon se vinin nga planeti Nibiru, dikush tjetër nga Plejada e Orionit. Megjithatë një gjë është e sigurt, ata kishin një teknologji shumë të zhvilluar, dhe udhëtoni me mjete fluturuese që përshkonin distanca shumë të mëdha në pak minuta, të paimagjinueshme për njerëzit e kohës që ecnin në këmbë. Në kapitullin e parë të Ezekielit përshkruhet forma dhe karateristikat e “Qerres së Zotit”, “që bënte zhurmë kur ngruhej nga toka, që çonte pluhur, që kishte rrota, kur ngrihej në ajër ngriheshin edhe rrotat, nëse nuk e shihje duke kaluar e dije që është duke kaluar pasi e dëgjoje, dhe kur fluturonte nuk kthente kokën pas”. Ezekieli1, 1-28. Testamenti i Vjetër tregon historinë e Elohim-it me emrin Yahweh me një grup njerëzish që më vonë do të krijonin popullin e Izraelit. Në fillim Bibla tregon raportet Abrahamit(Ibrahimit) më një Elohim dhe më vonë raportet e Moisiut me një Elohim, edhe se shumë pjesë në Bibël të bëjnë të mendosh se Elohim që dialogon Abrahami nuk është i njëjti Elohim me te cilin dialogon Moisiu. Por jo vetëm kaq, sipas studjuesëve Abrahami nuk ishte hebre por ishte sumer, e vinte nga kryeqendra e cilivizimit më antik njerëzor, nga qyteti sumer Ur dhe nuk fliste as hebraisht, ndërsa Moisiu ishte egjiptian. Bile studjuesi i hebraizmit Robert Wexeler “president of the American Jewish University, Los Angeles (formerly University of Judaism)”, “thotë se pjesa më e madhe e studjuesëve hebrej mendojnë se Abrahami(Ibrahimi) nuk ka ekzistuar kurrë dhë një pjesë e tyre që as Moisiu nuk ka ekzistuar”.Por edhe kjo është një histori tjetër që do të meritonte një analizë në vete.

Tani të vimë tek historia e mishit të djegur dhe sakrificave për Zotin që në shumë raste ishin sakrifica shumë të dhimbëshme, edhe sakrifica humane. Testamenti i Vjetër në shumë kapituj tregon se si këta Elohim e kishin të nevojshme të dëgjonin aromën e mishit të djegur, dhe jepnin edhe receta të veçanta për përgaditjen e tij.(Eksodi 30, 35-38, Livitiku 1.1-7))Aq e rëndësishme duhet të ishte mënyra e të përgaditurit të recetes sa, nëse pergaditesi e gabonte atë, ky gabim këtij njeriu mund ti kushtonte edhe jetën, si në rastin e dy vëllezërve që ishin ndjekës të Yahweh, dhe vetëm sa gabuan padashje recetën e përgaditjes u vranë nga ky i fundit.Përgaditja ose sakrifica që Yahweh kërkonte nga ndjekësit e tij, nuk kishin asnjë domethënie tjetër, as hyjnore e as shpirtërore, përveç se nevojës që kishte Elohim-i të dëgjonte aromën e mishit të pjekur. Në tekstin orgjinal të hebraishtes, aroma e mishit të djegur lexohet Reyah Nichochah, aroma qetësuese. Një ndër ritet e para që u kërkuan njërëzëve të kryenin ishte që të digjnin krejtësisht viktimën e sakrifikuar, nje qengj, një kec, apo një viç. Dhe kjo ndodhte në Tempullin çadër ku rrinte Moisiu, ose edhe në Tepullin kryesorë të Jeruzalemit, sa herë që hynte brenda ne këtë Tempull një Elohim, sepse aroma e mishit të djegur/pjekur ishte një qetësues shumë i nevojshëm per te. Bile në pjesë të tjera të Testamentit të Vjetër, jepen këshilla për receta të tjera, pasi Elohim kishte dëshirë të dëgjonte edhe ato aroma. Por në fillim këto sakrifica ishin akoma edhe më të dhimbëshme: Qe njerëzit ti bindeshin duhet të sakrifikonin, pra duhet te kalonte në zjarr, i sapolinduri i parë i ç’do krijese, përfshirë edhe njeriun. Gjashtë ditë rrinte me nënën e tij, të shtatën ditë duhej ti dorëzhej Elohim-it si sakrificë qetësuese.

E gjithë kjo sakrificë në mendimin teologjik e fetar është shpjeguar si diçka shpirtërore, tymi që ngrihet lart simbolizonte shpirtin që fluturon në qiell. Natyrisht që ka shumë gjasa që gjërat nuk qëndrojnë kështu. Me zhvillimin e teknologjisë së sotme, dhe zbulimeve të reja shkencore edhe këtij fenomeni kërkohet që t’i jepet një përgjigje, arsyes se përse Elohim kishin aq nevojë që të dëgjonin aromën e mishit të djegur.. Dhe kjo përgjigje ka ardhur nga shkencëtaret e NASA-s. Astronautët që kanë jetuar dhe punuar në Stacionin Ndërkombëtare Hapsinor, dhe mbi të gjitha ata që janë marrë me punime e riparime teknike në pjesën e jashtëme të anijeve, kanë deklaruar se në hapësirën boshe dëgjohet aroma e mishit të pjekur. Lajmi i dhënë nga të gjitha agjensitë ndërkombëtare të lajme,  si ANSA 2008. (Lajm qe mund te verifikohet lehtesisht online).  Dhe mëqë Elohim ose Anunaki, sepse sipas studjuesit amerikan sumerologut Zecharia Sitchin bëhet fjalë për të njëtit alien,  vinin nga hapësira ku ishin mësuar të dëgjonin në vazhdimësi aromën e mishit të pjekur, supozohet se e kishin të nevojshme që këtë aromë ta dëgjonin hera pas here edhe pas ardhjes së tyre në tokë.Po ashtu tek recetat përgaditëse që përshkruhen në Bibël, përshkruhen substanca si “storaks, oniks, galban të erëndshëm”(Eksodi 30 :34) që ende ne ditët e sotme në Europë por edhe në Afrikë, pasi digjen keto barera shërbejnë si substanca qetësuese. Por jo vetëm kaq, vetë NASA ka komisionuar një kompany shumë të rëndësishme profumi britanike për të prodhuar esenca që të riprodhojnë profumin e mishit ne gril, në mënyrë që astronautët të stërviten përpara se të ndërmarrin udhëtime të ndryshme në hapesirë.

Pastaj më vonë është e njëjta histori. Arabët që kopjuan Testamentin e Vjetër kur shkruan Kuranin, qe me vone do te ndertonin nje religjon shume problematik, dhe kjo shumë vite më pare se të lindte Muhameti. Në fakt analiza kimike “karboni14” e bërë një libri të Kuranit që ndodhet në universitetin e Birmingamit, që natyrisht nuk është Kurani më i vjetër por një ndër më të vjetrit, del se ai libër i përket një përiudhe gati një qind vjet përpara se të lindëte vetë Mahumeti, pa marrë  në konsideratë  se si doktrinë ekzistontë  shumë  më parë se të hidhej në  libër. Tek arabët Kurani i sotem ka ekzistuar ndoshta disa shekuj në formën narrative, në këngë e legjenda. Arabët morën nga Testamenti i Vjetër atë që kishin nevojë, bazën e një entiteti mbinatyrorë, pra të një Zoti të vetëm, por pasi Masoretët kishin punuar me zanoret, shtuan gjëra të tjera nga kultura arabe, dhe ja ku jemi sot. Turma të frikshme që shkelmojnë njëra-tjetren duke krijuar me qindra viktima, kafshë te therura si në filma horror për të veneruar një “Zot”/Alien që në zanafillë nuk e kishte për qellim që ta veneronin, por qellimi i tij ishte shumë më praktik: kishte nevojë vetëm për disa aroma qetësuse në një moment të caktuar, dhe kurrë nuk do ta kishte menduar që një ritual kaq banal do të ngatërronte të gjithë njerëzimin me shekuj të tërë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles