Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Zvarritje, zvarritje..dhe vetëm zvarritje

$
0
0

Nga Danel Cana

 

Pa filluar akoma mirë zbatimi i ligjit të ri të emigracionit në Greqi, ligji Nr. 4332/2015, paraqiten hallexhinjt e parë në zyrat e priferisë së Zakynthos. Pas marrjes së vendimit të ministrisë përkatëse dhe daljes së tij ONLIN në faqen elektronike të ministrisë së emigracionit, punonjësit e priferies, fillojnë nga ankesat e para…
“ Hajdeni javës tjetër…duhet të mbyllësh takim (radevu)…Nuk pritët të kalonin disa ditë, të njiheshim më mirë me ligjin….Nuk kemi bërë akoma seminare…” etj si këto pretendime.
Dhe ne duhet të ambientohemi me këto zvarritje, pavarsishtë se shkatërrojnë themelet e jetës tonë, pak nga pak si rrëketë që dalin pas shiut, sepse fund që të kenë, nuk duket shpresë!
“ Kur bën dasëm fukarai çahet daullja ” … !
Kemi gati dy vjetë që mezi e presim legalizimin, e shtynë disa muaj për efekt të zgjedhjeve, e shtynë më tepër për një firmë të ministrit, se nuk i bënte dora ta firmoste para zgjedhjeve..
E shtynë disa javë se nuk ishte hedhur ONLIN në internet, në faqen e ministrisë..
E shtyjnë disa ditë se “ka ngarkesë të madhe interneti dhe nuk priten PARAVOLO (fletë-pagesa)…
E shtyjnë disa ditë se…nuk kanë ngrënë mëngjes punonjësit e bashkisë, kanë mbetur pa marrë shpërblimet…
E shtyjnë, e shtyjnë…vetëm si ta shtyjnë..!….!….!
Po sa do ta shtyjnë, për të mërzitur sa më shum emigrantët?
Një fjalë e urtë popullore, pak banale, thotë : “Nuk shkohet dita duke dhj…!”
Kjo është burokracia vëndase. Kjo është ksenofobia. Ky është rracizmi. Le të dalë dikush dhe ta llustrojë, të mos duket dhe aq i shëmtuar por nuk mbulohet ai i trashi me të hollin….!
U mbytëm nga letrat, nga dosjet, u zbrazën edhe xhepat dhe…fundi nuk duket..Përsëri të pa ligjshëm.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles