Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Pseudo-Islamizmi Radikal dhe Islami i Paqes

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Ngjarjet e fundit në Paris në të cilat u vranë 129 persona të pafajshëm, u plagosën 300 persona të pafajshëm,  nga ata 99 janë nëgjëndje shumë të rëndë, ngritën edhe njëherë por frikshëm problemet e terroizmit pseudo-islamik. E quaj kështu se militantët e ISIS (ISIL) ose siç e quajnë udheqësit europiano perëndimorë dhe ata të SHBA si `DAESH` (shkurtim  nga arabishtja- `Al Dawla al-Islamya fi al iraq wa al-Sham`). Ky term u përdor në fillim nga Presidenti Hollande i Francës pas atakeve të së premtes, por për herë të parë u përdor në shtator 2014 po nga ky President. Ky term përdoret si formë përbuzjeje dhe fyerje ndaj terroristëve të iSIL.
Paniku dhe Frika që po përhapet në vëndet e BE si Francë, Angli, Gjermani Belgjikë, si dhe në SHBA, etj, kanë bërë që të merren masa të jashtzakonshme për të parandaluar sulmet e mëtejshme terroriste nga militantët e ISIS. Franca ka  vendosur gjëndjen e jashtzakonshme për tre muaj , dhe ka mbyllur kufijtë e saj si masë mbrojtëse si dhe duke rritur mobilizimin e policëve dhe ushtarëve të tjerë të shoqëruar me sulme ushtarakë ajrore ndaj të ashtuquajturit kryeqytet të ISIS-Raqa që gjëndet në Siri.
E thënë me fjalë të tjera, kërcënimet terroriste të të ashtuquajturit Khalifat i ISIS ndaj vëndeve perëndimore, janë marrë shumë seriozisht.
Problem i madh mbetet kontradikta e madhe e pranimit të rrefugjatëve në vëndet e BE dhe në SHBA  me frikën e futjes së terroristëve të maskuar si rrefugjatë në këto vënde.  Polemika të ashpra  kanë ndodhur ndërmjet politikanëve demokratë dhe republikanë në SHBA pas vendimit të Obamas që të mos pranohen 80.000 rrefugjatët sirianë të futën në vëndin e tyre.
Mund të kujtojë çdo kush edhe thënien e Kryeministrit hungarez  Urban, i cili mbylli kufijtë e shtetit të tij me tela me gjëmba për të mos lejuar rrefugjatët sirianë të kalonin nëpërmjet territorit hungarez. Ai  tha se …“këta rrefugjatë në moshë të re më ngjajnë më tepër si ushtarë se sa si rrefugjatë“.
Cilat janë shkaqet e këtyre valëve të terrorizmit pseudo-islamik që krahas frikës, panikut dhe pasigurisë,  dëmet e të cilit janë rritur nga viti në vit që pas 11 shtatorit 2001, si në njerëz (300.000 të vdekur, 6 milion të cvendosur në vëndet fqinjë dhe 1.2 milionë kërkojnë të shkojnë si rrefugjatë në BE dhe SHBA), ashtu në në dëme materiale (janë shkatërruar objekte kultorre dhe fetare kristiane ne sasi të madhe), por më shumë në krijimin e pasigurisë, frikës dhe panikut ndër qytetarë?
Këto shkaqe janë analizuar në shumë raste, por mendoj se faktorët kryesore të rritjes së terrorizmit janë:
Lufta civile në Siri, dhe destabiliteti politik, social dhe fetar në Irak,
Përpjekjet për të vendosur sisteme demokratike të parakohëshmë në Libi, Tunizi, Jemen, Siri, irak, Afganistan , nga ana e SHBA, Francës dhe NATO-s,
Përplasja e qytetërimeve: atij perëndimor, dhe qytetërimit  të bazuar në ligjet e Kuranit në vëndet islamike,
Vlerësimi si qytetarë të dorës së dytë në vëndet e zhvilluara perëndimore kur bëhet fjalë për komunitetin mysliman, dhe urrejtja e fshehur ndaj tyre dhe mënyrës së tyre të jetesës, sidomos  në Francë dhe BE,
Përdorimi i forcës ushtarake në rrëzimin e diktatorëve të vëndeve të mësipërme në vënd të dialogimit dhe krijimit të kushteve të favorshme për tu demokratizuar.
Boshllëku dhe zhgënjimi shpirtëror pas rënies së komunizmit, i cili krijoi një vakum shpirtëror tek masat e thjeshta popullore por edhe në komunitetin islamik i cili u shfrytëzua nga radikalistët apo pseudo islamikët, për të ekspanduar Islamin në këto vënde por dhe në vendet perëndimore
Lejimi i forcave rrebele siriane dhe armatosja e tyre për të rrëzuar Bashar Al Assadin, degjeneroi në formimin e grupeve të tjera radikaliste pro iSIS, sepse ideologjia e tyre ishte e njëjtë: rrëzimin e Assadit dhe formimin e një shteti islamik sunii .
Largimi i trupave amerikane nga iraku dhe Afganistani dhe politika e SHBA për të  grumbulluar rrebelet pseudo-islamike jashtë tërritoreve të vëndeve perëndimore, për ti patur më lehtë luftën kundër tyre por edhe identifikimin e radikalistëve, shaktoi rritjen e numrit të luftëtarëve radikalistë,
Përpjekjet e obsessive të SHBA për të larguar dominimin rus në Lindjen e mesme fatkeqësisht shkaktoi destabilizmim dhe emigrim masiv të popullatave,
Dëshira e disa milionerëve dhe miliarderëve arabë  për të përhapur Islamin në perëndim dhe në vëndet kristiane me dhunë,  dhe me rritje të popullatës në mënyrë të cfrenuar duke përdorur gruan si mjet riprodhimi dhe shtimi popullate. Sipas statistikës, brënda 100 viteve shtete myslimane 1-2 milion banorëshe nga fillimi i shekullit XX, janë bërë shtete 80-100 miliona banorësh e më tepër si, indonezia, Pakistani, Bangladeshi, Turqia, Sudani, Somalia, Jemeni, Egjipti, Irani.
Për të dominuar botën dhe për të krijuar Khalifatin në Europë dhe SHBA me qëllim të përsëritjes së fushatave të suksesëshme të pushtimeve në emër të islamit në shek e X me arabët ,dhe me Osmanët në shek XIX-XVII.
ii
Faza e parë e krijimit të forcave radikaliste dhe terroriste pseudo –islamike  të një varianti të veçantë  suni   (salafizmi Xhihadist ndërkombëtar e cila është një vijë politike-fetare  e bazuar në dhunën ose quhet nga ata `Islami i vërtetë Suni` që duhet të vrasë jo-besimtarët , pra kafirët), nisi që në momentet e tërheqjes së BRSS nga Afganistani , në të cilin grupet radikaliste talebane të drejtuara nga Bin Laden  (një individ i pasur i familjes Bin Laden me lidhje të ngushta me qarqet tregëtare dhe ushtarake të SHBA në atë kohe), luajtën rolin kryesor në luftën kundër sovjetëve por me armët e dhëna nga amerikanët. Tre vjet pas largimit të trupave ruse, Talebanët u bënë zotër të Afganitanit duke formuar të parin shtet islamik Sunni ( sepse Irani është një shtet islamik por shia).
Faza e Dyte e forcimit dhe zgjerimit të terrorizmit pseudo-islamik me Al Qaeden dhe Bin Ladenin në krye, vazhdoi me shkatërrimin e kullave binjake më 2001, me   futjen e trupave të SHBA në Afganistan dhe Irak 2003, dhe me vrasjen e Bin Laden më 2014.
Në këtë etapë të talebanizmit, radikalizmi islamik hodhi rrënjët e para në Ballkan sidomos në luftën në Bosnjë të NATO-s kundër  Millosheviçit, dhe në Kosove, në të cilat u vunë re luftëtarë radikalistë të cilët morën pjesë në të dy luftrat brënda territorit të ish-Jugosllavisë.
Faza e tretë që po vazhdon është  rritja e valëve të radikalizmit pseudo-islamik ndodhi pas shëmbjes së diktatorëve të Libisë, Irakut, dhe më pas përpjekjeve për të rrëzuar Diktatorin e Sirisë, përpjekje e cila përfundoj me Luftë civile midis forcave qeveritare dhe grupeve opozitare. Kjo etapë pasoi rënien e influencës së Al Qaedës pas vrasjes së Bin Laden dhe krijimit të ISIL (ose ISIS- pao me fjalën përbuzëse DAESH-DAHSH) kryetar i të cilit u zgjodh fanatiku Al Bagdadi i arsimuar edhe ai në vëndet perëndimore.
Ky reagim i radikalizmit  pseudo-islamik me pretekstin se po vriten njerëzit myslimanë dhe për këtë arësye duhen vrarë të pafetë perëndimorë apo  t`ju heqim kokat, mbetet një nga reagimet më të egra që pas luftës së dytë botërore si rasti I vrasjeve në Charlie Hebdo dhe Masakra e fundit në Paris, dhe shtimi i madh i nurmit të rrefugjatëve.
Kjo etapë është në vazhdim, sepse lufta e rrebelëve të ISIS  së bashku me emigrimin masiv të popullatave drejt vëndeve të pasura të BE, është duke shkaktuar probleme të rënda politike dhe sociale, dhe katastrofë humanitare në këto vënde.
Iii
Islami paqesor është një ideologji fetare e krijuar nga Profeti Muhamet i cili mori mësimet e para fetare nga një murg i krishterë i sektit Nestorian murgu Bahira dhe nga Waraqa ibn Nawfai  (www.fountain magazine.com/issues/detai/…..).Kjo ideologji u përshkrua si Islam- që do të thotë nënështrim  me përulje ndaj Zotit. Nëse Islami u përhap në lindje qoftë me luftra e qoftë me  nënshtrim, kjo ideologji fetare ka mbijetuar 1500 vite e për pasojë nuk mund të jetë një Fe e rreme, por një Fe e miratuar nga Zoti përderisa ka kaq shumë pasues, sepse siç thotë edhe shprehja latine: Vox populli-Vox dei, del se është një Fe e pranuar. Kjo Fe është përhapur në përgjithësi me luftë, me presion, pra me nënështrim por është pranuar më vonë nga popullata pa hezitim.
Ky religjion ka patur tre  kulmet  përhapjes së tij me luftë dhe bindje-nënështrim;
Etapa e parë ka patur kulmet në shek IX-X nga ushtritë arabe, qe u përpoqën të përhapnin fenë me luftë  në lindje dhe perëndim në perëndim,
Etapa e dytë shek XIV-XVIII me anë të perandorisë Osmane duke u përhapur në lindjen e mesme  deri në Indonezi, dhe  në perëndim praktikisht në Ballkan dhe në Rusinë e sotme.
Etapa e tretë e përhapjes së kësaj ideologjie përsëri me luftë e me dhunë gjë që është karakteristike, janë vitet pas rënies së komunizmit e deri në ditët e sotme e në vazhdim.
Në këtë fazë të tretë karakteristike e liderëve ekstremiste sunii  të ditëve të sotme është në këtë rast islami është përzjerë me politikën dhe devijimi i Fesë Islame në një sekt konservativ dhe luftarak si Ëahabizmi me krahun e saj ushtarak Salafizmin.
Radikalistët islamë u bazuan në Ëahhabizmin i cili është një lëvizje fetare e degës sunii të Islamit dhe përshkruhet si një sekt ultra-ortodoks dhe fundamentalist, apo puritan, i cili ka për qëllim lëvizje reformuese për të restauruar `adhurimin puro monotheist; pra, duke qënë një lëvizje ekstremiste anëtarët pseudo-sunnii  e quajnë vehten salafi,  si grup që janë opozitarë ndaj cdo gjëje jashtë  `adhurimit puro monotheist`. Cdo veprim apo ide jashtë kësaj lëvizje quhet armike dhe vritet.
Karakteristikë e dytë është se në këtë etapë Islami është përpunuar nga disa teologë fetarë radikalistë, të cilët sofitikuan Salafizmin në formën e një Islami luftarak që do të eksportohej me dhunë në vëndet jo islame por kryesist në vëndet europiano perëndimore dhe vendet e krishtera perëndimore dhe lindore.
Shkaqet e përpunimit ideologjik të Islamit nga Salafizmi Radikal mund të jenë:
-urrejtja ndaj ndaj kristianëve të cilët nuk veprojnë sipas islamit që quhet libri më i saktë sipas tyre por sipas `Inxhillit` të cilën ata (sipas Salafistëve) e kanë shtrembëruar.
-Dëshira për të kaluar me numur popullate, popullatën e krishterë, qëllm i cili po realizohet nëpërmjet përdorimit të gruas si fabrike riprodhimi, seksulae, pra e dorës së dytë,
-përfitmi nga zhgënjimi nga rënia e komunizmit gjë që shkaktoi zhgënjim të madh ndër popujt islamikë dhe  kristianë dhe rënia e tyre në ateizëm dhe degjenerim- për të predikuar fenë Islame me ndryshime salafiste,
- zbatimi i frazës së Kuranit `vritini qafirët` (qafir-pagan, jo bsimtar) duke përfshirë në të edhe kristianët që i quajnë jo besimtarë të rregullt sepse duhet nderuar vetem Muhammadi,
-përbuzja ndaj gruas dhe përdorimi i tyre si skllave seksi dhe riprodhimi,
-krijimi i një Khalifati të madh ku të mbizotërojë feja islame ( në fakt pseudo-islame radikaliste) si Khalifatet e dikurshme të shek X, dhe XVI, për të kthyer popullin në besimin e vetëm pseudo-sunni ëehabist.
-Në këtë mënyre ata janë kundër të gjithëve dhe përpiqen të pushtojnë apo të justifikojnë çdo veprim ekstremist si aktet terroriste, shperthimet, vrasjet përdhunimet – si vepra normale që bëhen me qëllim që të `kthejnë në rrugën e duhur popujt` (sipas tyre).
-I vetmi argument të cilin e kanë marrë nga Kurani është që …fjalën e dhënë nuk je i detyruar ta mbash kur bëhet fjalë për një person apo grup njerëzish të cilët nuk janë ëahabista, pra mund të mashtrosh.
Pra ky grup ekstremist mund të quhet pseudo-islamik dhe radikalist, sepse nuk i përmbahet Islamit por kanë shpikur rregulla jashtë Kuranit të cilat duan ti implementojnë si Fe e rregullt islame duke devijuar nga mësimet e Kuranit  dhe të Islamit paqësor në disa variante të deformuara të Islamit:
-në atë të vrasjeve pa dallim
-në detyrimin për tu bërë mysliman me dhunë ose do të vritesh
-në caktimin si armik të cdo popullate apo kombi që nuk është mysliman por dhe që nuk ndjek rregullat wahabiste, dhe luften kunër tyre deri në nënështrimin e plotë të asaj popullate.
-në konvertimin me dhunë të kristianëve të lindjes së mesme ose dëbimin e tyre dhe marrjen e grave si robinja dhe si skllave seksi.
- mashtrimin e të rinjve injorantë dhe të varfër për ti bërë kamikaze dhe luftëtare të egër duke përdorur droga të forta të cilat në fakt nuk i lejon Islami.
Pra Faktorët favorizonjës në mbijetesën e tyre janë :
-shfrytëzimi i resurseve të shteteve të pushtuara, ideologjia e luftës dhe ekstremizmi fetaro-politik
për dominimin e botës (njëlloj nacional-socializmi),
-Përdorimi i varfërisë për rekrutimin e të rinjve me pagesë të pakët
- propaganda fetaro-politike e plot urrejtje për fetë dhe kombet e tjera,
-përdorimi i analfabetizmit si një mjet për krijimin e fanatikëve,
-përdorimi i femijëve duke i shkolluar në shkolla jo-laike por vetëm fetare dhe me ideologji ëehabiste,
-përdorimin e parave të dhëna nga pasanikë arabë milionerë të cilët kanë pikpamje    ekstremiste,
- përdorimin e përcarjes fetare duke cilësuar edhe shia si armiq, meqënëse janë në minoritet,
- shfrytëzimin e frikës dhe panikut të mbjellë nëpërmjet akteve terroriste në kryeqytetet e botës, vrasjeve, dekapitimeve, dhe thirjeve për luftë e xhihad kundër të `pafeve` përfshi dhe kristianët,
-Përdorimin dhe propagandimin e forte me anë të rrjeteve sociale internet, tv, etj, të radikalizmit pseudo-islamik
iv
Bota,  mendoj se duhet të kuptojë se krahas fitores ushtarake në  luftën kundër Pseudo-islamikëve radikalistë, duhet dhe të marrë masa në parandalimin jo vetëm të sulmeve kamikaze por dhe në krijimin e një strategjie të ardhshme për të shmangur dhe zbutur, diferencat e qytetërimit sidomos tek rrefugjatët të cilët hyjnë në vëndet e BE dhe të SHBA, Kanada dhe Australi si azilantë politikë dhe për punësim, duke vendosur disa kushte parandalimi të ekstremizmit, për të rriturit dhe për moshën e vogel të popullatave rrefugjatë apo dhe të emigrantëve me besim islam.
Këto kushte mund të jenë: bazuar në legjislacionin perëndimor të BE pa shkelur të drejtat e njeriut por gjithashtu duke mos lejuar që të drejta që bien ndesh me parimet e kulturës europiane dhe kristiane të lejohen rrefugjatëve p.sh.,
E drejta për tu martuar vetëm me një grua dhe gruaja vetëm me një burrë
Mos lejimi i ndërtimit të objekteve të kultit të tyre fetar,
Edukimi i fëmijëve të tyre para shkollorë dhe shkollorë fillore, shkollë të mesme dhe shkollë të lartë, të jetë laik njëlloj si fëmijet europianë, pra arsimimi i mirë i tyre pa elementin fetar,
Tolerance dhe bashkëpunimi religjioz si dhe bashkëjetesë pa paragjykimet e të kaluarës.

 

 

priftipirro@hotmail.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles