Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Islamofobi? Ne e quajmë atë Iluminizëm

$
0
0

Nga Oliver Jeges, Die Welt

 

Jo e ashtuquajtura islamofobia është problematik, por fraza si “Kjo nuk ka të bëjë me Islamin”. Duke pasur parasysh atë që po ndodh në emër të kësaj feje, shqetësimet janë të justifikuara.

Nga Volteri “islamofob” na janë përcjell kritika dhe tallje mbi Islamin janë ruajtur – por edhe për fetë e tjera. (…)

Feja nuk është përjashtuar nga ky fenomen (shpërdorues në internet). Në emër të Zotit propagandohen veprat e mira dhe më pak të mira. Vetëm mendoni për Biblën, që afirmon dashurin ndaj tjetrit, por e toleron edhe skllavërinë. Në Vatikan nuk do të duket ndrye. Një Papë koketoi me fashizmin, tjetri nxiti rënien e komunizmit. Ka gjithmonë dy anët e një medaleje, qofshin ata Papa Pius XII, ose Gjon Pali II.

Edhe forma të ndryshme të terrorizmit kishte pothuajse në të gjitha fetë. Kishte terror kristian, si në kohën e kryqëzatave, ka pasur edhe terror çifut, që ushtrohej nga organizata nëntokësore Irgun në kohën e shtet-formimit izraelit. Kemi edhe terror budist në Mianmar – që duket e pabesueshme –ndaj pakicës islame, dhe ka terror hindu, si vrasje masive ndaj muslimanëve në Gujarat në vitin 2002. Por ekziston vetëm një fe, e cila është predikuar nga apologjeti i saj (Muhamedit): Islami.

Disa kohë më parë isha mysafir në tv-emisionin e Sandra Maischberger. Tema ishte: “Frika ndaj luftëtarëve të zotit – na kërcënon ky Islam edhe ne?” Pranë meje u ul Khola Merjem Hübsch (Hybsh), një myslimane gjermane dhe autore e afirmuar. Përball ishte ulur Aiman Mazyek, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Qendror të Muslimanëve. Mori vetëm disa minuta deri sa u paraqit një mashtrimi preferuar retorik në Islam. Khola Pretty tha: “Kur unë e vështroj ISIS, atëherë konkludoj se është një ideologji fanatike që nuk ka të bëjë me Islamin.”

Një mburojë e këndshme

Edhe kësaj radhe Aiman Mazyek iu shmang çdo fenomeni të përditshmërive me sloganin: “Kjo nuk ka të bëjë me Islamin e ka”. Ai hodhi poshtë çdo përgjegjësi si një përfaqësues tipik i Islamit në Gjermani. Kur u pyet për radikalizimin e të rinjve dhe nëse kjo nuk është detyrë e komuniteteve përkatëse për ta parandaluar eskalimin e këtyre të rinjve në fundamentalizëm, Mazyek u përgjigj: ajo është detyrë e organeve të sigurisë dhe e policisë. Mënyrë e lehtë për tu tërheqë nga kjo afrerë.

Edhe e konvertua në Islam, tv-moderatorja Kristiane Backer, e pranishme në raundin e Maischberger, qysh në fjalinë e tretë e bëri të qartë: “Ajo që bën IS absolutisht nuk ka të bëjë asgjë me Islamin.” Por duhet bërë pyetjen, pse muslimanët paraqiten vazhdimisht në këso debate televizive, nëse e gjithë kjo që po ndodh nuk ka lidhje me fenë e tyre!?

“Kjo nuk ka të bëjë me Islamin.” Çfarë mburoje e këndshme. Ky është refleks, për tu shfajësuar për rreziqet që vijnë nga Islami. Të gjithë ata që kritikojnë teprimet konservatore dhe radikale të Islamit, denigrohen si “islamofobë”. (…)

Islami, megjithatë, është i parashikueshëm. Një nuk mund të parashikojmë, kur dhe ku do të pëlcas. Deri para disa javësh kemi menduar se vende si Australia dhe Kanadaja janë të sigurta nga terrori islamik, deri sa edhe atje plasi. Çdo qytet evropian tani ka skena të veta salafiste.

Është me të vërtetë islamofobike të kritikojmë këto ndodhi, pa tu tërheq çdo herë vërejtja për shumicën paqësore të muslimanëve? (…) Nuk kemi pse ti duartrokasim muslimanët, kur ata t’i përmbahen Kushtetutës. Thjesht, kjo është e vetëkuptueshme.

Në një shoqëri moderne duhet të lejohet pa kufizim, që të gjenden të metat e ideve dhe ideologjive dhe të kritikohen ato. Pavarësisht, nëse kemi të bëjmë me komunizëm apo kapitalizëm, me vegetarianizëm apo feminizëm, me Krishterim apo edhe me Islam. Qindra vjet më parë paraardhësit tanë kaluan nëpër ferr, që ne sot të gëzojmë këtë liri të shprehjes. Dhe tani ne duhet ta rishikojmë? Sepse myslimanët po ndjehen të ofenduar?

Kur e mendoni se këto ditë vetëm ata që denigrohen si “islamofobë” po bëjnë kritikë të vërtetë dhe serioze, atëherë duhet ta kenë për nder të jeni islamofobë. Nëse kritikët ndërgjegjësues, si politologu Hamed Abdel-Samad, sociologia Necla Kelek, politikania Ayaan Hirsi Ali, i neurologu Sam Harris denigrohen si “islamofobë”, siç janë duke u akuzuar përditë, atëherë edhe iluministët si Voltaire, Bertrand Russell dhe Sigmund Freud do të duhej të denigroheshin si “kristianofobë”.

Secila aktiviste për të drejtat e grave do të duhet të jetë “islamofobe”

Në mesin e shumë muslimanëve mbretëron bindja se Islami është i përsosur, por vetëm disa muslimanë ndonjëherë nuk janë. Por në qoftë se fenomenet e tilla negative, si sulmet terroriste, vrasjet për “moral”, gjymtimi gjenital femëror, martesat e detyruara edhe më fëmijë dhe kalifati IS nuk kanë të bëjë fare me Islamin e përsosur, atëherë as çdo humbje futbollistike e ekipit të Pep Guardiolës nuk ka të bëjë me FC Bayern të përsosur. (…)

Nëse Ajatollah Khomeini dikur gratë e zbuluara i diskualifikonte si “islamofobe”, atëherë ne, si iluminist të shkolluar, këtu dhe tani, duhet të jemi islamofobë. Po, secila aktiviste e të drejtave të gruas, çdo kritikues i totalitarizmit dhe çdo anti-fashistë duhet të jetë islamofofë. Çdo aktivistë për të drejtat e njeriut dhe apostull i paqes, gjithashtu.

Të thuhet: Islami i mirë do të thotë paqe, ndërsa Islam i keq nuk ekziston, atëherë përfaqësuesit e Islamit diskreditojnë veten e tyre si të verbër dhe mashtrues. Për sa kohë që bota islame është e pavendosur dhe e paqartë kundër tendencave radikale, për sa kohë ajo nuk do të pranojë se Islami ka edhe një segment luftarko-politik, për aq kohë ajo është një problem pan-islamik. Prandaj mund të ndodh përzierja e Islamit dhe islamizmit. Ose të thuhet me fjalë të Aiman Mazyeks: Kjo nuk ka të bëjë asgjë me “islamofobi” Ne e quajmë atë iluminizëm [ndërgjegjësim]!

Perktheu ne shqip Ibrahim Kelmendi

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles