Politika maqedone nuk shqetsohet aspak për shqiptarët e indoktrinuar që shkojnë në Siri, për kamikazët; nuk i shqetëson aspak Lavdrim Muhaxheri; jo, ata i shqetëson ai hoxha fisnik e i thjeshtë i fshatrave shqiptare që predikon paqen e civilizimin, që predikon harmoninë, për të cilën Europa na vlerëson aq shumë.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë protestuar sot kundër një kryqi që Kisha maqedone në Butel, në një lagje periferike të Shkupit. A më shpjegon njeri se çfarë pune ju prish shqiptarëve të Maqedonisë ai kryq?!
Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk ngrihen në protesta përkundrejtë politikës diskriminuese të shtetit maqedon, e cila e mbështetur edhe nga faktori politik shqiptar po i merr shpirtin shqiptarëve dhe idenditetit të tyre historik…
Pse shqiptarët bien në grackën maqedone e cila synon t’i tregojë Europës se shqiptarët janë alergjikë ndaj kryqit, simbolit historik të saj?!
Nga ana e tyre maqedonët jo vetëm që nuk pengojnë ndërtimit e xhamive në territore të pastra shqiptare, por edhe i stimulojnë, investojne dhe madje edhe kujdesen që këto tempuj të jenë të stilit arabik dhe jo tradicional të myslimanizmit rajonal…
Për politikën maqedone nuk janë aspak shqetsim mjekrrat arabike e as ferexhetë iraniane; për politikën maqedone problem janë plisat (qeleshet), veshjet tradicionale të shqiptarëve, simbolet e hershme të historisë së tyre. Për politikën maqedone nuk janë aspak problem xhamitë dhe simbolet islamike; ata i druhen shkollave , universiteteve, akademive mediave, librave, kulturës shqiptare. Ata i druhen kulturës tonë, lirisë tonë, mirëqenies tonë, kthimit tonë në idenditetin e vjetër, afrimit tonë me Europën.
Politika maqedone nuk shqetsohet aspak për shqiptarët e indoktrinuar që shkojnë në Siri, për kamikazët; nuk i shqetëson aspak Lavdrim Muhaxheri; jo, ata i shqetëson ai hoxha fisnik e i thjeshtë i fshatrave shqiptare që predikon paqen e civilizimin, që predikon harmoninë, për të cilën Europa na vlerëson aq shumë.
Shqiptarët bien në grackat që ngrejnë maqedonët sepse i “ndjell” faktori i tyre politik, i cili është i shitur “këmbë e kokë” tek maqedonët dhe ka vetëm një qëllim: të mbijetojë në pushtet, të ruajë pasuritë marramendëse të vëna në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe kombit të tyre.
Kur të zgjohen shqiptarët e Maqedonisë do të kuptojnë se armiku i tyre nuk është “kryqi”, por politika e përgjumjes që kanë aplikuar liderët e tyre, do të kuptojnë se aleatët e tyre nuk janë arabët por Europa dhe qytetrimimi i vjetër i saj, së cilës i përkasim.