Shqiptaret nuk kanë guxim që të ballafaqohen ashtu siç ndodhë kudo në vendet me vlera kombëtare, që të provojnë, madje të provojnë që të nxjerrin shtetin e tyre nga duart e krimit dhe kriminelëve, është e qartë me kaq pak prova nuk arrihet gjithçka.
Nga Bekim Rexhepi
1.
Nuk është e vështirë të gjejmë se pse kemi një sasi të konsiderueshme të të aderuarve në ideologjinë e pushtetit, ideologji e cila nuk është e qartë së paku në përcaktimet e saja dhe nuk merr vesh se cilat janë premisat e interesit shtetëror. Diku despotizmi duket i ndriçuar, për faktin se përzgjedhja politike konsiderohet e qartë dhe mbështetja një kalkulim marramendës dhe sasior. Manifestimi politik i çfarëdo despotizmi mbartë efekte negative në jetën e një strukture shoqërore, sepse kapërcimi në çfarëdo despotizmi orvatet të gjejë detajet e mbijetesës së vet politike dhe kurrsesi politikën si mbijetesë. E para mbetet më falimentuese në konceptin e një filozofie, sepse veprimtaria e pushtetit niset me harrnime politike, ndërsa e dyta orvatet të krijoj sektorët e rijnë zhvillimor. Mbi të këto koncepte baraspeshimi mbetet një tregues me plotë, e plotë divergjenca, mu për faktin se mungon interesi i madh në aktivizimin e të gjitha strukturave përgjegjëse të shoqërisë. Kosova aktualisht varet nga koncepti i mbijetesës politike, me çfarë politika shtetërore është e degraduar vetëm në fatet politike të individëve të kontraktuar në pushtet. Ata qe sot janë pushtet kanë të gjitha, më shumë kohë punë për të mos bërë asgjë, dhe me pak kohë pune për të bërë diçka.
2.
LDK-ja, ka nxiri fytyrën e Kosovës, duke e votuar një kriminel për president. Çudia e pa shpjegueshme këtu është, dhe jo të partia e presidentit të zgjedhur. LDK-ja përkatësisht të gjithë deputetët e saj qe votuan apo morën pjesë në seancën e jashtëzakontë të zgjedhjes së tij, do të binden shumë shpejtë se nga Gjykata Speciale do të lëshohet një fletë arrest për këtë president të ri të zgjedhur me kërcënime të deputetëve dhe më dhunë e policë anë e mban kuvendit, pra ishte një zgjedhje tipike e diktaturave. Ky njeri që tashmë u ngjit në presidencë, i vetëdijshëm se është i akuzuar për krime lufte. Ndofta ngjitja e tij ka të bëjë edhe më atë se po u ngjitë në këtë post të lartë mund ta penalizoj nga akuzat e gjykatës speciale, tashme të depozituara në lëndë të gatshme. Diç që e qartëson edhe këtë shpallje për president të njëriut me damkë politike, është qëndrimi i vet LDK –së, se edhe ajo është e inkriminuar në këtë Pazar krimesh.
Pazari për të bërë krime ka nivele, e niveli më i lartë është se tashmë nuk mjafton vetëm ideologjia politike e, krimit në emër të mbrojtjes së vendit.
Shitësit e krimeve, kanë krijuar një rrjetë të pandashëm, synimi për të eliminuar individë kapërcen mes dyshimit, nuhatjes së drogës prostitucionit deri në shpalljen euforike për viktima të radhës. Formacioni i krimit ishte në rritje të kërkesave të tyre, ata nuk mjaftoheshin më urdhëresa ideologjike e politike, për ta vlente tashmë një tjetër Pazar. Çfarë nënkuptonte kërkesa e re, e pazarit të kriminelëve, ata mbase jo më ndryshe se të tjerët, donin të kishin më shumë (monedha) lek. Ndërsa leku nuk ishte një problem akut sepse institucioni i krimit kishte vjelë dhe vazhdonte të vjeltë lek në emër të luftës dhe lirisë, këta ishin përbindësha të paaftë dhe ordinar. Eliminimi i kundërshtarëve politik do të bëhej një etje për pushtet të ardhshëm, sepse dihej qe ne kartat ndërkombëtare ekzistonte një ultimatum për të ndalur shfarosjen e një etnie tjetër dhe kjo do të vije shpejtë a vonë. Dhe asnjë pushtet tjetër s’mund të bëhej pa ta ose së paku ai do të bëhej me ta.
3.
Pse nuk kemi më shumë denoncime të krimeve? A e ndihmon shoqërinë fshehja e krimeve dhe çfarë përfiton shteti nga kjo fshehje e krimeve dhe kriminelëve?. Janë këto pyetje që duhet të ekzaminohen nga institucionet e pavarura dhe përgjegjëse të vendit. Ka vite qe në Kosovë flitet për krime të organizuara, dhe për këtë më e përfolura mbetet organizata e vetëquajtur SHIK – u. Organizatë kjo e një llumi të kuqësh, e fshehtë dhe pa legjitimitet në veprimtarin e saj brenda dhe jashtë Kosovës.
Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë sepse kriminelet janë të njëjtë sipas asaj se si kriminel nuk luajnë asnjë rol pozitivë. Dhe meqenëse një vend i përkushtuar në të drejtën ligjore dhe i përcaktuar të kërkoj karakterin pozitivë të ligjit duhet të identifikoj pa dallim kriminelet. Duke gjykuar mbi pozitivitetin, e drejta civile duhet të vihet në vend vetëm dhe për mes masave ligjore sepse në të kundërtën e saj do të kemi një lloj të legjitimitetit kriminal nga neglizhenca e institucioneve, të cilat nuk zgjedhin mjete për ta kapur krimin dhe kriminelet.
Një krim dhe një kriminel i lirë është satisfaksion i dhimbshëm, i mallkueshëm për një shtet të se drejtës. Secili njëri në bazë të se drejtës civile ka të drejtë të dijë dhe të aktpadisë shkesin e të drejtës së tij, që më parë i është garantuar nga shteti, por kur shteti nuk mund të garantoj këtë të drejtë civile, atëherë do të kemi një natyrë të ngjashme me legjitimitetin e krimi dhe të kriminelëve ne strukturat e shtetit.
Në Kosovë shteti është i kapur nga kriminelet, sepse shumë drejtues të SHIK-ut, janë pjesë e institucioneve, dhe prandaj kanë të drejtë, mëdyshjet tona dhe ndërkombëtarë se Kosova përbën një shqetësim përtej vet shqiptare. Shqiptaret duket se janë bërë imun të krimit dhe të kriminelëve të tyre në pushtet, madje krimi dhe kriminelet kanë edhe legjitimitet politik, ekonomik dhe përfundimisht ata mbështetën me ligj, sepse këtë të fundit e bëjnë vetë.
Shqiptaret nuk kanë guxim që të ballafaqohen ashtu siç ndodhë kudo në vendet me vlera kombëtare, që të provojnë, madje të provojnë që të nxjerrin shtetin e tyre nga duart e krimit dhe kriminelëve, është e qartë me kaq pak prova nuk arrihet gjithçka.
Kosova si shtet i kapur nga të korruptuar dhe të kriminalët, padyshim se ka arritur tek gjendja e pa shpresë dhe e pa gjasa, ku është e dukshme përbuzja ndaj institucioneve të saja relevante. Madje edhe sjellja e pushtetit ndaj ngjarjeve të rëndësishme dhe të marrëveshjeve me të tjerët, kanë nxjerr në shesh mos seriozitet dhe mos përkushtim e plotë ndaj interesit të vendit. Të përmendesh emrin e shtetit, nuk do të thotë të jetë shteti, ay bëhet i gjallë nga veprimtaria e përditshme e shoqërisë aktive, ndryshe emri i shtetit mund të figurojë ashtu si emri i një të vdekuri diku në varreza.
Mos lejojmë që të na vdes shteti duke e parë gjendjen e tij, ndihma jonë duhet nxjerrë në pah me dije e vullnet.