Para disa ditësh, ne mjetet e informimit publik, qarkulloj lajmi se qeverija maqedonase , vuri gurthemelin e një Kryqi te madh ne një lagje te Shkupit! Ky lajm , me aq sa pash unë, kaloj , ndoshta për shkak te zhvillimeve në Kosovë, se pakut ne rrjetët sociale, pa ndonjë jehonë të madhe. Zatën me ra ti shof disa ragime emocionale ne stilin: ju kryqin e ne minaretet, por keto ishin reagime emocionae, dhe sit e tilla , janë te kuptueshme!
Sidoqofte, pyetja qe shtrohët me këtë rast, e mendoj unë, don një trajtim shumë dimensional,
është: pse maqedonaët, qeverija e tyre dhe kisha ortodokse maqedone ndërmuaren këtë veprim, vendosjën e një kryqi te madh ne një lagje te Shkupit?!
Më poshtë do ceku disa arsye: është ditur se maqedonasit kan probleme me identitetin e tyre nacional;
është e ditur se maqedonasit nuk kanë tregu gadishmëri, as kombtare, as shtetrore e as fetare me jetu në paqë me fqinjët e tyre autokton, më shqiptarët;
është e ditur se maqedonët nuk po mundën te konsolidohën si shtet me vlera europjane;
është e ditur se maqedonët, sepakut gjërëe më tani, përpiqen te ndertojnë shtetin maqedonas mbi filozofin antishqiptare, te tipit qubrilloviqjan;
katercipërisht është e ditur se ata , pra maqedonasit, përpiqen te ndertojnë shtetin e tyre duke i mohuar te drejtat e shqiptarve autokton;
është e ditur se maqedonaset kane probleme me vëllëzerit e tyre për nga feja (sic.), pra me grekët;
është po ashtu e kjarte se maqedonasit përpiqen te mashtrojnë Europen se ata janë te rrezikuar nga popullsija shqiptare,e cila ne ato anë i takon fese islame!
Gjithësesi ka edhe shumë arsye tjera, por këto te lartëcekurat, janë te mjaftueshme për te pa nevojen maqedonase për veprime te tilla mesjetare! Këso lloj lojrash më kryqe, shqiptarve te Kosoves, dhe jo vetem atyre, iu jane te njohura qe nga vitet e 90-ta te shekullit te kaluar. Aso herësh, nacionalist dhe shovenist serb te shkollës qubrilloviqjane, si Sheshel, Drashkoviq etj,e te mbështetur fort nga Kisha Ortodokse Serbe, filluan „karnevalet“ e tyre mesjetare më kryqe , qe nga Bosnja dhe gjitheandej nëpër Kosove!
Qëllimi i tyre ishte mobilizimi i serbve, frikësimi i popullsisë jo serbeve, dhe kompleksi i pa sheruar serb për t`i treguar Europës se kush qenka mbrojtës (lexo kompromitues) i krishtënizmit ne Ballkan !
Në këto vite, përpos tjerash, shteti serb, ne Kosovë, filloj ndërtimin e Kishave serbe nëpër vendbanime shqiptare, renovimmin e atyre te mbetuara shkret, vazhdoj rrënimin e disa xhamive, pengimin e ceremonive fetare shqiptare, katolike dhe muslimane etj. Pra përpqeshin, përpos tjerash , qe problemin krucial te shtypjes kombetare te shqiptarve dhe luften e tyre per liri, ta zhvendoseshin ne planin fetare!
Tani me ështe e ditur se ku perfundoj Serbija me ketëe politike. Shqiptaret e Kosovës, te gjitha shtresat shoqërore, intelektual, elita politike , kisha dhe xhamia shqiptare, pra askush, nuk ra ne gracken serbe. Përkundrazi, shqiptartet e Kosovës, ndermuaren një organizim shoqëror e kombtare, te përmasave shumë dimenzionale, te thuash sui generis! Filloj akcioni i madh i Pajtimit Kombtare (Pajtimi i Gjaqëve). Politikisht, subjekti i themeluar nga elita intelektuale e Kosoves, LDK-ja, sikur dhe te gjithëe organizmat politik shqiptare, mbrenda dhe jashte Kosoves, u mobilizuan dhe me mënquri, sfiduan dhe më vonë, gjunjizuan politiken serbe.
Shqiptarët e Kosovës, u koncentruan shumë ne kërkimin e lirisë se tyre, ne kërkimin e te drejtave te tyre qe ishin standarde europjane dhe demokratike, dëshmuan se respektojnë dhe afirmojnë vlerat europjane te demokracisë dhe se për këto vlera janë të gatshem të sakrifikojnë!
Kjo levizje dhe ky organizim i shqiptarve te Kosovëes, dëshmoj, pas një rruge të gjatë dhe me shumëe sakrifica, se ata, pra shqiptarët, dijtën dhe patën force te bindin SHBA-të dhe Europën per djallzitë e “kryqit serb”. Shqiptarët e Kosovës, katolik e musliman, fetarë e jo fetarë, ia arritën te dëshmojnë, me fjalë dhe vepra, se loja më “ kryqe” është një farsë serbe!
Dhe tani ti këthehëm asaj qe e vendosa në titull, anti kryqit maqedon! Pa dasht me hy ne historikun parakristian te kryqit, duhët theksuar se sot, ne botën krishtëre europjane, kryqi simbolizon paqe, urtësi, bashkejetëse, barazi, sacrificë për vlera sublime, tolerancë etj.
Por çka ofron ose më mire më thane, çka simbolizon ky kryq maqedon (lexo antikryq) qe po vendosin maqedonasit ne ato hapsira?!
Ky veprim i politikës dhe kishës maqedone, tregon mosdurim, urrejtje, mungesë gadishmerije për bashkëjetesëe, demonstrim force dhe kapriciozitet ballkanik…
Ky kryq simbolizon gjithcka tjetër, por jo atë qe do të duhëj te simolizonte: jetësë te barabartë me te gjithë popujt tjerë. Prandaj ku është një ati kryq i madh. Karshi ketij “kryqi” te demonizuar, shqipetarët e Maqedonisë, duke i aktivizu shqipetarët ortodoks atje, nuk do duhej qe veprimet e tyre t`i orjentojne kah dueli ne mes kryqit dhe minarës!
Shqiptarëet e Maqedonisëe, nuk duhëet te bijnë ne gracka te kësaj politike atishqiptare. Ata duhët te fokusohën ne kërkesa imediate te standardeve europjane: punësim te barabartë, investime te barabarta, shkollim te barabartë, përfaqësim politik te barabartëe etj.
Modeli i Kosovës në vitet e 90-ta të shekullit te kaluar është tregu i sukseseshëm!
Anton Kolaj, Sociolog
*Ish nenkryetar i LDK-s ne vitët e 90-ta