Mbrem ne A1 Report i ftuar ishte historiani Pellumb Xhufi. Me beri pershtypja mbrojtja qe ai i beri akademise sone me fjalet se: “ Akademia jone ka pasur orientim austriak edhe jo bolsheviko-ruse”
Orientim austriak? Po talleni zoti Xhufi apo po beni hipokritin qe eshte ne mode nder politikanet edhe intelektualet shqiptare?!
Cilin orientim austriak? Ka mbajtur akademia jone qendrim pro gjermanik? Ku? Si?
Keni perkthyer ju vepren e Otto Blaut edhe shkolles austriake te te arkeologjise apo i jeni mbajtur qendrimeve te tyre per mbishkrimet pellazgjike qe flasin gjuhen shqipe?
Keni perkthyer ju Franz Bopp apo Gustavo Sierin,Pott apo Schoushardin e Schleisherin? Cilin ka perkthyer kjo akademi proaustriake? Te gjithe keta e provojne gjuhen shqipe si me te vjetren e gjuheve..ndersa akademia jone punoi ne te njejten vije me ate qe shkruan Enciklopedia sllave e maqedonasve .
Ah po! Disa nga ju perkthyen ne shqip Gustavo Meyerin qe Fjalorin Etimologjik te shqipes kushton nje serbokroati edhe qe e nxjerr gjuhen shqipe si gjuhe te krijuar mes te tjerash edhe nga serbishtja…dhe se shqiptaret i mbajne keto troje pas shek X..sipas tij…goxha pro austriak jeni zoti Xhufi..
Ne se memorja juaj e forte ka filluar te shkaterrohet atehere po u kujtoj se Cabej,Tirta,Pilika u persekutuan sepse mbronin arritjet perendimore ne lidhje me autoktonin tone. Po u kujtoi se fletrrufet e Kryetarit te Akademise sot kunder Eqerem Cabejit jane ende te fresketa dhe me permbajtje koke e kem bolshevike.