Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

A janë partitë kryesore politike në Kosovë të tipit klientelist?!

$
0
0

Nga Skënder Mulliqi

 

 Shtetet e dala nga ish- Jugosllavia , shumë ngadalë po reformohen në rrugëtimin e tyre  kah sistemi bashkëkohor kapitalist.Sllovenia dhe Kroacia  kan pasur reformim më të shpejtë . Ndërsa shtetet më të cilat kufizohet Kosova , por edhe Bosnja kan një reformim shumë të ngadaltë.Këtë punë e ka vështirësuar edhe fakti së në këto shtete  ende nuk kemi qendrushemeri politike për shkak të problemeve ende  ndëretnike. Këto  probleme kan ndikuar  që   të kemi stagnim të  proceseve zhvillimore, dhe  shkallë të lartë  të emigrimit .Ata që po i përfundojnë studimet shumica e tyre po largohen nga vendi   , së vështirë e kanë të gjejnë një vend të punës.Një stagnacioni të tillë i ka kontribuar klientelzimi i partive politike , duke pa mundësuar kështu edhe formimin e institucioneve  të qëndrueshme dhe  demokratike.

  Partitë të cilët u formuan  në Kosovë më shumë ishin të tipit centralist.I tërë pushteti i tyre është  bazuar më shumë  në një përson. Shefat e partive politike po vendosin vet , duke u konsulltuar më bazën partiake vetëm formalisht.Në parim këtu bëhët fjalë për partitë politike klienteliste, të cilët njerëzve të tyre lojal  në parti, po  u rezervohen edhe pozita të larta partiake , vende të punës në institucione të shtetit , në koorporata që ata e kan ndikimin politik, ose edhe vet janë pjesë e tyre.  Partitë politike të cilat kanë ardhur në pushtet për këto vite , kan uzurpuar të gjitha  resurset shoqërore , duke përfituar materjalisht për elitën e tyre . Kështu ata kan arritur të pasurohen mbrenda natës, duke vu nën kontroll mediat, organet e gjyqësisë, organët policore, dhe po thua gjithqka tjetër , duke pa mundësuar reformat  e duhura.Këto parti të cilat kan për synim gjahun e tyre karshi të të gjitha të mirave materjale ,po  apstrahojnë prioritet e zhvillimit të gjithëmbarshem . Dihet së gjendja ekonomike dikton çdo proces  në një shoqëri demokratike.Kur  interesat e qytetarëve lihen anash  , edhe pa mundësohet zhvillimi i rrjedhave ekonomike . Partitë politike në pushtet, po sigurojnë çdo të mirë materjale për vetën , për patronin në krye të partisë, duke e shtrirë këtë deri aty ku partia i ka interesat veta.Kjo logjikë e kocentrimit të të mirave materjale , ka bërë që disa nga partitë kryesore politike  të tipit klientelist të forcohen shumë.

   Nga ky kënd duhet shikuar edhe matjen e fuqive të politikanëve të caktur .Dy partitë e mëdha politike LDK dhe PDK ,  të cilët edhe kanë qenë bartesët kryesore të pushtetit shumë po funksionojnë në bazë të logjikës klieneteliste . Kur mungon demokracia e mbredshme e subjekit politik , ato  bëhën të ngjashme me organizatat mafioze . Logjika e dominimit të ndonjë  partie politike dhe logjika e dominimit të atyre që janë në krye të tyre, ka bërë, që të kemi dy anë të medaljës.Njëra ku janë   shumica e qytetarëve të cilët po jetojnë keq, dhe strukturat elitare të partive politike të cilët kanë shijuar të gjitha të mirat materjale , duke keqpërdorë  pushtetin . Liderët e këtyre partive politike si bartës të pushetit , janë bërë magnatë mbrenda strukturës partiake dhe magnat të shtetit.Qe të instalohet kjo logjike e keqe e përfitimit të të mirave materjale në Kosovë, ka bërë që liderët e partive tona  shumëqka kan trashëguar nga komunizmi si më metoda me e keqe  e qeverisjës.Kur vjen gjendja kështu , edhe institucionët e shtetit funksionojnë në bazë të kësaj logjike profitreske .

  Si qeveritarët ashtu edhe shumica e deputetëve nuk  i përfaqësojnë interesat e popullit.Mënyra centraliste e të menduarit dhe mënyara centraliste e pasurimit, ka bërë që këta në krye të shtetit të përfitojnë  pa  u friksuar që do të ndeshen më ligjin .Tenderomania është bër modeli më i keq i përfitimeve  .Pastaj, shumë objekte të ngritura  si këpurdhat pas shiut lidhen edhe  më shpërlarje parash .Kjo logjikë rrënuese e shtetndërtimit shumë po i kushton e Kosovës  .Fjalë të mira e punë  të pakëta për gjithë këto  vite ndëgjuam boll. Pa fije turpi po tentohet të manipulohet  më masën . Kjo elitë janë bërë qerdhe e krimit të organizuar dhe korrupcionit që shumë vite.  Deri sa te reformohen partite politike, nuk do te kemi as  një reformë tjetër.Kjo sjellje e pa përgjegjshme karshi qytetarëve I ka themelet në fillozofinë politike duke mos përfillë  kërkesat e qytetarëve , por duke sunduar në emer të tyre.Kjo fuqi aq e madhe politike  e elitës partiake dhe pushtetare, ka bërë funksionimin e keq zingjiror të  sistemeve. Gjatë këtyre viteve pamë dhe ndëgjuam për shumë afera korruptive por edhe vepra të krimit të organizuar, dhe pak kush nga të gjitha këto  terhoqi konsekuenca së pari politike, pastaj edhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Edhe ata që u ndëshen më ligjin , kaluan po thuaj pa therrë në këmbë , duke u kthyer në pozitat e tyra të lartë pushtetare. Disa  që kan kryer  vepra penale iu është mundësuar të largohen edhe nga Kosova. Gjitha këto në njërën anë dhe problemet e mëdha të natyrës politike, kan bërë që situata të eskalon për të keq. Vala e protestave edhe ishte më shumë si pasojë  e këtytre  problemeve  .Krahas kësaj  gjithë ajo që na serevu  që shumë kohë ka lidhshmeri edhe më formimin e Gjykatës Speciale për krime te luftës. Edhe formimi i shumë partive  kishte efekt  gravitues tek qytetarët, duke menduar që përmes tyre do tu ofrohet  ndonjë mundësi  e punësimit .Ky fenomen do të thosha ka pasur reperkusione negative në shoqërinë e re të Kosovës. Ka ngjallur shpresa  utopike dhe  zhgenjyese . Ka sjellur edhe krizën e madhe morale. Po na mungojnë format dhe metodat demokratike si modeli me i mirë për tu shkëputur  nga logjika e regjimit komunist .Udhëheqësit partiakë po sillen si zëtëra politik. Ata po shkëputen nga organet partiake, si  autokrat të vërtetë.Pa reformim  demokratik të strukturave të larta  partiake , shumë vështirë do të jetë  të largohen  liderët më logjikë diktatoriale.  Nese kasta politike insiston  të rauaj  këtë gjendje nuk do të kemi reformim partiak  , e as reformim të sistemeve ,as dalje të shpejt nga kriza institucionale…

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles