Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Ben Blushi me parti të re, “Lëvizja për Demokraci”

$
0
0
Tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë krijuar këtë të mërkurë “ Lëvizjen për demokraci”, një grup brenda Partisë Socialiste që kërkon ndryshime në statut dhe zgjedhjen e kryetarit.

Lëvizja e re, platforma e së cilës po prezantohet sot në Asamblenë e PS-së, është formuar nga 3 deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku dhe ish presidenti Rexhep Mejdani, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Suzana Hakrama dhe Petro Ago.

Por ndryshe nga ç’pritej, në këtë lëvizje mungon emri i Arta Dades e cila doli në mbështetje të kërkesave të Blushit. Burime për shqiptarja. com brenda Amsamblesë së PS-së bëjne me dije se Arta Dade është shprehur se mungesa e demokracisë po i largon ato nga partia. “Sa ju kritikojmë nga quanit të Saliut”, ka thënë Dade.

Ndërsa deputetja Mimoza Hafizi, ka dënuar incidentin në Elbasan me Blushin, për të cilin ka kërkuar edhe falje nga kryeministri Rama.

 Lëvizja për Demokraci në PS

Rexhep Meidani
Maqo Lakrori
Ben Blushi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Ndre Legisi
Petrit Ago
Suzana Hakrama


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles