Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Rexhep Selimi dhe banditët e tjerë që të presin në fyt

$
0
0

Nga Arben Idrizi

 

Nuk dua të mendoj se bandat politike duhet të shpërbëhen në luftë banditeske mes njëra-tjetrës. Jo. Unë dua që të ketë zgjidhje normale. Dua që bandat politike të shpërbëhen me rend dhe ligj. Dhe me vetëdije dhe përgjegjësi qytetare. Pra, me mend!

Banditët, ata që vijnë nga ajo që rëndom e quajmë “lëvizja e armatosur” dhe ata të “lëvizjes paqësore”, me atë vetëkënaqësinë dhe vetësigurinë që është tipike për të tillët, i japin vetes jo lirinë, por mundësinë e pafundme të qëndrojnë mbi ligjin: një pjesë duke u legjitimuar politikisht si përfaqësues dhe ligjvënës e një pjesë edhe thjesht si qytetarë të rëndomtë.

Banditët në pushtet e bëjnë këtë, pra, duke qenë se e kontrollojnë gjithçka, edhe forcat e rendit. Banditët në opozitë, duke e shfrytëzuar të kaluarën e tyre hipotetike.

Një nga banditët më të rryer të “lëvizjes së armatosur” është edhe Rexhep Selimi. Banditizmi i tij i radhës është kërcënimi barbar që i bëri një pjesëtari të sigurimit në hollin e Kuvendit të Kosovës, i cili thjesht po e bënte punën e tij për të cilën është i thirrur dhe për të cilën ka përgjegjësi. Edhe pse mund të konsiderojmë se institucionin e atij polici e kontrollojnë banditët në pushtet, ish miq të banditit Selimi.

 

***

«Të prej», ky është kërcënimi që Rexhep Selimi i bëri pjesëtarit të sigurimit, gjatë kontrollit.

Për një moment, duke i marrë gjërat më lehtë, do të mund të thoshim se njeriut mund t’i bëjë vaki, andaj është njerëzore, që ndonjëherë nga gjaknxehtësia të thotë fjalë që cilat në të vërtetë nuk do t’i përkthente në akte. Pajtohem plotësisht. Por, duhen bërë dy sqarime shtesë.

I pari dhe më i rëndësishmi: një reagim i tillë verbal, aspak njerëzor në vetvete, vjen zakonisht kur je i kërcënuar vetë fizikisht. Assesi në raste kur, ta zëmë si ky i deputetit (banditit) Selimi, duhet t’i nënshtrohesh një kontrolli ligjor, të cilit, për më tepër, i nënshtrohen të gjithë të tjerët dhe s’ka asnjë arsye të bësh përjashtim vetëm ti.

I dyti: nëse dikush nuk e ka as edhe pikën më të vogël dhe të përmbajtjes, vetëkontrollit dhe gjakftohtësisë, i bën nder qytetarit si përfaqësues i tij politik?

Unë jam i prirë të mendoj dhe besoj se Selimi është i prirë t’i përkthejë në akte fjalët e thëna. Për çdo ditë. Për çdo çast. Fjalët e tij të thëna nuk janë reagime që vijnë si përjashtim, por reagime që pasqyrojnë natyrën e tij. Selimi të pret në fyt. Ja këtë di ai. Prandaj është bandit. Është e thjeshtë, nuk mund të jesh bandit pa qenë i gatshëm të presësh dikë, të pafajshëm, në fyt. Ashtu siç janë banditë fytprerës edhe ish miqtë e tij të dikurshëm, kundër të cilëve po lufton dhe të cilët do t’i priste në fyt, apo miqtë e tij të tashëm, të cilët, nesër, me t’i prishur raportet me ta, do t’i priste po ashtu në fyt. Sepse, po ashtu, edhe ata do ta bënin të njëjtën gjë.

 

***

Bandat kriminale të rrugëve, shpeshherë, e gjejnë fundin e tyre, edhe në demokracitë më të zhvilluara dhe rendet më të konsoliduara, vetëm nga lufta mes tyre. Këtë e lejojnë dhe edhe e nxisin institucionet e rendit, në pamundësi që vetë t’i shpërbëjnë. Nuk ka një ligj të shkruar për këtë, por është një përjashtim që konsiderohet pothuajse i artë.

Unë nuk dua të mendoj se kjo duhet të ndodhë me bandat tona politike, as nuk dua të lë ndonjëherë të nënkuptohet se s’do të ishte keq të ndodhte, në fund të fundit, nëse nuk ka zgjidhje tjetër.

Jo.

Unë dua që të ketë zgjidhje normale. Dua që bandat politike të shpërbëhen me rend dhe ligj. Dhe me vetëdije dhe përgjegjësi qytetare. Pra, me mend!Express.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles