Pas 40 vitesh karriere, 6 Grammy dhe rreth 150 milion disqe te shitura, grupi legjendar amerikan The Eagles shperbehet perfundimisht.Eagles jane themeluar ne vitin 1971 nga Don Henley, Glenn Frey, Randy Meisner e Bernie Leadon.
Vdekja e bashkethemeluesit, katarristit Glenn Frey, ka qene lamturmira e fundit per nje nder grupet me te sukseseshem te historise se muzikes bashkekohohore. Dalja e fundit e pjesetareve te mbetur te grupit ka qene me rastin e Grammy Awards, ku Eagles dhe Jakson Browne kane kujtuar kitarristin Glenn Frey me kengen Take It Easy, e shkruar pikerisht nga Frey dhe Browne 40 vite me pare.
“Vdekja e Glenn Frey ka qene lamtumira e fundit. Nuk besoj se do te prezentohemi me se bashku. Besoj se ka mbaruar. Ka qene menyra e duhur per ta mbylluar”, ka deklaruar bateristi dhe bashkethemeluesi Don Henley per BBC-ne. “Ka qene shume e veshtire dhe shume emocionuese. Kemi rrezikuar qe mos te mund te ngjitemi ne skene”, ka shtuar Henley referuar ekzekutimit te Take It Easy.
Eagles kane shkruar kenge shume te bukura qe kane shoqeruar disa breza ne te gjithe boten. Nder me te njohurat jane padyshim, One Of These Nights, Take It Easy, Desperado, New Kid in Town, Take It To The Limit, Lyin Eyes, Peaceful Easy Feeling, Heartche Tonight, dhe mitikja Hotel California.