Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Në njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës së 24-të të Super Ligës zvicerane të futbollit edhe tre shqiptarë

$
0
0

Në javën e 24-të të Kampionatit futbollistik të Super Ligës zvicerane kanë shkëlqyer edhe tre futbollistë me shtetësi shqiptaro- zvicerane .

Mbrojtësi i djathtë i BSC YOUNG BOYS Florent Hadergjonaj gjatë këtij sezoni po tregohet i gjithanshëm.

Ai me formën e tij jashtëzakonisht të mirë, po i eviton me kohë të gjitha rreziqet duke i lehtësuar punë portierit të ekipit të tij Yvon Mvogo.

Hadërgjonaj energjik po tregohet i efektshëm edhe në sulm me pasimet e tij të paramenduara mirë dhe të sakta po i furnizon me top lojtarët e repartit të sulmit.

Falë një pasimi të mrekullueshëm të tij në minutën e fundit të ndeshjes BSC YOUNG BOYS , me golin e shënuar nga Aleksander Grendt,mundi me rezultat të ngushtë 3me2 FC Sion- in,me çfarë dukshëm rriti gjasat që në përfundim të garave të jetë edhe nënkampion i

Zvicrës, me të drejtë pjesëmarrje në Ligat e Kampionatit Evropian.

 

Hadërgjonaj ne aksion

FC Grasshopper i cili po ashtu ka adut vendin e dytë në tabelën e klasifikimit ka qenë i pamëshirshëm ndaj rivalit lokal FC Zurich,të cilin e mundi me rezultat bindës 4me 2.

 

Edhe kësaj radhe djaloshi me origjinë nga Prizreni Shani Tarshaj,ka demonstruar lojë të bukur.

Ai në minutën e 53-të të lojës një top të ekzekutuar ashtu si duhet nga ana e bashkëkombësit të tij Florian Kamberaj e ka përcjellur me gjuajtje të fortë dhe precize në këndin e sipërm të portës së portierit Anthony Favre të Zurichit,dhe kështu e ka kaluar në epërsi skuadrën e tij 3me 2.

Kur të gjithë menduan se ky takim do të përfundojë me këtë rezultat në minutën 91 e cila ishte minutë shtesë e lojës prapë në skenë shfaqet Tarashaj i cili e shërben bukur sulmuesin Marko Bashiq e ai pa ndonjë mund të madh e mposht portierin kundërshtar dhe përmbyll 4 me 2 këtë ndeshje.

Shani Tarashaj falë formës së tij të shkëlqyer me të filluar Kampionati i ardhëm anglez do të bartë fanellën e FC Everton, nëndërkohë ky futbollist i talentuar ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës në Evropianin “Franca 2016”

 

Kjo disfatë e ka çuar FC Zurich-in në zonën e ekipeve të rrezikuara. Po qëse në ndeshjet e ardhshme nuk tregohet me tepër organizim dhe këndellje kjo skuadër me një të kaluar të begatët në futbollin zviceran fare lehtë mund të lë shoqërinë e dhjetë ekipeve më të mira .

FC Luzern, i cili ditë më parë pati pësuar humbje si vendas në ballafaqim me FG Lugano 1 me 2 në garat e vlefshme të Kupës zvicerane kësaj here u tregua syçelë. Ai me mbrojtje diçka më efikase dhe me sulm paksa më të konsoliduar arriti që t’i fitojë pikët e këtij takimi duke mundur tiçinezët 2me 1.

Në këtë fitore mjaft të çmuar të FC Luzernit kanë meritat e tyre edhe Jahmir Hyka e Hekuran

Kryeziu, ngase pasimet e tyre të sakta i shndërruan në gola në minutën e 7-të Michael Frei dhe

Schneuwly në atë 81. Kështu që FC Lugano për të cilën luajtën Frederik Veseli dhe Ezgjan Alioski

me gjithë llogaritjet se do të nxjerrë rezultat të favorshëm u kthye duarthatë nga Luzerni.

Albert Bunjaku mesfushor FC ST. Gallen edhe pse tregoi lojë të mirë skuadra e tij nuk mundi që t’u rezistojë sulmeve të liderit në tabelë FC Basel 1893 nga i cili pësoi humbje me 4:2.

FC VADUZ i Armando Sadikut dhe Albion Avdiajt me gjithë përpjekjet e vazhdueshme nuk arriti

të ngadhënjejë ndaj FC Thun-it,i cili kohët e fundit ka treguar rezultate të kënaqshme.

Sipas kritikëve sportiv nga ajo çka u pa gjatë nëntëdhjetë minutave ndarja e pikëve ndërmjet këtyre dy skuadrave vlerësohet si reale.

FC Vaduz në këtë ndeshje është ndjerë mjaft i hendikepuar me mungesën e Avdijat, të prekur nga gripi.

Super Liga Zvicerane e Futbollit po bëhet nga java në javë më joshëse,gjë të cilën e dëshmon edhe shtimi i numrit të shikueseve në stadiumet e këtij vendi.

Pergaditi Arif Ejupi

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles