Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

New York: Çerek milion dollar për përfundimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë (Foto)

$
0
0

Aktivisti Shqiptaro-Amerikanë, anëtari i Bordiit të LQSHA, Zef Bala një vatran i hershëm dhe anëtarët e tjer të Familjes Bala, dhuruan më shumë 50,000 dollar. Ndërsa veprimtari i njohur Anton Raja me një grup të miqve të tij dhurojë një çek me vlerë 36 mijë dollar – sa për dy dritare të katedrales Nena Tereze, Nga shumat e mbledhuara vetëm mbrëmë, një biznesmen i besimit mysliman, Sal Rusi, nga Dibra, ka bërë dhuratën më të madhe, ai dhuroi një çek 5,000 dollarë. Çfarë është shembull klasik, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, e cila ekziston në mesin e shqiptarëve, të Amerikës.

BRONX NY: Komuniteti shqiptar në SHBA, veçanërisht, ai në zonën e Tri-Shtetshit, i cili ka qenë qysh në nisjen e kësaj fushate faktori kryesor për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nanë Tereza” në Prishtinë, organizojë, edhe një darkë Gala përr rritjen e fondeve për katedralen në mes të Prishtinës, të Dielën më 13 Mars, në Restorantin Maestro’s, në Bronx New York.

Për këtë qëllim sërish ky komunitet i dalluar gjithmonë për kontributet e tyre, u mblodhë për të treguar edhe një herë atë bujarinë e shqiptarëve të Amerikës, që nuk u kursyen asnjëherë për Atdhe, Komb dhe Fenë e tyre.

Kësaj radhe ata u mblodhën me “zemër të hapur”, ose edhe një “hurra” si i themi ne shqiptarët, për shtimin e fondeve për përfundimin e ndërtimeve të Katedrales së Shjetores Nana Tereze, e cila tashmë, është e shpallur e tillë, për tu shjetëruar më 4 Nëntor, nga Papa Francisku

Komisioni organizator i kësaj fushate fondë-mbledhse, i kryesuar nga veprimtari i njohur i komunitetit, zoti Marijan Cubi, dhe pjesëtar Mark Shkreli,Lek Perlleshi, Ismer Mjeku,Leke Gojani, Zef Balaj, arkatar Pashk Maksuti dhe Fran Çotaj, dhe Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, me famullitar Dom Pjetër Popaj, i bërë thirrje gjithë komunitetit Shqiptarë, që t’i bashkoheshin këtij tubimi dhe të kontribuojnë për përfundimin e Katedrales, të cliët iu përgjigjen me gjithë dëshirë.

Rrreth 300 vetë u tubuan në këtë mbrëmje Gala – duke mbledhur vetëm për këtë natë në Bronx Nju Jork, 263,288 dollarë nga komuniteti shqiptarë zona e Tri-Shteteve, për përfundimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë -

Aktivisti Shqiptaro-Amerikanë, anëtari i Bordiit të LQSHA, Zef Bala një vatran i hershëm dhe anëtarët e tjer të Familjes Bala, dhuruan më shumë 50,000 dollar. Ndërsa veprimtari i njohur Anton Raja me një grup të miqve të tij dhurojë një çek me vlerë 36 mijë dollar – sa për dy dritare të katedrales Nena Tereze,

Nga shumat e mbledhuara vetëm mbrëmë, një biznesmen i besimit mysliman, Sal Rusi, nga Dibra e Madhe, ka bërë dhuratën më të madhe, ai dhuroi një çek 5,000 dollarë. Çfarë është shembull klasik, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, e cila ekziston në mesin e shqiptarëve, të Amerikës.

Krahas darkës së kontributeve me ushqime e pije, nuk mungojë dhe argetimi nga këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika dhe këngëtarë të tjerë të komunitetit, Edmond Nikolla dhe këngëtarja e njohur Albërie Hajdargjonaj.

Një mesazh të vecantë dhe thirrje për kontribute bujare ka përcjellë në fillim të darkës Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Pjetër Popaj.

“Faleminderojë të gjithë këta njerëz, tha Dom Pjetri, që janë me të vërtet me zemër të hapur, duke treguar atë bujarinë dhe bardhësinë shqiptare, e cila është e pashoqë , sikurse e ka tregua gjithmonë shqiptari. Jo vetëm për fe por edhe për atdhe. Ne gjithmonë jemi afër njeri tjetrit, pa marrë parasyshë se i të cilit besim fetar ne jemi. Ne të gjithë jemi shqiptar, të një gjaku, një gjuhe, kulture dhe historie dhe të një Zoti në qiell. Gjithmonë, bujaria na ka mbajtur të bashkuar , si për të ndërtuar Kisha dhe Xhamia, ashtu si dhe “njëra dorë ndihmonë tjetrën” pra janë dy “duar në një trup” të vetëm me një zemër e cila është “Zemëra Shqiptare”.

Në këtë darkë mori pjesë edhe Ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili prej disa ditësh ndodhet në Nju Jork. Imzot Dodë Gjergji e ka përgëzuar Mërgatën Shqiptare të Amerikës, në mënyrë të vecanët atë Nju Jork-ut, e cila është donatorja më me peshë në ndërtimin e Katedrales në qendër të Prishtinës, që mbanë emrin Nënë Tereza dhe që është pasuri Kombëtare mbarëshqiptare.

“Për herë të parë që erdha në Amerikë, tha Ipveshku i Kosovës, dhe u takova me ju – ishte Nëna Tereze, ajo që më solli këtu nëntë vjet më parë , ishte pikërishtë Katadralja Nëna Tereze. Sot kam ardhur jo si fetar, jo si zyrtar por si vëlla, të kërkojë nga ju që edhe një herë të hapni zemërat tuaja me atë bujarinë e madh të shqiptarve të Amerikës. Ju të cilëve ju njoh të gjithë, jo me emra, por ju njoh” në sy, jo njoh në zemëren tuj bujare, jo njoh në sinqeritetin tuaj, shpirtin, dhe dashurinë për Zotin dhe fenë tuaj, gadishmërinë për atdheun dhe ndihmën për Nëna Terezen”

Ne vërtet vuajmë, u shpreh Dodë Gjergji, dhe do të vuajmë t’a ndërtojmë Katadralen tonë Nana Tereze, por gjithmonë jemi krenar dhe besojmë se do ta ndërtojmë vetë dhe kërkush nuk do të na thotë se na e ndërtuan të tjerë, sepse Katadralen Nëna Tereze në Prishtinë, do t’a ndërtojmë vetë ne.

Ai ka veçuar atë se e vetmja gja që i ka bashkuar me këtë rast të gjithë shqiptarët, është emri i madh i Nëna Terezes, “ska shqiptarë, që nuk ka ndihmuar për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze, emri i së cilës bashkoi shqiptarët, që nuk ka mundur t’i bashkojë as kërkushi” tha në fund Ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji,

Më pasë foli edhe kryetari i komisionit për mbledhjen e kontributeve për Katedarelen Nëna Tereze në Prishtinë, zoti Marijan Cubi.

“Kryetari historik dhe artitekti i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Ipveshki i Kosovës Mark Sopi, e bekuan gurëthemelin e kësaj Katedrale, që po ndërtohet në mes të Prishtinës, tha Cubi, dhe shtoi se :”Ndërsa, sot ne lutemi dhe shpresojmë që pasardhësi i Papa Gjon Palit të II, njeriut që kontribojë aq shumë në rrëzimin e komunizmit, demokratizimin e Shqipërisë, paqen në Kosovë, pra Papa Francisku, kur të vizitojë Kosovën, ta bekojë Katedralen Nëna Tereze, në Prishtinë. Çka do të ishte ky patjetër, tha ai një gëzim i madh për mbarë shqiptarët që të krenohen me emrin e Nëna Terezes në kreyqytetin e Kosovës – Prishtinë. Sot, ne po ndihmojmë dhe lutemi që ajo të përfundojë edhe me Shejtërimin e saj në shtator, ndoshta edhe me vizitën e Papa Franciskut në Kosovë”.

Darka u moderua nga këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika.

Ndërsa u përshëndet edhe nga diplomatë shqiptar nga Misioni i Përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara, Ingrid Prizereni dhe nga Konsullata e Kosovës, me përshëndetjen e konusllit Fatmir Zajmi.

Ansambleisti Mark Gjonaj, gjithashtu, përshëndeti gjatë darkës duke i përgëzuar bashkatdhetarët për kontributin që po japin për Katedralen e Prishtinës, ashtu si pershendeti edhe edhe ish i burgosuri politik, ish deputeti i parlamentit të Kosovës zoti Ali Lajçi.

Po ashtu me një përshëndetje të veçantë për kontributin historik të shqiptarëve të Amerikës, për Kombin, Atdheun dhe fenë e tyre, dhe një faleminderim me këtë rast për SHBA, dhe popullin amerikan, me rastin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, foli edhe deputetja e Tropojës, në Kuvendin e Shqipërisë, nga partia e demokratike Mimoza Hajdarmataj, e cila ndodhet për vizitë në SHBA .

Përshëndetje me këtë rast u drejtojë të pranishmeve në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra dhe kryetari i saj dr. Gjon Bucaj.

Miss Nju Jork USA 2016, shqiptaro amerikanja Serena Bucaj, e cila është mjaft aktive këto kohët e fundit duke promovuar kudo bukurinë e vajzave shqiptare, në këtë darkë, si një e ftuar speciale, ka përcjellë mesazhin e saj nëpëmjet një përshëndetje, të ngrohtë për të gjithë shqiptarët, duke treguar edhe një herë krenarinë e saj shqiptare .

Më pas në ekran është ndjekur mesazhi i sopranos me famë botërore Inva Mula, i përgatitur enkas për shqiptarët e Amerikës, ndërkohë, që është trasmetuar edhe Himni “Lamtumirë” sipas poezisë të Nënë Terezes, interpretuar nga Sopranoja me famë botërore Inva Mula, në katedarlen e Prishtinës me 5 Shtator 2015 me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së nobelistes Nënë Tereza.

Sopranoja Dëshira Ahmeti Kerliu, e cila interpretoi një pjesë klasike “Ave Maria” me këtë rast ka prezantuar edhe koncertin e Sopranos me fame Boterore Inva Mula, koncert që do të organizohet me 26 Mars 2016, në sallën presitigjioze të Town hall NYC në adresën: 123 43 rd .St, New York, NY 10036 (

Ajo informoi se biletat shiten në Ticketmaster si-Inva Mula in new York ose me telefon 866-448-7849 800-745-3000, dhe bëri thirrje për të marrë pjesë në këte eveniment historik ne Nju Jork.

Nëna Tereza, flet shqip për herë të parë mbas 60 vjetëve, sepse nuk kishte shqiptarë në Indi dhe e kishte harruar gjuhën, mirpo i kishte mbajt mend lutjet që i degjonte në shqip kur ishte e vogël në kishën katolike shqiptare në Shkup, ishte kjo një video e përgatitur nga Ismer Mjeku, dhe e trasmetuar në këtë darkë Gala, me intervistën zanore që kishte marrë gazetari i Zërit të Amerikës z. Gjekë Gjonlekaj më 17 qershor 1988, në New York, kur Nana Tereze u takua me shqiptarët e Amerikës.

Video zanore me zanin e Nana Terezes e cila tregonë, se bien edhe dilemat e disa zërave disonantë, përkinse, me prejardhjen e mjegulluar të Nëna Terezes, sepse ajo nuk e dinte gjuhën shqipe, teksa ato i ka hequr vetë Nëna Tereze, për së gjalli.
Ajo në një intervistë “dëshmi” duket që Nëna Tereze, e fliste gjuhën amëtare, gjuhën shqip sa herë që i jepej rasti, dhe kjo vjen në pah falë veprimtarit tonë shqiptarë, gazetarit te Zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj.

Një intervistë, kjo e rrallë e Nana Terezes, e cila u transmetua në një video – skrinë, para shqiptarëve të Amerikës, të mbledhur mbrëmë në këtë fushatë për rritjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, në Bronx New York.

“Zëri i Nëna Terezes, në këtë video u shfaq ilustruar me fotograftitë origjinale, të Gjonlekës, ku dëgjohej të flitej në zanin shqip të saj, pikërisht afro tre dekada më parë më 17 qershor 1988, ku ajo fliste me gazetarin e Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj, dhe Nëna Tereze ligjëroi shqip uratën “Puna e Pendimit”, dhe, i bëri lutjet shqip duke pranuar se ishte shqiptare”.

Në fund të darkës u luajt edhe loja e fatit e drejtuar nga poeti Mhill Velaj, ku ndihmoi dhe Miss Nju Jork 2016 Serena Buçaj, llotari që i shërbeu shtimit të fondeve, nga biznesmenët.

Katedralja Nënë Tereza në qendër të Prishtinën konsiderohet si imazhi evropian Shqiptar.Me 26 gusht të vitit 2003 është vënë gurthemeli i Katedrales nga Presidenti Rugova, e bekuar nga Ipeshkëvi Mark Sopi, ndërsa ndërtimi i Katedrales ka filluar me 5 shtator 2007, dhe 10- vjetorin e kalimit në amshim të humanistes shqiptare Nënë Terezës.

Shqiptarët e Nju Jork-ut në darkën për grumbullimin e fondeve për përfundimin e ndërtimit të Katedarles Nëna Tereze në mes të Prishtinës, bashkuan vetëm mbrëmë, përafërsisht 270 mijë dollarë në darkën fondmbledhëse të 13 Marsit 2016, ndërkohë, që më parë ata kanë dërguar më shumë se 1 milonë e 500 mijë dollarë.

Komuniteti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, thotë se është krenar për kontributin e madh dhe vendimtarë që ka dhënë për t’a nderuar emrin e madh të Nana Terezes, me këtë tempull madhështor në mes të Prishtinës.

Kurse, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale New York, e cila ka dhënë me famullitarin e saj Dom Pjetër Popaj, një kontribut të madh prej fillimit të mbledhjes së kontributeve për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë, thotë se:”Shpresojmë, që Nëna Tereze do shpallet e shenjtë në 4 shtator 2016, andaj, le të përpiqemi që edhe Katedralja e saj në PrIshtinë të jetë gati për këtë rast”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles