Për shqiptarët çështja “ISIS “ është e përfunduar , të kotë e keni ! Kërkesa e disa studentëve të Universitetit të Prishtinës që t’ju jepet një sallë në mënyrë që ata të kenë ku ta falin namazin, ka nxitur reagime të shumta. E si mos të flitet? Rini studentore e ardhmërisë e di që jeni të manipuluar , e di që jeni të mashtruar ; nuk jeni ju ata që kërkoni sallë speciale për faljen e namazit , por janë armiqtë e pavarësisë së Kosovës . Pse ju kurthoheni në kalkulimet antikombëtare të “disave “ në mesin tuaj ? Duhet ta dini që ata “disa” nuk janë pak , janë nga qarqet universitare të rangut të “profesorëve” tuaj që mundohen paaftësitë e tyre t`i fshehin me namaz; janë nga qarqet më të larta të BIK-ut të cilët e kanë për obligim t`i zbatojnë urdhrat e urdhërdhënësit sepse edhe ata janë në grackën e lakmive të tyre; janë nga qarqet politike të cilët mundohen që të zhvendosin vëmendjen e opinionit nga realja në në krijesë të sajuar ad-hoc. ( namazi në fakultete ) Rini studentore e ardhmërisë , prindët e jua ju kanë folur për Luftën e UÇK-ës ? Duket se jo . Ju që dini shkrim lexim e shkoni në fakultete për të qenë e ardhmja e prindërve të juaj ( më së paku !) , a ju ka rastisur të lexoni këto fjalë tmerruese të dalura mu nga ata që iu kanë mbushur mendjen për zhvelërsimin e çdo gjëje kombëtare: “”Selam Aljekum, të dashtun vëllazën muslimanë! Faleminderoj All’llahun qe ma ka mundësu të ju drejtohem! Shumë nga ju mashtroheni kur dëgjoni emrin ADEM dhe besoni se të gjithë janë muslimanë. Ose mashtroheni kur shikoni mjekrrën e Adem Jasharit. Mjekrra e tij nuk është mjekerr e synetit, pasi Profeti a.s. dhe sebët e tij i rrunin (prenin) mustaqet dhe lëshonin mjekrrën! Më thuani ju, cili musliman i devotshëm mban mustaqe!? Adem Jashari nuk e ka vendin në xhenet, pasi ai nuk luftoi për rrugen e All’llahut, respektivisht ai nuk është shehid. Ai nuk përmbushi asnjë nga shtyllat e islamit, nuk e fali namazin, nuk bëri haxh në Mekë, nuk shkoi për xhihad, e të tjera obligime për muslmimanët.” Po ku ka luftë më të shenjtë se sa lufta për pavarësinë e Kosovës ? A e keni menduar ndonjë herë se kush qëndron prapa jush ? Shikoni rreth vetës , se me siguri do të shihni mu ata që e thonë edhe këte : “Në vend se të lartësonte fjalën e All’llahut “lahe ilalahe…”, ai këndonte këngën: “Kaqanikut i raft pika, nuk e din se çka është frika…”Kjo këngë madhëron Luftën kundër përfaqësuesit të Kalifatit të madhërueshëm islam! “ . Shikoni edhe një herë në mesin e juaj se “dikush” po kërkon të na këthen prapa në vitet e 90 -ta. Por kthimi në vitet e 90-ta do të thotë zhbërje historike , e keni menduar këtë ? Para 3 vjete një parti total antikombëtare pati kërkuar: “Kërkojmë nga qeveria që shumë shpejt në hapësirat e institucioneve publike, sikurse që është aeroporti, spitalet, universitetet dhe kompanitë tjera të mëdha, të gjen hapësirë për njerëzit të cilët janë fetar dhe që në ato institucione të kenë mundësi ta falin namazin. Njëkohësisht këtë kërkesë e bëjmë edhe për institucionet shtetërore. Dhe me kohë do të marrim edhe masa në qoftë se nuk aplikohen këto gjëra”. U pa e vërteta turko-serbe e tyre ! Dhe ju sot ? A ju ka shkuar ndonjëherë mendja të lexoni diçka se çka thonë serbët për ne , pse e thonë dhe ku është qëllimi i tyre ? Sigurisht që jo sepse mashtruesi i juaj i ka të njëjtat mendime sikur ata që flasin keq për ne, sepse mashtruesit e juaj janë të varurit e tyre. “Me këtë rast më lejoni që në emër të BIK-ut të falënderoj nga thellësia e shpirtit TIKA-në dhe Yunus Emren, të cilët po bëjnë shumë në Kosovë në restaurimin e xhamive të vjetra në Kosovë po edhe në aspektin kulturor dhe fetar. Mund të them se BIK-u do të vazhdojë edhe më tutje me këtë bashkëpunim dhe gjithherë sa të jetë bota do të jetë falënderues për të gjithë ata të cilët janë ndarë nga pasuria e tyre që të bëjnë restaurimin e këtyre xhamive, dhe nëpërmjet të restaurimit të këtyre xhamive po restaurojnë në një masë të konsiderueshme edhe shpirtin tonë, po e forcojnë besimin në zemrat , në shpirtin dhe mendjen tonë, ngase restaurimi i xhamisë fuqizon edhe më ndjenjën e një devotshmërie dhe përkushtimi edhe më të madh karshi krijuesit të këtij universi, Allahut Xheleshanehu”, tha Tërnava . E shihni , se sa larg jemi ? e shihni se kush është shtiesi . Ta dini se mu ky njeri nuk di saktësisht se çfarë pasurie të madhe që ka , e nga kokat e juaja kërkon që miqësia me Turqinë te jete otomane, pa shikuar ne mundësinë qe ne themel te miqësisë te jene interesat reciprok dhe me shikim nga e ardhmja. Po e kaluara e erret otomane pse trumbetohet.?