Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

Ftesë me bisht!

$
0
0

Nga Faik Krasniqi

 

Tregohet se një herë e një kohë, mes gomarit dhe ujkut na plasi një debat i nxehtë mbi ngjyrën reale të barit. Gomarit i ishte tiposur se bari kishte ngjyrë të verdhë dhe nuk bënte asnjë lëshim për këtë. Sakaq, ujku nga ana e tij besonte se bari kishte ngjyrë të gjelbër. “Që bari ka ngjyrë të verdhë këtë e di gjithë mileti!” thoshte gomari i vendosur. “O veshgjatë, bari është i gjelbër!” i përgjigjej ujku po aq i vendosur. Debati mes tyre nuk kishte fund. Sa herë që takoheshin e ndaheshin, muhabeti i vetëm ishte ngjyra e barit. “Po përse nuk shkoni tek mbreti i pyllit e t’ua ndajë këtë mesele?”- u sugjeruan disa kafshë të cilave me sa duket u kishte ardhur në majë të hundës debati mes ujkut e gomarit. “Shkojmë?”- thanë njëzëri gomari e ujku dhe u drejtuan për tek mbreti i pyllit. Pasi i treguan mbi konfliktin e tyre, mbreti i pyllit uli kokën, u mendua pak dhe u tha:”Kjo çështje kërkon kohë dhe një seancë gjyqi më vete. Prandaj hajdeni nesër në mëngjes herët që ta ndaj njëherë e mirë këtë punë!” Atë natë, si gomari dhe ujku panë ëndrra mbi drejtësinë e luanit, mbretit të tyre. Të nesërmen në mëngjes filloi seanca gjyqësore. Luani i dëgjoi me durim si ujkun, ashtu dhe gomarin. Të gjithë kafshët e tjera prisnin me padurim zërin e drejtësisë. Në fund, luani u ngrit në këmbë dhe deklaroi vendimin përfundimtar duke zhgënjyer pothuajse të gjithë kafshët, përveç gomarit: “Ujku do të dënohet me punë të detyrueshme një muaj!” Gomari i këputi një të pëllitur saqë shurdhoi të gjithë sallën. Mandej doli me të katra jashtë. Pasi dolën pothuajse të gjitha kafshët, ujku iu afrua luanit dhe i tha:”Lartmadhëria juaj! A nuk më thoni çfarë ishte ai vendim arbitrar? Përse më dënoni kaq rëndë, për një fakt që e dinë të gjithë? A nuk është bari i gjelbër lartmadhëria juaj?” Luani iu përgjigj:”Sigurisht i dashur ujk. Unë nuk thashë se bari nuk është i gjelbër.”Ujku e pyeti i hutuar:”Po përse më dënuat atëherë?! Unë s’kam bërë asnjë gabim!”Luani iu përgjigj:”Vërtet që nuk keni gabuar në ngjyrën e barit, ama keni gabuar rëndë që kur keni pranuar të debatoni dhe polemizoni me një hajvan si gomari! Prandaj vendosa të dënohesh me punë të detyrueshme për një muaj që të nxësh mend e të mos merresh me hajvanë të pamend!”
                                         Cilat janë mesazhet për politikën kosovare?
Mesazhet e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ishin mesazhe shumë të qarta për lidershipin dhe klasën politike në Kosovë, ku kërkoi bashkëpunim e kompromis mes pozitës e opozitës, për të gjitha mospajtimet dhe daljen sa më të shpejtë nga kjo krizë dhe bllokadë politike. Presioni i madh publik dhe politik, e sidomos pas vizitës të sekretarit amerikan, John Kerry, që është bërë ndaj kryeministrit, ka rezultuar me këtë ofertë bërë partive opozitare për dialog, por konsideroj se është e vonuar dhe është dashur të bëhej që në fillim të krizës.
Por, kryeministri Mustafa para se t’u dërgojë ftesë partive opozitare për dialog, pikësëpari është dashur menjëherë t’i lirojë nga burgu deputetët e opozitës, t’i kërkojë falje publike opozitës për dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe arrestimin e deputetëve, e sidomos pas sulmit bizar dhe dhunës të ushtruar në selinë e VV-së, në mënyrë që t’i tregojë opozitës se oferta e tij është me të vërtetë serioze. Dhe njëkohësisht edhe ta ndëshkojë zyrtarin e saj, për deklaratën e tij poshtëruese dhe nxitëse, kur veprimet  e opozitës i cilëson me metodat e organizatës terroriste ISIS, por ndëshkimet të vlejnë për çdo zyrtar qeveritar që bëjnë deklarata të pamatura, në këtë situatë të nxehtë politike, që vetëm e tensionojnë situatën akoma më shumë. E pakta që duhet të bëjë z. Abrashi, është kërkimfalja publike ndaj opozitës. Sidoqoftë, oferta e kryeministrit Mustafa bërë partive opozitare për dialog, nuk është fare serioze, kryesisht e thatë dhe e bërë vetëm sa për sy e faqe, sepse ajo është dashur të jetë më e detajuar sa i përket formatit të dialogut dhe mënyrës së ballafaqimit të argumenteve, pushtet-opozitë. Pra, nuk është dashur të ketë kufizime paraprake, në mënyrë që të krijohet një hapësirë që opozita t’i paraqesë argumentet e saj edhe para ekspertëve ndërkombëtarë që pritet të jenë pjesë e ndërmjetësimeve.
                                  Këmbëngulja për Asociacionin dhe Demarkacionin!
Në rast se Qeveria dhe kryeministri Mustafa, prapë këmbëngulin që domosdo  do t’i zbatojnë marrëveshjet, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, që në këtë formë të zbatimit të tyre janë shumë të rrezikshme për sovranitetin dhe tkurrjen e territorit të Kosovës, atëherë opozita e bashkuar s’ka pse të bisedojë me pushtetin për këto gjëra që kanë për qëllim dëmtimin e Republikës, por t’i kundërshtojnë fuqishëm ashtu siç i kanë kundërshtuar deri më tash, sepse e kanë përkrahjen edhe të popullit që këto marrëveshjeve mos të jetësohen.
Zgjidhja më e mirë do të ishte që me punën e Demarkacionit me Malin e Zi, mos të merret politika, sepse politikanët nuk janë ekspertë në atë lëmi, por t’ua lëmë në dorë ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, në mënyrë që mos të humbim territor tonin, pasi sipas pjesës dërrmuese të demografëve kosovarë, Kosova rrezikon të humbasë mbi 8200 hektarë tokë.
Kurse sa i përket krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të kthehet në rinegocim në Bruksel, sepse në këtë format me gjithë ato kompetenca ekzekutive, dhe duke njohur apetitet e Serbisë, ky Asociacion pas disa vjetëve mund të na rrëshqas nga dora dhe ajo pjesë e territorit të Kosovës të na grabitet nga Serbia, ose do të na shkaktonte gjithmonë probleme në funksionimin e shtetit, prandaj pse të kemi gjithmonë probleme të brendshme me pakicën serbe të dirigjuar nga Beogradi, kur kemi mundësi që këto gjëra t’i zgjedhim gjatë bisedimeve në Bruksel. Këtë gjë e tha edhe Ulrike Lunaçek, që pala kosovare s’ka pse të zbatojë ndonjë marrëveshje që nuk e dëshiron populli, por që njëkohësisht edhe rrezikon sovranitetin e Kosovës, dhe çdo marrëveshje që konsiderohet e dëmshme për njërën ose tjetrën palë, mund të rikthehet për rinegocim në Bruksel. Ajo madje fajësoj palën kosovare, që nuk vë kushte gjatë bisedimeve.
Me gjithë ato të drejta që kanë serbët në Kosovë, që asnjë pakicë në botë nuk i ka, thuajse kanë më shumë të drejta se edhe vetë ne shqiptarët që jemi mbi 96% të popullsisë së Kosovës, nuk ka pasur nevojë të krijohet një Asociacion i tillë për serbët, por i gjithë faji është tek lidershipi i shantazhuar kosovar, që kanë pranuar një gjë të tillë, e si reciprocitet ndaj Serbisë, të njëjtën gjë nuk e kanë kërkuar edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore.
 As 40% e shqiptarëve në Maqedoni, që me marrëveshjen e Ohrit janë komb shtet-formues, nuk kanë një Asociacion, madje nuk i kanë as 5% e të drejtave  që i kanë serbët në Kosovë, e mos të flasim për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, që sistematikisht janë të shtypur dhe të diskriminuar nga pushteti serb dhe ai malazez. Këto gjëra po na ndodhin, sepse kemi një pushtet dhe politikanë të shantazhuar, që bëjnë lëshime në dëm të interesave të Kosovës, vetëm e vetëm mos të ndëshkohen nga Bashkësia Ndërkombëtare, për krimet e tyre të bëra në Kosovën e pasluftës, por edhe me çdo kusht që të ngelin në pushtet.

Duhet shkarkimi i Mustafës

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry,  nga analist dhe politikan u komentua në mënyra të ndryshme. Deklaratat e shkurtëra dhe të pazbërthyera lanë zbrazëtirë të mjaftueshme komentimi, sipas dëshirave dhe orekseve politike të opinionistëve të shumtë të Kosovës së sotme. Madje disa shkuan aq largë sa e quajtën shpëtimtar të vendit tonë, duke harruar se vizita dhe konkluzionet politike të Kerryt mbi Kosovën përfunduan në Beograd !
Ne si shqiptar të Kosovës, nëse vërtetë e duam dhe respektojmë vendin tonë ashtu siq deklarohemi, zgjidhjet duhet t’i gjejmë vet. Mos t’i presim gjithmonë ndërhyrjet ndërkombëtare, ngase siq na mësoi historia e largët dhe e shkurtër e kombit tonë, “gërshërët” e ndërkombëtarëve u treguan tepër të pamëshirshme ndaj trojeve tona etnike.
“Një herë ka zbritë mrekullia nga qielli për shqiptarët”, e kishte vlerësuar intervenimin e NATO-s për çlirimin e Kosovës, akademiku i ndjerë, profesor Mark Krasniqi.
Praktikat e gabuara të qeverisjes së vendit në këto vitet e pasluftës, e në veqanti pas rishpalljes së pavarëvsisë së 17 shkurtit 2008 në kundërshtim me vullnetin e popullit, ka quar në humbjen e besimit në klasën politike dhe rënjen e interesimit të daljes së elektoratit në zgjedhje.
Mos të shkojmë më largë, të ndalemi tek zgjedhjet e fundit të 8 qershorit të vitit 2014, kur rreth 70 % e votuesve (nga retth 45 % të qytetarëve të dalur në zgjedhje) kosovar votuan për ndryshimin e kursit qeverisës të vendit,…që ndryshe i bie, edhe 55 % të elektoratit (pasiv) që nuk votuan ishin kundër mënyrës së qeverisjes së vendit.
Ky vullnet i elektoratit për ndryshime u bë bashk në koalicionin e madh paszgjedhor LAN-VV, me qëllimin e vetëm për largimin e së keqës së madhe nga qeverisja e vendit.
Mirëpo “kryeministrit” aktual, liderit të LDK-së, aq fort ju vërbuan sytë dhe mjegullua mendja nga egoja për pushtet,…saqë ua kthej shpinën partnerëve të koalicionit paszgjedhor VLAN, qytetarëve të vendit, duke u shkëputur nga parimet dhe premtimet elektorale,…ky “truk” i radhës i liderit të LDK-së, më tepër se lojë perfide ishte tradhëti ndaj elektoratit të LDK-së dhe vullnetit të shumicës shqiptare në vend.
E kam thënë edhe më parë, po e perserisë prap, ngutja e pa arsyeshme e kryesisë dhe KP të LDK-së në mbështetjën e një koalicioni jo parimor, dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektoratit, do të jetë me pasoja afatëgjata për të ardhmen e vendit dhe  zhvillimet e mbrendshme të kësaj partie.
Mbase ky, ishte edhe qëllimi kryesor i asaj marrveshje fatkeqe të mbrëmjes së 19 nëntorit 2014. Thyerja dhe ndarja e elektoratit të LDK- së e 2006-së e solli Thaçin në pushtet,…ashtu edhe tani, me tradhëtimin e elektoratit të LDK-së nga ana e liderit aktual të saj, po e mbanë në pushtet një klasë të dështuar politike.
Cila do të jetë tradhëtia e radhës ?
Meqenëse kjo qeveri ndodhet në prag të rënjës, shtrohet pyetja; cila do të jetë tradhëtia e radhës apo cili do të ketë radhën e kurorëzimit me parrtinë në pushtet dhe të nominimit për “postin” e kryeministrit,…kjo mbetët të shifet vetëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Nuk e kanë thënë kot të vjetrit; “Nëse paradite i hapë gropën dikujt, pasdite do të biesh vet në të”.
Për liderin aktual të LDK-së, z. Isa Mustafa “marrveshja”e fundit me Thaçin do të mbetët përvoja më e hidhur jetësore, nga e cila jo vetëm që do ta humbë postin e  kryeministrit, do t’i shkaktoj rënjën nga posti i kryetarit të LDK-së dhe rënjën përfundimtare nga skena politike.
Përqaj dhe sundo apo “Missione compiuta” e Hashim Thaçit,…pas ndarjës përçarëse të koalicionit paszgjedhor (VLAN), e realizoj e edhe ndarjën paqësore të LDK-së.
Politika është “arti i së mundshmës”, Hashim Thaçi doli fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit 2014-të dhe fitues i dyfisht i procesit paszgjedhor, duke i lënë vetës rrugën hapur edhe për një mundësi të radhës në zgjedhjet e jashtëzakonshme në pranverën  e 2016-së !
Zgjidhja më e mirë për humbësit e shumfisht të LDK-së, do të ishte dorëheqja nga postet drejtuese në qeverisjen e vendit dhe në partinë e tyre, të pasuar me një kërkimfalje të sinqert ndaj elektoratit dhe qytetarëve, veprime këto që do t’u hapnin rrugë ndryshimeve pozitive mbrenda kësaj partie,…mirëpo, përderisa kjo  ka pak gjasa të ndodhë, atëherë iniciativa për shkarkimin e “kryeministrit” dhe liderit diktatorial duhet të rrjedhë nga degët dhe nëndegët e LDK-së, nga elektorati i pastër rugovian.
Mbase gjëja më e mirë do të ishte, që iniciativa për shkarkimin e “kryeministrit” Mustafa, dhe tërheqja nga qeverisja e vendit të rrjedhë nga deputetët e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëherit, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për LDK-në, shpëtimi i vetëm për vendin dhe dalja më e suksesshme nga situata e krijuar politike në vend,…e jo të sillen me dy fytyra; në njërën anë deklarojnë se nuk do ta “votojnë” Thaçin për president, ndërsa në anën tjetër t’i qendrojnë besnik një lideri diktatorial, me mbështetjen e marrëveshjeve private mes Thaçit e Mustafës dhe vendimet e tyre skandaloze për të ardhmen e vendit.
Ashtu siq e fillova me Sekretarin Shtetit të SHBA-së John Kerry, edhe po e përfundoj me deklaratat e tij; “Kosova në bisedimet e Brukselit ka marrë vendime të guximshme, (përkthyer në gjuhën popullore i bie; Kosova ka marrë vendime të rënda dhe të dëmshme për vendin),…luftojeni krimin e organizuar dhe korrupsionin,…nuk i mbështes marrveshjet e dëmshme për Kosovën,…etj”, janë tregues i mirë për nevojen e ndërgjegjësimit të faktorit politik dhe kombëtar në Kosovë.
Duhet vlerësuar lartë thirrjen e zotit Kerry për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë, mirëpo për ç’rrënjosjen e kësaj kaste kriminale dhe të korruptuar nuk mjafton “një ngrehje veshi” për qeveritarët, siq po i thonë analistët,…kemi nevojë për ndihmën konkrete të partnerëve ndërkombëtar, e në mënyrë të veqant të SHBA-ve, sepse kjo kastë politike ushtron ndikim të fuqishëm mbi institucionet e pavaruara, mbi gjykatat, prokurorinë dhe policinë e shtetit.
Si rezultat i kësaj, do të ishte iluzive të mendohej, që vetëm me fjalë dhe këshilla miqësore ta detyrosh të largohet nga skena politike një klase hajdutësh dhe kusarësh politik, abuzues dhe shpërdorues të pushtetit, gënjeshtar dhe mashtrues, falsifikator dhe plagjiator diplomash universitare.
Nevojitet një bashkrendim i zgjeruar forcave ndërkombëtare me sistemin e drejtësisë vendore dhe veprime energjike të mënjëhershme për ndryshimin e kësaj “Status Quo”-je politike dhe juridike të vendit tonë.

Ndahet nga jeta Imzot Rrok Mirdita

$
0
0
Rrok Mirdita, me një histori të gjatë me Nju Jorkun, ka qenë simbol i unifikimit të katolikëve të Treshtetshit – New York-New Jersey-Connecticut   Nga – Beqir SINA New York.
HARTSDALE – NEW YORK: Si pasojë e një hemoragjie cerebrale, mesditën e sotme ka ndëruar jetë imzot Rrok Mirdita. Pavarësisht ndërhyrjes që ka kryer ditë më parë, ai nuk ia ka dalë dot mbanë.
“Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës, me shumë dhimbje njofton se sot, më datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14:30, në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë- Durrës.
Qysh me datë 4 dhjetor 2015, Imzot Mirdita ka pësuar një insult cerebral. Menjëherë i është nënshtruar atë ditë një ndërhyrje kirurgjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirurgjisë, ku ka vazhduar në gjëndje kome.
Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirurgjisë, gjëndja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ka ndërruar jetë”.
Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” e cila ndodhet në një mjedis të bukur natyror, periferinë Harsdale – në kantonin Ynokers(NY), për çdo vitë, ka pasur një aktivitet të dendur fetar e shoqëror dhe kombëtar, ku një kontribut të veçnatë ka lënë edhe Imzot Rrok Mirdita.
Dom Pjeter Popaj prezanton kandidatet per krezmin
Ardhja e Imz. Rrok Mirdita gjithmonë ka qenë ngjarje e veçantë për kishën e besimtarët – në Kishën katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Harstdale – New York.
Më 2006 në Kishën katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Harstdale – New York, u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm fetar. Aktivitet, në cilin mori pjesë edhe i përndershmi Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranë – Durrës.
I përndershmi Imz. Rrok Mirdita dha Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatëve në New York.
Në ceremoninë e rastit atë bashkëmeshuan, me Imz. Mirditën, famullitari Dom Pjetër Popaj, zv/Famullitari Nikolin Pergjini dhe sekretari personal i Imz. Mirditës Dom Marjan Paloka. Ishin present dhe rreth 450 vetë, besimtarë e besimtare. Çdokush i pagëzuar katolik ka me borxh të krezmohet, ashtu edhe këta të rinj, që u përgatiten për 9 muaj në katekizëm, u krezmuan ata.
Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatëve me Imzot Rrok Miriditën
Gjate meshës të orës 1:30 pas dite, ceremonia e krezmimit filloi me prezantimin e kandiatëve nga Dom Pjetër Popaj. Mandej, Imz. Mirdita, në predikimin përkatës, u foli të rinjëve për domethënien e Sakramentit të Krezmimint duke e krahasuar atë me ardhjen e Shpirtit Shënjt mbi apostuj. Për ata që nuk janë të njohur me Kishën Katolike, ajo përcakton shtatë sakramente: Pagëzimi (përmes të cilit bëhemi të krishterë), Rrëfimi (përmes të cilit pajtohemi me Zotin duke i rrëfyer mekatet e bëra dhe duke u penduar për to), Kungimi (përmes të cilit marrim shujten shpirtërore, duke u ushqyer, në formë buke, me Mishin dhe Gjakun e Krishtit), Krezmimi (përmes të cilit përforcohemi në fe), Vojimi (që jepet kur jemi duke vdekur), Urdhëri Shënjt (shugurimi meshter), Kurora e Martesës (përmes së cilës sancionohet bashkimi në kurorë). Mbas predikimit, Imz. Mirdita, duke i lyer kandidatët në ball me vajin e krezhmit dhe duke përsëritë formulën e krezmimit, “Prano vulën e dhuratës së Shpirtit Shenjt”, i shpalli ata të krezmuar.
Më në fund, në shenjë dashuri dhe respekti Imz. Mirdita u pa të pozoi me çdonjerin, e të porsa krezmuarve për fotografi përkujtimore, si dhe për fotografi në grup dhe me besimtarët, ku shumicën e tyre i njihte prej shërbesave fetare në New York.
I përndershmi Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranë – Durrës
Imzot Mirdita, i tha zoti Mark Shkreli gazetës sonë, kishte ardhë enkas për krezmimin e fëmijve. Ky sakrament, si rregull, jepet vetëm nga ipeshkvinjt, megjithse, nga njëherë, edhe priftërinjt mund t’a bëjnë. Ai tha se, Imz. Mirditën e kishte ftuar famullitari Dom Pjeter Popaj, në shenjë respekti për shërbimin e tij 20-vjeçarë në këtë famulli, që nga viti 1973 deri më 1993, kur Papa Gjon Pali II e ka emëruar arqipeshkev të arqipeshkvisë Durrës – Tiranë. Ai, me kënaqësi, e pranojë këtë ftesë, dhe çdo vjet vjen enkas për këtë.
Burime nga kisha thanë atëhere se i Përndershmi Imzot. Mirdita, udhëtonte për në Itali ku, ai do të celebronte një meshë në kishën Zoja e Shkodrës, në zonën Genazzano, ku gjendet afreskoja e njohur, e cila, sipas legjendës, me 1467, në mënyrë të mrekullueshme, është shkëputë nga muri i kishës së Zojës, në rrënzë kalasë së Rozafatit në Shkodër dhe, e bartur nga engjejt, ka fluturuar përtej Adriatikut dhe ka zënë vend në Genazzano, ku ishte në ndërtim një kishe e re. Dy shkodranë iu vunë mbas dhe kaluan detin – këmbë. Shumë papë, duke përfshir edhe papën shqiptar Klementin XI, e kanë vizituar ketë shenjtore në Genazzano. Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës”, ka organizuar disa shtegtari në provincën e Genazzanos, dy të fundit më 2000 dhe 2003.
Ne mes Imz. Mirdita (ne mes), Dom Pjeter Popaj (ne te majten e Mirdites), Dom Nikolin Pergjini (ne te djathten e Mirdites) me te rinjte e sapo krezmuar
Rrok Mirdita, ka një histori të gjatë me Nju Jorkun
Ai ka ardhur në New York, nga arqipeshkvia e Tivarit me 1973 dhe ka shërbyer si ndihmës i Mons. Oroshit, i cili ishte administrator i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, deri më 1986, kur Oroshi, pensionohet dhe Mirdita bëhet administrator. Menjëherë ai mori hapa për unifikimin e katolikëve të Treshtetshit, New York-New Jersey-Connecticut. Më 1987 u nënshkrua deklarata për unifikimin, kurse me 26 shtator 1989 u nënshkrua kontrata për blerjen e trollit ku sot gjendet kisha e bukur e Zojes së Shkodrës në Hartsdale. Dy ditë më vonë se të ndodhte kjo, Arqipeshkvi i New Yorkut, kardinali O’Connor, e shpalli famulli dhe emëroi Dom Rrok Mirditën famullitar të parë.
Me propozimin e Mark Shkrelit, njeri shumë i afërt me kishë, dhe përkrahjen e këshillit, kisha u emerua Zoja e Shkodrës. Punët filluan me zell, por Mirdita, nuk arriti t’i futë themelet kishës së re sepse Papa Gjon Pali II, në dhejtor 1992, e emëroi arqipeshkev të Durrës-Tiranës, gjë që e detyroi shpërnguljen e tij nga New Yorku.
Imz. Mirdita, që erdhi në New York, për këtë rast, dhe më pas do të udhtonte për në Itali, për të të celebruar një meshë në shenjtoren e Zojës së Shkodrës në qytetzën Genazzano, nja 45 km në verilindje të Romës.
Tonin Mirakaj, aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë, vatranë i hershëm dhe publicist, ish Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir” (sot “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale, New York), kujton mikun e tij – Imzot Rrok Mirditën, në një shkrim të tij, kur ai erdhi në krye të Kishës Katolike Shqiptare në New York duke thënë :”Më 1986, themeluesi i qendrës, tashti Msgr. Zef Oroshi, për arsye shëndetsore, del në pension dhe Dom Rrok Mirdita, caktohet Administrator i qendrës, duke u vendosur në krye të të Kishës Katolike Shqiptare në zonën e Tri-Shtetshit”.
Pra, qysh këtu nisi udha e bariut të Zotit, në Nju Jork e Imzot Rrok Miridtës
Publicisti dhe shkrimtari Klajd Kapinova, ka shkruar se I Përndershmi Dom Rrok Mirdita, ka qenë i angazhuar maksimalisht edhe në Simposiunin për Pjetër Bogdanin në Nju Jork .
Ku si shkruan Kapinova :” Sot me të drejtë në shtypin e ditës përkujtohet 25-vjetori i vizitës së parë të linderit paqësor të demokracisë dhe lirisë së Dardanisë martire Dr. Ibrahim Rugovës, një vlerësim mëse i merituar edhe në të adhmen duke përkujtuar edhe personalitetet të tjera, që morën pjesë në Simpoziumin historik dhe kulturorë, për Bogdanin në New York.
Ai në këtë shkrim nuk ka lënë pa permendur edhe Imzot Rrok Mirditën, të cilin ne po e kujtojmë sot në këtë shkrim ditën e amshimit.
Kapinova thotë se; “Në lajmërimin e hartuar nga komisioni përgatitës, që mban datën 3 korrik 1989, ndër të tjera lexojmë: “Këshilli i kishës katolike shqiptare në New York, adminstratorit I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe ndihmësi i tij Dom Pjetër Popaj, lajmërojnë të gjithë bashkësinë shqiptare, se me datën 7 tetor 1989, do të mbahet një “Seminar Përkujtimor”, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Ipeshkvit të kishës katolike, teologut, shkrimtarit, themeluesit të letërsisë shqipe dhe patriotit të madh shqiptar Imzot Pjetër Bogdanit…
Kurse, Fran G. Shkreli, (i cili ka punuar për Zërin e Amerikës për një periudhë 30-vjeçare në detyra të ndryshme, përshirë shef i Shërbimit shqip dhe shef i Drejtorisë së Euro-Azisë), ka thënë për këtë aktivitet se :”Është me vend që të përmenden disa prej tyre –më të rëndë-sishmet — siç ishte akademia e mbajtur me rastin e 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, kur u ftua Dr. Ibrahim Rugova për të mbajtur ligjëratë. Kjo ishte vizita e parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë dhe mund të thuhet lirisht se Kisha Zoja e Keshillit të Mirë mund të marrë kredinë se me këtë ftesë, konsiderohet që ai të ketë filluar karjerën e tij politike, që pak më vonë e konsolidoi atë si udhëheqsin e Kosovës që e njihte e gjithë bota, si udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë si President i atij vendi.”
Edhe publicisti, kritiku letrar, shkrimtari i disa librave, autori Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” në librin e tij me titull : “Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe” e përmend Imzot Rrok Mirditën për kontributin e tij fetar dhe kombëtar në Kishën Katolike Shqiptare në Nju Jork
Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra kulturore Nëna Terezë kan promovuar veprën në 3 vëllime “Për një Shqipëri me Zotin” e Imzot Rrok Mirditës
 Vepra tri vëllimshe me titullin “Për një Shqipëri me Zotin..” që mbledh predikimet, fjalimet e shkrimet e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirditës gjatë misionit të tij ipeshkvnor në udhëheqjen shpirtërore të Kishës dioqezane Tiranë-Durrës, u promovua në Nju Jork .
Promovimi i këtij libri, u bë nga Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, Qëndra e saj kulturore Nëna Terese, nën përkujdesjen e Dom Pjetër Popoj, famullitari dhe meshtari i kësaj kishe. Libri “Për një Shqipëri me Zotin”, përsiatjet e një bariu shpirtëror, të Imzot Rrok Mirditës, është i përgatitur nën kujdesin e dom Marjan Palokës, Marjan Lumçit dhe Gjergj Metës.
 Të pranishëm në promovimin e veprës, në Biblotekën e Qendrës Kulturore Nëna Terese, ishin edhe përfaqësues të besimit katolik, mysliman e ortodoks dhe vetë autori, arqipeshkvi Mirdita, i cili për disa vjet ka shërbyer në këtë kishë.
Ceremonia e promovimit te librit u zhvillua me pjesëmarrjen e konsiderueshme të një numri të madh lexuesish, shkrimtarë këta dhe poetë shqiptarë në SHBA-ës.
Në këtë promovim morën pjesë; edhe disa lider të komunitetit, studentë, e personalitete të njohura nga trojet etnike shqiptare, që jetojnë e punojnë këtu në SHBA-ës. “Dhe, kjo nuk është aspak diçka e rastësishme, si për pjesëmarrjen kaq masive, por edhe për vendin e vyer, ku u zhvilliua aktiviteti, që i jep një rëndësi të posaçme librit të Imzot Rrok Mirditës, pjesë e këtij komuniteti, është edhe ai vetë”, tha Dom Pjetër Popaj.
Njëri prej përpiluesve, të këtij libri dom Marjan Paloka, i cili, mori pjesë vetë në këtë promovim, në Biblotekën e Qendres Kluturore Nëna Terese .
Prof. Sami Repishti, shkrimtar, humanist dhe historian shqiptarë, dekoruar disa herë nga qeveritë shqiptare dhe amerikane për veprimtari patriotike e akademike, ish professor në Universitetin Adelphi në New York, dhe autor i një numri studimesh dhe librash për Shqipërinë,  ish i burgosur politik (1946-56) aktivist per te drejtat e njeriut, në kumtesën e tij foli për temat më të rëndësishme të librit, dhe nënvizoi vështirësitë që Imzot Rrok Mirdita dhe të tjerë, si At Zef Pllumi dhe At Zef Luli, kanë kaluar gjatë regjimit komunist, pasi ai dhe vetë ka kaluar më shumë se 10 vjet në burgjet e egra të diktaturës së Enver Hoxhës.
“Megjithatë tha profesor Repishti, libri i Imzot Rrok Mirditës  “Për një Shqipëri me Zotin”, qysh në titullin e zgjedhur bukur,  ka gjetur mirë  vlerat didaktike, historike dhe shpirtërore të veprës dhe përvojës 17-vjeçare që arqipeshkvi Mirdita,  pati në Kishat Katolike të Durrësit dhe Tiranës, dhe kudo që ai shërbeu e shërben ende  me aq devotshmëri”.
Në këtë promovim veç përshëndetjeve dhe fjalës kryesore së mbajtur nga Dom Pjetër Popaj me ligjerata u paraqitën tre ligjerues, Dom Marijan Paloka, studiuesi Bardhyl Ukcama dhe professor Sami Repishti.
Promovimin e librit “Për një Shqipëri me Zotin”, me autor Imzot Rrok Mirditës, e drejtojë Lekë Përlleshi.
Ndërsa përshëndeten miku i Imzot Rrok Mirditës, Tonin Mirakaj, si dhe dr Gjon Buçaj, Adnan Mehmeti, drejtori i Qëndrës Kulturore Nëna Terese, zoti Mark Shkreli.
Në mesin e qindra pjesëmarrësve ishin edhe Presidenti i Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, nga Letovica e Preshevës, i cili krijon dhe jeton prej vitesh në Amerikë, poetja nga Kosova  Rita Salihu – veprimtare e komunitetit nga Rhod Island, me bashkëshortin e saj, Inxh. Adem Salihu, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, dr Gjon Buçaj, gazetari dhe publicisti i njohur  Frank G. Shkreli, gazetari dhe redaktori i disa gazetave në Shqipëri dhe SHBA-ës, Dalip Greca, editor i gazetës Dielli etj.
9 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Bunkenveri ra në 20 shkurt 1991, Bunkedi rezistoi në 8 dhjetor 2015

$
0
0

Nga Kastriot Myftaraj

 

Kur turma e protestuesve të opozitës, në 8 dhjetor 2015, iu drejtua bunkerit të ndërtuar, sipas idesë së Kryeministrit Rama, në cep të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtuesit e protestës dhe protestuesit menduan se bunkeri do të shembej lehtë. Ata kishin menduar se Kryeministri Rama kishte ndërtuar një bunker dekorativ, të përbërë nga një shtresë e hollë betoni, e veshur me kartonxhez, që mund të thyhej lehtësisht. Ata u ndeshën me një të papritur të madhe kur panë se pas shtresës së kartonxhezit doli një bunker i vërtetë prej betoni, i trashë sa bunkerët e vërtetë të ndërtuar nga shteti komunist. Kur Kryeministri Rama ideoi dhe urdhëroi ndërtimin e bunkerit te Ministria e Brendshme, ai e dinte se opozita nuk mund të mos e sulmonte atë. Simbolika e bunkerit te Ministria e Punëve të Brendshme ishte thjesht një provokim dhe nuk kishte tw bwnte me denoncimin e diktaturws komuniste. Në kohën e shtetit komunist, bunkerët nuk i ndërtonte Ministria e Punëve të Brendshme, por Ministria e Mbrojtjes. Sigurimi i Shtetit nuk i ndrynte njerëzit në bunkerë. Ironikisht, bunkerët mund të frekuentoheshin lirisht dhe përdoreshin si nevojtore, një mënyrë kjo e disidencës masive të shqiptarëve në rrethanat e kohës.
Prandaj, ndërtimi i bunkerit te Ministria e Punëve të Brendshme nuk mund të ketë simbolikën e denoncimit të diktaturës komuniste, por atë të fuqisë së regjimit të sotëm të Edi Ramës. Prandaj bunkeri ishte një simbol që e joshte opozitën për sulm. Opozita e sulmoi bunkerin në të njëjtën mënyrë siç sulmoi shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991. Atëherë monumenti i Enver Hoxhës ra me një lehtësi shumë të dyshimtë, i tërhequr me litar nga turma. Kjo ndodhi sepse gjate natës njerëzit e regjimit komunist ishin liruar vidat (kunjat) që e mbanin shtatoren të mbërthyer pas piedestalit. Pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia po e përdorte urrejtjen popullore ndaj diktaturës komuniste, për të pastruar simbolikën që kishte të bënte me paraardhësin e tij, dhe që i bëhej pengesë atij për t’ u paraqitur si drejtues i proceseve demokratike, duke u bërë i pari president i Shqipërisë paskomuniste. Prandaj i liroi vidat e shtatores.
Shtatorja e Enver Hoxhës ishte e ndërtuar me funksionin e simbolikës së izolimit që përfaqësohej nga bunkerët. Shtatorja e Enver Hoxhës ishte me shpinë nga Perëndimi dhe ecte drejt Lindjes. Rrëzimi me lehtësi të dyshimtë i shtatores së Enver Hoxhës ishte një tregues se përmbysja e diktaturës komuniste në Shqipëri ishte një skenar i vetë diktaturës komuniste, me synimin për të ruajtur atë që ishte instrumenti i pushtetit, partinë. Partia Komuniste, e quajtur Partia e Punës, u “reformua” me rastin e proceseve demokratike duke u bërë Parti Socialiste, kinse e llojit perëndimor. Kuptohet se në sistemin e ri politiko-shoqëror do të kishte dhe parti të tjera, për të cilat do të bëhej kujdes që të dilnin nga kulisat e Partisë Komuniste.
Bunkenveri ra, së paku simbolikisht. Atë vizion që kishte Ramiz Alia për përshtatjen e diktaturës komuniste me rrethanat e reja të pluralizmit politik dhe ekonomisë kapitaliste, në këta 25 vite, nuk ka arritur askush më mirë se Edi Rama, që ta ndërtojë si sistem të kontrollit të politikës, ekonomisë, shoqërisë, institucioneve të pavarura (Gjykata, Prokurori, shërbime të fshehta), medias etj. Këtë diktaturë të re e simbolizon bunkeri i ndërtuar te Ministria e Punëve të Brendshme. Ky bunker është në fakt Bunkedi. Dështimi i opozitës në sulmin e saj për të shkatërruar bunkerin është shumë domethënës. Bunkedi rezistoi në 8 dhjetor 2015, ndryshe nga Bunkenveri në 20 shkurt 1991. Kumti është i qartë për të gjithë. Simboli që ra në 20 shkurt 1991 u rindërtua dhe i rezistoi goditjes në 2015. Kjo është e vërteta e Rilindjes së Edi Ramës. Tërheqja e opozitës para bunkedit sot dhe shpallja si fitore e djegies së kartonxhezit me të cilin ishte i veshur bunkeri, është dështim fatal i saj, është ana tjetër e medaljes së rreme të meritës së saj për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, në shkurt 1991. Opozita duhet të kishte qëndruar përreth bunkerit dhe të ngrinte çadra atje, deri kur ta shkatërronte atë duke i hequr copëzë pas copëze. Ose të pajisej me mjete teknike që përdoren në raste të tilla. Por opozita e sotme është ajo që ka arritur fitoren e rreme të 20 shkurtit 1991 dhe është mësuar që në luftën me simbolet të arrijë fitore të rreme, të lehta.
Regjimi i sotëm, i dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, me bunkedin i lejoi vetes një shprehje arrogance politike, me anë të simbolikës. Dhe nga arroganca bëri një gabim të madh duke e mbrojtur bunkerin te Ministria e Punëve të Brendshme me policë. Policia e Shtetit ka detyra të përcaktuara qartë në ligj dhe mbrojtja e bunkerit nuk lidhet aspak me atributet ligjore të saj.
Opozita sot tregoi paaftësinë e saj për të mposhtur regjimin që ka si simbolikë bunkedin. Jo se do të rrëzonte qeverinë me këtë protestë por së paku simbolikën e paligjshme të regjimit të sotëm duhet ta kishte rrëzuar. Nëse opozita pati sot një disfatë të qartë, qeveria pati një fitore shumë të dyshimtë. Qeveria e ruajti simbolin e saj bunkerin, që tashmë më tepër se kurrë është bunked. Dhe tashmë çdo veprim i kësaj qeverie do të shihet nën prizmin e këtij bunkeri, apo në sfondin e tij. Kjo e deligjitom regjimin në mënyrë katastrofale./Kastriot Myftaraj

 

 

 

Kush po e pengon ndriçimin e Katedrales

$
0
0

Nga Frrok Gjergjaj

 

Ta ndriçojmë Katredalen Imzot Ipeshkëv, se ka nevojë Prishtina të duket sa më e bukur, përballë shëmtive që e sfidojnë. Kjo nuk po ndodh dhe nuk e dimë nga kush pengohet? Kush nuk po do dritë!? Fundja, objektet e kultit të jenë shembull, të na ushqejnë me mendimin pozitiv, me ndjenjën e mirë. Aty ku shoh dritë unë shkoj. Aty ku zhvillohet jeta në errësirë unë e refuzoj. Katedralja duhet të ndriçohet.

Katedralja e kryeqytetit e mban emrin e shqiptares më të ndritur, më të shquar të të gjitha kohërave, Nënës Terezë. Emri dhe shembëlltyrja e saj ndriçon kombin shqiptarë, – drita e rrugës sonë.  Ndriçon virtyti i saj, por nuk po ndriçon objekti, – Katredalja.  Ndriçon vetë emri i saj, por nuk po ndriçon dora e njeriut.

Tash e shumë vite jemi mësuar që për festa të fund vitit ta shohim Katedralen në terr dhe të shndërruar në një objekt që nuk reflekton, nuk ndriçon  dhe shikuar nga larg nuk sjell atmosferë të ringjallje shpirtërorë siç reflektojnë  festat e fund vitit.  Ndriçimi për festa ku do në botën e qytetëruar fillon në fillim të muajit dhjetor por si duket për udhëheqësit e Ishpeshvënisë së Kosovës dhe për Kryetarin e Prishtinës kjo shumë pak ka rendësi sepse të dy institucionet kanë punë tjera për të bërë.

Ndërsa në anën tjetër udhëheqësi i kishës katolike i mbarë botës Papa Françesku muajin dhjetor në mbarë botën e ka shpallur muaj të madhështisë – muaj të lutjeve pikërisht së në vitin 2016 pritet që Nënë Tereza nga Vatikani të shpallet shenjtëreshë. Dhe, aty ku reflekton emri i saj, prej nga na jep dritë,  udhëheqësit tanë shpirtëror nuk shprehin interesim, përkushtim për ndriçimin e objektit i cili është madhështia e kryeqytetit.

Udhëheqësi shpirtëror i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji, me të gjithë bashkëpunëtorët, pikërisht në  kryeqytetin e Dardanisë, nuk po e ndriçojnë objektin e kultit, prej nga del drita e shpirtit të Nënë Terezës. Me siguri thonë, se dritë është shpirti ynë, janë veprat e mendimet që bëjmë. E vërtetë është kjo.

Por ne duam dritë. Madje sa më shumë, edhe ato vezulluese të dorës së njeriut. Kur vjen fundi i vitit, presim hapjen e qiellit, ndërrimin e motmotit, numërimin e ditëve kalendarike, bashkë me numërimin e të mirave e të këqijave që kemi lënë pas dhe atyre që i presim. Ky është kuptimi i ndriçimit, sepse, duam sa më shumë dritë përballë erresësirës që po na sfidon.

Le të ndriçojnë edhe objektet, edhe individët edhe institucionet. Për sa më shumë dritë  ka nivoj ky vend ,  nga kushdo, është më mirë. E si mund të dijmë ne se kemi dritë shpirtërore, kur nuk e shfaqim ate. Ta ndriçojmë Katredalen Imzot Ipeshkëv, se ka nevojë Prishtina të duket sa më e bukur, përballë shëmtive që e sfidojnë. Kjo nuk po ndodh dhe nuk e dimë nga kush pengohet? Kush nuk po do dritë!? Fundja, objektet e kultit të jenë shembull, të na ushqejnë me mendimin pozitiv, me ndjenjën e mirë. Aty ku shoh dritë unë shkoj. Aty ku zhvillohet jeta në errësirë unë e refuzoj. Katedralja duhet të ndriçohet.

 

 

 

 

Zef Mulaj publikon në italisht romanin policor e investigativ

$
0
0

Sguardo oltre i confini”(Vështrim përtej kufijëve)

Nga: Prof.Murat Gecaj

1.

Kohët e fundit, Dr.Zef Mulaj botoi librin e katër të tij  në gjuhen italiane, me titullin “Sguadro oltre confini-“Le porte  oscure del  traffico  umano”-

“Vështrim përtej kufijëve”(Porta të errta, me  trafikime  njerëzore). Këtë roman policesk e ka venë në qarkulim Shtëpia Botuese “Kimerik”-në Siena të Italisë. Tematika e librit është imigracioni i paligjshëm, ku gratë dhe fëmijët hyjnë  në  rrjetin e krimit të organizuar  ndërkombëtar.

Në  veprën  e  re të Zef  Mulajt, emigrant tash sa vjet në shtetin tonë fqinj, është ndërtuar një situatë  ngjarjesh dramatike, të cilat kanë si protagonist një djalë me origjinë shqiptare, dedektivin Gjorgjio,   me detyren e  agjentit të  antikrimit dhe plot entuziazem, njerëzore e i gatshëm për sfida të reja  në luften kunder krimit. Tërë vepra jep mesazhin kryesor për luftën
ideologjike ndaj çdo krimi dhe   dënimin e korrupsinit,  një  nga plagët më të thella të shoqërisë së  sotme.
Ai është një himn për bashkëkombasit e autorit, të bashkuar me të njëjtën dëshirë: Për ta
realizuar secili ëndrrën e tij. Gjithashtu, i jepet përgjigje pyetjes: Çfarë i  shtynë ata që ta braktisin
vendin e tyre? Në libër mesazhi i  rikthimit të vlerave njerëzore, shumë të  munguera  në kohën e sotme, në mbare  botën  njerëzore.

Është individi, ai që ende beson në vlerat e caktuara  njerëzore dhe
që lufton me  guxim për  t’i ndihmuar të tjerët. Diasa nga veçoritë e këtij romani janë: Dialogu i zhdërvjelltë, thjeshtësia e stilit, përdorimi i frazave të shkurtëra,  ngjarjet  dramatike të ndërthurura njëra me tjetren dhe përdorimi i shkathët i fjalës së drejtpërdrejtë. Konfliktet dhe ngjarjet rrjdhin nga vetë  realiteti i sotëm  në jeten  e imigracionit, ku shprehet  hapur konflikti dramatik  i krimit të organizuar. Flitet per prostitucionin e droga dhe njeriun e zhvleftësuar, aq shumë i përhapur  në boten e sotme. Me sa dimë, në këtë roman është ndër rastet e rralla, në mos të vetme,  që një personazh   dedektiv,  me origjinë shqiptare, gjendet  në skenën    botërore,   si misionar  në luftën kundërkrimit ndërkombëtar.

2.

I.-Publikimet  e autorit Zef Mulaj, në gjuhen shqipe janë:

1.“Emër që lind diellin”, poezi, SHB “Erik”, Tiranë, 2004.

2. “Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, SHB “Kristalina KH”-Tiranë,2006.

3. “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, SH B “Ëeso”, Tiranë, 2008.

4. “Imazh”, roman, SHB “Ëeso”, Tiranë, 2010.

5.“Memory-Jetë e thyer”, roman, SHB “Filara”, Tiranë, 2012.

6.“Lulet e shpirtit”, poezi në Haiku, SHB“Filara”, Tiranë, 2012.

7. “Hëna, nuse e poetit”, poezi, SHB “Edlora”, Tiranë, 2015.

II.-Publikimet  në   gjuhën italiane:

1. “Prendi per mano la mia ombra”, poesi, tradotto in italiano, albanese, tedesco e inglese, Simple, Macerata, 2011.

2. “Altri occhi all’orizzonte”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2012.

3. “Pieni di sogni i fi umi”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2014.

4. Sguardo oltre i confini /le porte  oscure del traffico umano/nëndtor, 2015

Tiranë, 30 nëntor 2015

Disa pikëpyetje të mbetura pezull në Historinë e Letërsisë Shqipe De Martino dhe Fishta, “mësuesi i madh, nxënësi i madh”

$
0
0

Nga Tonin Çobani

 

Historia e letërsisë shqiptare, e rishkruar (kurdo që të ndodhë ai rishkrim), do t’i rezervojë me patjetër një vend të merituar poetit Leonardo de Martino (1830-1923) dhe marrëdhënieve të tij me Gjergj Fishtën e të tjerë poetë shkodranë të tre dhjetëvjeçarëve të fundit të shek XIX. Ai vinte nga arbëreshët e Italisë (da Greci di Puglia) dhe së bashku me Pjetër Zarishin nga Blinishti i Zadrimës e shkodranët: Zef Jubani, Pashko Vasa, Filip Shiroka, si dhe me Ndue Bytyqin, “bilbilin e Kosovës”, janë më të parët poetë të letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare. Pavarësisht këtij fakti, ata janë emra kaq pak të dëgjuar sot nga nxënësit e shkollave, studentët e, ndoshta, edhe nga vetë mësuesit e letërsisë. Përse?

Leonardoja ishte prift françeskan (Padre Leonardo De Martino) dhe vinte në Shkodër (edhe në Troshan e Lezhë) si misionar apostolik për të dhënë mësime feje e qytetarie. Duke shfrytëzuar miqësinë me Frano Krispin, aso kohe ministër arësimi i qeverisë italiane, ai kontribuoi në Shkodër për mbarëvajtjen e shkollës popullore të françskanëve për djem (hapur më 1861) dhe për çeljen e shkollës së vajzave (1879), të dyja në italisht deri sa në drejtimin e tyre erdh Gjergj Fishta (1902). Gjatë kohës që sherbeu në Shqipëri (1865-1903) shkroi vargje të frymëzuara në gjuhën letrare shqipe, të cilën e gjet të kultivuar si gjuhë poetike në ato treva qysh nga Budi e Bogdani. Një pjesë të poezive të veta i përmblodhi në librin “Harpa e një italo-arbëreshi” (“L’arpa di un italo-albanese”, Venecie, 1881), më i pari vëllim poetik i një autori të Letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtarë që jeton në troje shqiptare. Dhe është një vëllim voluminoz (442 f.), megjithatë janë të pakët ata studiues që e dinë apo që e konfirmojnë në leksionet apo shkrimet e tyre, shkencore a divulgative qofshin.

Viti 1881 shënon kohën kur Gjergj Fishta fillonte shkollimin e vet për të marrrë edhe ai rrugën e të varfërit të Asizit. Padre Leonardoja ka qenë mësues i Gjergj Fishtës në të dy kuvendet françeskane, të Shkodrës dhe Troshanit, që nuk ishin më shumë se tri-katër orë rrugë (në këmbë) larg nga njëri-tjetri. Në Troshan, gjithashtu, at Leonardoja kishte qenë famullitar, duke mbuluar me shërbesa edhe fshatin Fishtë, prandaj i kishte takuar të pagëzonte poetin e sapolindur aty. Unë nuk e kuptoj përse përgjithësisisht biografë të Gjergj Fishtës përmendin vend e pa vend faktin se at Leonardo de Martino ka pagëzuar poetin e ardhshëm dhe nuk theksojnë, se, përmes kontakteve me poetin shqiptaro-arbëresh dhe me veprën e tij letrare, Poeti ynë Kombëtar u mëkua shëndetshëm me romantizmin italian (edhe europian) ashtu si kishte ndodhur edhe me të tjerë shkrimtarë shqiptarë kur kishin rënë në kontakt me veprën e De Radës, Serembes, Skiroit etj?

Nuk e them me siguri, nëse Fishta i ri e dinte më parë se të botohej “Harpa…”, se frati i tij, që fliste një shqipe kaq të bukur, shkruante po kaq hijshëm edhe poezi të frymëzuara për atme e fe. Por do të risjell ndër mend një rast që na bind se Gjergji Fishta e ka mbajtur atë libër gjithnjë të hapur mbi tryezën e vet të punës qysh në rininë e tij të hershme. Madje, kur Zefi i vogël (emri i pagëzimit), u bë poeti i madh Gjergj Fishta (emri si françeskan), tek po kthehej nga Franca (ku kishte përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqës në Paris:1919-1920), bën një ndalesë kortezie në kuvendin françeskan të Sarnos (Itali), thjesht për t’u përshëndetur me mësuesin e vet 90-vjeçar, At Leonardo de Martinon: “një takim vërtet prekës në mes të mësuesit të madh dhe nxënësit të madh” (R. Petrotta).

Edhe për shëmbullin e mësipërm mund të formulohej ndonjë pyetje (e mbetur edhe ajo pezull) më parë se të rishkruhet një histori e merituar e Letërsisë Shqipe. Dhe mua, ndërsa rrekem të ofroj ndonjë përgjigje të pranueshme, më duhet të kthehem pas. Dikur motit, kur bëheshin tekstet e para për Letërsinë Shqipe, nuk studioheshin vetëm Gjergj Fishta e Naim Frashëri, por edhe një poet nismëtar si Leonardo de Martino. Filologu i shquar, Justin Rrota, autor i tekstit “Letratyra shqype për shkollat e mjesme” (1925), shprehet: Leonardo de Martino është “poet prej natyre, shkroi e botoi shumë kangë, sa kje pa ardhë në Shqypni, në gjuhë italishte. Këtu mandej, si e theu dialektin e vet n’atë të Gegnis, ia muer doren e shkroi me aq mjeshtri… (sa) bindemi pernjimend, se mujti me i qitë vjerrshat aq të limueme, aq të rrjedhshme e gjuhen të zgjedhun njiheri e popullore” (nënvijëzimi im – T.Ç). Ndërsa studiuesi i njohur arbëresh, Gaetano Petrotta, në veprën e tij madhore “Popolo, lingua e litteratura albanese” (Palermo 1931), shkruan: “De Martino mund të konsiderohet një ndër poetët kombëtar shqiptar, i birësuar i Shqipërisë…” (nënvijëzimi im – T.Ç).

Dhe pas kësaj, në vend që të formuloj një përgjigje për së mbari, s’më le të qetë sërish pyetja e parë: Kush e hoq “Harpën e një italo-arbëreshi” nga Historia e Letërsisë, nga tekstet e shkollave, pa e zëvendësuar, së paku, me një tjetër çfarëdo? Mos vallë, kur kishin vendosur të hiqnin nxënësin (Gjergj Fishtën), përse u duhej të linin mësuesin (Leonardo de Martinon)? Pra, edhe për të justifikuar ekskomunikimin e veprës madhore të Gjergj Fishtës (dhe të disa autorëve të tjerë që u shpallën të ndaluar pas Luftës së Dytë Botërore), gjë që, si dihet, bëhej për arsyse ideologjike (letërsia aso kohe ishte ideologji ose formë e ideologjisë).  Pastaj De Martino kishte bërë edhe “një mëkat klasor”, kishte qenë për pak kohë edhe sekretar i Bibë Dodës (Pashai i Mirditës) dhe kujdestar i të birit, Preng Bibë Dodës (Preng Pashai).

Jashtë këtij filtri shpërfytyrues është një studiues italian i sotëm, Virgilio Iandiorio, i cili, poetit tonë italo-arbëresh, Leonardo de Martinos, i ka kushtuar disa artikuj vlerësues me vështrim interkulturor të gjerë. Në esetë e veta Iandiorio shqyrton vetëm tekstet në italisht (poezitë dhe shënimet historiko-kulturore), duke u mbështetur në ribotimin e “Harpës…” në variantin elektronik (L’arpa d’un Italo-Albanese: poesie varie, by Leonardo de Martino: Book digitized by Google from the library of Oxford University, shih https://archive.org/details/larpadunitaloal00martgoog). Në njërin prej artikujve, në atë me titullin “Interesat kulturore të Leonardo De Martinos”, Iandiorio ndalet edhe te niveli europian i shqiptarit tonë italian, si një arsye më tepër për ta studiuar veprën e tij. Duke u nisur, ndoshta, nga i njëti arsyetim, studiuesi kosovar A.N.Berisha ka vënë në qarkullim vëllimin me poezi të zgjedhura, “Harpa arbnore” (Prishtinë, 2002) të Leonardo de Martinos, të cilit i pelqente ta thërriste veten “shqiptar i Italisë” (Sckjuptaar prej Italies).

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve, unë përsëris me këmbëngulje se “Harpa…” është vepra e parë poetike e Letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare, që u krijua 135 vjet më parë, në kontakt me lexuesin e vet,  brenda trojeve ku gjallonte natyrshëm gjuha shqipe si gjuhë e vetme komunikimi ndërmjet shqiptarëve autoktonë. Duke e hequr (apo shmangur) atë vepër, krijojmë artificialisht një hendek të madh në vijimësinë e letërsisë, sa që, ngado të sillemi për ta kapërcyer, biem brenda (në kuptimin e saktësisë shkencore). Dhe ashtu ka ndodhur. Kemi rënë brenda dhe e kemi humbur pusullën krejtësisht, duke marrë si letërsi kombëtare atë që nuk mund të jetë më tepër se plotësuese: letërsinë e diasporës. Kemi rënë brenda këmbë e krye, duke marrë si letërsi shqiptare, atë që nuk ishte shkruar në gjuhën shqipe (“Tahayyulat”, “Bardha e Temalit”, “Besa”, “Shqipëria. Kopshti shkëmbor i Europës Juglindore” etj), ashtu si nuk duhet të merret si e tillë vepra e shkruar italisht e Leonardo de Martinos (përfshirë edhe “Poesie varie, parte italiana” te “L’arpa…” ), veçse kur ndonjë varg a poezi është përkthyer në shqip prej vetë autorit, si ka ndodhur në disa raste.

Gjithashtu, duhet të pranojmë se letërsi e diasporës është edhe ajo e arbëreshëve. Madje vepra e De Radës ka plotësuar një boshllëk të krijuar objektivisht (jo artificialisht) në letërsinë shqiptare të gjysmës së parë të shek.XIX. Pavarësisht këtij fakti, sa i përket peshës që zënë në zhvillimin e letërsisë shqipe, Jeronim De Rada (dhe vepra e tij) nuk mund të jetë i njëjtë me Leonardo de Martinon (dhe veprën e tij), sado që edhe autori i “Harpës…” arbëresh ishte. Por “arbëresh i shqiptarizuar”, nëse mund ta përdorim këtë mbiemër për të dëshmuar faktin që ai për rreth 40 vjet jetoi në truallin e të parëve të vet të hershëm, gëzoi dhe vuajti së bashku me shqiptarë bashkëkohës, foli e qeshi, meshoi dhe shkroi poezi gjithfarësh në shqipen e tij të përditësuar, të themi, pas 500 vjetësh.

Leonardo de Martino, përveç përmbledhjes poetike “Harpa…”, numron disa vepra të tjera të botuara (italisht), një epistolar të pasur dhe shumë dorëshkrime. Ai ka përkthyer mjeshtërisht (“con risultati eccellenti”- E.Koliqi) nga italishtja në shqip dhe anasjelltas jo vetëm vargje origjinale të vetat, por edhe të poetëve të tillë,  si: Tommaso Grossi (“Il lamento della prigioniera”), Alessandro Manzoni (“Il Natale”), Pietro Metastasio (“Via Crucis”) etj. Është mjaft i përfolur përkthimi në italisht i poemthit “Vaji i bylbylit” të Ndre Mjedës dhe publikimi në botimin e dytë të librit me vargje humoristike të shkruara në Shqipëri dhe të botura në Bari (Itali) më 1897, “La questione albanese orientale e la nuova crociata” (Çështja shqiptare lindore dhe kryqëzata e re). Dh.S.Shuteriqi ka shkruar për këtë botim se “De Martinoja e hodhi bombën… autori tallte e sulmonte rëndë sundimin turk, valiun e Shkodrës vetë, si dhe politikën austriake…” Ai edhe “Vajin e bylbylit” e sheh si këngë simbolike që aludon te liria e atdheut.

Disa studiues kanë vënë re ndikimin e De Martinos te Mjeda (përveç se te Fishta) dhe përgjithësisht te poetët e gropës së Shkodrës. Ai ka bërë përpjekje që të botojë dorëshkrimin e Pjetër Zarishit (1806-1866), poeti më i hershëm i Rilindjes Kombëtare, vepra e të cilit është konsideruar si urë kalimi nga letërsia e vjetër shqipe në atë moderne; ka krijuar lidhje të vajzave shkodrane (300 nënshkrime) me Dora D’Istrian; ka qenë bashkëkohës me ideologun më të parë të Rilindjes, Zef Jubani (1818-1880) dhe duhet të jetë njohur me Pashko Vasën (1825-1892), autorin e esesë së parë në shqip (“Shqipëria dhe Shqyptarët”, 1879) dhe të poezisë programatike “O moj Shqypni e mjera Shqypni” (1880-81). Nësa me Filip Shirokën (1859–1935), që aso kohe mbante pseudonimin Karolipo Scifip, ka një bashkëpunim më të ngushtë, pasi i ka botuar poezinë luftarake (Canto marziale): “All’ Albania \ All’Arme! All’Arme!”, duke e shoqëruar me një koment të thukët. Tingëllimat e këmbyera me Ndue Bytyqin (1847-1917) prej rrethinave të Shkupit, paralajmërojnë një të ardhme me nder për Shqypninë e ngratë, të cilës “kishte me i ardhë prap nami e rybja e parë”.

Rishkrimi i historisë së letërsisë shqiptare bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe pasi të jenë diskutuar më parë gjerësisht probleme a pikëpyetje të mbetura pezull, si më ka pëlqyer mua t’i cilësoj ato çështje që zvarritën për të zënë vendin e tyre të merituar. Diskutimet i rrafshojnë gjendjet pezull, duke dhënë një farë drejtimi sado të përkohshëm. Prandaj dua të shtroj (tashmë) për diskutim edhe një pyetje të fundit. A mund të vazhdojmë të themi, si kemi bërë deri sot, se teatri shqiptar ka nisur në fshatin Qestorat “me subjekt dasmën e Lunxhërisë, që synonte zgjimin e ndërgjegjes kombëtare” (1874) apo në Shkodër (1879) me farsën e përkthyer (!) me titull “Makka” (FESH II), kur në të njëtin qytet një vit më pas kemi një tekst dramatik origjinal të shkruar në gjuhën shqipe (“Nata e Këshnellave”); kemi një dëshmi me shkrim se ajo dramë baritore (Dramma pastorale) është luajtur disa herë me sukses (duke filluar nga data 24 dhjetor 1880 deri më 6 janar 1881) dhe autori i saj (Leonardo de Martino) është përgëzuar prej kolegëve të vet se ka arritur të prekë shikuesit (publikun) e pamësuar me shfaqje teatrore? Sot kemi edhe tekstin e dramës të botuar në vëllimin poetik “Harpa…”, që i bie të jetë drama e parë shqipe (në Letërsinë e Rilindjes sonë Kombëtare) dhe shfaqja e parë teatrore (e Artit Skenik të Rilindjes sonë Kombëtare) që nis rrugëtimin e vet si lëvizje amatore në qytetin e Shkodrës.

Gjergj Fishta i ri duket se e ka parë këtë shfaqje kur është luajtur në altarin e Kishës së Fretërve dhe/ose në atë të Kishës së Murgeshave Stigmatine. Më vonë Fishta do të merret edhe vetë me teatrin, duke këmbëngulur që të gjitha shfaqjet të luheshin vetëm në gjuhën shqipe (1902) ashtu si kishte bërë me gjuhën e mësimit në shkollat françeskane; duke ngritur sallonin e shfaqjeve me 300 vende të shkollës françeskane (1907) dhe sallonin me 250 vende të shkollës së motrave stigmatine (1914). Ai u angazhua seriozisht me përkthimin e pjesëve teatrore dhe me krijimtari origjinale për skenë, duke i siguruar një vend të nderuar vetës (dhe mësuesit të tij)  në historinë e teatrit kombëtar dhe të dramaturgjisë shqiptare. Prandaj shprehim bindjen se në Historinë e Letërsisë Shqipe, të rishkruar, do të zënë vend të merituar Leonardo de Martino dhe marrëdhëniet të tij me Gjergj Fishtën, për të cilin thuhet se në fillimet e tij poetike, kur ishte ende student, edhe imitue e ka (D. Gjeçaj) mësuesin e vet të parë.

 

 

 

A po sfidohet shtetësia e Kosovës me veprimet tona?

$
0
0

Nga  Skënder Mulliqi

Mjegulla qe ka mbuluar Kosovën këtyre ditëve iu shtua mjegullës së madhe politike e cila ka pllakosur Kosovën  që shumë kohë. Një mik  i cili e ka shtëpinë buzë malit , tregon me problemin më ujqërit nga të cilët po bëjmë thotë ia kujdes të madh . Ai shpjegon një fakt interesant, duke treguar së si ujqërit  duket se nuk po kan frikë  fare, sikur më çdo kusht dojnë të futen të kafshët. Nuk e di së çka po ndodhë vazhdon tregimin ai, dhe  se di çka po ndodhë kështu përgjithësisht.Dhe, vërtetë duke e ndëgjuar ate u pajtova së  gjithë kjo vatër e krizës në botë, të gjitha këto vrasje ,gjithë ky gjak që po derdhët mbi tokë, gjithë këto fronte që janë hapur nuk mbyllën bash lehtë. Ndoshta edhe njerëzimi i cili shumë janë quar peshë, po ndjellë ndonjë luftë të madhe apo edhe më shumë së kjo.

  Gjendja politike në shtetin tonë të ri nuk është aspak e mirë . Tash kur jemi  në kohën e paqës  nuk po  dihet  për fatin  e tij. E gjithë pas lufta na shkoj pa u qëtësuar  sado pak ekonomikisht dhe politikisht . Një vit po bëhët kur ekzekutivin e mori mbi supe Isa Mustafa. Dhe , nuk dua të prejudikoi por  nuk e kishte pasur fatin e mirë. Nuk e ka pasur fatin e mirë edhe për faktin së gjatë gjithë fushatës elektorale Mustafa deklaroi së “duhet të hiqet qafe qeverisja e keqe e Hashim Thaçit” dhe së’ kurrë nuk do të bën koalicion më PDK-në” .Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e mbajti premtimin e dhën para opinionit dhe para elektoratit. Fillimisht ai pelqeu koalicionin e gjerë të quajtur VLAN.Pas gjashtë muajëve pazarlleqëve koalicioni u prishë. Kur diqka fillon mbrapsht edhe përfundimin së ka të mirë . U bë një vit që kur Mustafa po e drejton qeverinë e Kosovës. Edhe unë vet kur  LDK hyri në koalicion më PDK , kam qenë shumë skeptik së ky koalicion jo i natyrshem do të arrinë ndonjë sukses . Opinioni gjatë gjithë vitit të cilin po e lëm mbrapa u bombardua më gjera që  nuk i kemi paramenduar më parë së do të ndodhin .  Pas gjashtë mujorit të parë të qeverisjës me vendin ,ndodhën greva, dhe  protestat  kundër deklaratës  shoveniste të Jabllanoviqit. Pa vonuar shumë Qeveria e Mustafës, u përballë me ekzodin e dytë të madh të shqiptarëve.As në këtë sitauatë të krijuar kryeministri Mustafa, nuk u gjend mirë duke dhën deklarata bukur skandaloze lidhur më një temë kaq të ndieshme.  Akumulimi i të keqijave kishte ndodhur shumë kohë  më parë, por Mustafës nuk i ka kush asnjë faj kur vet i mori përsiper të gjitha obligimet në kohën më të vështirë pas përfundimit të luftës do të thosha unë. Vargu i krizave për qeverinë e parahatuar Mustafa nuk po ka të ndalur.Vendi në këtë fund vit ricikloi me krizë të madhe institucionale edhe pse kryeminstri, Isa Mustafa bashkë me zevëndësin e tij, Thaçin disa herë deklaruan së nuk paskësha krizë institucionale.  Dihet tashmë krejt ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ,  dhe jashtë tij, si  edhe në rrugët e kryeqytetit.  Ndodhën protesta të dhunshme e paqësore kunder dy marrveshjeve të dëmshme  të firmosura për “Zajednicën” dhe Demarkacionin. Që të dyja këto marveshje qeveria tentoi  që si të tilla edhe të bëhën faktike .E  gjithë kjo zhurullti politike veq sa e përshkallëzoi situatën politike dhe situatën ekonomike edhe ashtu hiq të mirë.E gjithë kjo maskaradë politike u luajt dhe po luhet në kurriz të popullit. Përgjëgjësia politike dihet së gjithmonë bie më shumë në pozitën . Me arrestimin e opozitarëve nuk zgjedhen  problemete grumbulluara, veq sa tensionohet edhe më shumë situata politike. Këto ishin poteza politikë jo të  mire në kohë dhe hapësirë.Edhe nese dikush po tenton qw me gjendje te tensionuar politike  ti ikw  Gjykatws Speciale e ka gabim.  Kur menduam së vizita e sekretarit  të shtetit  amerikanë, John Kerrit do të qetë në binarë normale politikën tonë të çakorduar , sikur kjo klasë politike  nuk  po ndëgjon shumë  për mesazhat e qarta të tij. Vizita  në Kosovë si ndërmjetësues te Ilir Metës   ishte pandam i vizitës së John Kerrit. Nese dikush  mendon që ta sprovon durimin e  Amerikës do të gabohet rëndë. Ilir Meta do të bënte mirë që ti ndreqte punët  e mbrapashta  të tija  në Shqipëri ,i cili konsiderohet si përsoni më i korruptuar dhe I cili mbi  mban mbi supe edhe  aferën CEZ. Kjo lojë politike është e keqja tjeter e madhe që po luhet në kurriz të Kosovës.  Ne, nuk kemi të bëjmë më  çështje të cilat nuk mund të zgjedhen.Është koha e fundit që kjo klasë politike e sidomos pushteti  të reflektojnë  pozitivisht, kur dihet së çfarë skenarësh të çarqeve serbe po luhen për destabilizmin e Kosovës.

 Rasti i  fundit i gjuajtjeve më armë në  enklavën serbe të Gorazhdecit, është skenarë  I përgatitur mirë I çarqeve  sekrete serbe për destabilizim  të Kosovës, që pastaj faji  tu mvishet  si zakonisht shqiptarëve. Dihet, për rastin “Panda” në Pejë ku sherbimi sekret serb  vrau bashkambasit e vet si shkas për të vrarë dhe masakaruar shqiptarë. Skenarët serb mund të ken   ndryshime vetëm   në kohë dhe në hapësirë . Akterët politikë  duhet ti  mbledhin   të gjitha forcat për kapërcimin e gjendjës së krijuar    , sepse shtetësia e Kosovës  mund të sfidohet seriozisht…

 

 

 


Ëndrra e dhjetoristëve: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”…

$
0
0

Nga Keze Kozeta Zylo  

 

(Përjetime të një mësueseje në prag të 25-vjetorit të lëvizjes studentore që përmbysi regjimin diktatorial të Enver Hoxhës).

 

Ndonëse kanë kaluar treçerek shekulli që filluan lëvizjet e mëdha për të përmbysur regjimin më dikatorial në Europe, në Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur nuk kam dalë me ndonje shkrim rreth një përjetimi personal si mësuese aktiviste për këtë lëvizje nga më qytetaret, më civilizueset për Kombin shqiptar.

Arsyeja është nga më të thjeshtat dhe më inspirueset e shpirtit tim: E rritur me kujtimet e një xhaxhai veteran të plagosur tri herë dhe nga një baba veteran të Luftës një burrë të urtë dhe të mençur që në palcën e shpirtit të tij kishte ideale nga më të pastrat dhe që s’përfitoi kurrë, por e dygën gjithë jetën në fshat dhe sot është pa shtëpi në Tiranë, më ka mësuar: “Ne bëmë detyrën karshi Atdheut”!

Edhe pse për të qenë e sinqertë si bijë, veçanërisht kur ishja e re mund të më ketë irrituar thjeshtësia e tij e tepruar, sepse s’kishja ëndrra për të ndenjur në mjerimin e burgut të fshatit, jo për faktin e thënies së tij lapidare për mua: “Ne bëmë detyrën”, por për faktin për vuajtjet e tij dhe të nënës sime që s’panë një ditë pushimi në jetë, por vetëm puno e puno në punë të rëndë fizike si 90% e popullsisë fshatare, ndërsa disa të tjerë u ngritën me katapultë pa hedhur qoftë dhe një krismë arme kundër okupatorit, pa ditur të shkruanin e të lexonin, shumë të pagdhendur përfituan gjer në ekstrem…

Ishin vitet e errta, të egra që gjithëkush e ka përjetuar në forma nga më të ndryshmet. Vërtetë fati më hodhi në Tiranë nga eksellenca e mësimeve të bashkëshortit tim të cilin mbasi mbaroi universitetin e inxhinierisë në kontigjentin e ushtrisë e emëruan direkt në Institutin e projektimeve, por shpirtërisht edhe sot në New York në zemër të botes së lirë them: “Lumturisë sime i ka munguar gjithmonë diçka: në radhë të parë lumturia e vëllezërve të mi dhe pastaj shumicës së bashkatdhetarëve që jetojnë akoma me listë për të marrë bukën e gojës apo duan të ikin sa më parë…

E fatkeqësisht kjo dhimbje gërryese vazhdon të ndihet gjer në asht dhe sot pas ëndrrës së bukur të studentëve: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Por më lejoni të hidhem tek përjetimet e mia për këtë lëvizje historike, demokratike, paqësore për të ndaluar krimet e përbindshme karshi të persekutuarëve, të dhunuarve dhe mjerimit mbarë kombëtar.

Ishte i çuditshëm përjetimi ndërkohë shihja se si nje dritëz hyjnore po ulej pranë Tiranës, pranë intelektualëve shqiptarë, punëtorëve plot ëndrra, dhe në këtë rast e kam fjalën për Tiranën, pasi atë e njoh gjer në imtësi, sepse e fillova profesionin e mësuesisë dhe e ushtrova për 20 vjet në kryeqytet, pak fat apo jo?

Kishte vite më përpara që diskutohej brenda mureve të shtëpisë, brenda dhomave pakënaqësia midis intelektualësh që me siguri do të vinte një ditë që do të shpërthente si vullkan, por këtë radhë jo me karabina pushkësh, por paqësisht dhe plot kulturë…

Kështu në shtëpinë e njerit prej ish grevistëve të urisë prof.Mehdi Shehut, të intelektualit erudit ndjesë pastë Nesti Çabirit, në shtëpinë e demokratit dhe mësuesit profesionist të boksit, Baftjar Shehut, apo në shtëpinë time diskutoheshin herë pas here probleme të dhunës, të mohimit të lirisë etj, të gjitha këto nën besim miqsh të ngushtë dhe të kahershëm. Kur Nesti Çabiri na bënte leksione private, kuptohet pa pagesë për italishten në vitet 88-89 në kohë të lirë na thoshte: “Sa keq! Hamë me tallon, rrimë me orë të gjata për të marrë vezë ndërsa Europa i shkel me këmbë. O Zot ç’mjerim është këtu përsëriste herë pas here”! Ne e dëgjonim me kurreshtje sepse ishte i vetmi person nga ne që ishte shkolluar për arkitekturë në Gjermani dhe Itali dhe sigurisht krejtësisht i besueshëm për atë që thoshte. Ndërsa prof.Mehdi Shehu i lëndëve inxhinierike na solli një ditë fshehtas Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut e miratuar me 10 dhjetor, 1948, ku ndër të tjera do të më ngulitej në kokë si thumb neni 19 i cili thotë:
“Gjithkush ka të drejtën e Lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin
lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të
informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë”.

Grupi ynë kishte në përbërje disa mësues të ish gjimnazit “50 vjetori” në Kombinat ku shumica e gjimnazistëve i kishin prindërit punëtorë me tre turne në Kombinatin tekstil. Këta mësues ishin: Valentina Shehu, Liri Çabiri, Baftjar Shehu dhe Kozeta Zylo, ku më duhet të theksoj se mësueset Valentina, Baftjari dhe autorja e këtij shkrimi kishin ngritur probleme rreth dhunës psikologjike që ushtronte organizata bazë e partisë së shkollës rreth mendimeve tona të lira, të hapura deri diku në orën e mësimit, ku u përfshinë dhe katër mësues të tjerë si Beatriçe Capo etj, dmth bëheshim 7 mësues pa teserë partie, që nxënësit na quajtën 7 shaljanë. E sjellë këtë kujtim pasi dua të tregojë fytyrën e shtetit të egër që për problemet që ne ngritëm solli në shkollën tonë dy herë radhazi Vangjel Moisiun sekretarin e punëve ideologjike pranë Ramiz Alisë, sekretar i parë i Komitetit qendror të Partisë së Punës së Shqiperise në vitin 1985 mos gaboj, për të marrë takim me të shtatë prej nesh, ish drejtorin e shkollës demokratin dhe intelektualin Myfit Ishmaku si dhe me organizatën bazë të partisë që kishte për sekretare Razie Stafa. Për hir të së vërtetës Vangjel Moisiu më shumë dëgjoi prej nesh dhe sjellja e tij ishte tepër ndryshe nga diktatorët dhe të pagdhendurit. Pas tij erdhi për katër herë radhazi Pirro Lako i akuzuar si qejfli femrash, ish sekretar i komitetit të partisë i cili organizoi mbledhje kolektive me gjithë mësuesit për të na diskretituar dhe për të marrë masa siç dinin ata të merrnin. Zëri mbrojtës i mësueses inxh.Valentina Shehut, mendimet burrërore, trimit sypatrembur Baftjar Shehut ishin tejet tronditëse për një sekretar me aq fuqi partie për gjithë Tiranën. Kur më erdhi radha mua ndërmjet të tjerash thashë se nxënësit tanë po marrin shumë pak bursa për të shkuar në Universistet, sepse nuk kanë krah janë bij të klasës punëtore… Në fund Pirro Lako i “përndritshmi i partisë” erdhi me konkluzionin se Këze Zylaj ka rënie ideologjike…

Pas disa ditësh më vjen njoftimi nga sekretarja e organizatës bazë të partisë Razie Stafa që në atë kohë funksiononte për dy gjimnaze: “50 Vjetori i Pavarësise” dhe “Myslym Keta” në Kombinat se duhet të paraqitesha pranë Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës ku më kishte thirrur për takim Pirro Kondi i cili ishte në atë kohë sekretar i parë i rrethit të Tiranës dhe kandidat i byrosë politike. Së bashku me bashkëshortin tim dhe vëmendjen e familjes të cilet u shqetësuan shumë më çuan pranë godinës së Komitetit të Partise, sot godina qendrore e partisë socialiste.

Më duhet të theksoj pa lejen e tij se kam pasur në krah një bashkëshort shembullor, burrëror me mendime të hershme liberale demokratike dhe që s’i trembej syri nga e vërteta…

Sekretarja e zyrës pasi më mori dhe më çoi në paradhomë më tha që do të presësh këtu derisa të na njoftoj për të vajtur në zyren e tij. Dhe erdhi momenti i shkuarjes atje, ndërsa Qemali priste perjashta, me mendimin se dhe dyshimin se mund të arrestohesha ose kushedi çfarë dënimi tjetër.

Pirro Kondi ishte me një veshje sportive me një bluzë me mënga të shkurtëra që më befasoi dhe e filloi bisedën: -Ju jeni Këze Zylaj? -Po i thashë Këze Zylaj. Ju keni sjellë shumë shqetësim dhe ç’është më e keqja se keni bërë për vehte mjaft nxenës të mirë me partishmëri të fortë politike dhe ju po i prishni ata. Këtu medoemos e kishte fjalën për një nxënëse të shkëlqyer, të jashtëzakonshme, që për katër vjet njohu vetëm 10-ën, që lexonte dhe jepte opinione si një kritike e mirëfillte, Merita Gjeçin e cila na kishte bërë një mbrojtje dinjitoze si nxënësja ime për katër vjet. Ju keni thënë në disa mbledhje nga i deleguari i Ramiz Alisë Vangjel Moisiu dhe yni Pirro Lako midis të tjerash se: “partia e punës nuk po u jep bursa fëmijëve të “kllasës” punëtore. I thashë se unë kam ngritur me guxim një të vërtetë që duhet thënë se shumë pak po shkojnë në shkollë nga gjimnazi ynë, nxënësit tanë, është një shkollë që është lënë mbrapa liste.

Ai me hakërrim në dialektin lokal dhe forcë detyre partie u përgjigj: “Vajzo, vajzo ( shtoj ketu se ishja 27 vjeçe) ne kemi dhënë dhe vazhdojmë t’ju japim “kllasës” punëtore bursa, ata janë prioriteti ynë. Duke vazhduar dhe dëgjuar më së shumti atë për gati 2 orë pasi ishja e thirrur atje në emër të grupit të 7 mësuesëve, kuptova se koefiçienti i inteligjencës së tij vlente për të dëshëruar, ishte thjesht një vegël qorre e partisë në pushtet, fal bëmave dhe lidhjeve të ngushta që kishte me klanin e fuqishëm të byrose politike. Pasi më tha se do të heqim nga gjimnazi për shkak të rënies ideologjike dhe do të çojmë në një cikël më të ulet, siç ishte shkolla 1 Qershori, që midis nxënësve kishte mjaft rom, shkolla ishte prane Selitës, vazhdoi se përsëri ne do të shohim se si do të punosh pranë tyre…

Me lot në sy e kundërshtova se heqja ime nga shkolla është cënim i profesionit tim dhe njëkohësisht shkatërrohet reputacioni im duke lënë shkas që shumë gojë të flasin dhe të intepretojnë sipas dëshirës së tyre.

Pirro Kondi me një hakërrim të frikshëm m’u përgjegj: “Vajzo, vajzo, ka dhe punë detyronjëse, ka dhe burg, ke dy vajza të vogla për të rritur, bashkëshortin e keni përjashta që po u pret, është në pozicon të mirë pune… ( e dinte sekretari i pare Pirro punën dhe levizjen e bashkëshortit tim).

Të gjitha këto janë herë e parë që i shkruaj në publik, por të thëna aq lirshëm, aq miqësisht aq besueshmërisht në shtëpinë e ish grevistit të urise prof.Mehdi Shehut dhe rrethit tone miqësor ku diskutuam me aq guxim për bëmat dhe tmerret e kokave që udhëhiqnin partinë.

Pas vendimit të Pirrove përfundova në spital ushtarak me një lodhje nervore, ku më jepnin valium për të bërë gjumë… Kurrë s’do ta harroj veçanërisht shqetësimin e atit tim i cili erdhi për gjithë natën nga Mezhgorani për të më parë në spital dhe këshilluar. Pasi dola nga spitali me lot në sy shkova pranë shkollës “1 Qershori”, ku më duhet të shtoj se ish drejtoresha e shkolles znj.Miranda Kalaja një intelektuale erudite me shumë gjuhë, ish mësuesja e matematikes me një familje të persekutuar aotoktone tiranase Lejla Begeja, mësuesja e biologjisë Afroditi Bega, ishin pakuptuar ëngjëjt mbrojtës të mi. Drejtoresha ishte informuar nga organizata bazë e partisë së shkollës rreth dosjes sime dhe me elegancë dhe plot mirësi më hapën një vend të ngrohtë reth ”oxhakut” të kesaj shkolle me aq vlera dhe plot kulturë. O Zot kur i kujtoj filmat dhe librat që diskutonim pa ndrojtje, edhe sot habitem se sa me fat ishja që shkova pranë tyre, dhe çuditërisht gjithë kolektivi i atjeshëm arsimor ishte në rezonancë me lirinë individuale…

 

Eja mblidhuni këtu-këtu!…

 

Si çdo nismë e bukur apo e pabukur e ka një zanafillë e ka një shtysë për ta realizuar.

Duke e pasur shtëpinë pranë qyteti studenti, ish shkollës “Labinoti” dhe dhoma e gjumit tonë përkonte nga ana e oborrit të saj, papritur një natë e zakonshme u shndërrua në zëra lirie, në zëra të rinjsh studentësh që hidhnin parrulla në kor: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa, Kadare hajde me ne, ose këndonin: Ejani mblidhuni këtu, këtu, eja mblidhuni këtu, këtu”!…

Për bashkimin me nismën e studentëve e kam fjalën jo vetëm që ishim të bindur plotësisht për ndryshim dhe këto falë bisedave pothuajse të përnatshme me intelektualë të mirëfilltë, por të pabujshëm ose të harruar, por nga ana tjeter e kishja parë dhe ndjerë në shpatulla egërsinë e Pirrove dhe vasalëve të tyre në organizata partie arsimtarësh që më së shumti këto organizata i drejtonin injorantë me shpirt katran…

Për hir të së vërtetës protestave të studentëve të dhjetorit po i bashkohej pothuajse paprimtas gjithë populli i Tiranës të udhëhequr nga intelektualë liberal dhe plot kulturë perëndimore. Kjo nuk duhet harruar kurrë, nuk është koha për të marrë i pari flamurin e demokracisë, pasi prijësit në se nuk i venë luftëtarët pranë, kanë mbaruar misionin.

E kam fjalën për popullin e shumëvuajtur, punëtorë, fshatarë, minatorë, anëtarë me tesera të partisë së punes që janë me mijëra të ndershëm prej tyre dhe shumica vuajtën po njëlloj si ata pa tesera, që erdhën dhe shpërthyen gjokset e tyre duke thirrur: “Eja mblidhuni këtu-këtu, E duam Shqipërinë si gjithë Europa”!

Filloi të diskutohej ethshëm nëpër grupime mësuesish, nëpër grupime nxënësish, ku filloi ndarja në demokratë e socialistë, ku vazhdonte akoma klithma e kukuvajkave të disa mësueseve komuniste, veçanërisht atoa ata qe ishin komplet të pagdhendur dhe të vinin fletë rrufe për shfaqje të huaja që më shkaktojnë neveri kur i kujtoj.

Një natë pranë shkollës “Labinoti” u dëgjua zëri i Azem Hajdarit dhe emri i tij nga studentët që ishin mbledhur duke hedhur parrulla, te cilët ishin përzënë nga policia e Ramiz Alisë dhe Byrosë politike për të shtypur dhe shpërndarë lëvizjen. Ishte një natë e frikshme, por e bukur, ishte një dhimbje e bukur siç thotë poeti kombëtar Ali Podrimja.

Ne shkonim çdo mëngjes në sheshin e Demokracisë pranë studentëve të grevistëve të urisë, shkonim me miken time të ngushtë, inxh.Valentina Shehun e cila kishte bashkëshortin e saj në grevë urie, prof.Mehdi Shehun, shkonim së bashku me vajzat tona aq të vogla, ish nxënëse të shkollës “Kosova” të cilat në mënyrën e vet thoshnin: “Babi është me ju, Babi është me ju”!

(Në atë kohë ishte në Ministrine e Mbrojtjes dhe pastaj e hoqën për pikëpamje demokratike).

Emocionet, energjinë aq pozitive që merrnim pranë qytetit studenti do të ngelen të paharruara në kujtesën tonë. Po dëgjoheshin zëra Lirie, zëra të rinjsh që kishin ëndrra aq të bukura, zëra nga greva e urisë, që mund të dilnin ose jo të gjallë. Midis tyre dëgjoja zërin e prof.Shenasi Ramës ish studentit të grevës së urise dhe njërit ndër themeluesit e opozitës kundër sistemit komunist në Shqiperi. Opinionet e tij analitike dhe tejet profesionale në publik i përkasin një elite të zgjedhur që mjerisht akoma heshtet për këta intelektualë që i shërbejnë realisht Kombit.

Dëgjoja zërin e dhëmbshur të Edlirës, vogëlushes që kërkonte të atin e saj në grevë urie prof.Mehdiun që siç kujton prof. Rama në statusin e tij se: “Në këto momente kishja dash me kujtue e nderue grupin e ngushtë të shoqatës dhe promotorët e vërtetë të grevës së urisë Arben Liken, Arben Sulon, Edmond bushatin, Xheni Taninin, Vilsa Dade, Edvin Shvarc, Alban Picin, të ndjerin Fred Gremin, si dhe pedagogët patriotë Mehdi Shehun dhe Ukë Bucpapaj. Pavarësisht rrugëve që kanë marrë në jetë të gjithë shqiptarët e kanë një borxh nderi me ua kthye këtyre djemve dhe vajzave të papersëritshme dhe studentëve të tjerë pjesëmarrës”.

Pjesëmarrja e popullit në qytetin studenti sa vinte dhe po merrte përmasa të papara duke u mbështetur nga shumë intelektualë. Kështu një mbasdite të gjithë mësuesit demokratë u mblodhëm në Pallatin e Kulturës ku në presidium midis të tjerëve do te ishte prof.Ylli Vejsiu.

Në sallë më caktuan për të lexuar në emër të gjithë mësuesëve të Tiranës telegramin në mbështetje të grevës së urisë së studentëve në Pallatin e Kulturës në Tiranë që drejtohej nga prof.Ylli Vejsiu, ish një nga nismëtarët themeltarë të partisë demokratike. Kur dolëm përjashta shumë miq dhe kolegë dashamirës më thanë se brenda në sallë janë vendosur kamerat dhe mund të ketë arrestime, sigurisht këto ishin presione, por dhe me të vërtetën e hidhur brenda, por a po pysnim më nga ai regjim që kishte sjellë sa e sa drama njerëzore, a mund të vritej më ëndrra e Lirisë së mohuar?

Regjimi po ndjente nga afër grahmat e fundit ndaj dhe mblidhte forcat e zeza dhe më shumë rreth vehtes për të shtypur dhe vrarë demonstruesit.

Ishin ditë dhjetori, ditë të ftohta për nga stina, por vullkani i zemrave rinore ngrohte atmosferën dhe zjarri i shenjtë prej Perëndie dukej se kishte prekur dhe tokën e pushtuar nga banditët udhëheqës që mjerisht e kanë gllabëruar atë tokë pothuajse në çdo sistem…

Ishin muaj tejet me ngarkesë sidomos për ne banuesit e Tiranës dhe që i mbështetnim ata pasi na duhej të merrnim pjesë paradite, mbasdite deri në hedhjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha.

20 Shkurti ishte një ditë historike për shqiptarët, ishte një ditë që i tregoi botës se shqiptarët e duan Lirinë, se shqiptarët s’jetojnë dot nën diktaturë.

Në këtë ditë u nisëm nga sheshi i studentëve, ku me artopalant na drejtoi drejt sheshit qendror aktorja e Teatrit Kombëtar Yllka Mujo.  Do të kishja shume dëshirë të kishim aparat fotografimi për t’i pasur si relike apo pikturë nëpër bluzat dhe fustanet tona ujin me ngjyrë që lëshuan makinat e policisë duke filluar para TV Sh-s drejt trupave tanë.  ëndërroj të kishja një vidio ku të ishin rekorduar thirrjet e demonstruesve, kur panë policët para TVSH-s apo kryeministrisë dhe ish komitetit qendror si: “policia është me ne, policia është me ne”!…

Shumë interesante është fakti se mësuesi Baftjar Shehu i cili ishte direkt në hedhjen e bustit të Enverit kokëposhtë, mori nga busti i diktatorit në sheshin e Tiranës një pjesë nga këmba e tij, nuk e di në se e ruan akoma apo jo?

Ditët e shkurtit po rrokulliseshin me shpejtësi si dhe shumë gjëra të tjera kardinale për Shqipërinë.

U krijuan parti të ndryshme demokratike, për nga radha partia demokristiane ishte e treta pas demokratikes dhe republikanes. Mora pjesë qysh në krijimin e Partisë demokristiane, e ftuar nga miku i ngushtë i familjes sonë intelektuali shkodran inxh.Franc Marku. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: Ishte e vetmja parti që shkruante në status se nuk pranonte ish komunistë dhe që sot pas 25 vjetësh kur e mendoj më vjen për të qeshur se sa naivë tregoheshim ndonjëherë nga gënjeshtrat dhe gjepurat e “liderëve” të korruptuar fund e krye… Por kjo do te jete nje shkrim tjeter që mjerisht ne nuk ndryshojmë kurrë, mjerisht ne mohojmë njeri tjetrin. As më pak e as më shumë kam parë historikun e Partisë Demokristiane ku aderova, dhe absolutisht nuk zihet emri dhe pse me krenari e them që u zgjodha sekretare e përgjithshme publikisht nga shkodranët edhe pse ishja nga Jugu dhe e vetmja grua, ndërkohë drejtova gazetën “Ora e Shqipërisë” organ i partisë në fjalë. Po ku do t’ja dije Nard Ndoka që është në krye të PDKSh-s dhe as ka qenë fare anëtar të pakten deri në shkurt të 1997-ës, kur u arratisëm nga bandat dhe kallashnikollët që të shponin sytë tej përtej…

Në këtë parti takova një nga burrat e rrallë të kombit, intelektualin erudit Dr.Lazër Radin i cili u burgos dhe internua për 50 vjet nga regjimi diktatorial hoxhist. Nëpërmjet gazetës “Ora e Shqipërisë” Dr.Lazer Radi sillte shkrime që ja rrisnin karatin nivelit të saj dhe nëpërmjet publikimeve njoha një shkrimtar të një race të epërme që do të mbetet emblemë për kulturën, filozofinë dhe letërsinë shqiptare.

Është e pamundur t’i përshkruash gjithë ato skena që ke marrë pjesë dhe i ke parë me sytë e tu, por është e mundur të tregosh historinë e patreguar që ka qenë brenda teje dhe që rrinte në agoni deri në shpërthim do të shkruante shkrimtarja amerikane Maya Angelou.

Megjithatë unë po i referohem Rosa Parks, kësaj gruaje trime, amerikane , aktiviste e shquar e cila ka thënë: “I’d like to be remembered as a person who wanted to be free and wanted other people to be also free.” që do të thotë: “Unë dua të kujtohem si një person ku dëshironte të ishte e lirë dhe ka dëshiruar që edhe të tjerët të jenë të lirë”.

Në këtë rast unë kujtoj nga Nju Jorku me mall e nostalgji të gjithë miqtë liridashës, të gjithë ata martirë të Lirisë, të gjithë demonstruesit që u sollën plot kulturë dhe pa dhunë në sheshe e kudo, kujtoj atë kohë aq të afërt, por ende shumë të largët në përmbushjen e ëndrrës rinore dhe të gjithë shqiptarëve: “E duam shqipërinë si gjithë Europa”!

7 dhjetor, 2015

Staten Island, New York

Njerëz hapni sytë Turqia po vjen…

$
0
0

…Duke urryer Serbine autostrada e saj ushtarake nuk ka drita te kuqe

Nga Zef Pergega

 

Nderkohe qe Serbia e frikshme, ende me eren e gjakut te shqiptarit, qe ra per liri te tokes se vet, te pa thare ne qyte te karabines se genocidit, po behet perngese per integrimin e Kosoves ne stukturat europiane dhe nuk po e lejon qe kosovaret te veteqeverisen, se mbi 5 mije agjete te saj jane ne zemer te institucioneve te prishtinase, delikate dhe pa eksperiene, tre mije te kthyer nga Shqiperia, edhe per frymen e kalbur te nacionalizmit te kombit te forte dhe enderrave te sajuara qe u dolen te shpuara, ethet dhe planet osmane ne mendje Ordogane kane synimin e vjeter te mberrijne ne Vjene dhe gjysme hena e tyre ta fuse nen sqetull gjithe keto vende Ballakanike si Kosova , Shqiperia, Bosnje, Kroacine, dhe nje pjese, sa te jete e mundur me e madhe te Sllovenise dhe Austrise, per te ngritur nje dite flamurin e tyre mindis Romes se lashte pereandorake dhe te shenjte te krishtere.
Serbia, kur po perralliset me disa therrime per integrime europiane, e pa zonja te orjentohet realisht ne vullkanin boteror qe po zien eshte shkaktarja e vetme qe pa e kuptuar po i cel tunelet e nendheshme qe jeniceret turq te mberrijne lirdhem ne Ballkan dhe ne fund ta zene ne gryke krenarine e serbeve, qe po shpordhet per supermaci te pakten ne Ballkan.
Greqia, e cila ka qene e vemendshme dhe shume e zgjuar ndaj planeve turke i ka mbetur nje hale peshku ne gryke dhe nuk po e nxjerr dot. Krizen e ekonomike qe e ka dhurate nga plakja e politikes se vjeter dhe mos lejimin si konservatore te regjur te interferimit te inteligjences se re ne punet e shtetit. Kalimi i turqeve neper kurriz te grekut do te jete i veshtire sa eshte lundrimi i nje anije pa uje, po Kali i Trojes eshte gjalle dhe menyra e turqeve, nepermjet detit dhe Maqedonise do te jete me e lehte, per shkak se ajo tashme i ka vatrat e saj te ndezura qe me pare. Shqiptaret, disa grupe qe demostrojne neperr rruget e Shkupit, nese mund te quhen te tille apo nese vertete jane te tille, e kane qendisur flamurin me germa arabe dhe sa here u duket se shkelen te drejtat e valojne ate flamur, por jo ate te shqiptarit ate te Gjergj Kastriotit se ate nuk e njohin per hero kombetar.
C’fare ka bere Turqia keto 25 vjet e fundit ne Shqiperi?! Ne fillim dergoi shoqata humanitare, te cilat ozurpuan ambjentet dhe konviktin e shkolles se partise Lenin, Medresene, shtepi te ndryshme e zyra si bashkimeve profesionale te Shqiperise. E nisen me humanizem e me ilaqe, futen ndonje kontrabande biznesi per ta ngjyer gishtin ne mjaltin e Shqiperise. Ndezen vatren e tyre ne Tirane dhe ne Sarajeve dhe plani po ecte me shendet te plote ne lekuren e varferise se shqiptarit. Nxiten ngritjen e objekteve te kultit ne cdo breg kanali e fshati, sikur shqitareve u kishte munguar besimi tek zoti.
Dhe erdhi 97 edhe si project i rrezimit te stradegjise hegjemoniste turke. Por u ringjall perseri. Fytyra e qeverise shqiptare ka vetem masken shqiptare nese shpirti e zemra nuk eshte tradhetare atehere pse nuk veprohet me shpejtesi po i lihet vetem Isamil Kadarese ta mbroje Gjergj kastriotin apo Nana Trezen, se turqit kane korruptuar trurin e inteligjences shqiptare e kosovare. Kur tu thashe trurin korrotiqi eshte vetem fole per miza e grenza.
E çuditshe se po flitet per nje influence ruse ne Ballkan dhe kjo eshte e vertete. Ata kane filluar realizimin e strategjise pas shembjes se Bashkimit Sovjetik ne krijimin e Shteteve te Bashkuara ruse. Shqiperine e qajne me lot dhe e konsiderojne republika me e mire e tyre. Ishte trashamani Hrushov qe ua prishi kete ide, por ajo qendron ne kokat e nxehta ruse. Ruset kurre nuk e kane ndihmuar Shqiperine ne planet strategjike europiane, por kane qene per copetimin e tyre. Nje fryme positive, kur ato i dhane ndihma diktatorit Hoxha ekzitoj ne syte e shpreses se shqiptareve qe nuk i lidhin kohet, duke qene entuziast sa te kalojne lumin qe i tremb me gelltitjen.
Por nese flitet per kete prani ruse te nendheshme e mbidheshme, pse nuk alarmohet Shqiperia dhe Kosova per kete intervenim te Turqise deri ne deje per supermaci e diktat deri ne Zot shtepie per shqiptaret?! Mjafton e njerez qe mbani syze te errata europiani te kuptoni sjelljet e Ordoganit qe pasi e kishte shtruar qylimin e gjerbert me shkronja arabe u sjell si vella i madh e padron dhe e prosositi politken shqiptare qe te sulmonte kundershtarin e tij qe jeton ne Amerike, nga frika e pushtetit. Turqia ka futur me kohe kacnecet e vet, ajo ka telekomin telefonik dhe cdo bisede sado sekrete arshivohet ne Ankara, per te zhbere historine e Shqiperise dhe deri diku i aka arritur. Cdo njeri me dy pare mend e ka vene re se gjithe ai potencial i diaspores shqiptare ne SBA prej nje milionesh nuk zen vend ne asnje kend te ndonje klase fillore dhe jo me ne Akademine shkencore te Shqiperise e kosoves! E pse?! Turqia dhe lakmitaret duan ta zbehin nepermjet agjetures se vet kontributin e shqiptareve ne Amerike dhe t’ua kalbin zanin ne gryke. Tuqia jep finacime kolosale per aktivitetin e qendreve kuturore ballkanike dhe ne Amerike heshtet. Pra po shkulet dale e nga dale zemra e shendoshe e shqiptarizmit dhe po zen vend kalbesimi Osman. Nje dite do te dilni si pa e kuptuar me brekushe te zeza, o njerez!
Ne vend qe Serbia te behet bashke ne veprime diplomatike, ekonomike e shoqerore, ti konsideroje partner Shqiperine e Kosoven, per te rritur standartin e jetes ne demokraci, pra per tu bere bashke ndaj ketij rreziku turk qe sa vjen eu kanoset, Serbia i bie terthur, duke mos e pranuar realitetin e shtetit te ri shqiptar, dhe nuk ka guxim te flase hapur me popullin e vet per kete menxyre qe mund ti plaset ne sy edhe atyre, sic ka ndodhur 500 vjet me pare.
Shikoni sa me mjeshtri turqit e kane atrofizuar me ane te njerezve te vet zhvillimi e cultures dhe te gjuhes shqipe neper komunitetet shqiptare ne Amerike. Nje xixellonje ne fund te gardhit nuk eshte drite. Edhe festa e flamurit ne grupe te caktuara zhvillohet per biznes dhe me gerthize jashte me valle e kenge te modelit turk. Po ti degjosh fjalet e ndonje kengeve pa ndare edhe ne dasmt tona, e kane helmin breda. A po degjon e kur po ulesh o Cun Mula?! Asnjehere nuk eshte ngrit flamuri shqiptarne Detroit ne nje ambjent jashte me bande e kengen e flaurit dhe te festohet ne fillim ne menyre ceremonial e zyrtare sic i ka hije flamurit tone kombetar. Heronjt heshtin e bishtat kredhen ne patriotizem te rreme!
Shikoni me vemendje nje fenomen: Te gjitha firmat turke qe konkurojne ne Shqiperi e ne Kosove fitojne te parat tendera, ne krahasim me ato gjermane, amerikane, italiane apo angleze. Pse?! Se fjalen dallavere aq te kendeshme per te korruptuarit vjen nga turqishtja e vjeter. Kur Turqia ka segmente strategjije ne Shqiperi e ne Kosove, nuk i duhet pushtimi ushtarak, po thithja e palces se ekonomise dhe pa palce nje komb eshte i vdekur. Ngjalluni o te vdekur sa nuk ka trokitur ne dere me gjithe deve te ngarkuara me arme, si nje rrebesh i vjeter!

 

 

 

 

Kostandini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani

$
0
0

 

Nga Prof. Dr. Jahja Drançoli

 

 

Gjatë vitit 2013 e tërë bota e krishterë ka shënuar  1700-vjetorin, nga miratimi i të ashtuquajturit Edikti i Milanit më 313. Me kalimin e kësaj date, e cila konsiderohet për njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit, të krishterët kanë mundur përfundimisht për të marrë frymë lirisht pas përndjekjeve të tmershme. Për më tepër, krishterimi nga kapërcyelli i shekullit IV shpallët për fe shtetërore në Perandorinë Romake.

 

Personaliteti kryesor për këtë kthesë të madhe historike konsiderohet perandori Kostandin (306-307; 307-337), i cili duke bërë konventë me krishtertimin dhe duke hapur epokë  të re në historinë botërore, me të drejtë e ka merituar epitetin i Madh, i cili u ka takuar vetëm disa personaliteteve të shquara historike.

 

Në gjashtë shekujt e parë pas/Kr., edhe pse administrata romake kishte sjellur procese të reja ekonomike, shoqërore, politike, fetare e kulturore, qyteti i lindjes së Kostandinit, Naissus,  si dhe provinca e Dardanisë ku është gjendur qyteti në fjalë, sipas burimeve të kohës përfshiheshin në kuadrin e konceptit  etnogjeografik “Dardani”, respektivisht “Iliri”. Themeluesi i dinastisë, babai i Kostandinit, Flavius Valerius Constantius Chlorus, ishte nga Iliriku, “Illyricum patria fuit”,  sikurse shkruante Aurelii Victoris në Liber Caesaribus, respektivisht në Jetëshkrimin e Perandorëve  (Aur. Vict. Caes. 39. 26):. Për vendlindjen e Kostadinit, qytetin Naissus shkruante Anonymi Valesiani, në Origo Constantini Imperatoris. Gjithashtu, për këtë qytetet si vendlindje të Kostandinit shkruante edhe Prisci në Fragmenta, Historia Gothica ku theksohet se Naissus ishte qytet në Iliri.

 

Origjinë dardane kishte edhe perandori ngadhnjimtar mbi gotët, Klaudi II (268-270), i cili për nga linia femërore ruante lidhje perandorake. Këtë njoftim e ndeshim në shkrimin Vita Aureliani në Historia Augusta, ku thuhet se Klaudi II ishte nip i Eutropit me origjinë nga një familje e respektuar dardane (Eutropius, nobilissimus gentis Dardanae vir, krahaso edhe Scriptores, Historiae Augustae, lib. XXV, 9. 9; 11. 9; 13.2). Eutropi, siç është e njohur ka qenë babai i Constantius Chlorus-it. Njoftime të përafërta ndeshim edhe te panegjerikët e Kostandinit. Mirëpo, ndonjë historian i sotëm lidhjet gjeneaologjike të Kostandinit me Klaudin II i pranon ca me rezerva.

 

Duhët përkujtuar edhe fakti se në Dardani, respektivisht në Naissus sipas Olympiodori Fragmenta, kishte lindur edhe Flavius Constantius, respektivisht perandori romak Konstanci III, i cili vdiq në vitin 421. Ky ishte baba i perandorit tjetër romak, Valentianus III Flavius Placidius (425-455). Ndërkaq, në rajonin në mes të Naissus-it dhe Scupi-t rreth vitit 482 lindi njëri ndër perandorët më të mëdhenjë bizantin, Flavius Petrus Sabbatius Justinianus Augustus, respektivisht Justiniani I (527-565). Ky perandor me origjinë të gjakut dardan përveç se kishte themeluar qendrën e madhe Iusiniana Prima, sipas veprës De Aedificis, të Procopii Caesariensis, vetëm në provincën e tij të lindjës, Dardani, kishte rindërtuar 61 kështjella, dhe i kishte ndërtuar 8 kështjella të reja. Ekzistimi i këtyre kështjellave dëshmohet pjesërisht edhe nga autori bizantin, Marcellinus Comes në veprën e tij Chronicon, i cili duke bërë fjalë për termetin e madh të vitit 518, që kishte përfshirë provincën e Dardanisë ishin shkatërruar 24 kështjella.

 

E quaj më vend të theksoj se, pjesë të Dardanisë dhe dardanët i ndeshim edhe në pjesën veriperëndimore të Azisë dhe në disa zona në jug të Gadishullit Apenin. Për Heroin eponim të tyre, Eneun, këndon Homeri në këngën njëzetë të Iliadës si djalin e Zeusit dhe themeluesin i linjës mbretërore Trojës. Përveç Eneut, si themelues i fuqisë dhe lavdisë së Romës, me origjinë dardane krenoheshin edhe shumë popuj të botës së antikitetit – Epirotët,  maqedonasit dhe romakët, si dhe shumë personalitete të shquara të historisë – Julius Caesar, Oktavian Augusti, Klaudi II, dhe natyrisht Kostandini i Madh dhe Justiniani.

 

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjën këtu është se, që nga mijëvjeçari i parë para/Kr., treva e qytetit të lindjës së Kostandinit të Madh, Naissusi është përfshirë brenda një uniteti kulturor e etnik të Dardanisë, respektivisht të dardanëve të Gadishullit Ballkanik, si një nga fiset kryesore ilire. Prania e këtij etnosi në këtë hapësirë dëshmohet edhe nga historianë dhe gjeografë më të shquar të antikitetit. Këtej, Herodoti në veprën Historia zbulon se territori i Dardanisë qe pjesë përbërse e Ilirisë. Historiani romak Apijani, si dhe gjeografi grek Straboni, shkruajnë për iliricitetin e dardanëve, sikurse edhe të fiset të tjera të kësaj hapësire. Pliniu, ndërkaq konstatatonte se lumi Vardar ndante Dardaninë prej Maqedonisë. Ndërkaq, historiani i madh romak, Tit Livi shkruante për luftrat kufitare dardano-maqedonase e për inkursionet romake në Dardani. Nga shek. II burimet lidhur me Naissusin janë gjithnjë më të shpeshta, më të plota, ndërkaq ngjarjet në qytet mund të ndiqën pa ndërprerje. Atëbotë, qyteti në fjalë ishte bërë qendër për organizimin e  mbrojtjës së Dardanisë Veriore.

 

Edhe kartografia e kohës antike, si, Tabula Peutingeriana dhe gjeografi Ptolomeu ofrojnë të dhëna për shtrirjen gjeografike të Dardanisë, që mund të ndiqet përmes kufijve veriorë Novi Pazar-Nish, e gjithë treva e Kosovës dhe e Maqedonisë Veripërendimore me kryeqendër, Scupin. Në këtë kuadër, ndonjë studiues ka bërë përpjekje që të përkufizonte edhe kufirin etnogjeografik të Dardanisë, kufij ky që mund të ndiqet përmes kufijëve Perëndimor sipas linjës së sotme  Gjakovë-Pejë-Novipazar-Ivanjicë-Çaçak, e cila ishte njëkohësisht edhe kufiri i provincës. Në Lindje ndërkaq, kufirin e Dardanisë duhet kërkuar nga pozicioni Kumanovë-Vranje,  deri në rrethet e Remesianës (Bela Palanka e sotme) te lumi Nishava. Kufiri Verior është shtrirë mbi rajonin e qytetit Naissus. Në mbështetje të kësaj bën fjalë edhe një njoftim i Ptolomeut të përmendur më lartë, sipas të cilit, Naissus ishte njëri ndër katër qytete të Dardanisë, njoftim ky që pajtohet deri diku me pohimet e Plinit, sipas të cilit, lumejtë e njohur Margus, Timachus dhe Pingus rrjedhin nga Dardania (Plin. Naturalis Historia, lib. III, 149: “Flumina clara e Dardanis Margus, Pingus, Timachus”). Ndërkaq, sipas një monumenti epigrafik ku përmendet Dea Dardania, të zbuluar në vendin Kamenica, në mes të Kragujevacit dhe Milanovcit të Epërm,  mund të dyshohet se kufiri i Dardanisë shkon edhe më në veri nga kufiri, të cilin e përcaktonin, Ptolomeu dhe Plini.

 

Se territori i Naissusit dhe Timachus Maius dhe Timachus Minus, gjendën në trevën e Dardanisë, dëshmohet jo vetëm nga materiali epigrafik, por edhe ai arkeologjik. Së këtejmi, element me peshë nuk është onomastika, sa do të ishte arti ose stili i përmendoreve nga trualli i Naissusit dhe Timokut, art ose stil ky i quajtur Dardan, që ishte identik edhe me përmendoret të tjera të territorit klasik të Dardanisë. Aq më tepër kjo ngjashmëri stilistike shpjegohet edhe me faktin se në truallin e Dardanisë nga mesi i  shek. II, dhe sidomos pas vitit 250 ishin të lidhura dy kohorte, si milici territoriale të rekrutuar nga popullata autoktone lokale: I Aurelia Dardanorum me seli në Nais, dhe II Aurelia Dardanorum e vendosur në Timachum Minus.

 

Nga kapërcyelli i shek. III, respektivisht në vitin 297 perandori Dioklecian pasi që kishte reformuar adminsitratën romake, Dardania paraqitet si provincë në vete, që dëshmohet nga një mbishkrim i zbuluar në Romë: [Nai]sso Darda(niae). Është për të vënë re se, Provinca e Dardanisë përfshinte në verilindje këto qytete: Naissus, Remesiana (Bela Palanka e sotme), Justinopolis (Cariçin Grad i sotëm), dhe Serdica (Sofia e sotme), qendra këto, të cilat do të bëhen edhe qendra kryesore administrative të Dardanisë. Për ta zbardhur sa më mirë këtë çështje lypset të ndalemi edhe në të dhëna të autorëve dhe burimeve të antikitetit të vonë dhe bizantinë. Më këtë rast mua më pëlqen tu referohem më tepër këtyre burimeve: Eutropius, Joan Malala, Laterculus Veronensis, Lucius Caecilius Firmianus Lactantius, Marcellinus Comes, Notitia Dignitatum,  Prisci, Sozomenus, Vita Aureliani në Historia Augusta, etj.

 

Një gjendje e këtillë e rregullimit adminstrativ romak ka vazhduar gjatë gjithë shek. IV, por edhe pas ndarjës së Perandorisë Romake në vitin 395 dhe deri në vitin 618, vit ky i përmendur sipas Miracula Sancti Demetri, ku qyteti Naissus qe përfshirë në Provincën e Dardanisë, e cila sikurse edhe provincat të tjera jugore të Ilirikut kanë hyrë në përbërjen e Perandorisë Bizantine. Gjatë kësaj kohe janë vërejtur në mjaftë vendbanime të lashta dhe të reja që kanë të bëjnë me gjallërimin e popullsisë autoktone dhe me forcimin e karakterit etnik të saj. Në këtë kontekst, duke lexuar veprën e Hieroclis Synecdemus, burim i rëndësishëm i shek. VI-të për njohjen e gjeografisë dhe të organizimit administrativ të Ilirikut, do të shohim se provincën e Dardanisë e kanë adminstruar tre hegjemonë të qyteteve: Skupometropolis, Merion dhe Ulpiana. Në këtë kohë, kufiri lindor i Dardanisë, përputhej me kufirin verior të municipiumit të Ulpianës, me kufirin lindor të municipiumit DD (në veri të Mitrovicës) dhe me kufirin perëndimor të municipiumit Naissus.

 

Nga ajo që u tha më sipër del se, ky territor kaq i gjërë Dardanisë, dhe papullata dardane që ka jetuar këtu ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e etnosit ilir dhe në zhvillimin e historisë ilire gjatë gjithë procesit deri në transformimin e tyre në arbër. Për këtë çështje është ruajtur një bibliografi e pasur e shkruar në gjuhë të ndryshme botërore. Nga vargu i përkrahësve të tezës që i konsideronin dardanët ilirë dhe kufirin etnogjeografik të tyre të përmendur më sipër, po i përmendim studiuesit: Jireček, Tomaschek, Kretschmer, Krahe, Jokli, Vulić, Truhelka, Sufflay, Vulpe, Moscy, Ćerškov, Papazoglu, Stipçeviq, Anamali, Mirdita, etj. Në këtë kontekst, sipas studiuesit A. Mocsy në kohën e perandorit Kostandin, është bërë një reformë e re administrative ku qyteti Naissus sërish është përfshirë brenda Provincës së  Dardanisë. Arsyen për një reformë të këtillë adminsitrative të Kostandinit duhet kërkuar jo vetëm në pragmatizmin e tij politik, meqë, sipas tij ai i cili do të zotëronte Naissusin, do të kontrollonte kahjet që shpienin në Lindje dhe Perëndim. Me fjalë të tjera, Naissus paraqiste atëbotë udhëkryqin e magjistralës transballkanike dhe transpanonike, pjesë e së cilës kanë qenë edhe rrugët e njohur Via publica, e cila nga Naissus përmes Serdikës shpiente për në Constantinopilis, si dhe rruga  tjetër e njohur: Naissus – Lissus, Nish-Lezhë, rrugë kjo e cila sipas Tabula Peutingeriana zotëronte këtë listë të stacioneve, si dhe distancën mes tyre sipas kësaj radhe: Naisso XIV Ad Herculem VI Hammeo XX Ad Fines XX Vindenis XIX Viciano XXV Theranda XXX Gabuleo XVII Creveni XXX Ad Picaria XXX Lissum. Distanca mes Nishit dhe Lezhës sipas burimit në fjalë ishte 211 mila (rreth 315 km). Po në këtë qytet të Dardanisë në vitet 315-334 janë nënshkruar disa edikte perandorake, çështje kjo e cila dëshmohet sipas Codex Theodosianus të shekullit të V. Nga realizimi i këtyre edikteve perandorake njëkohësisht mund të dëshmohën edhe vizitat e shpeshta të perandorit Kostandin, si dhe të pasuesve të tij, që i kishin bërë Naissus-it dhe Medianës në afërsi (3 mila), një rezidencë e tij verore sikurse na njoftonte Ammianus Marcellinus (325/330-ca. 391) në veprën Res Gestae ose ndryshe të quajtur Historiae.

 

Gjatë shekujve I-VI, Dardania ishte një nga regjionet ballkanike më pak të romanizuar, dhe pothuaj tërësisht i krishterizuar, dukuri kjo, që ndryshe nga ardhacakët sllavë, bullgarë e hungarezë, të cilët krishterimin e kishin përqafuar në fazat e mëvonshme të saj, dardanët si popullatë autoktone e  përqafuan krishterimin që në fazën e parë, e cila, sipas Shën Palit kishte përfshirë edhe Ilirinë. Sipas Illyricum Sacri, të Farlatit mund të dëshmohet se në Dardani, i pari prej apostujve që ka predikuar Ungjillin ka qenë Mateu, i cili në radhët e apostujve ishte zgjedhur në vend të Judës Iskariot. Ai ua ka predikuar krishterimin fiseve maqedone, dardane, tribale dhe bastarne (“Gentes Macedonum, Dardanorum, Triballorum, Bastarnorum”).

 

Burimët e ruajtura flasin se gjatë kësaj përiudhe në provincat jugore të Ilirikut kishte afro 20 qytete të njohura. Këto emra qytetesh, në trajtë origjinale ilire-arbërore, u ruajtën gjatë gjithë shekujve të historisë sonë. Në mesin e tyre përmendën edhe disa qytete të Dardanisë, si, Binça (Arribantium),  Lipian (Ulpiana), Nishi (Naissus), Shkupi (Scupi). Nga këto të dhëna onomastike, si dhe nga fondi i më së 200 fjalëve të ruajtura nga leksiku bimor del se Dardania ishte një nga vatrat e formimit të arbërve dhe gjuhës shqipe. Prandaj, prania shumë e lashtë iliro-arbërore e shoqëruar me krishterim nga periudha apostolike në Dardani, bëri që më shumë studiues të shpjegojnë takimet intensive të shqipës së këtyre anëve me gjuhë të tjera të moçme të Ballkanit.

 

 

 

Organizimi kishtar

 

Dardania dhe dardanët e antikitetit si pjesë e civilizimit  mesdhetar europian përqafuan krishterimin si fenomen religjioz e kulturor që përhapte vlera të reja të panjohura deri në atë kohë në këto hapsira.

 

Sipas Ediktit të Milanit më 313, kur organizimi kishtarë u legalizua edhe në Provincën e Dardanisë, ky religjion mori edhe frymën e zhvillimit institucional. Këtej, përmes statusit të veçantë administrativë e juridik, Dardania kishte edhe qëndren e ipeshkvisë ose mitropolinë të sanksionuar me Koncilin e Nikesë më 325. Në këtë koncil morën pjesë edhe ipeshkvijtë nga Iliriku, ne mesin e tyre përmendët edhe Dacus Dardaniae nga Scupi. Ndërsa sipas të dhënave të tjera, së bashku me këtë ipeshkëv ka qenë edhe ipeshkvi Budius Stobiensis.  Në ndërkohë në periudhën gjatë viteteve 325-343 ndeshim edhe në seli të tjera ipeshkvnore, si, ajo e Ulpianës, Naissusit dhe Remesianës. Ipeshkëvi i Ulpianës (Machedonius a Dardania de Ulpianensis) së bashku më atë të Scupit (Paregorius a Dardania de Scupis), dhe të Naissusit (Gaudentius Naissi), kishin marrë pjesë në Koncilin e Serdikës dhe kishin nënshkruar aktet e koncilit në fjalë. Kur është fjala për ipeshkvinë e Nishit  Gaudentius duhet theksuar se, ai është mbajtur në mend për njërin ndër të rallët ipeshkëv deri në shekullin VI. Ndërkaq, ipeshkvi i Remisianës së Dardanisë, i quajtur Niketë Remesiana (Niceta Remisiane civitatis episcopus) paraqitet më vonë në vitet 366-414. Është fjala për Niketën e Dardanisë, teologun, muzikantin, shkrimtarin dhe oratorin e madh të kohës, i njohur sipas hymnit Te Deum Laudamus, vepër kjo, të cilën ndonjë studiues ia atribuon Shën Ambrozit.

 

Derisa pas  koncilit të Serdikës, ipeshkëvia e Scupit mori rangun e mitropolisë (Johannes episcopus ecclesiae scopinae metropolitanae civitatis).  Në anë tjetër, ipeshkëvinë e Naissusit e kishte përfshirë errësira shpirtërore. Këtej, ipeshkvi Bonosus, nënshkrimin e të cilit e ndeshim të pranishëm në koncilin e Sirmiumit në vitin 351, emri tij shpesh është ngatërruar në historiografi me ipeshkvin e Serdikës. Pas Bonosus-it, sipas një letre  të papës Innocentius PP (401-417) nga viti 414 për ipeshkëv të Naissusit përmendët Martianus, për të cilin përveç letrës së përmendur më sipër nuk kemi ndeshur në  ndonjë dokument tjetër. Pas këtij për fron ipeshkvor të Naissusit është caktuar Dalmatius (448-449). Për te kemi njoftime vetëm si pjesëmarrës në Koncilin e Efesit më 449. Nuk kemi njoftime as kush ishte ipeshkëv gjatë kohës kur Naissus ishte rrënuar deri në themel nga Hunët në vitin 441. Për këto sulme barbare në këtë kohë që kishin përfshirë Ilirikun ka bërë fjalë edhe shën Jeronimi. Disa vite më pas, respektivisht në vitin 448 kur përmendet ipeshkvi Dalmatius, nëpër qytetin e Naissusit kishte kaluar shkrimtari bizantin Prisci, duke na lënë edhe këtë njoftim: “Kur arritëm në Nais, ne kemi gjetur qytetin e braktisur plotësisht, meqë deri në themele ishte shkatërrua nga armiku. Në rrënojat e tempujve kishin mbetur ca njerëz, të cilët kishin mbetur aty për shkak të sëmundjes. Kaluam natën nën qiell të hapur, pak më larg nga lumi, meqë e gjithë zona bregore ishte mbuluar me eshtrat e atyre që kishin rënë në betejë.”

 

Meqë, nuk zotërojmë me ndonjë dokument tjetër nga gjysma e dytë e shek. V, kohë kjo kur kishin pësuar numër i madh i qyteteve të Dardanisë  nga sulmet e hunëve dhe të barbarëve të tjerë, është vështirë të kemi një pasqyrë sa më të qartë se çka kishte ndodhur në këtë hapësirë gjeografike. Për këtë arsye nuk duhet habitur se, Gaianus, një ipeshkëv i ardhshëm i Naissusit na paraqitet vetëm në vitin 516.

 

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjën këtu është fakti se Naissus si qendër ipeshkvnore zotëronte me tempull ose tempujë, të cilët u shërbenin martirëve të krishterë vendor, veçanërisht të respektuar në këtë qytet. Përveç kultit të shën Prokopit, Naissus zotëronte edhe shenjtorë vendorë të zbuluar në mbështetje të rezultateve arkeologjike.

 

Pas termetit të vitit 518, që në vitin 535 jurisdiksioni kishtar kishte kaluar nga Scupi te Iustiniana Prima, qytet ky i ndërtuar në arealin e Scupit, respektivisht te Taurisiumi, vendlindje e perandorit Justiniani I. Ky perandor duke mbajtur në mend origjinën e tij të gjakut dardan, sipas Novelës XI ipeshkvinë Iustiniana Prima e ngriti për qendër argjipeshkëvnore nën jurisdiksionin e së cilës hynin këto dioçeza: Dacia Mediterranea (Serdica), Dacia Ripensis (Ratiaria), Moesia Superior (Viminacium), Dardania (Iustiniana), Prevalis (Scodra), Macedonia Secunda (Stobi) dhe Panoniaa Secunda (Civitas Bacensis). Për argjipeshkëv të parë qe emëruar Catellianus, i cili në fillim kishte statusin e pavarur, por më pastaj hyri nën jurisdiksionin papnor. I dyti argjipeshkëv i Iustiniana Primës ishte Benenatus. Ndërkaq, i treti dhe i fundit i njohur në Dardani ishte Johannes (Gjoni), i cili u bë i njohur sipas korrespodencave të tij me papën Gregorius (Gregori i Madh ose i Shenjtë, 540-604).

 

Gjatë shek. IV-VI organizimi kishtarë në Iliri mori hovë aqë të madhë, sa që vëtëm në Dardani u ngritën 5-7 ipeshkvni. Këto u organizuan sipas ndarjës administrative të Perandirisë Romake. Më invadimin e barbarëve nga kapërcyelli i shek. VI dhe në fillimet e shek. VII ndërroi edhe harta kishtare e Dardanisë, meqë rritja e presionit barbar e kishte detyruar popullatën vendore të tërhiqej në pjesët jugore të Gadishullit Ballkanik. Danubi atëherë ishte braktisur, dhe në dekadën e dytë të shek. VII, gjatë sundimit të perandorit Herakli, pjesa e madhe e territorit të Dardanisë përfundimisht i kishin pushtuar Avarët dhe Sllavët.  Gjatë kësajë përiudhe pësojnë dëme të mëdha selitë ipeshkvnore e argjipeshkvnore të cilat u përmendën më sipër. Gjithashtu u ndërprenë edhe lidhjet me Papatin, për t’u shkëputur për një kohë me të gjatë, sidomos pas mesit të shek. VIII, kur Iliriku Lindor iu bashkangjit Kostandinopojës. Jashtë ndikimit të Kishës bizantine mbeti ende Mitropolia e Scupit dhe e Prizrenit. Në fakt edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentin e Bazilit II, më 1019, ka dëshmi të tërthorta se kjo ipeshkvi përmëndet që në vitin 458, lidhur më Koncilin e Kalcedonit.

 

 

 

Kultura materiale

 

Gjetjet arkeologjike të rastit nga studiues të huaj dhe studiues vendor provojnë se, gjurmët materiale të kulturës paleokristiane në trevat e Dardanisë i ndeshim nga shek. II, dhe që këtej duke u ngjitur në shek. III-XI janë zbuluar njoftime interesante për çështjën që e kemi në shqyrtim. Në  lokalitet arkeologjike, si, Bardh të Madh, Bajicë dhe Stdenicë të Pejës, Buçan, Caričin Grad, Çeçan të Vushtrisë, Dërrsnik, Graçanicë, Harilaq, Kabash, Korishë të Prizrenit, Lece, Leskovac dhe rrethe, Lipjan, Medianë, Novobërdë, Pejë, Prizren, Raçë të Gjakovës, Shashkoc dhe Veletin të Janjevës, Greme, Nerodime dhe Surçin të Ferizajit, Syroganë të Skënderajt, Shtime, etj. janë zbuluar burime të bollshme të trashëgimisë së luajtshme dhe të palujatshme të periudhës paleokristiane. Një ndër qendrat dardane, që gjatë gërmimeve arkeologjike në shek. XX ka ofruar material të pasur të kulturës materiale është vendlindja e Kostandinit të Madh, Naissus. Aty është zbuluar dhe më pastaj është botuar materiali pasur epigrafik i shkruar ekskluzivisht në gjuhën latine, si, monogrami i Krishtit i qujatur signum Christi,. Është fjala për një shenjë të fitorës së Krishtit, të cilin për herë të parë e kishte përdorur Kostandini i Madh në vitin 313. Ndërkaq, në lagjën-Jagodin të Nishit, në murin lindor të një varri është zbuluar një monogram në kurorë të gjethës së palmës kushtuar Krishtit, ndërsa në anën e majtë dhe në anën e djathtë të saj janë paraqitur dy figura burrash në këmbë. Njëra që mban një libër dhe tjetra bekimin. Si një homolog të këtyre paraqitjeve në murin perëndimor të varrit dyshohet se është paraqitur motivi kushtuar apostujve, Pjetri dhe Pali.

 

Në Ulpianë, si qendër ipeshvnore, nga arkeologë është zbuluar një bazilikë e madhe, ku janë ruajtur reliktet, përkatësisht eshtrat e martirëve të Ulpianës, Florit dhe Laurit. Në këtë kontekst mund të përmendën edhe martirët Prokuli dhe Maksimi, mësues të Florit dhe Laurit, të cilët u përsekutuan gjatë kohës së perandorit Hadrian (117-138). Kur është fjala për Florin dhe Laurin, është për të vënë re se, martirët në fjalë dardanë nga Ulpiana, u ngritën gjatë mesjetës në kultin e martirëve kishtarë bizantin, si dhe të sllavëve të ardhur, të cilët krishterimin e përqafuan nga gjysma e dytë e shek. IX. Që këtej, në një kalendar palestinezo-gruzian të shekullit X (atëbotë pjesë të Bizantit), përmendet Flori dhe Lauri, së bashku me Palin e me motrën Julianën:”Flor et Lauri, Pauli et sororis eius Juliana [...]“. Emri i këtyre martirëve nepërmjet kishës bizantine, është nderuar shekuj me radhë edhe nga sllavët e ritit ortodoks. Me siguri se, emrat e këtyre martirëve, sllavët i përvetësuan nga popullësia vendëse arbërore. Një shembull të mirë ku përmendet Flori dhe Lauri është menologu i Patrikanës së Pejës i vitit 1561. Po në këtë monument të kultit, në kishën e Shën Apostujve ruhet edhe afreska nga fillimët e shek. XIV kushtuar Shën Kostandinit dhe gruas së tij Helenës.

 

Duke përmbyllur punimin në fjalë është për të vënë re se, dardanët nuk arritën për të realizuar apogeun kulturor, sepse forcat e tyre më të mira u shfytëzuan për të mbrojtur atdheun nga armiqët e shumtë, së pari nga të ashtuquajturit trako-kimerët, e më vonë nga ana e maqedonsasve, keltëve dhe përfundimisht për tu inkuadruar nën Perandorin Romake, forcat e tyre ishin fshehur plotësisht, por në shek. III – VII, gjatë periudhës së krizës dhe rënies së Perandorisë Romake, Provinca e Dardanisë dhe popullata e saj u gjendën përseri në fokus të ngjarjeve historike, kulturore dhe fetare. Kolosi nga Ballkani Qëndror-Kostandini Madh – sikurse i realizonte të gjitha aspiratat e paraardhësve të tij të largët: vendlindjen e tij e ngriti në masën më të madhe të mundshme, duke reziduar në Romën e Re – Kostandinopojën, e cila ishte ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën, ku ajo dikur sundohej nga paraardhësi tij i largët Dardani.

 

 

BIBLIOGRAFIA SELEKTIVE

 

1. Benac, Alojz, ed. [1987], Prahistorija Jugoslovenskih Zemalja, V,

        Sarajevo, akademija Nauka i Umjetnosti Bosne i Hercegovine,

        Centar za Balkanološka ispitivanja;

2. Burckhardt, Jacob [1949], The Age of Constantine the Great, London,

        Routledge & Kegan Paul Limited;

3. Bury, J. B. [1923], The Provincial List of Verona, in: The Journal of

     Roman Studies, vol. 13;

4. Casiday, Augustine & Norris, W. Frederick eds. [2008], Christianity,

        Constantine to c. 600, vol. 2, in: The Cambridge History of Christianity,

        Cambridge University Press;

5. Dam, Van Raymond [2008], The Roman Revolution of Constantine, 

       Cambridge University Press;;

6. Dodds, E. R. [1965], Pagan and Christian in an Age of Anxiety, some

       aspects of religious experience from Marcus Aurelius to Constantine,    

       Cambridge University Press;

7. Drançolli, Jahja [2008], Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë

         Mesjetës, Zagreb;

8. Farlati, Daniele – Coleti, Jacopo [1751-1819], Illyricum Sacri, vol. I-VIII,

         Venezia;

9. Gjini, Gaspër [2011], Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, përgaditi

         Don Lush Gjergji, Prizren, Drita;

10. Holloway, R. Ross [2004], Constantine and Rome, New Haven &

        London, Yale University Press; 

11. Jedin, Hubert [1972], Velika Povijest Crkve, Zagreb, Krščanska

        Sadašnjost;

12. Lenski, Noel [2007], The Cambridge Companion to the Age of

        Constantine, Cambridge University Press; 

13. Lieu, N. C. & Montserrat Dominic [1998], Constantine, History,

        historiography and legend, London and New York, Routledge;

14. Lieu, N. C. & Montserrat Dominic [1996], From Constantine to Julian:

         Pagan and Byzantine views, A Source History, London and New York,

         Routledge;

15. Mansi, J. D. [1759-1798], Sanctorum Conciliorum nova et amplissima

         collectio v. 31, Florentiae et Venetiis;

16. Migne, Jacques-Paul [1857-1866], Patrologia cursus completus, series

         Graeca, Paris;

17. Migne, Jacques-Paul [1844-1864], Patrologia cursus completus, series

         Latina, Paris;

18. Mirdita, Zef [2000], Gjashtë shekujt e parë të krishtenizimit në trevat

       iliro – shqiptare, in: Simpozium Ndërkombëtar, Tiranë, 16-19 Nëntor

       1999, Shkodër, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë;

19. Mirdita, Zef [2001], Religjioni dhe kultet e Dardanëve dhe Dardanisë në

        Antikë, Zagreb, Unioni i Bashkësive Shqiptare në Republikën e

         Kroacisë;

20. Mirdita, Zef [2006], Mbi kufirin lindor dhe verior të dardanëve dhe

         Dardanisë në Antikë, in: Kosova Archaeologica-Kosova Arkeologjike,

         No. 1, Prishtinë;

21. Mitchel, M. Margaret & Young M. Frances [2008], Origins to

         Constantine, in: The Cambridge History of Christianity, vol. 1,

         Cambridge University Press;

22. Odahl, Matson Charles [2004], Constantine and the Christian Empire,

         London & New York, Routledge;

23. Papazoglu, Fanula-Petrović, Petar [1979, 1982, 1995], Inscriptiones de la

         Mésie Supérieure, vol. III/2 (Timacum Minus et la Vallée du Timok-

         1995); vol. IV (Naissus-Remesiana-Horreum Margi-1979); vol. VI

         (Scupi et la Région de Kumanovo-1982);

24. Pohlsander, A. Hans [2004], The Emperor Constantine, London & New

          York, Routledge;

25. Schaff, Philip [2010], History of the Christian Church, vol. III, in:

          Christian Classics Ethereal Library;

26. Southern, Pat [2001], The Roman Empire from Severius to Constantine,

London & New York, Routledge;

27. Truhelka, Ćiro [1929], Dardanci, in: Glasnik Skopskog Naučnog

          Društva, knj. V, Skoplje;

28. Vulić, Nikola [1925], Znameniti ljudi starog doba u našoj zemlji, in:

       Društvo Sv. Save, knj. 32, Bratstvo, Beograd.

Fund

Universiteti i Prishtinës

No. tel. 045 388 88 045 388 883

e-mail: jdrancolli@yahoo.com

 

 

 

Euro 2016, shorti e vë Shqipërinë me Francën, Rumaninë e Zvicrën

$
0
0

Shorti për Euro 2016, i hedhur këtë të shtunë në Paris e ka vënë Shqipërinë në Grupin A, me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.

Shorti e ka vendosur përfaqësuesen tonë në vendin e tretë të grupit, duke bërë që në takimin e parë të turneut të ketë përballë Zvicrën.

Kjo është dhe përballja më e padëshiruar për kombëtaren kuqezi, për shkak të pranisë së theksuar të lojtarëve shqiptarë në kombëtaren zvicerane.

Në këtë aspekt spikat sfida mes vëllezërve Xhaka, Taulantit që luan me Shqipërinë dhe Granitit me Zvicrën.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 11 qershor në Lens, një stadium me 38 mijë spektatorë. Ndërkohë ndarja në grupet e tjera është kjo:

Grupi A: Francë, Rumani, Shqipëri, Zvicër

Grupi B: Angli, Rusi, Uells, Sllovaki

Grupi C: Gjermani, Ukrainë, Poloni, Irlandë e Veriut

Grupi D: Spanjë, Republika Çeke, Turqi, Kroaci

Grupi E: Belgjikë, Itali, Republika e Irlandës, Suedi

Grupi F: Portugali, Islandë, Austri, Hungari

/ Top Channel

At Konrad Gjolaj dhe dekorimet si punë …sekretarësh

$
0
0

Nga Frano Kulli

 

At Konrad Gjolaj dhe At Leon Kabashi, njëri mbi të shtatëdhjetat dhe tjeri akoma edhe më i moshuar, kanë rihapur kishën  e fretërve në Lezhë në vitin 1991.I pari i lauruar në Romë për filozofi e teologji, e tjetri , përposë se frat edhe piktor, laruruar në Siena më parë për teologji e përsëdyti në  universitetin e arteve të bukura atje. Pader Konradi , që qe caktuar edhe si dekani i asaj kishe, banonte tek një i afërm i tij, Luigji, që e kishte  shtëpinë jo larg kishës, te stacioni i trenit…
Portreti “laraman” i fratit veshur herë me zhgunin e gjatë e herë  me peliçen dhe kasketen si ato të burgut, bënte sigurisht më shumë se kurreshti për ne, miqtë e tij. Ishte mospërshtatja e tij me ambjentin e ri ,jashtë në liri, ndoshta.Por më së shumti ishte ëndja për të folur e shkëmbyer me të biseda letrare, filozofike e tema gjithnurësh. Tashma ai ishte “rishuguruar” meshtar , kthyer prej burgimit të gjatë kund nja një vit më parë, ashtu si  krejt  vërsnikët e tij , e pakta prej të cilëve kish mbetur akoma gjallë prej lëngimit  në ferrin e diktaturës. Pader Konradi kish qenë fillimisht nxënës i Dom Alfons Trackit, që shërbente në fshatin e tij, në Velipojë, priftit gjerman të ditur, misionar e martir, pastaj më vonë nxënës e bashkëmësues me Fishten në Liceun françeskan “Ilyricum” në Shkoder…
Në një mbrëmje vjeshte  të atij viti,duke ecur nëpër rrugët  gjysmë të terratisura të Lezhës me pader Konradin dhe me dy miqtë tonë të përbashkët, Francin e Toninini, kemi përjetuar një ngjarje të beftë,të cilën e kujtojmë jo rallë.Në një moment të asaj xhiros sonë të ngadaltë, padrja ndaloi përpara një kjoske me dërrasa, në cep të urës, në të dalë të qytetit .Befasi për ne nuk qe vetëm ndalesa e fratit të moshuar… Shitësi i asaj kioske ishte një  ish oficer i policisë në vitet ’60 (kur ai ishte arrestuar për hjerë të dytë). Pasi ai u kthye tek ne pas asaj bisede pak minutëshe me “shitësin” e kioskës , mësuam se oficeri, të cilin ne e njihnim , si bashkëqytetas, ishte vetë ai, që rreth tridhjetë vjet më parë i kishte vënë prangat në duar fratit.
-E përshendeta dhe i kujtova se ai nuk ka kénë sjellë keq me mua atëherë-vazhdonte të na tregonte padrja.-Kur erdhën me më marrë  me “gazin e degës” këtu në oborrin e kuvendit, përpara se me më vue prangat, më tha: shko mbrendë  e merr ndoj teshë se do të duhen… E masandej më vuni prangat.Nuk m’i shtërngoi fort e kur më hypën në gaz m’i hoqi…Për kaq frati i moshuar, i cili në burgimin e gjatë ishte argasë me tortura prej atyne që …”me ja kallxue natës së vorrit” ruante sado pak respekt për prangosësin e tij…Kurse nga fronti i prangosësve, prej asnjërit asnjë “meaculpa” asnjë vrasje ndërgjegje, asnjë fjalë pendese.As atëherë, as më vonë e as tani . Përkundrazi…
Padër Konradi, ka vite që është ndarë nga kjo botë; është nisur për në amshim e këndej nuk ka asnjë dekoratë e nderim tjetër zyrtar. Jo si klerik, por as si mësues e as si autor librash. Dhe jo vetëm ai, po asnjëri prej  bashkëvëllezrve të tij, gjithashtu (përveç  At Zef Pllumit-ish nxënës i tij).As prej atyre dyzet martirëve, që u shfaqen në bulevardin “dëshmorët e Kombit” në ditën e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, nuk ka ndonjë distingtiv nderues për asnjërin në emër të shtetit shqiptar.Sa për martirizimin aq edhe për kontributin sipror që i dhanë kulturës dhe qytetrimit tonë.Jo, kjo nuk ka ndodhur deri tani, për to ndjehet disi bezdi  edhe me i përmendë.Ndërsa për ndonjërin , për Anton Harapin ,hidhen anatema, njëlloj si në të shkuarën e rregjimit.Kurse , sistematikisht, herë pas here ndër përvjetorë…dekorohen e nderohen persekutorët,xhelatët e tyre.Për njëmijë syresh  janë janë shpërndarë medalje kinse  si veteran lufte…Dhënë në mënyrë tinzare një vit më parë.E kur nis e buçet zëri qytetës për këtë maskaradë, si shpëtimtarë në frontin shtetror të dekoratorëve del e bën apologjinë e medaljeve të dhëna prej shtetit, një sekretar (këshillonjës si kukull) i të parit të qeverisë…

 

 

 

U nda prej nesh Monsinjor Rrok Mirdita

$
0
0

Nga Frank Shkreli

 

Ishte ky lajmi pikëllues këtë javë nga një njoftim për mediat dhe për publikun nga Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës.  Lajmi na tronditi meghithëse kishim marrë vesh se gjëndja e tij shëndetsore nuk ishte aq e mirë, prap se prap nuk na e merrte mendja se Mons Miridta do të ndahej prej nesh kaq shpejt. Ky lajm i zi, shkaktoi hidhërim të thellë në radhët e të gjithë atyre që e kanë njohur Monsinjor Rrok Mirditën, nga komuniteti shqiptaro-amerikan ku ai ka shërbyer me përkushtim për pothuaj 30-vjetë, para se të emërohej nga Papa Gjon Pali i Dytë  në vitin 1992 Arkipeshkëv i Durrës – Tiranë, por edhe nga shumë shqiptarë të gjitha feve anë e mbanë trojeve shqiptare që e kishin njohur dhe me të cilët kishin pasur kontakte, në radhët e të cilëve kishte lenë vetëm kujtime mbresëlënse për punën e tij si përfaqsues i lartë i Kishës Katolike, por edhe si shërbestar i popullit shqiptar pa dallim feje a krahine dhe Atdheut të tij. Si shumë shqiptarë të tjerë, edhe unë si bashkvendas, bashkatdhetar dhe bashkvuajtës — për një kohë edhe bashpuntor i tij në vitet e para pas ardhjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin megjithëse larg me detyrë në Washington — mbajsha kontakte të rregullta me të.  Si i tillë, ndjejë hidhërimin e thellë për këtë humbje të madhe për të gjithë ne, por sidomos për ata që e kanë njohur nga afër dhe në jetën e të cilëve ka lujatur rol dhe ka lënë mbresa të paharruara dhe të pashlyeshme.  Nëqoftse më lejohet,  për rolin e tij në jetën time dhe të familjes mjafton të përmendi se si bashkvendas dhe të njohur që ishim me të dhe familjen e tij, në  vitin 1975 Dom Rroku  pranoi me një shprehje miratimi, të ndërmjetësonte si “shkues” për fejesën me bashkshorten time Vitoren, që përfundoi në  martesën që vazhdon për 40-vjet tani. Sot, por ndoshta edhe atëherë, mund të duket si diçka e jashtzakonshme për një meshtar që të shërbente si shkues, por i tillë ishte Mons Rrok Mirdita, i gatëshëm për të shërbyer, jo vetëm me shërbime e ceremoni fetare, por gjëndej edhe në fusha të ndryshme familjare dhe shoqërore.  Unë dhe familja i jemi mirënjohës dhe përulemi me respekt në shënjë nderimi të thellë për rolin që ka luajtur në jetën tonë dhe të familjes. Si rrjedhim, ashtu si edhe shumë shqiptarë, unë ruaj konsideratën më të madhe për punën dhe veprimtarinë fetare dhe atdhetare prej 50-vjetësh të Monsinjor Rrok Mirditës, qoftë në  vendlindje  në rrethin e Ulqinit, qoftë në Amerikë, qoftë më në fund edhe në Shqipëri, ku luajti rolin kryesor për ringjalljen e Kishës Katolike të martirizuar për pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi i egër komunist i Enver Hoxhës, që kishte pasur në plan të zhdukte të gjitha fetë, por sidomos e kishte ferrë në sy klerin katolik, anëtarët e të cilit brutalisht i vrau, i burgosi dhe i torturoi deri në zhdukje. Me arrijtjen e tij në Shqipëri, Mons. Mirdita, përballet me një gjë gjëndje të mjerueshme shoqërore dhe fetare, me një vend që kishte mbyllur kisha e xhamia, dhe si asnjë shtet tjetër në botë, komunistët shqiptarë me një vendim absurd, kishin shpallur Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar me ligj edhe Zotin. Si Arkipeshkëv i Durrës- Tiranë  emërohet dhe shugurohet nga miku i madh i shqiptarëve, Papa Gjon Pali i Dytë në fillim të 90-ave. Ndër veprimtaritë e tij të shumëta gjatë asaj periudhe, si drejtor i  entit bamirës të Kishës Katolike,  Caritas-it Shqiptar nga viti 1994 deri në vitin 2000, ai me vetitë e jashtzakonshme  mendjeje e zemre që e dallojshin — ashtu siç vihet në dukje edhe në njoftimin e Arkipeshkëv i Durrës- Tiranë — Mons Mirdita siguron ndihma nga vende dhe institucione të ndryshme katolike anë e mbanë Europës, por edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan, për t’i ardhur në ndihmë popullësisë së varfër në Shqipëri, por njëkohsisht edhe popullit shqiptar të vuajtur dhe të terrorizuar të Kosovës nga   forcat terroriste të policisë dhe ushtrisë serbe të Millosheviqit gjatë dekadës së vështirë të 90-ave.  Gjatë asaj periudhe,  Kisha Katolike Shqiptare në New York kishte  organizuar gjithsejt 22 transportime ushqimesh dhe veshmbathjesh, si edhe fonde me qindëra mijera dollarë për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe për refugjatët shqiptarë nga Kosova. Parardhësi dhe mbështetsi i Mons Rrok Mirditës në New York, Dom Zef Oroshi me rastin e themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptare në vitin 1962, pat deklaruar:  “Mirë se u pruni Zoti në shtëpinë tuej.  Këjo sot është një shkëndi e vogël që me ndihmë të Zotit do të bahemi dritë e madhe, me shëndritë edhe votrat e errësueme në Atdhe. Rruga e jonë është dhe mbetet ajo e Krishtit: drejtësi, dashuni e paqë për gjithkënd dhe me gjithkënd.” Nuk ka asnjë dyshim, për ata që e kanë njohur dhe që kanë ndjekur jetën dhe veprimtarinë e Mons Rrok Mirditës, se në të vërtetë ishte Arkipeshvi i Durrës -Tiranë, i cili për fat të keq u nda prej nesh para pak ditësh, ai që “shkëndinë e vogël”, për të cilën pat folur Mons Zef Oroshi në vitin 1962 –  Arkipeshkvi Rrok Mirdita ishte ai që shëndërroi, atë shkëndi të vogël në një “Dritë të Madhe”, dritë e cila sot me krenarinë dhe besimin e padyshimtë në pasurinë etnike të trashëguar nga të parët dhe në traditat fetare dhe kombëtare shqiptare, të gërshetuara me kulturën e shëndosh amerikano-perëndimore, më në fund, “shëndritë në votrat e errësueme të Atdheut”. Kjo është merita dhe trashëgimia e Mons Rrok Mirditës, i cili me entuziazmin e tij pat sjellur një bashkpunim të zellëshëm e të frutshëm në komunitetin shqiptaro-amerikan duke i dhënë një hov të ri veprimtarisë së Kishës së parë katolike në Amerikë dhe bashkpunimit të këtij komuniteti dhe mbarë shqiptarëve në Shtetetet e Bashkuara, pa dallim. Ishin përpjekje të vështira këto për të bashkuar shqiptarët e shpërndarë anë e mbanë Nju Jorkut dhe në shtete të tjera. Por me vullnetin e pandërprerë, me sakrifica e mundime të mëdha që  Mons Mirdita me bashkpuntorët e tij arrijti të kapërcente kundërshtimet, apatitë, ndërhyrjet qëllim-këqia, dhe  më në fund nën drejtimin e tij, ia dolën me realizimin e objektivit të lartë fetar e kombëtar, ndërtimit të Kishës së re, Zoja e Shkodrës këtu në Hartsdale të New Yorkut që sot është bërë jo vetëm qëndër fetare, por edhe një qëndër kombëtare me rëndësi e shqiptarizmit dhe e vëllazërimit midis shqiptarve të besimeve të ndryshme.  I ftuar nga Papa Gjon pali i dyt,  Mons. Mirdita pranon këtë thirrje the privilegj historik   që veprën em madhe të filluar në Amerikë, t’a vazhdonte në Atdhe, për të filluar një agim të ri për Shqipërinë, siç pat shkruar një gazetë amerikane në atë kohë.   Me transferimin e tij në Shqipëri, ai angazhohet për ringjalljen e Kishës Katolike duke ndërtuar, ndër të tjera, edhe Kishën Katedrale të Shën Palit Në Tiranë, edhe kjo një qëndër shërbimesh fetare dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët, por një qendër kjo që Mons Rrok Mirdita e shëndërruar në bashkrendimin e veprimtarive të shumta në fusha të ndryshme bamirëse përfshirë, sipas njoftimit të Arkipeshkvisë, ” fushën e arsimit, atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve përmes hapjes së shkollave fillore ( fillore, e të mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qëndrave shëndetësore, dhe atyre për fëmijët e braktisur”, ndër të tjera. Humbje e madhe e një udhëheqsi kishtar, i pajisur me cilësi të një prijsi të palodhur e i pa shkurajuar përball vështërsive, ia hyri punës me gjoks, me ndihmën e shumë përkrahsve ai kapërceu vështërsi të panumërta, këtu në Amerikë por edhe më shumë në Shqipëri.  Unë, dhe besoj shumë të tjerë, do të ushqejmë  dhe do të ruajmë, sa të jemi gjallë, mirënjohje për miqësinë, bashkpunimin e këshillat, por për më tepër për trashëgiminë e tij fetare, kulturore dhe kombëtare, trashëgimi që besoj se do të sjellë lulëzime dhe punë të tjera të mbara për Kishën Katolike në Shqipëri dhe anë e mbanë  trojeve shqiptare, në dobi të mbarë kombit. Jo vetëm Kisha Katolike, por bota shqiptare në përgjithësi, ka humbur një frymëzues dhe organizator të palodhur nismash jo vetëm fetare, por edhe kulturoro-kombëtare, gjthmonë në përputhje dhe në lartësimin e vlerave më të dalluara fetare dhe kombëtare.  Unë dhe shumë të tjerë që e kemi njohur për së afërmi Mons Rrok Mirditën dhe me të cilin si indivdidë dhe si komunitet kemi kaluar nepër disa shtigje të vështira, por edhe të lumtura gjatë dekadave të fundit, e ndjejmë rëndë humbjen e tij. Si bashk-udhtarë nepër këto shtigje – vëllëzërve dhe familjes së tij më të gjërë — si pjesëmarrës në zinë që e goditi, u shprehim ndjenjajt dhe përdhimtimet tona më të sinqerta. Ai pushoftë në paqë dhe ju Zoti u forcoftë! Frank Shkreli

Politika është argument i diskutimit

$
0
0

Nga Ali Hertica

 

Aktorët politikë mund të marrin pjesë edhe në një këmbim të hapur dhe të ndershëm për mendime.Kjo vlen edhe për dy llojet e politikave që tani po zhvillohen në Kosovë për të krijuar politikë të përditëshëshme  dhe krijuse.Flitet për rastet kur mendohet  për një çështje,formohet një mendim për të parashtruar të tjerëve,dhe përpiqen se pikpamja e jote ka diqka të vërtetë në vetëveten e politikëbërjes.Njëkohësisht dëgjohen  ato që thonë të tjerët,më qëllim që në qoftë se argumentet e tyre janë më të mira,të ndërrohet mendimi.

 

Kjo është një mënyrë e sjelljes që lidhet me politikën.Është e zakonshme të dëgjohësh,dhe të lehtë ta besosh,se politika ka pak të bëjë, ose aspak me diskutimin  e qetë dhe serioz.Mirëpo ,këtu  më tepër se kudo, duhet të rrish syhapur për të dalluar realitetin nga të thënat dhe përftyrimin për të.

 

Demokracia nuk është vetëm votim dhe tërheqje litari.Ajo është gjithashtu një sisitem që e bënë debatin një dukuri të përditshme.Debatet zhvillohen ngado,megjithëse pjesëmarrësit nuk dallohen gjithashtu për retorikën dhe aftësitë analitike,është e pamundur  për ta që ta përmbajnë pyetjen ,,Pse mendohet kështu,,.

 

Politikanët demokratikë duhet t’i arsytojnë gjithmonë pikëpamjet e tyre.Për më tepër,ekziston një formë këmbimi i mendimeve ,të hapura dhe të ndershme ,ku edhe kjo mund të kishë ndodh me një  nderëshmëri  si debat filozofik  në parlamentin e Kosovës në mes partive politike për mos ti ngulfatur proceset demokratike dhe  jetën e qytatarëve të Kosovës.

 

Këto të gjitha janë një pjesë e politikës dhe lënë gjurmë në mënyrën e të mendurit të aktorëve të subjekteve politike.Shembuj përë këtë kemi   nga idetë e  filozofit Francez Zhak Zhan Rusosë, teoria matrialistike mbi shoqërin dhe historinë.Kur është qështja e njohurisë mbi mendimin  e politikës ,kuptohet më mirë argumentet që përdoren në  politikë,vëçenarishtë argumentet që përdorën për problemet e kushtetusë.Problemet kushtetuse tërhiqin vëmendjen e mendimtarëve pilitikë.

 

Në diskutimet  ideologjike dhe politike dalin në formë të pastër të parimit dhe kushteve normative të politikës në qoftëse argumenti politikë  i diskutimit është mbi normën e intelektualizmit ,ku zhvillohet në menyrë relative të lirë pa i përzirë synimet taktike dhe motivet e fshehura siqë i kem i nga liderët e partive politikë të politikës së Kosovës.


Krimi dhe Zajednica

$
0
0

Marrëveshja për “Zajednicën” është dërguar në gjykatën kushtetuese, ndërsa gjykata kushtetuese e vendit duhet ta hedhë poshtë këtë marrëveshje sepse kapërcen ligjshmërinë e çështjeve që janë përcaktuar si një rregullim i brendshëm shtetëror dhe jo më si një rregullim tjetër i çështjeve të jashtme.

 

 Nga Bekim Rexhepi

Pse nuk kemi më shumë denoncime të krimeve? A e ndihmon shoqërinë fshehja e krimeve dhe çfarë përfiton shteti nga kjo fshehje e krimeve dhe kriminelëve?. Janë këto pyetje që duhet të ekzaminohen nga institucionet e pavarura dhe përgjegjëse të vendit. Ka vite qe në Kosovë flitet për krime të organizuara, dhe për këtë më e përfolura mbetet organizata e vetëquajtur SHIK – u. Organizatë  kjo e një llumi të kuqësh, e fshehtë dhe pa legjitimitet në veprimtarin e saj në Kosovë dhe jo vetëm.

 

Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë sepse kriminelet janë të njëjtë sipas asaj se si kriminel nuk luajnë asnjë rol pozitivë.  Dhe meqenëse një vend i përkushtuar në të drejtën ligjore dhe i përcaktuar të kërkoj karakterin pozitivë të ligjit duhet të identifikoj pa dallim kriminelet. Duke gjykuar mbi pozitivitetin, e drejta civile duhet të vihet në vend vetëm dhe për mes masave ligjore sepse në të kundërtën e saj do të kemi një lloj të legjitimitetit kriminal nga neglizhenca e institucioneve, të cilat nuk zgjedhin mjete për ta kapur krimin dhe kriminelet.

 

Një krim dhe një kriminel i lirë është satisfaksion i dhimbshëm, i mallkueshëm për një shtet të se drejtës. Secili njëri në bazë të se drejtës civile ka të drejtë të dijë dhe të aktpadisë shkesin e të drejtës së tij, që më parë i është garantuar nga shteti, por kur shteti nuk mund të garantoj këtë të drejtë civile, atëherë do të kemi një natyrë të ngjashme me legjitimitetin e krimi dhe të kriminelëve ne strukturat e shtetit.

 

Pak a shumë në Kosovë shteti është i kapur nga kriminelet, sepse shumë drejtues të SHIK-ut, janë pjesë e institucioneve, dhe prandaj kanë të drejtë mëdyshjet ndërkombëtarë se Kosova përbën një shqetësim përtej vet shqiptare. Shqiptaret duket se janë bërë imun të krimit dhe të kriminelëve të tyre, madje krimi dhe kriminelet kanë edhe legjitimitet politik, ekonomik dhe përfundimisht atë ligjor, sepse janë të rizgjedhur.

 

Shqiptaret nuk kanë guxim që të nxjerrin shtetin e tyre nga duart e krimit dhe kriminelëve, apo që shtetin e tyre domosdoshmërish ta kthejnë në të drejtën civile, sepse tashme kjo e drejtë e tyre përmbarohet nga krimi dhe kriminelë të zgjedhur me votë.

 

Gjendja në Kosovë është një fotografi e kuptueshme dhe shprehje e vetëdijshme e shoqërisë së veçantë (partikulare), mos ndarja nga lidershipi i krijon përmasat e një shoqërie apolitike, që gjërat madhore u besohen përfundimisht njerëzve që drejtojnë sektorit e sistemit, pa pasur mundësi kontrolli e shkarkimi, që në njëfarë forme do të mund më pas të rregullojnë sjelljet e tyre në sistem.

 

Jo pa humor të ditës është edhe kjo se kriminelet nuk janë edhe aq fajtor, kur kihet parasysh se shoqëria është aq e varfër politikisht që të mos mund t’i gjejë mënyra për ti ndëshkuar apo përjashtuar nga sistemi të gjithë individët që korruptojnë apo e kriminalizojnë shtetin.

 

Kosova si shtet i kapur nga të korruptuar dhe të kriminalët, padyshim se ka arritur tek gjendja ku është e dukshme përbuzja ndaj institucioneve relevante. Madje edhe sjellja e pushtetit ndaj ngjarjeve të rëndësishme dhe të disa marrëveshjeve kanë nxjerr në shesh mos seriozitet dhe mos përkushtim e plotë ndaj vendit.

 

Ky pushtet mbi të gjitha është i interesuar më shumë për vetveten se sa për vlerat e një politike institucionale e shtetërore. Madje edhe duke përjashtuar opozitën nga shqetësimet e saja të drejta, ata (pozita)  po privojnë aktet e demokracisë në vend. Një pushtet pa opozitë është pushtet totalitar. Opozita nuk dëshiron që marrëveshjet e fundit ti kaloj nëpër një legjitimitet të kontestuar dhe që më pas mund të jenë të dhimbshme për vendin e të ardhmen e tij. Marrëveshjet me Serbinë kanë kapërcyer kompetencat e brendshme të Kosovës, sepse kontraktimi i marrëveshjeve me serbet lokal duhet të jetë marrëveshje e brendshme dhe jo me një shtet tjetër që gjithsesi synon të komprometoi rregullimin e brendshëm dhe mos funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

Meqenëse marrëveshja për “Zajednicën” është dërguar në gjykatën kushtetuese, ndërsa gjykata kushtetuese e vendit duhet ta hedhë poshtë këtë marrëveshje sepse kapërcen ligjshmërinë e çështjeve që janë përcaktuar si një rregullim i brendshëm shtetëror dhe jo më si një rregullim tjetër i çështjeve të jashtme.

 

Koalicioni qeverisës pa ndonjë koncept a vizion vazhdon të thellojë krizën politike në vend se ta lehtësoi atë, marrëveshjet e fundit në Bruksel, të qeverisë edhe këtë herë demonstruan mënyrën e vet të njëanshme dhe më të pakonsideratë, luajtën rolin e aktit të kryer ndaj parlamentit, si institucioni më i lartë dhe më vendimmarrës në vend. Opozita ka të drejtën e vet të bëjë përpjekjet maksimale që ta pengoi pozitën të shndërrohet në një pushtet totalitar, në të cilin pushtet bije demokracia.

 

E kemi parë se si është përjashtuar opozita nga punimet e parlamentit në sallën alternative të kuvendit, ku u miratuan ligje në mënyrë unanime, një taktikë e njohur si në regjimin e Millosheviqit (për vetëm 2 orë deputetët e parlamentit miratonin 19 ligje!) që e shfrytëzonte mungesën e opozitës. Çfarë përfiton Kosova nga politika e përngjasimit të një politike totalitare, që më unanimitet miraton ligje, madje e vendosur t’ia pamundësoi pjesëmarrjen opozitës në punimet e përbashkëta, pavarësisht se opozita në të drejtën e saj dëshiron të pengoj punimet e kuvendit, pa i ngrirë dy marrëveshjet e fundit qe në theks të veçantë e dëmtojnë vendin e sidomos marrëveshja e “Zajednicës” me Serbinë.

Do të humbim shumë në çoftë se tregohemi të paqartë me vetveten. E tërë politika e Kosovës duhet të jetë në funksion të një uniteti ndërpartiak, sa i përket marrëveshjeve të rëndësishme për vendin, nuk i bëhet mirë vendit nëse pozita s’postohet në diferencim të skajshëm të opozitës. Një pozitë nuk mund të jetë kurrë e mirë në një pushtet të dhënë, në çoftë se nuk e ndjenë edhe shqetësimin real të opozitës sepse mjaftushmëria në pushtet ka të ngjarë më shumë të krijoj një lloj komoditet të rrejshëm institucional, i cili më shumë mund të jetë i rrezikshëm se sa i dobishëm për vendin dhe të ardhmen e tij.

 

 

 

Lojaliteti qytetarë karshi këtij estabilishmenti politik ishte dështimi më i madh

$
0
0

Nga Skënder Mulliqi

Edhe një vit po e fusim në “ thes’ siq thotë një fjalë e popullit. Pas secilit vit që e lëm mbrapa dëshirojmë që viti që vjen ta na sjellë më shumë shëndet, mirëqenje, më shumë bëgati, dhe përgjithsisht të sjellë prosperitet.Nese në shtetet e zhvilluara nuk mvaret shumë së kush vjen në pushtet, në vendet në tranzicion është shumë më ndryshe. Në Kosovë njeriun tonë e lidhë po thuaj gjithçka së kush vjen në pushtet dhe si punojnë këto pushtete. Sot, pos që nuk e kemi më okupatorin serbë mbi kokë , nuk mund të lavdërohemi  më të arrituarat tona.Pak kush e ka paramenduar së edhe pas 16 vitësh , vendi dhe populli do ta bjenë në këtë  deregje të ligë.Këto struktura politike, në vend që të janë fanarë ndriques, e ërresuan dhe gjithnjë e më shumë po e errësojnë ardhmerinë e brezave që po vijnë. Po e errësojnë përspektiven e  një shteti të vogël  në zemër të Evropës i cili sa po ka marrë këmbë.E kan lën të izoluar Kosovën  si ne geto.E futen vendin në krizë institucionale  më qëllime të caktuara politike.Viti që po e lëm mbrapa ishte i mbushur më plotë ngjarje të pamira. Kishim greva, protesta, gazëlotësjellës, demonstrata të dhunshme e paqësore,largime masovike nga Kosova. Dëgjuam edhe po degjojmë në media retorikë boshe të kësaj nomenklatuare politike.  Nuk bëhët mirë duke manipuluar  më masën . Ndërtuan institucione të shtetit më shumë për vete së sa për qytetaret. Organët e drejtësisë janë të ndikuara nga politika, dhe mu për ate nuk kemi rezultate  në luftë kunder krimit  dhe korrupcionit .Nuk kemi hulumtime të pasurisë të kësaj kaste politike . Nuk e lufton kush krimin në radhët e veta.Të gjitha këto marifete i mbulojnë duke arrestuar disa keqbërës shumë të vegjël  të cilët nuk kan ndonjë lidhje më pushtetarët.Mediat duhet liruar krejtësisht nga ndikimi i politikës . Vetëm informimi objektiv dhe korrekt i ndihmon këtij vendi dhe këtij populli që të dalim nga gjendja e status kuos.Marshimi i kësaj klase politike po shkon në rrugë të gabuar . I kan shëndrruar qytetarët në viktima, të cilët nuk kan menduar së e kanë dhënë aq  haram votën e tyre. Nese nuk ndodhë një zgjim tjeter kombëtar, secilen ditë e më shumë shteti i Kosovës do të mbetet vetëm si nocion imagjinar.  Këta janë betonuar fortë pas pushtetit dhe privilegjet që sjellë pushteti. Për të qenë absurditeti edhe më i madh është së ende shumë kush në Kosovë po shkonë verbërisht pas disa liderëve politik , thua së nuk ka kush ti përfaqëson tjetër.  Lojaliteti qytetarë karshi këtij estabilishmenti politik  ishte dështimi më i madh . Të mbash gjallë diqka inekzistente, është nepërkëmbje e çdo vlere njerëzore, është fundosje e çdo vlere demokratike.Ta mbash gjallë një  estabilishment para vdekjës politike, është iluzion i keq , është  vazhdim i agonisë së Kosovës.  Kemi një Qeveri dhe Parlament të mbushur siq e preferoj unë të thëm me analfabet potencial. Kemi qeverinë më mamute  jo vetëm në rajon ,në këtë kohë krize të rëndë ekonomike  .Kësaj i thonë turpi i Zotit! Ta drejtojnë shtetin e njejta garniturë politike  më njerëz të cilët mbajnë hipoteka nga e kaluara kësaj i thonë neodiktaturë . Në një vend ku  vrasjët për motive politike dhe vrasjët  tjera nuk zbardhën  , nuk mund të themi së kemi shtet të duhur ligjor dhe demokratik. Familjarët e të vrarëve kan mbetur më plagë të pa shëruara. Janari i tragjedive   dhe krenarive kombëtare është afer. Është afër dhembja e madhe që përjetuan familjarët e të vrarëve .Kjo dhembje po u përseritet që shumë vite me shpresën që viti që vjen  ndoshta vrasjët do ta gjejnë dritën e diellit.

  Kjo strukturë e lartë e LDK-së është turpi që nuk lahet kurrë. U  treguan lakmitarë për pushtet dhe asgjë më shumë. Është koha që këta mekatarë të partisë të cilën e formoi i madhi Rugova të largohën  njëherë e përgjithmonë .Të shkojnë me koka të ulura së i tradhëtuan idealet e presidentit historik , Ibrahim Rugova , Smajl Hajdarajt, Tahir Zemës, Xhemajl Mustafës, Bardhyl Ajetit…Sigurisht së edhe në këtë janar  do të shkojnë të përkulen të varri i Rugovës duke thënë ngadalë me vete” mirë ke ba që ike në amshim dhe na u dha mundësia që në emrin tënd  ta kalërojmë LDK-në dhe ta kalerojmë  Kosovën”. Por mos harroni Ju së nuk e keni të largët ditën kur do të largoheni turpshem ,nga postët e larta partiake dhe  nga postët e larta pushtetare…

 

 

Tradhtia ndaj Vendit

$
0
0

Nga Aurel Dsareti

 

Syri i së vërtetës është i turbullt dhe shformues. Vetëm nëse mungon lakmia, vetëm nëse nuk kemi konflikt interesi, vetëm nëse pikësynimi ynë shndërrohet thjesht në vëzhgim çelet shpirti realist e bukuria.

***

Është vërtetuar se ideologjia nacionaliste ishte (dhe është) një parakusht për zhvillimin e demokracive moderne dhe shteteve serioze. Ndërkaq qeveritarët/politikanët, pseudo-intelektualët, pseudo-mediat, klerikët mysliman dhe ortodoks – Tradhtarët e Shkombëtarizuar (Denacionalizuar)shqipfolës – e shesin Vendin pak nga pak.

Këta bastard në mënyra të ndryshme janë duke e djegur Vendin tonë (gjithë trojet). Ai që sinqerisht ka luftuar për Komb e Atdhe, me gjak shqiptari në zemër, nuk duhet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga liria (relative) dhe përgjegjësia, të fituara me çmim të lartë, për hir të skemave apo programeve, për një parti, fe, rrymë apo klan.

***

Ne vrasim vetveten kur nga plogështia lejojmë ngritjen e institucioneve që rrezikohen të shemben në shoqëri, në shtet, në shkollë, në fe, të cilat i miratojmë me hipokrizi në vend që t`u kthejmë krahët pa mëdyshje. Për ithtarët e shqiptarizmit, çdo mosnjohje e jetës, çdo ashpërsi e panevojshme, çdo lloj indiference dhe përbuzje e Kombit dhe Vendit s`është veçse një lloj vrasjeje.

Nëse nuk zgjohemi menjëherë të mposhtim tradhtarët, do të vritet jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja.

***

Komunizmi në shtetin amë ndryshe nga ai i gjithë rruzullit tokësor, synonte të krijojë një shoqëri të mbyllur kozmopolite. Tjetërsimin, shkombëtarizimin, asimilimin e shqiptarëve në një “Objekt të Paidentifikuar Fluturues”.

Mjaftë atdhetarë dhe mendje të ndritura nuk e pranuan, sepse u mohonte qenien e tyre Kombëtare, prandaj regjimi enverist pati një program nacionalist për ta luftuar.

Megjithatë, qeveritarët, politikanët, zyrtarët e post-komunizmit, janë shumë më të dëmshëm për Kombin dhe Vendin.

https://www.youtube.com/watch?v=PusnS6OL02E

***

Shkombëtarizimi (denacionalizimi) i një Kombi është shumë më i rrezikshëm se okupimi i atij Kombi. Në trojet shqiptare kjo direkt bëhet nga keqpërdorimi i fesë ortodokse dhe myslimane. Pas çdo pushtimi, herët a vonë do të vijë çlirimi, kurse denacionalizimi është një proces që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk i kundërpërgjigjemi me njohuri, të vërtetën, drejtësinë por edhe forcën.

Aktivitetet fetare, sipas ligjit, janë vetëm çështje private/personale dhe lejohen të funksionojnë vetëm brenda 4 mureve shtëpiake dhe në “Shtëpinë e Zotit”. Mjerisht shumica e këtyre janë shndërruar në “Shtëpi të Dreqit” ku ekstremistët islamik dhe ortodoks, të paguar nga Shërbimet Sekrete të huaja (armiqësore) bëjnë tru shpëlarjen e anëtarëve, tjetërsimin e tyre në grek, turk, arab, sllavo-ortodoks. Duhet ndaluar rreptësishtë politizimin (antikombëtar) të fesë në tokat arbërore. Duhet ndalur rreptësishtë financimin e xhamive dhe kishave nga të huajt.

Neutraliteti fetar në shkolla, rrugë, institucionet shtetërore dhe komunale nuk nënkupton mungesën e vlerave fetare, por theksin në vlerat e përbashkëta përkundër dallimeve të natyrës fetare.

***

Sot në radhët e ISIS-it ke të vrarë më tepër terroristë islamik shqipfolës evropian se arab aziatik/afrikan.

Ne duhet të luftojmë kundër mendimeve ekstreme fetare këtu dhe atje. Dhe ne gjithashtu duhet të përgatitemi që të përdorim armët kundër fundërrinave xhihadiste/terroriste të ISIS, por edhe të gjithë kriminelëve tjerë që kualifikohen për Tradhtarë të Vendit.

***

Jam për një Ushtri të Fortë Shqiptare dhe ithtar i zjarrtë i ushtrisë amerikane, veçanërisht i kolegjit luftarak: U.S. Military Academy (USMA), e njohur gjithashtu si West Point; pastaj të US Army War College në Pennsylvania.

Kushdo që do të kërcënon Shqipërinë, në çfardo lloj mënyre, do të shkatërrohet menjëherë.

Lufta është si tërheqja e litarit, rezultati i së cilës nuk varet nga forcat absolute por nga ato relative … Faktorët ose “fijet” që përcaktojnë luftën (midis të tjerave) janë cilësia dhe Aftësia e Komandantit. Këtu futen personalitetiqë është burim për frymëzimin e trupavepër të pasur besim në vetvete nën udhëheqjen e tij…

***

Gjatë këtyre 15 viteve që paraqitem në mediumet shqiptare kam vënë re se botëkuptimi im për rrjedhën e ngjarjeve në trojet arbërore është, në shumë anë, shumë i ndryshëm nga botëkuptimet e shumë të tjerëve.

Mbështes konceptin e shoqërisë së hapur por jam kategorikisht kundër mbështetjes së ngulitur fanatike për partitë politike. Megjithatë, nuk e kam problem të mbështes lëvizjet demokratike apo parti politike kur luftojnë kundër regjimeve të korruptuara, mafioze dhe tradhtare.

Individi është një koncept abstrakt, dhe si i tillë nuk ka vend në një shoqëri të pandryshueshme. Shoqëria ka anëtarë, të aftë për të menduar e për të ndjerë; por, në vend që të jenë në themel të ngjashëm, ata janë në themel të ndryshëm sipas pozitës së tyre në jetë. Është e vërtetë se edhe shqiptarët kanë aftësinë për të menduar e për të ndjerë, por meqë vendi i tyre në shoqëri është i palëvizshëm (më tepër nga indiferenca dhe budallallëku), rezultati i pastër nuk ndryshon aspak nga çdo të ishte po të mos kishin vetëdije fare.

Ngjashmëria në themel e një njeriu me një tjetër dhe të drejtat e patjetërsueshme të njeriut janë ide të një epoke tjetër. Thjesht fakti se jemi qenie të gjalla njerëzore por sillemi si të vdekur, nuk sjellë me vete ndonjë të drejtë: përballë ligjit skllavi nuk ndryshon nga një pasuri tjetër e tundshme. Privilegjet i takojnë më fort pozicionit në jetë sesa personit. Prandaj, që të mos shtypesh nga kriminelët dhe tradhtarët, reago. Shkatërro tradhtarin, ta meritosh privilegjin që të sjellë e drejta.

***

Ajo që të gjithë njerëzit e kanë të përbashkët janë impulset organike dhe nevojat ekzistenciale. Ajo që nuk e kanë të përbashkët, janë llojet e pasioneve mbizotëruese në karakteret përkatëse. Motivimet më të mëdha të njerëzve janë pasionet racionale si tensionet për atdhedashuri, dhembshuri, solidarësi, liri dhe të vërtetën; dhe ato irracionale si impulset për të kontrolluar, nënshtruar, shkatërruar, sunduar: narcizëm, lakmi, zili, ambicie të sëmura.

Njeriu i arsyeshëm synon pushtetin, qoftë edhe për të bërë “mirë”. Rreziku më i madh për të qëndron pikërisht këtu, tek dëshira për të ardhur në pushtet, tek shpërdorimi i tij, tek dëshira për të urdhëruar, tek terrori. Nuk zotëroj asnjë armë për t`u mbrojtur ndaj inteligjencës dhe teknikës intelektuale më të zhvilluar. Por arrij të shoh nëse pas fjalëve, dhe shkrimeve të dikujt ka një besim. Kryesisht interesohem nëse pasuritë e tyre janë ligjore apo nga kriminaliteti.

Armiqtë e jashtëm janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet e Kolonës së Pestë brenda dhe jashtë murit të arbrit, do të arrijnë shkombëtarizimin e shqiptarëve autokton dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta.

Mos lejoni më të manipuloheni nga kriminelët dhe të korruptuarit, mos u rreshtohuni qorrazi pas partive politike, klerikëve fetarë dhe strukturave tjera mafioze/kriminele/tradhtare që janë duke djegur Kombin dhe Vendin e juaj o ju tru shpëlarë.

 

 

 

 

 

Ne çka kundermon Arabia Saudite

$
0
0

Nga Lush Palokaj

Kur te largohen maskaradat e rrejshme religjioze, ka te beje me synimin saudit qe te shtie ne dore disa nga rezervat me te medha te naftes te cilat gjenden ne teritorin e suniteve te Sirise dhe Irakut. Mbreti Salman dhe i biri i tij princi Salman tani me decenije finansojne terrorizmin me prapasqene te rrejshme religjioze per ti realizuat planet e tij plutokrate. Kjo s’ka te beje asgje me religjionin por vetem per para dhe nafte, thuhet ne tekstin e Infokopit.

Mbreti Salman viteve te 90-ta ka transferuar 120 milion dollare Osama bin Ladenit per t’i armatosur muxhahedinet ne Ballkan.

Sa i perket rrolit vendimtar ne formimin dhe financimin e e organizatave radikale islamiste, autori i Infokopit William Indal thote se mbreti saudit Salman, pos tjerash ka qene burim parash per financimin e Al Kaides ne Bosnje dhe Avganistan. Ai ka qene ngushte i lidhur me njrezit e Bin Ladenit ne Sherbimin e Fshehte Saudit me princin Turki al Feisall dhe me Lidhjen Boterore Muslimane te cilen e ka financuar Arabia Saudite.

Mbreti Salman gjate asaj kohe e ka udhehequr Komesariatin e Larte Saudit per clirimin e Bosnjes dhe Hercegovuines gjate viteve te 90-ta. Ka qene organizata kyqe e frontit te Al Kaides ne Ballkan. Sipas nje hulumtimit te Kombeve te Bashkuara, Salman gjate atyre viteve i ka transferuar me shum se 120 milion dollar me provizion kontosh nen kontrolle te tij, si edhe nga llogrite e tij personale ne nje organizate te rrejshme humanitare “Third World Relief Agency” e cila ne te vertete ka qene organizata e Al Kaides dhe kanali kryesor per dergimin e armeve muxhahedineve ne Ballkan. Osama bin Ladeni posaqerisht i kyqur ne kete afere shkruan autori i Infokopit.

Me tej ne tekst shkruan se Washingtoni dhe CIA ngushte kane bashkpunuar me kete rrjete saudite te udhehequr nga Salmani, Osama bin Ladeni dhe princi Turki al Feisalli. Amerikanet e kane sjelle Bin Ladenin dhe disa tjere persona te randesishem saudit ne Pakistan qe me organizaten e fshehte te atjeshme kane formuar dhe ushtruar ISI-sin nga te cilet me vone dolen muxhahedin avganistanez.

Arabija Saudite, sherbimet e fshehta pakistaneze dhe amerikane i kane formuar muxhahedinet qe ne vitet e 80 ne operacionin Ciklon ( e udhehequr nga CIA) kane mundur forcat sovjetike ne Avganistan. Moskva ka qene dashte te mashtrohet ne “kurthen e ariut” dhe Bashkimit Sovjetik i pergaditet “vjetnami rus”.

Shteti i sotem islamik ne Irak, Siri, se dhe Al Kaida-al Nusra fronte ne Siri, si dhe bandat tjera terroriste dhe xhihadiste me te cilat lufton regjimi i Sadatit bashk me Rusine rrenjet i kan ne Arabine Saudite dhe aktivitetin e mbretit Salman. Ndonese bazuar ne disa informata muajve te fundit se sauditet kane nderprere financimin e organizatave terroriste kunder Asadit, ne Siri realiteti e thote te kunderten.

DIKTATORI I BLERE ERDOGAN

Interesim me te madh duhet ti kushtojme diktatures turke te Erdoganit e sidomos kur forcat e saj ajrore rrezuan aeroplanin rus Su-24 mbi teritorin e Sirise. Ajo cka me se shumti na preokupon eshte lidhja e tij me monarkine saudite dhe qe fushaten e tij presidenciale ne gusht te vitit 2014 e ka finansuar Arabia Saudite me nje dhurate 10 miliard dollare.

Pas asaj fitoreje te blere Turqia me te madhe i ka hapur dyert per qendra te fshehta per ushtrimin te atyre nga te cilet doli Shteti Islamik i sotem. Sherbimi i fshehte i Turqise ne maj te vitit te kaluar e ka derguar nje tren plot armatim dhe makina te prodhimit Tojota te pershtatshme per terene te veshtira dhe te gjitha keto i ka paguar Arabija Saudite.

Pas ketyre lojrave te ndyta nuk fshehet vetem regjimi kriminal i Erdoganit por ajo me me rendesi mbreteria e Arabise Saudite me aleatet e saj Kuvajtin, Emiratin e bashkuara te arapeve dhe Katari, thot autori i ketij teksti.

Nje shkrim i mire per t’i njoftuar se cili eshte ai zot per te cile luftojne nga shume shtete por posaqerishte shqiptaret andej e kendej kufirit trushperlare nga hoxhallaret vehabist te cilet meritojne pushkatim. Thjeshte, nuk eshte ai zoti per te cilin ata luftojne por ajo eshte nafta e suniteve ne teritori sirian dhe irakian synim i Arabise Saudite per t’a plaqkitur kete pasuri.

New York – Bronx 13-12-2015

“Shurdhmemecët” e Kuvendeve Komunale

$
0
0

Nga Faton Krasniqi

 

Ç`është kuvendi? Ç`është kuvendari? Kuvendi është: mbledhje ku marrin pjesë burrat, gratë për të shqyrtuar e për të zgjidhur çështje të rëndësishme të qytetit, të fshatit tyre, të vendit të tyre; të gjithë ata që merrnin pjesë në mbledhje. Kuvendi është vendi, objekti ku vendosin dhe marrin vendime të rëndësishme për fshatin, qytetin, krahinën, vendin. Kuvendi është mbledhje e gjerë e ku rrihen e shkëmbehen lirisht mendimet për probleme të rëndësishme politike e shoqërore; ndërtesa ku mblidhet e zhvillon veprimtarinë e vet ky organ. Kuvendi është vendi ku kuvendohet me gjuhën e arsyes, vendi nga ku dalin vendime të rëndësishme nga njerëz të rëndësishëm. Kuvendoj-flas, tregoj, bisedoj. Ç`është kuvendari? Që është i gojës, që di ta mbajë bisedën të gjallë, bisedar; që di të kuvendojë. Burrë (plak, djalë, grua, vajzë) kuvendar, që di të flasë-gojëtar, i ditur, mendjendritur, mendjehollë, largpamës, i urtë, i sinqertë, i arsyeshëm.

A kemi ne sot kuvend dhe kuvendarë? Ne sot kemi kuvendarë “shurdhmemecë” që për katër vite në kuvend nuk e thotë qoftë edhe një fjalë, kemi kuvendarë që për katër vite nuk e shkruajnë asnjë fjalë asnjë fjali, madje kuvendarët e sotëm në të gjitha Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës nuk mbajnë me vete as laps- as fletore, disa nga ta bile-bile as rendin e ditës nuk e lexojnë e aq më pak materialin e mbledhjes. A është e tepërt që për katër vite kuvendari nuk fletë, nuk sugjeron, nuk këshillon asgjë?! Për katër vite duke përlloçur tepihun e kuvendit, duke dëmtuar karriget e kuvendit, duke shkarravitur tavolinat e kuvendit.

Kuvendari duhet të kuvendoj, jo të kotet, të gjumoset, të moliset, të humbet në kohë. Është kot, nuk është e mirë që në katër vite ta ngrisesh dorën për të venduar, vendimet që sillen në kuvend, pa e ditur se për çka është ky vendim, për kë është ky vendim, kush përfiton nga ky vendim?! Ngritja e dorës për të venduar në kuvend nga kuvendari është e shenjtë, duhet ditur kur duhet ngritur dorën e kur jo, nuk duhet t`i bëjnë qejfe askujt. Me arsye, me mendje të shëndosh duhet menduar dhe venduar-ne presim vendime të rëndësishme nga ju, dhe jo kuturu.

Shpeshherë kuvendarët e Kuvendeve Komunale në Republikën e Kosovës luajnë rolin e “shurdhmemecëve” “a pe – s`pashë, a dëgjove – s`dëgjova”?! Jam i bindur që sikur të ishin shurdhmemecët (ata që realisht nuk mund të flasin dhe dëgjojnë) do të ishin më të arsyeshëm, më serioz, më realist, gjithçka nuk do të vendonin, bile-bile ata janë më të sinqertë, do të mundoheshin me mish e shpirt që të punojnë për vendin, nëse nuk mund të flasin dhe dëgjojnë, ata së paku do të shkruanin, do të këshillonin, sugjeronin për punë të mbara. Në Kuvendet Komunale në Republikën e Kosovës ka nga 28 deri 32 kuvendarë-këshilltarë, varësisht nga madhësia e qyteteve, nga numri i banoreve, por, nga ata 28 këshilltarë standard në, 12-16 mbledhje të Kuvendeve Komunale që janë mbahen brenda një viti, zakonisht flasin gjatë një vitit 5-6 këshilltarë, flasin ata që dinë të flasin, që kanë për çka të flasin, ata që e ndjejnë obligim qytetarë.

Pjesa tjetër shkojnë sa për t`u nënshkruar në listën e pjesëmarrësve në mbledhje kuvendi, sa për ta marrë mëditjen e pjesëmarrjes, gjatë asaj kohë sa dikush nga kuvendarët fletë, diskuton, sugjeron, pjesa e heshtur luajnë lojëra të ndryshme me telefonat e teknologjisë së fundit, si me Iphone, Samsung Galaxy, Ipad, një pjesë tjetër e kuvendarëve kruajnë hundët të bëra rreshkë nga nxehtësia afrikane që ka kapluar vendin tonë, pjesa tjetër mezi pretë që të përfundojë mbledhja e të ikin ndër ndonjë hije ahu apo çajtore qyteti. Kuvendarët janë përfaqësues të qytetarëve, ata na përfaqësojnë neve, ata, aty as nuk kanë të: kositin, të prashisin, të lëvrojnë, të ujisin e të presin dru; detyra e tyre është flasin për fshatin, lagjen, qytetin, vendin; për problemet sociale, ekonomike, arsimore, urbanistike, kulturore, rinore, sportive etj.

Gjithashtu arsimimi i tyre lënë për të dëshiruar shumica janë: mallterxhinj, bojaxhinj, zdrukthëtarë, tarrnakopistë etj., nuk duhet nënvlerësuar këto profesione për që këta profesionistë të këtyre fushave nuk e kanë vendin aty; pak punë mund të bëjnë, pak të mira mund të na sjellin. Heshtja e tyre, serviliteti i tyre, mosdija e tyre po na kushton si fshat, si lagje si qytet, si vend. Flisni ju nuk jeni shurdhmemecë, debatoni, jepni ide, këshilloni, kërkoni angazhim më shumë nga ata që duhet t`i kryejnë obligimet qytetare, nuk na duheni të heshtur. Lërini ato seminaret famoze për “Vetëqeverisje Lokale”, kemi 14 vite që kemi filluar themelimin e institucioneve tona shtetërore, nëse nuk keni mësuar për 14 vite diçka për themelet e shtetit, organizmin e tij, punën e tij, kot e ke të mësosh në ato seminare kote. Për 4 vite nga gjithsej 48-55 mbledhje kuvendi nuk fletë qoftë edhe një herë të vetme, është mëkat të qëndrosh në atë karrige në atë kuvend. Nëse, tërë jetën ke veshur kat të zi të teshave me çorapë të bardha, askush nuk do të mund ta largojë këtë stil veshmbathjesh. Ndër të tjera çorapet e bardha janë mbathje sportistësh, jo kuvendarësh e politikanësh.

Kuvendar lexo për stilin, protokollin zyrtar (Bon Tonin) të veshjeve të një kuvendari-pushtetari, je person publik kujdes si vishesh, dhe me çfarë vishesh e mbathësh. Por mbi të gjitha kuvendar fol; heshtja jote është ngecja dhe dështimi ynë, mos u bë marionetë e askujt. Shteti nuk ju paguan për të heshtur. Kemi nevojë për ndërtimin e shumë: çerdheve, shkollave, spitaleve, rrugëve, ujësjellësve, urave, kanalizimeve, stadiumeve, qendrave sociale, qendrave rinore. Kuvendar fol e shkruaj, mos rri!

 

 

 

 

 

 

Viewing all 1727 articles
Browse latest View live