Një vit aborti politik!
Shkollat në gjuhën shqipe që themeloi Vatikani
Për t’i përgatitur këto këto kuadro të aftë, Roma ngriti herë pas here në Itali, disa shkolla të posaçme (kolegje), si për klerin e vendeve të ndryshme të botës, ashtu edhe për klerin në Shqipëri e në Ballkan.
Një nga sgkollat e para të tillla ishte “Kolegji i Shën Athanasit”, që u themelua në Romë më 1572, nën drejtimin e murgjëve bazilianë, posaçërisht për nxënësit arbëreshë dhe grekë të Italisë. Në Klementin u themelua “Kolegji ilirik”, në të cilin pranoheshin nxënës edhe nga viset shqiptare.
Në vitin 1574 u themelua i dyti “Kolegj ilirik” në Loreto. Më vonë (1672), ky kolegj u zgjerua, dhe që prej asaj kohe atë e ndoqën edhe klerikë shqiptarë. Mësimet në kolegj zhvilloheshin në gjuhën latine dhe greke. Mësohej gramatika, filozofia dhe teologjia. Mësimi u ishte besuar jezuitëve. Zakonisht në kolegj, me rekomandim të priftërinjve, ose kryepeshkopëve, zgjidheshin një ose dy nxënës prej qyteteve të mëdha apo krahinave, për t’u përgatitur për vendin e tyre. Këtë kolegj e ndoqën gjithnjë e më shumë shqiptarët, edhe për arsyen se nuk kishte kolegje të tilla në Shqipëri. Kolegji informonte shpesh Kongregatën për nxënësit e pranuar shqiptarë.
Kolegjin ilirik e kanë ndjekur edhe shkrimtarët dhe personalitetet e njohura arsimore e kulturore shqiptare, si: Pjetër Budi, Frang Bardhi, Andrea Bogdani, Pjetër Bogdani, Pjetër Mazrrëku etj.
Në vitin 1613, Kongregata e Romës themeloi të tretin “Kolegj ilirik” të Fermos, i cili vazhdoi të punojë deri në mesin e shek. XVIII. Në të u përgatitën edhe klerikë shqiptarë të shquar, si: Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova, Matej Mazrreku nga Janieva etj. Edhe ky kolegj ishte nën drejtimin e jezuitëve.
Në vitin 1711, në shkollën “San Pietro in Montario” të romës, nën ndikimin e françeskanëve, të ndihmuar nga papa Klementi XI, italo-shqiptar, filloi punën Katedra e gjuhës shqipe.
Ka ekzistuar edhe “Kolegji i Palermos”, i themeluar në vitin 1730, pastaj “Kolegj in Ulanos” në Romë, ku u shpërngulën nxënësit e “Kolegjin ilirik” të Fermos.
Në vitin 1743 u themelua “Kolegji Urbano”, ku për një kohë studio edhe Pjetër Bogdani. Në këtë kolegj ndiqeshin edhe studimet e larta.
Përveç studimve në kto kolegje (veçanërisht në atë të Loretos), disa priftërinj shqiptarë kanë ndjekur edhe fakultetin filozofik apo teologjik në ndonjërin nga universitetet e Italisë të asaj kohe. Pas mbarimit të tyre, nxënësit klerikë pajiseshin me kulturën teologjike të domosdoshme, dhe pastaj dërgoheshin në vendet e tyre, si klerikë të rregullt ose si misionarë.
Ndryshe nga Kisha e Lindjes, Vatikani nuk i pengonte, përkundrazi i lejonte kuadrot e tij që të zhvillonin veprimtarinë fetare edhe në gjuhën e popullsisë vendëse, me kusht që rituali kishtar të ushtrohej në çdo rast latinisht. Është pikërisht, që nga rrethi i këtyre nxënësve klerikë filloi jetën e vet arsimi shqip dhe letërsia shqipe.
Në trojet shqiptare, shkollat e elementit katolik kishin karakter fillestar, dhe ngriheshin zakonisht pranë ndonjë kishë. Ato kishin një numër të pakët nxënësish, dhe programi i tyre kishte karakter fetar. Një shkollë e tilllë ka ekzistuar në Janjevë.
Përveç shkollës së Janjevës, ndër shkollat më të vjetra katolike, hyn edhe shkolla e Pejës (gjysma e parë e shek. XVII).
Nga mesi i shek. XVII, meritë për hapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe në Prishtinë, Prizren, Suharekë etj, ka famullitari D. Gegë Mazrreku. Në Gjakovë dhe në fshatrat përrreth, është dalluar misionari Lukë Kabashi si edhe françeskanë të tjerë.
Në gjysmën e parë të shek. XVII ka pasur një shkollë katolike në Pejë.
Gjithashtu, nga mesi i shek. XVII ka pasur shkolla katolike shqipe në Prishtinë, prizren, Suharekë, Gjakovë, si dhe në fshatrat përreth.
Më 1745 kemi një shkollë fillore katolike në Shkodër.
Në vitin 1775, kleriku D. Nikollë Kançi hap një shkollë fillore në Sheldi (Shkodër).
Në Nënshat (Shkodër), më 1878, hapet një shkollë katolike.
Më 1882 hapet shkolla katolike e Trashanit (Zadrimë).
Më 1883 hapet një shkollë e tillë edhe në Bajzë të Kastratit (Malësi e Madhe).
Më 1891 hapet një shkollë katolike në Blinisht të Zadrimës.
Po më 1891 hapet një shkollë e tillë në Selcë të Kelmendit.
Më 1893 hapet shkolla e Traboinit (Malësi e Grudës).
Në vitin 1896, në Kallmet të Lezhës, murgeshat stigmatine hapin një shkollë fillore për vajza.
Më 1898 rihapet shkolla në Pllanë (Lezhë).
Nga fundi I shek. XIX vazhdon hapja e shkollave fillore fetare katolike, kryesisht në Shqipërinë Veriore dhe në disa vise të tjera shqiptare, si: Në Shkup, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ulqin, Zarë, Zym etj.
Nga fundi i shek.XIX kemi hapjen e shkollave katolike në Mirditë (Orosh, Kashnjet, Spaç), në Bushat (1900), në Rranxa-Bushat (1900), në Prizren (një shkollë mashkullore dhe njënshkollë fillore për vajza, e drejtuar prej “Motrave të Dashurisë”), në Gjakovë (një shkollë), në Pejë (një shkollë, më 1898), në Zym (një shkollë), në Durrës (një shkollë).
Në vitin 1901, në Bizë hapet një shkollë fillore katolike.
Më 1907, Shtjefën Gjeçovi hap një shkollë në Gomsiqe.
Po këtë vit, kemi hapjen nga një klerik të një shkolle në Baz (Mat).
Gjithashtu, më 1907, motrat stigmatine hapin një shkollë fillore në Durrës.
Gjatë viteve 1912-1913, në Dajç të Zadrimës ka pasur një shkollën fillore katolike.
Më 8.2.1912 rihapet në Shkodër seminari papnor shqiptar (sot “Seminari Ndërdioqezin Shqiptar”). Ludovik Shllaku, Shkollat klerikale, botimet “Camaj-Pipa”, Shkodër 2002, f.17- 23
Ekstremistët islamikë midis nesh
Ekstremistët, edhe pse më të paktë, do të jenë përsëri midis nesh. Por tanimë ne do ta dimë se ata që kanë mbetur nuk janë më njerëz të manipuluar, por ekstremistë që janë deri edhe patologjikë.
Ata janë midis nesh, por nuk janë si ne. Nuk janë as si pjesa më e madhe e besimtarëve myslimanë që praktikojnë fenë e tyre. Ndryshojnë nga pamja, veshja, mënyra e jetesës. Kjo tanimë është një gjë e njohur, për të cilën është shkruar dhe folur shumë, prandaj nuk dua të përsërit këtu gjëra të njohura. Ajo për të cilën dua të tërheq vëmendjen është që ne tanimë jemi mësuar me ta. Kujtohemi të shprehim shqetësimin tonë për faktin që i kemi ata midis nesh kur ndodh ndonjë akt terrorist islamik në botë, siç ishte ai që ndodhi në Paris. Ose kur ata shkojnë e marrin pjesë në luftëra në vende të huaja si në Siri. Ose kur na tërheqin vëmendjen partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e tyre midis nesh. Ose kur disa prej tyre arrestohen nga policitë në vendet europiane apo në SHBA për përgatitje aktesh terroriste. Në Kosovë, problemi është dukshëm më i rëndë se në Shqipëri. Por, a është kjo një arsye për të qenë ne këtu më pak të shqetësuar? Dallimi me Kosovën është më tepër etik. Shqiptarët e Kosovës duhet t’i ishin mirënjohës SHBA-së dhe NATO-s për çlirimin e Kosovës, aq sa nga radhët e tyre nuk duhet të dilnin ekstremistë islamikë që bëjnë plane për atentate në vendet e NATO-s, aq më pak në SHBA. Por ekstremistët nuk e njohin etikën. Tanimë e njohim problemin. Ekstremizmi fetar është një helm me të cilin ekstremistët përpiqen që të helmojnë besimtarët myslimanë, sidomos të rinjtë. Pyetja është se cila është zgjidhja. Për të neutralizuar efektin e helmit duhet përdorur kundërhelmi. Shteti, si në Shqipëri dhe në Kosovë vepron ashtu siç di të bëjë shteti, arreston disa prej tyre dhe i nxjerr në gjyq. Sigurisht që edhe kjo duhet bërë, por a është kjo zgjidhja? Nuk mund të arrestohen të gjithë ekstremistët, madje as pjesa më e madhe e tyre. Dhe përveç kësaj, problemi nuk janë vetëm ata, por edhe të tjerët që radikalizohen çdo ditë. Në qoftë se dënimet penale të ekstremistëve më të afirmuar nuk shoqërohen me masa të tjera për të ndaluar radikalizimin e besimtarëve, veçanërisht të të rinjve, atëherë nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi krijuar heronj për kauzën e tyre me këto dënime. Atëherë, cili është kundërhelmi që duhet përdorur? Ne dëgjojmë shpesh analiza për shkaqet e radikalizimit të besimtarëve myslimanë. Na thuhet se shkaku është te kjo apo ajo shkollë fetare ekstremiste islamike nga vendet arabe, idetë e së cilës kanë depërtuar në Shqipëri, se shkaku është gjithashtu te varfëria. Për arsye se janë të varfër, besimtarët myslimanë, veçanërisht të rinjtë bëhen pre e ideve ekstremiste. Por, në qoftë se çështja shtrohet kështu, atëherë kemi të bëjmë me një luftë idesh. Sepse në qarkullim ka ide të mira dhe ide të këqija, madje edhe brenda vetë Islamit në Shqipëri. Pse idetë ekstremiste janë më të fuqishme dhe propaganda e tyre më e efektshme? Panairi i përvitshëm i librit që mbahet në Tiranë është vendi ku shfaqet më qartë fenomeni i mësipërm si luftë idesh. Atje gjen edhe jo pak stenda të mbushura me literaturë fetare islame, në të cilën gjen shumë ide ekstremiste. Këtë vit kishte më pak, por vitet e tjera ka pasur më shumë prani të shtëpive botuese islamike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Megjithëse edhe këtë vit prania e tyre ishte goxha e ndjeshme. Por këtu nuk dua të ndalem te kjo çështje. Këtu dua të flas për fenomenin e ballafaqimit të ideve. Kjo lloj literature fetare, me jo pak përmbajtje ekstremiste, në panair vihej natyrshëm në ballafaqim me literaturën tjetër me përmbajtje të ideve që përbëjnë bazën e qytetërimit europian, të cilit i përket dhe Shqipëria dhe që synon t’i bashkëngjitet edhe në nivel të strukturave integruese politiko-institucionale europiane. Dhe ky ballafaqim i ideve nuk fitohet thjesht duke u ndaluar literatura ekstremiste fetare dhe duke u përjashtuar nga xhamitë hoxhallarët ekstremistë. Duhet mbushur vakuumi i krijuar. Ndryshe, vakuumin do ta mbushin përsëri idetë ekstremiste në mënyrë ilegale, duke qarkulluar libra të ndaluar, gazeta ilegale apo trakte me ide ekstremiste. Sepse siç dihet, ndalimi i diçkaje të shkruar rrit kuriozitetin për të. Prandaj nuk mjafton që ne të ndalojmë përhapjen e literaturës ekstremiste fetare, nuk mjafton që shteti me institucionet e tij të posaçme të vëzhgojë xhamitë dhe të mbështesë Komunitetin Mysliman për t’i marrë nën kontroll xhamitë që janë jashtë kontrollit të tij. Besimtarët myslimanë të cilët ushqehen me literaturë ekstremiste, kuptohet se janë njerëz që kanë dëshirë të lexojnë, ndryshe nuk do të tërhiqeshin nga kjo lloj literature. Ata kanë dëshirë të lexojnë, por marrin ushqimin e gabuar intelektual, ushqim të helmuar. Duhet të gjendet mënyra që atyre t’u jepet ushqimi i duhur intelektual. Për të fituar mendjen e tyre, zhvillohet edhe një garë intelektuale mes ekstremistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Jo thjesht mes ekstremistëve dhe myslimanëve të moderuar të përfaqësuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Besimtarët e rinj që radikalizohen janë qytetarë të këtij vendi dhe ata nuk kanë vetëm një jetë fetare, por një jetë më të gjerë. Shpesh ata bien viktimë e ideve ekstremiste jo sepse janë besimtarë myslimanë, por sepse literatura ekstremiste është e vetmja literaturë me të cilën ata bien lehtësisht në kontakt, dhe kjo edhe për shkaqe financiare. Dhe këtu qëndron përparësia që kanë ekstremistët në këtë garë të ideve dhe që ka të bëjë me faktin se ata e ofrojnë falas ushqimin e tyre intelektual, që është literaturë e tyre. Ne kemi në Shqipëri të botuar libra shumë të mirë, me përmbajtje të ideve më të shëndetshme humaniste që ka krijuar qytetërimi europian, libra të shkruar për një shtresë njerëzish më të gjerë se rrethet akademike universitare të shkruara për shumë shekuj, libra me dije antropologjike, sociologjike, filozofike, politologjike etj., të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Këta libra do të përbënin një ushqim të mirë intelektual për këta njerëz që bien pre e ideve radikale islamike. Por midis këtyre librave të mirë dhe këtyre njerëzve qëndron një mur i pakapërcyeshëm ekonomik. Këta libra kushtojnë, ndërsa literatura ekstremiste jepet falas. Këtu është një nga çelësat e suksesit të ideve ekstremiste fetare, sepse në fund të fundit ato nuk janë bukë për njerëzit e varfër që tërhiqen nga këto ide. Shkurt, problemi është se idetë e mira dhe idetë e këqija janë në një garë të pabarabartë në raport me këtë pjesë të shoqërisë sonë. Këtu ka vend për projekte të përbashkëta me donatorët e huaj të Shqipërisë, sidomos nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Ata mund të mbështesin, fjala vjen, projekte të llojit “Biblioteka e zgjeruar e një besimtari mysliman”, duke ofruar falas për këta të rinj libra të tjerë përveç literaturës fetare që ata mund ta gjejnë lehtësisht. Kështu, ata do të mund të zgjerojnë horizontin e tyre intelektual, do të mësojnë se shoqëria ku jetojnë është e ndërtuar ose përpiqet të ndërtohet mbi bazën e një modeli europian, që ka si bosht idetë e lirisë dhe të drejtave të individit, pavarësisht besimit fetar, tolerancës, mirëkuptimit, laicizmit etj. Do të mësojnë se laicizmi si parim bazë kushtetues i shoqërive europiane nuk është i drejtuar kundër Islamit, por kundër atyre që prekin parimet e mësipërme, pavarësisht fesë së cilës i përkasin ata. Sepse, kur në vendet europiane u vendos parimi i laicizmit, në to nuk kishte myslimanë. Në qoftë se duam të bëjmë gjëra konkrete, atëherë le të bëjmë më pak konferenca e workshope të financuar bujarisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë me shoqërinë civile e aktorë të tjerë, ku flitet shumë për problemin që paraqet ekstremizmi fetar, e një pjesë të financimeve të përdoren për projekte si ai që thashë më lart. Kështu do të kemi më pak ekstremistë. Sigurisht nuk them që kjo është mënyra e vetme, veç burgut. Një shoqëri demokratike ka shumë mënyra për të zgjidhur problematika të tilla. Ekstremistët, edhe pse më të paktë, do të jenë përsëri midis nesh. Por tanimë ne do ta dimë se ata që kanë mbetur nuk janë më njerëz të manipuluar, por ekstremistë që janë deri edhe patologjikë.
Refuzimi fashist dhe pranimi hipokrit
Veprimet e VV-së, AAK-së dhe Nismës, duke e pasur dhunën për mjet të vetëm dhe të qëllimshëm, janë një çmenduri së pari thjesht banditeske dhe së dyti e së fundmi nacionaliste. Ose së pari thjesht nacionaliste dhe së dyti dhe së fundmi banditeske.
Interpretimet e prera sigurisht janë të vështira.
Çka dimë me më siguri është se personazhe politike si Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, janë së pari dhe së fundmi banditë. Për më tepër, banditë që bartin mbi supe dyshime për krime të rënda lufte e paqeje. Bile Limaj, ndërkohë që flet për të mirën e vendit, është duke u zvarritur nëpër gjyqe për të keqen që i ka shkaktuar vendit. Nacionalizmi është vetëm një maskë aksidentale. Këtë herë, jo një maskë edhe aq e kotë, ngase i vesh problemit në esencë një pëlhurë mashtrimi që mund të funksionojë për mrekulli. Si çdo bandë kriminale, edhe AAK dhe Nisma e përdorin këtë herë nacionalizmin vetëm si strategji për të arritur deri te pushteti.
Kjo mund të vlejë ndoshta edhe për VV, ama jo saktësisht. VV është së pari nacionaliste dhe sa më nacionaliste që është, aq më tepër ka nevojë për strategjinë banditeske në mënyrë që të arrijë deri te qëllimi. Duke qenë një lëvizje ideologjike totalitare, VV ka këmbënguljen dhe pothuajse egërsinë e lëvizjeve të ndryshme fanatike, mjeti i parë dhe i fundit i të cilave është terrori dhe dhuna.
***
Nga ana tjetër, është thënë nga të gjithë dhe vazhdimisht, ka humbur pothuajse plotësisht kredibilitetin. Korrupsioni, nepotizmi, plaçkitja e të mirës së përbashkët janë disa prej fenomeneve që jo vetëm e kanë delegjitimuar pozitën, por mbi të gjitha e kanë shkatërruar vendin.
Personazhe të pozitës, zyrtarë të lartë të të dy partive më të mëdha në vend, vazhdimisht janë dyshuar për ato shkelje dhe krime të tjera, deri edhe krime lufte, por përveç ndonjë rasti të rrallë, i kanë shpëtuar drejtësisë, qoftë duke i pamundësuar hetimet që në zanafillë, qoftë duke përdorur ndikimin politik mbi gjyqësinë.
Një prej skandaleve më të njohura është ai i ish kryetarit të Kaçanikut nga radhët e PDK-së, ish komandant i UÇK-së, dënuar për shkelje të ndryshme, i cili ka arritur t’iu ikën organeve të rendit dhe të arratiset në Suedi, prej nga ku nuk mund të ekstradohet më që ta vuajë dënimin që i është dhënë.
***
Kjo është gjendja më e pashpresë në të cilën është gjendur vendi ynë në dekadat e fundit. Në këtë gjendje të pashpresë nuk ka qenë as në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Në atë kohë, kishte të paktën një lëvizje në të cilën mund të mbante shpresë, qoftë atë paqësore qoftë atë të armatosur, pa përfunduar në zhgënjim total. Kur nuk bënte punë njëra, mund të bënte punë tjetra.
Sot, kur gjërat duhej të ishin shumë e shumë më të lehta dhe qëllimet më të arritshme, jemi buzë një humnere.
***
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, qoftë në kundërshtimin që i bëhet nga opozita qoftë në pranimin plot hipokrizi që i bëhet nga pozita, e dëshmon qartë se gatishmëria jonë për t’i joshur dhe bindur qytetarët serbë të jetojnë në Kosovë, në bendin tonë të përbashkët, është fare e zbehtë. Refuzimi i Asociacionit është refuzim fashist. Këtë duhet ta themi. Dhe këtë duhet ta thotë, mendoj, edhe Qeveria. Me plot zërin. Ndërkohë, në mënyra të ndryshme, këtë e kanë thënë tashmë pothuajse të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe politikanë të ndryshëm nga ShBA dhe BE.
Productive Good results Having Dissertation Aid Web based
Dissertation simply writing is very important school task any individual should deal with so as to scholar and receive a college degree. What need to college students do during the matter if they cannot meet it themselves? All eggheads do know what could assist them to.
The secret of perfect school general performance not to mention excellent graduation can be undetectable in competent effort of http://bestdissertations.co.uk/dissertation_help .
If you are looking for your remarkably competent helper to provide you with dissertation guidance, you may without a doubt get it at our service. On this site you can find all the answers to your entire thoughts.
Your ideal helper is able to assist you at any hr!
Do not Have Doubts
It is particularly natural issue to get uncertain if to try on line dissertation guidance. It is actually easy to undestand the amount of critical and sensible this decision is. That’s good reasons to treat it with highest rationality and maintenance .
Though finding a supplier, it is advisable to look over carefully its makes sure and recommendations so that they can realize that you will manage. Only this way, you may stop getting into the hands and fingers of fraud.
We could with confidence affirm as being completely depend on-deserving provider that you can rely on. So in case you are looking for experienced dissertation help, our group will be useful for you.
- Complete full satisfaction;
- Dough-spine assure;
- 2 weeks of free of charge revisions;
- Stuffed privacy safeguard;
- Earthy pricing;
- Productive support;
- 24/7/365 Help and support Assistance;
- Fantastic savings and cost-offs;
- On-time shipment –
all of these you can very easily achieve, enjoying turn out to be our prosperous user.
Koha e morrave
Duke parë flakët e bunkerit të madh në mes të Tiranës, më 8 dhjetor 2015, Sokol Mirajt seç ju kujtua koha e morrave. Në fakt kishte dëgjuar për morrisjen e partizanëve te mardhur përmes dimrit e të ftohtit kur nga Shqipëria shkuan matanë kufirit për të ndihmuar vëllezërit e tyre ideologjikë jugosllavë. Por thënë hapur për të shtruar me zjarr e plumb shqiptarët e Kosovës që e kishin mendjen veç për nacionalizëm e bashkim me Shqipërinë. Ashtu siç ishin larë e pa larë u plasi morri dhe shumë i fshiu. Një morr i keq që nuk u shqitej njerëzve të cilët ku mbilleshin nuk korreshin, stan në stan e skërkë në skërkë. Madje disa i zu tifo, lanë frontin ku gjermanët më shumë iknin vetë se i ndiqnin kundërshtarët. Kësisoj partizanët u kthyen për në Shkodër në Spitalin Civil, ku shërbente doktor Karagjozi, që bëhej copë për t’i shpëtuar prej kësaj epidemie të keqe. Por që të zhdukej tifo duhej më parë të zhdukej morri. Po si ta zhduknin. Morri po të hyri në veshjet e trupit nuk ikën më. Këto ishin tregime që kishte dëgjuar, ndaj të cilëve ishte shpesh indiferent, por kur e dërguan ushtar në Kam të Tropojës, ku flinim në një hangar prej dërrasash me dyshek prej kashte, atëherë Sokol Miraj i kuptoi akoma më mirë historitë me morra.
Morri ishte një insekt i vogël që mezi ta zinte syri, ishte i përhimët por edhe rozë, barkun e kishte të zi. I pështirë sa më nuk bëhej. I grinte të shkretët rekrutë të rinj, por çfarë të bënin. Nuk dinin si të shpëtonin prej tyre. Gjallesat e vogla futeshin në vendet më të ngushta të rrobave dhe nuk shiheshin. Kur trupi binte në qetësi, pra kur rekrutet flinim, ata dilnin e i pickonin e u thithnin gjakun. Çfarë torture. U ankuan në komandë, por një farë komisari u thoshte se kur të bëhej morri sa ju, atëherë po, keni të drejtë të ankoheni dhe komanda do të marrë masa e do ta gjejë një zgjidhje. Kësisoj komisari u dukej si të ishte aleat i morrave, ndaj dhe e quanin komisar “Ali Morri”. Më së fundi Komandant Kanani, pogradecar ky, që ishte diçka më i arsyeshëm, u dha leje të shkonim në përroin më të afërt të repartit, të merrnim me vete kazanët dhe atje të hidhnim rrobat në ujë të valuar. E bënë disa herë atë punë, por morrat shtoheshin. Ca thoshin kishin bërë vezë. Ngordhnin morrat e vjetër e dilnin nga vezët morra të rinj, por edha ata ishin morra. Sojsëz. Madje më të këqij se baballarët e tyre morra. S’kishte gjë më të keqe se kur të pllakoste morri në dimër.
Aty nga marsi, kur ende kishte borë pllajave, morën rroba të reja nga kapteri i kazermimit dhe me kazanin e madh shkuam drejt lumit, përposh Helshanit, aty ku ndahej Tropoja me Kukësin. Ndaluan pranë një ure, një vendi që quhej Va Spas e që tashmë e ka përmbytur liqeni i hidroçentralit të Fierzës. Dy nga rekrutët e rinj vendosën të mos i lanim rrobat. Punë e kotë -thanë. Rekrutët e tjerë i shihnim se kishin kryqëzuar duart e nuk po bënin gjë prej gjëja ndaj i pyetën. Po ju more, nuk keni morra ju? Kemi, thanë ata të dy njëzëri, e çfarë morrash. Na është bërë morri sa gishti. Njëri nga ata Futi dorën nën këmishë e atje ku i kruhej më shumë kapi një morr. Ishte më i bëshmi, thua ishte kryetari i morrave të këmishës së ushtarit. E kapi fort dhe e fluturoi drejt flakëve të zjarrit që kishin bërë rekrutët e tjerë. Veç kur papritur morri që hodhi drejt zjarrit, sapo u fut në mes të flakëve pëlciti… puf. Të gjithë qeshën me të madhe. Nuk kishin të pushuar.
Atë çast ata të dy, që e kishin bërë me fjalë më parë, u zhveshën dhe nisen ti hedhin rrobat në zjarr. Këmishët, qaforet, pecet e këmbëve madje edhe brekët e gjata.
Paf-puf-paf….pëlcisnin morrat në flakë. Kështu bënë edhe rekrutët e tjerë. U lanë me ujin e ngrohtë të kazanit duke i hedh njeri-tjetrit me sapllakë. U thanë, u veshën e nisën të ndjehen më mirë.
Do ti që nuk po kruheshin më. Po kjo i përket një kohe të largët. Ishte kohë diktature. Diktaturë komisarësh. Diktaturë morrash
Kur po shihte flakët që dilnin nga bunkeri në ndërtim i Ministrisë së Brendshme që e ndezën ish të përndjekurit politike të regjimit komunist ne shenje proteste ndaj Qeverise, Sokol Mirajt ju kujtua koha e morrave dhe tha me vete, a mos vallë në vitin 1991 nuk i dogjëm kapomorrat e kuq, ndaj vazhdojmë të kruhemi edhe sot e kësaj dite. T’i kishim djegur morrat edhe vezët e tyre nuk do të pillnin kaq shumë morrat e rinj. Shihte flakët dhe ju kujtuan edhe morrat e partizaneve. Sa shumë morri ka gëluar në këtë vend, mendoi. I kanë pirë gjakun njerëzve me një babëzi të pa cak. Lubi paskan qenë.
Ndaj edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jetojmë kohën e morrave, mendoi Sokol Miraj, ndërsa përqaste kohët e shkuara me të sotmen. Ca thonë se më i keqi ishte morri i kuq. Mundet por edhe ata morrat e zinj që i pickonin pa mëshirë në dimrat e egër në jetën e tij prej rekruti në Malësi të Gjakovës nuk ishin të pakët. Eh, more komisar Ali Morri, se ç’mu kujtove në këto ditë të ftohta dhjetori. Morrat janë morra kudo ku ndodhen sepse kudo që na gjejnë na pickojnë. Ndaj duhen flakëruar puf-paf-puf për të shpëtuar nga pickimet e tyre të lemerishme. Se thënë të vërtetën, po bëre kompromis me morrin, siç u bë në vitin e përmbysjes së madhe të morrisjes, me sentencat marroke, jemi kundërshtarë por vëllezër, të piu morri.
Sikur t’i kishin përvëluar ca kapomorra në 1992 nuk do të kishim as bunkere sot e një çerek shekulli të përmbysjes së diktaturës, filosofoi Sokol Miraj dhe vazhdoi: por as portreti i kryemorrit të kuq, nuk do t’ na shfaqej si kukudh në bulevard. Në fund të fundit ka një të vërtetë, duan apo nuk duan andej nga Evropi, kur nuk i djeg morrat, kruhesh tërë jetën.
Përse nuk njihet shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shek. XVI
Speciale/Shkrimi i historisë së Arsimit si nevojë e shkrimit të historisë së qytetërimit shqiptar
Trajtimi i fillimeve të shkollimit në gjuhën shqipe përgjatë periudhës 1945-1990 nga pikëvështrimi i historiografisë zyrtare shqiptare, i përftuar në trajtën e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, nuk do shumë argumente mbushamendase për të bindur cilindo se, ajo është shkruar njëanshmërisht duke shpërfilluar qëllimisht, në mos thuajse tërësisht, së paku pjesërisht, ekzistencën konkrete tashmë të provuar dokumentarisht të pjesës më të madhe të shkollave shqipe të hapura përgjatë shekujve XVI-XVIII. Arsyet e këtij mënjanimi të pashembullt nga ana e historiografisë shqiptare, e cila tymoste dhe propagandonte nacionalizmin e saj etnocentrik, në një farë kuptimi duket një absurditet pothuajse i paimagjinueshëm, por për brezin tonë që e njohëm jo pak funksionimin e mekanizmave të asaj diktature të patëdytë, ishin për atë kohë,dhe për fat të keq janë ende edhe sot në jo pak raste, një realitet “normal”. Këto arsye nuk kishin motivim tjetër përveçse profilimin e historisë dhe kulturës shqiptare sipas metodologjisë së ashtuquajtur dialektike marksise-leniniste, e cila duhej të aplikohej dhe propagandohej e njësuar bashkë me çdo prodhim shkencor dhe intelektual dalë prej laboratorit të saj ideologjik.
Nga kjo shartesë metodologjike, ku shkenca dhe ideologjia u duhej të mbështesnin njëra-tjerën, nuk bëri përjashtim as historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Me keqardhje të madhe vërehet se, një pjesë e madhe e të rinjve të formuar pas viteve 90-të, të cilët nga pikëpamja formale kanë mbërritur të arsimohen shkel e shko deri në nivelin e studimeve doktorale në disiplinat albanologjike, vijojnë të mendojnë ende në një mënyrë tërësisht provinciale me syze ideologjike sikurse mendohej në mënyrë uniforme para vitit 1990, imponuar kësisoj për inerci nga historiografia ideologjike e asaj kohe. Për ta parë qartazi në mënyrë shembullore se si historiografia jonë e derisotme shpërfaq këtë mendësi metodologjike dhe konceptuale jashtë metodologjisë dhe logjikës që aplikon historiografia evropiane dhe botërore bashkëkohore, mjafton të shihet qëndrimi që mban kundrejt historisë së arsimit në gjuhën shqipe. Ekzistenca e shkollës shqipe duke nisur nga fundi i shekullit të XVI tek arbëreshët është tashmë fakt historik i dokumentuar dhe kësisoj i padiskutueshëm, ndaj nëse është pranuar njohja e tekstit të parë shqip, i librit të parë shqip, përse të mos njihen si të tilla edhe shkollat shqipe, të cilat janë hapur jo pak por plot dy-tre shekuj para 7 marsit të vitit 1887, datë në të cilën u hap “Mësonjëtorja” e Korçës, me të cilën shenjohet fillimi i shkollimit shqip, më saktë vijim i traditës, tashmë nën frymën e Romantizmit shqiptar, e njohur si Rilindja Kombëtare Shqiptare. I gjithë paragjykimi lidhur me mosnjohjen sikurse duhet të shkollimit në gjuhën shqipe lind dhe ndalet me sa duket pikërisht tek termat “laike” dhe “fetare”, të stërkonsumuar tashmë, sipas të cilëve nëse këto shkolla me programet, stafin mësimdhënës (mësuesit) dhe subjektet e tyre (nxënësit) ishin shkolla tërësisht laike, që në këtë rast i bie që të ishin miratur apo të financuara nga shteti; ose këto shkolla ishin fetare, dhe si të tilla organizoheshin dhe mbaheshin me financimenga kleri përkatës; programet e tyre bazë ishin lidhur me lëndët e formimit religjioz, mësuesit e punësuar ishin klerikë dhe nxënësit një pjesë e mirë e tyre mund të ishin edhe kandidatë të mundshëm për t’u pranuar në thirrjen meshtarake (e kemi fjalën në këtë rast për ato shkolla që administroheshin institucionet e kishës katolike). Si për çudi në pjesën më të madhe të të gjithë këtij ngërçi “terminologjik”, i bie që të paramendohendhe të paragjykohen pa kurrëfarë mëdyshje, ekskluzivisht shkollat e hapura nga kleri katolik, të cilat rezultojnë pa asnjë mëdyshje se kanë qenëtë parat. Anakronizmi i termave “laik” dhe “fetar” paraqet një paradoks mjerisht mbresëlënës në kufijtë e marrëzisë, nësë shihet më me kujdes kjo problematikë. Për t’a sqaruar më mirë këtë na duhet të nisim në krye të herës tek termi laik. Thamë më sipër se, bazuar në këtë arsyetim shkollatduhet të kishin programet, stafin mësimdhënës (mësuesit) dhe subjektet e tyre (nxënësit) tërësisht laike, pra që duhet të ishin miratura apo të financuara nga shteti. Po cili shtet funksiononte në këtë kohë kur këto shkolla funksiononin si të tilla? Kush i “administronte” shqiptarët gjatë kësaj periudhe, nga pikëpamja institucionale,le ta themi juridike, qoftë edhe formale nëse do ta mund ta quajmë kështu? Shqiptarët nën Perandorinë Osmane e kishin tëndaluar ligjërisht që të mos shkolloheshin në gjuhën e tyre amtare, ndaj për këtë arsye shkollimi në këtë gjuhë nuk kishte as mundësinë më të vogël që të ishte i lirë d.m.th. publik. Edhe nëse do të lejohej shkolla për shqiptarët në viset ku ata banonin, kjo shkollë do të duhej të ishte ekskluzivisht së paku në gjuhën e perandorisë dhe kryesisht shkollë që realizonte formimin e kandidatëve për shërbimet fetare të religjonit perandorak osman. Afërmendsh i bie të jetë jashtë logjikës që të mendojmë se administrata osmane do të duhej të lejonte një shkollë “laike” në gjuhën shqipe e cila do të nënkuptonte domosdoshmërisht përmes saj vetëdijësimin e shqiptarëve për një nga shenjat e bazike të kombësisë së tyre sikurse është gjuha amtare. Si e tillë kjo përbënte një kanosje serioze për vetë strukturën shtetërore dhe ushatarake perandorake e cila edhe pa e pasur shkollën si të tillë nuk ndihej asnjëherë e qetë në territoret shqiptare për shkak të kryengritjeve të njëpasnjëshme, kryesisht në viset malore në veri,por edhe jug të vendit, ku banorët nuk i duronin taksimet e dyfishta, qoftë kjo nga të krishterët e ritit latin që e dëshmuan disa herë këtë duke vënë në krye të tyre ipeshkvinjtë si Nikollë Mejkashi, Pjetër Budi, Mark Skura dhe Pjetër Bogdani qoftë nga të krishterët e ritit bizantin të bregdetit jugor të Himarës. Kjo çështje hap ndërkohë një tjetër parantezë që na është përtërirë vitet e fundit nga një tjetër soj “studiuesish”, të cilët pretendojnë të mos e konsiderojnësikur qe pushtim sundimin pesëqindvjeçar osman, por si administrim në kuadër të asaj perandorie e cila na paskësh qenë e qetë dhe favorizuese/zemërgjërë për shqiptarët teksa sjellin në mbrojtje të argumentit të tyre si shembuj mbështetje, shqiptarët e shumtë që u integruan në administratën ushtarake, ekonomike dhe fiskale osmane. Edhe unë do ju bashkangjitesha “studiuesve” që përkrahin bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, por përpara se ta bëj këtë do të përpiqesha që ata të më bindnin në nëdisa paqartësi që bien ndesh me argumentin e tyre të cilat po i shtroj në formë pyetjesh vetëm që përafrohen të mbulojnë 34 vitet e fundit të sundimit osman. Pse shqiptarët që kërkuan autonomi në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878)? Pseturqit në kuadër të Perandorisë Osmane ua dhanë pavarësinëshqiptarëve të fundit, ndërkohë të gjitha kombeve tjera ballkanike ua dhanë të drejtën e vetëvendosjes më herët? Pse administrata osmane ua lejoj grekëve dhe sllavëve shkollat në gjuhën e tyre ndërsa shqiptarëve jo? Pse administrata osmane në komunikimet zyrtare katolikët shqiptarë i konsideronte latinë, ordodoksët në jug grekë dhe ortodoksët në veri sllavë? Ku mbetet t’i ketë vendosur ajo shqiptarët? Shqiptarët dolën u mëvehtësuan të fundit nga kjo perandori, dhe kjo jo falë vullnetit perandorak osman sikurse dihet tashmë, por falë një tjetër perandorie: asaj austro-hungareze.Duke e lënë mënjanë këtë çështje e cila meriton një tjetër diskutim, po e rimarrim argumentin sërish aty ku e lamë. Duke mos e pasur këtë mundësi për të patur një shkollim të rregullt laik në gjuhën e vendit, shqiptarët do të duhej të ngushtoheshin të ushtronin diturinë në gjuhën shqipe vetëm në mënyrë ilegale, larg “vëmendjes” dhe “syrit” se pushtuesit turk. Justifikimi dhe mënyra më e mundshme për t’u realizuar kjo gjëu pa në mjediset e klerit katolik, falë vetëdijës së fortë lidhur me kombësinë që ky kler kishte dhe ka demonstruar vazhdimisht dhe duke nisur nga gjysma e dytë e shekullit XVI për të vijuar më pas edhe falë projës sëPerandorisë Austro-Hungareze bazuar në marrëveshjet e Paqes të Karllovcit (1699), Passaroëitz (1718), Beogradit (1739) dhe Sistovës (1791) të nënshkruara mes saj dhe Perandorisë Osmane. Për një studiues serioz që i ka pesë pare mend e që e ka lexuar ndopak historinë e qyetërimit europiano-perëndimor, ku edhe pretendojmë të shkojmë ne shqiptarët e vonuar, e di mirë se historia e shkollimit (tipografisë, librit, arkivit e bashkë me të edhe e shkollimit), për shumicën e vendeve europiane ftillohet gjatë mesjetës në kuvende, abaci e manastire. Shkollat fillestare në Milano ta zëmë, u themeluan si shkolla katekizmi nga Arqipeshkvi i Milanos Shën Carlo Borromeo(1538-1584). Institucioni të cilin ne sot e emërtojmë Universitet u ftillua dhe u konfigurua si i tillë në Bolonja në fund të shekullit XI kur mësuesit e gramatikës, retorikës dhe të logjikës nisën të aplikojnë të drejtën romake në Alma Mater Studiorum, lëndë e cila do t’i tejkalojë shpejt kufijtë e Bolonjës. Viti i largët 1088 shënon datën konvencionale për të treguar një periudhë në të cilën nis një mësimdhënie e lirë e pavarur nga shkollat kishtare, periudhë e cila do të jetë me rëndësi për zhvillimin e politikës europiane për të saktësuar raportet mes Shtetit dhe Kishës. Përvoja universitare do të vijojë kështu në Padova dhe në të gjithë Italinë si dhe nështete të tjera të kontinentit si Francë, Spanjë, Angli etj., madje edhe në Amerikë si:Santa Domingo, Lima, Meksiko, Bogota, Santiagoetj, kur regulltarët domeni kanë hapën universitete e tyre.
Një pjesë e mirë e këtyre universiteteve u themeluan si shkolla të larta fetare me fakultetet përkatëse në jurisprudencë dhe në disiplinat humane dhe kishtare njëherësh, nën drejtimin e klerit katolik, por ama datëlindja dhe vit themelimi i tyre nuk njihen si të tilla duke e ndarë këtë çështje dhe duke i klasifikuar ato si laike dhe fetare, e për rrjedhojë duke e kushtëzuar njohjen e tyre sipas përkatësisë së të qenit fetare apo laike, por hapja e tyre shënohet në momentin kur ky ka ndodhur dhe kjo përbën në vetvete historikun e shkollimit në secilin prej vendeve përkatëse. Shteti italian, le ta quajmë laik u formua si i tillë i bashkuar vetëm në vitin 1861, ndërsa me kushtetutë kjo do të bëhet realitet vetëm pas luftës së Dytë Botërore.
Me sa duket për shkrimin e historisë së fillimit të shkollimit në gjuhën shqipe, kriteret evropiane nuk vlejnë ende për historiografinë tonë, sepse pengesa kryesore për historishkruesit ishte dhe vijon të jetë fakti se shkollat e para shqipe lidheshin integralisht dhe drejtpërdrejt me institucionet fetare, kryesisht ata të kishës katolike. Të gjitha këto shkolla pa përjashtim ishin shkolla të thjeshta fetare në trajtëkolegjeshtë mbështetura prej klerit katolik, kryesisht në veri të vendit, shumica prej të cilave u hapën pranë selive ipeshkvore apo famullive vendore dhe udhëhiqeshin prej famullitarëve vendas dhe misionarëve të urdhërit françeskan apo meshtarëve dioqezanë, ndërsa në jug në zonën e fshatrave të Bregut ato u hapën dhe u mbajtën nga murgjit bazilianë të ardhur nga mjediset arbëreshe të Sicilisë, të cilët të gjithë së bashku ishin në varësi dhe nën kujdesin e Kongregatës së Propagandës Fide në Romë si dhe eprorëve rregulltarë dhe ipeshkvinjve vendas. Shkolla shqipe ishte e ndaluar ligjërisht të funksiononte si e tillë si institucion publik,dhe ndaj saj përdoreshin të gjitha mënyrat dhe mjetet nga ana pushtuesit osman që ajo të mos ndihej si e tillë, ndaj ishte dhe mbeti për shumë kohë një shkollë ilegale, që bënte jetën e saj fshehurazi, larg “syrit” kontrollues të qeveritarëve osmanë, shpesh edhe larg qendrave të banuara. Mësuesit e tyre ishin meshtarë katolikë, të cilët nën petkun e fesë justifikonin përgatitjen e djelmoshave si kandidatë për meshtarë në njohuritë e nevojshme në gjuhën italiane dhe latine, për të ndjekur më pas studimet e plota në Itali, por mësimet fillestare i merrnin në gjuhën e vendit. Nuk ka kurrëfarë justifikimi qoftë edhe krejt formal që të mos ushtrohej mësimnxënia dhe shkollimi në gjuhën shqipe, pa një traditë didaktike të praktikuar, përndryshe nuk kemi se si t’i justifikojmë nxënien e shqipes nga Gjon Buzuku, Lekë Matranga, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi e të tjerë, të cilët na kanë lënë veprat themelore të shkrimit shqip. Pavarësisht programit, stafit, profilit, nivelit dhe cilësisë së formimit që është realizuar në këto shkolla, ato kanë rëndësi themelore pikësëpari sepse kanë përdorur shqipen si gjuhë amtare. Kjo ka rëndësi fort të madhe sepse pretendime të tjera në kushtet tejet të vështira që kishin në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, nuk duhet tua kërkojmë këtyre shkollave. Me dokumentet e reja të dala nga Arkivi Historik i Propagandës Fide që kemi përduarsh, bëhet gjithnjë e më e qartë pamja e shkollimit shqip, krahas atij italisht dhe latinisht në shkollat fetare në arealin katolik të Shqipërisë Veriore.Ky monopol kulturor dhe arsimor do të shpërbëhet si i tillë vetëm në shekullin XX, sidomos në gjysmën e dytë të këtij shekulli, kur do të profilohej një tjetër monopol; ai shtetëror laik i bashkëlidhur me shkollimin si punë për “alfabetizimin” e më tej me “masivizimin” dhe “revulocionarizimin” e shkollës, duke paramenduar kështu nisjen nga asgjëja dhe në kushtet kur regjimi komunist e kishte ngritur një pjesë të mirë të platformës së vet kundër fesë, njohja e këtij fakti nuk kishte si të mos çmohej si një kontribut dhe vlerë e rëndësishme që Kisha Katolike i kishte dhënë kombit të vet, ndaj mënyra e duhur për ta fashitur këtë kontribut u gjet tek shmagia dhe deformimi i kësaj historie. “Studimtaria” shqiptare duhet të mësojë tashmë se katekizmi i Lekë Matrangës i vitit 1592, qe ishte shkruar qëllimisht për t’u përdorursi tekst didaktikt për mësimin e shqipes dhe besimit njëherësh në shkollën katekistike tek arbëreshët e Sicilisë. Sipas interpretimit të saj marksist i bie që, ajo të mos njihet si e tillë sepse: 1. ka qene shkollë fetare; 2. ka qenë shkollë jashtë Shqipërisë dhe se 3. ishte shkollë në një vend borgjez. Endengul e shkul ora e këtyre historianëve nis me 7 marsin e vitit 1887. Dëmi i shkaktuar për shkak të kësaj mosnjohjeje nuk është vetëm i natyrës kronologjike, por edhe i natyrës përmbajtësore kulturore e cila shkon bashkangjitur me kulturën shqiptare përgjatëshekujvetëpararendës. Ta mendosh të ndarë shkollimin në gjuhën shqipe në laike dhe fetare, është një tezë sa qesharake aq edhe anakronike, që nënkupton se tipi i ligjërimit apo stili e gjuhës edhe pse është në gjuhën shqipe nuk duhet të merret në konsideratë meqë ai është fetar.
Po të arsyetosh në këtë mënyrë është njëlloj sikur të thuash se, Meshar-i i Buzukut edhe pse është shkruar dhe botuar në gjuhën shqipe, meqë na qënkësh një libër meshe, eksluzivisht fetar dhe si i tillë nuk është laik,e për rrjedhojë nuk duhet të njihet si libër shqip. E parë me këtë sy, sipas arsyetimit të historishkrueve të arsimit shqiptar në një ngjasim të pashembullt me historinë e artit botëror i bie që të përjashtojmë prej saj pikturën e skulpturën, mozikët, pikturën murale, miniaturat që janë të lidhur me fenë, kryesisht religjionin e krishterë të ritit latin dhe atij bizantin. I bie që ta përjashtojmë nga katalogët e artit letërsisë dhe kulturës Leonardo da Vinci-n, Michelangelo-n, Caravaggio-n, Raffaello Sanzio-n, Tiziano-n, Donatello-n, (Niçolò di Betto Bardi 1386 –1466), e Filippo Brunelleschi-n, e Bramante-n,Rembrandin, Onufrin, David Selenicën, Kostandin Shpatarakun, i bie që të përjashtojmë Shën Jeronimin, Dante Alighieri-n,XhonMiltonin, Moxartin, Hajdenin, Niketë Dardanin, Jan Kukuzelin, i bie të përjashtojmë Buzukun, Matrangën, Budin, Bogdanin,Gjon Nikollë Kazazin, Kostandin Kristoforidhin, Vangjel Meksin, Naim Frashërin, Gjergj Fishtën. Heqja dorë prej këtij mentaliteti të yndyrshëm tipik komunist është padyshim një nevojë e ngutshme për të mos vijuar të mbetemi ende gazi i botës. Mendoj paraprakisht se do të ishte mirë që studiuesit historishkrues të arsimit shqiptar të marrin mundimin të lexojnë së paku historine e kulturës dhe qytetërimit evropiano-perëndimor mbi këtë çështje dhe mandej uroj të kthjellohen disi për t’iu rikthyer punëve tona e më pas të ftillohen të diskutojme për historinë kulturës shqiptare dhe specifikisht atë të shkollimit në gjuhën shqipe.
Askush prej nesh, qoftë ky studiues, qoftë mësues, student a qoftë edhe qytetar i thjeshtë i këtij vendi, nuk ka arsye dhe nuk duhet të mërzitet nëse shkolla e parë shqipe nuk është hapur në Korçë më 7 mars 1887. Nuk duhet të mërzitet nëse shkollimi publik në gjuhën shqipe nuk u ftillua në Shkodër, në Elbasan, Durrës apo edhe Vlorë, madje as në Beratin 2400 vjeçar. Data 7 mars 1887, nuk shënon më themelimin e shkollës së parë shqipe, por shënon ditën e hapjes së “Mësonjëtores” së parë shqipe në qytetin e Korçës, shkollës së parë, le të themi publike apo në një farë kuptimi edhe laike (edhe pse edhe ajo në fakt edhe ajo asnjëherënuk qe e tillë).
Duhet ditur dhe thënë qartë se bazuar në këtë farë kriterin e historishkrueve të arsimit shqiptar i bie që edhe kjo shkollë nuk ka qenë laike. Ajo ka qenë një shkollë e financuar nga Protestantët dhe si e tillë bazuar në mendësinë ideologjike të historiografisë sonë edhe ajo do të duhej të përjashtohej. Se cili ka qëllimi i mbajtjes në këmbë të këtij kriteri bazuar në këtë faktografi të gjymtuar, nuk është zor të merret me mend nëse vështrohet me kujdes ajo që parashtruam më sipër. Gjithsesi historia e ka bërë dhe e bën punën e saj, pavarësisht dashakeqësisë, memecllëkut dhe injorancës. Kjo fushë kërkimi mbetet ende më tej e hapur, e cila do të pasurohet me siguri në të ardhmen.Të gjithë duhet të bëhemi të vetëdijshëm se historia nuk është një disiplinë që është e dhënë një herë e përgjithmonë. Historia, përkundrazi shkruhet çdo ditë, sidomos ajo bashkëkohore, por edhe ajo e shkuara, madje edhe ajo më e largëta si cak apo periudhë kohore. Të bërit të ditur i fakteve historike përmes dokumenteve, është një proces që merr kohë, por që e kryen në mënyrën më të mirë të mundshme këtë detyrë parësore nga e cila historia bazon elementët substancialë të ekzistencës së saj si shkencë. Fakti së të ashtuquajturit historianë shqiptarë, vijojnë ta emërtojnë ende “Mësonjëtoren” e parë shqipe të Korçës si “pionierja e arsimit tonë kombëtar”, tregon qartë përmes terminologjisë së përdorur se ku ka ngecur e vazhdon të përjaget ajo.Nuk mendoj se përbën problem historiografik për askënd, apo aq më tepër nuk përbën kurrëfarë keqkuptimi festimi i 7 Marsit si dita e çeljes së kësaj shkolle, “Mësonjëtores”, e cila është bërë në njëfarë kuptimi festë kombëtare. Jo! Leximi i vëmendshëm dhe përdorimi i terminologjisë së duhur, duhet të kthehet në një standard të vëtëdijshëm për këdo që rreket të merret me “studime”, e për rrjedhojë edhe një mundësi më shumë për të qenë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që na dhanë mundësinë që të mos e bdarim gjuhën e bukur shqipe. Nuk është çështje patriotizmi, as etje për t’i mëshuar më shumë se duhet autoktonisë, hershmërisë, krenarisë së rracës, gjuhës shqipe si nënë e të gjitha gjuhëve” e të tjera pallavra si këto pa kurrëfarë rendimenti historik dhe kulturor, por është rasti të korigjojmë me mend në krye e me fakte historinë tonë jo pak të manipuluar, herë qëllimisht e herë-herë nga padija.
E para është e pafalshme, ndërsa e dyta gjithsesi për vullnetmirët mbart mundësinë e korigjimit sa nuk është vonë. Është rasti që ditë pas dite secili historian të bëjë detyrën e tij në mënyrë korrekte bazuar në metodologjitë bashkëkohore të cilat mundësojnë një vështrim kritik koherent me brezat e shkuar të tashëm e të ardhshëm. Shkrimi i historisë së arsimit shqip shfaqet jo vetëm si nevojë por si domosdoshmëri e shkrimit të historisë së qytetërimit shqiptar. Në këtë pikëvështrim edhe historia e shkollimit në gjuhën shqipë, përbën dhe do të përbëjë një qasje interesante, prej së cilës do të dalin me siguri “produkte” të reja që do të na bëjnë të qartë se shkollimi i arbërve, përkundrejt vështirësive të shumta në kushtet e mungesës së plotë të lirisë, ka mbijetuar hijshëm, vyeshëm, ndaj ne jemi sot këta që jemi, që falë Zotit dhe atyre mësuesve dhe nxënësve të shekujve të shkuar, flasim e komunikojmë shqip, paçka se harrakatët nuk na kanë munguar, sikurse do të vijonë të mos na mungojnë, sikurse ndodh me cilindo popull.
Disa luftera ne mbrojtje te Trieshit ne kohera te hershme
Disa konflikte me xhandarët e Turqisë, sidomos me ata të Sanxhakut kryesisht me ata të Vilajetit të Shkodrës, në literaturë popullore, në folklore dhe në folmen e përditshëm shume konflikte quhen gabimisht luftëra ose beteja!
Dihet historikisht, se Perandoria Otomane, vetëm në disa raste konkrete sic kanë qënë luftërat e Gjergj Kastriot Skenderbeut, kryengritjet e mëdha shqiptare antiosmane, dhe disa raste të tjera, sikurse ishin konfliktet e popullësisë në brezin kufitar me rojën e kufijëve, për shtypjen e të cilave, pushteti qëndror Osman, në teritorin e vetë, ka angazhuar repartet e ushtrise kufitare, kundër popullit shqiptar. Në raste të tjera kanë qënë në kompetence të policisë (zaptive) në përputhje me ligjet që i takonin punëve të brendshm, me detyrë të ruajtjes së rëndit juridik dhe qetësisë qytetare. Arrestimet e ndryshme, sic ishte rasti i Vuksan Gelës së Grudës, kur e kishin shpëtuar trieshianët nga arrestimi i ekspeditës së Bali Beut, i cili u vra me gjithë shoqëruesit e tij në fshatin Rudinë të Trieshit, siç tregon toponimi i atjeshëm ku u zhvillua konflikti kundër “Bali Begut”! Konfliktet e tilla ishin të vazhdueshme: siç ishte konflikti luftarak i trieshianëve në Cem, në vitin 1717. Pushteti turk kishte për qëllim forcimin e pushtetit në Triesh, dhe jo vetëm në Triesh por në Malësi të Madhe në përgjithësi, por edhe Kuçi e Bërdat i Malit të Zi I rebeluar i kishin dalë doret pushtetit osman. Trieshianët duke qënë në dijeni përpara se të vinte ekspedita policore, ia kishin vu pritën në Dobërçin të Grudës, dhe pas një konflikti të ashpër disa orësh kundër turqëve kishin humbur një numër të konsiderueshëm xhandarësh dhe si pasojë ishin tërhequr në Podgoricë. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ekspeditat dëshkimore turke sulmuan disa herë banorët e Trieshit, duke hyrë në Trieshin e Poshtëm nëpër Qafë të Nagrivës, por pa sukses. Sulmet turke i zmbrapsën forcat popullore vendase. Trieshianët vendosnin në pika të caktuara rojet e veta, kështu që i diktonin turqit para se të hynin në Triesh. Në korrik të vitit 1862, turqit kishin organizuar shkatrrimin e dyte të Kuçit, sipas burimeve të kohës, repartet civile të bazhibuzukt kishin rrethuar edhe Trieshin që në mënyrë ushtarake ta asgjësonin dhe në këtë mënyrë Trieshi mund të përjetonte fatin e Kuçit. Një grup ushtarësh bazhibuzuk ishin fshehur nën Qafë të Nagrivës, ata kishin bërë plane të sulmonin Trieshin befas, por gruaja e Gjelosh Nikës nga Muzheçku, bijë nga Kuçi i kishte hetuar se ata janë në pyll, dhe se ata flisnin sllavisht. Ajo ia kishte bërë të ditur burrit se ata ishin në pyll aty afër. Por 40 trieshianë ishin sulur kundër tyre dhe ai komplot kishte dështuar. Në këtë përleshje Gjelosh Nika i Muzheçkut kishte vrarë Shaban Smajlin. Gjelosh Nika Gjokaj kishte pësuar rëndë sepse të shtënat me pushkë të armikut ia kishin thyer të dy duart dhe pas disa ditësh ky trim I përmendur i Trieshit kishte vdekur. Ndërsa Pipri e Palabardhi(Bjellopavliqi) e kishin humbur betejën e vitit 1862. Ata kishin tentuar pushtimin e Medunit por pa sukses. Forcat e Kuçit dhe të Bërdës i komandonte Mark Milani, Bacë Dragoja Ivanoviq dhe Nov Spasoja Popoviq. Knjaz Nikolla kishte dërguar dy topa. Malësia nënshtroi forcat e Mark Milanit, ndezi Kuçin dhe konfiskoi dy topat e Knjazit.
Pasi Mark Milani humbi luftën kundër Malësisë shkoi për ta ndihëmuar Knjaz Nikollën në Rijekë të Cërnojeviqëve sepse nuk kishte çka të mbronte në anën tjetër të Kuçit. Kështu kishin vepruar edhe krerët e Piprit dhe të Bjellopavliqit. Sipas burimeve në dispozicion, Trieshi gjatë kësaj lufte kishte qëndruar neutral. Fuqitë e mëdha kishin vu paqë dhe lufta kishte përfunduar në dëm të Malit të Zi.
MBROJTJA E TRIESHIT DHE E KOJËS NGA SULMET E KUÇIT DHE PIPRIT
Kuçi shumicën e kohës ishte në konflikte me pushtetin turk të Shkodrës. Gjëndja ekonomike në mbarim të shekullit XVIII ishte e mjerueshme dhe në atë kohë njerëzit vdiqnin nga uria. Turqit shpesh herë e mbyllnin tregun e qytetit. Nuk kishte rrugëdalje tjetër vetëm dorëzimit të 12 pëngjeve që i kërkonte Veziri si kusht për të bërë paqë me pushtetin në Shkodrër. Për një paqë te mundshme duhej që vojvoda i Kuçit t’i dorëzojë pëngjet sa më parë në Shkodër. Por miku i shtëpisë së tij Husen Hoti i kishte thënë: “Ti e di Shyto (fjala është për Shyto Petroviqin vojvodë i atëhershëm i Kuçit se shtëpitë tona gjithëmonë kanë qëne të afërta e miqësore, dhe për këtë arsye të pyes a je enë që e mban ujët?” Po patjetër iu përgjegj Shyto Petroviqi! Ti e dëgjove Vezirin se çka të premtojë, se gjoja ka për të shpërblyer ty dhe 12 pëngjet. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Veziri ka për t’i vrarë të gjithë, përvecë teje! Shyti kthehet në Kuç dhe i tregon fisit se çka i kishte thënë një mik i tij, duke mos pranuar ofertën e Vezirit, dhe si përfundim kishte dhënë dorëheqje nga detyra e vojvodës. Kuçi nuk e kishte besuar një gjë të tillë. Pas vendimit të Shyto Petroviqit ishin mbledhur 12 vetë bashkë me vojvodën e ri Çubro Popoviq. Vojvoda i ri shkoi në Shkodër me 12 vetë, dhe disa prej atyre 12 vetëve u dënuan me vdekje menjëherë, të tjerët u dërguan në Zetë, në Tivarë dhe në Podgoricë për t’u dënuar me vdekje. Të gjithë i varën në litar. Kjo tradhëti e Vezirit ishte një humbje e madhe për banorët e Kuçit, që kishin rënë në kurth të Vezirit. Të gjithë u vranë. Asnjë nga ata nuk u kthye më në Kuç përveç vojvodet Çubro Popoviqit.
Më vonë vojvoda i Kuçit Çubro Popoviqi kishte organizuar disa kuçasë për të plaçkitur 60 dele të Gjekë Marashit Kolçaj. Pas do kohe kishte shkuar përsëri në Kojë për t’i uruar Ulë Gjeloshit ndërtimin e kullës së re.Flitej se ajo kullë ishte ndërtuar me shpënzimet e Vezirit të Shkodrës. Nje version tjetër tregon se Vojvodë Çubro gjoja kishte shkuar në Kojë për ta ndihëmuar Ulë Gjeloshin për të prashitur misrin. Ulë Gjeloshi e kishte këshilluar vojvodë Popoviqin që të mos shkonte në një një mbledhje të Osojnës në Kojë sepse mund të vritej nga Gjekë Marashi të cilit Çubro Popoviqi i kishte plaçkitur 60 dele. Por vojovoda nuk e kishte përfillur fare porosinë e Ulë Gjeloshit. Në mbledhjen e Osojnës vojvod Popoviqi kishte pyetur Gjekë Marashin pse atë vjet nuk kishte dalë në bjeshkë me bagëti? Gjekë Marashi ishte përgjegjur: “ nuk delet në bjeshkë me pula, sepse ti i plaçkite delet e mia”. Gjekë Marashi kishte vrarë në vend vojvodë Popoviqin. Çubrin e kishte zëvëndësuar i biri i tij, Pop Miqi i cili pas do kohe kishte organizuar Kuçin e Piprin kundër Kojës e Trieshit. Ktë sulm hakmarrës e kishte drejtuar Ilia Piletiqi. Edhe Rahoja e kishte ndihëmuar Kojën, pavarësisht se ishte rrethuar e tëra nga armiku. Rrethimi i Kojës kishte zgjatur disa ditë. Kojasit dhe trimat tjerë kishin luftuar nga kullat e tyre. Të dy palët kishin pësuar humbje të mëdha. Pavarësisht se vojovoda i tyre Çubro Popoviqi ishte vrarë për plaçkitje dhe punë të liga Kuçi kërkonte hakmarrje për vojvodën për atë vojvodë hajdut. Autorët malazezë e paraqesin këtë ngjarje rrëjshëm se gjoja turqit në marrëveshje paraprake me Marash Ulën kreun e Kojës e kishin ftuar Çubron në shtëpinë e tyre mysafir gjoja për ta vrarë. Ky pohim i autorëve malazezë nuk është aspak i vërtëtë. Ato ditë Hysen Hoti kishte organizuar në Podgoricë me urdhër te Vezirit një masakër kundër kuçasëve dhe turqit kishin vrarë e arrrestuar në tregun Podgoricës 60 malazezë. Pikërisht atë ditë kritike Margil Doshi dhe Pjetër Vukan Caci nga Trieshi kishin vrarë Novak Martinin Popoviqin, vllaun e vojvodës të Kuçit.
Kjo kishte qënë përpjekja e dytë e Kuçit dhe Piperit për të marrë gjakun e vojvodë Çubrit. Një ditë Miq Martini, vojvodë edhe ky vojvodë i Kuçit punonte në pronën e vetë pranë rrugës në Podgoricë. Aty pranë kishte kaluar Kus Nili nga Rahoja. Ai i kishte thënë: “Mos të ndihëmoftë Zoti Miqo, e dreqi ta marrët shatin sepse me të e ke zëvëndësuar pushkën”. Armiqët të shtypën dhe ta morën gjysmën e Kuçit. Miqo u zemërua dhe bashkoi përsëri Kuçin në luftë kundër Trieshit e Kojës. Rahoja kaloi në anën e agresorëve sepse kërcënohej nga ata dhe së bashku me Piprin sulmuan Trieshin e Kojën në fund të Koritës, ku kishte filluar një betejë e ashpër. Agresorët malazezë ishin disa herë më shumë në numër. Nga Koja dhe Trieshi ishin vrarë 21 luftëtarë. Nuk dihet shumë për humbjet e malazezëve, por edhe ata kishin pësuar rëndë. Ata sipas traditës së tyre kishin plaçkitur në Koritë bagëti të Kojës dhe Trieshit. Dhe pas pak ditësh kishin sulmuar përsëri Kojën dhe kishin djegur e shkatrruar shumë kulla e shtëpi të Kojës.
SHËNIM: Ky artikull me përmbajtje historike i Gjergj Nikprelajt është pjesë e një monografie për Trieshin. Ai kishte botuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004 librin e tij të njohur “Kryengritja e Malësisë e Vitit 1911”. Pas botimit të kësaj vepre Gjergj Nikprelaj bëri kërkime të mëdha nëpër arkivat e vendit për të lënë pas një vepër tjetër për të kaluarën e Trieshit. Djali i tij Renato, dhe e bija Stella shfaqën deshirën për botim në portale dhe në shtypin shqiptar të disa kapitujëve të kësaj monografie për Trieshin për çfarë i ndjeri Gjergj kishte bërë kërkime të vazhdueshmë. Vdekja e parakohshme e pëngoi për t’i dhënë fund kësaj vepre. Renato e Stella që tani jetojnë në New York janë gati ta plotësojnë deshirën e e tij për botimin e kësaj vepre.(Gjekë Gjonlekaj)
Injoranc, rracizëm…apo të dyja bashkë?…?
Nga Danel Cana
Këtë herë po e thyej kodin e etikës së shkrimit, po thyej drejtshkrimin, duke vendosur një pikëpyetje të madhe në titullin e shkrimit, sepse nuk është e drejtë të vendosësh shënja pikësimi në kryetitullin e çdo shkrimi!
E pra unë e shkela këtë me vetdashje, sepse nuk bëhej ndryshe, nuk ka asnjë moment që njeriu i drejtë të mbajë revoltimin e çastit kur ndodhesh përpara një Drejtori të Gjimnazit Nr-2, në Zakynthos.
Në gjithë Greqinë ka filluar lëvizja e fëmijve të emigrantëve për të marrë lejet e qëndrimit të brezit të dytë dhe shtetësinë, (δεφτερι-γενιασ;΄ιθαγενηας), sipas parashikimt dhe të drejtës që jep ligji i aprovuar këtë vit në Parlamentin Grek për fëmijët të cilët kanë mbaruar të paktën 9-vjet shkollë në Republikën Greke.
Deri në muajin Tetor kushdo ish/nxënës i interesuar, për të tërhequr një vërtetim të shkollës ku kishte bërë studimet, e mrrte pa problem, mbaronte punë për 5 min. sepse të gjitha të dhënat janë në sistem ONLYN në kompiuterat shkollorë.
Mbas Tetorit puna ndryshoi komplet…! Sepse hyri lakmia e mos/stabilizimit, mos/integrimit të “fëmijve allvanos”.
Pengesa e parë që nxuarën shkollat ishte që, “T’ju kërkonin nxënësve shqiptar”,(allvanos) një çertifikatë-lindje nga vëndi ku kanë lindur dhe të përkthyer dhe të legalizuar në ministrinë e jashtme të Shqipërisë dhe në Athinë, të noterizuar dhe të përkthyer greqishtë nga një avokat i vëndit (Zakynthos)…!!!!
Të gjitha këto i kërkon edhe periferia, me justifikimin se dikush, apo gjithkush ka fallsifikuar pashaportën që e ka paisur Shqipëria. (Gjë që është absurde sepse të njëjtat të dhëna janë edhe në çertifikatë…!).
I hodhëm pas krahëve të gjitha sorrollatjet, koh e humbur, parat e harxhuara dhe paraqitemi me një çertifikatë të tillë personale, një nipi im dhe shkojmë në dy shkolla. Në shkollën TEI Sarakynadho dhe Gjimnazi Nr-2 Zakynthos. Të dyja këto shkolla të përballnin me kërkesën e çertifikatës. Mbasi e siguruam ja lëshuam mbi tavolinë drejtorit të shkollës. Ai filloi të mëmëriste nëpër dhëmbë fillimishtë, u zverdh u bë si dylli dhe i iku goja mënjanë:
- Po si…? Kaq shpejt e nxorët? Ku ta di unë se je ti ky person?
- Urdhëro edhe pashaportën zotëri. – I themi ne.
- Jo…po….hajde nesër, …pas një jave…etj si këto….
Të gjitha këto ishin justifikime sepse pas një debati mbi 30 min. të këmbënguljes tonë, e nxori kokën e revoltimit.
- Erdhën shqiptarët këtu, ju dham bukë e punë, ju mësuam edhe gërmat si të shkruanin gjuhën e bukur greke dhe tani duan të bëhen edhe grekë!
Mbasi e morëm vërtetimin andej shkojmë tek drejtori i gjimnazit nr.2. Ai ishte edhe më rracist dhe më injorant. Në momentin që i lëshuam mbi tavolinë çertifikatën personale, hodhi sytë dhe pa hartën dhe flamurin shqiptar…U nxi i gjithë dhe e flaku tej për momentin duke turfulluar:
- Unë dua çertifikatën me të dhënat e tua djalosh, nuk dua hartën e shqipëris së madhe..!
- Të lutem, – I tha nipçja. – Kjo është, këtë nuk e bëj unë!
- Ku ta di unë se nuk e ke fallsifikuar ti? – Bërtiste drejtori dhe nuk e mbante vëndi.
U grindën me fjalë një cop herë pastaj, hapi kompiuterin dhe nga inati nuk e gjente dotë emrin.
- Nuk je këtu, shiko ku e ke bërë shkollën se tek mua s’ke qënë.
- Si ore s’kam qënë? Pyet filanin…- dhe nipçja sapo pa atje 3 nga mësuesit që i kishin dhënë mësim.
- Nuk më duhen ata mua, më duhet kompiuteri çfar thotë.
- Çfar thotë koka jote, se unë nuk gënjej, kam dëftesën e shkollës në shtëpi! – U revoltua nipçja.
Në atë kohë u afrua edhe një mësuese tjetër tek drejtori e cila pyeti si e ke emrin…dhe shkoi e ndihmoi drejtorin duke i treguar me gisht. Drejtori u bë flak i kuq në fytyrë dhe nuk e donte veten fare.
- Ju do më mësoni mua? Unë jam drejtor i shkollës dhe bëj si dua unë. Ik djalosh dhe hajde një dit tjetër ta marrësh shënimin, sot nuk mundem.
- Ore je mir ti? Unë kam ardhur që nga Shqipëria për këtë dhe ti më thua hajde një ditë tjetër? Kështu i shërbeni qytetarëve ju? Ky është shëmbulli që jepni tek fëmijët, ne që na kini edukuar? Turp të vijë!
Nipçja mori flakë dhe kishte të drejtë. I erdhi nja dy herë sallës vërdallë dhe çfrynte drejtori si gomari në malore, pastaj u ulë dhe shkroi vërtetimin, me të cilin mbaruam punë menjëherë në periferie.
Çudia ime nuk është përgjigja e keqe këtyre individëve, dufi i keq që kanë për ne shqiptarët, por çuditen si mundet të jenë në të tilla poste drejtuese, edukuese dhe me shum përgjegjësi! Edukatorët e brezit të ri!
Dhe pas çdo ngjarje të rëndë, që këta tipa të shtyjnë të përdorësh edhe forcën, fajtor bëhet shqiptari, i cili në mënyrën më edukative shkon në zyrë me të gjitha formalitet dhe tekat që kërkon çdo drejtor i tillë! Sepse veprimi i parë që bëjnë në të tilla raste është kapja e receptorit për të lajmëruar policinë, kanë ndodhur edhe të tilla raste.
Kjo është gjëndja edukimit dhe burokratëve apo teknokratëve në ishullin e Zakynthos.
Fushatë apo frikë nga humbja e pushtetit?!
Shënjtëresha e shqiptarëve, Nënë Tereza
Lajmi u përhap zyrtarisht të premtën nga Vatikani me një njoftim të posaçëm për median dhe për të gjithë të interesuarit se të ënjën, me rastin e 79-vjetorit të lindjes së tij, Papa Françesku miratoi Dekretin, që do të çojë në shenjtërimin e Age Gonxhe Bojazhiu e njohur si Nënë Tereza. Në njoftimin e Vatikanit thuhet se gjatë një audience të posaçme të ënjtën me Kardinalin Angelo Amato, Prefektin e Kongregacionit të Kauzave të Shënjtërimit, Papa Françesku pranoi Dokumentin në bazë të cilit, Udhëheqsi i Kishës Katolike njohu dhe miratoi ndërmjetësimin e Nënë Terezës në mrekullinë e shërimit të menjëhershëm, të papritur, të plotë dhe të pashpjegueshëm të një burri me kombësi braziliane, i sëmurë rëndë nga një goditje në tru. Burri Brazilian u shërua në vitin 2008
Në vitin 2008 braziliani u shërua në mënyrë të papritur, të jashtëzakonshme e të plotë, sipas hetimeve të Vatikanit. Në njoftimin zyrtar të Vatikanit thuhet në lidhje me shërimin e mrekullueshëm se më 10 shtator 2008, një inxhinier brazilian, I cili ishte në gjendje kome për shkak të një sëmundjeje të trurit, u mbart në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale, gati-gati të pashpresë. Gruaja e tij lutej në kapelën e spitalit, së bashku me një meshtar e disa familjarë. Një natë më parë i qe lutur me gjithë zemër Nënë Terezës: “Mjekojeni Ju vetë tim shoq”. Gjithçka ndodhi në pak minuta. Kirurgu, që kishte dalë një gjysëm ore më parë nga salla e operacionit, duke e shtyrë për pak çaste ndërhyrjen, u rikthye përsëri dhe çuditërisht, e gjeti të sëmurin ndenjur mbi shtrat, të zgjuar e plotësisht të vetëdijshëm. I mrekulluar, e dëgjoi t’i thotë: “Ç’bëj unë këtu?”. Shërimi, që u vërtetua më pas, ishte i menjëhershëm, ndërsa abseset e shumta të trurit, me hidrocefale obstruktive, ishin zhdukur krejtësisht, në mënyrë fare të pashpjegueshme, sipas ekspertëve të mjekësisë. Sipas Vatikanit, mrekullia që i atribohet Nënë Terezës, është një nga rastet e rralla të mrekullisë së “shkallës së parë”, asaj pra që kundron ngjalljen prej të vdekurve ose të ashtuquajturës “restitutio ad integrum”, domethënë, shërimin e plotë të të gjitha organeve të shkatërruara nga sëmundja, thuhet në njoftimin e Vatikanit.
Pranimi dhe miratimi nga Papa i Dokumentit në lidhje me mrekullinë e Nënë Terezës, është mrekullia e dytë dhe akti përfundimtar që i hapë derën shënjtërimit të Nënë Terezës, “Ëngjëllit të të varfërve”, siç e ka cilësuar vet miku i shqiptarëve, Papa Françesku. Ishte një Papë tjetër, Papa Gjon Pali i dytë, i cili gjithashtu konsiderohet mik i shqiptraëve, i cili, ndonëse rregullat kishtare kërkojnë një pritje prej pes vitesh para se të mund të fillojë procesi për shënjtërim, Papa Gjon Pali i II ndryshoi rregulloren me këtë rast dhe beatifikoi Nënë Terezën më më 2003, që është hapi i parë drejtë shënjtërimit. Vatikani refuzoi të përcaktonte një datë për shënjtërimin e Nënë Terezës, por media të ndryshme italiane dhe europiane kanë spekulluar se mund të bëhet shtatorin që vjen, që përkon me përvjetorin e ndarjes së saj nga kjo jetë.
E lindur në Shkupin shqiptar më 26 gusht të vitit 1910, e lumtura Nënë Tereze dhe urdhëri murgeshave të themeluar prej saj njihet anë e mbanë botës si bamirëse dhe mbështetse e më të varfërve të kësaj bote. Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator, 1997, në moshën 87-vjeçare. Për punën e saj, ajo është shpërblyer edhe sa ishte gjallë e vepronte në këtë jetë, me shumë dekorata kishtare dhe ndërkombëtare të kësaj bote në të cilën jetojmë, përfshirë Medaljen Presidenciale për liri nga Presidenti amerikan Ronald Reagan, Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, si dhe me dekorime dhe çmime nga shtete dhe organizata ndërkomëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në vitin 1979, Nënë Tereza mori Çmimin prestigjioz të Nobelit për paqë. Më atë rast ajo pat thënë se nuk e meritonte një çmim të tillë, por do e pranonte në emër të “uriturve, atyre të pa streh, sakatëve, të verbërve dhe në emër të gjithë atyre që e ndjejnë veten të pa dashur dhe të pa kujdesur nga shoqëria ku jetojnë”.
Kryeipeshkvi Thomas D’Souza i Kalkutës së Indisë, ku ka shërbyer më së shumti Nënë Tereza, vendimin e Papa Françeskut për miratimin e Dokumentit për shënjtërimin e Nënë Terezës e cilësoi si një “Dhuratë të vërtetë me rastin e Krishtlindjes që Ati i Shënjtë i ka dhuruar Kishës”, sidomos Kishës në Kalkuta. Ai i tha Radio Vatikanit se kemi pritur për një kohë të gjatë për këtë moment dhe tani që ky moment është realitet, jemi jashtzakonisht shumë të kënaqur me vendimin e Papa Françeskut.
Mund të thuhet se edhe shumica e shqiptarëve kudo, jo vetëm katolikë, por të gjitha feve, janë të kënaqur sot tej mase për këtë vendim të Papa Françeskut për të shënjtëruar Bijën më të madhe të kombit shqiptar, Nënë Terezën, të cilën Dr. Lush Gjergji, biografi i jetës dhe veprimtarisë së saj, e ka cilësuar si, “Shënja dhe shpresa e mbarë njerëzimit, simbol i mirërisë dhe i dashurisë vetmohuese e cila nuk ka skaj, por në plotësi jepet për Zotin dhe për të afërmin.” Dom Lush Gjergji ka shkruar gjithashtu në librin “Nëna Jonë Tereze” se ajo është, “Dhurata më e madhe që ne, ipeshkvia jonë dhe populli i jonë, i dhamë Zotit, Kishës dhe botës dhe njëkohsisht” shkruan ai, ajo është një, “Dhuratë — dhantia dhe ngushëllimi më i madh që Zoti i na i dha neve sot, në ditët tona.”
Në një artikull me rastin e 103-vjetorit ë lindjes së Nënë Terezës, kisha komentuar se, ndërkohë që bota sot — për arsye ideologjike, politike, materiale dhe ndasive të ndryshme dhe urrejtjeve — përballet me terrin e shpirtit dhe me mungesën e dashurisë për njëri tjetrin, Nënë Tereza gjithnjë, por sidomos në këtë moment, qëndron para botës si një simbol i një shprese të qëndrueshme, për një jetë më të mirë dhe si simbol i mundësisë së ndryshimeve pozitive përballë sfidave personale dhe shoqërore të njeriut dhe të shoqërisë ku jetojmë.
Këjo shpresë dhe besimi në mundësinë për të kryer vepra të mira në shërbim të tjerëve të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë, rrjedhë nga fakti se ajo besonte se çdo njëri prej nesh posedon aftësinë, mirësinë dhe dashamirësinë për vepra të mëdha. Vetë Nënë Tereza nuk besonte se ajo ishte unike ose e veçantë dhe nuk kishte ndonjë sistem shtetëror ose të ndonjë organizate botërore që të mbështeste veprimtarinë e saj, ndaj për këtë arsye, trashgëmia e kësaj murgeshe katolike shqiptare mbetet edhe sot e respektuar anë e mbanë botës, nga pothuaj të gjithë njerëzit e ideologjive dhe feve të ndryshme, përfshirë edhe ata që nuk besojnë. Ky mesazh i Nënë Terezës – që është dashuria për njërin tjetrin — është sot më i nevojshëm se kurrë, sidomos në radhët e shqiptarëve, por edhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë kudo dhe kurdoherë. Për realizimin e respektit dhe të dashurisë, megjithë ndryshimet midis nesh, tashti kemi Nënë Terezën, shënjtoren tonë, ndërmjetëse pranë Perendisë – që t’i drejtohemi për ndihmë: Nëna Tereze lutu për Shqiptarët!
Frank Shkreli
Kosova, shtet në inkubator!
Këto nuk duhen harruar
Njëzetepesë vite pas ngjarjes së madhe të përmbysjes së regjimit totalitar nga rinia shqiptare, më dalin parasysh ata të rinj dhe të reja që pa iu trembur syri u ngritën me parullat “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” apo “E duam Shqipërinë si Amerika”. Më kujtohet fëminia dhe rinia ime dhe e bashkëvuajtësve të mij gjashtëdhjetepesè vite më parë kur ngriheshin kundër po kësaj diktature të tmerrshme por me parullën “Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuq e zi,”
E pra, ne pranuam më mirë burgun se sa lirinë e cunguar .Pranuam burgun me thirrjen sublime: “Për Liri, për Shqipëri” sepse ky ishte atdheu ynë që lëngonte nën thundrën komuniste dhe ne nuk donim që ky të ishte i tllë. Për këtë qëllim u sakrifikuan mbi 7000 persona që u ekzekutuan apo vdiqën në burgjet e tmerrshme dhe mijra të tjerë që u burgosën apo u internuan dhe kjo luftë vazhdoi për gati një gjysmë shekulli. Ishte revolta e madhe viteve nëntëdhjetë që kurorëzoi këtë përpjekje titanike kundër komunizmit.
Natyrisht, neve që kemi vuajtur më tepër pasojat e regjimit komunist nuk kanë se si të mos na dalin parasysh pamjet e tmerrshme të atyre viteve të errëta. Personalisht mua më shfaqen pamjet e kampit të Shtyllasit në vitin 1954 ku, me urdher të operativit të sigurimit, toger Ademit, Sulejman Dizdari u mbulua me dhe i gjallë dhe ishte vetëm mrekullia e doktor Isuf Hysenbegasit të pa arritshëm që e shpëtoi nga vdekja e sigurtë. Më kujtohet kampi i Bulqizës ku po me urdhër të operativit toger Ademi një djalosh 17 vjeçar nga Mirdita, dha jetën në natën e acartë të janarit 1955 i lidhur në shtyllën e telefonit vetëm e vetën sepse nuk kishte mundur të realizonte normën e lartë të punës së detyruar. E pra, këtë toger Ademin, këtë kriminel, e takova një ditë në vitin 1998. Mendova se do të kërkonte falje për veprat e kryera por kjo nuk ndodhi. Për më tepër, vazhdonte të punonte në Ministrinë e Brendëshme ku drejtonte një nga drejtoritë e saj. Mua m’u errësuan sytë. M’u shfaqën parasysh pamjet e një filmi gjerman, prodhim i pasluftës, që e kam parë në fëmininë time. Ishte historia e një mjeku nazist që në laboratorët e tij eksperimentonte llojet më të tmerrshme të torturave që më vonë ushtroheshin mbi hebrenjtë, robërit e luftës dhe kundërshtarët e regjimit. Me mbarimin e luftës mjeku arrestohet dhe dënohet. I kam harruar sekuencat e atij filmi por më ka mbetur e regjistruar në mendje finalja e tij. Mjeku, i kapur pas hekurave të burgut duke thërritur: Jam i pafajshëm, jam i pafajshëm!” ndërsa prapa tij shfaqeshin dhomat e gazit dhe krimet e tjera të kryera sipas eksperimenteve të tij. Një zgjidhje e përkryer regjizoriale
Filmi kishte një titull shumë kuptimplotë: Vrasësit janë midis nesh” Ndaj unë pyes: Po vrasësit e kohës së përmbysur në vendin tonë ku janë? Duke u nisur nga ndodhitë e fundit të ngjarjeve rezulton se ata janë ende midis nesh, madje, si për ironi, dekorohen nga udhëheqësit e shtetit shqiptar Dhe unë personalisht e ndjej veten mjaft të fyer. E ndjej të fyer sepse shoh kriminelët që na kanë torturuar dhe fyer të ngrihen në majat më të larta të nderimit. Madje jo vetëm kaq por ata i gjen në krye të organeve të Kuvendit të Shqipërisë, në krye të organeve qeveritare, në krye të organeve të drejtësisë. Në këto çaste më vijnë ndër mend fjalët e shprehura nga zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:
Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.
Me keqardhje deklaroj se sot në Shqipëri tendenca është që periudha e sundimit të diktaturës komuniste të kalohet në heshtje, sikur nuk ka ndodhur asgjë., sikur nuk ka ndodhur asnjë lloj genocidi. Më lejoni ta ilustrojë këtë me fakte.
Në vitin 1996 Asamblea Parlamentare e Këshiilit të Europës miratoi rezolutën Nr. 1096 “Masat për të çrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” rezolutë që në Shqipëri as që u publikua farë, madje një gjë të tillë bëri edhe media e asaj kohe. Përse?
Në vitin 2006 përsëri Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një rezolutë tjetër, atë të përmendur më sipër, me Nr. 1481 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. Lidhur më këtë Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën “Për Dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”. Çuditërisht, në këtë miratim, deputetët socialist dolën nga salla dhe nuk e votuan. Përse? Unë nuk e di. Ata po të munden le përgjigjen.
Në vitin 2010 një delegacion i Kombeve të Bashkuara i kërkoi Shqipërisë të dënonte krimet e komunizmit. Çuditërisht lajmi nuk u njoftua nga asnjë burim. Përsëri edhe media heshti. Çdo gjë u mësua vetëm nëpërmjet medias elektronike jashtë atdheut. Më 14 dhjetor 2010 me anën e një letre të nisur nga ana e ministrave të jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, kërkohej ngritja e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit.
Do të kishim dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo i ministrit tonë, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore. Por ajo mungoi. Përsëri ky lajm kaloi në heshtje.. Të mos harrojmë se krimet e komunizmit në Shqipëri i kalojnë disa herë atyre të kryera në ish vendet e tjera totalitare. Më lejoni t’u jap vetëm një shembull. Sipas deklaratës së përfaqësuesit sllovak, antarit të kryesisë Dr. Peter Bielek, në Kongresin e XVI-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të komunizmit, mbajtur në Tiranë, në Sllovaki dënimi i fundit me vdekje ishte ekzekutuar në vitin 1956, ndërsa te ne në vitin 1988, me varjen në litar të Martirit të Demokracisë, poetit Havzi Nela. Mos harroni! Ky krim u krye kur komunizmi po jepte frymën e tij të fundit. Edhe në çastet e fundit të jetës ai kërkonte gjak . Krahasimin bëjeni vetë, të nderuara zonja dhe zotërinj. Pak më lartë theksova rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë qysh në tetorin e vitit 2006. Le të shohim tani se si janë zbatuar disa nga pikat e kësaj rezolute
:
Pika 8. Kuvendi i Shqipërisë dënon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymëzuesin,
drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore që çoi në izolimin dhe varfërimin e tejskajshëm të Shqipërisë dhe kërkon heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave të dhënë atij e bashkëpuntorëve të tij njga regjimi komunist.
Çfarë është bërë për këtë pikë/ As lëvizja më e vogël. Diktatori vazhdon të ruajë dekoratat e fituara në kohën e totalitarizmit, gjë që nuk ka ndodhur në vendet e tjera ish-socialiste A është e drejtë që një person i njohur si diktator të ruajë dekoratat e pamerituara?
Pika 10. Kuvendi i Shqipërisë kërkon bërjen publike të të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet e regjimit komunist përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Prokuroritë, Gjykatat dhe Komitetet e Dënim-Internimeve.
A keni dëgjuar, të nderuar zonja dhe zotërinj, të bëhen publike këto dokumenta? Madje as Instituti i Hetimit të Krimeve të Komunizmit i ngritur posaçërisht për këtë qëllim nuk i disponon.
Pika 11. Kuvendi i Shqipërisë kërkon hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qëndrore dhe lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruar.
Kanë kaluar 25 vjet dhe një ligj i tillë ende nuk është përfunduar. Edhe një i tillë i miratuar disa vite më parë, megjithse gjysmak, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga gjykatës që prekeshin nga ky ligj. Kur do të përfundojë ky problem në një kohë që ish-vendet e tjera socialiste kanë kohë që e kanë zgjidhur? A do të jetë i dretë formulimi i tij apo përsëri gjysmak si i pari.
Pika 16. Kuvendi i Shqipërisë nxit fillimin e një fushatë kombëtare për ndërgjegjësimin rreth krimeve të kryera në emër të ideologjisë komuniste duke përfshirë rishikimin e librave shkollorë, shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, hapjen e muzeumeve përfshirë dhe kthimin në muze të burgjeve të tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar.
Për fat të keq në librat shkollore pothuajse nuk shkruhet fare pë genocidin komunist në Shqipëri. Ende nuk ka një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit. Nuk është ngritur asnjë muzeum dhe nuk është kthyer në muze asnjë burg apo kamp i periudhës totalitare. Është marrë një vendim i Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e një memoriali në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit komunist por, megjithse kanë kaluar disa vite, ende nuk është vënë në zbatim
Me këtë rast dua të falënderoj shkëlqesitë e tyre Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Gjermanisë, për vlerësimin e bërë për të përndjekurit politikë të Shqipërisë duke vizituar kampin famëkeq të Spaçit, veprim që, deri më sot, nuk e ka bërë asnjë pushtetar, asnjë përfaqësues partie, asnjë deputet.
Falënderoj gjithashtu Shkëlqesinë e tij Presidentin e Republikës për dekorimin e martirëve të pushkatuar nga regjimi totalitar në këtë kamp hero dhe që këtë ceremoni e zhvilloi pikërisht në gjurmët e këtij kampi.
Pika 17. Kuvendi i Shqipërisë mbështet organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve,
akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimet totalitare
komuniste.
` Kanë kaluar nëntë vjet nga miratimi i kësaj rezolute dhe ende nuk është gjetur kohë për organizimin e një konference të tillë, në një kohë kur janë organizuar qindra të tjera, deri edhe ato për homoseksualët, shumë herë më pak të rëndësishme se ai i të përndjekurve politikë. A do kenë dëshirën qeveritarët shqiptarë të marrë një nismë të tillë? Ne jemi në pritje.
Këto janë vetëm disa nga pikat e rezolutës në fjalë pasi aty përfshihen edhe rishikimi i datave simbol të sistemit komunist, hartimi i një strategjie kombëtare për eliminimin e pasojave të totalitarizmit, përmbushja e detyrimeve ligjore për zbatimin e statusit të të përndjekurve politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin, dëmshpërblimin e tyre dhe akordimin e një fondi për gjetjen dhe rivarrosjen e të zhdukurve dhe të vrarëve me ose pa gjyq për arsye politike, detyrime që, deri më sot, kanë mbetur vetëm në letër
Para disa muajsh po shetisja me një mikun tim, që ka kryer 29 vjet në burgun komunist, në bulevardin “Bajram Curri” këtu në Tiranë. Kur po arrinim tek vendi ku ky bulevard bashkohet me rrugën e Kavajës, vështroj një pallat të kohës së perënduar me tulla silikate ku në njerën nga fasadat e tij ishte shkruar, që gjatë ndërtimit, me tulla të kuqe: “Rroftë Partia e Punës”. U skandalizova. Si nuk u kishte rënë në sy asnjerit prej kryetarëve të Bashkisë kjo parrullë? Vallë a mund të ketë ndonjë shtet tjetër të Europës Lindore ku mund të ekzistojë parulla të tilla? Unë nuk e besoj. Atë çast mendja më shkoi edhe te raste të tjera të kësaj natyre. Mbi varrezat e dëshmorëve të kombit vazhdon “të ndriçojë” ylli i kuq i komunizmit, a thua se të rënët që prehen aty paskan rënë për këtë yll. Për më tepër aty, nën këmbët e tij prehen edhe eshtrat e 22 martirëve të së ashtuquajturës bombë në legatën sovjetike dhe mua më duket sikur gjembat e atij ylli ende grryejnë eshtrat e martirëve, Në qendër të Tiranës, në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, një mozaik i madh ku dy të tretat e tij i zenë “luftëtarët e lirisë” me yllin e kuq komunist në ballë dhe ndërtuesit e “Shqipërisë së re Socialiste” me gjokset përpara, ndërsa në një të tretën, paraqiten si liliputë heronjtë e historisë së mëparëshme të këtij kombi A është e denjë për një muze kombëtar një paraqitje e tillë e historisë së tij? Ishin pikërisht këto që më tërhoqën vëmendjen në ato çaste. Ne do të donim që qeveritë shqiptare të zbatonin ligjet dhe vendimet që ata vetë i kanë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe në radhë të parë të rezolutës mbi ndëshkimin e krimeve të regjimit komunist. Vetëm atëherë do të kishin plotësuar detyrimin që kanë ndaj shtresës së të përndjekurve politikë.
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste
të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës
Botuar ne gazeten “55” Nr.6318 date 19 dhjetor 2015. Derguar me pare gazetave “Ballkan”, “Telegraf” dhe “Standard” qe nuk e botuan. Perse? Po munden le te pergjigjen.
880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë
Pak fjale nga autori
Te mbrohesh dhe te kurohesh nga semundjet, duhet ta quash veten objekt i natyres dhe natyren “spitali” yt i mjekimit.Ky studim, në fakt, nisë pothuajse me fillimet e jetës sime, pra që në fëmini. Kam lindur në një fshat në prehrin e Alpeve, në Mulaj të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ai është si një arkitekturë e bërë nga vetë natyra, midis maleve e shkëmbenjve shumë të lartë, krejtësisht i izoluar e pa rrugë komunikimi, vetem me ato që njerëzit i kanë formuar vetë, me mënyrat e tyre të kalimit. Por gjithçka atje është e jashtëzakonshme dhe pothuajse nuk mund ta gjesh të tillë askund. Aty linda, në mes atyre bjeshkëve të bukura e krenare, në mes luleve e barit të njomë të livadheve alpine, pranë krojeve e lisave të lartë, lumenjëve e përrenjëve me gjelbërim të jashtëzakonshëm dhe të paparë në asnjë vend tjetër. Por, pa u zgjatur në përshkimin e vendlindjes sime, po flas shkurt për këtë punim timin rreth 20-vjeçar. Pra, çfarë paraqet ky studim për bimësinë mjekësore dhe cilat janë karakteristikat e veçoritë e tij? Qysh në vitin 1975, nisa punën për studimin e bimësisë mjekësore të Nikaj-Mërturit dhe me vonë të gjitha zonave të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) dhe të Alpeve të Shqipërisë, në pëgjithësi, duke marrë si pikë referimi Alpet e Tropojës. Kam kaluar disa herë nëpër çdo pëllëmbë të kësaj treve, për vetë kushtet e jetës sime. Për fat të mirë, në atë kohë unë punoja si farmacist e m’u dha mundësia e komunikimit nga afër me banorët dhe zonat e kesaj treve. Kështu, u krijua një herbar i bimëve mjekësore, i cili në vitin 1990 u ekspozua në rrethin e Tropojës, me pjesëmarrje nga gjithë Shqipëria të specialistëve përkatës, mjekë farmacistë, botanistë etj. Eshte bërë kalsifikimi i tyre botanik, duke u mbështetur në të dhënat e studiuesve të ndryshëm shqiptarë dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kryesisht janë shfrytëzuar autorët, si Mustafa Demiri, për florën ekskursioniste të Shqipërisë dhe literturat e vendeve te ndryshme tebotes. Pastaj është bërë klasifikimi farmakologjik-mjekësor dhe përmbajtja në substanca aktive. Janë përcaktuar zonat e rritjes së tyre për çdo specie, deri në llogaritje statistikore në sipërfaqe. Po kështu, janë hedhur në hartën fito-gjeografike, sipas zonave te rritjes dhe fushave gjeografike.
Një nga karakteristikat e këtij studimi, që praktikohet për herë të parë në nivele te tilla, është se: -Duke u përcaktuar zonat e rritjes së bimëve mjekësore me ekzaktësi dhe bërja e llogaritjes statistikore në numër dhe të grupuara sipas përmbajtjes në substanca aktive në zona, janë përcaktuar zonat fitokimike në natyrë, ku ato rriten dhe është paraqitur dendësia e tyre sipas zonave. Kështu, janë emëruar edhe zonat, të quajtura kimike, në natyrë, p.sh. zona me bimë alkaloide dhe në nivele të ndryshme, po ku janë më të përqendruara. Gjithashtu, janë analizuar edhe shkaqet e dukuritë e kësaj dendësie, sipase zonave e kështu me radhë. Nje veçori tjetër dhe shumë e rendësishme është se është bërë studimi i ekologjisë së Alpeve në një mënyrë te tillë, ku kam nxjerrë përfundimin se bimët në ato zona janë shumë dhe të veçanta, deri dhe endemike. Ato kanë ruajtur gjenezën, pa bërë mutacione, si natyrore e nga njeriu. Për këtë arsye, është arritur në përfundimin se Alpet e Shqipërisë së Veriut është vendi më i pasur me bimësi mjekësore, jo vetem në Evropë, por dhe më gjerë. Ato janë gjenetikisht më të pastra dhe natyralisht më të pastrat, qe jane njohur deri më sot. Gjithashu, tregohet se janë më të pasura në përmbajtje, në substanca aktive e mjekësore. Në ditën e ekspozitës së bimëve mjekësore: “B.Curri”, 1990.
880BIMË MJEKËSORE NË ALPET E SHQIPËRISË
Shifra me 880 bimë mjekësore, e evidentuar dhe që rriten në Alpet e Shqipërisë së Veriut e kryesisht në ato të Tropojës, nuk përfundon me kaq. Por kete gje ua lë studiuesve të tjerë, në vazhdim, pasi besoj që kjo shifër do të arrijë deri në 1.000. Ndersa vetëm përmbledhjen shumë të shkurtër të këtij studimi, pothuajse 10% të tij, po e paraqes në këtë libër dhe po i vë titullin: “870 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”. Por besoj se shumë shpejt do të publikoj të tjera të dhëna të kësaj treve me shumë interes, studimor e praktik. Në këtë libër janë përshkruar edhe një numër i madh metodash mjekimi dhe vlerat mjekësore të substancave, që përmbajnë, duke i grupuar për lexuesin dhe për ta patur më të lehtë kush don t’i përdorë ato, duke u orientuar në efektet e tyre. Por, kam vepruar në këtë mënyrë, duke iu ruajtur dhe ndonjë spekullimi të mundshem ose të mosnjohjes.
Mendoj se është me interes që janë futur termat më të reja të shkencës së sotme për fito-terapinë dhe metodat e mjekimit, moderne e shkencore,
deri edhe në trajtimet e sëmundjeve të rënda, si tumoret, sistemet imunitare te organizmit etj.Duke e mbyllur, them me dhimbje se i gjithë herbari im i bimëve mjekësore, për të cilin djersita e u lodha në malet e vendlindjes sime, ku kam dhe poezinë time të shpirtit, mori udhët e botës dhe ato gjenden diku afër trupit tim, ku jetoj e punoj. Por kam shpresë se një ditë do t’i kthej në Shqipëri, mbasi të bëj dhe një ekspozim të dytë të tyre. Shënoj këtu se paraqitja e parë u bë në Universitetin e Camerinos-Itali dhe aty mbrojta e mora titullin “Doktor i shkencave farmaceutike”, në vitin 1998, me punimin e titulluar: “Le piante medicinali della regione di Tropoja-Albania”. Po ju le të lexoni studimin tim dhe me kënaqesi pres vërejtje e mendime dhe jam i gatshëm që t’u jap edhe shumë gjëra më të reja të kësaj fushe. Këtu kam parasysh këtë studim dhe faktorët e ndryshem për shumëllojshmërinë e bimësisë mjekësore në ato treva të rralla, ekologjinë fito-kimike dhe pastërtinë mjedisore. Se te tillë nuk mund ta gjesh në
ndonjë vend tjetër të Evropës e më gjerë. E njejta gje mund te thuhet per ekzistencën e bimëve mjekësore, që janë ruajtur aq mirë nga vetë faktorin
natyror, por edhe njeri, per mundësitë e reja shkencore dhe ekonomike në këtë fushë.
Prandaj:- Unë propozoj që zonat si: Piku i Currajve, Lumi i Plasë, Shtegu i Dashit (Roga e Deli Ahmetit mbi fshatin Mulaj, si e jashtëzakonshme në bimësi, të rralla e të pastudiuara endemike), Vashqefa, zona e Kakisë së Nikajve, Lugina e Thethit, Bjeshkët e Shalës, Lugina e Valbonës, Bjeshka e Kollatës, Rrogami i Shalës, Gryka e Motinës, Bjeshkët e Çeremit, Mollafci, Shkëlzeni i Gashit, Lkeni i Ponarëve (Velisht i Geghysenit), Qafa e Kolçit, Korja e Mërturit, Bjeshka e Bëtoshës, Goleshi me Vorrin e Fratit, Bradozhnica, Dobërdoli, Stoberda, Gryka e Dragobisë, duke filluar nga Ura e Shoshanit,- -të shpallen nga shteti shqiptar si zona të rralla, me bimësi spontane natyrore, të pastra dhe trashëgimtare natyrore, gjthnjë në zhvillim dhe jo në shkatërrim, duke u mbrojtur me ligje të posaçme. Po kështu, ato t’u paraqiten organizmave ndërkombëtare që të njihen për vlerat e tyre natyrore, kaq të rralla për shkencën e kulturën dhe për ekonominë, pasi janë vende ende të pashkelura, që meritojnë në të
ardhmen një përkushtim të jashtëzakonshëm. Jam i bindur se disa nga keto vende, të cilat i kam përmendur në këtë studim, do të jenë zona kurimi natyrore, pra siç i kam emertuar, “spitale natyrore”. Dhe kjo nënkupton konceptin kurativ dhe jo negativ. Sepse aty të trajton dhe të
kuron vetë natyra-spital. Këto,që shkrova në këtë libër, ua kushtoj me nderim e mall mërgimtari, vendit e popullit tim të dashur.
Itali, qershor 2008
Università di Camerino
Dr. Zef Mulaj
Shuplaka e BE-së për qytetarët e mashtruar të Kosovës!
Pse e lëmë Gonxhen e përjetshme të shqiptarëve “në harresë”?
Nene Tereza, Gonxhja e perjetshme e shqiptareve, do te jete perfundimisht e shenjteruar. Nese popuj te tjere do ta kishin rrit nje vajze e ta benin 18 vjeç, sa ishte Gonxhja e shqiptareve kur iku nga trevat shqiptare per ne boten e lire, e nese keta popuj do te kishin arritur ta kishin nje shenjtore e bamirese si Nena Tereza, do te kishin mundur te ishin me te perkdhelurit ne bote. Ne shqiptaret e kemi Nene Terezen. Ajo na ka bere drite ne te gjalle e na ndriçon edhe sot pas vdekjes. Me shenjterimin e saj ne kemi privilegjin te jemi bekuar prej Zotit! Por ne nuk jemi mirenjohes. Prandaj nuk arrijme qe ikonat boterore me rrenje shqiptare t’i bejme frymezim per suksesin tone! Aq e vertete eshte kjo sa me duket se Nene Tereza eshte shfaq me permasat e hyjnise, qellimisht qe ta mbroje kombin shqiptar prej vete shqiptareve!!! Çfare do te kishte ndodhur mbreme ne Beograd, ne Shkup, ne Podgorice, ne Athine a diku tjeter, nese do te vinte lajmi i shenjterimit te nje bije te ketyre popujve ne permasat e nene Terezes? Secili mund ta imagjinoje. Ndersa tek ne heshtje, heshtje prej shtetit, heshtje prej politikes, heshtje prej organizatave jo qeveritare, heshtje prej kishes, heshtje prej xhamise, heshtje prej akademise. Te gjithe heshtin dhe gati, gati bejne te paditurin. Ky eshte tmerr! Si nuk mesuam te shfrytezojme asetet qe na i jep Zoti per te miren e kombit tone, te imazhit tone, te nderit tone, te dinjitetit tone, te integritetit tone! I gezohemi nje ndeshjeje te humbur furbolli me shume se shenjterimit te Nene Terezes! Dhe e bejme boten te jete e dyshimte: Vertete i perket apo jo Nene Tereza shqiptareve?!
Nënë Tereza – Zemër Shqiptare
Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit virtytin që i kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi.
Nga Kolec Traboini
Nënë Tereza tani është kthyer në një simbol, në një virtyt që shpreh tiparet më të larta të popullit që e ka lindur. Të gjithë udhëtarët e botës që kanë kaluar nëpër Iliri-Arbëri-Shqipëri( ku hyn Shqipëria, Kosova, gjysma e Maqedonisë, Çamëria, trojet shqiptare në Mal të Zi, ( kujtoni Bajronin, Pukevilin, Edith Durhamin, Ipen e plot të tjerë), kanë vënë re pikërisht këtë tipar,bujarinë shqiptare, tipar që tek Nënë Tereza jonë u trashëgua e mori përmasat universale të gjenialitetit. Tanimë ky virtyt, si dinjitet e simbol, i përket gjithë njerëzimit por kurrë pa ju mohuar origjinës, Shqipërisë e shqiptarëve. Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit, në mënyrën më të devotshme se kurrkush tjetër, virtytin që e kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi. Ajo me veprën e saj humane si asnjë tjetër, i lartësoi dinjitetin dhe bëri të njohur e të respektuar popullin shqiptar kudo në botë, pikërisht atëherë kur ky popull ishte poshtëruar e rronte si skllav nën zgjedhën e djajve të kuq të ferrit komunist. Edhe ky moment duhet vlerësuar sepse shumë kush aso kohe mendonte se Shqipëria kish njollën e zezë të diktaturës mizore, ndaj dhe ish lënë në harresë e përbuzje prej qarqeve që vendosnin ekuilibrin e kësaj bote. Është në dinjitetin tonë kombëtar, historik, që ajo kur po merrte çmimin Nobel për Paqe, tha tekstualisht “nga gjaku jam shqiptare”. A ka dëshmi më të madhërishme dashurie se sa kur e shpall faqe botës me krenari të qenit me gjak shqiptar, e pikërisht atëherë kur Shqipëria ishte e deklaruar si sinonimi i dhunës e diktaturës me të tmerrshme në Evropë. Në momentin solemn e kujtoi popullin e Atdheun e vet faqe gjithë njerëzimit. E kjo nuk është pak. Për një popull të vogël e të nëpërkëmbur në histori si i yni, është shumë, është më se e mjaftueshme për ta ngritur Nënë Terezën në piedestalin e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Kapur pas rrëfanës se ajo nuk e dinte aq mirë gjuhën shqipe, disa pasionantë interneti, përpiqen ta mohojnë tërësisht, mirëpo harrojnë këta zotërinj se më se shumti nuk ka rëndësi çfarë gjuhe flet, por e vërteta që thua, nuk kanë fort rëndësi fjalët që thotë goja para dashurisë që mban zemra… Ka shumë shqiptarë në botë që e kanë harruar gjuhën shqipe, por në zemër kanë Shqipërinë. Ne nuk mund t’ua shkoqim nga zemra e tyre dashurinë vetëm me shkakun se nuk dinë të flasin shqip sepse ata flasin me gjuhën e zemrës. Dhe një gjë mos e harrojnë ata që duan ta shohin historinë ndryshe nga se ka qenë në të vërtetë, apo duan ta modifikojnë atë për hir të interesave të kohës, se turqit e historisë (e jo të sotmit sigurisht) dihet mirëfilli se i digjnin shqiptarët të gjallë po t’i zinin tek shkruanin gjuhën shqipe, madje nuk kanë qenë aspak më të mirë se grekët, që vranë shenjtorin e shqiptarizues Papa Kristo Negovani, të cilin edhe sot e kësaj dite greku Janullatos ne krye të Kishës Autoqefale Shqiptare dhe pasuesit e tij e mohojnë. Po të përmendje Gjergj Kastriotin, në kohen e sundimit të sulltanëve të egër të Stambollit, ushtareët e Perandorisë Osmane të fshinin nga faqja e dheut, por populli Skënderbeun e mbajti në zemër nëpër shekuj robërie, dhune, gjaku e tmerresh, paçka se me gjuhë të ndaluar. Ja pra çfarë force madhështore ka gjuha e zemrës. Gjuhën mund ta ndalosh të flasë, por zemrën nuk mund ta ndalosh të rrahë për mëmëdheun sa kohë që njeriu është gjallë dhe ka dashuri për atdheun e vet. Atëherë pra, si mund t’i mohohej Nënë Terezës dashuria për Atdheun e vet, si mund t’i mohohej asaj dashuria për nënën që e kishte lindur, për babain Kol Bojaxhiun që ja kishin helmuar pushtuesit serbë, për motrën që i vdiq në Tiranë (diku në një shtëpi përdhese tiranase) e që të gjithë flisnin vetëm shqip, gjuhën e Shqipërisë e të shqiptareve. A thua për këtë e ndaloi Enver Hoxha që të takonte nënën e motrën e vet në Tiranë, se e hante meraku diktatorin se nuk do të mund të merreshin vesh në gjuhën shqipe? Jo për atë zot, nuk ish ky shkaku i mohimit të diktaturës, nuk është ky shkak i vërtetë as dhe sot, prej disave që vazhdojnë ta mohojnë me të njëjtin pasion të egër, sepse: Dashuria para së gjithash është në zemër e jo në fjalë! Kurrë mos harrojmë ta lexojmë e ta rilexojmë thirrjen e Nënë Terezës, drithërimën nga thellësia e shpirtit drejtuar shqiptarëve në vitin 1997, kur shteti po shkërmoqej si një grusht rërë, populli po vuante e rinia po vritej, varret shumoheshin si brenga në truallin arbëror. Në atë letër ka dashuri në përmasat madhështore të personalitetit të saj. Ajo në atë letër është shqiptare në çdo qelizë në çdo frymëmarrje. Ajo në atë letër është më shqiptare se çdokush tjetër ne këtë dhè e, ku e ku në krahasim me ata që, ani pse e flasin gjuhën shqipe standart, shpesh herë e përdorin atdhetarinë si medaljon. Populli ynë ende ka nevojë për figura të mëdha të ndritura që e lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve faqe botës, sepse ata shtojnë admirimin, shtojnë miqtë e përkrahësit e shqiptarëve, çfarë deri në fillim të këtij shekulli më së shumti na kish munguar. Dhe të mos harrojmë se nuk është e lehtë ti lindësh botës të tillë personalitete që nderohen nga mbarë njerëzimi, tej e përtej religjionit, sepse tipari themelor i saj ka qenë humanizmi, përkushtimi për mbarë njerëzimin. Fundja duhet ta dimë, e në mos e ditshim ta mësojmë ( ani pse tejet të vonuar në këtë mësim), se gjuha shqipe para së gjithash duhet të jetë dashuri…e dashuria është gjuhe e përbotshme që i tejkalon të gjithë kufijtë e barrierat me të cilët historia deri më tash mjaft keq i ka ndarë e përçarë popujt. Shqiptarët kryekreje. E së fundi, fjala para se të dale nga goja duhet të kalojë nga zemra. Vetëm atëherë ajo është e vërtetë si drita e diellit, një e vërtetë që gjen strehë ndër zemra të tjera, siç gjenin strehë tek njerëzit, popujt e kombet e tjerë, fjalët e Nënë Terezës, Nënë Terezës sonë me gjak e zemër shqiptare.
UK Essay Writer . Co . Uk scan: unbeatable website in UK to purchase research papers quickly & easily
Are you currently apprehensive regarding how to do tough college papers? ukessaywriter.co.uk provides turnkey methods which help you win very good grades.
Paper Writing Services
ukessaywriter.co.uk is known as the a corporation in United Kingdom that provides finest custom essay creation help for all kinds of college problems. The organization spent some time working in cooperation with high school students of countless colleges and universities around the globe. The research paper really are of superior quality, original, provided instantly, and as well at realistic value.
Our Writing Service Team
The young team of advanced copy writers at ukessaywriter.co.uk are typically Masters and Philosophy Doctor’s degree holders that render anyone paper help and moreover are waiting to publish every single one of variations of authentic and high-quality essay or dissertation. There are the product reviews that will guide anyone to acquire article via internet with ukessaywriter.co.uk.
New services available
ukessaywriter.co.uk tempts a number of clients coming from various school groups by presenting the great selection of writing assistance. The information site has made the services visible in numerous groups. The high quality academic paper authors supply you any type of common or custom-made writing. The clientele can also buy essays on-line and in addition many additional assistance
At this point is a total catalogue of the internet academic paper programs everyone see when are at ukessaywriter.co.uk:
- Written assignments – it gives you custom essay or dissertation copywriting, that includes narrative, argumentative content material, admission essay, evaluation and contrast, etc. The writers can prepare theses, abstracts, evaluations on a publication or film.
- Homework: we can certainly write report, multiple writing homework, case study, and course work, etc.
- Proofreading offerings: proofreading and styling.
- PhD and MA writing: a variety of paperwork, phd and ma writing, research proposal.
As you see that ukessaywriter.co.uk offers even more than simply just article solutions, the details of the new services are usually gained at the web pages.
Cost
The price to be found at ukessaywriter.co.uk predominantly is determined based on training program levels, academic writing kind, volume of content pages, writing style, and the final date. You’re able to discover tolerable cost from cost section as denoted in a tabular taking into consideration three factors on the web site. Consumers have the ability to get essays on-line and very easily determine the total they are paying off the essay. Consequently, it is transparent and wide open in front of the clients that ukessaywriter.co.uk just isn’t going disappoint its actual purchasers though is extremely genuine about pricing.
The prices of their company’s services are generally realistically cheaper as opposed to various other service providers from the specific niche market. The price levels expand mainly because colleger’s academic stage increases such as the customer making order inside the senior high school level ought to fork out as little as $11.40 while using the minimal priority and with the short final target time needs to compensate $35. The consumer puting in order at Philosophy Doctor degree is going to invest $44.90, utilizing max size and shortest due date of barely about three hrs.
- 1. A university level- from $14.85 to $ 37.
- 2. High school level – from $17.07 to $38.96.
- 3. Bachelor lvl – $22.95 to $40.78.
The customers ought not be worried about any type of undetectable rates, due to ukessaywriter.co.uk can never cost you this. You’ll certainly be provided with Cost-free revisions throughout fourteen working days quickly after realization paper; Cost-free title page, bibliography, content checklist, and acknowledgment; in addition to No charge consulting Round The Clock. The clientele is 100% sure to end up with a document of a high standard combined with low price ranges.
Special Deals and other sorts of features
The consumers are certain to get seasonal outstanding price reduction all through the year with ukessaywriter.co.uk. For those who are a returning consumer of our service, then you definitely get many cost savings dependent on the actual quantity of the pages you purchase. You will get cost savings starting from a fewPct to tenPer cent and sometimes even 15 or morePer-cent by desired volume of pages. Thus, if you happen to request much more article pages, you will definitely get larger discounted rates. At the same time, if you add a completely new purchaser to ukessaywriter.co.uk, you will be able take pleasure in awesome cut price programs.
Support service and online site efficiency
ukessaywriter.co.uk is user-friendly and uncomplicated and simple to use internet site to help you to get custom writing on-line. This custom made article agency offers you effective consumer support, confidential work and genuine features. Study the ukessaywriter.co.uk scores and recommendations to take the correct assessment. They work Round The Clock and All year round on free messages or calls and live chats to cause it to be more rapid and less complicated to gain answers to just about all inquiries relating to writing academic writing pieces. These individuals don’t leave any emails untreated or on hold.
British Essay writer service
The essayists working at ukessaywriter.co.uk really are certified, proficient and they have extra abilities as writers to give customers speedy, hundredPercent primary, and also customized dissertation assignments.
Conclusions
In order to really acquire more encouragement in getting written assignments on line from ukessaywriter.co.uk explore the feedbacks, past customer testimonials and go to the web site to take a look at multiple offers.
Politika burokratike
Politikë burokratike qasje , qasje teorike të politikave publike që thekson bisedime të brendshëm brenda shtetit .Qasja politika burokratike argumenton se rezultatet e politikave të rezultojë nga një lojë e bisedimeve mes një grupi të vogël , të vendosur shumë të aktorëve qeveritarë . Këta aktorë vijnë në lojë me preferencat e ndryshme , aftësitë , dhe pozita të pushtetit . Pjesëmarrësit zgjedhin strategjitë dhe qëllimet politike në bazë të ideve të ndryshme të asaj që rezultatet do të shërbejë më mirë interesave të tyre organizative dhe personale . Negociata pastaj vazhdon përmes një procesi pluraliste të japin – e-prit që reflekton rregullat mbizotëruese të lojës , si dhe marrëdhëniet e pushtetit midis pjesëmarrësve . Për shkak se ky proces nuk është e dominuar nga një individ as të ngjarë të ekspertit privilegj apo vendimet racionale , ajo mund të rezultojë në rezultate jo optimale që dështojnë në përmbushjen e objektivave të ndonjë nga pjesëmarrësit individual .
Shumica diskutimet e politikës burokratike të filluar me T. Graham Allison 1969 artikull në Shkencës së Politikës Amerikane Rishikimi The , ” Modele konceptuale dhe krizën e raketave kubane , ” edhe pse kjo punë e ndërtuar mbi shkrimet më të hershme nga Charles Lindblom , Richard Neustadt , Samuel Huntington , dhe të tjerët .
Allison ofron një analizë të krizës kubane raketave që kontraston bisedime burokratike politika me dy modele të tjera të politikë-bërjes . I parë i tyre supozon se vendimet e politikës janë bërë nga një unitar , krijues vendim racional , përfaqësuar nga ” shteti ” në shumë formulime . Kështu , politika burokratike është ofruar shpesh si kundrapeshë ndaj realist apo konceptet racionaliste e vendimmarrjes Politika . Qasja e dytë alternative përshkruan politikat e të udhëhequr nga , edhe si rezultat i , procedurat e përcaktuara më parë burokratike , që lë pak hapësirë për veprim të pavarur nga ana e vendimmarrësve të nivelit të lartë . Krahasuar me këto dhe konceptimeve të tjera alternative të bërjes së politikave , modeli burokratike politika përfaqëson një tendosje të rëndësishëm dhe të veçantë të organizimit – dhe teoria e nivelit shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare , teoria organizative , politikës publike dhe politikën amerikane
Ndoshta koncepti më i bindet nga modeli i politikës burokratike , dhe stenografi shumë e kanë përdorur për të përcaktuar atë , është se aktorët do të ndjekin politika që përfitojnë organizatat që ata përfaqësojnë dhe jo interesave kombëtare apo kolektive . Kjo ide , se ” ku ju qëndroni varet se ku rri ulur , ” është quajtur shpesh ligjin milje -së pas burokrat Truman kohës që shpikur fraza . Kërkesa qendrore dhe intuitive i fuqishëm i shpjegimeve burokratike politikës , kjo premisë është kritikuar për qëndrimin e saj të ngushtë të formimit të preferencës . Për shembull , kritikët vini re se ai nuk arrin të shpjegojë rolin e shumë aktorë të rëndësishëm në burokratike rastit politikës studimin origjinal të krizës së raketave kubane .
Megjithatë edhe teoricienët e hershme burokratike politikë, duke përfshirë Allison , ishin të qarta duke pranuar se faktorë të tjerë , të tilla si personaliteti , marrëdhëniet ndërpersonale , dhe qasjen në informata , gjithashtu luajnë role të rëndësishme në procesin e politikës burokratike . Për këto teoricienë , tre pyetje kyçe udhëheqin dikujt kuptuarit e lojës hartimit të politikave : ( 1 ) Kush janë aktorët ? ( 2 ) Çfarë faktorë ndikojnë pozicionin e çdo aktorit ? dhe ( 3 ) Si mund pozicionet e aktorëve të vijnë së bashku për të krijuar politikat qeveritare .
Secila nga këto maska queries një numër i pyetjeve shtesë dhe hipotezave rreth procesit burokratik politikës . Nëse aktorët janë të zgjedhur apo të emëruar , të lartë , mes të , apo të nivelit të ulët , dhe të reja në stacionet e tyre dhe në duart e vjetra të gjithë mund të ndikojnë interesat e tyre dhe pozita pazarllëk . Për shembull , aktorë , që shërbejnë si pjesë e administrimit politik të përkohshëm , të tilla si të emëruar politikë të presidentit të SHBA , mund të jetë e mundshme për të ndjekur interesat më të shkurtër -gjatë se sa do të nëpunësve civilë të karrierës me përkatësi të gjatë në këmbë organizative .
Shumë aspekte të mjedisit të politikave të ndikojë politika burokratike dinamike . Çështjet që janë shumë të spikatur dhe të dukshme për zonat kyçe , për shembull , mund të shkaktojë aktorët politikë ambicioze për të ndryshuar qëndrimet e tyre pazarllëk . Vendi në të cilin marrëveshjet merr dhomën vend – kabinetit , boardroom , mediat e lajmeve publik , dhe kështu me radhë , mund edhe privilegj i disa aktorë dhe disa interesa mbi të tjerët.
BE-ja i do hajnat dhe kriminelët në burg!