Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

Shtëpia e Kadaresë, gati në janar

$
0
0

Sipas zbatuesit të këtij objekti, arkitekt Agron Doraci, objekti synohet të vihet në shfrytëzim për 80-vjetorin e ditëlindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Shtëpia e Kadaresë, monument kulture i kategorisë së parë, që u dogj gati 16 vite më parë, tani po shkon drejt restaurimit të saj të plotë, që pritet të përfundojë në fund të janarit 2016.
Në mjediset e brendshme të shtëpisë janë ruajtur elementët e vjetër që i shpëtuan djegies aksidentale, ndërsa është punuar për të ruajtur traditën e ndërtimit gjirokastrit, pa harruar përdorimin e dy elementëve kryesorë të këtyre banesave karakteristike: drurin dhe gurin.
Në shtëpinë që tashmë është në fazën e fundit të restaurimit ka përfunduar restaurimi i galerisë së gurtë me arkadë në pjesën jugore, e përmendur edhe në faqet e romanit “Kronikë në gurë”, në përshkrimin që Kadareja i bën shtëpisë së tij të lindjes.
Krahas kësaj, punimet kanë sjellë në identitet disa prej detajeve karakteristike të këtij objekti, si kamaret e harkuara apo qemerët.
Sipas zbatuesit të këtij objekti, arkitekt Agron Doraci, objekti synohet të vihet në shfrytëzim për 80-vjetorin e ditëlindjes së shkrimtarit, raporton Balkanweb.
Për sa i përket funksionit të kësaj godine, sipas Doracit dhe një pjese të intelektualëve gjirokastritë, banesa duhet të mbetet vetëm në funksion të evidentimit të veprës së Kadaresë dhe arkitekturës së banesave gjirokastrite.
Në mirëkuptim me shkrimtarin, projekti parashikon ekspozimin e të gjithë krijimtarisë letrare të Kadaresë dhe një pjese të dorëshkrimeve dhe objekteve të punës së tij.
Në shtator të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës miratoi kthimin në muze të shtëpisë së lindjes së shkrimtarit, që synon të hapet si e tillë në 28 janar të vitit të ardhshëm, datë që përkon me 80-vjetorin e lindjes së Kadaresë.
Vlerat karakteristike dhe muzeale të shtëpisë së shkrimtarit do të administrohen nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Gjirokastër.
E listuar si një nga objektet më të vizituara në qytetin e gurtë, restaurimi i banesës së shkrimtarit Ismail Kadare është drejt përfundimit, pas një kalvari të gjatë debatesh e problematikash.
E nisur në 200ë-ën, restaurimi i saj u bllokua në vitin 2011, për shkak të pronësisë me banesën pranë saj, e njohur si shtëpia e Kako Pinos.
Rifillimi i punimeve pas katër vitesh u mundësua falë një fondi me vlerë 114 mijë euro dhënë nga UNESCO.
Vetë Kadareja në krijimet e tij i ka bërë një biografi të plotë kësaj shtëpie, e cila mendohet të kthehet në të vizitueshme për të plotësuar interesin e mijëra vizitorëve që mbërrijnë nga vende të ndryshme të botës.
Shtëpia ku shkrimtari Ismail Kadare kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë së tij ndodhet në lagjen “Palorto”, në zemër të zonës historike të mbrojtur nga UNESCO-ja dhe shumë pranë shtëpisë së Enver Hoxhës, sot Muzeu Etnografik.

 

 

 


‘UÇK, mos e prek’…1999-201

$
0
0

Nga Arbana Xharra

“Zoti nalt, unë poshtë”, i thotë Rrustem Rukolli, një biznesmen ky i afërt me ish- komandantin e luftës Sami Lushtaku, blerësit legjitim të një lokali në qendër të Prishtinës, kosovarit nga Zvicra, Xhevat Sadrijaj, i cili ka paguar 144 mijë euro në vitin 2011 në procesin e privatizimit dhe tash katër vjet nuk mund ta ketë pronën e tij në dispozicion. Rukolli është uzurpator në qendër të Prishtinës. Pra këtij biznesmeni, që është ngritur në krah të një komandanti të luftës, tash 16 vjet s’ka çka t’i bëjë as Policia e as drejtësia. Një grup ky interesi, i fuqizuar në emër të luftës që sot pos fuqisë financiare kanë arritur të kenë pushtet edhe mbi ligjin dhe gjithçka që quhet shtetërore, është vetëm një nga disa rastet që kolegu im, Lavdim Hamidi, ka zbuluar nga hulumtimi i tij disamujor për uzurpatorët e pronave nëpër Kosovë dhe lidhjet e tyre me politikën.
Shtrirja e tyre është mundësuar me ndihmën nga të emëruarit politikë, derisa qytetarët e mjerë frikësohen me “tytën e pushkës që bart emblemën e matrapazëve të UÇK-së”. Këta nuk e njohin ligjin, sepse ata thonë se e “kanë bërë Kosovën shtet” e në emër të luftës sot arsyetojnë milionat që kanë bërë nga 1999-ta. Ec e guxo gjykatësit e prokurorët të merren me këto grupe, as mendja t’ju shkojë bile! Sistemin e drejtësisë e kemi për t’u marrë me kundërvajtjet në komunikacion. Për derexhenë e sistemit të drejtësisë tregon një rast kur gjykatësi i Themelores i ka dhënë të drejtë uzurpatorit të pronës, lokalit pak metra larg Kuvendit të Kosovës, organit më të lartë legjislativ në vend. Blerësi, i cili me vullnet kishte ardhur para disa vjetësh ta privatizojë lokalin me mbi 182 mijë euro, tash sa vjet ballafaqohet me uzurpatorin, i cili del të jetë zyrtar shtetëror që në “emër të Allahut” ka kërkuar vota për të qeverisur “me nder”. Fahredin Majkovcin, një zyrtar i lartë në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe udhëheqës i Degës së Prishtinës në Partinë e Drejtësisë, parti kjo që identifikohet me islamin, qe dy vjet nuk ia lëshon pronën blerësit legjitim, duke thënë se “dikur i ka punuar në këtë ndërmarrje babai i tij”.
Njëjtë sikur unë të nisem e ta zaptoj ndërmarrjen shoqërore “Metaliku” në Gjakovë, sepse babi im, Fehmi Xharra, ka punuar dikur aty! E sikur të fillonte dhe mbaronte fenomeni i uzurpimeve me një Sami Lushtak dhe këtë besimtarin e “ndershëm”, që i fal pesë vakte namaz. Në qendër të Prishtinës grafitet “UÇK, mos e prek” janë fshirë, por krahu i luftës e persona me lidhje direkte me politikën, shumica prej të cilëve mbajnë peng prona milionëshe të zaptuara, s’ka kush që i prek. Kjo mendësi e zaptuesve, e mbështetur institucionalisht nga politika ka bërë që sot mbi 100 ndërmarrje të privatizuara të mbesin për më shumë se një dekadë të uzurpuara, ku blerësve nuk u njihet e drejta ligjore e pronës. Sepse s’ka vendim gjykate e as prokurorie që guxon të merret me ta. Dëshmi, fakte e argumente, dokumente të vulosura… gjithçka ekziston, që në një shtet normal ku sundon ligji këta individë e grupe banditësh sot do të ishin në burgun e sigurisë së lartë, në Dyz, e jo në Qeveri dhe në Parlament. Ku nuk do të mjaftonte vetëm dënimi i tyre, por edhe konfiskimi i pasurisë që në mënyrë të jashtëligjshme është rritur marramendësisht. Cili investitor me dy parë mend në kokë ia mësyn Kosovës në krye me banditë e rrjete kriminale, të shtrirë në tërë Kosovën, pozitë e opozitë? Kush është ai i marrë që vendos të sjellë paranë e tij për të investuar në një shtet, ku bosët e krimit dhe korrupsionit kanë lidhje direkte me udhëheqës të shtetit dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, Selvie Zhushi, një biznesmene nga Prishtina me shtetësi kosovaro-britanike, ka blerë lokalin ku ndodhet kafeneja “PiazZa” për 402 mijë euro, por jo edhe të drejtën e posedimit të saj.
Uzurpatori me lidhjet e tij në politikë, Sami Xheladini, nuk e lëshon lokalin sepse i lejohet të përfitojë mijëra euro në muaj nga krahu i fortë, diku lart në Qeveri. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk merr përgjegjësi edhe pse paratë janë paguar në xhirollogarinë e saj. E pritshme sepse AKP-ja është në duart e pushtetit dhe si e tillë kërkohet të mbahet në vazhdimësi nga kushdo që vjen në Qeveri. Këtë e dëshmon edhe lufta e partive në koalicion për emërimin e njerëzve të tyre në Bordin e AKP-së, sepse është adresa ku shndërrohesh në pasanik me prona shtetërore. Kur lexova kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave, mu dukën qesharake në krahasim me gjendjen në terren. Një shtet si Kosova me kriminelë, që na bredhin sheshit të Prishtinës, nuk i duhet Evropës. Një shtet i gjunjëzuar karshi një grupi kriminal, që s’po ka kush çka i bën tash 16 vjet, ku 1.8 milion banorët e saj po e paguajnë faturën e izolimit. Evropa nuk ka faj për mosliberalizim të vizave, ajo ka faj për dështimin e misionit të EULEX-it, që la të lirë kriminelët e Kosovës!

Propagande politike edhe me vetura te djegura

$
0
0

(Kosova e kercenuar dhe e rrezikuar nga koalicioni i Rashkes)

 

Nga Xhevat Bislimi

Republika e Kosoves dhe shoqeria e saj eshte shnderruar ne nje mjedis sa interesant per studjuesite, aq te rreshqitshem dhe te rrezikshem per qendrueshmerine, sigurine, zhvillimin ekonomik dhe perspektiven e saj! Rreshqitshmeria dhe rrezikshmeria e Republikes se Kosoves qendron kryesisht (pa perjashtuar edhe faktore e aktore tjere me ndikim…) te klasa e saj e papjekur politike, te qeveria (ekzekutivi) dhe pergjithesisht te sistemi i saj i keq politik. Klasa politike e Republikes Shqiptare te Kosoves (me ndonje perjashtim) gjate gjithe ketyre 16 viteve te pas luftes ka deshmuar papjekuri, papergjegjshmeri dhe pazotesi per te ndertuar nje shtet plotesisht te pavarur nga Serbia (kushti sine que non…), te qendrueshem ekonomikisht e politikisht dhe te afte per t’u zhvilluar metej ne perputhje me deshiren dhe me kerkesat e popullit te tij shqiptar dhe te interesave kombetare ne rajon e ne Evrope…

Klasa politike e Kosoves (me ndonje perjashtim…) shtetin e Kosoves e ka konceptuar dhe e perdor-shfrytezon si prone private, si ciflik per t’i realizuar interesat e saj dhe te rrethit te saj, per t’u pasuruar duke sunduar popullin e Kosoves dhe duke shfrytezuar pasurine e tij sikur t’ua kishte lene i ati me testament!! I kemi pare dhe i kemi degjuar se si flasin, si gjykojne, si arsyetojne, por edhe si veprojne “jugokosovaret” e djeshem dhe “patriotet” e sotem te bashkuar ne koalicion me Listen Serbe (me Serbine)! Sundimi i tyre eshte bere i padurueshem per kete popull te lodhur. Premtim-mashtrimet e tyre nuk po kaperdihen me nga ky popull i varfer, i papune dhe i pashprese! Ikja dhe shperngulja e shqiptareve nga Kosova po e thellone plagen e zbrazjes se Kosoves. Ndersa qeveria e koalicionit te Rashkes paska planifikuar mbi 6 000 000 euro per (ri)kthimin e koloneve serbe ne Kosove, (ri)kolonizimin e saj!! Kjo qeveri, tashme e delegjitimuar teresisht, per ta “blere” liberalizimin e vizave vrapoi te jep garanci se do t’i zbatoje marreveshjet destabilizuese (edhe per rajonin) dhe veteposhtruese me Serbine dhe do te vazhdoje dialogun me Serbine, per Kosoven(!), edhe per dhjete vite!
Kundershtimi i ketij koalicioni te Rashkes dhe i marreveshjeve te tij nga populli shqiptar i Kosoves e ka trembur fort kete koalicion dhe boset e tij, te cilet i ka zene paniku. Prandaj, nuk po lene rast e mekanizem pa shfrytezuar per propagande politike kunder opozites (sidomos kunder VV-se)! Ky koalicion dhe qeveria e tij po provokojne edhe situata te ndryshme per ta fajsuar opoziten!! Nuk eshte hera e pare qe djegia e makinave zyrtare ose gjetja (vendosja me porosi) e granatave shfrytezohet nga boset e qeverise per t’i akuzuar kundershtaret politik!! Kjo eshte shkalla me e ulet dhe me e rrezikshme e degjenerimit te pushtetit-qeverisjes! Nuk dime, te pakten deri sot, qe Levizja Vetevendosje ka kryer ndonje veprim tinzisht (fshehurazi). Secilit veprim te saj i ka qendruar prapa dhe publikisht e ka marre persiper! Po ta kishte djegur veturen e atij fare kryetari me siguri qe do ta kishte marre persiper pa asnje hezitim! Ne fund te fundit shteti heton, zbulon, parandalon e nuk merret me deklarata politike dhe me konstruktime te ngjarjeve ose veprimeve te caktuara per ta goditur kundershtarin politik! Regjime te tilla bien ere fashizem (fjale e rende me e thene, por kujdes!).
Tash qenka djegur vetura e kryetarit te Gjykates Themelore te Prishtines dhe, akoma pa u shuar flaket e kesaj makine u publikuan-fabrikuan akuzat kunder kundershtareve politike nga qeveria, nga zevendesi i Isa Mustafes, nga Adifetja (Kryetarja!) dhe nga vete kryetari i Gjykates (i “demtuari”)! Nje sinkronizim i jashtezakonshem!! Reagime te shkruara nga nje dore e me te njejten gjuhe! Turp! “U sulmua shteti, ulurinin ata, u sulmuan institucionet e pavarura nga opozita”! Te gjithe keta, sipas ligjeve ne fuqi, nuk ishin kompetent per keto reagime! Ai qe eshte pergjegjes dhe qe duhet te “deklarohet” ne keto raste, Ministri brendshem, nuk u be i gjalle! Apo ishte ne dijeni te kesaj “qorbe” politike dhe nuk pati “fuqi” ose mandat te prononcohej! Si nuk paten durimin te prisnin “opinionin” e policise, hetimet, prokurorin! Apo, keshtu ishin marre vesh?!! Dhe kush po flet per institucione te pavarura e per pushtete te ndara ne kete vend?! Po flasin ata qe i kane hipur kalaquksh institucioneve, pushteteve dhe vete shtetit e po e ladrojne per hesapet e tyre te pista dhe per hesapet e Serbise!! Sisitemi (anti)drejtesise dhe institucionet tjera ne vend se te jene te pavarura nga qeveria, nga politika dhe boset e tyre jane te pavarura nga shteti dhe nga populli, perdoren ne dem te shtetit dhe te popullit!! E di qe edhe ky rast i djegies se vetures, ashtu sikur edhe ca raste tjera, nuk do te zbulohen nga keto institucione te “pavarura”, por do te doja fort te di nje dite kush ishte urdherdhensi i kesaj djegie te vetures se ketij fare kryetari gjykate?!! Sepse, me besoni qe mua me qan zemra te zyrat e shtetit te kapur… Prandaj, kjo qeveri dhe keto pushtete e institucione te “pavarura” jane bere (konsideroj une) kercenuese dhe te rrezikshme per Republiken dhe per popullin tone e me gjere… Dalja nga kjo situate e renduar dhe me rreziqe te parashikuara e te paparashikuara kerkon mendjen, shpirtin, vullnetin, dashurine dhe anagzhimin e secilit shqiptar ne Kosove, ne Iliri (Ballkan) e ne bote. Nga qendrueshmeria e Republikes se Kosoves dhe nga shkeputja e saj e plote nga Serbia varet ne nje shkalle te madhe edhe qendrueshmeria dhe perspektiva e kombit shqiptar dhe e rajonit…

 

 

 

A po e ndjek Isa Mustafa rrugën e Asadit?

$
0
0

Nga Prof.Bajram Binaku

 

Patatja e nxehtë tani për tan i ka mbetur në dorë Isa Mustafës, edhe pse pararëndësit e tij e kanë trasuar këtë rrugë sa të dëmshme po aq dhe të rrezikshme.

Pretendohet në shtetin e se drejtës, barazizë, lirisë e demokracisë, po praktikisht asnjeri element i shtet formimit nuk është përmanent në shtetbërjen e Kosovës pas lufte.

Tani, më logjikën e shendoshë duhet analizuar, përse kemi luftuar, përse kemi dhënë aq jetëra deshmorësh, martirësh e viktimash? A mos vallë krejt kjo dramë paska qenë e projektuar dhe paska pasë një regji, qe sot po na kushton?

Kush nga ne e ka përfytyruar një Kosovë të këtillë, më një udhëheqësi analfabete e të kompromituar, pa sovranitet, pa të drejta të garantuara sipas konventave ndërkombëtare për liritë themelore të njeriut, madje pa asgjë. Shteti i Kosovës, nuk të ndihmon për tu shkolluar, për tu sheruar, për tu ankuar,për tu punësuar. As në burg nuk trajtohesh, po pate fatin të shkosh, po je mashkull, mund ta humbasish virgjinitetin, poqese je kundershtar i regjimit.

Në Kosovë është instaluar sistemi shtypës, përmes gjyqësisë apo policisë. Në shkollë nuk mundesh me u regjistru po nuk pate para e as të njofshem, në spital nuk mundesh as të shtrohesh për trajtim po nuk pate ndonjë njeri, për të të ndihmuar, të punësohesh nuk mundesh po nuk je i lidhur me subjektin politik qe është në pushjtet, madje nuk mund të jesh as biznismen i thjeshtë e tregëtar, nese nuk jep ryshfet e korruptohesh me hyqymet.

Ruga e vetme qe të mbetet është rreziku i përballjes gjatë ikjes për në vendet e përendimit, duke sakrifikuar dhe jetërat e femijëve dhe anëtarëve qe ke pas vedit.

Krejt sukseset e qeveritarëve, i atribuohen realizimit të deshirave të njrerëzve, të përfaqësuar nga shtetet e jashtme, politikës nënshtruese, sidomos karshi Serbisë, montimit të rasteve të paqena për ish luftarët e lirisë, qe janë të padegjueshëm, trajtimit solidarë të pakicave, sidomos për serbët e Kosovës, kur ata kundërshtojnë shtetin, në të cilin jetojnë.

Qeveritarët, presidenca e organët e ndjekjes më shumë bëjnë zhurmë, për një veturë të djegur të gjykatës themelore, nga ndonjë n.n. për një shtepi të djegur në Gorozhdec, se sa për shkaqet e mospranimit të Kosovës në UNESCO, për mos aprovimin e liberalizimit e vizave, për moslejimin e kalimit të urës se Ibrit,ministrit Hoti, nga policia, qe bartë uniformën e shtetit të Kosovës dhe merr rroga nga taksapaguesit e Kosovës.

Këto, nuk bëhën rasrësisht, por e kanë qellimin e terheqjes se vemendjes se qytetarit në gjera jo parësore, duke e ç’orijentuar qellimin:luftën për liri, drejtësi e barazi, të cilat na mungojnë në secilin segment.

U dhunua dhe mizorisht u masakrua deri në vdekje një vajzë e re nga Strellci, asnjë fjalë e presidentes nuk u degjua,  asnjë fjalë e kryeministrit nuk u fol! Përse kjo heshtje, sepse ata bashkëjetojnë me krimin mbase dhe në shumicën e rasteve janë pjesëtarë aktiv të ngjarjeve të shemtuara.

Ç’fat pati gruaja, qe disa herë kërkoj ndihmë nga organet e policisë e të drejtësisë, për të shpetuar nga ish burri i saj. Ajo më në fund u ekzekutua!!!Këto ngjarje të shemtuara nuk u interesojnë pushtetit në Kosovë.

Veture, qe u dogj në Podujevë, pati jehonë të madhe në mediumet dhe deklarimet e organeve me të larta të shtetit, madje u akuzua opozita, se ajo ishte e keqja e vendit, sipas tyre.

Alamet opinionistë të Kosovës, para disa ditësh pa filluar përleshja me gaz lotsjellës, në parlament, thoshin, kot e ka opozita se as nuk mund të terhiqet marrëveshtja për “zajednicën” e as ajo e ratifikimit të kufirit më Malin e Zi. Po bëka edhe të terhiqet nënshkrimi, madje dhe të rinigocionohen marrëveshtjet. Deklaruan dhe kompetentet e Bashkimit Europian se marrëveshtjet mund të rin egocionohen, poashtu dhe ata të Malit të Zi, ndërsa Is ziu ankohet të ndërkombëtarët se opozita po e pengon në realizimin e marrëveshtjeve duke kërkuar ndihmë prej tyre.

E vetmja pengesë është mungesa e vullnetit të Kryeministrit për të korigjuar veten e tij dhe komisionin negocijues. Ai do të kishte më deshirë të jepte dhjetë mijë hektarë të Rugovës se sa të terhiqej nga nënshkrimi, se është burrë dhe këtë e ka deshmuar e kaluara e tij.

Mos gatishmeria e tij për të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshtjet, për të kërkuar referendum gjithëpopullor për këto marrëveshtje apo për të propozuar zgjedhje të jashtëzakonshme, tregon qartë se Kryeministri, mund dhe ta kallë Kosovën, nese jo veç opozita, por i terë populli ngritet në këmbë duke e kundërshtuar ate.

Mospajtimi ka arritë në pikën e vlimit, populli është i shqetësuar për fatin e shtetit, për fatin e gjeneratave qe do vijnë. Viti qe po vjen mund të reflektojë paknaqësi  të skajshme,protesta dhe më masive deri në revolta gjithëpopullore. Qeveria duhet të kuptojë përgjegjësinë historike qe ka, karshi popullit, votuesve e gjeneratave të reja, të reflektojë energji positive,të mos krijojë kushte anarkie, përqarje e mos zot të acarimit mes vedi deri në ato përmasa , qe askush nuk i do.

Lufta, qe me çdo kusht të mbetët në pushtet, luftë qe po bën Kryeministri krye m’vete, është luftë alla Asadqe, e cila është e pa parashkueshme dhe ndoshta pa fund e pa fitues…

 

 

 

Ndërgjegjja kolektive

$
0
0

Nga Leon Duhanaj

 

Nuk e di a ka edhe ndonjë shembull në botë siç jemi në shqiptarët të cilët më sy n’ballë dhe më vetëdije të plotë në vend të dritës zgjedhim humnerën!

Kosova po vazhdon të kaloj përmes shtrëngatave të ndryshme, të cilat në kohen më të re nuk po ja shkakton askush përpos që po ja shkaktojmë ne vetë. Që nga dita e parë e çlirimit, e posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në vend të përparimit, në Kosovë u instalua një klasë politike e padenjë dhe e korruptuar deri në palcë, e cila jo vetëm që është injorante, e pa dijshme, por terë potencialin shtetëror e ka orientuar në pasurimin e klaneve të cilat shërbejnë në mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Kemi dhënë shembullin më të keq para botës, e cila investoj miliarda për çlirimin dhe rindërtimin e vendit, e të cilët po e shohin me sytë e tyre gatishmërinë tonë për t’i bërë keq vetvetes dhe vendit tonë për interesa meskine e pushtetmbajtëse.

Klasa politike e Kosovës e ka katandisur vendin deri në atë masë, sa janë të gatshëm edhe të investojnë ndonjë luftë qytetare për qëllime të sëmura, për pushtet e para.

Për fat të keq, e gjithë kjo katrahurë i bëhet vendit nën maskat e idealeve të rrejshme duke u thirrë në tema nacionaliste të cilat përpos që mbjellin urrejtje kundrejt të tjerëve tashmë kanë filluar të mbjellin urrejtje edhe brenda vet shqiptarëve nën cilësimin ai që s’është me ne është tradhtar dhe, kjo nëse zgjatë kështu atëherë ka rrezik që një ditë të eskaloj edhe vëllavrasja kolektive ndër ne.

A është kjo ajo për të cilën u sakrifikuan brezat? A është kjo ajo për të cilën u derdh gjak?

Shqiptarët luftuan dhe sakrifikuan për liri e prosperitet, për një të ardhme më të mirë e jo për ndërrim të sundimit dhe të plaçkitësve. Kjo çfarë po i bën kjo kastë politike këtij populli është më shumë sesa plaçkitje, është shkatërrim emocional duke i vrarë edhe shpresën për një të ardhme.

Skenat tmerruese dhe sjelljet anarkiste të cilat i promovon politika në Kosovë, janë të pashembullta. Arsyetimet banale gjithnjë duke drejtuar gishtin tek tjerët janë të pamoralshme, sepse është e çartë se ombrella e krimit është ajo që i mbulon të gjithë së bashku, të gjitha taborret politike në vend dhe, asnjëra palë nuk ka kredibilitet moral me u sjellë si shpëtimtarë.

Njëra palë, ajo në pushtet vazhdon zhvatjen e pasurisë shtetërore pa u ndalur për deri sa pala tjetër lufton për “mbrojtje” të Republikës të cilën as nuk e njeh as s’ia njeh simbolet e as s’ia respekton organet duke filluar nga Kuvendi e deri tek Kushtetuta i akti më i lartë juridik.

Për krejt këto marri që po i ndodhin këtij vendi, nuk është se janë fajtorë vetëm politikanët, por jemi edhe ne të gjithë si shoqëri. Kjo skenë politika, po vazhdon t’i përsëritet vendit tash e gjashtëmbëdhjetë vite.

Kjo kastë politike në vazhdimësi legjitimon veten përmes kutive të votimit, prandaj nuk është se ne kemi vetëm krizë politike si pasoj e politikanëve të këqij, por kriza është shumë më e thellë. Ne kemi krize kolektive. Ndërgjegjja jonë kolektive është në krizë të thellë për shumë arsye.

Prandaj për të ndryshuar gjendjen kërkohet që secili ta korrigjoj veten e tij, të analizoj interesat e vendit dhe ta sheh veten në atë prizëm ku është kontributi i tij. Secili duhet pyetur veten cili është ideali im dhe, ai ideal që kam a është në përputhje më interesin kombëtar?

Nëse bëhemi të sinqertë me vetveten në radhë të parë e pastaj me shoqërinë, do ta kuptojmë se kemi deficit të madh shoqëror dhe se duhet të korrigjohemi si shoqëri në mënyrë që ta kemi ndërgjegjen e pastër para vetit, para vendit dhe para kombit.

Lamtumira e dhembshme për Donjetën, e mallkimi për kriminelët

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Të gjitha rrugët të dielën e ftoftë të qojnë  në Strellc të Ulët të Deçanit, ku u varros 24 vjeqarja  Donjeta  Pajazitaj .Të ngushta  ishin  rrugët për  për mijëra qytetarëve të Rrafshit të Dukagjinit, të cilët të heshtur  si varri, ia kishin mësy për tia  dhënë lamtumirën e fundit Donjetës, e cila u gjetë e vrarë në Bjeshkët e Strellcit pas gjashtë javësh.  Ajo u mbulua më dheun e zi nga një dorë gjakatare,  mbi kokën e të cilët  një ditë do të zbretë si rrufe mallkimi i familjës dhe mallkimi i Zotit  , të cilët aq shpesh e  përgjakën tokën  e Kosovës.  U përgjak toka nga kriminelët të cilët gjithnjë e më shumë po e errësojnë të ardhmen e brezave që po vijnë. Po e errësojnë jetën e shumë familjeve të cilët po mbesin pa më të dashurit e tyre. Për shumë vite po ndëgjojme nga organet tona retoriken boshe së hetimet vazhdojnë . Nocioni shtet ligjor  më shumë ka mbetur  nocion apstrakt. Të pabesët e përgjakën  tokën më gjakun e njomë të një vajze fisnike dhe bujare. Zia dhe dhembja  e madhe për Donjetën u ndie jo vetëm në familjën Pajazitaj, por   gjithandej në tokat shqiptare.Në këtë ditë morti që kishte zbritur në familjën Pajaziti ata mbaheshin të fortë para kufomës së më të dashurës së tyre. Kriminelëte e pa shpirt  ia  këputen dëshirat  e jetës. Në vend që Donjetën ta veshnim me vello të nuserisë e veshën me qefin të bardhë. Mbase familja  ishin të fortë këtë ditë zie, së dhembjen e madhe në shpirt e ndanë më gjithë ata njerëz të cilët kishin ardhur  në këtë ceremoni mortore.Qytetarët e Kosovës dhe familja Pajazitaj me të drejtë presin që kjo vrasje  , të gjen shpejt dritën e diellit. Kur dorasit nuk kapen , aktet kriminale nuk kan së si të ndalën. Askush nuk ndihet i sigurtë në një vend  ku dorasit  shetisin të lirë.Qeveritarët më mirë do të ishte të punojnë së sa të na shesin kopalla për sukseset imagjinare në kokat e tyre. Statistikat nuk i duhen këtij populli  por rezultatet konkrete.U larguam nga kjo ceremoni mortore me shpresën së më kurrë nuk do të përseritën vrasjet  e tilla . Aq më të rënda   bëhën këto vrasaje, kur dihet së shumë familje këtë  dimër e presin bashkë me mjerimin social . Mjaftë më kujë e vajë nën qatit tona.Të  ngjallën shpresat më në fund për jetë të dinjitetshme, për një jetë ku kriminelët  dhe aktet kriminale , nuk  do të kënë më vend…

Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohen me fjalë, por me veprime konkrete

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Ta çojmë në vend amanetin e “CLOWN-it” !
Vargjet e rok-grupit “Troja” bëhen më aktuale se kurrë
Duhet ta mbështesim bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë pa asnjë hezitim, me procedura të përshpejtuara për burgosjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë shkaktarëve politikë dhe parapolitikë (grupeve kriminale të nëntokës politike), që e sollën Kosovën në këtë gjendje mjeruese
I kaluam 16 vjet duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bëhet mirë, se do të kemi zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie qytetare. Ëndërronim se një ditë do të bashkohet qyteti i ndarë i Mitrovicës dhe pjesës veriore…
Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lë Mitrovicën, por kot! Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”, provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi, derisa u konsumua në tërësi kjo çështje në fjalorin e tyre politik. Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”.
Komandantët varfanjakë, të shndërruar në milionerë
Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetësues për “bartësit” e luftës çlirimtare, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytur thellë në luksin përrallor që u solli liria!
Një situatë e tillë e krijuar e komandantëve (varfanjakë) të shndërruar  në milionerë, u bë shkak për iritim dhe thyerje shpirtërore të ish-luftëtarëve të lirisë, të cilët 16 vjet nga përfundimi i luftës të vetmin shpëtim ekzistencial për familjet e tyre e shohin Ligjin (diskriminues) për veteranët i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia me një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.
Orientimi i shqiptarëve kah shtetet turke-arabe-aziatike, ishte thikë me dy tehe dhe për arritjen e tri qëllimeve kryesore të armiqve tanë:
   - E para, shpërqendrim i vëmendjes së shumicës shqiptare nga pjesa veriore e vendit të tyre.
   - E dyta, shpëlarja e trurit të rinisë (së shëndoshë) shqiptare me dogma fetare.
   - E treta, ftohja dhe prishja përfundimtare e marrëdhënieve  të shkëlqyera miqësore me shtetet perëndimore, e në veçanti me SHBA-në.
Bandat serbe sundojnë veriun
Për fat të keq, ky projekt serbo-sllavo-ruso-maqedonase pati sukses ndaj shqiptarëve të mashtruar nga gjysmëliria që u erdhi në gjysmështetin e Kosovës.
Ja vetëm një nga rezultatet; ndërtimi i mijëra xhamive në shtetin “laik”, prodhoj qindra luftëtarë të gatshëm për të vdekur në shkretëtirat arabe-aziatike…!
Mbetet i pashpjegueshëm fakti, si shqiptarët me kaq lehtësi bien pre e kurtheve dhe planeve të të tjerëve, dhe me sa vështirësi arrijnë të bashkohen rreth idealit të tyre kombëtar!
Nga ju vjen gjithë ai motivim shpirtëror të rinjve shqiptarë për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lënë në duar të serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre – “Trepçën”, tokë me flori siç thotë populli, njërën ndër minierat më të pasura në Evropë dhe botë!
Heronj të (vetëm) gjallë të asaj toke janë ata pak banorë shqiptarë të mbetur në pjesën veriore, që me prezencën e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve të veta stërgjyshore, përderisa liderët politikë me hipokrizi sollën ndaj tyre duke u thënë “jo nuk ndahet Mitrovica”, duke mos e bërë as hapin më të vogël politik e juridik për bashkimin e asaj pjese (përkundrazi përmes decentralizimit etnik krijuan komunën e Mitrovicës serbe të veriut) !
Në anën tjetër, serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave mbi urën e lumit Ibër na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës.
E gjithë loja e serbëve me barrikada po bëhet para syve të opinionit vendor dhe ndërkombëtar. Janë serbët, varrmihësit e shqiptarëve që s’ka kush t’i ndalë me lojërat e tyre djallëzore, që për më tepër se lojë është provokim dhe tallje me shqiptarët e anës tjetër, të ndarë dhe të përçarë në luftën për pushtet në gjysmë shtet!
Në anën tjetër, thirrjet për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, kanë dominuar në fjalorin e politikanëve kosovarë dhe ambasadorëve perëndimorë gjatë viteve, muajve, javëve dhe ditëve ë fundit, i përsëritur fuqishëm nga komisionerët e Bashkimit Evropian, të cilët qartësuan në formën e prerë kriteret për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës, të cilët na kthyen në kohën, kur këngëtarët e Rock-grupit “TROJA”, vite më parë lansuan videoklipin e tyre “Amaneti i Clown-it”, përmes të cilit, më mirë se askush tjetër iu adresuan popullit të fjetur dhe të rënë në iluzione nga gjysmëliria, duke dhënë mesazhe të qarta për nevojën e largimit të kësaj klase të korruptuar dhe shëmtuar politike.
“Troja” i bëri thirrje ndërgjegjes së popullit
 ”Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë,….edhe sa vjet duhet me shkue, me i durue kta njerëz që krejt forcën ma kanë marrë,…janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal…”. Në veçanti vargu i fundit i bën thirrje ndërgjegjes së popullit që të jenë të kujdesshëm se, prapa kujt po shkojnë? Apo nga kush po drejtohet shteti?
Ndërsa në vargun; “janë do fjalë që nuk po muj me i thanë…”, na shfaqet përpara vargu njëmijë vjet i vjetër i “Rubairëve” të Omar Khajamit kur thotë; “Dhe shumë gjëra pa fol i lashë…”.
Pra, është kjo një nga mënyrat e shprehjes së pakënaqësisë për gjendjen e krijuar në Kosovë. Është kjo një shprehje e shpirtit patriotik që vuan padrejtësitë, kur thotë; “Kisha dashtë diçka me ndrrue-të k’ta njerëz që djellin ma kan nal…”.
Prandaj, le të jenë këto vargje një kushtrim për të gjitha forcat përparimtare, sidomos tani, kur në Kosovë është krijuar një gjendje e paqartë politike, për ta larguar përfundimisht mjegullën politike dhe për t’i sjellë në shprehje vlerat njerëzore dhe kombëtare.
Mjaft më, me fjalë të kota, me tryeza dhe debate neveritëse, krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me veprime konkrete.
Popullata e vendit tonë duhet të vetëdijesohet, dhe të dalë me kërkesa të qarta, jo me kërkesa politike siç po e bën opozita për të ardhur në pushtet, por kërkesat duhet të jenë praktike, të thjeshta dhe të qarta për bashkësinë ndërkombëtare, që në fakt janë edhe kritere bazë për liberalizimin e vizave; të fillohet me arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, aty ku është “kupola” e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tek bartësit e institucioneve më të larta shtetërore, për të zbritur teposhtë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të vendit,…i pasuar me konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme.
Nëse vërtet dëshirojmë të bëhet mirë, nëse vërtet dëshirojmë të jetojmë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës, nëse dëshirojmë të marrim sinjalin pozitiv për lëvizje të lirë drejt shteteve të BE-së, atëherë duhet ta mbështesim bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë pa asnjë hezitim, me procedura të përshpejtuara për burgosjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë shkaktarëve politikë dhe parapolitikë (grupeve kriminale të nëntokës politike), që e sollën Kosovën në këtë gjendje mjeruese.  Në të kundërtën, thyeqafja dhe katandisja jonë do të vazhdojë deri në pambarim!

Nuk kuptojnë, a po nuk duan të kuptojnë!

$
0
0

Nga Frank Shkreli

 

Ende nuk e kuptojnë!  Njoftohet se Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Izrael ditët e fundit, vizitoi edhe Muzeun e Holokaustit. Duket se Kryeministri shqiptar kishte mbetur i emocionuar nga ato që kishte parë në atë muzeum. Po kush nuk do të mbetej i emocionuar nga ekspozita e krimeve të tilla kundër njerëzimit dhe e gjenocidit që Hitleri dhe regjimi i tij kanë bërë kundër hebrenjve në Gjermani dhe anë e mbanë Europës, gjatë Luftës së Dytë Botërore? Z. Rama, ashtu i emociounar çoi mendjen tek Tirana– duke bërë krahasim të muzeut izraelit me ndërtimin e bunkerit pranë Ministrisë së Mbrendshme – citohet të jetë shprehur, se “Çfarë mësimi i paçmuar për çdo indidvid dhe popull”, ishte vizita për të në Muzeun e Holokaustit në Izarel. “Për mënyrën se si duhet  mbajtë gjallë kujtesën e vuajtjeve që nuk duhen përsëritur kurrë.” Me këtë rast ai kritikoi ashpër ata që kundërshtuan ndërtimin e bunkerit në Tiranë, të cilin sidomos shtresa e të përndjekurve e konsideroi si një simbol i regjimit komunist. “Është për të venë duartë në kokë nga trishtimi e zemërimi bashkë”, se si mund të kundërshtohet një simbol i tillë i komunizmit, qëllimi i të cilit është “për të kuptuar më mirë të shkuarën e vendit tonë”, është shprehur udhëheqsi shqiptar gjatë vizitës në Izrael.

25 vitet e fundit të tranzicionit shqiptar, — se deri kur do quhet tranzicion veç një Zot e di — Izraelin e kanë vizituar edhe të tjerë zyrtarë të lartë shqiptarë, por siç duket asnjë nuk ka nxjerrur ndonjë mësim për nga mënyra se si populli izraelit kujton gjenocidin dhe krimet kundër tij dhe se si kjo mënyrë mund të përdorej edhe në Shqipëri për të kujtuar vrasjet, persekutimet, burgosjet dhe internimet në masë të kundërshtarve të regjimit enverist.  Zyrtarë të ndryshëm shqiptarë gjatë viteve kanë vizituar edhe Muzeun e Holokaustit në Washington dhe kanë bërë deklarat të tilla emocionuese.  Çdo shtet ish-komunist, në një mënyrë ose në një tjetër, është përballur me të kaluarën e tij komuniste, duke i kujtuar viktimat e atij regjimi.  Shqipëria është vendi që ka bërë më pak, ose aspak në këtë drejtim  – lere më në krahasim me Izrelin pasi ky është një rast i veçant – por edhe në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste të Europës, Tirana zyrtare tash 25 vjetë – me përjashtim të ndonjë keste dëmshpërblimi që u është dhënë ish-të dënuarve nga komunizmi — ka berë pak ose aspak për tu përballur me të kaluarën komuniste, as në mëyrë konkrete dhe as nga pikëpamja historike. 

Të nderuar dhëheqës të Shqipërisë — të tanishëm dhe të këtyre 25 viteve të fundit –nëqoftse jeni serioz për përballimin me atë histori dhe jeni të sinqertë për të kujtuar viktimat e komunizmit me qëllim që ajo histori të mos përsëritet më, duhet të bëni diçka më shumë se ç’është bërë deri tani, dhe jo vetëm me fjalë dhe jo vetëm duke vizituar muzetë e të tjerëve, përfshirë edhe atë të Holokaustit, qoftë në Izrael apo Washington. 

Ja gjëndemi para festave të fund vitit dhe një viti të ri, Vitit 20016. Pse të mos jetë të jetë ky viti i një reflektimi në nivel kombëtar në lidhje me këtë çështje. Më në fund kjo është një stinë reflketimi se sim und të bëhen gjërat më mirë. Janë disa gjëra që mund të bëhen më mirë dhe të jenë bërë në të kaluarën pa asnjë shpenzim të madh, por që nevojitin kurajo morale dhe vendosmëri njerëzore, por  edhe ndjenja patriotike. 

Cili udhëheqës shqiptar deri më sot ka vizituar ndonjë prej qëndrave të përsekutimit dhe të internimit të mijëra shqiptarve nga regjimi enverist.  A nevojitet vizita e Ambasadorit amerikan në Spaç për t’i bindur zyrtarët shqiptarë se një gjë e tillë është detyrim njerëzor, moral dhe patriotik karshi bashkatdhetarve të pafajshëm të cilët e kanë pësuar shumë keq për pothuaj 50vjetë – atyre që  u ekzekutuan dhe atyre të cilët u persekutuan dhe vdiqën në duartë e xhelatëve anë e mbanë kampeve te regjimit komunist, në të gjitha anët e Shqipërisë?  Për më tepër, çfarë mesazhi u jep shqiptarëve dhe botës një qeveri që dekoron pikërisht dhunuesit e këtyre viktimave, të gjallë e të vdekur? Kush kujtohet me këtë rast, xhelati si përfaqsues i asaj të kaluare të tmershme, apo viktima e atij sistemi?

I kushton gjë Kuvendit të Shqipërisë të caktojë një ditë në vit dedikuar kujtimit të viktimave të komunizmit, ashtu siç kanë bërë shumë vende të tjera ish-komuniste, por edhe Bashkimit Europian dhe Këshilli i Europës me rezoluta të ndryshme gjatë viteve? Ku qëndron puna e komisioneve të ndryshme që gjoja u formuan për të bërë hetime mbi krimet e komunizmit?

Shqipëria ka nevojë të kujtojë viktimat e komunizmit në mënyrën e vet, por ka nevojë gjtihashtu edhe për një muze të madh të krimeve të komunizmit, prap ashtu siç kanë vepruar shumë vende të tjera. Një muze, ashtu si ai në Izrael, nga i cili me të drejtë është impresionuar Kryeministri shqiptar, me fjalimet dhe të gjitha krimet e Hitlerit, të bërat dhe të pa bërat, ashtu që asgjë të mos i iki historisë. Edhe Shqipëria duhet të ndërtojë një muze të tillë, me të gjitha fjalimet edhe krimet e Enver Hoxhës dhe bashkpuntorëve të tij ndaj kundërshtarve dhe viktimave të atij regjimi. Duhet të dokumentohet çdo minutë e jetës së atij regjimi në një muze të tillë, por jo të vendoset publikisht në shënjë nderimi portreti i Enver Hoxhës në raste përkujtimesh kombëtare, ku janë të pranishëm udhëheqsit më të lartë të qeverisë dhe të shtetit e të cilit janë vendë re duke u përkulur para tij.

Kryeministri Rama shpreh habinë se pse kundërshtohet ndërtimi i një bunkeri në Tiranë duke u shprehur se e ndjenë vetën të trishtuar dhe të zemëruar nga kundërshtimi i tyre ndaj atij monumenti. A e pyesin vetën udhëheqsit shqiptarë se si e ndjejnë veten viktimat e gjalla të regjimit komunist, kur shohin portrete e diktatorit Enver Hoxha — jo në në muze – por një paradë zyrtare me rastin e festave kombëtare. Duke marrë parasyshë vuajtjet e tyre, është kjo shtresë e shoqërisë shqiptare sot, e cila me të drejtë dhe bazuar në eksperiencën e saj të vuajtjeve dhe të diskriminimeve, ajo që me të vërtetë e ndjenë veten, jo vetëm e trishtuar dhe e zemëruar, por edhe e frikësuar dhe gjithnjë të përjashtuar.

Duhet të kuptohet më në fund se përballimi i Tiranës zyrtare me të kaluarën komuniste është tepër i rëndësishëm dhe urgjent. Vazhdimi i politikës së këtyre 25 viteve të fundit në lidhje me krimet e regjimit komunist, vetëm tregon mungesën e moralit politik dhe shoqëror të klasës politike të çerek shekullit të kaluar, të një politike të dështuar për të tashmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar. Duke besuar për një trajtim më me dinjitet dhe më të denjë nga autoritetet shqiptare për këtë shtresë të përndjekurish që janë ende gjallë e të cilët kanë mbijetuar kampet komuniste, duhet shpresuar — ndoshta kundër shpresës — se shpejti do të dokumentohet brutaliteti çnjerëzor i sistemit komunist në Shqipëri, ashtu siç ka dokumentuar Izraeli krimet e nazizmit në Muzeun e Holokaustit, të cilin posa e vizitoi Kryeministri shqiptar dhe shumë vende të tjera europiane. Me vullnet të përbashkët të të gjitha forcave politike mund të bëhet një gjë e tillë — për tu përballuar më në fund me atë të kaluar trishtuese dhe për të kujtuar pra viktimat dhe e komunizmit, që po harrohen me qëllim me kalimin e kohës. Kjo është shpresa dhe urimi për festat e fund vitit!

Por fatkeqsisht — nëqoftse historia është mësuesja — duke u bazuar në përvojën e këtyre 25 viteve të ashtuquajtur post-komunizëm në Shqipëri, shpresat janë të paka se një përballim i tillë zyrtar me të kaluarën komuniste, pothuaj gjysëm shekullore dhe me krimet e atij sistemi do të ndodhë shpejt. Është vështirë të merret me mend se një gjë e tillë mund të realizohet nga ata që ndërtuan bunkerin dhe nga ata që i vunë zjarrin, pasi të dy palët kanë pasur kohë të mjaftueshme, por gjithmonë e kanë lënë pas dore për mungesë vullneti të mirë por edhe për mungesë morale dhe mos vendosmërie politike, për tu përballuar me atë histori.

Frank Shkreli

 

 

 

 


Pornopoezia

$
0
0

- si zabarosja e qenve të rrugës – 

 

Nga Kolec Traboini

 

Njerëzit që pretendojnë të merren me letërsi, por të paftë të trajtojnë probleme me të cilat përballohet individi në raport me natyrën dhe shtetin, me vetveten dhe mjedisin rreth tij, sepse ai është një qenie shoqërore, në përpjekje pra për të tërhequr vëmendje, i lëshohen vulgariteteve duke u përpjekur ti estetizojnë ato me pretendimet e artit. Nga këto vulgaritete të shituara në publik si sapunin për djathë, kryevendin e zëne ato seksuale. Këto vulgaroseksualët tanë shqiptarë bëjnë kinse nuk e dinë se bota eksperimentet poetike me vaginë- penis i ka tejkaluar prej kohësh, dekadash thuaj, sepse nuk kanë sjellë asnjë risi dhe janë braktisur anipse i praktikon ndonjë i fandaksur që i ka ngecur ora në kohë tjetër . Dihet që për të plotësuar epshet një kategori e njerëzve që parapëlqejnë përversitetet, kanë krijuar pornografinë, një lloj prostitucioni në shkrime e imazhe filmike, por që nuk kanë të bëjnë në asgjë me artin e vërtetë. Kuptohet që këtu luan rol edhe ana e tregtimit, sepse është një biznes me fitim të lartë e shpenzime të vogla. Mirëpo kur ky treg ngec, pra pëson inflacion, përpiqen deri në fund që ta bëjnë të pranueshme pornografinë duke përdorur mjetet të cilat i përdor arti nga ana teknike. Kështu siç është video pornografia ka lindur edhe letërsia pornografike po na shpifet edhe pornopoezia a thënë me saktë pornovargëzimi. Por koha e ka vërtetuar se çdo tentative për ta spekuluar artin për qëllime të kësaj natyre kanë dështuar. Askush ndër ata që dinë të shijojnë artin, kur shohin a lexojnë të tilla vepra pornografike të hapura apo të kamufluara qofshin, nuk i merr për art por për stisje të njerëzve të paaftë të bëjnë art të vërtetë që e i shërben shoqërisë. Veç ndonjë mendje e çartur ndoshta që me dëngla përpiqet gjoja të estetizojnë për artin e zgjedhur që u dashka ta kuptojnë vetëm ca mendje të holla që pornoletërsinë e konsideron art. Një masturbim publik ky i neveritshëm. Një spekulim fund e krye, sepse qëllimi i vërtetë është largimi i artistëve nga trajtimi i problematikave sociale, është një dinakëri e ultë për përdorimi i artit si një mënyrë për të dhënë përshtypjen brenda e jashtë Shqipërisë se ky popull e këta njerëz nuk kanë asnjë problem tjetër veç estetizimit të organit të vet seksual. E kështu krijues mendje ngushtë të etur për popullaritet mediatik, behën edhe vegla qorre të atyre që janë shkaktarët kryesorë për gjendjen reale të mjerueshme në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare e si të thuash i veshin rroba të reja mbretit tonë lakuriq, i cili në këtë rast është pushteti dhe politika e korruptuar deri në palce. Me gjithë jehonën e përcipte në kategori të ultë në pikëpamje kulturore, apo në ato ekstravagante që e vënë seksin e vet në lule të ballit, ato pornokrijime mbeten surogato pa asnjë vlerë. Kuptohet se këto llokoçitje seksuale kur i kthejnë në libra, do të kenë edhe përkrahje nga disa njerëz që duan përfitime ekonomike apo notojnë në të njëjtin pornopellg shoqëror. Mediokriteti përpiqet të mbijetojë duke thirrur në ndihmë përversitetin tek fjala apo imazhi. Kështu edhe autorë që e konsiderojnë veten poet sepse dinë teknikisht të thurin vargje, siç thuren triko e çorape leshi, këto i janë lëshuar trajtimeve seksuale kinse sjellim diçka të re. Në të vërtet gjendesh para vargjeve shterp sepse janë si ca femra që vërtetë e kanë vaginën (edhe lopët e dhite kanë vaginë), por problemet e pjellorisë së mirë i kanë në mitër e cila nuk ua ngroh vezët e kësisoj konsiderohen shterpa. Këta mjeranë vargjesh të thatë e steriotipe nuk bëjnë art por shou mediatik kinse çuditin botën me seksin e tyre të depiluar a jo (relative kjo), po gjithsesi të parfumuar të cilin e kanë për nën shalë. Vargjet e tyre me kujtojnë zabarosjet e qenve nëpër rrugët e Tiranës. Në konceptin gjuhësor kush bën art të vërtetë e quajnë artist, kush bën filma e quajnë kineast, kush pikturon në telajo e quajnë piktor, punon me dorë e quajnë punëtor, kush punon me penis e quajnë zhigolo dhe kush punon me vaginë e quajnë prostitutë. Ndaj them, ta konsiderosh art çdo vargëzim banal, ku shpreh marrëzia të tejskajshme saqë të kërkosh me vaginën tënde të besh seks me Zotin, nuk është asgjë tjetër veç marrëzi e shkallës sipërore, është prostituim me poezinë, gjithashtu të përdhosësh dhe besimin njerëzor. E kur kjo mizori shkon deri në atë shkallë sipërore, pakrahasimore, sa që të vlerësohet me çmime nga institucionet kulturore e artistike apo instancat e pushtetit atëherë me plot gojë mund të themi se poezia tashme në Tiranën e tallavave konsiderohet si kurvë, madje kurvë e përdhunuar ligsht dhe institucionalisht. Natyrisht kësisoj nuk mund të jetë poezia e vërtetë e cila ekziston në Shqipëri por nuk përkrahet. Sepse përkrahet e stimulohet nga myteberrët e kulturës, ajo që vetëquhen elitare, poezia e marrëzishme, e vaginave shterpë që nuk thonë kurrgjë tjetër veç bla-bla-bla…lesh me qime lesh pa qime. E këtyre, me këtë pornoletërsinë e zgjuar së voni në kohën e postmodernizmit letrar, do tu thosha me plot gojë veç një gjë: Ju pshurrsha artin!

Ja një Info që ta kontretizojmë problemin: Ministria e Kulturës i ka dhënë çmimin libri i vitit 2014 vëllimit poetik “Vrima” nga i cili nxjerrim këtë ekstrat. Të mos harrojmë se për të çuditur botën me vrimat tona, libri është përkthyer edhe frengjisht:

Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve…”

E nëse nuk pranon shko në manastir e bëhu murgeshë.

Oh…oh Kam dhimbje. Dhimbja sjell lumturi.”

Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti?

Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti?

A i je dhënë ndonjëherë atij?

Jo se ma kanë prerë kërthizën që më lidhte me të.”

Atyre që kanë dalë në mbrojtje të “Vrimës” dhe na konsiderojnë ne, që nuk kemi mendjen e tyre të ndritur, që na konsiderojnë pra të paaftë për të shijuar bukuritë e asaj poezia, krejt atyre desha t’ju them: ajo vrima për të cilën na përrallisni nuk është letërsi erotike, por në kufijtë e pornografisë, dhe si e tillë le të kultivohet nga kushdo që ka kohë për të humbur a për të fituar, apo që dëshiron të bëjë ushtrime seksuale. Nuk na intereson aspekti personal çfarë bën tjetri me vaginën apo penisin e vet, ku e çon e kujt ja jep. Por që ti jepet çmim libri më i mire artistik i vitit 2014 nga Mirela Kumbaro një vrime si ai libër, na vjen keq po këtu kemi mospajtime, këtu kemi kundërshti sepse shfaqet një përkrahje e hapur institucionale për letërsinë me tendenca përshkrimesh intime të marrëdhënieve seksuale. Pushteti nuk guxon të stimulojë pornografinë si art apo aty ku ka tendenca të tilla, përkundrazi të ketë program për edukimin e popullit. E dimë që në shkolla bëhen edukime seksuale për nxënësit dhe kjo është gjë e mirë, por letërsinë porno autorët le ta bëjnë privatisht pa pasur nevojë të stimulohet nga shteti. Nga ana tjetër shfrimet seksuale nuk janë letërsi erotike siç po keqinterpretohet me qëllim për ta anashkaluar problemin . Letërsinë erotike e shkruajnë lirisht pothuaj të gjithë poetët, ai është një lirizëm i thellë por i pa bastarduar, nuk mbështetet në organet që përdor njeriu për të kryer aktin seksual, por në ndjesitë shpirtërore që i ngjall prania e të dashurës apo të dashurit, qoftë edhe në momentet më intime. Vrimë kanë edhe lopët edhe dhitë, edhe macet edhe mijtë, por nuk besojmë se edhe ato ja ndjejnë nevojën letërsisë pornografike të çmimit 2014 kur bëjnë seks, siç ja ndjenë ta zëmë honxho-bonxhot e Ministrisë së Kulturës. Kur ta kesh mbushur kupën e marrëzive dikasteriale plot e përplot a nuk është ky rast i dobishëm për të lëshuar vendin e pamerituar të ministres së kulturës shqiptare?


Kartolinë për kryeministrin

$
0
0

Nga Ardian Ndreca

 

Në qoftë se Edi Rama sot ka pësue nji ramje të besimit kjo nuk ka ndodh për aq sa ka ba si kryeministër, por për atë që do tishte dashte me ba dhe nuk e ka ba.

Përshtypja se asht i rrethuem prej njerzish me mungesë rruzash gjakut që i bajnë temenà e sjanë të zotët me e kundërshtue në asgja, fakti që ka ri-kualifikue nji seri plehnash që ndrrojnë rregullisht flamur, natyra e veprimit të tij politik: matu e shmatu pafundsisht, ia kanë ulë numrat

Fatkeqsia e tij, gja që përban njikohsisht edhe fatin ma të madh, asht se përballë nuk ka nji opozitë të mirëfilltë por nji grumbull me individë që i shërbejnë qëllimit të paprekshmënisë së familjes Berisha dhe vetes së tyne. Jo e gjithë opozita en bloc, por nji grup kuptimplotë i saji asht i përbamë prej njerëzish të pakuptimtë tue nisë te Lulzim Basha.

Në qoftë se Sali Berisha ka tregue se asht i zoti me ba që nji parti e tanë ta ndjekin në shestimet e tija banditeske me fanatizëm trogloditësh, Lulzim Basha mbërrin me e shndërrue nji parti në nji grup pikniku me domate e kastraveca ndër xhepa.

Edhe pse përballë Rama ka nji nulitet vokal dhe politik si Basha, në krah ka nji minë me sahat që mund ti shpërthejë nga nji moment në tjetrin. Avokat Ngjela ka vërejt me të drejtë tue folë për I. Metën, se edhe Arafati, që në fillimet e tija ishte terrorist, ndërroi kurs dhe u ba i pranueshëm në mjediset e politikës botnore. Ndërsa Meta ka tregue se nji gja të tillë nuk asht në gjendje me e ba dhe tashma parabola e tij si i papranueshëm asht në pikiatë dhe pa asnji garanci nga ana e ndërkombtarëve.

Tashma mundësia që PD-ja të losin nji rol pozitiv si opozitë asht pothuejse zero, mbas Bashës nuk qëndrojnë shtetarët e ardhshëm të nji vendi europian, por kryesisht i duken krenat do pijanecave, shakllabaneve të ekzaltueme, analfabetëve funksionalë e shumë teveqelave tjerë që janë katapultue aty prej hiçit. Mbas tyne rrin kakruk nji detashment pseudo gazetarësh përjetsisht të trafikuem e me vendqëndrim të detyrueshëm në semafor, pa bindje e pa karakter, por me kuletën gjithnji të hapun e në pritje.

Jo se politikanët e krahut tjetër janë të pikuem prej qiellit, siç e kanë tregue vetë faktet, por ata kanë nji fat të vetëm: në krye nuk kanë nji vrasës.

Po, dallimi kryesor mes Berishës dhe Ramës në politikë asht se i pari asht vrasës dhe shtetshkatrrues, ndërsa i dyti nuk asht vrasës.

Berisha e lëshoi të shkatrruem vendin në vitin 2013; sigurisht tritoleada disamujore ishte hungrima jo e fundit e tija, pse djegiet dhe vandalizmat e dhjetorit janë shenja të qarta se ai vdes por nuk ndërron ves. Gjithë PD-ja sot asht nji funksion i thjeshtë për ruejtjen e paprekshmënisë së këtij plaku të çmendun dhe sypeshkaqenëve tjerë.

Asht e çuditshme sesi disa gazetarë bajnë sikur bezdisen dhe sillen si sqimatar përpara vrimave të Rita Petros, në nji kohë që shumica e tyne ka kalue orgazma me porno-diskurset e Sali Berishës, të cilit i ka dalë punë, e jo për motive poetike, me vrimat e tremilion shqiptarëve!

Që kjo e sotmja nga qeveri e shpresave të mos kthehet në qeverinë e nji agonie të pafund duhet që të bahet funksionale reforma në drejtësi, të spastrohet politika dhe të dënohen kriminelat tue nisë tek ata të 21 janarit.

Të mirat e pakta por të qarta që ka prodhue qeveria Rama nuk do të arrijnë me u përceptue deri kur në parlament të këlthasin nji individ si Berisha.

Sado që ky i fundit asht i akuzuem për vrasje, zhdukje personash, vjedhje, shkatrrim të pasunisë kombtare, damtim të sovranitetit kombtar me anë paktesh ndërshtetnore, ndaj tij nuk rezulton ende asnji procedim.

Derisa Llalla dhe bozaxhitë tjerë që ka vendosë Berisha në drejtësi dhe në krye të shtetit të mos i dorzohen drejtësisë apo të shkarkohen, askush nuk do të ketë guxim me ia pre nji fletë-arrestit atij dhe fundrrinave tjera që i sillen përreth.

Sistemi i drejtësisë në Shqipni asht kthye në nji mekanizëm padrejtësije, garant i pandërshkueshmënisë së krimit dhe mbytës i ndjenjës së parahershme të së drejtës.

Gjykatëset trashaluqe që mbulohen me miliona stoli dhe gjykatësit banditë, parvenu që kanë kalue prej spathokëve te markat e çmueshme falë shkërmoqjes sistematike që i kanë ba drejtësisë, kanë në krye të KLD-së nji individ të kotë, pa asnji lloj cilësie dhe spesori intelektual e moral, nji sejmen të thjeshtë që në kushtet e nji shteti normal do ti kishte kalue ditët në ndonji provincë të humbun, i pa namë e i pa nishan.

Kanë të drejtë ata që kërkojnë nji revolucion në drejtësi, tue nisë prej ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Pa nji sprastrim radikal të asaj hales që asht sot drejtësia dhe politika shqiptare nuk ecim asnji hap përpara, prandaj Edi Rama po vijoi me stilin tërhiq e mos këput asht i dënuem me dështue. Bilanci i tij i deritashëm nuk asht ende nji dështim, por sigurisht që nuk asht as fitore.

Estetizmi i tij asht i pamjaftueshëm për me luftue gangrenën që na rrezikon, e në qoftë se do të vijojë me këto ritme atëherë do të ketë abuzue me shpresat e ma shumë se njimilionë vetëve dhe në fund do të shfaqet si nji parentezë e kotë, nji zhgënjim kolosal dhe nji humbje kohet të çmueshme!

Shpresojmë shumë mos të dalin kështu, jo thjesht për të, por për Shqipninë.

Dikur Voltaire thonte écrasez linfâme, bjeri së keqes, pse pa i ra nuk ndërtohet asgja e mirë.

 

 

Kosova, një fabrikë gjigante për prodhimin e analfabetëve me diploma!

$
0
0
Nga Faik Krasniqi
Pa një arsim të shëndoshë e të mirëfilltë, nuk do të kemi kurrë as shtet e as shoqëri të shëndoshë dhe të mirëfilltë. Në çdo shtet të botës arsimi është shtylla kryesore e një shteti. Kurse te ne është e kundërta. Arsimi te ne shërben për të prodhuar injorantë me diploma dhe mënyrë për t’u pasuruar, në mënyra të ndryshme.
Kurrikula e re pa dyshim vendos themelet për ngritjen e cilësisë dhe të barazisë në shërbimet arsimore për të gjithë nxënësit dhe ndërlidhjen e sistemit të arsimit të Kosovës me reformat aktuale arsimore ndërmjet sistemeve më të zhvilluara.
Prandaj, kjo kurrikulë e re është shumë e rëndësishme që të zbatohet, sepse jo vetëm që do hapte rrugën e reformimit të arsimit fillor e të mesëm në Kosovë, por edhe do t’ua lehtësonte edhe çantat e stërngarkua fëmijëve tanë, të cilët më vonë do të kenë pasoja në shëndetin e tyre.
Por, shtrohet pyetja kujt nuk po i konvenon moszbatimi i kurrikulës së re?
Pa dyshim se atyre që janë fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për degradimin dhe rrënimin e arsimit në Kosovë, e ata janë kjo klasë politike dhe parapolitike në pushtet, të cilët mbajnë përgjegjësinë për çdo të keqe që i ka ndodhur dhe po i ndodh arsimit.
Fajtore kjo klasë politike!
Ne të gjithë e dimë që shtetin është duke e udhëhequr mafio-politika, por një gjë po më çudit nga ky popull, e sidomos nga prindërit e këtyre fëmijëve që tolerojnë gjithë ato libra të panevojshme në kurrizin e fëmijëve të tyre, pasi me kurrizin e tyre po bëhet pazar nga këta kriminelë e banditë.
Ministria e Arsimit, zyrtarët e lartë të saj dhe njerëz të fuqishëm të politikës, prej pasluftës kanë përdorur gjoja strategji për rritjen e cilësisë në arsim, por të gjitha këto i kanë bërë vetëm për ta zhvatur sa më shumë para nga taksapaguesit kosovarë. Të gjitha këto “strategji’’ të tyre kanë rezultuar të dështuara. Edhe ndërtimi i objekteve shkollore, nga disa libra për çdo lëndë, janë bërë për të vetmin qëllim, që të vjedhin e plaçkitin sa më shumë para, të cilat kanë përfunduar në xhepat e ministrave, zyrtarëve të MASHT-it, politikanëve të fuqishëm, bizneseve kriminale dhe shtëpive botuese, të cilët kanë monopol në shtypjen e librave shkollorë.
Prandaj, fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për degradimin dhe rrënimin e arsimit në Kosovë janë kjo klasë politike dhe parapolitike në pushtet, të cilët mbajnë përgjegjësinë për çdo të keqe që i ka ndodhur dhe po i ndodh arsimit. Prokurori i shtetit, z. Aleksandër Lumezi, nëse dëshiron ta tregojë veten dhe bëhet hero i shpëtimit të shtetit nga këta kriminelë e mafiozë të politikës dhe parapolitikës, besoj që duhet të ballafaqohet pikë së pari me ‘peshqit e mëdhenj’, sepse gjarpri duhet të goditet nga koka, e jo nga bishti.
Vendit nuk i duhen njerëz që shkojnë në shkollë për t’u pajisur me një diplomë!
Cilësi në arsim nuk mund të kemi derisa ish-politikanë janë dekanë në Universitetet publike, madje edhe rektorë. Reformat në arsim nuk mund të fillojnë me kapësit dhe degraduesit e arsimit të djeshëm dhe të sotshëm, derisa arsimi në Kosovë përdoret për t’i mbrojtur interesat e mafio-politikës dhe përfitimet dhjetëra milionëshe, që sigurohen për grupet e caktuara të politikës dhe parapolitikës, ose me një fjalë për këtë rrjet kriminal, të përbërë nga politikanë të paskrupullt.
Reforma në arsim nuk mund të kemi derisa ajo ndikohet dhe dirigjohet nga politika.
Reforma në arsim nuk mund të kemi derisa pjesa dërrmuese e politikanëve, zyrtarëve të lartë, prokurorëve, gjykatësve etj., janë edhe mësimdhënës në Universitetet publike, por edhe në ato private.
Cilësi dhe reforma në arsim nuk mund të kemi derisa nuk mbyllen Universitetet dhe kolegjet private, prapa të cilave pa dyshim që qëndron mafio-politika, por njëkohësisht edhe reduktimi i numrit të studentëve në ato publike.
Sepse, universitetet dhe kolegjet private dhe numri i madh i studentëve të panevojshëm në ato publike, e kanë degraduar thellë arsimin dhe ia kanë humbur vlerën diplomës universitare. Me një fjalë Kosova është shndërruar në një fabrikë gjigante për prodhimin e analfabetëve me diploma. Të gjitha këto duhet t’i kenë parasysh Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, që nëse duam vërtet të kemi cilësi në arsim dhe të nxjerrim kuadro të forta, të fillojnë dhe të reflektojnë vërtet në këtë drejtim dhe në këtë mënyrë. Pa mbylljen e universiteteve dhe kolegjeve private, kurrë s’do të kemi cilësi në arsim dhe as nuk do të nxjerrim kuadro të forta, që të jenë të aftë në drejtimin e shtetit. Prandaj, Kosovës nuk i duhen njerëz që shkojnë në shkollë për t’u pajisur me një diplomë. Por, Kosovës i duhen kuadro të forta.

Aroganca e një institucioni shtetëror

$
0
0

Nga Reshat Kripa

 

Në jetë mund të ndeshesh shpesh herë me shfaqje të arogancës së individëve të ndryshëm, por të ndeshesh me arogancën e nje institucioni shtetëror kjo është e pa pranueshme. Megjithatë kjo ndodh në Shqipërinë e sotme dhe rasti më tipik është ai që më ka ndodhur mua me  Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike, një institucion që pretendon se është krejtësisht në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

E kuptoj se, ndoshta, kjo çështje nuk i intereson disa prej atyre që do e lexojnë këtë shkrim, por unë dua ta bëjë të ditur për të kuptuar se ky nuk është fenomeni i vetëm që ndodh në shoqërinë shqiptare. Le të hyjmë në temë.\

Kam qenë banor në qytetin e Vlorës deri më datën 14.01.2000, ku posedoja edhe një shtëpi për të cilën kisha lidhur kontratën për konsumin e energjisë elektrike me nr. FIOA170012016896. Në këtë datë, me rastin e largimit tim nga qyteti i Vlorës, ia shita shtëpinë qytetarit Limoz Alliraj duke lidhur kontratën e shitjes me nr. repertori 29 dhe nr. koleksioni 26 pranë noteres Jetmira Velaj Vlorë. Por, për një pakujdesi timen, nuk bëra ndërrimin e kontratës së energjisë elektrike duke ia besuar këtë blerësit të banesës, gjë që ai jo vetëm nuk e bëri, por vazhdoi me vite me rradhë mospagimin e energjisë elektrike. Aktualisht sot në banesë banon vëllai i blerësit, zoti Festim Alliraj

Për këtë arsye më datën  14.06.2012  më  vjen  njoftimi  nga  shoqëria   “Shërbimi

Përmbarimor ZIG sh.p.k”. për bllokimin e shumës prej lekë 201.745,34 në bazë të vendimit Nr.230, datë 20.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Vlorë për mos likujdim të faturave të energjisë elektrike për periudhën janar 2007-tetor 2011, vendim që mundi të zbatohet me shkreaën Nr. 20254/1, datë 03.12.2012 vetëm për shumën 3.273  lekë, pasi kaq kisha gjendje në llogarinë time në Raiffeisen bank.

Duke filluar nga kjo datë dhe deri më sot u jam drejtuar zyrtarisht me letra, madje i kam takuar edhe personalisht, administratorët e ish Cez-Shpërndarje Vlorë, zotërinjtë Agron Sharra, Sabaudin Abazi dhe Luljan Demaj, Administratorët e Përgjithshëm zotërinjtë Sahit Dollapi dhe Arben Seferaj, madje e kam ngritur çështjen edhe në Gjykatën e Faktit Tiranë, por ky problem nuk gjeti zgjidhje. Kështu kjo çështje kaloi në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Me emërimin e zotit Adrian Çela administrator të përgjithshëm të OSHEE, duke u nisur nga vendimet e fundit të qeverisë, më në fund, zoti Festim Alliraj u detyrua të nënshkruante, më datën 06.12.2014, akt marrëveshjen me shoqërinë OSHEE Vlorë, sipas së cilës merrte përsipër detyrimin që figuronte në emrin tim dhe detyrimet pasardhëse duke i shlyer ato brenda 174 kësteve. Duke filluar nga kjo datë ai vazhdon të shlyejë për  çdo muaj detyrimin përkatës. Por, çuditërisht, me shkresën Nr. 6438/3, datë 27.03.2015 të OSHEE zyra përmbarimore e mësipërme ka tërhequr për llogari të OSHEE shumën prej lekë  232.345,34, duke e çuar shumën e përgjithshme të tërhequr nga Raiffeisen Bank ku unë i kisha depozituar në 235.618,34 lekë. Një gjë e tillë më habiti pasi si ka mundësi që mua të me bllokohet kjo shumë në një kohë kur konsumatori i vërtetë i saj kishte pranuar detyrimin dhe po vazhdonte ta shlyejë.

Për sa më sipër më datën 08.05.2015 i drejtohem zotit Çela me një letër ku i kërkoja një takim për zgjidhjen e çështjes por çuditërisht nuk mora asnjë përgjigje. Ndërkohë Gjykata e Apelit Tiranë, ku vazhdonte gjykimi i çështjes në fjalë, i kërkoi të dhënat OSHEE-së e cila, nëpërmjet administratorit Ardian Çela, iu përgjigj duke dërguar akt-marrëveshjen e zotit Festim Alliraj me OSHEE Vlorë ku ai merte përsipër likujdimin e faturave të energjisë elektrike në ngarkimin tim si dhe fotokopjen e faturës së pagimit të këstit të parë dhe deklaratën e tij për pranimin e pagesës për periudhën janar 2007-dhjetor 2014.  Mbështetur në këtë përgjigje të OSHEE Gjykata e Apelit Tiranë  me vendimin Nr. 1448, datë 10.06.2015 mori vendimin e formës së prerë duke më hequr detyrimin si debitor i OSHEE dhe duke ia kaluar këtë blerësit të banesës time. Në të njejtën kohë ajo lëshoi edhe urdhërin e ekzekutimit për këtë çështje. Më datën 14.06.2015 iu drejtova përsëri zotit Çela ku i kërkoja kthimin e shumës së tërhequr padrejtësisht por edhe kësaj here prej tij nuk mora asnjë përgjigje.

Qysh prej kësaj date jam paraqitur disa herë në Drejtorinë Juridike të OSHEE por asnjëherë nuk kam marrë një përgjigje të saktë. Më datën 17.09.2015 kërkova një takim tjetër me këtë drejtori por recepsionisti, pasi bisedoi në telefon, më adresoi në Drejtorinë e Financës. Atje një zonjë më njoftoi se ishte marrë vendimi për të më kthyer 201.745 lekë. I kërkova arsyen përse nuk ishte shuma e plotë e tërhequr prej tyre prej 235.345 lekë. Zonja më tha se për këtë duhej të drejtohesha përsëri në Drejtorinë Juridike. Ashtu bëra, por një zonjë apo zonjushe e kësaj dretorie, me arrogancë, refuzoi të takohej me mua duke pretenduar se më kishte sqaruar më parë. Një veprim aspak i denjë për një punonjëse të administratës publike të një shteti demokratik.

Për këtë, më datën 18.09.2015, iu drejtova përsëri zotit Adrian Çela dhe për dijeni zotit Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. i cili ia kaloi për kompetencë Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, zotit Dasmian Gjiknuri dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, zotit Adrian Çela megjithatë prej asnjerit prej tyre nuk mora përgjigje. Atëherë u detyrova që t’i drejtoja një letër tjetër Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama. Vetëm atëherë OSHEE u detyrua të më kthente një përgjigje, pas dy muaj e gjysmë, nëpërmjet zotit Përparim Nebiaj, Drejtor i Divizionit të Administrimit të Korporatës  ku midis të tjerave shkruhej:

Prej nga sa parashtruam më lart, nga ana e OSHEE sh.a në cilësinë e debitorit është ekzekutuar Vendimi Nr. 1448 datë 10.06.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë, por në lidhje me pretendimet tuaja për vlera detyrimi të tjera, ju vemë në dijeni se shoqëria OSHEE sh.a nuk mund të ekzekutojë  vlera të cilat nuk janë pjesë e vendimit të gjykatës.

Le të shikojmë dhe Vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë me Nr. 1448 datë 10.06.2015 ku thuhet:

Deklarimin e shuar të detyrimit për paditësin Reshat Kripa sipas titujve ekzekutiv, fatura të konsumit të energjisë elektrike të lëshuar në emër të paditësit, për periudhën janar2007-dhjetor2011, për shkak të zëvendësimit të debitorit me një person tjetër.

Lidhur me sa më sipër u drejtova në zyrat e OSHEE ku kërkova një takim me Administratorin e Përgjithshëm por më thanë se nuk mund të takohem. Kërkova takim me zotin Përparim Nebiaj, por e njëjta përgjigje. M’u paraqit një zonjë apo zonjushe me të cilën isha takuar edhe më parë e cila nuk më sqaroi asgjë. Kaq i vështirë qenka qenka takimi me këta persona? A mos vallë qenkan të pa arritshëm? Kjo gjë më kujtoi një ngjarje të viteve të kaluara kur në Shqipëri ishte ende pushteti totalitar. Porsa kisha dalë nga burgu për një aktivitet antikomunist që përmbante shpërndarje traktesh kundër regjimit. Isha fare i ri. Vazhdova shkollën e mbrëmjes të cilën e përfundova me rezultate të shkëlqyera. Kisha bërë kërkesë për vazhdimin e arsimit të lartë por nuk m’u dha. Kërkova një takim në Ministrinë e Arsimit. Më priti Zëvendës Ministri, Anastas Kondo. Nuk ma zgjidhi çështjen por të paktën më priti dhe më dëgjoi. Kurse drejtuesit e sotëm nuk denjojnë as të presin. Të nderuar zotërinj! Mos kujtoni se duke qenë në ato pozita keni arritur majat e qytetarisë. Mos harroni se në Shqipëri ka edhe plot individë të tjerë me të cilët ju nuk mund të krahasoheni.

Në përfundim dua t’iu drejtoj këtyre zotërinjve disa pyetje të cilave po të kenë kurajo le t’i përgjigjen nëpërmjet shtypit:

1. Përse nuk zbatoni urdhër ekzekutimin e formës së prerë të vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për kthimin e plotë të shumës së sekuestruar, por e ktheni atë pjesërisht? Në bazë të kujt vendimi? Përse më keni kthyer vetëm 201.745 lekë kur duhej të më kishit kthyer 235, 618 lekë, duke më mbjatur 33.600 lekë? Ju pretendoni se keni mbajtur shumën për shpenzimet e administrimit të dosjes përmbarimore por, edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, sipas shkresës Nr. 08654 datë 11.03.2015 të Shoqërisë Përmbarimore “ZIG”, kjo vleftë është vetëm 6.000 lekë dhe jo 33.600 lekë

1. Për deri sa pronari i ri i ish-banesës sime kishte nënshkruar me ju marrëveshjen për likujdimin e detyrimit me 174 këste dhe qysh nga muaji dhjetor 2014 vazhdon  pagesën e kësteve regullisht, atëherë përse urdhëruat Shoqërinë Përmbarimore “ZIG” në muajin mars 2015, me shkresën Nr. 5117 datë 05.03.2015, tërheqjen e shumës së treguar më lart nga llogaria ime në Raiffeisen Bank? Mos donit që ky detyrim të paguhej dy herë? Aq më tepër kur depozita ime ishte krijuar nga këstet e dëmshpërblimit si ish-i burgosur politikë nga regjimi komunist që qeveria shqiptare  akordoi këtë vit dhe që ju na i grabitët nga ana tjetër. Përse?

3. Zoti Administrator i Përgjithshëm i OSHEE-së, përse nuk i jeni përgjigjur asnjerës prej katër letrave që ju kam drejtuar? A nuk isha i denjë për një përgjigje qoftë edhe ajo negative në rast se e keni konsideruar të tillë? Ju keni një zyrë për marrëdhëniet me publikun dhe duhej të ishte kjo zyrë, madje edhe juve personalisht që duhej të më ishit përgjigjur. Të njejtën pyetje ia adresoj edhe zotit Përparim Nebiaj.

Kam edhe një pyetje tjetër adresuar Kryeministrit të Shqipërisë: Vallë kjo është administrata shtetërore që ka në dorë fatet e qytetarëve? Po mundët përgjigjuni.

Botuar edhe në gazetën “55” Nr. 6325 datë 26 dhjetor 2015

Padi për tradhti kombëtare ndaj Thaçit e Mustafës

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Argumente të fuqishme juridike nga Gjykata Kushtetuese
Vetëm izolimi (burgosja) e shkaktarëve të “kancerit” politik është shpëtim për vendin
Gjykata Kushtetuese ishte dashur të veprojë me standarde të njëjta, siç kishte vepruar edhe më parë me shkelësit e Kushtetutës, pra me shkarkimin e tyre nga detyrat shtetërore
Pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku thuhet se është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ngritja e padisë për tradhti kombëtare ndaj Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nuk është më padi e bazuar në dyshime, por në fakte dhe argumente të fuqishme juridike.
Në këtë rast, Prokuroria e Shtetit, pa asnjë hezitim, duhet të ngritë padi penale ndaj dy liderëve shtetërorë, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nën akuzat për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit e pasuar me arrestimin e tyre dhe lirimin e menjëhershëm e të gjithë kundërshtarëve të marrëveshjeve fatkeqe për vendin, të arrestuar nga aparati policor i shkelësve të kushtetutës (Thaçi-Mustafa).
Se vërtet marrëveshjet e Brukselit janë të dëmshme për vendin e kishin pohuar edhe diplomatë të pakorruptuar ndërkombëtarë, si psh. analisti dhe diplomati amerikan Danier Serwer, i cili për Asociacionin ishte shprehur kështu, po citoj;  ”Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është i definuar etnikisht dhe mund të bëhet një bërthamë e fortë e strukturave të ndara qeverisëse serbe në Kosovë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund ta pengojë Kosovën si Republika Srpska, Bosnjën…”
Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë me urgjencë
Pra, verdikti i Gjykatës Kushtetuese doli të jetë në përputhje të plotë me mendimet e analistëve, njohësve të rrethanave politike dhe ekspertëve juridikë.
Në verdiktin final të Kushtetueses dolën të jenë në shpërputhje  me Kushtetutën e vendit jo një, por shumë pika të marrëveshjeve të Brukselit për Asociacionin e komunave serbe.
Andaj, në këtë rast, edhe sikur të ishte vetëm një pikë e vetme, Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë me urgjencë për ngritje akuze dhe arrestim imediat të nënshkruesve të marrëveshjeve politike të Brukselit; të asaj të 19 prillit 2013 nga Hashim Thaçi dhe të 25 gushtit 2015 nga Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrave të vendit.
Që të dytë, pa dallim, nga mbrojtës të interesave të vendit u shndërruan   në shkelës dhe tradhtarë të interesave vitale të Republikës së Kosovës.
Thënë ndryshe, Gjykata Kushtetuese e konstatoi publikisht dhe parimisht se Asociacioni i komunave etnike serbe (siç e kemi quajt me të drejtë Zajednicën serbe-kancer i shtetit të Kosovës), tërësisht nuk përputhet me kushtetutshmërinë, madje në shumë pika del jashtë kornizave të saj.
Vetëm izolimi (burgosja) e shkaktarëve të “kancerit” politik, është shpëtim për vendin, në të kundërtën, “kanceri majlind” i shkatërrimit të shtetit të Kosovës do të zhvillohet hovshëm dhe pa asnjë pengesë.
S’ka dyshim se të gjithë jemi pajtuar me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, për shkeljet në shumë pika të marrëveshjes, por megjithatë i ka munguar elementi bazik, ai i shkarkimit të nënshkruesve të marrëveshjeve antikushtetuese. Pasi, as i pari, Hashim Thaçi, nënshkruesi i marrëveshjes së 19 prillit 2013 dhe as i dyti, Isa Mustafa, nënshkrues i së njëjtës marrëveshje me 25 gusht 2015 nuk ishin “barinj delesh”, por kryeministra, liderë shtetërorë, njëri jurist e tjetri ekonomist me profesion, madje ky i fundit edhe me titull “akademik” i shkencave…!!!
Gjykata e tha fjalën e vet
Prandaj, edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ishte dashur të veprojë me standarde të njëjta, siç kishte vepruar edhe më parë me shkelësit e Kushtetutës, pra me shkarkimin e tyre nga detyrat shtetërore!
Vetëm kështu do të hapej rruga dhe do të hiqeshin të gjitha dilemat rreth Asociacionit etnik serb, përkundër të drejtave dhe privilegjeve të shumta askush nuk i pengon komunat serbe në anëtarësimin e Asociacionit të komunave kosovare, pasi në asnjë nen apo paragraf të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk parashikohet krijimi i asociacioneve një-etnike, me kompetenca të zgjeruara ekzekutive.
Verdikti në pritje i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (Zajednicës), kishte nxitë opinione të ndryshme në mesin e deputetëve të pozitës dhe opozitës, shqetësime dhe skepticizëm të arsyeshëm para opinionit vendor dhe ndërkombëtar.
E gjithë kjo për faktin, se është hera e parë, që kjo gjykatë kishte të merrte një vendim tepër të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, nën drejtimin e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zonjës Arta Rama-Hajrizi.
Se a do të bëhet zonja Arta Rama-Hajrizi, në kuptimin pozitiv “Nëna” e drejtësisë kosovare, mbetët të shihet në ditët në vazhdim, me rekomandimin për ngritje të padisë penale ndaj shkelësve të Kushtetutës.

Qaramani Vangjel Dule

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 2015, Vangjel Dule në vend që të uronte për lindjen e Krishtit, paqen, miqësinë midis miqve, shokëve dhe fqinjëve, ai foli për BIRN me tone qaramane për tragjedinë e tij politike. Vangjel Dule u ankuan në përmjet medieve për ftohjen dhe mërinë me Edi Ramën, për problemet e politikës personale që ka me partitë e tjera të koalicionit të majtë. Dule Qaramani na tregoj se Greqia qenka avokati i Shqipërisë, por unë i rikujtoj Evangjelit se Greqia është avokati i Serbisë dhe taksë-mbledhësja për anëtarësim në NATO dhe BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë. E thënë më qartë, Greqia për anëtarësimin e Shqipëri në NATO mori haraçin e varrezave për ushtarët e luftës italo-greke dhe për atë palo Marrëveshjen e kufirit detar. Ndërsa për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka kërkuar haraç shpalljen e Autonomisë së Epirit të Jugut. Prandaj Maqedonia s’ka mundur të anëtarësohet në NATO sepse s’ka paguar ende haraçin tek Greqia.

Dorëheqjen si nënkryetar të Kuvendit Vangjel Dule e lidh me zgjedhjen si nënkryetar i Kuvendit të Shpëtim Idrizit, por kjo nuk është shkaku i vërtetë i dorëheqjes së Dules.

Dorëheqja e Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit lidhet me disa takime të Dule Qaramanit me politikanët rus, në disa vende sllave proruse dhe në Moskë. Për këto takime të Dules me rusët, një nga vendet mike dhe partnere e Shqipërisë shfaqi dyshimet e saja pranë institucionet shtetërore të Shqipërisë. Pasi u siguruan se Dule bënte takime në Moskë me politikanët e lartë të Kremlinit, atij ju kërkua të jepte dorëheqjen butë, në heshtje. (Ka me dhjetëra dokumente që tregojnë se Vangjel Dule është njëri nga drejtuesit kryesorë e politikanëve botëror në Lidhjen Ortodokse Botërore e cila punon për fuqizimin e ndikim ortodoks-sllavë në botë).

Deklarata e dorëheqjes së Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë është nënshkruar nga vetë Dule në Mars 2015 dhe jo në Maj 2015. Kjo gjë vërehet tek mungesa e datës së dokumentit në fjalë.

Si deputet këtë mandat Vangjel Dule e ka fal votave të shqiptarëve, dhe në veçanti atyre mysliman të cilët gjatë numërimit i dhuruar disa qindra vota të cilat i përkisnin partive të tjera shqiptare. Kjo nuk është gënjeshtër, por një e dhënë e shprehur në një shkrim nga Panajot Barkës, i botuar në portalet greke. Panajot Barka shkruan se Vangjel Dule mori vota në Vranisht të cilët janë shqiptar dhe jo grek… Më tej Barka thotë se pritet që Vangjel Dule të dali nga koalicioni si hero, duke kërkuar mbrojtje nga Athina zyrtare. Këtë taktik Vangjel Dule e ka bërë disa herë, shkruan analisti minoritar Panajot Barka Më 25 Prill 2015, Barka paralajmërojë teatrin heroik të Vangjel Dules. Për mendimin tim Vangjel Dule të gjithë atë teatër “heroik” me lojë fjalësh për të dalë nga kolltuku i nënkryetarit të Kuvendit e ka bërë me qëllimin e vetëm për të justifikuar humbjen e kandidatëve të PBDNJ dhe OMONIA në bashkitë ku konkurruan në Konispol, Finiq, Dropull, Himarë. Vangjel Dule nëse është aq i prekur nga hyrja në qeveri të PDIU, ai duhet të kishte dhënë dorëheqje që kur u nënshkrua koalicioni i ASHE, dhe jo ditën që u votua në mënyrë demokratike për nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë z.Idrizi.

Prandaj dorëheqja e Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit nuk ka të bëj fare me zgjedhjen e Shpëtim Idrizit në këtë postë.

Një nga problemet që Vangjel Dule ka këto vitet e fundit është dobësimi i tij në politikën e minoritetit grek në Shqipëri. Prej dy vitesh Vangjel Dule nuk ka asnjë ndikim autoritativë në organizatat e ndryshme të minoritetit grek, kjo gjë u vërejt edhe në dështimin total në zgjedhjet për kryetar bashkie të qershorit 2015, ku partia e tij PBDNJ, nuk fitoj asnjë bashki dhe kishte rrjedhje të madhe të votave në drejtim të PS, LSI dhe MEGA. Prandaj Dule Qaramani ka filluar të mendoj seriozisht për rizgjedhjen e tij deputet në zgjedhjet e ardhshme të cilat mund të mbahen më 2016 ose 2017.

Tatëpjeta e Vangjel Dules në minoritetin grek filloj kur ai u ftoh me kryetaren e organizatës së fuqishme “Rinia e Epirit të Jugut-NEB”, Eleni Dhimu. Ai në të gjitha aktivitetet ndër vite ku ka marrë pjesë është shoqëruar ngrohtë nga ajo. Afërsia e Eleni Dhimu me Vangjel Dulen vërehet në çdo fotografi ku ata janë gjithnjë bashkë në Athinë, Larisë, Finiq, Bularatë, Aliko, Sarandë, etj. Por pas ekskursionit të gushtit 2014, ku përherë të parë Vangjel Dule mori bashkëshorten e tij shqiptare në aktivitetet e minoritetit grek, marrëdhëniet me minoritaren Eleni Dhimu u ftohën papritmas. Pas gushtit 2014, Eleni Dhimu që gëzon autoritet në personalitetet e politikës greke, tek anëtarët e OMONIA dhe të organizatave të tjera, filloj sulmin kundër Dules. Goditjen e parë Vangjel Dule e mori kur kandidati që ai propozojë për kryetar të OMONIA, Vasileos Kagjos humbi përballë kandidatit që e mbështeti fuqishëm Eleni Dhimu, Leonidha Papa.

Goditjen tjetër të fuqishme që i dha Eleni Dhimu, është ajo gjatë fushatës parazgjedhore për pushtetin vendor që mbështeti kandidatët për kryetar bashkie të partisë së minoritetit MEGA dhe jo të partisë që drejton Vangjel Dule, PBDNJ.

Si përfundim mendoj se deklaratat e Vangjel Dules për BIRN më 25 dhjetor janë një qurravitje e tij në fund të karrierës politike sepse në të ardhmen ai do të jetë vetëm një ish-deputet, ashtu siç është sot ish-nënkryetar i Kuvendit.

Arratisja sekrete e Enver Hoxhës në 1949 dhe dëshmia e ish-oficerit të Ushtrisë Komuniste Greke

$
0
0

Nga Kastriot Myftaraj

 

Sotiri ishte një ish-oficer i Ushtrisë Komuniste Greke, që erdhi në Korçë si refugjat lufte në 1949. Enver Hoxha e kishte bërë Shqipërinë bazë furnizimi dhe stërvitjeje për guerrilasit komunistë grekë në Luftën Civile në Greqi, të viteve 1946-49. Në verën e vitit 1949 Korça u mbush me dhjetëra mijëra refugjatë lufte grekë, që ishin partizanë komunistë dhe familjet e tyre, të ikur pas disfatës së Ushtrisë Komuniste në Greqi. Këta njerëz më pas do të shkonin në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste. Në atë kohë të gjithë maturantët e Korçës u mobilizuan për të shërbyer si “infermierë” në spitalet e ngritura me ngut për mijëra të plagosurit grekë. Në një nga këto spitale shërbente babai im, maturant në shkollën e mesme pedagogjike. Atje u njoh dhe u miqësua me Sotirin. Sotiri ishte një nga refugjatët e paktë grekë të asaj lufte, i cili jetoi në Korçë deri në 1991. Sotirin e njoha nga babai. Sot nuk më kujtohet mbiemri i Sotirit, e ndoshta kjo harresë ka ndodhur sepse Sotiri thoshte se ky nuk është emri i tij i vërtetë, por me këtë emër kishte marrë strehim politik në Shqipëri, azil siç thuhet sot. Në fund të 1990, kur diktatura po shembej, dikush e ngacmoi Sotirin në kafe duke i thënë:”Sotir, kushedi sa krime ke bërë ti si oficer i shërbimit të fshehtë të Ushtrisë Komuniste Greke, që nuk je kthyer në Greqi edhe pas amnistive që janë bërë atje!”
Sotiri u zbeh dhe tha: “Një ‘krim’ nuk do të ma falë kurrë atdheu im, që në 1949, për shkak se unë dhe shokët e mi partizanë grekë u bashkuam me Ushtrinë Shqiptare, Greqia nuk e mori dot Korçën dhe Gjirokastrën. Ndonëse unë e pranoj se nuk luftova për këtë qëllim, kjo ishte pasoja e luftës sime të fundit.”
Pastaj Sotiri tha: “Unë mund t’ iu them se kam qenë i pranishmëm në frontin e Korçës, kur gjenerali im pyeti Mehmet Shehun se ku është Enver Hoxha, dhe Mehmeti i tha: ‘Iku dje me avion në Bashkimin Sovjetik për të kërkuar ndihmë, por nuk ia themi popullit dhe Ushtrisë së bëhet panik.’ Por ju do të më thoni se gënjej. Prandaj hapni veprën 6 të Enver Hoxhës dhe shikoni se si është dokumentuar që Komandanti i Përgjithshëm nuk shfaqet publikisht, është zhdukur, në kohën që vendit i është bërë një sulm ushtarak, siç thotë Historia zyrtare e Shqipërisë. Më shumë nuk flas dot më. Kur ndodh që të sulmohet një vend dhe komandanti i përgjithshëm të largohet për të kërkuar ndihmë. Ky quhet dezertim, arratisje.”
Sotiri kishte bërë një kurs të KGB në Bashkimin Sovjetik për analizën e atyre që quhen burime të hapura. Duke qenë i pranishëm në këtë bisedë me Sotirin mësova një metodologji të veçantë për të kërkuar të vërtetën. Atë mbrëmje e përcolla Sotirin deri pranë shtëpisë. Kur u ndamë më tha: “Në Korçë ka një varrezë të ushtarëve francezë. Ndoshta në të ardhmen Greqia do të kërkojë që të ketë edhe një varrezë të ushtarëve grekë të vrarë këtu në Luftën Italo-Greke. Por ajo që Greqia nuk do ta kërkojë kurrë është një varrezë për shokët e mi partizanë grekë që u vranë në 1949 duke luftuar krah për krah Ushtrisë Shqiptare. Shteti i Enver Hoxhës nuk i nderoi ata. Por shteti shqiptar ua ka borxh nderimin atyre.”
Unë i kisha borxh Sotirit që të shkruaja për këtë ngjarje. Sipas këndvështrimit që më mësoi Sotiri. Dhe kështu kuptova se historiografia e shtetit komunist shqiptar, e ka nënvlerësuar Luftën Shqiptaro-Greke të vitit 1949 duke e quajtur “Provokacionet e Gushtit”. Historiografia komuniste e ka zvogëluar këtë luftë, si në hapësirë ashtu dhe në kohë. Në librin «Historia e Shqipërisë», botim zyrtar i regjimit komunist, thuhet për këtë luftë: “Më 2 gusht 1949 monarko-fashistët grekë, të nxitur e të përkrahur nga imperialistët amerikanë filluan mësymjen kundër Ushtrisë Demokratike Greke (UDG) që luftonte për lirinë dhe vendosjen e demokracisë në Greqi. Në të njëjtën ditë ata ndërmorën edhe një sulm të hapur ushtarak ndaj RPSh… Provokacioni i 2 gushtit ishte vazhdimi i provokacioneve të mëparshme, por në një shkallë më të gjerë dhe prologu i një vargu të planifikuar e të kombinuar provokacionesh të rënda që vazhduan gjatë gjithë gjysmës së parë të muajit gusht nga repartet e rregullta të këmbësorisë, artilerisë dhe aviacionit grek në sektorët e Bilishtit, Leskovikut e Sarandës… Provokacionet e gushtit ishin një kërcënim dhe rrezik serioz për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të RPSH. Monarko-fashistët u përpoqën, jo vetëm t’ i merrnin krahët UDG nëpërmjet tokës shqiptare, pro kryesisht të fusnin zjarrin e luftës edhe në Shqipëri, të masnin pulsin e aftësisë mbrojtëse të RPSh dhe, pot ë kishin mundësi, të realizonin politikën e tyre shoviniste për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës.( «Historia e Shqipërisë», Akademia e Shkencave e RPSSH, Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1983, Vol. IV, f. 136-137)
Në paragrafin e mësipërm ka një kundërshti domethënëse. Nga njëra anë bëhet fjalë për “provokacione ushtarake greke”, në anën tjetër thuhet se Greqia në 2 gusht 1949 ndërmori një sulm të hapur ushtarak ndaj RPSH (Republikës Popullore të Shqipërisë). Kjo kundërshti ndriçon të vërtetën e asaj që ka ndodhur, ashtu si edhe fakti që në paragrafin e mësipërm thuhet se Ushtria qeveritare greke ndërmori një mësymje të përgjithshme ndaj ushtrisë komuniste greke (të quajtur “demokratike”), të cilën e ndoqi dhe në territorin e Shqipërisë për ta rrethuar. Por, meqënëse Enver Hoxha e kishte bërë Shqipërinë bazë të guerriljes komuniste greke, mësymja për t’ i marrë krahët ushtrisë komuniste greke u krye pothuajse tërësisht në territorin e Shqipërisë.
Përpara sulmit të ushtrisë shumë më të fuqishme greke, të pajisur me tanke, topa dhe avionë modern nga SHBA dhe Britania e Madhe, mbrojtja e ushtrisë shqiptare u ça në të gjithë sektorët e frontit. Për disa ditë u duk se ushtria greke do të përsëriste edhe njëherë marshimin triumfator të vitit 1940, kur hyri thellë në territorin shqiptar, duke ndjekur ushtrinë e mundur italiane. Enver Hoxha u rrëmbye nga paniku. Në 2 gusht, ditën që filloi mësymja ushtarake greke në stil të gjerë, ai në fillim mendoi se ishte fjala për një nga provokacionet tashmë të zakonshme greke në kufi. Atë ditë Enver Hoxha do të kryesonte sipas agjendës një mbledhje të përbashkët të Byrosë Politike dhe të qeverisë për shqyrtimin e realizimit të planit ekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit.(Enver Hoxha: Vepra, vol 6, Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1971, f. 242) Gjatë ditës Hoxha, pas të dhënave të reja që mori e perceptoi situatën, duke e kuptuar se ishte fjala për një sulm në shkallë të gjerë. Enver Hoxha, i kishte të qarta aftësitë e ushtrisë shqiptare, të armatosur keq, dhe që kishte fare pak tanke e aeroplanë, si dhe pak municion edhe për armatimin që zotëronte. Ndihma ushtarake sovjetike për Shqipërinë kishte qenë thuajse zero. Rreth dy vjet më vonë, në prill 1951, kur Enver Hoxha u takua me Stalinin në Moskë dhe ky i fundit e pyeti për armatimin e ushtrisë shqiptare, Enver Hoxha i tha: “Tanket janë shumë të pakta, 25 gjithsej. Edhe aeroplanët janë të paktë. Ushtria shqiptare ka vetëm një skuadrilje aeroplanësh.”(«Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse: dokumente», përgatitur nga Islam Lauka e Eshref Ymeri, Botimet «Toena», Tiranë 2006, f. 307)
Një skuadrilje kishte 12 aeroplanë. Stalini nuk tha se Bashkimi Sovjetik do t’ i jepte Shqipërisë ndihmë ushtarake në tanke dhe avionë, apo në ndonjë gjë tjetër. Duket se Stalini mendonte se këto do të qenë para të shkuara kot se ushtria shqiptare sado e pajisur që të ishte nuk do të mund që ta përballonte sulmin e huaj. Në gusht 1949 ushtria shqiptare kishte sigurisht edhe më pak tanke dhe avionë se në 1951, kështu që as që mund të bëhej fjalë që ajo të përballonte sulmin e një ushtrie të armatosur me të gjitha llojet e armatimit modern si ajo greke, aq më tepër që ajo kishte qartësisht edhe mbështetjen e amerikanëve dhe britanikëve, posaçërisht në aviacion. Enver Hoxha mendoi se ushtria greke do të arrinte në Tiranë brenda pak ditësh. Shqipëria nuk ishte anëtare e OKB (do të anëtarësohej në 1955), kështu që regjimi komunist nuk kishte legjitimitet ndërkombëtar. Pra, OKB nuk do të ndërhynte në këtë rast. Por nuk do të ndërhynte as Bashkimi Sovjetik, pasi sa kohë ishte gjallë Stalini, nuk pati një traktat mes dy vendeve që do t‘ i siguronte shtetit të ri komunist shqiptar mbrojtjen e superfuqisë komuniste.
Është fakt se në këtë periudhë nga më të vështirat për regjimin, që nga 2 gushti deri në 2 shtator 1949, nuk pati asnjë shfaqje publike të Enver Hoxhës. Ai është zhdukur krejt. A nuk duhej që Komandanti i Përgjithshëm t’ i drejtohej popullit dhe Ushtrisë me një mesazh me anë të Radios si dhe të kishte shkuar në front, ose së paku afër tij, që t’ u jepte zemër ushtarëve dhe popullsisë të zonave kufitare? Enver Hoxha, i cili bënte sfilata me uniformë ushtarake prej gjeneral-koloneli nëpër tribuna mitingjesh e mbledhjesh tash që erdhi lufta, veproi njëlloj si në kohën e luftës partizane, kur qëndronte larg betejave. Ushtarët që u nisën me ngut në front nga i gjithë vendi, nuk e panë as e dëgjuan Komandantin e Përgjithshëm që duhet të ishte ai që t’ u jepte kurajë. Popullsia e zonave kufitare me Greqinë, e cila u largua masivisht në panik pas fillimit të luftimeve (qenë ende të freskëta në kujtesën e tyre kujtimet e masakrave greke) nuk e pa Komandantin e Përgjithshëm që duhet t’ i jepte kurajë.Nga seriali i Veprave të Enver Hoxhës del se ai në në 15 gusht 1949 ka marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të Byrosë Politike dhe qeverisë për mbjelljet e vjeshtës. (Enver Hoxha: Vepra, vol 6, Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1971, f. 252)
Por kjo nuk ishte një shfaqje publike pasi mbledhjet e Byrosë Politike bëheshin të mbyllura. Pork a të dhëna se Enver Hoxha nuk ka qenë në këtë mbledhje dhe se atë e ka drejtuar Mehmet Shehu. Dokumentet e mbledhjes, proces-verbali, siç quhej në atë kohë, u falsifikuan më pas, duke u shtuar prania e rreme e Enver Hoxhës në mbledhje.
Enver Hoxha, në mbrëmjen e 2 gushtit u largua me aeroplan drejt Bashkimit Sovjetik së bashku me familjen. Në atë kohë Jugosllavia nuk e kishte mbyllur ende hapësirën ajrore për fluturimet nga Shqipëria. Këtë gjë jugosllavët do ta bënin në nëntor të atij viti dhe me shumë gjasë shkak u bë ky udhëtim misterioz i Enver Hoxhës. Ditën e ikjes Enver Hoxha i kishte thënë Mehmet Shehu se do të shkonte në Bashkimin Sovjetik që të kërkonte ndihmë. Por Shehu nuk mund të mos e kuptonte se Enver Hoxha po arratisej. Çfarë ndihme do të kërkonte ai në Bashkimin Sovjetik, derisa midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik nuk kishte asnjë lloj traktati që ta obligonte këtë të fundit që t’ i jepte ndihmë ushtarake Shqipërisë. Në rast se bëhej fjala për të kërkuar ndihmë në armatime, kjo ishte qartësisht një absurditet. Ndihma në armatime mund të vinte në rrugë detare madje, edhe në rast se do të vinte, do të duheshin së paku dy javë që të vinte, do të thotë tepër vonë për të përballuar një sulm frontal grek. Pastaj vështirë se Hoxha mund të shpresonte se Stalini do të niste anije me armatime në Shqipëri, në kohën që Greqia kishte sulmuar atë. Anijet sovjetike mund të goditeshin nga grekët dhe ajo që ndodhi me anijet britanike në Kanalin e Korfuzit do të shërbente si shfajësim për grekët, të cilët do të thoshin se ata nuk kishin dorë në këtë dhe se anijet sovjetike e patën pësuar nga minat. Në fakt Stalini nuk nisi ndihma ushtarake në Shqipëri gjatë luftimeve shqiptaro-greke të gushtit 1949.
Në mungesë të Enver Hoxhës, ishte Shehu ai që mori drejtimin faktik të luftës, duke shkuar në front dhe duke drejtuar mbrojtjen. Por sulmi grek, edhe pse në stil të gjerë, nuk u shkallëzua deri në invazion masiv, se pas të gjitha gjasave qenë amerikanët ata që i frenuan grekët që të invadonin Shqipërinë. Kur Hoxha pa se grekët nuk kishin ndërmend të shkallëzonin sulmin në invadim në thellësi të vendit, ai kërkoi të kthehet në Shqipëri, në 13 gusht. Në ndërkohë, në ditët pas 2 gushtit, kur Enver Hoxha nuk gjendej në Shqipëri, ndodhi një ngjarje që do ta prekte dhe poshtëronte Enver Hoxhën shumë. Dikush, nuk u mor vesh kurrë se kush hapi fjalë në front se do të vinte Komandanti, pra Enver Hoxha dhe u bënë të gjitha përgatitjet për ta pritur. Enver Hoxha në fakt nuk kishte ndërmend të shkonte dhe nuk shkoi. Më pas u zbulua se dikush kishte telefonuar në shtabin e frontit nga Tirana dhe kishte dhënë lajmin. Enver Hoxha e kuptoi se dikush ishte tallur me të dhe ky dikush nuk mund të ishte tjetër kush veç Shehut dhe njerëzve të tij. Petrit Dume, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm ishte njeriu që më së shumti u angazhua për të organizuar pritjen e Komandantit, gjë që Enver Hoxha nuk ia harroi kurrë. Enver Hoxha si Stalini ishte në gjendje që ta përmbante hakmarrjen për shumë vjet dhe pastaj ta linte të lirë në momentin që e gjykonte të përshtatshëm për eliminimin e viktimës së përzgjedhur.
Data e saktë se kur u rikthye Enver Hoxha në Shqipëri nuk dihet por kjo ka ndodhur para 2 shtatorit 1949 kur Enver Hoxha u shfaq publikisht me vizitën e tij në spitalin ushtarak të Tiranës për të vizituar ushtarët e plagosur në luftimet me ushtrinë greke. (Enver Hoxha: Vepra, vol 6, Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1971, f. 259)
Enver Hoxha u mbajti dhe një fjalim luftarak ushtarëve të plagosur. Në gusht 1949 regjimi komunist dhe me shumë gjasë edhe një pjesë e Shqipërisë së Jugut, shpëtoi për arsye se dhjetëra mijëra partizanë komunistë grekë që ishin tërhequr në Shqipëri, luftuan fort krah për krah ushtrisë shqiptare, për të mbrojtur territoret kufitare shqiptare, të cilët shpresonin t’ i përdornin përsëri si bazë për depërtim në Greqi. SHBA, që e kishte marrë në mbrojtje Greqinë dy vite më parë, sipas Doktrinës “Truman”, me sa duket i kishte dhënë leje Ushtrisë Qeveritare Greke, që nëse përsëriste suksesin e shpejtë të saj në Luftën Italo-Greke të vitit 1940, kur e pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën, atëherë mund t’ i mbante, por lufta nuk mund të zgjaste, sepse sillte ndërlikime në situatën e Luftës së Ftohtë. Greqia nuk arriti ta çante frontin për shkak të ndihmës që i dhanë Ushtrisë Shqiptare partizanët komunistë grekë. Kështu shpëtuan Korça, Gjirokastra, Kolonja, Përmeti.
Enver Hoxha e vuri në rrezik ekzistencën e shtetit shqiptar, ose së paku integritetin e tij, tërësinë territoriale, duke ndërmarrë aventurën e shndërrimit të Shqipërisë në bazë për guerriljen komuniste në Greqi. Nuk është ironi e vogël që Enver Hoxha u arratis në kohën kur partizanët komunistë grekë luftuan praktikisht për mbrojtjen e Shqipërisë. Ironia është edhe më e madhe se Enver Hoxha, pas arratisjes së tij do të shpërblehej duke marrë gradën Gjeneral-Armate. Në 24 nëntor 1949, një ditë pas daljes së dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor për gradimin, gazeta «Zëri i Popullit» do të hapej me një titull të madh në faqen e parë: “Rroftë Gjeneral-Armate Enver Hoxha(Gazeta «Zëri i Popullit», 24 nëntor 1949, f. 1)
Gazeta javore «Rinia», e organizatës së rinisë, në 28 nëntor 1949, do të hapej me titullin: “Gjeneral-kolonel Enver Hoxha, dy herë Hero i Popullit, Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të RP të Shqipërisë, gradohet Gjeneral-Armate.”(Gazeta «Rinia», 28 nëntor 1949, f. 1)
“Kush do të shkruajë ndonjëherë për luftën tonë.” tha miku im Sotiri atë natë, në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1990, në Korçë. 25 vite më vonë, m’ u kujtua kjo bisedë me Sotirin dhe shkruajta diçka për të dhe për shokët e tij./Kastriot Myftaraj

 

 

 


Powerful Success Having Dissertation Support On the internet

$
0
0

Guru Dissertation Guidance On the net

If you have dealt with any problem linked to dissertation authoring, do not get worried – genuine consultants can help you. Master dissertation aid internet will give you being successful and earn your long term future profession vibrant.

The secrets of great school effectiveness and good graduating could possibly be covered in specialist job of on the web composing company.

Whenever you are searching for your extremely licensed assistant to offer you dissertation support, you might unquestionably grab it at our support. On this website you will discover all the answers to any questions.

The ideal helper is ready to work with you at any hours!

Don’t Have Concerns

It can be relatively usual aspect being uncertain if to use web based dissertation aid. It is acceptable exactly how much essential and dependable this decision is. That is why should you address it with top rationality and caution.

At the same time searching for the right firm, it is best to go through attentively its warranties and consumer reviews if you want to comprehend who you intend to handle. Only http://bestdissertations.co.uk/buy_dissertation in this way, you will stay away from coming into the hands and fingers of cons.

You can with confidence affirm as being 100% have faith in-worthwhile enterprise that you can trust. So if you are searching for skilled professional dissertation allow, our team could be helpful for you.

  • Absolute happiness;
  • Hard earned cash-again make sure;
  • 2 several weeks of totally free alterations;
  • Total privacy security;
  • Earthy fees;
  • Successful advice;
  • 24/7/365 Help Assistance;
  • Gorgeous bargains and price-offs;
  • On-time shipping –

all these you might simply achieve, acquiring come to be our productive client.

Other Ways To Buy Essay On the internet Affordable

$
0
0

If you desire to get essay rapid you absolutely need buy an essay online, you might have happen to the correct area. This web site is specializing in providing the top companies for a price tag which may be under the competition’s expense. We offer all of our prospects the opportunity to arrangement essay on-line low-cost, despite their academic heights. You will no longer have to search cyberspace for that fine organisation and desire which your tutor fails to know you did not post it. Along with us, you only request essay paperwork and one of our expert writers will extensive your papers towards your descriptions. When you choose to hire a company to post your paperwork for yourself, it is vital that the provider will protect your school history. We in no way resell, recycle, or article essays web-based for other enrollees to grab.

More Benefits Around

It does not matter for everybody who is in school, school, or graduate college, we have pretty much everything to develop a completely special task on your own. If you would like essay writing services review from us, you just need to get hold of our support services division and tell us precisely what exactly you need. Our scientists, who definitely are all indigenous Language speaker systems, know how to create ventures that happens to be befitting all academic heights, if you decide to need to have an project to get a school course, your expert will never prepare it as for just a scholar institution. While you get essays internet on this page, we can help you pick a particular person you would want to with on your own endeavor. Once you see an publisher you wish to work closely with, you are able to interact with that creator as frequently as you want. Whenever you choose your experienced, our customer service network work group provides you with the details for your personal editor. You will speak about the undertaking and look in any time you look and feel important. You may as well be absolutely arms-off and allow the publisher give good results belonging to the information you presented the buyer program dept.

Ideal Custom-made Guidance

You will not only choose a very good workforce, but you will definitely get various other fantastic includes as soon as you buy essay on the web low cost during this webpage. Our consumer support area is available twenty four hours each day and seven days per week, We keep in mind that trainees have to do projects in the first place countless hours for the day and evening, so that we are available to help. Considering that this site offers 24-7 support services, our analysts are able to get together their work deadlines. There is no need to concern yourself with your projects receiving intercepted merely because we send out them through a safe inbox system. Due to the fact our popularity is based on your good reputation, we bring it significantly as soon as you order an essay from us. We recognize the significance maintaining your company name non-public to help keep your educational history clean. In the event that a number of your business needs are changes, you simply tell us and then your editor will give you the alterations you would like at no supplemental cost you. Using our professional creators and every one of the pros we supply, you certainly will immediately realise why web link is the most beneficial choice for all learners.

Viti 2016, vit i reflektimit…

$
0
0

Nga Faik Krasniqi

 

Viti 2015 u karakterizua me shumë ngjarje skandaloze, dështime, eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës drejt perëndimit, degradim dhe kapje të mëtutjeshme të shtetit, dhe nënshkrime të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, në dëm të interesave shtetërore. Protestat kundër ministrit serb të Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, pas fyerjeve që i bëri nënave të Gjakovës, protesta që kaluan me dëme të konsiderueshme, të cilat u ndërprenë vetëm pas shkarkimit të tij.
Vazhdimi i bisedimeve me Serbinë,  dhe nënshkrimi i shumë marrëveshjeve në dëm të Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Demarkacioni me Malin e Zi, ku territori i Kosovës do të tkurret për 12500 hektarë tokë. Gazi lotsjellës i lëshuar nga ana e opozitës në Kuvend, për ta parandaluar ratifikimin e marrëveshjeve në Kuvend, atë të Asociacionit të Komunave serbe, dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Pastaj dështimi në UNESCO, gjë për të cilën Qeveria dhe ministrat tanë për një vit rresht na patën lodhur, duke e konsideruar si punë të kryer anëtarsimin në këtë organizatë. E vetmja gjë pozitive që ia vlen të përmendet, është nëshkrimi i MSA-së mes Kosovës dhe BE-së.
                                                   Bisedimet me Serbinë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve!
Dhe çfarë fitoi Kosova nga këto bisedime me Serbinë? Asgjë. Kosova deri më tash nga BE-ja nuk ka arritur ta nxjerrë të paktën liberalizimin e vizave, për popullatën e saj që ka mbetur si në kafaz, e lëre më diçka më shumë. Kurse Serbia, edhe pse shtet agresor, fal këtyre bisedimeve dhe favoreve që i bëri Kosova me nënshkrime në dëm të vetes, i fitoi gati të gjitha, liberalizimin e vizave, statusin kandidat për BE, ndihma ekonomike dhe një ‘’autonomi’’ për serbët në Kosovë, me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ose ndryshe siç po e quajnë serbët “Zajednica’’.
                                                                                Dështimi në UNESCO!
Edhe përkrahja e aleatëve tanë është thikë me dy tehe. Në njërën anë aleatët tanë për dialogun me Serbinë thoshin që Serbia, përkundër mosnjohjes së pavarësisë, është pajtuar që mos ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe agjenci ndërkombëtare, kurse në anën tjetër po na dëshmohet e kundërta. Kjo u dëshmua edhe në UNESCO, që nuk do të kalojë pa pasoja për anëtarësimin e Kosovës, në institucione dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.  Prandaj, duhet që dialogu me Serbinë të rishikohet, sepse s’ia vlen që të vazhdohen bisedimet derisa Serbia bën një luftë të ashpër kundër shtetit të Kosovës, për ta penguar çdo nismë dhe anëtarësim të Kosovës në institucione dhe agjenci ndërkombëtare.
                                                            Ky pushtet dhe kjo klasë politike, duhet të ikin nga skena politike!
Është fjalë e urtë popullore: aty ku s’ka shtet, shkollë edhe mjek, ik prej atij vendi. E Kosova fatkeqësisht nuk e ka as njërën e as tjetrën!
Ka një rrugë dhe ajo është të përmbyset kjo klasë e degjeneruar luksoze, të shtypen këto shushunja që po ia pinë gjakun, por populli ka frikë, apo i quan ‘’Zota’’ dhe ndaj ‘’Zotave’’ nuk mundet të ngre dorë!!!
Fatkeqësi e një populli të rrënuar….Populli ka gjetur rrugën e lehtë për t’u larguar dhe për t’ua bërë akoma më të lehtë luksin politikanëve.
I pafuqishëm për t’i përmbysur këta hiena e përbindësha, këtij populli nuk i ka ngelur rrugëdalje tjetër, përpos të ik larg e më larg nga këta bandita e kriminela, të etur për para dhe pushtet.Prandaj kanë ngelur vetëm dy rrugë: ose kjo klasë politike të ikë, qoftë edhe me protesta masive deri sa të largohen nga skena politike, ose ne populli të ikim. Rrugë të mesme nuk ka.
                                                                Kosova ka nevojë për udhëheqës të ndërgjegjshëm!
Lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit, drogës, tregtisë me qeniet njerëzore, prostitucionit duhet të jetë një nga detyrat kryesore. Hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i bujqësisë ndihma që duhet dhënë për t’ju kthyer njerëzit tokës, krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve nga jashtë, rregullimi i sistemit shëndetësor të pastruar prej korrupsionit për të ofruar shërbim të gjithë qytetarëve. Te sistemi i shkollimit duhet të bëhen investimet më të mëdha ngase aty është zhvillimi. Duhet krijuar kushte që studenti që kryen fakultetin të ketë mundësi punësimi, e shumë e shumë të tjera që duhet bërë për të dërguar vendin përpara.
Të bëjmë që ky vit që po vjen të jetë vit i fillimit të veprimeve konkrete të mëdha, vit i kthesës së madhe, vit që do i jep fund një periudhë të errët e do kthejë shpresën për një ardhmëri më të mirë, të shikojmë përpara të marrim guximin të vejmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim ta bëjmë Kosovën tonë, vend ku do mund të jetojmë me dinjitet!
Pas gjithë këtyre skandaleve dhe dështimeve që ndodhën gjatë vitit 2015 nga politikanët tanë të kriminalizuar, të korruptuar, të papërgjegjshëm dhe aventurier, ne qytetarët e stërlodhur të Kosovës duam sa më shpejt të harrojmë vitin që po e lëmë pas dhe të shpresojmë se viti 2016 do të jetë shumë më i mirë se vitin që lemë pas. Por, pa këtë pushtet dhe këtë klasë politike mafioze, të korruptuar dhe të kriminalizuar, falë të cilëve jemi në këtë gjendje të mjerueshme. Gëzuar.

2015-shi, vit i mbrapshtë dhe i shëmtuar politik!

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Sikur është praktikë të thuhet për vitin që e lëmë pas, iku shpejtë dhe rrëshqitshëm! Për qytetarët e vendit tonë, 365 ditët e vitit 2015 ishin vërtetë të rënda dhe të mundimshme, plot thyerje shpirtërore, me rënje dhe degradime të njëpasnjëshme të shtetësisë së Kosovës.
Optimist apo pesimist, çfarë jemi, pak ka rëndësi, janë sondazhet ato që na tregojnë realitetin me renditjen e Kosovës ndër të parat në listat e zeza,… të fundit për zhvillim ekonomik, siguri e mirëqenje qytetare.
Ashtu sikurse viteve të mëparshme, edhe gjatë vitit që po e lëmë pas, lulëzuan krimi dhe korrupsioni, mungoi zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja qytetare.
Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social,, ikjen nga vendi i tyre akoma  e shohin si të vetmin shpëtim për nga ferri i përditshmërisë plotë vuajtje e mjerim!
Sadoqë përpiqemi t’i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika.
Dallimi në mes politikanëve të pasur e qytetarëve të varfër është tepër i madhë. Janë tavolinat e tyre të mbingarkuara më dollitë e vitit të ri ,….në anën tjetër ato gjysëm të zbrazura të qytetarëve ,…janë shtëpitë e boshatisura të bashkombasve tonë që nuk mundën t’i rezistojnë varfërisë dhe denigrimit social të këtij fundviti !
Mbrendia e jonë na thotë së diçka s’është në rregull. Ecja përpara e vendit tonë është e ngatërruar më ndërskamca, inate personale, më luftë përçarëse për pushtet.
Ashtu siq ndodhë kapërcimi kohor nga një vit në tjetrin, do duhej të ndodhte kapërcimi i politikës nga një gjeneratë në tjetrën. Kalimi prej filozofisë së pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin, siq ishte në fillim të viteve të ’90-ta.
Në kapërcimin kohor secili në mënyrën e vet bënë analizën e fundvitit, ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri ? Këto pyetje janë bërë si
refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë të secili njeri i vendit tonë.
Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha politike, ekonomike, sociale, etj!
Ka arsye të shumta për t’u ndier keq; ishte ky një edhe vit i bllkoadave të gjata dhe gëlltitjeve politike, që si përfundim sollën kombinimin më të keq për të ardhmën politike dhe zhvillimore të vendit.
Sa më parë që kthjellëmi nga agonia e pritjes së gjatë, aq më shpejtë do ta gjejmë rrugën e ecjës përpara, të zgjidhjes së mijëra problemeve. Kjo është e mundur të arrihet vetëm përmes ndryshimeve reale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan politik, si mjet për arritjen e qëllimit, të mbajtjës apo marrjes së pushtetit, siq ndodhi gjatë këtyre viteve të paspavarësisë në Kosovë.
Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, siq duket durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.
Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë” siq thot populli , dikujtë i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shëndrrua në ferr për qytetarët !
Të rinjët kosovar e kanë të vështirë të gjëjnë motivimin për jetë në atdheun e tyre,…përfundimi i studimeve i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.
Mirëpo, ne gjeneratat që kemi përjetuar kohërat edhe më të vështira, duhet t’u tregojmë të rinjëve se nuk duhet dorëzuar para të keqës,…me vullnet dhe dashuri njerëzore, me unitet, me bashkim të forcave intelektuale dhe fizike të popullit,  është i mundur të arrihet ndryshimi  pozitiv, i nevojshëm për të ndërruar kursin e politikës aktuale, kalimin nga filozofia e pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin.
Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2016-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfërisa do të braktisin vendlindjet e tyre !
Nuk mjaftojnë vetëm lutjet për të shuar dëshprimin dhe varfërinë, për t’i dhënë fund ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët.
Me ndryshime reale në sistemin e drejtësisë, me forcimin e ligjit, Kosova mund të bëhet vendi ku qytetari ndëshkon pushtetin kur e keqëpëdor shtetin, e shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin.
“Të gjithë bashk kundër të keqës”, ky duhet të jetë sllogani i fuqishëm i bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.
Kjo është mundur me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit ashtu siq e kishim në vitet e krenarisë kombëtare (viteve të ’90-ta).
Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikanëve të papërgjegjshëm, grupeve të interesit,…të mos bëhemi skllevër të kusarëve politik, të atyre që 16 vjet rresht rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.
Largimi nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellonë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shtonë orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shoqërore.
Megjithatë, kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë një vit të mbrapsht dhe të shëmtuar politik,…GËZUAR.
Zoti e bekoftë vullnetin e qytetarëve të vendit tim !

“Vrima” e Rita Petros, kryeministri Rama dhe agjenti i fshehtë maqedon

$
0
0
Çfarë e lidh Kryeministrin Rama me agjentin e shërbimit të fshehtë maqedon Latif Ajrullai, që merret me problemin e tij, për të mbushur me para “Vrimën” e dashnores së tij Rita Petro? 
Nga Kastriot Myftaraj
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk do të guxonte kurrë që, në prani të Kryeministrit Rama, t’ ia dorëzonte çmimin e bibliofilisë “Lumo Skëndo” Rita Petros, autores së librit me poezi pornografike, me titull “Vrima”. Ide të këtilla dalin nga mendja e vetë Kryeministrit tonë. Kjo kuptohet dhe nga fakti se Ministrja Kumbaro e gjeti të nevojshme të saktësojë se çmimi nuk iu dha librit për përmbajtjen, pra as autores së tij, por iu dha shtëpisë botuese për realizimin teknik të librit. Por edhe një gjest i tillë shënonte kulmimin e privilegjeve që i ka bërë Qeveria “Rama” çiftit Latif Ajrullai-Rita Petro, nëpërmjet shtëpisë botuese “Albas” që e zotërojnë këta të dy, sa u përket librave shkollorë. Për ata që nuk e dinë, Rita Petro, nga Korça dhe Latif Ajrullai nga Tetova, bashkëjetojnë që nga 8 dhjetori 1998 (datën e saktë e thotë Rita thotë në profilin e saj në facebook). Në faqen zyrtare online të shtëpisë botuese “Albas” thuhet se themelues janë Latif Ajrullai dhe Rita Petro.
Çmimi i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, u dha në atë mënyrë që ta merrnin bashkërisht Rita dhe Latifi. Sepse çmimin e mori Rita si drejtoresha e botimeve në shtëpinë botuese “Albas”. Por Rita ishte dhe autori e librit. Pra, çmimin e morën praktikisht njëherësh libri dhe shtëpia botuese, ku president është Latifi. Pra e morën njëherësh Rita dhe Latifi. Kur them se me këtë u arrit kulmi i privilegjeve që këtë vit iu bënë “Albasit”, përkatësisht Rita Petros dhe Latif Ajrullait nga ana e Qeverisë Shqiptare, kam parasysh se në vitin 2015, “Albas” ka marrë nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë të drejtën ekskluzive për të prodhuar dhjetë tekste shkollore, të cilët janë të detyrueshëm për t’ u blerë nga nxënësit në arsimin nëntëvjeçar. Nëse do të llogarisim mesatarisht një tirazh minimal prej 60 mijë kopje, atëeherë del se “Albas” siguroi nga qeveria shqiptare një treg të garantuar për shitjen e 600 mijë librave. Pa llogaritur këtu fletoret e punës, me të njëjtin tirazh, për të cilat e drejta i është dhënë “Albas”-it. Fletoret e punës kanë një çmim nga 2.5- 4 euro. Fitimi është miliona euro.
Kështu, njëra ministre, Mirela Kumbaro, përmbylli atë që kishte bërë gjatë vitit ministrja tjetër, Lindita Nikolla, ajo e Arsimit. Sigurisht që edhe “Albasi” e ka mituar, siç thuhet në shqipen juridike të Kodit Penal, apo e ka rryshfetuar, siç thuhet në shqipen tradicionale me një huazim osman, Ministren e Arsimit të Shqipërisë Lindita Nikolla, ndonëse ajo në biseda konfidenciale betohet se kjo nuk është e vërtetë. Mund të jetë edhe kështu, sepse “Albasi” ka lidhje të mira drejtpërdrejt me Kryeministrin Rama dhe mitën mund ta ketë marrë ai.
Nuk mund të mos bëhet pyetja se, mund të mirëkuptohet Latifi, i cili tashmë prej 17 viteve ka arsye që, ta them poetikisht i frymëzuar nga titulli i librit, ta mbushë me para “Vrimën” e Ritës, por nuk kuptohet përse Kryeministri Rama ka zgjedhur që ta ndajë këtë problem me Latifin? Rita, në një nga intervistat e saj ditët e fundit ka thënë se “Vrima” e saj është si vullkan dhe tani Kryeministrit Rama i duhet të mbushë me paratë e taksapaguesve shqiptarë kraterin e një vullkani. Diçka tjetër e lidh Kryeministrin Rama me çiftin Latif-Rita. Latifi është shqiptar i Maqedonisë, me një të kaluar të dyshimtë.
Me çmimin e dhënë nga Ministria e Kulturës, Qeveria e Shqipërisë po shpërblente me një mirënjohje dy njerëz, Latifin dhe Ritën, të cilët me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, kanë arritur të kryejnë atë që nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një operacion i shërbimeve të fshehta maqedone për të sllavizuar tekstet shkollore shqiptare. Për këtë mjafton të shihet veçanërisht Atlasi Gjeografik, i botuar nga “Albas”, të cilin Ministritë e Arsimit e Shqipërisë dhe e Kosovës e kanë pranuar si një tekst plotësues në gjuhën shqipe që mund të përdoret nga nxënësit e shkollës nëntëvjeçare dhe të mesme në të dy vendet, së paku që nga klasa VI në klasën XII.
E ritheksoj, Atlasi supozohet të jetë në gjuhën shqipe. Por hartat e Atlasit janë të mbushura gjithandej me emërtime (toponime) në sllavisht, edhe në vendet josllave të Europës, Amerikës, Afrikës, Azisë etj. Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas” iu japin nxënësve shqiptarë një Atlas Gjeografik të Botës me emërtime sllavisht.
Këtë gjë mund ta verifikoni lehtë. Kështu, nëse nxënësit shqiptarë e hapin Atlasin (botim i vitit 2014, i cili vazhdon të shitet edhe këtë vit se është botuar në sasi të madhe) në faqen 10 (harta politike e botës) do të mësojnë se në skajin jugor të kontinentit të Amerikës Jugore gjendet “Ognjena Zemlja”. Është fjala për atë që njihet si “Toka e Zjarrtë” (Tierra di Fuego në spanjisht)
Nëse ngjiteni pak më lart në hartë, do të vini re se atje janë “Ishujt Folklande”, për të cilët në kllapa është dhënë emërtimi në sllavisht “Malvinske O.”(“O.” shkurtim I “Ostrov”) Do të kishte kuptim që në kllapa të jepej emërtimi argjentinas “Malvine” pasi është dhënë emërtimi në anglisht, për këta ishuj të kontestuar, por përse në sllavisht?! Në të njëjtën faqe, nxënësit do të mësojnë se Kili, një vend spanjishtfolës i Amerikës Jugore ka “Uskrsnja Ostrova Sala dhe Gomez”. Është fjala për ishujt Sala dhe Gomez. Nuk e kam idenë se si e zgjidhin këtë problem nxënësit me mësuesit e gjeografisë, pra nëse mësuesit kanë mësuar maqedonisht për të shpjeguar se bëhet fjalë për ishuj, apo si.
Në të njëjtën faqe, nxënësit mësojnë se në Oqeanin Atlantik gjenden “Azorska O.” Është fjala për Ishujt Azore, që i përkasin Portugalisë dhe që këtu janë emërtuar sllavisht, duke përfshirë edhe fjalën “ishull” që është dhënë me shkurtim “O.”(ostrov). Në të njëjtën faqe nxënësit mësojnë se Kanadaja ka një ishull të quajtur Princ od Walesa. Emërtimi siç shihet është në maqedonisht përzier me një anglishte të tjetërsuar. Megjithëse gjuha shqipe e ka gërmën “u”, autorët e Atlasit, në rastet kur kanë shkruar në shqip toponimet anglisht që nisin me “ë”, kanë përdorur “v”, si në sllavisht. Kështu, në Atlas, në të njëjtën faqe do të gjeni në Kanada “Votson Lejk”. Por do të gjeni dhe shumë emërtime të çartura, si “Kambridge Baj” në Kanada (e njëjta faqe). Siç shihet, toponimi nuk është as si lexohet, as si shkruhet. Sepse shkruhet “Cambridge Bay”. Në faqen 11 do të gjeni “Ishujt Marshalska” për të cilët në kllapa shkruhet në shqip “Ishujt e Marshalit”. Ishujt Marshall gjenden në kontinentin e Oqeanisë dhe nuk janë një vend sllav.
Në faqen 11, në hartën fiziko-gjeografike të Europës, nxënësit mësojnë se në Itali gjendet Padska Nizhina. Fjala është për Ultësirën Padane, një nga krahinat më të rëndësishme të Italisë. Në faqen 16, që përmban hartën politike të Europës, nxënësit mësojnë se midis Francës dhe Britanisë së Madhe gjenden “Kanalski o”, që do të thotë “Kanalski ostrov” në sllavisht, dhe që në shqip do të thotë “Ishujt e Kanalit”.
Në të njëjtën faqe, midis ishullit britanik dhe Irlandës gjendet “Kanal Sv. Gjorgji”. Çka do të thotë se është dhënë në sllavisht (Sveti Gjorgje-Shën Gjergj) emërtimi në anglisht “Saint George’s Channel” (Kanali i Shën Gjergjit). Gjithashtu, në këtë faqe, në Britaninë e Madhe, nxënësit do të gjejnë “Bristolski z.” Që do të thotë në maqedonisht “Bristolski Zaliv”, që do të thotë në shqip “Gjiri i Bristolit”. Gjithashtu në këtë faqe nxënësit mësojnë se midis ishullit britanik dhe Irlandës gjendet “Sjeverni Kanal i Irlandës”. Në këtë faqe, emërtimi i lumit Danub, në krejt gjatësinë e tij është shkruar dy herë sllavisht (Dunav). Asnjëherë “Danub”.
Në faqen 33, ku është Gadishulli Apenin (Italia dhe Malta) mësojmë se në bregdetin e Italisë Perëndimore gjendet “Piombinski Pr.” që në sllavisht do të thotë “Piombinski Protok”, që në shqip do të thotë “Ngushtica Piombine”.Në të vërtetë është fjala për atë që quhet më tepër Kanali i Piombineve, midis ishullit të Elbës dhe bregdetit. Në këtë faqe nxënësit mësojnë se Italia ka, përreth Siçilisë disa ishuj të quajtur Egadiski dhe Liparski. Këta janë ishujt Egadi dhe Lipari. Në faqen 40, ku është Franca, nxënësit mësojnë se ky vend ka Alpet Kotijske. Është fjala për Alpes Cottiennes në frëngjisht që në shqip bën Alpet Kotiene. Gjithashtu, në këtë faqe nxënësit mësojnë se Franca ka Alpet Savosjke. Fjala është për atë që në frëngjisht quhet Prealpes de Savoie.
Në faqen 36, ku është harta e Gjermanisë, nxënësit mësojnë se në këtë vend gjenden Malet e Teutoburshkës. Së pari, Fjala “Teutoburshkë” është në sllavisht dhe do të thotë “Pylli Teuton”. Në gjermanisht quhet “Teutoburger Walde”. Në shqip do të bënte Pylli Teutoburger. Në Gjermani nuk ekzistojnë Malet e Teutoburger Walde (Teutoburshkës).
Në faqen 68 ku është harta e SHBA nxënësit mësojnë se në Kaliforni gjendet “Mohave Pustinja”. Ky është emërtimi në sllavisht i Mojave Desert, që në shqip do të thotë “Shkretëtira Mojave”. Nxënësit gjithashtu mësojnë se në kufirin mes SHBA dhe Meksikës gjendet “Pustina Sonora”. Edhe këtu është fjala për Sonoran Desert (Shkretëtira Sonoran). Këta janë vetëm disa shembuj nga ky Atlas.
Sot është praktikisht e pamundur që t’ ia vërtetosh një personi me prova të drejtpërdrejta se ai është agjent i shërbimeve të fshehta të një shteti tjetër. Domethënë të gjesh si provë marrëveshjen që ai ka bërë me shërbimin e fshehtë të këtij shteti. Një person e tradhton veten si agjent i fshehtë i një shteti tjetër, me veprimet e tij, siç është rasti i këtij Atlasi të botuar nga Latif Ajrullai dhe Rita Petro. Ky mund të quhet Operacioni “Vrima” i shërbimeve të fshehta maqedone për sllavizimin e teksteve shkollore të Shqipërisë dhe Kosovës, sipas titullit të librit me poezi të Rita Petros.
Pak kohë më parë Kryeministri Rama u mburr se tashmë kanë marrë fund vuajtjet e nxënësve dhe prindërve të tyre për librat shkollore. Në fakt këtë vit gjërat nuk shkuan më pak keq se vitet e tjera, pasi karteli i shtëpive botuese që mori nga Ministria e Arsimit privilegjine botimit të pjesës më të madhe të teksteve shkollore nuk arriti t’ i prodhonte në kohë ato dhe në muajt e parë të vitit shkollor mungonin tekste. Por Atlasi është diçka tjetër.
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live