Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

Heshtja e turpshme, nga ana e Janullatosit dhe Sulejman Rexhepit, për krijimin e Bashkësisë Ortodokse të Shqiptarëve të Maqedonisë

$
0
0

Nga Kastriot Myftaraj

 

Në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Maqedoni u krijua zyrtarisht Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të këtij vendi. Ata që e njohin historinë e shqiptarëve ortodoksë të atyre trojeve, e kuptojnë se sa e madhe është rëndësia e kësaj ngjarjeje. Këta shqiptarë të fesë ortodokse u konsideruan sllavë nga shteti i cili, sa i përket fesë ortodokse, e njësonte fenë me kombësinë. Që një i krishterë ortodoks në Maqedoni, të deklarohej si shqiptar, kjo ishte baras si të deklarohej terrorist. Në Maqedoni nuk është bërë një regjistrim i popullsisë (census) që nga viti 2002.
Është e vështirë të nënvlerësohet rëndësia e kësaj nisme në procesin e zgjimit të të krishterëve shqiptarë në Maqedoni. Në Maqedoni ka rreth 100 mijë shqiptarë ortodoksë të tillë, të cilët tashmë kanë nisur të zgjohen dhe t’ ju dalë frika. Deklarimi i tyre si shqiptarë do ta ndryshonte krejt realitetin etnik të Maqedonisë dhe pozitën e shqiptarëve atje.
Ishte dashur që krijimin e Bashkësisë Ortodokse të Shqiptarëve të Maqedonisë ta përshëndeste Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka të drejtë, madje dhe detyrim që të kujdeset për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, ashtu si tekefundit bën edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë ndaj minoritetit maqedon në Shqipëri. Por, megjithëse Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk e njeh Kishën Ortodokse të Maqedonisë, nuk i njeh as shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë. Arsyeja është se kështu i intereson Kishës Ortodokse të Greqisë, e cila ka si bosht të fesë nacionalizmin grek. Dhe Janullatos është në Shqipëri si i dërguar i Kishës Ortodokse të Greqisë.
Por çka e bën kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepin, i cili është shqiptar nga fshati Sfillare i komunës së Sarajit, në periferi të Shkupit, që të mbajë të njëjtin qëndrim me Janullatosin për këtë çështje? Çka i bën imamët shqiptarë të xhamive në Maqedoni që të mbajnë të njëjtin qëndrim me Janullatosin? Pse hesht hoxha kolumnist sorosian i Xhamisë së Isa Begit në Shkup, Ramadan Ramadani? Arsyeja është se Sulejman Rexhepi dhe imamët e tij shqiptarë nuk i quajnë vëllezër shqiptarë, të krishterët e Maqedonisë, por shkije (sllavë). Sulejman Rexhepi dhe imamët e tij e pranojnë identitetin shqiptar vetëm për aq sa nuk i bën vëllezër me të krishterët shqiptarë. Domethënë, për Sulejman Rexhepin dhe imamët e tij shqiptarë, shqiptar është baras me musliman. Por, Sulejman Rexhepi dhe imamet e tij shqiptarë, nuk e quajnë veten shqiptarë muslimanë, por muslimanë shqiptarë. Domethënë se emërtimi “shqiptar” iu duhet si mbrojtje, për aq kohë sa muslimanët e këtyre trojeve do të vuajnë ndarjen që ndodhi në 1912 prej botës islame. Më pas, kur këta kufij të bien në Ballkan, do të quhen thjesht “muslimanë”.

 

 

 


Transformimet demokratike në Shqipëri përmes veprës së Ismail Kadaresë

$
0
0

Nga Dorian Koçi

 

Ky vit filloi mbarë për kulturën shqiptare. Shkrimtari ynë, Ismail Kadare, nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit francez “Legjioni i Nderit”. Studimet mbi tranzicionin dhe ndryshimet politike që përfshinë Europën Juglindore në kapërcyellin e viteve ’90 janë fokusuar kryesisht në vektorët politikë dhe ekonomikë, duke lënë paksa mënjanë vektorin kulturor dhe përfshirjen e elementeve kulturore në këto transformime politike të rëndësishme që shënuan rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë liberale.
Shqipëria dhe rasti shqiptar nuk bën përjashtim nga kjo përqasje analitike ndaj tranzicionit në Europën Juglindore, por duke qenë se rasti i saj është më specifik se shtetet e tjera të ish-kampit socialist, analizimi i vektorit kulturor meriton një vëmendje të veçantë. Studimi mbi fushën e kulturës dhe të ligjësisë tregon se në shoqërinë qytetare marrëdhënia mes moralit dhe zgjedhjeve individuale dhe norma prodhon shumë më shumë sugjerime për t’i përkthyer në ligje dhe programe politike.
Tranzicioni politik në Shqipëri, i filluar në dhjetor 1990 me pranimin e pluralizmit politik, e ka një histori dhe eksperiencë të filluar së pari në shndërrimin e kulturës shqiptare në një katalizator të ndryshimeve në vend. Pa dyshim një figurë e rëndësishme e shndërrimit të kulturës shqiptare nga një kulturë socialiste e fokusuar në rolin e saj meseanik rreth Njeriut të Ri, në një kulturë ku spikaste liria individuale si liri personale dhe liri krijuese për të përçuar mesazhe humane dhe rrjedhimisht një liri më të madhe mendimi të audiencës, është figura dhe personaliteti i Ismail Kadaresë. Në vazhdimësinë e veprave të shumta të Ismail Kadaresë ka me qindra mesazhe humane që tejkalonin “Perden e hekurt” dhe tregonin një Shqipëri të pazakontë, që vuante nën totalitarizëm, por me njerëz normalë të cilët përpiqeshin të ishin po aq europianë sa dhe kombet e tjera europiane.
Në vitin 1987, pas një sorollatjeje të gjatë nëpër zyrat e shtetit, u botua romani i shkrimtarit Ismail Kadare “Koncert në fund të dimrit”, ku autori bënte një autopsi të komunizmit kinez, korrente të të cilit kishin fryrë dhe në Shqipëri. Për lexues të kualifikuar nuk ishte e vështirë të kuptoje përmes faqeve të tij aparatin e dhunës, si dhe represionin në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë. Në vepër mungonte një personazh kryesor pozitiv, i cili përçonte një mesazh pozitiv për të ardhmen. Romani mbyllet me personazhin e plakës Hasije, e cila ngatërron pushtuesit osmanë me kinezët, duke lëshuar një alegori të fortë se Shqipëria kish qenë e mbetej e përhershme dhe jo ideologjitë që vinin e iknin. Për më tepër, për herë të parë në një vepër artistike hidhej dritë mbi anën njerëzore të ngjarjeve të përgjakshme të të ashtuquajturit puç ushtarak në vitin 1974, tema tabu për opinionin shqiptar të kohës që ishte i detyruar të lexonte vetëm variantin politik në orët e gjata të edukimit politik.
Në përgjithësi, regjimi komunist nëpërmjet hierarkëve më të lartë në kulturë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin prodhim i drejtpërsëdrejti i shkollave sovjetike dhe atyre kuadrove të krijuar gjatë të ashtuquajturit revolucionit tekniko-shkencor, një përpjekje mjerane e komunizmit shqiptar për t’iu kundërvënë revolucionit hi tech dhe dijeve të thelluara në Perëndim, u përpoq që të ringjallte një frymë liberalizimi të kontrolluar përmes levave dhe forumeve të Partisë së Punës. Në këtë kontekst, koncepti i kritikës së drejtë dhe autokritikës i zhvilluar rreth viteve ’70 nga diktatori Hoxha u rimor sërish në formën e pluralizmit të mendimeve për t’ia kundërvënë konceptit të pluralizmit politik, që do të sillte dhe ndryshimin e sistemit monopartiak. Në këtë kohë kemi edhe inflacionin e termit intelektual, që do të luante një rol të rëndësishëm në ligjërimin publik shqiptar gjatë tranzicionit. Regjimi komunist e nënvlerësoi rolin e kulturës dhe aftësive të saj për të mobilizuar një mesazh të ndryshëm nga ai zyrtari.
Kështu ikja e Ismail Kadaresë në Francë në tetor të vitit 1990 e vendosi shtetin shqiptar në situatën kur një nga përfaqësuesit e letërsisë së realizmit socialist do të duhej t’i ndalohej vepra dhe të shpallej armik. Situata ishte e ngjashme me dënimin e Pasternakut në Bashkimin Sovjetik më 1958-n pas marrjes së çmimit “Nobel”, por nëse Pasternaku në kuadër të Luftës së Ftohtë nuk mund të shërbente si model për të inspiruar ndryshime politike, ikja e Kadaresë bash në momentin kur diskutohej ideja e pranimit të pluralizmit politik, ishte një shembull që përshpejtoi disa nga ndryshimet politike të pritshme.
Franca, Europa nderoi një figurë e personalitet që shpeshherë ka shkruar për të shkuarën dhe të ardhmen e saj, por Shqipëria ka më tepër nevojë se kurrë për mesazhe që përforcojnë të tanishmen e saj europiane. Le të shpallet ky vit, viti “Kadare” në kulturën shqiptare, duke qenë se është 80-vjetori i lindjes i tij dhe së bashku me të dhe një rrugëshënim i rëndësishëm i historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar në mes të shekullit XX dhe fillimshekullit XXI.

 

 

Plava dhe Gucia, Nëna e Madhe e Alpeve Shqiptare

$
0
0

Etnografi – Lugina e Plavë-Gucisë, një bukuri përrallore, e strukur atje ku “miza bren hekurin”, në këtë shekull duket e braktisur dhe e ndrojtur nga stuhitë e historisë, të cilat në të kaluarën asnjëherë s’e kursyen 
Zenun Çelaj.

Lugina e Plavë-Gucisë, një bukuri përrallore, e strukur atje ku “miza bren hekurin”, në këtë shekull duket e braktisur dhe e ndrojtur nga stuhitë e historisë, të cilat në të kaluarën asnjëherë s’e kursyen. Historia e saj e ngatërruar, si e gjithë historia shqiptare, asnjëherë nuk e ka sqaruar mirë, nëse kjo ua zuri rrugën lakmuesve në shtegtimet e tyre pushtuese apo ata e ndoqën si ëndrrën e bukur, që vazhdimisht shfaqet e ikën. Sidoqoftë, në atë skaj bote dhe në atë krahinë të vogël ndër shekuj u zhvilluan ngjarje aq të mëdha e dramatike, sa ndonjëherë ngjante si qendra e botës. Dhe prandaj, sa herë përmendet ajo, të bien ndërmend vetëm histori luftërash të fituara e të humbura, trima e të mundur, ilirë e romakë, grekë, gotë e maqedonas dhe më vonë gjithmonë shqiptarë përballë, herë turqve e herë sllavëve.
Përmenden luftërat e kelmendasve me të tjerët, pastaj ato të pas Kongresit të Berlinit, i cili këtë luginë ia dhuroi Malit të Zi, kundërshtuar aq vendosmërisht nga popullata vendase dhe mbështetur nga forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që këtu u provuan për herë të parë; përmenden Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri, Çelë Shabani dhe burra të tjerë … përballë forcave të thyera malazeze të Mark Milanit. E vendosur në një hapësirë 535 kilometrash katrorë, lugina e Plavë-Gucisë duket si një pykë që ndan ose bashkon Shqipërinë me Kosovën e Malin e Zi. Kjo sipërfaqe ndryshon nga ajo që i referohet ish-komunës së Plavës, e cila shtrihej në 486 kilometra katrorë.
Tani kjo është ndarë në të Plavës dhe tjetrën të Gucisë. Lugina përshkohet nga lumenj të pasur me ujë, të cilët, para se të mbushin liqenin e Plavës, lagin fushat anash, ndërsa rrethohet nga male të larta mbi dy mijë metra, të mbuluara me kullosa e dru, ku bora plotëson koloritin e kësaj gjeografie aq atraktive për turizmin malor, sot aq të popullarizuar. As librat shkollorë e as udhëpërshkruesit, nuk kanë pasur si t’i shmangin të gjitha, sa të mos i përmendin. Studiuesit pohojnë se në luginën e Plavë-Gucisë, pas njerëzve të parë që këtu erdhën në kërkim të gjahut dhe të frutave të pyjeve, ishin ilirët ata që bënë historinë.
Po ashtu, përmes kësaj lugine, në kohët antike e më vonë, kanë shtegtuar karvanët Dubrovnik – Kotor – Shkodër – Pejë – Stamboll (Kostandinopojë). Ka qenë shteg që ka lidhur edhe Kosovën me Shkodrën.
Ata thonë se konfigurimi, pozita strategjike e ka sjellë luginën në fokus të interesave njerëzore në epoka të ndryshme dhe ata s’janë larguar pa lënë gjurmë. Ato shënojnë shekuj e mijëvjeçarë. Gjurmët e mbetura të historisë në këtë anë çojnë në kohë të mugëta, në parahistori, të cilat i qëndruan harresës dhe ende vazhdojnë të rrëfejnë se nëpër këto troje pati jetesë, se në to jetuan a kaluan në kohë të ndryshme, njerëz me kultura e qëllime të ndryshme.
Autariatët dhe Pirustët ilirë, përmenden si fise që këtu lanë gjurmë të pashlyeshme të kulturës materiale. Halil R. Markishiq, në librin “Trashëgimia kulturo-historike e anës së Plavë-Gucisë” (Kulturno-istorijsko nasledje Plavsko-Gusinjskog kraja), botim i Almanah Podgoricë dhe NVO “Priroda i bastina” Rozhajë, shkruan se ata ngritën mure të thata mbrojtëse rreth vendbanimeve, se fortifikimet mesjetare Gradac, mbi manastirin Trinia e Shenjtë, Çeligradi mbi kodrinën në anën e djathtë të Limit, përballë Gradacit, Jerina në kodrën ndërmjet Martinajve dhe Zagrajës, janë ngritur aty ku dikur ishin fortifikimet ilire. Në malin Visitor, jo larg liqenit të Visitorit, ndodhen rrënoja të një muri të madh ‘që ndante bjeshkën’, të cilin me siguri e kishin ngritur ilirët rreth buneve të tyre. Po ashtu edhe shumë toponime, madje edhe vetë emri Guci, sipas tij, është me rrënjë ilire (Gujinesijo). Ilire janë edhe trashëgimitë dhe vizatimet në shkëmbinjtë Maja e Popadisë dhe në Bradë të Vezirit.
Arkeologët pohojnë se gjurmët më të hershme arkeologjike në këtë luginë, ndodhen jo larg Gucisë. Njëra sosh ndodhet në Vollushnicë, Maja e Popadisë (në jug të Gucisë), në një lartësi mbidetare rreth 1790 metra. Mbi një rrasë guri në grykën e përroit, njeriu a njerëzit gdhendën një figurë që tregon nënën me fëmijë mbi ije dhe përreth saj, disa figura njerëzish. Sipas arkeologut malazez, Pavle Mijoviq, kjo gravurë, ky vizatim, ka origjinën nga epoka e mesme e bronzit dhe i përket artit paspaleolotik (neolitik) të Ballkanit. Guri a rrasa, mbi të cilën është gdhendur kjo nënë, ka dimensionet 3,5 metra katrorë dhe është mbi dy tonë i rëndë, kanë përshkruar ata.
“Mbi faqen e rrafshët të rrasës së gurtë, janë të gdhendura figurat e tetë meshkujve dhe grave që rrethojnë figurën në pozitë të shtrirë. Konsiderohet se është një familje që vajton anëtarin e vdekur. Skenën e dominon figura e gruas, e cila mban dy fëmijë mbi kërdhokulla. Prandaj, ky kompozim është quajtur Nëna e Madhe (Magma Mater) e Alpeve Shqiptare (Bjeshkëve të Nemuna)” , përshkruan Halil Markishiq këtë monument kulture. Por studiues të tjerë, këtë skenë e përshkruajnë si një luftë të burrave dhe grave me ujkun që kishte sulmuar një fëmijë, e cila i referohet periudhës ilire, meqë “disa nga elementet (e figurës – sqarim ynë) u ngjajnë atyre nga Brada e Vezirit”.
Arkeologu malazez, Pavle Mijoviq, thotë se kjo gravurë i takon “epokës së mesme të bronzit (periudhës së parahistorisë që zëvendësoi epokën e gurit dhe që zgjati deri në vitin 1000 para erës sonë). Në këtë epokë, mjetet e punës, armët dhe stolitë bëhen nga bronzi” dhe se është gjetja e vetme në artin pariental paspaleolitik të shpellave në Ballkan, e cila rrëfen vazhdimësinë e jetës njerëzore në këto hapësira.
Po cili është vizatimi në Shpellën e Madhe a Shkallën e Madhe, siç e quajnë disa, të Bradës së Vezirit?
Mali Brada i Vezirit ngrihet mbi Krojet e Ali Pashë Gucisë, një prej bjeshkëve që i bën hije Vuthajve nga njëra anë e shtrirjes. Lugina e Vuthajve, nis nga Krojet e Ali Pashës – në njërën anë, dhe Kërshëllahet, po ashtu të Ali Pashës – në anën tjetër, dhe përfundon në bjeshkët e larta të Shalës, Valbonës, Kollatës, Qafës së Borit, e rrethuar nga të dy anët, po ashtu me bjeshkë mbi dy mijë metra lartësi mbidetare, kullosa të pasura e pyje halore e gjethërënëse, me burime që asnjëherë s’shterojnë, që formojnë Limin.
Rrëzë malit të Bradës së Vezirit janë shtëpitë e Bruçajve, që aty kanë formuar lagjen e Gerjave. Në shpatin e rrëpishëm shkëmbor mbi të, jo i lehtë të kalohet, në një lartësi mbidetare rreth 1300 metra, te vendi i quajtur Shkalla e Madhe (në literaturën malazeze quhet edhe Shpella e Madhe, që ka një logjikë) ndodhet një shpellë e thellë rreth dhjetë metra, pak më e gjerë se kaq dhe disa metra e lartë.
“Ndër autorët antikë, të cilët jo rrallë përmendin ndërlidhjen e ilirëve me muzikën, vetëm gjeografi grek Straboni, në kalim nga era e vjetër në të renë, saktëson se Dardanët (fise të shumta që popullonin hapësira të Serbisë së sotme të mesme e jugore, Maqedoninë veriore dhe Kosovën) kanë zakone të egra, porse vlerësojnë muzikën dhe kanë instrumentet e veta, me frymë e me tela”.
Sipas interpretimit të saj, njerëzit e asaj kohe edhe në këtë anë, sikundër edhe tjetërkund në botë, jetën e tyre shpirtërore dhe parahistorinë e vonë, e ndërlidhin përmes artit shpellor, vizatimeve e gravurave me fenomenin e riteve magjike. “Harku në funksion të instrumentit është ruajtur deri në ditët tona ndër disa fise primitive afrikane, ndërsa ndërlidhja e ndërsjellë e harkut me muzikën, shpesh është përmendur edhe në mitologjinë greke”, shkruante ajo (në vitin 2000) në punimin “Simbolet muzikore në vizatimin në Gërbajë”.
Radulloviq-Vuliq thotë se skenat e shpellave në hapësirat e Ballkanit shfaqen nga shekulli XIII para epokës së re, si skena gjuetie, siç është ajo në Bradë të Vezirit mbi Guci dhe sipas saj, përcaktimi i kultit të tyre do të ishte i mangët pa supozimin e komponentes muzikore, si mjeti më efikas në aktivitetet magjike. Nuk mungojnë as përshkrimet për monumente të periudhave të mëvonshme, të cilat nuk janë të pakta. Disa prej tyre janë zhdukur si pasojë e politikave ekspansioniste, asimiluese sllave. H. Markishiq përmend rastin kur gjatë ndërtimit të Shtëpisë së Shëndetit në Plavë, në breg të liqenit u hasën gjurmë të një bazilike të krishterimit të hershëm, ato u zhdukën pa shpjegim, por sigurisht jo pa qëllim.
Megjithatë, në sajë të arkeologut anglez, Artur Evans, i cili vizitoi këto anë në gjysmën e dytë të shekullit XIX, këto gjurmë mbeten të shënuara. Janë edhe toponimet që rrëfejnë për kohën romake. Ka një mal që quhet Romaja. Emri i Limit, sipas disa linguistëve, e ka rrënjën nga “limes”. Visitori, sipas tyre vjen nga toponimi “Visitare”.
Jo larg Gucisë ndodhet edhe vendi me emrin Trojan. Në juglindje të Vuthajve, ka një vend që quhet Rudnicë, ku shenjat flasin për një minierë ari sasësh. Në Guci janë evidentuar fragmente të ujësjellësit nga periudha romake. Në Plavë “ndeshen gjurmë të vjetra vendbanimi: copa shtyllash e skulpturash, themele shtëpish”, sipas Konstantin Jiriçekut. Historianët seriozë kujtojnë se Plava e Gucia ndodheshin në pjesën kufitare të Perandorisë lindore e perëndimore Romake, dhe më vonë mes Perandorisë Romake e asaj Bizantine. Pas vitit 457, kur formohet shteti lindor Got, pohohet se ata arritën deri në Mbretërinë Perëndimore të Ilirisë.
Disa studiues pohojnë se edhe emri i fisit Hot e ka origjinën nga emri Got dhe se Hoti mbi Plavë është vendi i origjinës së fisit Hot, tash në Malësi të Madhe. Edhe vetë emri i Plavës lidhet me emrin e imperatorit Flavius. Studiuesit këtë pohim e mbështesin në faktin se sllavët e vjetër nuk e kishin tingullin F dhe prandaj ata e kanë shqiptuar si P ose në vend të tingullit G përdornin atë H, prandaj në vend të Flavius – Plavë dhe në vend të Got – Hot.
Por, nëse gjurmët romake janë zhdukur, kanë mbetur të gjalla ato të periudhave të mëvonshme, sidomos të periudhës së Perandorisë Osmane, e cila këtu nis që nga viti 1455 dhe përfundon në vitin 1913. Madje kronistët kanë shënuar me saktësi se ndërtimi i qytetit të Gucisë përfundoi më 1611-n, ndërsa ai i Plavës më 1619-n. Sllavët arritën edhe këtu, por nuk lanë gjurmë të rëndësishme të kulturës së hershme të tyre. Për herë të parë, Zhupa i Plavës përmendet në kuadër të shtetit të Nemanjitve pas vdekjes së Uroshit I (1243-1276), ndërsa mbretëresha Jelena Anzhuine, me origjinë franceze, përmendet si sundimtare e kësaj krahine nga viti 1276-1309, e më pas bie nën sundimin e Stefan Deçanskit, pastaj sundimin e merr Dushani deri në vitin 1355.
Ndër objektet më të vjetra të periudhës osmane në Plavë-Guci është Xhamia Mbretërore ose e Vjetër në qendër të Plavës, nga viti 1471. Ndodhej në zonën e qytetit të Dizdarit, që rrethohej nga mure 3-5 metra të larta, që konsiderohet si bërthama e hershme e qytetit. Xhamia tani ka pamjen që ka ruajtur nga shekulli XVIII. Një tjetër xhami, po në Plavë, është ajo e Rexhepagajve, nga viti 1774; Xhamia e Çekajve në Guci është ngritur më 1687-n, ndërsa ajo e Vezirit më 1765-n. Në Guci kishte edhe një xhami, që ishte ndërtuar më 1617-n, por ajo ishte djegur më 1746-n.
Kullat, sikundër edhe në hapësirat e tjera shqiptare, përbëjnë një nga trashëgimitë kulturore, që rrëfejnë për identitetin e banorëve të luginës së Plavë-Gucisë. Ato janë pjesë e rëndësishme e ansamblit arkitekturor gjithëkombëtar, fatkeqësisht i pastudiuar në shkallën që meritojnë në rrafshin kombëtar dhe nga studiues kombëtarë. Një punë të rëndësishme në këtë rrafsh ka bërë Halil. R. Markishiq, i cili, pavarësisht nga mbiemri që sugjeron origjinë tjetër, është shqiptar, Gjonbalaj i Vuthajve.
Në librin “Trashëgimia kulturo-historike e anës së Plavë-Gucisë” ai ka evidentuar thuajse në hollësi kullat në këtë krahinë, me përshkrime e histori të tyre. Ai specifikon stilin dhe arkitekturën e tyre, që nuk dallon nga ato të kullave në zonat shqiptare të Ballkanit, “të përshtatura për nga forma e tyre, struktura dhe interieri, të dedikuara kërkesave të mbrojtjes nga sulmet dhe banimit në kushtet e rrethimit. Kulla ka përdhesen dhe dy kate, ndërsa hapësira kryesore mbrojtëse është tavani, prandaj konstruksioni i kulmit mbështetet në mure të larta rreth një metër, me frëngji në të katër anët.
Ndër kullat më tipike në Plavë është ajo e Rexhepagajve, sipas autorit – të ardhur nga Gruemiri te Shkodra në fillim të pjesës së dytë të shekullit XVII. Ndonëse nuk dihet me saktësi se kur është ngritur kjo kullë, pohohet se atë e ka ndërtuar Hasan beg Rexhepagaj më 1671-shin. Ajo aktualisht është një nga atraksionet e trashëgimisë në Plavë.
Si kjo e Rexhepagajve, kullat janë prej guri të gdhendur dhe janë ndërtuar nga mjeshtër dibranë. Një tjetër sosh është ajo e Ramë Demë beut (1894), e Shaqir beut, po në Plavë nga viti 1899, pastaj kullat e Ferrajve (të ardhur nga Fundini, në mes të Tuzit e Koplikut, më 1688-n) e fundit të shekullit XIX dhe fillimi i atij XX, ndër to edhe ajo e Jakup Ferrit.
Trashëgimia kulturo-historike e Plavë-Gucisë është më e pasur se kjo që dihet dhe ajo vazhdon të presë jo vetëm hulumtuesit, por edhe vizitorët, tash të paktë, që atje shkojnë për të shijuar bukuritë natyrore më shumë se për motive të tjera.
Shuqo Rexhepagaj nga Plava tashmë ka mbledhur një koleksion artefaktesh me vlerë, të denja për një muze qyteti a krahine, sikundër edhe Ramë Çelaj në Vuthaj, i cili kullën e vjetër e ka shndërruar në muze etnografik. Por, mbi të gjitha, vlen muzeu etnografik, i krijuar nga Dom Nikë Ukgjini, një klerik që shërbeu në kishën katolike në Doli, afër Gucisë, eksponatet e të cilit janë me vlerë të rrallë kulturo-historike. Ato vazhdojnë të presin kohë më të mira, rrugë më të mira e më të shkurtra, që luginën do ta lidhnin me hapësirat e natyrshme kombëtare – nga njëra anë me Kosovën përmes Grykës së Deçanit, e nisur dhe e ndërprerë, dhe përmes Vërmoshit e Kelmendit me Shkodrën, jo më larg se 75 kilometra. Për brezat e tashmë dëshirë, e për ata që vijnë, një perspektivë reale. Koha Ditore

 

 

Historia e Plisit

$
0
0

Nga Fatbardha Demi

 

Fjala PLIS në gjuhën shqipe emërton një copë dheu, që shkëputet kur hapet brazda për mbjellje apo ndonjë punim tjetër . Kur filloi të punohej toka dhe të mbilleshin bimët e egra, që shënoi lindjen e agrokulturës (afro para 7-8000 vjetësh) dhe vënd-banimeve të përhershme, atëhere ka lindur edhe hyjnizimi i dheut. Etruskët e Tarkuinës (Tarquinia, Itali), një fis pellazg, e shikonin fatin e tyre tek plisi i një toke të punuar në orët e para të mëngjesit.(22) Siç pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869) : “Pellazgët e kohës para-historike, ishin bujq të mirë, mjeshtër të zot dhe tek ata kulti fetar ishtë mjaft i zhvilluem“. (23) Në këtë periudhë lindi edhe miti i Dhemitrës.

Nga toka buronin lumenjt që me ujin magjik ushqenin bimët dhe gjallesat e tjera dhe nga thellësia e saj, rrënjët lartësonin pemët e pyllit drejt qiellit. Toka “lindte” natyrën përreth, por edhe trette në gjirin e saj çdo gjë, sigurisht edhe njeriun që ecte mbi të dhe ushqehej me prodhimet e saj. Mund të pohojmë ,vëren M.Eliade, së disa mite njiheshin nga njerëzit paleolitikë: në rradhë të parë mitet kosmogonike dhe MITETe ORIGJINËS (origjina e njeriut, e kafshëve dhe e vdekjes etj) (24) Është interesant një e dhënë e Hahnit : “Më duket se kam këndue te një vjershëtor i vjetër , se krijesa e parë e botës asht delja, e cila ka dalë nga Toka (25)

Njeriu i lashtë, njohu fuqinë krijuese të Dheut dhe e quajti “Mëmë-dhe”, siç e emërtojnë edhe sot shqipetarët vënd-lindjen e tyre, por edhe disa popuj të tjerë europianë, duke bësuar së prej saj kanë lindur. “Pellazgu, babai i parë i popullit Pellazg, mbret në Argolidë. Sipas legjendave dhe miteve ishte Njeriu i Parë që jetoi në botë dhe në Arkadi, kishtë lindur nga dheu.” (Vojtech Zamarovský ,(1919-2006), “Heronjtë e Miteve Antike” f260, 1983) (26)

Vetë dy emertimet e lashta te fiseve te para, “lelege” dhe “pellazge”, ne gjuhën shqipe shprehin mitin e origjinës se tyre. Sipas studiuesit Niko Stillo (“Toskerishte Etruskishte” ): Emërtimi “Lelegë”, do të thotë « lindur të lindëses tokë » dhe « Pellazgë » do të thotë pjellë (dial.çam femijë) « e lindëses tokë » (të lindur nga toka-shën im) ( 27) Nga ajo kohë para-historike, tek shqipetarët ka mbetur emërtimi FARË për njerëzit e një fisi, i perjetësuar në Egjiptin e lashtë tek emri Faraon (fara+ (j) on, dmth prej fisit tonë). Ky emërtim diktohej për të bërë dallimin midis popullsisë vendëse të Egjiptit dhe sunduesve pellazgë. Sipas Herodotit, egjiptianët që kishin origjinë vendese, ishin të vetmit që nuk lejoheshin të hynin në asnjë tempull. (28)

Hyjnizimi i Tokës nuk lidhej vetëm me idenë e lindjes së njeriut, por edhe të RILINDJES së tij mbas vdekjes brenda saj. Kjo dëshmohet nga përdorimi që në kohët më të herëshme, të ngjyrës së kuqe (simbol i gjakut dhe i jetës), me të cilën lyheshin kockat e të vdekurve. Në rast se më përpara i linin të vdekurit në një guvë të shpellës, tani njeriu “bujk” i fuste në dhe, me bindjen se do “të rilindnin” përsëri. Këtë e deshmon edhe modeli, në formën e mitrës të varreve me një zgjatim “për të dalë”. Siç pohon M.Eliade , në periudhën Neolitike, për paraardhësit tanë, jeta mbas vdekjes vijonte në botën e nëndheshme. (29)

Ky besim, e bënte varrin të shihej si një vend i shenjtë, traditë që është trashëguar në malësitë shqiptare në Veri dhe në Jug edhe sot, ku respektohen jo vetëm varret e të parëve, historia e të cilëve njihet pak a shumë nga populli, por dhe varret e vjetra, historinë e të cilëve nuk e njohin fare. (30) Hahn tregon edhe një zakon që kanë patur fiset e origjinës pellazge, si armenët, frigët dhe dardanët e Europës , të cilët “jetonin në banesa nën tokë” (Straboni, VII, f316) (31)

Në objektet arkeologjike shohim figurina që ju blatoheshin Perëndive , që mbanin mbi kokë një copë dheu-Plisin (fig.1,2 poshtë,nisur nga e majta). Për ta bërë më të qartë simbolin mitik, kjo pjesë lyhej më bojën e zezë, siç është ruajtur në foton e dytë (Hyjnesha nga Siria dhe Iraku (periudha Halaf…). Me këtë “shenjë” dëshmonin përkatësinë e fisit të tyre “të lindur prej dheut” dmth prej fiseve pellazge. Forma konike (fig.3) si e fëmijëve të Zeusit, binjakëve Dioskurë apo e Aleksandrit të Madh është ruajtur tek shqipetarët e sotëm (fig.4) të zonës së Labërisë dhe Çamërisë (Molosia e lashtë). Në skulpturën e Perëndisë tokësore Serapi, Plisi(dheu) është i zbukuruar me bimë ; tek Perëndësha Astarte, copa “e dheut” ka formën cilindrike(fig.5,6) e cila është forma e qeleshes më e përhapur tek popullsia shqipetare (fig.7). Sot e gjejmë si mbulesë të kokës, po në ngjyrë të zezë edhe tek priftërinjtë e Kishës ortodokse (fig.8) .

Vendosja e copës së dheut mbi kokë, ishtë një ide e njeriut primitiv që e praktikonte mbi figurinat prej balte, të cilat liheshin në altare apo vëndet e shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokë, shumë më vonë, në kohën kur mësoi ta përpunojë leshin e deles (kur filloi artizanati) gjithmonë për të treguar origjinën e tij hyjnore. Gjurmët më të lshta të perdorimit te Qeleshes jane gjendur ne mijevjeçarin e tretë pK.
Përfundimi i parë : Qeleshja në zanafill, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi PLIS është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të ORIGJINËS dhe të RINGJALLJES së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë, kur krahas forcave të natyrës, që mbizotronin deri atëhere në mitët e para, u ndërfut edhe figura e Njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi PLIS i Qeleshes dhe emri ARBAN-ARBËRESH (i banun/ i bërë nga Ara) të shqipetarëvë. Në gjuhën shqipe Tokës së punuar i thonë – Ara, ku rrenja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj. Edhe emri Pellazg dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip, do të thotë :”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda) . Ky fakt, krahas shumë të tjerave, pohon se shqipetarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë europianë – fiseve Pellazge.
Si përfundim: Plisi apo Qeleshja e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellë MITINe Origjinës së njeriut dhe Historinë e zhvillimit të besimit pellazg. Ajo ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË.
Këtë e dëshmon edhe emërtimi ILIRË ,i paraardhësve të shqipetarëve të sotëm, që është emërtimi i simbolit kozmik të Zotit: YLLI -t( në dialektin çam – Illi).

 

 

 

Sokol Balla skandaloz me veprime antikosovare!

$
0
0

Nga Luan A. Dibrani

 

Asnjëherë nuk më ka lënë përshtypje si gazetar Sokol Balla, pikërisht duke i parë te metat e tij nga oborri komunist qe u rrit dhe u frymëzuar. Andaj edhe publicistika e tij është ashtu e tillë, që ma së paku ju pëlqen shqiptarëve e pikërisht Kosovës.
Gazetarët arrogant të pa cipë, të pa formuar mirë më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar deri në atë masë që të reagoj publikisht kundër tyre ,prandaj edhe ky tipi me paraqitjen e tij, të fundit me një akt antikosovar, përmes televizioni shqiptar “Top Channel” ka nxitur shumë reagime negative, pasi në hartën e “Gadishullit Ballkanik” gjatë transmetimit të motit e ka kthyer Kosovën në kufijtë brenda Serbisë Aty, në hartën e Evropës, nuk figuronte fare Kosova, por vetëm territori që e synon Serbia për vete bashkë me Kosovën, e që e mbajti me të pa drejtë nën sundimin e vet që 100 vite,kur dihet sllavet e Sokol Ballos janë ardhacak në tokat tona!!!
– Është tepër një ironi skandaloze nga një tip matrapazi qe, nga një kënd i vockël informativ donë ta zhbëjë Kosovën nga hata e vet shekullore!!! Sokol Balla i veshur me petkun e sllavo-shovenizmit serb përpiqet që t’a anuloj “Pavarësinë e Kosovës” edhe se e kanë njohur mbi 100 shtete nga Bota!?. Shfaqjet e tij skandaloze dhe kontraverze me Kosovën dhe për Kosovën, nuk janë të reja, as nuk është rasti i pare i tij?.

Citojmë deklaratën e tij nga një artikull i shkruar me titull “Pasojat e një precedenti” te datës 27 Korrik 2010, në revistën “MAPO” ku thekson mesa vijon:
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori një vendim të rëndësishëm këtë javë, duke e quajtur legal dhe të justifikuar aktin e shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008
– Këta rreshta japin mjaft dëshmi, që ky është një pjellë antikosovare dhe antikombëtare !!!
Me këtë akt skandaloz, ky ka shkel në aspiratat e shqiptarëve, brez pas brezi. Manipulimi i tij dhe paraqitja e tij kundër “Pavarësisë së Kosovës” dhe lënien e Kosovës nën hartën serbe, jepet që ta kuptojmë, se është një shqipfolës me një qëndrim proserb. Fort mirë e dimë, ne kosovarët se çdo të thotë çizmja serbe. Nuk do të lejojmë që mbeturinat e tilla të ngrenë zërin në kurrizin e Kosovës, as të kombit shqiptar, kur dihen sakrificat dhe vlerat e Kosovës në thesarin kombëtar dhe historia e saj.
Ky pseudogazetar shprehet ma tutje si ma poshtë, po në të njëjtin artikull citojmë:
Duhet të kemi kujdes se gjithsesi harta e Ballkanit, përderisa vendet e tij nuk janë integruar të gjitha në BE, duket nuk ka përfunduar akoma dhe hijet e ndryshimit të kufijve do të qëndrojnë aty, jo si fantazma të së shkuarës por si paralajmërime të së tashmes
– Edhe kjo thënie është argument i fuqishëm, se ky tip sharlatani, këtë skandal me hartën e Kosovës nuk e ka bere rastësisht, por ka vepruar me paramendim dhe si të tillë e gjykojmë dhe kërkojmë përgjegjësi nga vet stafi i TV-së, “Top Channel” në Shqipëri, po ashtu edhe nga vet shteti shqiptar që të distancohet nga pseudo gazetar të tillë, që kundërmojnë aromë sllavizmi dhe antivlera në cilësinë e sahanlëpirësve dhe shërbëtor për interesa të shteteve të huaja… Kosova zyrtarisht duhet t’i kërkojnë përgjegjësi, Shqipërisë, po edhe TV“Top Channel” ta marr një dënim të merituar dhe largim e këtij maskarai sa ma parë nga vendi i punës.
Këtë duhet gjykuar !Ky tip matrapazi dhe shumë pseudo gazetarë në Shqipëri duhet t’i ndëshkojmë me rastin dhe paraqitjen e tyre antikosovare.
Të apostrofuarit si Sokol Balla me veprimtari antikombetare e bëjnë në cilësinë e debilve, bashibozukëve, mercenarëve dhe bashkëpunëtoreve për interesa të huaja, duke derdhur vrer kundër historisë së lavdishme shqiptare, kundër kulturës sonë dhe vlerave të artit dhe shkencës.
Këta njerëz të dyshimtë, po edhe me gjak të përzier me të lartpërmendurit që ishin si okupator në trojet tona duan t’i rrënojnë edhe themelet e këtij kombi, duke prekur veprat ma të vlefshme, qe me gjak dhe sakrifica i krijoj ky popull liridashës. Këta mercenarë të dashuruar në ish pushtuesit tanë, fyejnë, shajnë, degradojnë dhe cenojnë edhe figurat tona ma me vlerë, po ashtu edhe identitetin tonë kombëtar. Duhet mbështetur faktori intelektual e njerëzor shqiptar. Populli ynë ka gazetarë të guximshëm e profesionale, ka kapital e resurse njerëzore, andaj këtyre kuadrove duhet tu epet hapësirë për te shkrire potencialin e tyre në dobi të shoqërisë dhe kombit tonë, me një qëllim qe ti demaskojmë gazetarët e tip Sokol Balles dhe të tjerëve me qëndrime kontraverze dhe antikombëtare.

 

 

Heshtja e Kryepeshkop Anastasit për meshën e lutjes dhe faljes së genocidit grek të kryer në Çamëri

$
0
0

Nga Arben Llalla
Me rastin e festave të fundvitit, të cilat ua uroj të gjithë shqiptarëve dhe vëllezërve të mij ortodoksë, në një letër të hapur, kërkoja nga Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasios Janullatos, si hierark ortodoks, Primat i shqiptarëve, por edhe klerik i ardhur nga Greqia, që të mund të ndiqte shembuj të ngjashëm të Kishës Katolike dhe të Kishave të tjera Ortodokse. Kërkesa ime ishte nëse kryebariu i ortodokseve shqiptare mund të mbante një meshë përkujtimore për çamët ortodoksë të vrarë gjatë dëbimit nga Greqia, ku të kërkonte falje për genocidin e ideuar dhe ekzekutuar barbarisht nga shteti grek, në bashkëpunim me hierarkinë e lartë kishtare, mitropolitë dhe kryepeshkopë, emrat e të cilëve i përmendëm në letrën e hapur që i dërgonim me rastin e festave të fundvitit.
Sigurisht që unë nuk akuzova gjithë popullin grek dhe as gjithë kishën greke për përgjegjësi në këto masakra, por disa burra shteti dhe disa drejtues të lartë të Kishës Autoqefale të Greqisë, të cilët nuk mund të fshihen pas institucioneve dhe të mos mbajnë përgjegjësi historike për fajet e kryera, genocidin mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Dhe siç ndodh sot në botën e qytetëruar, burrat e shteteve apo të kishave, pasardhës të titullarëve që tashmë nuk jetojnë më, pasi bëhen të ndërgjegjshëm dhe pranojnë fajet e kryera prej paraardhësve të tyre, kërkojnë falje publike dhe bëjnë ç‘është e mundur që plagët e së kaluarës që ndajnë popujt, të shërohen dhe njerëzit të shohin drejt së ardhmes. Por kjo nuk bëhet duke e mohuar të kaluarën, apo duke bërë sikur nuk i dëgjon ata që vendosin me fakte dhe dokumente individë para përgjegjësisë e që kërkojnë botërisht kërkimin e faljes, duke filluar pikërisht nga personi që ka deklaruar gjithmonë se është faktor bashkimi apo urë pajtimi mes popujve tanë. Në këtë rast, në mënyrë të përsëritur ka theksuar hirësia e tij, Anastasi. Të themi të drejtën, e prisja dhe nuk u zhgënjeva aspak nga heshtja absolute që pasoi letrën time, madje këtë herë, as nuk u munduan njerëzit që merren me PR-in e KOASH-it, të bënin ndonjë deklaratë kundër meje, që hyj atje ku s’më takon sipas tyre me argumentin klasik: Kush nuk është ortodoks, duhet të heshtë. A thua se Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë jeton e izoluar në ishull dhe nuk është pasuri shpirtërore kombëtare e gjithë shqiptarëve!?
Kryepeshkop Anastasi nuk kishte rrugëdalje që të pranonte thirrjen time dhe të kërkonte falje, sepse ai do të kryqëzohej nga shteti grek, i cili për 25 vjet i financon aktivitetin “mrekullibërës” në Shqipëri. Kjo do të thoshte që ai duhet të dilte kundër atdheut të tij, nëse pranonte botërisht krimet e kryera kundër popullsisë çame. Nga ana tjetër refuzimi publik i kërkesës sime, do ta vinte me shpatulla pas murit, pasi faktori shqiptar do të reagonte ashpër kundër tij, siç reagoi kur refuzoi kërkesat e familjarëve dhe shoqatave çame për mbajtjen e lutjeve të përshpirtjeve për shqiptarët e vrarë. Kështu, ai bëri atë që di të bëjë më mirë, diplomatin në vend të peshkopit kurajoz, që përpara interesave kombëtare të atdheut të tij, Greqisë, duhet të vinte interesat shpirtërore të shqiptarëve që bariton, por këtë gjë, Janullatosi nuk e bën dot kurrë, se nuk është në lartësinë e burrave kishtarë që dikur zbukuronin krishtërimin, të cilët s’e kishin për gjë të përplaseshin me perandorët për interesat e Kishës, sot Primati i shqiptarëve, iu bindet më tepër urdhërave të pushtetarëve tokësorë se sa Zotit.
Pyetja ime këtë herë për kryepeshkopin Anastasios është: Se çfarë e lidh Kryepeshkop Anastasin me grekët që janë dënuar si bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve gjatë viteve 1941-1944, dhe çirren prej kaq vitesh se janë patriotët e flaktë të Greqisë? Çfarë e lidh Anastas Janullatosin me njerëzit që kanë projektuar aneksimin e një pjesë të Greqisë duke shpallur Autonominë nga ajo?

 

 

 

Albanofobi që shtiret si Albanolog

$
0
0

Nga Kolec Traboini

 

Shumë shqiptarë të painformuar apo të keqpërdorur po na e shesin studiuesin grek Titos Johalas si një arvanitas të madh. Si një figurë e respektuar, kur ai nuk është i tillë, të paktën për ne shqiptarët jo. Mbase për grekët e Greqinë bëhet i tillë mjaftueshëm. Po vihet re se pas vrasjes së Aristidh Kolës dhe dëshirës së shfrenuar për të vënë në harrim veprën e tij, po dalin soj-soj figurinash që po na i shesin si studiues arvanitas apo ironikisht e mjerisht si “albanologë”. Është krejt e kuptueshme sepse tani mungon ai që kishte guximin tua thoshte të vërtetën në sy e përpara të cilit zgërlaqeshin. Kështu po del tani ky Titos Johalas që gëzon simpatinë e qeveritarëve të Athinës në mënyrë të përhershme, ndërkohë që për arvanitasit e mëdhenj heshtet. Akoma më tepër bëhet çfarë është e mundur të minimizohen historia e traditat e shqiptarëve të Greqisë, madje duke i konsideruar se nuk kanë asnjë lidhje me shqiptaret e Shqipërisë dhe të Kosovës. Janë një popullsi tjetër, thonë myteberrët e megaloidhesë, pra thjeshtë kanë mësuar të flasin shqip. Ky është argumenti i mediokritetit nacionalist grek. Cinizmi i tyre nuk ka fund e në këtë qëllim të shuarjes së çështjes së arvanitëve dhe mision mohues ndihmojnë sa të jetë e mundur studiues të tipit Titos Johalas që janë në të njëjtën hulli me politikën qeveritare madje të thuash saktë janë sejmenë të tyre.

Të bën përshtypje se edhe ish-kryeministri shqiptar(dhe jo grek) Aleksandër Meksi në një koment të tij na e quan këtë Johalasin si albanolog arvanitas. Mbase di më shumë ndaj dhe del e flet vërtetë dy fjalë por si të thuash i jep një nderim të madh “arvanitit” Titos Johalas-it. Por “taftotita” që jep Meksi nuk pi më ujë. Johalasin e kemi njohur herët që kur ishte në rrethin e miqve të ngushtë në oborrin e Dora Bakojanit dhe sillej zyrave të partisë së babait të saj kryeministër. Ky Tito Johalas mund të jetë çfarë të dojë por jo “albanolog arvanitas” siç e quan ish kryeministri Aleksandër Meksi. Shkrimtari minoritar Spiro Xhai edhe pse vetë ishte grek me origjinë, nuk e honepste këtë Tito Johalasin. Është oborrtar i politikës së Micotaqit, më thoshte në bisedat që bënim në Athinë. E pra Spiro Xhai që nuk jeton më, nuk i ndante shqiptarët nga vetja ani pse ishte grek. E këtë njeri dinjitoz aspak nuk e kujtojnë sepse e kanë mendjen tek Johalasi që tash së voni po kujtohet të shfaqet si mik i shqiptarëve sa dhe Akademia qorrfermane e Shkencave në Tiranë i përuroi edhe veprat në vitin 2012. Na ruaj zot nga kësisoj miqësh por edhe prej marrëzive tona na ruaj, se pleqtë e rrjedhur të Akademisë nuk e dinë çfarë bëjnë.

Tito Johalas me aq sa di unë që kam qenë emigrant në Greqi në vitet 1991-1995, ishte një regres i gjallë. Ai ndante me një fill të kuq arvanitasit e shqiptarët. E kam lexuar në reagimet e tij në shtypin grek. E kam dëgjuar në intervista në televizion. Mik i renegates plakë të rrjedhur Marie Dede e me kauzë të përbashkët që shqiptarët e arvanitët nuk kanë asnjë lidhje kulturore apo historike por as dhe prejardhje të përbashkët. Ky Tito Johalas ishte miku më i ngushtë i familjes së Konstandin Micotaqit, buallit të Kretës, i cili vërtetë gruan Marika e kishte arvanite, por i urrente shqiptarët deri në tërbim dhe krijoi operacionin famëkeq fshesa “Skupa ja tous alvanous”.

Me dhjetëra mijëra policë grekë u lëshuan si qen të tërbuar anë e mbanë Greqisë e ishujve, si nazistët në Gjermani mbi çifutët, për të kapur shqiptarët. I kam parë me sytë e mi në stacionin e autobusit të Athinës( Praktorio) dhjetëra shqiptarë të lidhur me zinxhirë si në mesjetë e jo pak por me grupe deri në 20-30 së bashku. Kam parë në Athinë mesjetën, atë që kisha parë nëpër filma në kohën e skllavërisë dhe mesjetës së hershme. Prandaj mos i merrni këto lloj antishqiptarësh në rrethin e miqve, të mos i bëjmë varrin vetvetes. Një të tillë e fton Akademia e Shkencave, i bën nderim të madh kjo Akademi mediokre pa palcë kombëtare dhe thene hapur e rrjedhur, që as nuk e kujton Aristidh Kolën, dhe as nuk i vete mendja që në vend të bustit të Sabri Godos të vejë atë të Aristidh Kolës. Se Akademia e Shkencave nuk është Akademi Politike. As Akademia e Sigurimit të Shteti komunist ku dikur ka qenë i inkuadruar Sabri Godo. As Akademia e puthadorëve të megaloidhesë së Athinës.

Ky Tito Johalas është një fytyrë antipatike që ka punuar e punon kundër shqiptarëve me teorinë e tij arvanitët popull tjetër nga shqiptarët, por natyrisht në një mënyrë të tillë që të duket sikur është një studiues i shquar e aq më tepër si një albanolog. Është mënyra më e mirë e hijeve të Akropolit për të lënë në harrim veprimtarët e studiuesit e mëdhenj arvanitas Anastas Kullurioti, Aristidh Kola, Vangjel Labi, Jorgo Maruga, Luka Çiçipi, Jorgo Miha, Jorgo Jeru. Dhe harrojnë se kemi një studiues të madh me përmasa evropiane nga Prevezë e Çamërisë si Niko Stillo, të cilit duhet më shumë ti kushtojmë vëmendje e më shumë ti hapim rrugën e mundësisht ta pranojmë si anëtar nderi të Akademisë së Shkencave sepse me veprën e tij nderon në tërësi kombin shqiptar.

Aristidh Kola ua dinte rrënjë e dhëmballë këtyre pseudomiqeve si Titos Johalas. Zoti Meksi nuk i di punët mirë sepse vinte në Greqi si kryeministër e kudo e shoqëronte një salltanet i madh që grekët e politikës dinë ta bëjnë, por duke të futur ujin nën rrogoz e pastaj të thuash “O Zot, e paskam bërë në brekë!”. Kësisoj i ndodhi ish kryeministrin Meksi në Athinë. Personalisht i thashë zotit Meksi në pritjen që u bë në ambasadën shqiptare në Athinë mbrëmjen e 17 majit 1993, bëj diçka për emigrantët e mbetur pa mbrojtje zoti kryeministër, e Meksi ma ktheu, se për ju po mundohemi. Në të vërtetë kish firmosur një marrëveshje për ekstradimet dhe disa probleme gjyqësore, por asgjë për emigracionin nuk ishte e saktë dhe jeta e afro një milion shqiptarëve ishte e pasigurt dhe e pambrojtur.

Mbas pak kohë të vizitës euforike të kryeministrit shqiptar, në Greqi filloi fushata e tërbuar e kryemikut të Tito Johalasit, maskarait dhe e fytyrës së urryer Konstandin Micotaqi, kryeministri i Greqisë. Mbi gjysmë milioni shqiptarë u riatdhesuan të rrahur e të keqtrajtuan, të lënë pa bukë pa ujë, por pati edhe shumë të vrarë. Nuk dihet shifra po janë me mijëra emigrantë shqiptarë të zhdukur në Greqi pa lënë gjurmë. Sa për kujtesë atë kohë botoja në Athinë gazetën e parë në gjuhën shqipe në Greqi “Egnatia”, 1993-1995 dhe isha në korrent të gjithçkaje që trajtonte media greke në lidhje me emigrantët. As dhe një mbrojtje e vetme nga ana e qeverisë që drejtonte Aleksandër Meksi nuk u shfaq. Atë kohë për të tërhequr vëmendjen e politikës e të shtetit për fatin e emigrantëve shqiptarë në Greqi botova shkrimet “Emigracioni dhe Diplomacia” si dhe “Emigracioni dhe politika”. Por qeveria atë botë kishte probleme të tjera, që të shiste për një copë bukë çdo gjë që kishte mbetur si trashëgim nga ekonomia e përbashkët socialiste. Ndërkohë që shkatërronin prisnin çekun e bardhë që nuk erdhi kurrë. Gjasat janë që edhe atë kohë, me euforinë e asaj vizite të dështuar me ujë grek nën rrogoz, Aleksandër Meksi të këtë takuar edhe plot njerëz te kallëpit të Tito Johalas ndaj dhe ka aq nderim për të, duke e quajtur as më pak e as më shumë por “albanolog” në vend që ta quante albanofob.

Rrugë pa krye! Cili meriton të jetë udhëheqës i Kosovës?

$
0
0

Nga Lis Bukuroca

 

Unë jam në gjendje të vështirë. Nuk kuptoj as politikën e qeverisë, por as të opozitës. Sa herë të mendoj se duhet rrëzuar qeveria, pastaj pyes veten, kush duhet të qeverisë: Fatmir Limaj që në kohën e tij si ministër u zhdukën diku 300 milion euro, Jakup Krasniqi që deri sa pat funksion bashkëveproi me Thaçin, Haradinaj për vëllanë e të cilit dëgjohen shumë storje të tmerrshme apo, Albin Kurti, që ndezë objekte, shkatërron makina e thyen xhama?!

Cili meriton të jetë udhëheqës i Kosovës?

Jam shumë i vetëdijshëm se kjo qeveri po negocion jo për vete, por për të mundësuar aderimin e Serbisë në BE. Ky nuk është qëndrim i keq, por kur flijon interesat nacionale, po. Qeveria e Kosovës nuk i vuri asnjë kusht Serbisë për bisedime, thua se se Serbia kishte bërë një piknik me shqiptarët e Kosovës, e jo një luftë barbare, madje duke sekuestruar edhe mbetjet e mijëra shqiptarëve nëpër varre të përbashkëta në Serbi.

Natyrisht Serbia nuk ka asnjë interes t’i kthejë tani. Kjo do ta dëmtonte imazhin e saj. Por, qeveria Kosovës, nuk është dashur të sillet thua se është fjala për mbetje të kafshëve dhe pa kthimin e tyre, pa marrë parasysh trysninë e Perëndimit, as që është dashur të ulet në tryezën e bisedimeve. Këtë ka bërë Thaçi duke shpresuar se fiton simpati në botë dhe shpëton nga gjykata dhe pataten e nxehtë, e hodhi në duart e marionetës serbe, Isa Mustafës. Ia solli fati për herë të dytë të angazhohet për Serbinë. Tani jo me ndihmën e Millosheviqit, por të Thaçit, drejtorit politik të UÇK-së!

Sikur të kishim shtet ligjor, krejt elita politike kosovare, do të gjendej në burg, për: abuzim detyre, pasurim jashtëligjor, korrupsion, tradhti, por ndoshta edhe për kriminalitet.

Ajo që mund të konstatohet në këtë gjendje kaotike – ku qeveria meriton rrëzimin, por opozita nuk meriton pushtetin – është gjendja ideale dhe çasti i volitshëm për një parti të re. Një parti me orientim të qartë europian dhe me angazhim të qartë për shtet ligjor: për barazi gjinore dhe për të drejta e fëmijëve, të cilat në Kosovë as nuk merren seriozisht. Gati askush në Kosovë nuk beson në atë që shkruan në Kushtetutë, por në atë që ka mësuar në shtëpi. Kjo gjendje na bën popull jo-shtetformues, me bindje fisnore, jo ligjore.

Tani për tani me fjalë apo me statute partiake, partitë kosovare kanë orientim europian, por praktikisht, asnjëra. Krejt ndërtimin e brendshëm e kanë fisnor si partitë në disa vend të Afrikës, ku popujt ndahen në fise. Partitë tona janë parti hibride, zvarritëse, pa kurriz, që sillen e mbështillen rreth atyre që japin para dhe urdhra. Edhe koalicionet nuk janë parimore. Ato nuk kanë programe partiake për të realizuar, por urdhra. Ata, nënshtrimin e tyre, e përkthejnë si konsultime me miq.

Rrezikun tjetër që ka përgatitur Kosovës kjo qeveri me nënshkrimin klandestinë të Zajednicës pa marrë lejen e Kuvendit, është, se me anulimin e asaj Autonomie, veriu nuk do të mund më të integrohej në shtetin e Kosovës. Katundet serbe dhe gjysma e Mitrovicës do të ndjeheshin humbës.

Pra, pa luftë, serbet nuk do të mund të integrohen brenda shtetit të Kosovës. Luftën nuk do ta lejonte Perëndimi dhe në fund, Autonomisë serbe në Kosovë, do t’i bëjnë ndonjë makijazh, që nuk trazon serbet dhe aprovohet. Europa nuk do të lejonte që Serbia të humbë edhe një herë. Kanë ndryshuar raportet në botë. Ka ndryshuar edhe qëndrimi jonë ndaj Perëndimit. Ka ndryshuar qëndrimi ndaj nesh. Në botë perceptohemi edhe si popull mosmirënjohës. Praktika po tregon realitetin. Mendimet tjera, janë deklarata kurtuazie. Nga kjo krizë mund të na nxirrte vetëm SHBA, por as kjo nuk mund më të pritet.

Insistimi i Europës që të mbeten në pushtet Thaçi dhe Mustafa, (ky bashkim i çuditshëm sigurisht ka qenë edhe urdhër i tyre) është si këmbëngulja e dikurshme e Millosheviqit për Rrahman Morinën. Europa është e bindur se me këta dy, mund të realizojë qëllimet e veta për paqe në Ballkan, por me një Serbi armiqësore, do të jetë një stabilitet i brishtë dhe i përkohshëm.

Nëse lexohet letra e Ibrahim Kelmendit, bashkëpunimi qysh në fillim i Hashim Thaçit me shërbimin sekret francez, atëherë mund të kuptohet profilizimi tij, mund të vërehet ndikimi francez në shpërfilljen e veriut pas përfundimit të luftës, kur ka mundur të mbrohet dhe natyrisht, edhe nënshkrimi i autonomisë. Ibrahim Kelmendi në faqen e vet në facebook shkruan për spiunin francez, që ishte i martuar me një serbe dhe nga Franca kishte shkuar për ta mësuar gjermanishten në Cyrih, ku mësonte Hashim Thaçi dhe ku bëhen miq.

Ta mësosh gjermanishten në Zvicër, është sikur ta mësosh gjuhën shqipe në Tetovë. Jo se gjermanishtja nuk mund të mësohet aty, por zakonisht ata që kanë mundësi, çfarë ka pasur edhe spiuni francez, shkojnë aty ku flitet ajo gjuhë edhe fonetikisht drejt. Ndaj pohimeve të Ibrahim Kelmendit reagoi edhe Bardhyl Mahmuti, që tregoi për raportet negative që dërgonte Arnaud Danjean pas çlirimit mbi Kosovën dhe UÇK-në në Francë dhe grindjen që kishte pasur me të, por, duke refuzuar të marrë pjesë në ndriçim tutjeshëm me arsyetimin se kjo dëmton vendin. Shkurt, Arnaud Danjean, ishte shok i Hashim Thaçit, por mendim negativ për të ka Ibrahim Kelmendi dhe Bradhyl Mahmuti, që parapëlqen të mos flitet për këto. Shkrimi i Ibrahim Kelmendit dhe reagimet e Bardhyl Mahmutit, mund të lexohet këtu:

Ibrahim Kelmendit shpreh një frikë të madhe për ardhmërinë e Kosovës në rast të marrjes së vendeve kryesore të shtetit nga dy marioneta, siç i përkufizon ai Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën. Kjo është dilema: si të durohen në pushtet këta dhe ku të gjendet politikan kosovar, që lufton për interesa nacionale dhe që pranohet edhe nga Perëndimi? Për të dalë nga kjo udhë pa krye, duhet një parti e re, në rastin ideal, që udhëhiqet nga një grua. Partia e re mirëpo nuk do të ketë kohë për të ndryshuar gjendjen e krijuar dhe deri në profilizim, do të përfundohet si Zajednica, ashtu edhe rikufizimi me Malin e Zi.

Si do që të jetë, në krejt vendimet e Thaçin lexohen edhe motivet; si tek shitja e ndërmarrjeve, ashtu edhe tek shpërfillja e dëmit të përjetuar nga Serbia, deri tek financimi me një milion euro i një televizioni privat antikombëtare, që përmendi Milaim Zeka.

Duke gjykuar gjakftohtë, atëherë mund të thuhet se Perëndimi nuk do të lejojë rrëzimin e tyre para se të përfundohen ato çështje të hapura. Garantues për realizimin qoftë edhe me shkelje të pjesshme të Kushtetutës, janë pikërisht ata dy. Pas përfundimit të atyre projekteve, do të hiqet dorë si nga Thaçi, ashtu edhe nga Mustafa. Do të jenë të konsumuar deri në palcë dhe nuk do t’i nevojiten më askujt.

Katapultimi i Thaçit në poltronën e presidencës, do të jetë notë pozitive, vlerësuese për Zajednicën dhe demarkacionin me Malin e Zi, në mes të tjerash.


Shoqata Kulturore ILIRIA në bashkëpunim me Shkollën shqipe në Treviso (Itali), organizon

$
0
0
ORË LETRARE
Shoqata Kulturore ILIRIA në bashkëpunim me Shkollën shqipe në Treviso, në kuadrin e ditëve të krenarisë kombëtare “Flaka e Janarit”, me 31 janar 2016 në Paderno (Treviso-Itali), duke filluar nga ora 14,00 organizon ORE LETRARE, me poezi nga krijues të rinj dhe emra të njohur të poezisë shqiptare nga diaspora dhe trojet etnike.
I ftojmë të gjithë krijuesit e poezisë shqipe, që pjesëmarrjen në këtë aktivitet poetik ta konfirmojnë më së largu deri me 25 Janar 2016-të. Po ashtu, i njoftojmë të gjithë krijuesit, se ORA LETRARE nuk ka karakter garues.
Konfirmimi i pjesëmarrjes së poetëve me renome kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë aktivitet, përveçse e nderon e pasuron aktivitetin poetik të mërgatës sonë.
Pjesëmarrësit e interesuar paraqitjen mund ta bëjnë në adresë elektronike, në postë private të facebookut, si dhe në numrat e telefonit (të poshtë shënuar).
Me nderime:
Këshilli organizativ i Orës letrare
- Beqir Cikaqi, krijues (+39 329 327 0628)
- Florim Zeqa, publicist (+39 327 947 2443)
- Mardena Kelmendi, poete (+39 349 280 5776)
Email: shoqatailiria@libero.it & Facebook: Shoqata Kulturore ILIRIA Treviso

Tracey arrin në Australi

$
0
0

Tracey Curtis- Taylor, aventurierja britanike 53-vjeçare ka përmbushur flutuerimin fluturimin e saj epik 13 mijë milje nga Britania drejt Australisë.

Me avionin e saj të 1942, Boeing Stearman Spirit of Artemis, u nis nga Farnboroguh, Hampshire në tetor. Ajo ndoqi gjurmët e pioneres së fluturimit Amy Johnson në vitet 1930, e cila fluturoi në 23 vende dhe bëri 50 ndalesa.

Pasi u ul në Sidnej, Tracey shkruan në Tvvitter se është fundi i një “aventure të madhe”.

Duke folur për AFP-në pas udhëtimit të saj tre mujor, Curtis- Taylor bëri shaka duke thënë se ‘i duhet të pijë diçka’.

“Të pilotosh diçka të tillë, të nivelit të ulët, në gjysmën e botës duke parë vendet më të njohura, gjeologjike, etj., është pamja më e mirë në botë. Është aventura më e mirë në botë”, ka thënë 53-vjeçarja

Epoka e re e njerëzimit

$
0
0

Ka pak dyshime tashmë që të provojnë të kundërtën; njerëzimi ka hyrë në një moshë të re gjeologjike.

Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një panel ndërkombëtar shkencor, i ngarkuar me detyrën e përcaktimit të asaj që njihet si antropogjene. Aktiviteti i njeriut do të vërehet tek shkëmbinjtë e Tokës edhe pas miliona vitesh, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët janë duke punuar për të realizuar një klasifikim formal të epokës së re. Ka një diskutim ende të hapur për këtë. Disa anëtarë të panelit shkencor mendojnë se epoka e re ka nisur në pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa të tjerë e shtyjnë këtë datë deri tek revolucioni industrial.

Grupi i parë argumenton bindjen e vet duke deklaruar se në dekadën e parë pas Luftës së Dytë Botërore, njerëzimi njohur një zhvillim të shpejtë falë zhvillimit të teknologjisë përpunuese të aluminit dhe plastikës.

Gjithashtu, në këto vite u kryen testimet e para termonukleare që kanë shpërndarë elemente radioaktive në gjithë globin. Prania e këtyre elementeve, sipas shkencëtarëve, do të jetë e dukshme edhe pas mijëra viteve.

Raporti i grupit të shkencëtarëve “Antropocene Ëorking Group” është publikuar në revistën “Science”, si një mendim paraprak. Për një raport final duhet pritur edhe pak kohë.

Pjesa më e madhe e shkencëtarëve e interpretojnë si një gjetje të ndërmjetme, ku elementi kryesor është ndikimi i aktivitetit njerëzor në planetin tonë.

“Raporti synon të pasqyrojë shkallën e ndryshimeve të ndodhura në planet si pasojë e dorës së njeriut”, shpjegoi Colin Ëaters, pjesëtar i grupit.

Sipas tij, synimi është të përcaktohet nëse ndryshimet janë mjaftueshëm dalluese nga Epoka Halogjene.

Paneli i shkencëtarëve që po punon për këtë çështje përbëhet nga 37 pjesëtarë, që të gjithë emra të njohur në fusha të ndryshme.

Mona Lisa tashmë mund të “shikohet” edhe nga të verbërit

$
0
0

Edhe të vërbërit mund të shijojnë artin falë ndihmës së teknologjisë 3D. Projekti me emrin “Unseen Art” po krijon mundësinë që çdo njeri në botë të “shohë” veprat më të famshme të artit.

Kompania është një platformë “online” që prodhon replika 3D të kryeveprave botërore që mund të preken nga personat e verbër.

“Ka shumë persona në botë që vetëm kanë dëgjuar për Mona Lizën dhe nuk kanë mundësi ta shohin atë. Tashmë, këta njerëz e kanë këtë mundësi”, thotë një nga themeluesit e kompanisë.

Mona Lisa e Leonardo da Vincit është vepra e parë e printuar në 3D.

iPhone 7, i papërshkueshëm nga uji

$
0
0

iPhone i ardhshëm do të jetë në treg vjeshtën që vjen, pra pas shumë muajsh, ndërsa në rrjetet sociale prej kohësh qarkullojnë edhe zërat për karakteristikat.

Sipas faqes Fast Company, iPhone 7 mund të jetë i papërshkueshëm nga uji dhe ushqehet edhe me wireless, pra pa kabllo.

Zëra të tjerë flasin dhe për mungesën e vendosjes së kufjeve, për të cilën ka nisur dhe një peticion në rrjet.

Sipas kësaj faqeje, të papërshkueshme nga uji do të jenë skeda mëmë dhe pjesët elektronike të smartphone.

Përsa i përket ‘jack’, Apple duhet të përdorë kufje me Bluetooth. Dhe për këtë ka një peticion ndaj shtëpisë së Kupertinos, për të bërë një hap pas, të firmosuar deri tani nga 200 mijë persona

“The Revenant” triumfon në “Golden Globes”

$
0
0

Filmi i fundit i Leonardo Di Caprios, “The Revenant”, ka triumfuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, duke fituar çmimin e filmit dramatik më të mirë, ndërkohë që vetë DiCaprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë, ndërsa Alejandro G Inarritu fitoi atë të regjisorit më të mirë.

Filmi “The Martian” i Ridley Scott fitoi çmimin e filmit më të mirë komedi ose muzikal.

Aktorja më e mirë u shpall Brie Larson, ndërsa Jennifer Lawrence fitoi çmimin e aktores më të mirë në një film komedi.

Lista e plotë e fituesve të Golden Globes:

Filmi më i mirë – The Revenant

Filmi më i mirë komedi ose muzikal – The Martian

Aktori më i mirë – Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Aktorja më e mirë – Brie Larson (Room)

Aktori më i mirë në një film komedi ose muzikal – Matt Damon (The Martian)

Aktorja më e mirë në një film komedi ose muzikal – Jennifer Lawrence (Joy)

Aktori më i mirë joprotagonist – Sylvester Stallone (Creed)

Aktorja më e mirë joprotagoniste – Kate Winslet (Steve Jobs)

Regjisori më i mirë – Alejandro G Inarritu (The Revenant)

Skenari më i mirë – Steve Jobs

Filmi më i mirë i animuar – Inside Out

Filmi më i mirë i huaj – Son of Saul

Kolona zanore më e mirë – Writing’s On the Wall (Sam Smith – Spectre)

 

 

 

Ndërron jetë legjenda e muzikës, David Bowie

$
0
0

Këngëtari i famshëm David Bowie ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, regjisori Duncan Jones, nëpërmjet një komunikate për mediat.

“David Bowie ndërroi jetë në paqe sot, i rrethuar nga familjarët e tij, pas një beteje të guximshme 18-mujore me kancerin”, lexohet në komunikatë.

Këngëtari kishte nxjerrë në treg albumin e tij më të ri ditën e premte, ndërsa performanca e tij e fundit “live” ka qenë në Nju Jork, në një koncert bamirësie në vitin 2006.

David Bowie është bërë i famshëm në vitin 1972 me “The Rise and Fall of Ziggy Stardust” dhe “Spiders From Mars”. Këngët e tij më të njohura përfshijnë “Let’s Dance”, “Space Oddity”, “Heroes”, “Under Pressure”, “Rebel, Rebel, Life on Mars” dhe “Suffragette City”.


Vërshimet kjo sëmundje kronike e jona

$
0
0

Nga Ylber Vokshi

 

“As zoti nuk të ndihmon nëse ti se respekton vetveten ”
        Fjalë e vjetër popullore

Me vite me radhë po apeloi,tek organet shtetërore të nivelit lokal (Komunat) dhe ati qendror(MMPH),për të punuar dhe ndërmarrë masa adekuate në teren, që të mos kemi vërshime të shumta pothuaj në të gjitha anët e Kosovës dhe Shqipërisë. Si nuk u mbush mend kjo shoqëri,të cilës për çdo vjet po iu përsëritën vërshimet, nuk po ndërmerr masa adekuate preventive që sado pak të parandalohen dëmet të mëdha që po i shkaktohen? Si duket kjo është kthye në sëmundje kronike e cila po na përsëritet çdo vit,varësisht se në cilat zona ka të reshura ma të shumta,e disa zona këtë dukuri e kanë të garantuar sa herë bien shi ma gjatë se një ditë.
Është çështje tjetër nëse vërshimet janë si pasojë e disa dukurive apo fenomeneve natyrore,ato ndodhin rrallë dhe trajtohen si fatkeqësi natyrore të dimensioneve të mëdha, në ato raste faktori njeri është i pa fuqishëm dhe vepron vetëm si preventivë,ku kërkohet edhe ndihma e bashkësisë ndërkombëtare. Por vërshimet e viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri janë pasojë ekskluzive e faktorit njeri që rezulton me dëme të mëdha materiale në pronat private dhe shoqërore,të cilat gati asnjë organ shtetëror nuk i kompenson. Që të jetë ironia ma e madhe asnjë shtab komunal i emergjencave nuk posedon fonde materiale për raste të tilla, dëmet materiale  nëpër disa komuna janë të rëndomta për çdo vit.
Janë brengosëse raportet nga tereni këtyre ditëve kur pati të reshura të pa ndërprera dy ditore të shiut,me pasojat të mëdha në rrethet dhe vendbanimet e Malishevës,Shtimes,Lipjanit,Drenasit, Suharekë dhe disa rretheve tjera në Kosovë dhe në shumë rrethe në Shqipëri. Ishte tregues interesant prononcimi i një banori të Babushit të Muhaxhirëve të Lipjanit i cili tregoi se këto përmbytje në fshatin e tyre janë si rezultat i hedhjes së dheut të tepërt nga punimet në autostradën në ndërtim për Shkup. Zyrtari i shtabit emergjencave të Lipjanit konfirmoi se ketë vit dëmet ishin ma të vogla se vitin e kaluar,pasi është punuar diçka në pastrimi e shtratit të lumenjve.
Kjo e tregon një të vërtetë të hidhët se me Planifikim Hapësinor dhe Urban      profesional të territorit të komunave apo rretheve, me rregullimin e shtretërve të lumenjve,prrockave apo kanaleve kulluese, ne mundemi me e parandaluar rrjedhën e pakontrolluar të ujërave,daljen e ujit nga shtrati që rezulton me  vërshime, duke shkaktuar dëme të mëdha në tokat me të mbjella,depo,objekte pune dhe banimi,auto rrugë etj.  MMPH kur detyrohet del në opinion me të dhëna se për vitin 2016 ka ndarë 1.2 milion euro,sa janë të mjaftueshme këto mjete në situatën e krijuar që 17 vite ?
Një dukuri shqetësuese është eksploatimi i pa kontrolluar i zhavorrit,ndërtimi i kapaciteteve për përpunimin e tij (seperacioneve) mu në shtratin e lumenjve ,shtrati i tyre degradohet skajshmërisht dhe ndikon direkt në mjedisin jetësor,gjegjësisht në rrjedhën normale të ujit i cili është i detyruar të  del nga shtrati dhe të vërshoi. Hedhja e mbeturinave në lumenjtë tonë,që i trajtojmë si kosh plehrash, ku mundesh të hedhësh gjithçka, është dukuri normale,kjo ngjet edhe në zonat urbane të qyteteve tona e askush nuk reagon,edhe se ngushtimi i shtratit të lumenjve tona është një prej shkaktarëve kryesor të përmbytjeve. Erozioni natyror, si dhe ai i shkaktuar me veprimet tona të pa përgjegjshme me prerjen e drunjve në brigjet e tyre,askënd nga organet shtetërore nuk i  brengos.
Një çështje është shumë e qartë,nuk është fjala vetëm për reshje të mëdha shiu,edhe përpara ka pasur të reshura shiu dhe bore, por edhe për pasojat e abuzimit dhe ndërtimit pa kritere mbi shtretërit e lumenjve,tokë që është në pronësi të lumenjve e jo të atyre ndërtimeve që gjithsesi duhet larguar pasi ato paraqesin raste klasike të ndërtimeve pa leje gjegjësisht të uzurpimit të tokës shtetërore. Me fjalë tjera ne duhet të ballafaqohemi me të gjitha veprimet tona të pa ligjshme,pa rregulla teknike dhe urbane me këso ndërtime, pasi që një pjesë e dëmeve të sotme janë pasojat që i paguajmë dhe do vazhdojmë t’i paguajmë ende për disa kohë .
Ajo çka është shqetësuese janë ndërtimet e reja me leje ndërtimi. Se si neve ndërtojmë dhe i kontrollojmë (mbikëqyrim) ato në fazën e eksploatimit,kemi edhe raste konkrete ku janë investuar,shpenzuar mjete të mëdha materiale me vlera milionëshe,si janë rastet e autostradave nga Prishtina në drejtim të Shkupit dhe Pejës,të cilat në disa pika bllokohen për komunikacion gjatë përmbytjeve rregullisht.
Të vetmen punë që dimë të bëjmë ne janë vizitat e udhëheqësëve politik në zonat e vërshuara,formimet e “Komisioneve për vlerësim”,për të kërkuar mjete nga niveli Qendror. I tërë ky ritual mbet zakonisht vetëm me kërkesa në letër,e të dëmtuarit detyrohen që me mjetet e veta apo të huazuara të bëjnë sanimin e gjendjes në pronat e tyre.
Shtrohet pyetja e logjikshme deri kur kështu,edhe sa do vazhdoj indiferenca e institucioneve përgjegjëse, natyra rregullisht po na ndëshkon.  Dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë shumë ma të mëdha se sa masat e nevojshme për parandalimin e vërshimeve. Prapë më duhet të përsërisë për të satën herë një veti të “trashëguar”që moti,se të gjithë ne dimë të ankohemi kur ngjajnë vërshimet,rrëshqitjet e dheut,sa herë që bien shi,borë apo fryn ndonjë erë ma e fortë. Këso rastesh kemi pa numër pasi nuk është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike dhe ato të Planifikimit Hapësinor dhe Urban-Rural.
Dashtë zoti mos të kemi ndonjë katastrofë ma të madhe se atëherë do të “vetëdijesohemi” se si jemi duke punuar dhe vepruar.

 

Autori eshte Arkitekt

 

 

 

Marrëzi apo hipokrizi politike ?

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Strumbullari i ngulfatjes së zhvillimit ekonomik është keqqeverisja e vendit
Strukturat e kriminalizuara dhe të korruptuara politike të instaluara në Qeveri kanë uzurpuar dhe monopolizuar jetën institucionale në vend
Nëse nuk ndërmerren veprime për parandalimin e uzurpatorëve të shtetit, këta nuk do të ndalen vetë, do të vazhdojnë të shfrytëzojnë djersën tonë, të pinë gjakun tonë edhe për 16 vite të tjera
Ndikimi i fuqishëm i partive në pushtet ndaj institucioneve të pavarura, si: drejtësia, policia, arsimi, shëndetësia, etj., ka bërë që edhe institucionet më kredibile të vendit të humbin besimin tek qytetarët e vendit.
Shkaqet e moszhvillimit ekonomik të vendit tonë janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato politike, subjektivizmit njerëzor, faktorëve ndërkombëtar, por mbi të gjitha strumbullari i ngulfatjes së zhvillimit ekonomik është keqqeverisja e vendit. Janë strukturat e kriminalizuara dhe korruptuara politike të instaluara në Qeveri, që kanë uzurpuar dhe monopolizuar jetën institucionale në vend.
Buxhet vetëm për të pasurit
Ashtu si në Qeverinë e kaluar, edhe në vazhdimin e saj, buxheti i shtetit për këtë vit garanton mirëqenie vetëm për të pasurit, pushtetarët dhe mbështetësit e tyre, përderisa shumica e popullatës vazhdojnë të mbeten të varfër dhe të harruar nga shteti.
Pothuajse gjysma e buxhetit edhe këtë vit do të shkojë për autostradat, afërsisht gjysma tjetër për “mirëmbajtjen” e Qeverisë megalomane me 21 ministri, përderisa më pak se çereku i buxhetit mbetet për “zhvillimin” (varfërimin) e mëtutjeshëm të sektorëve primarë të shtetit!
Ndërtimi i autostradave shkon në funksion vetëm të njerëzve të pasur, përderisa të varfrit, autostradat mund t’i shikojnë vetëm në televizor, apo ata që kanë privilegjin të jenë afër autostradave mund t’i shikojnë nga shtëpitë e tyre, veturat luksoze të të pasurve dhe eskortat qeveritare duke lëvizur me shpejtësi të madhe para syve të tyre sikurse në filmat e Hollywood-it!
Gjatë miratimit të buxhetit (të varfërisë) për vitin 2016, në kuvendin e improvizuar të Republikës së Kosovës, u pa qartë se fjala nuk është për ndryshim, por vetëm për vazhdimin e mjerimit politik dhe social në vendin tonë.
Pushtetarët, përderisa kanë para për mbajtjen e një Qeverie megalomane, një, më falni dy kryeministra me 3 zv.kryeministra, 21 ministri, mbi 50 zv.ministra, me qindra këshilltarë dhe mijëra të punësuar në Qeverinë më të madhe në Evropë, si mund të mos kenë para, së paku për rritjen e asistencës sociale për shtresat e popullatës me varfëri të skajshme!
Deri këtu ka arritur shkalla e mjerimit dhe marrëzisë politike në vendin tonë!
Nuk e di edhe çka duhet të ndodhë më shumë në vendin tonë sesa që është duke ndodhur, që më në fund populli të vetëdijesohet, për ta rrënuar këtë klasë të shëmtuar politike, që shpërdoruesit e pushtetit, hajnat, vrasësit, plaçkitësit të vihen para drejtësisë!
Uzurpimi i shtetit
Nëse nuk ndërmerren veprime për parandalimin e uzurpatorëve të shtetit, këta nuk do të ndalen vetë, do të vazhdojnë të shfrytëzojnë djersën tonë, të pinë gjakun tonë edhe për 16 vite të tjera.
Të thuhet se opozita po proteston për të ardhur në pushtet, është krejt gjë normale, por të thuhet se opozita, protestën po e bën me qëllim të pengimit të krijimit të Gjykatës Speciale, përveçse e pasaktë, është edhe absurde, sepse krijimi i saj nuk varet nga vullneti pushtetarëve e as i opozitarëve tanë, ngase janë instanca tjera ndërkombëtare që kanë vendosur krijimin e një gjykate të tillë, andaj deklaratat e tilla të pushtetarëve janë insinuata, që për qëllim kanë mashtrimin dhe manipulimin e opinionit vendor.
Nëse ndokush pritet të përballet me këtë Gjykatë, janë në radhë të parë pushtetarët aktualë, pastaj vijnë në shprehje të supozuarit e tjerë. Këto fjalë të padëshiruara për shtresat e privilegjuara të pushtetit, duhet të jenë kushtrim për shtresat e varfra dhe të nëpërkëmbura nga pushteti i këtyre viteve të pas”pavarësisë” në Kosovë.
Kërkohet distancimi i elektoratit rugovian nga Isa Mustafa
Krejt në fund i kam edhe dy-tri fjalë për disa LDK-ista, që janë me zemër e me shpirt rugovian. Nëse e mendoni ta ndalni trendin e keqqeverisjes së vendit, korrupsionin dhe krimin e organizuar, parandalimin e së keqes më të madhe për vendin, siç është “Zajednica”, urgjentisht duhet të distancoheni nga veprimet antikushtetuese të liderit të partisë, Isa Mustafa, shkelësit të 22 neneve të Kushtetutës së vendit.
Ta mbrosh sot Isa Mustafën në pushtet, do të thotë; ta mbrosh keqqeverisjen tetëvjeçare të Hashim Thaçit, do të thotë ta mbrosh krimin e organizuar dhe korrupsionin, ta ndihmosh ndarjen etnike të vendit!
Vazhdimi i mbajtjes në krye të qeverisjes së vendit dhe të LDK-së, të një njeriu që rrënoi vlerat demokratike në subjektin simbol të demokracisë së vendit tonë, është gjëja më e keqe e mundshme dhe më e shëmtuar njëkohësisht.
Fundja, të hezitosh apo të qëndrosh indiferent ndaj rrezikimit të tri shtyllave kryesore të filozofisë politike rugoviane; Liri-Pavarësi -Demokraci, që janë shtyllat bazike të një shteti të lirë dhe demokratik, përveçse shkurtpamësi politike, janë hipokrizi dhe marrëzi njerëzore njëkohësisht.

Shqiptarët dhe orientimi i tyre

$
0
0

Nga Xhelal Zejneli

 

Shqiptarët

  • Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste;
  • Dënojnë bolshevizmin dhe stalinizmin;
  • Nuk e mbështesin sistemin dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;
  • Janë kundër qeverisjes autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;
  • Janë kundër sistemit monist;
  • Mbështesin pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;
  • Mbështesin ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;
  • Mbështesin ndërtimin e shoqërisë civile;
  • Mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut;
  • Mbështesin lirinë e fjalës dhe shtypin e pavarur;

* * *

  • Duhet të forcojnë dhe të ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;
  • Duhet t’i intensiikojnë veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri – veprimet e paligjshme, trafikimi i qenieve njerëzore, i armëve, i lëndëve narkotike, korrupsioni, pasurimi brenda natës, partizimi dhe politizimi i institucioneve publike, nepotizmi, imoraliteti, abuzimet gjatë procesit zgjedhor etj.;
  • Duhet të veprojnë për eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;
  • Duhet të angazhohen për parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për të lënë vatrat dhe për të emigruar në vendet perëndimore;
  • Duhet të dinë se individi, familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë të ndershme;
  • Duhet të rrisin përgjegjësinë në punë;
  • Duhet të përcjellin arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të informatikës, të mjekësisë etj.;
  • Duhet t’i përfshijnë në procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;
  • Duhet të dinë se në shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;
  • Duhet t’u kushtojnë rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;
  • Duhet të dinë se copëtimi i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me hienat serbe, greke, malazeze dhe maqedono-bullgare;
  • Duhet të dinë se ngecja e tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;
  • Duhet të dinë se për ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;
  • Duhet t’i tregojnë botës se janë popull historik dhe popull politik;
  • Duhet të manifestojnë kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;
  • Duhet të jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;
  • Duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;
  • Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë politikanë idealistë;

* * *

  • Lidhjet me papatin e Romës, të vendosura në kohën e Skënderbeut, i kultivojnë sot e kësaj dite;
  • Mbështesin miqësinë dhe partneritetin strategjik me ShBA-në;
  • Mbështesin integrimin në strukturat euro-atlantike – në NATO dhe në BE;
  • Kundërshtojnë fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;
  • Janë popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos gjermanëve asnjë hebre;
  • Çmojnë lartë qëndresën e Skënderbeut ndaj mësymjeve osmane;
  • Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim të egër;
  • Çmojnë lartë figurën e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit;
  • Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe rilindësit;
  • Çmojnë lartë Vlorën e vitit 1912;
  • Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë të cilët, që nga Lajbnici deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore shqiptare;
  • Janë shembull në botë, i harmonisë ndërfetare;
  • Çmojnë lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;
  • Nuk njohin flamur tjetër pos shqipes me dy krerë;
  • Nuk njohin himn kombëtar tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;
  • Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;
  • Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftën e 2001-shit;
  • Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bojanovc, Medvegjë);
  • Mbështetën ndërhyrjen ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;
  • Mbështetën me luftë dhe sakrifica [lirimin e Kosovës;
  • Mbështetën me entuziazëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës;
  • Vlerësojnë lartë simbolin e qëndresës kombëtare – Adem Dema[in;
  • Vlerësojnë figurën e Ibrahim Rugovës, si pjesë e historisë së [lirimit të Kosovës;
  • Çmojnë lartë komandantin legjendar Adem Jasharin dhe përulen para sakrificës së tij për lirinë e Kosovës;

* * *

  • Krenohen me nobelisten Nënë Terezë;
  • Çmojnë lartë figurën e Eqrem Çabejt, babait të gjuhës shqipe;
  • Çmojnë lartë shkrimtarin gjenial – Ismail Kadarenë, të përkthyer dhe të botuar në dhjetëra gjuhë të botës;
  • Vlerësojnë nobelistin Ferid Muratin;
  • I kanë dhënë skenës së teatrit evropian një aktor si Aleksandër Mojsiu; më të madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit – Xhon Belushin; Odiseun shqiptar – Bekim Fehmiun;

* * *

  • Mbështesin bashkimin kombëtar;
  • Janë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon;
  • E dinë se rrethohen nga fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;

  • Nuk do të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin ndaj shqiptarëve;
  • Kundërshtojnëpolitikën antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;
  • Nuk janë të drejtuar nga orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;
  • Nuk funksionojnë me sistem oriental të vlerave – arabe apo persiane;
  • I takojnë Evropës dhe janë pjesë e familjes së popujve të kontinentit;
  • Janë popull properëndimor.

 

Xhelal Zejneli

 

 

 

Askush si ai më parë, Messi fiton “Topin e Artë” për herë të pestë

$
0
0

Është sërish Lionel Messi, për herë të pestë, fitues i “Topi të Artë”. Në ceremoninë gala të organizuar në Zyrih, argjentinasi u kurorëzua si futbollisti më i mirë i 2015-s, pas votimit të gazetarëve, të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare.

Në garë për futbollistin më të mirë për vitin që lamë pas ishin Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, si dhe braziliani Neymar.

Në fakt, lajmi se Messi ishte fitues për herë të pestë i trofeut të “Topit të Artë” u publikua ditë më parë nga FIFA në faqen zyrtare të saj, por ai qëndrojë vetëm pak minuta dhe më pas u fshi. Gafë e pabesueshme, por që tashmë rezultoi që lajmi të jetë i vërtetë.

Argjentinasi zhvilloi një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar me Barcelonën, duke arritur të fitojë 5 trofe nga 6 të mundshëm. Ndërsa me Argjentinën, Messi arriti deri në finalen e Kupës së Amerikës Latine, të humbur më pas ndaj Kilit në finale.

Në ceremoninë gala në Zyrih u nda edhe çmime të tjera, ku Carli Lloyd u shpall futbollistja më e mirë për femra. Goli më i bukur për vitin që lamë pas u zgjodh ai i shënuar nga Wendell Lira.

Trajneri më i mirë: Luis Enrique, Barcelona.

Trajnerja më e mirë për femra: Jill Ellis, trajnere e Shteteve të Bashkuara.

FIFA Fair Play: Të gjitha organizatat e futbollit që mbështetën refugjatët.

Ekipi më i mirë për vitin 2015: Manuel Neuer; Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves; Andres Iniesta, Luka Modric, Paul Pogba; Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo.

/ Top Channel

 

 

 

Krimet serbe ne komunen e Kamenices

$
0
0

Nga Faton Krasniqi

Gjatë periudhës 1998-1999 si në çdo komunë të Kosovës edhe në komunën e Kamenicës, ushtria, policia shtetërore serbe si dhe njësitë paramilitare serbe vranë, masakruan, terrorizuan, përdhunuan, dhunuan, ndoqën nga shtëpitë e tyre qytetarët e komunës së Kamenicës. Kulminacionin e dhunës, terrorit ushtria dhe policia shtetërore serbe e arriti më 11 maj 1999. Më 11 maj të këtij viti  bëhen plot 17 vite kur qytetarët e komunës tonë ishin në ankthin më të madh të shek. XX.
Ishte 11 maji për jetë a vdekje, ishte çasti të jemi apo të mos jemi, ishte ditë e kobshme, ishte ditë tragjike e historisë tonë kombëtare, ishte dita kur ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë filluan vrasjet, dhunimet, përdhunimet, përndjekjet e qytetarëve tanë nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre, duke filluar nga fshati: Krilevë, Strezoc, Gragjenik, Leshtar, Hodonoc, Rahovicë, Koretin, Topanicë, Hogosht, Kopërnicë, Shipashnicë, Muçivërc, Karaçevë, Petrit, Roganë dhe në fshatrat e Malësisë së Kamenicës.
11 Maji i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e komunës tonë dhunoheshin, torturoheshin, sulmoheshin nën tytat e pushkëve dhe bajonetave të  policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serbë. Qytetarët e komunës tonë u sulmuan barbarisht nga të katër anët, u nxorën me dhunë nga shtëpitë e tyre me të vetmin motiv se ishin shqiptarë etnikë. Më 11 maj të vitit 1999 nga forcat serbe dhe në majin e po atij viti u vranë pabesisht, pafajësish një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë. Më poshtë do të paraqesim regjistrin e të vrarëve të pafajshëm, të pagjeturve dhe dëshmorëve të komunës sonë:

Të vrarë më 11 maj 1999:

1. Ajet Isaku nga  Velegllava (1999)
2. Ismail Ismaili nga  Kopernica (1999)
3. Asllan Thaçi nga Karaçeva e Ulët (1999)
4. Emin Jerliu nga  Dazhnica (1999)
5. Zylfi Kastrati nga  Hogoshti (1999)
6. Nevzat Kryeziu nga   Muçivërci (1999)
7. Ramadan Latifaj nga  Hogoshti (1999)
8. Ahmet Mehmeti nga Gragjeniku (1999)
9. Ismajlhaki Morina nga Hodonoci (1999)
10.  Musa Morina nga  Hodonoci (1999)
11.  Halit Morina nga  Hodonoci (1999)
12.  Mehmet Sabedini   nga Hogoshti (1999)
13. Si dhe Ardian Qarri, djaloshi që u vra në moshën 16 vjeçare, në janarin e vitit 1998 në qendër të qytetit të Kamenicës, njëherit është  viktima  e parë civile e terrorit policor serb e vitit 1998, Ardianin e kisha shok klase në shkollën fillore, polici serb e  vrau në qendër të qytetit.

Të pagjetur ende janë:

1. Murtez Sherifi nga Petriti, i zhdukur në vitin (1999);
2. Fadil Sherifi nga Petrit, i zhdukur në vitin (1999);
3. Më 18 qershor është zhdukur në fshatin serb Stralicë,  një qytetarë shqiptar i fshatit Gërbac i komunës së Medvegjës, sot e asaj dite nuk dihet  për fatin e tij, emrin edhe sot e kësaj dite nuk kemi arritur që t`ia dimë këtij qytetari.
Shpresojmë që trupat e tyre të gjenden sa më parë.
Shteti serb duhet të përgjigjet për krimet, dhunën, përndjekjet, vrasjet dhe terrorin që i bëri ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Po gjatë viteve 1998-1999 u rrahën dhe u malltretuan egërsisht mbi 300 qytetarë kamenicas. Gjatë vitit 1999 ka pasur edhe përdhunime të femrave shqiptare në komunën, por që ky fakt u hesht, u la në harresë, numri i të dhunuarave është i madh, deri tani flitet për 30 femra të dhunuara.

Gjatë vitit 1999 shteti serb në komunën e Kamenicës shkatërroi:

-  202 Shtëpi;
- 107 Objekte Zejtare;
- 2 Xhami;
- 1 Bibliotekë;
- 3 Zyre vendi;
- 1 Shkollë me dokumentacion.

-Ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë gjatë tërheqjes vodhën gjësende dhe inventarë në shtëpinë e kulturës, në shtëpinë e shëndetit tri vetura si dhe pajisje tjera, në objektin e komunës vodhën të gjitha inventarin si dhe të gjitha veturat, në objektin e postës vodhën 4 vetura dhe pajisje tjera të teknologjisë informative, në objektin e KEK-ut vodhën 6 vetura dhe pajisje tjera, në çerdhen e fëmijëve vodhën inventarin dhe një veturë, vodhën inventarë dhe pajisje në objektin e ujësjellësit komunal, në objektin e qendrës sociale vodhën inventarë dhe 2 vetura, në stacionin e autobusëve vodhën inventarë dhe 6 autobusë. Kurse qytetarëve kamenicas ua mori me dhunë afërsisht mbi 100 vetura, pajisje bujqësore, shifra të konsiderueshme parash, ari dhe argjend.
Dëshmorët e komunës së Kamenicës të rënë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e vendit:

1. Isë Kastrati
2. Besnik Maroca
3. Avdi Xhaçku
4. Musli Imeri
5. Xhelal Sopi
6. Agush Isufi
7. Sabri  Krivaça
8. Driton Krivaça
9. Florim Imeri
10.  Arsim Isufi
11. Shemsi Isufi
12. Selver  Kryeziu
13. Emin Kryeziu
14.  Ramadan Kastrati
15. Ramadan Sijarin
16. Rrahim Beqiri
17. Rafet Isufi.
Shteti serb duhet të jap llogari për dëmet njerëzore, shpirtërore dhe materiale.

 

 

 

Viewing all 1727 articles
Browse latest View live