Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

Indiferenca politike është kapitulim para strukturave në pushtet

$
0
0

Nga Skënder Mulliqi


 Jeta pasive politike më së shumti  iu kushton  vendeve në tranzicion. Mos angazhimi në jetën politike  të shumicës sot në Kosovë, ka bërë që të kemi edhe  këtë gjendje të keqe të rrjedhave ekonomike  dhe proceseve politike.Indiferenca politike është  kapitulim para atyre  strukturave në pushtet. Nese bisedojmë më njerëz të kategorive të ndryshme shoqërore, secili ka mendime të caktuara politike, është vrojtues  aktiv i të gjithë asaj së çka po ndodhë.Të gjitha këto po mbesin të mbyllura në kokat e tyre, pa kërkuar që të bëhën aktiv në jetën politike, përmes partive politike, ose në forma të tjera të organizimit.   Të sillemi së gjithë ajo çka po ndodhë në mesin tonë nuk na intereson është vetëvrasje e llojit të vet.Partitë politike janë vend ku secili  i shpërfaq jo vëtem bindjet e veta politike, por janë vend ku shprehen edhe interesat e ndryshme . Sjellja apolitike merre   pikëpamje  dogmatike karshi gjithë jetës shoqërore politike.Pasiviteti , apo mos interesimi ndaj  të gjitha ndodhive shoqërore të cilat lidhën më jetën tonë , është egoizmi më i keq i mundshem.Ky pasivitet  edhe po ua mundëson struktrurave të  burokratizuara politike  jetë gjatësinë e tyre. Po ua mundëson  vazhdimin  e keqpërdorimeve  pa frikë së do tu dalë dikush përpara.Nuk mund të kemi  evoluim  pozitiv përsonal e të përgjithshem pa u bë pjesë e jetës aktive politike.Ne jemi ende në fazën e tranzicionit , ku kërkohet prej nesh të japim kontributin  në zhvillimet e gjithëmbarshme shoqërore dhe politike.Sa jemi  të interesuar për mirëqenjën tonë, për aq do të kemi edhe shtet të përparuar dhe demokratik. Që shumë kohë po sillemi në rrethin vicioz,ose edhe po degradojmë në shkallë të gjërë.Na janë krijuar struktura dogamtike të cilat nga lakmia për përfitime përsonale dhe karrieriste kan mbyllur çdo përspektivë të vendit tonë. Çdo ditë po jemi dëshmitarë të prodhimit të aferave të ndryshme politike, për ti shmangur qëllimisht temat esenciale  nga jeta. Strukturat e burakoratizuara politike mbijetojnë  përmes prodhimit të krizave përmanente . Secili prej nesh duhet hequr nga koka iluzionet së vetvetiu bëhët mirë. Mëkati më i madh i kohës është që qorrazi të mendojmë së do të kemi ndryshime pozitive pas gjithë këtyre ndodhive politike .Secili popull duhet ti këtë synimet  e veta për jetë më të mirë, duke hapur përspektiva për gjeneratat e reja.Sikur ia kemi mbyllur vetit rrugët, duke u dorëzuar para kastës politike e cila nuk po punon mirë.Po sillemi në labirintin të cilin  po na servojnë të ‘fortit’ e politikës. Procset politike sidomos kohën e fundit të krizës institucionale  kan shënuar kulminacionin e të të keqës. Pa zgjimin e një vetëdije politike  nuk kemi mundësi ti kapërcejmë problemet e grumbulluara.Orjentimi ynë politik , por edhe i gjithëmbarshem nuk do të duhej të bazohet pas gjithë këtyre dështimeve në këtë strukturë politike.Idiferenca politike na ka qitur jashtë binarëve normal të jetës.Kjo na bën njerëz të mjerë, dhe do të bën që gjithmonë faturat e keqëpërdorimeve  nga kastat politike në pushtet ti paguajmë vetë.Gjithnjë e më shumë po largohemi nga sistemi pluralist , si sistemi më i avansuar shoqëror. Mos aktivizmi i të gjitha potencialeve shoqërore , ka bërë të mundur që krimi të zënë vend në strukturat më të larta të shtetit. Pjesë e pandashme e kësaj është edhe kurrupcioni dhe të gjitha dukurit tjera deviante . Kemi njerëz të vullnetshem  të cilët do të bënin kthesa pozitive për mirëqenjën e  të gjithë qytetarëve . Kemi njerëz të cilët politikën nuk e kuptojnë si profesion për tu pasuruar , por si profesion ku do të punohej  për jetën më të mirë për të gjithë .Kështu më këtë gjendje aktuale politike, jemi larg kohës së modernitetit.Po mos të ishin të fjeturit politik, sigurisht së nuk do të ekzistonin edhe diktaturat gadi të pathyeshme . Kështu rrethi po na bëhët më i ngusht , duke jetuar nga qasti në qast,  duke  mos ndryshuar  logjikën së mund të jetojmë  pa sundimtarët. Ky  do të ishte  fati më i keq për një shtet dhe një komb…

 

 


Klasa e dështuar politike, sindromë kancerogjen i shtetit të Kosovës

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Sëmundjet pasojë e luftës, varfëria “rezultat” i egoizmit njerëzor !

Tetë vjet vendnumrim, rrethërrotullim, tetë vjet rrëshqitje dhe izolim ndërkombëtar për Kosovën nuk janë pak, madje janë shumë për një shtet në formim e sipër, janë tepër shumë për një popull më varfëri ekstreme.
Por akoma më të rënda bëhen për popullin e varfër, për faktin që për tetë vite rresht mbi supe barti një kastë politike të korruptuar dhe shantazhuar, duke u pasuruar skajshëm në kurriz të saj!
Tetë vjet regres politik, ekonomik, social, shëndetësor, kulturor, sportiv, edukativ dhe moral të shtetit të Kosovës, do të mbetën gjatë në kujtesën e popullit,…të shkruara apo të pashkruara qofshin ato!
Përderisa liderët shtetëror bëjnë gara në kapjën e tenderëve milionësh në proceset e privatizimit,…popullata e lodhur nga varfërija numëron kilogramët e fundit të miellit dhe artikujve tjerë ushqimor në shtëpitë e tyre,… të sëmurët që askush nuk përkujdeset për ta, numërojnë ditët e fundit të jetës,…janë qeniet më të pafajshme, që s’janë gjë tjetër veqse viktima të keqqeverisjes dhe abuzimit të liderëve partiak me institucionet e vendit.
Të përditshme janë bërë storjet televizive e të rinjëve dhe fëmijëve me sëmundje të rënda. Vetëm muajin e fundit i kemi më dhjetëra raste që kërkojnë ndihmën për shpëtim.
Sikur rastet e sipërpermendura të të sëmurëve të ishin të komunitetit serb, me siguri gjërat do të trajtoheshin pak më ndryshe.
Jo vetëm që do të mirrej seriozisht Qeveria e Kosovës më këtë problem, kjo do të shkonte tutje për trajtim edhe në KS të OKB-së dhe në instancat tjera ndërkombëtare.
Për çka, shumë shpejtë do të ndërmirreshin masa urgjente për shërimin e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Për ironi të faktit, askush në Kosovë nuk dëshiron apo nuk e ka guximin të merret me shkaqet e këtyre sëmundjeve të rënda, për të cilat akoma nuk është bërë asnjë akzaminim apo hulumtim profesional nga mjekësia ligjore!
Si ka mundësi të ndodhë kjo në vendin i cili ka qeveritarët më të pasur në rajon,  deputet milionera, kryetar komunash poashtu milionera!
Si ka mundësi të vdesin njerëzit nga sëmundjet e rënda në vendin ku po ndërtohën Autostradat më moderne dhe më të kushtueshme në rajon?
Si ka mundësi e gjithë kjo “odiseadë” sëmundjesh të kaloj e pa vrejtur nga qeveritarët dhe milionerët kosovar?!
Edhe sa jetëra të njoma duhet të fikën, për të prekur ndërgjegjën e fjetur qeveritare?

Pse hesht qeveria karshi një fenomeni fatal të qytetarëve të vet?

I kuptojmë angazhimet e qeverisë së kosovës për akomodimin e pakicës serbe në rrjedhat e sistemit politik, por krahas kësaj nuk do duhej harruar as shumicën shqiptare në vend,…të paktën, duhet t’i dëgjojnë zërat e atyre që kërkojnë ndihmë për shpëtimin e jetëve njerëzore!
Për dallim nga problemi i pakicave serbe, që është kryekëput politik, problemi i sëmundjeve të rënda vdekjeprurëse është problem nacional i shumicës shqiptare, por mbi të gjitha është edhe problem humanitar.
Nëse Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje të mirret e vetme me shërimin e qytetarëve të saj, atëhere pse të mos e kërkojë ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, në ketë rast UNHCR-it, UNICEF-it apo organizatave tjera humanitare,  për shpëtimin e shumë jetëve të njoma dhe të pafajshme të qytetarëve të varfër të vendit të tyre!
Heshtja e qeveritarëve në Prishtinë ndaj dukurisë së sëmundjeve vdekjeprurëse e të rinjëve shqiptar, e ka vetëm një spjegim-mjerimin dhe egoizmin njerëzor në të cilin kanë rënë.

“Varfëria nuk është vepër e Zotit, por vjenë si rezultat i egoizmit njerëzor”

Nuk e di, si nuk i vret ndërgjegja këta pushtetarët e sotëm, që dikur aq shumë thirreshin në vlerat e luftës, disa prej të cilëve ishin edhe pjesë e luftës, përderisa  sa të tjerë ishin jashtë vendit dhe luftën e “shijonin” vetëm përmes TV-së, kur në Kosovë luftohej për jetë a vdekje.
Ndërsa sot, quditërisht po  bëhen të shurdhër dhe të verbër, para një situate të rëndë socio-ekonomike dhe shëndetësore të  bashkëluftëtarëve të tyre.
Luftëtarët. dëshmorët, invalidët, martirët,  nuk meritojnë të mbetën të harruar nga shteti, e assesi të mbesin raste socilale dhe në mëshirën e Zotit!
Ata luftuan per një shtet të lirë e të barabartë për të gjithë. Mirëpo për fat të keq, sot vlerat e lirisë po i gëzojnë pseudopatriotët, përfituesit e luftës të konvertuar në politikan-biznesmen.
Si pasojë e kësaj, sot luftëtarët nuk i gëzohen lirisë e as pavarsisë së përgjysmuar, për të cilat dhanë gjymtyrët e trupit tyre,…të mbetur pa asnjë përkujdesje shtetërore, të nëpërkëmbur e përbuzur nga shoqëria dhe shteti!
Nuk është nderë për një vend të sapodalur nga lufta, që në njërën anë të ketë politikan milionera, ndërsa në tjetrën ish luftëtarët e lirisë mbledhin kanaqe rrugëve për të mbijetuar nga varfëria!
Kjo gjëndje e krijuar, përveq së e dhimbshme, mund të jetë edhe një rrezik për një shpërthim më përmasa përmbysëse për shtetin e Kosovës!
Ska dyshim se plagët e shtetit të Kosovës janë të shumta dhe të shumllojshme: varfëria, papunësia dhe shpërngulja…janë plagët të ardhura si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar dhe korrupsionit nga mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë,…dështimet në sistemin arsimor, shëndetësor, kulturor të vendit dhe shumë e shumë të tjera,…por mbi të gjitha është klasa e dështuar politike, e shndrruar në sindrom kancerogjen të shtetit të Kosovës.
Pushtetarët, janë dhe do të mbetën edhe për një kohë të gjatë bartësit e të gjitha plagëve të shtetit, gjitha vuajtjeve dhe mundimeve, thyerjeve shpirtërore dhe zhgënjimeve të qytetarëve.
Pa largimin total të kësaj klase kancerogjene nga pushteti, pa ndëshkimin e të inkriminuarëve në krime dhe korrupsion, pa depolitizimin e institucioneve të pavarura dhe pa rimëkëmbjen ekonomike të vendit do të ishte iluzive të flitet për ndryshime pozitive, e aq më pak për parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta etnike.

Imoraliteti i kastës aktuale politike kosovare i ka kaluar të gjitha limitet

Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënja e të madhit dhe të pa vdekshmit, profesorit Fehmi Agani; “Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”.
Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.
Mirëpo, këtë investim duhet ta bëjë vetë populli, e jo qeveritë e huaja të instaluara në Kosovë. Në rrethana të tjera do të mjaftonin më pak se 17 vite pritje, prej të cilave më tepër se tetë vite pavarësi, për të arritur në realizimin e ëndrrave të artyre që sakrifikuan për shtetin e Kosovës.
Por nëse vazhdohet kështu, mund të kalojnë edhe po aq vite të tjera e populli të mos e merrë fatin e Kosovës në duart e veta.
Të mos presim kot. Vendi ynë ka nevojë për ndihmën tonë. Kombi ynë ka nevojë për qytetarët e vet e jo për karrieristë, sepse karrierizmi është kancer i demokracisë dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi.
Një fillim i ri, me njerëz të ri, gjakë të ri dhe të pastër kombëtar do ta shpëtonte Kosovën nga katandisja e mëtutjeshme,…që e solli buzë greminës klasa e shëmtuar aktuale politike e vendit, e njerëzve pa integritet moral, servil ndaj ndërkombëtarëve dhe e pabesë ndaj bashkombasve të vet.
Ju politikaj të akomoduar në qeverinë e “re”, mbase mund të ndjeheni të lumtur, edhe pse popullit i keni bërë jetën ferr, kur në të njëjtën kohë vetës i keni siguruar  gjitha të mirat e kësaj bote…vazhdoni të garoni për poste e privilegje të reja,…ngase nesër do ta kini më lehtë të mbani pushtetin pa njerëzit,…që ikja nga vendlindja e tyre u ka mbetë i vetmi shpëtim nga varfëria dhe denigrimi moral.
Por një gjë mos e harroni, ju pushtetar që i keni nxënë dritën e diellit dhe vrarë ardhmërinë e këtij populli, mallkimin e tij do ta keni mbrapa edhe në ferr po të shkoni.

 

Djali i peshkop Kozmait konfirmon me përgënjeshtrim terrorin e Janullatosit!

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

I nderuar atë Ilia! Ju falenderoj shumë, sepse ju, me përgënjeshtrimin tuaj, konfirmuat ato që unë publikova, duke pranuar se keni patur, keni dhe do të keni “probleme pune”, si një thirrje e dëshpëruar për të shpëtuar nga gjendja e terrorit psikologjik, ku ju ka futur kryepeshkop Anastasi për mbi 15 e kusur vjet, duke ju mbajtur peng të drejtësisë së padrejtë kishtare. M’u bë qejfi shumë që m’u përgjigjët, pasi ka shumë kohë që shkrimeve të mia, nuk u përgjigjet askush nga zyra e shtypit të KOASH, për vetë faktin se janë tërësisht të vërteta dhe bazohen në burime të brendshme, të dëshmive të hierarkve të lartë, si dhe civilëve drejtues, që m’i japin me qëllim informacionet për të denoncuar Janullatosin botërisht, sepse vetë nuk kanë guxim t’i “zgjidhin” gjërat nga brenda kishës, siç thoni ju, se janë të kapur prej bukës së gojës, shtëpive të blera, konvertimeve dhe dosjeve. Madje nuk flasin vetëm me mua, por edhe me autoritetet.

Nga leximi mes rreshtave, kuptova terrorin që ka ushtruar Janullatosi mbi ju, pasi ju theksonit me forcë, se nuk e keni kërkuar ndihmën time, dhe nëse ju ndihmoj, po e them mëme forcë, që nuk e keni bërë aspak këtë gjë, por as unë nuk ju kam ndihmuar fare juve, madje, nëse më keni lexuar me vëmendje, unë gjatë gjithë ndërhyrjes sime, ju kam prezumuar të fajshëm madje, dhe kam analizuar pasojat që sillte dënimi juaj publik, që ju e dini mirë, por nuk e gëzoni lirinë që ta pranoni publikisht, se mund t’ju nxjerrin dhe nga shtëpia që thoni se s’është e juaja drejt e në rrugë të madhe, përveç se mund t’ju heqin bukën e nënës dhe të fëmijëve tuaj. Këtë strategji, të skllavërimit ekonomik të klerit dhe marrjes peng të administratës së kishës, e kam denoncuar vazhdimisht në shkrimet e mia të mëparshme.

Si duket, kryepeshkopi yt i dashur, t’i ka kujtuar bukën, shtëpinë, pensionin e nënës, mjekimin e babait dhe zhveshjen tënde të mundshme që të terrorizojë , gjë që del në pah mes rreshtave në shkrimin tuaj. Por ju harroni, se këto nuk jua kanë bërë nder, këto vijnë si privilegj kishtar i rangut të një peshkopi që dha jetën për kishën e tij, që doli në pleqëri të thellë nga vatra familjare e u mbyll në manastir e u sëmur, vetëm për hir të ortodoksisë, dhe nëse Anastas Janullatosi jua përflet, përveçse ju helmon ju dhe nënën tuaj në këtë moshë të thyer, fyen sërish rëndë kujtimin e hirësi Kozmait, pasi asgjë nga këto që po jua zënë në gojë, nuk e shpaguan dot, sakrificën e tij martirike e sublime.

Unë po i kthehem sërish inkuizicionit tuaj publik, i cili qe i ulët, i pabesë dhe dinak, siç është edhe karakteri i gjykatësit inkuizitor, që hiqet si misionar i dashur, e që tundte në ajër dosje dhe letra akuzuese për ju. Nëse doni, më përgënjeshtroni faktin që juve me dhimbje shpirti dhe i pashpresë, nuk thërrisnit në ndihmë, kujtimin e atit tuaj gjatë asaj seance makabre e të pashpirt. Më përgënjeshtroni që bashkëfshatari juaj, nuk e fyeu rëndë kujtimin e babait tuaj duke u shprehur që “ia kishit turpëruar varrin”, apo që Janullatosi vetë, më shumë se një herë ju hakërrohej të pushonit dhe t’i kërkonit të falur duke ju thënë se “e di mirë ti që ekziston një vendim gjyqi kundër teje”, duke ju shantazhuar si keqbërës. Ju nuk e meritonit kurrë të trajtoheshit në këtë mënyrë.

Mos më detyroni të publikoj gjithë materialin audio dhe video që disponoj nga ajo ditë e zezë për ju dhe kishën shqiptare, pasi do tronditeni ju më shumë, se e kishit humbur totalisht kontrollin dhe nuk dinit ç‘thoshit, pasi në atë pikë donte Janullatosi t’ju shpinte, që të rëndonte më tej pozitën tuaj. Vërtet mendoni se unë mund të flas si gazetar, pa patur prova shumë të forta në dorë? Nuk më njihni mirë.

Unë, atë Ilia, nuk ju mbrojta ju, por gjithë klerin shqiptar të abuzuar emocionalisht dhe ekonomikisht, kur nënvizova se, kur Janullatosi ju trajton ju kështu, që jeni bir dhespoti, imagjinoni çfarë mund t’u bëjë të tjerëve? Fola gjithashtu për faktin që drejtësia kishtare është lënë e pashkruar në statut që primati juaj grek, të bëjë me ju, si t’i dojë qejfi, e të kënaqë orekset e tij diktatoriale. Thua që kanë qenë miq me babain tuaj se bashkëpunonin krah për krah. Shumë mirë bënin, por babai juaj bashkëpunonte për hir të besimit të tij, dhe do bashkëpunonte me çdo kryepeshkop, si me eprorin e tij, në respekt të rolit të tij si prift, dhe as që do e imagjinonte kurrë, këtë denigrim publik që po ju ndodh sot ju. Çdo babai i dhemb në shpirt kur nëpërkëmbet fëmija i tij.

Por a do guxonte Janullatosi që nëse babai juaj do të ishte gjallë, t’ju akuzonte para tij, si hajdut pronash dhe si shkaktar të bllokimit të rrogave në KOASH? Dhe nëse do ta bënte, thua se yt atë, do mbante anën e tij, dhe miqësia e tyre do vazhdonte? Nuk e besoj, një baba, edhe fajtor ta ketë të birin e mbron me shpirt, e shumta do t’i thoshte, që për hatrin tim, mund t’ia kishe kursyer këto skena turpërimi, dhe Janullatosi, as për hatër të miqësisë që ju mbroni, nuk ju kurseu, por ju bëri rezil përpara gjithë kolegëve, dhe po ju detyron që tani t’i puthni dorën publikisht. Dhe kjo, jo për ta nderuar kujtimin e miqësisë së tyre, se Janullatosi nuk njeh miq, por sepse do ta njollosë figurën e tij, dhe ju këtë e dini fare mirë. Juve ju kanë detyruar t’i firmosni ato rreshta sepse ju kërcënohet mbijetesa, strehimi, punësimi dhe buka e gojës. Kjo është skemë e njohur.

Tani, sa për atë që thoni, se problemi juaj do të zgjidhet me urtësi, këtë e pamë, kur ju “groposën” të gjallë përpara të gjithëve, sa për atë tjetrën, që problemi juaj do të zgjidhet brenda kishës, ju sërish tradhtoni maninë e Janullatosit që shfaqet si hegjemon dhe shtetar, pasi është adhurues i pushtetit. Kush jeni ju apo Janullatosi që të shpallni hapur se akuzat për falsifikim dokumentesh zyrtare, për shitje abuzive pronash, për tejkalim kompetencash, apo për falsifikim firme, na u dashkan zgjidhur brenda kishës?

Ky argument “gjenial” që ua ka dhënë Janullatosi e implikon atë dhe ju në përgjegjësi të rënda penale, i nderuar uratë. Këto probleme tuajat, nëse janë konsumuar, përbëjnë krime të rënda penale, të parashikuara në kodin penal të Republikës së Shqipërisë, dhe ju me Janullatosin na dashkeni t’i zgjidhni brenda kishës? Pse çfarë jeni ju, shtet paralel apo Vatikani, që t’i zgjidhni këto nga brenda, këto zgjidhen vetëm duke iu nënshtruar ligjit shqiptar, që ka fuqi mbi ju dhe mbi Janullatosin që po konsumon kundravajtje të rënda penale në territorin e Shqipërisë. KOASH nuk është plaçkë e tij.

Ma lejoni një analogji pak të ashpër, do të ishte njësoj sikur ju t’ju akuzonin për vjedhje me thyerje, dhunë, trafiqe apo ndonjë abuzim a krim më të rëndë, dhe juve me Janullatosin t’i zgjidhnit këto brenda kishës si “probleme pune”, me “lutje dhe urtësi”,duke iu shmangur drejtësisë. Ky është kulmi, këshilltarët apo vetë Janullatosi që kanë formuluar përgënjeshtrimin tuaj qenkan totalisht të paaftë dhe haptazi shkelës të ligjit.

Unë akuzoj publikisht Janullatosin për pengim të drejtësisë, fshehje provash, dhe shmangie të kallëzimit penal kundër jush apo çdo përgjegjësi tjetër, që të mos mendoni fare se po ju mbroj, meqë ju kanë bërë shantazh ta thoni. Le ta zgjidhë drejtësia e shtetit, jo ajo cinike e Janullatosit me shokë, nëse ju e keni shitur pronën e kishës në qendër të Vlorës pa të drejtë, të dënoheni sipas ligjit, nëse jua kanë falsifikuar firmën, të dënohen falsifikatorët dhe ju të shpëtoni nga përndjekja. Pronat e kishës nuk janë personale, as tuajat as të Janullatosit që të na i zgjidhni “punët e brendshme” si t’ju vijë për mbarë. Ato janë mbledhur me gjak të besimtarëve shqiptarë që përbëjnë kishën ortodokse shqiptare, dhe janë të shenjta dhe mbrohen prej ligjit e të gjithëve ne, që do të denoncojmë cilindo për çdo abuzim në këtë drejtim. Në një kuptim më të gjerë, ato janë pronë e të gjithë shqiptarëve, si pasuri kombëtare dhe trashëgimi kulturore.

Ju nuk mund të silleni sikur KOASH-i na qenka shtet brenda shtetit, as sikur të jeni mbi ligjin, që na i zgjidhkeni problemet nga brenda, sipas mençurisë prej shenjtori të vetëshpallur të Janullatosit. Jo për gjë, po nga një anë, kërkoni prej shtetit t’jua kthejë pronat kishtare, dhe nga ana tjetër i nxirrni bojën njëri-tjetrit se nuk jeni të aftë të mbroni as ato prona që tashmë i keni, por jua marrin nga duart, siç i marrin bukën nga dora një fëmije. Me këto mënyra, ju po tregoni se nuk jeni akoma të pjekur të administroni thesaret e mëdha që përbëjnë pasuri shpirtërore kombëtare shqiptare, të cilat mund të rrezikojnë rëndë që të humbasin, nëse gjenden në duar të njerëzve të papërgjegjshëm.

Së fundmi, ju firmosni përgënjeshtrimin si famullitar i Skrofotinës, duhet ta dini se pezullimi pa afat që ju komunikoi para tërë botës Janullatosi, ju zhbën si famullitar, madje ai që thoni se jua nderoi babain duke e varrosur me dinjitet peshkopal, jua ka hequr tashmë të drejtën që të mos hidhni dot as një trisai mbi varrin e tij, pasi ju ndalohet pa afat, të kryeni çdo shërbesë fetare.

Koha kur fetë bënin ç‘të donin dhe i zgjidhin gjërat nga brenda, ka perënduar. Në të gjithë botën, kishat dhe kleri i nënshtrohen kritikës së ashpër të mediave, investigimit gazetaresk të skandaleve (edhe nga jokristianët), si dhe drejtësisë dhe ligjit sekular. Bën mirë që Anastas Janullatosi dhe çdo prelat arbitrar të mësohet me këtë gjë, siç po mësohen edhe kolegët tuaj matanë kufirit. Jetojmë në kohë të tjera…

Rexhep Selimi vs. SHIK*

$
0
0

Nga Gentian Shala

Dëshiroj të njoftoj paraprakisht lexuesin se qëllimi i këtij shkrimit nuk është që të marrë në mbrojtje Rexhep Selimin, por duke qenë dëshmitar i debatëve të ndryshme që janë nisur pas fjalimit të Selimit në kuvend për zgjedhjën e Thacit president, nuk mund të rri indiferent ndaj një fushate e orkestruar nga Hashim Thaci dhe kamarilla  e tij kundër një politikani që të vetmin faj ka, që ja rikujtoj Hashim Thacit në tempullin e demokracisë, deklaratën e përfaqësuesit të familjës Jashari dhënë në vitin 2012.

 

« Unë të dua ty President sa të don Familja Jashari, nuk po them sa Adem Jashari sepse do ta merrje si kërcënim » ishte një pjesë e fjalimit të deputetit të LVV që do shkaktonte tërbimin e Thacit dhe fillimin e një fushate denigruese kundër ish-themeluesit të UCK-së. Secili qytetar i Kosovës mban në mend deklaratën famoze e Murat Jasharit, përfaqësuesi i familjës Jashari, ku deklaroj para katër vite se « Hashim Thaci dhe Sami Lushatku nuk hyn dot në kullën tonë ». Qëndrimi i familjës Jashari lidhej dhe arsyetohej me politikën dhe mendësinë politike e dëmshme të Hashim Thacit dhe pasojave shkatërrimtare që kishin për Kosovën.

 

Në 2012, Kosova hynte në vitin e pestë të shtetësisë së saj, e shoqëruar me skandale javore dhe rezultate të pakta ose inekzistente. Të sqarohem. Në vitin 2007, PDK përfaqësonte në sytë të shumë qytetarëve një forcë politike atraktive dhe alternative e cila kishte shndërruar luftën kundër korrupsionit si njërën prej kalëve të betejës së saj kryesore në politikën kosovare. PDK kishte denoncuar vazhdimisht skandalet e korrupsionit të përditshme përmes qeverisë nën hije. Motoja kryesore e kryeopozitarit Hashim Thacit « Zero tolerancë kundër korrupsionit » kishte ngelur një premtim i papërmbushur në vitin 2012. Madje, mund të thuhet lirisht se gjendja ishte përkeqësuar edhe më shumë. Sot korrupsioni është institucional dhe endemik dhe nuk është ndërmarrë ndonjë hap për të luftuar këtë dukuri qe ka marrë peng ardhmerinë e Kosovës.

 

Për të rikontekstualizuar dhe kuptuar deklaratën e Murat Jasharit, fillimi vitit 2012 ishte po ashtu viti i marrëveshjës së famshme për fusnotën. Kjo marrëveshje ishte firmosur nga vartësja e Thacit, Edita Tahiri, përkundër paralajmërive të ambasadorit britanez në Kosovë, që kishte sensibilizuar mbi rreziqet afatgjate juridike dhe për subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të ri, që mund të sjellte riatkivizimi i rezolutës 1244. Përkundër paralajmërive të Tahirit se « fusnota do të të hiqet si fjollë bore. », në vitin 2016 fusnota është një realitet politik dhe juridik i pandashëm nga Kosova.

Në fakt, Rexhep Selimi nuk kishte thënë asgjë më shumë se ç’kishte deklaruar përfaqësuesi i familjës Jashari në KTV para katër vite. Deputeti i LVV i kishte rikujtuar Hashim Thacit atë që kishte thënë Murat Jashari ca vite më herët : Si mund të jetë i pranueshëm për President i Kosovës, një njeri i cili e ka të ndaluar publikisht që të hyn në kullën e Jasharajve që katër vite ?

 

Ky ishte faji i Rexhep Selimit atë ditë. Filloj një fushate denigrimi ku u inkuadruan ish-anëtar të UCK-së, ambasador, etj. Nuk vonuan shumë edhe etiketimët nga gazeta të ndryshme për gjoja lidhjën e Selimit me SHIK, lidhjet e tij me vrasjet, vjedhjet, etj.

 

Ca muaj pas shfaqjës publike të një ish-agjenti i SHIK, Nazim Bllaca, i dënuar për vrasje dhe vrasje në bashkpunim, Rexhep Selimi do deklaronte në emision Rubikon me 13 mars 2010, se« SHIK ishte një strukturë ilegale e cila duhej të hetohej ». Ishte një deklaratë e qartë, denoncuese dhe po ashtu e papritur, ngase ishte krijuar përshtypja në opinion publik se SHIK gëzonte mbrojtjën e ish-themeluesëve të UCK-së. Ky ishte një mit i ndërtuar nga arkitektët e SHIK për të legjitimuar secilën veprimtari të tyre nën petkun e UCK-së. Por ja se edhe përralat kanë një fund. Kur ishte dërguar ish-komandanti i Zonës operative të Dukagjinit për herë të dytë në Hagë, i ati tij, Hilmi Haradinaj do deklaronte se « e dim se kush na ka derguar të birin në Hagë » duke aluduar drejtpërsëdrejti në SHIK dhe Kadri Veselin në përgaditjën e dosjëve penale ngarkuese për Haradinajn. Komandanti ZO të Dukagjinit përfaqësonte atëhere në Parlamentin e Kosovës konkurrentin më serioz të Hashim Thacit,. Ishte përfolur shumë se arrestimi i tij ishte bërë qëllimisht për ti hapur rrugë Hashim Thacit në fillimin, të negociatave « teknike » me Serbinë ca vite më vonë.

 

Në fillim të vitit 2012, gjuha e Lëvizjës Vetëvendosje do ashpërsohej edhe më shumë duke akuzuar vazhdimisht dhe me të drejtë, Hashim Thacin, PDK dhe SHIK, për vendimët e dëmshme që kishin marrë, si fusnota, etj. LVV kërkoj po ashtu themelimin e një komisioni parlamentar hetimor për veprimtarinë e SHIK, gjë që nuk e kishte bërë LDK-ja për trembëdhjet vite rresht. Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi ishin deputet të zëshëm të LVV që nuk kursyen Hashim Thacin dhe SHIK nga akuzat dhe denoncimet të përditshme. Kundërpërgjigjët nuk vonuan. Florin Krasniqi akuzohej nga SHIK dhe Thaci se kishte përvetësuar miljona dollar dhe kishte vjedhur bashkshortët e shokëve . Rexehp Selimi akuzohej nga Drejtori i Përgjithshëm i SHIK (Latif) Gashi se kishte polici sekrete dhe qe i maltretonte qytetaret e Prishtines sa ishte ish-ministri i Rendit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës .

 

Ndërkohë, Rifat Jashari njofoj opinionin publik në një media i afërt me SHIK, se Azem Syla dhe Rexhep Selimi nuk kishin derguar 40000 DM armatim Adem dhe Hamëz Jasharit. « Armët janë ble, ardhë nuk janë. Këto mund ti din Azem Syla, Rexhep Selimi, se shumë e shumë tjerë qe janë atje (…) ». Rexhep Selimi informoj opinionin publik se për to ishte përgjëgjës SHP dhe Azem Syla. Ca ditë më vonë, Azem Syla arsyetohej në mars 2012 në emisionin Debat në RTK se « (…)Ato të holla kanë ardh në destinim. Nuk kam qenë përgjëgjësë i tyre, nuk kam qenë përgjegjës i tyre, kanë ardhë te unë, e them botërishtë, nuk kanë ardhë te unë, por kanë shkuar në destinim, jo katërdhjetë, por edhe katër miljon dhe katërdhjetë miljon, kanë ardhë për luftën(…) » Në fund të intervistës, shtoj edhe ca fjalë disi i nervozuar të cilat mund të kuptohen lehtësisht si kërcënim, në adresë të Rexhep Selimit « (…)Rexhep Selimi, dëshiroj të ketë qenë djalë i mirë dhe të jetë djali i mirë. (…)», them si kërcënim duke pasur parasysh backgroundin të turbullt të Azem Sylës dhe lidhjët e tij me Bllacën dhe Ukën, të dënuar që të dytë për vrasje në organizim për llogari të Azem Sylës.

 

Ca muaj më vonë, në korrik të 2012, ndodhi një ngatërresë ndërmjet Bekim Haxhiu – Latif Gashi, që të dytë (ish) anëtar të SHIK, me deputetët e LVV, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Visar Ymeri. Madje, ditëve të fundit, është mbajtuar një seancë gjyqësore lidhur me këtë rast. Rexhep Selimi rrëfej atëhere para mediave se si ishte kërcënuar nga gangstera dhe anëtar të SHIK lidhur me denoncimet dhe prononcimet e vazhdueshme sa i përket veprimtarisë kriminale të SHIK dhe sesi kishte degjeneruar me rrahje. Periudha 2010-2012 ishte e stërmbushur me deklratata dhe akuza konkrete nga LVV për vjedhjët dhe dëmet masive ekonomike mbi Kosovën dhe bugjetin e saj qe shkaktonte veptrimtaria kriminale e SHIK. Raporti i David Philips fliste për qindra miljona euro dëme në bugjetin e Kosovës për shembull.

 

Me 9 tetor 2012, një media i afërt me SHIK, njoftoj opinionin publik se Prokuroria Speciale e Kosovës kishte arritur t’i identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritej ta bënte arrestimin e tyre. Aludohej në një deputet të LVV dhe një pjesëtar i Policisë. Fjalja ishte natyrisht për Rexhep Selimin. Xhemajl Mustafa ishte gazetar, publicist, politikan dhe këshilltari politik i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili është vrarë nga dy persona me 23 nëntor 2000 derisa po hynte në banesën e tij. Nëntë ditë më vonë, reagoj edhe Rexhep Selimi në një fjalim në kunvend , gjatë të cilit deklaroj se : « (…)Javën e kaluar, opinioni publik u sulmua me një dezinformatë, e kamufluar si lajmë, në njërin nga mediat e Kosovës, dhe si rrjedhojë edhe disa të tjera. Pra, u trondit edhe një here opoinioni publik, jo me një lajm, por me një propagandë dhe dezinformatë të qëllimshme për të krijuar efekte politike dhe në drejtësi. Si materie e këtij sulmi propagandistik, u përdorë, apo u keqpërdor njëra nga plaget më të rënda të shoqërisë sonë të pasluftës. U përdorë pra, emri dhe vrasja e Xhemajl Mustafës, njëri nga intelektualët dhe njerzit më të shquar të Shqiptarëve të Kosovës, i vrarë nga dora e krimit të pasluftës në kosovë.(…) » Ashtu siç e ceki ish-themeluesi i UCK-së, fjala ishte për një dezinformatë e shpërndarë qëllimisht nga SHIK për të ndikuar në drejtësi dhe ndoshta edhe për të sabotuar pistën e hetimëve. Nuk është e pamundur qe autoritet gjyqësore të kenë arritur realisht të identifikojnë vrasësit potencial të njërës prej vrasjëve më të rënda të pasluftës në Kosovë, dhe qe urdhënësit të kenë marrë vendim që të sabotojnë qëllimisht hetimet duke sulmuar dhe eliminuar njëkohësisht njërën prej figurëve qendrore dhe më sfiduese e Hashim Thacit në opozitë. Deputeti i LVV vazhdon fjalimin duke deklaruar se « (..)Opinioni pubik duhet ta di se, as prokuroria e EULEX-i, siç thuhet, as prokuroria e Kosovës, nuk a asnjë t e dyshuar as te hetuar nga LVV dhe aq më pak ndonjërin nga deputetët e saj në lidhje me vrasjën e Xhemajl Mustafës. Ky nuk ishte lajm, por një dezinformatë e mediave të SHIK-ut për llogari te krerëve të SHIK me qëllim që në skenën e dikurshme të krimit te krijohen skena te reja te eliminimeve, jo tashme fizike por edhe politike (…) » Njëri prej mekanizmave kryesore i përhapjës së dezinformatës mbetet media dhe gazeta, siç dëshmon rasti i rrejshëm i arrestimit të dyshuarve për vrasjën e Xhemajl Mustafës i përhapur nga KlanKosova në tetor 2012. Katër vite më vonë, anjë i dyshuar nuk është arrestuar për këtë krim mizor por mediat të caktuar vazhdojnë tutje këtë lojë të shëmtuar dhe sfiduese për drejtësinë.

 

Ca ditë pas fjalimit të Selimit gjatë seancës për zgjedhjën e Presidentit. mediat arritën të deformojnë fjalët e deputetit nga «  s’um prek » në « unë të prej ». Shpejtësia e përhapjës së këtij lajmi të rrejshëm ishte e paparë. Analistë të shumtë, nuk e kanë marrë as mundin të kontrollojnë përmbajtjën e fjalëve të deputetit dhe ne vend të saj, të gjithë, pa përjashtim, janë lëshuar në një diatrib ndaj një njeriut dhe një prindëri, pa marrë as mundin që të paktën, të kërkonin falje publikisht për lajmin e rrejshëm i përhapur. Pastaj u kyçen në debat edhe një ambasador dhe personalitete tjera. Nuk do vonohem shumë mbi shkaqët që mund të kenë shtyrë një ambasador të abuzon me pozitën e tij dhe të tejkalon kompetencat e veta por një lexim sipërfaqor i panfletave të Lladrovcit mjafton për të kuptuar se redaktori i vertetë i tyre është Bedri Islami, personalitet i lidhur ngushtë me Hashim Thacin dhe klanin e tij. Gani Geci ish-ushtar i UCK nga Llausha dhe i dyshuar për vrasje u kyç po ashtu në debat dhe akuzoj Rexhep Selimin si përçarësi kryesor në Drenicë. Në të kaluarën, Geci aludoj se mund të ishte Selimi prapa tentim-vrasjës së tij. E habitshme ngase Gani Geci kishte akuzuar vazhdimisht Azem Sylën si porosites i atentatave ndaj tij : « Azem Syla ka dhënë urdhër gjatë luftës për vrasjën time. ». Ky i fundit kishte marrë përsipër publikisht në KlanKosova ne maj 2011 se SHP i UCK-së kishte marrë vendim në vitin 2001 për vrasjën e Gani Gecit. Komandanti (i vetëshpallur) i SHP të UCK-së deklaroj se mëgjithëse nuk i kujtohet saktësisht përmbajtja e urdhërit, ai qëndronte pas tij, sepse sipas tij, “Z. Geci me veprimin e tij vrasës e kriminel e hekë një bashkëluftëtar të denjë”, duke aluduar në Abedin Rexhën.

 

Pas një zënke fizike mes Gani Gecit dhe Azem Sylës në tetor 2013 në Skenderaj, kishin ndërhyrë Hashim Thaci dhe Kadri Veseli në kullën e Gecajve në Llaushë dhe kishin siguruar këtë të fundit se Azem Syla nuk kishte të bënte me tentim vrasje ndaj Gani Gecit pavarsisht faktit se Syla kishte pranuar një gjë të tillë në një televizion publik para pesë vitesh. Eshtë vështirë të kuptohen shkaqet reale që mund të kenë shtyrë Azem Sylën ose Gani Gecin të ndryshonin fjalët e tyre publike, ndoshta nga frika e mundësisë së hapjës të ndonjë procesi gjyqësor kundër tyre për veprat penale që dyshohen të kenë kryer ? Gani Geci dyshohet për një vrasje në Skenderaj, përderisa Azem Syla mund të jetë i akuzuari kryesor i procesit gjyqësor i koduar « Bllaca 4 » në qoftë se pushojnë ndërhyrjët politike (franceze) në drejtësinë kosovare. A mund të jenë problemet psiqike me të cilat është diagnostifikuar komandanti i (vetëshpallur) i SHP, shpjegimi i këtyre deklarata kundërthënse të Sylës ? Ja vlen të theksohet se në qoft se vërtetohet gjendja mendore deficiente e Azem Sylës nga drejtësia, ky i fundit mund të përdor këtë për të fituar imunitet nga çdo ndjekje penale në të ardhmën.

 

Qëllimi i fushatës propagandistike e udhëhequr nga SHIK dhe Hashim Thaci ka si qëllim eliminimin politik të Rexhep Selimit dhe harresën e faktit se Hashim Thaci është sot i vetmi person në gjithë rrozullin tokësor që e ka të ndaluar rreptësisht hyrjën në kullën e Jasharajve të Prekazit. Arsyet i din ai vet dhe për këtë, askush nuk i ka faj.

 

* SHIK : Eshtë Shërbimi Informativ i Kosovës i udhëhequr nga Kadri Veseli. Ka pushuar së funksionuari zyrtarisht në vitin 2008. Ka vepruar si krah i formacionit politik të PDK-së pa ndonjë bazë ligjore. I vetëdijshëm se në këtë strukturë janë kyçur dhe kanë vepruar edhe idealistë që nuk kanë kryer kurrë ndonjë vepër penale, jam i bindur se kjo struktur është akoma aktive dhe se i shërben vetëm interesave të një grupi të ngushtë klanore i zhveshur nga atdhedashuria dhe idealizmi.

 

 

 

Reagim i KOASH: “Delir shpifjesh kundër Kishës Orthodhokse”

$
0
0
Kisha Orthodhokse Autoqefale e ShqipërisëShqipërisë

Mes shumë paradokseve që ndodhin në vendin tonë, shikojmë edhe një banor të Tetovës me origjinë myslimane, z. Arben Llalla, i cili merr përsipër të japë leksione të së Drejtës Kanonike dhe orientime për Kishën Orthodhokse të Shqipërisë. Ai shtrembëron me mani patologjike dhe gënjeshtra dinake, ngjarje dhe vendime të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke u përpjekur në këtë mënyrë të mashtrojë opinionin publik. Deri më tani nuk ka dalë ndonjë Orthodhoks të bëjë diçka të ngjashme kundër ndonjë komuniteti tjetër fetar. Është më se e sigurt, se artikujt e mbushur me dashakeqësi dhe shpifje të pabaza të z. Llalla, që boton dhe riboton (në disa portale online: botasot.info, mapo.al, kosovarimedia.com, gazetanewborn.net, ina-online.net, shqiptari.eu, në datat 16.03.2016 si dhe në gazetën “Ballkan”, në datën 18.03.2016), helmojnë atmosferën e paqes dhe harmonisë midis komuniteteve fetare në Shqipëri.
Sa i takon romanit shpifës kundër Kishës sonë që bëri në lidhje me një prift orthodhoks nga Vlora, të atë Ilia Qirio, me qëllim të vetëm të akuzojë me retorika fyese Kryepiskopin Orthodhoks, të vërtetën e ka zbuluar vetë atë Ilia me një letër të tijën, që u botua në Illiriapress.com 18.03.2016. Në këtë letër del në pah nderimi i madh që Kryepiskopi Anastas ka treguar gjithmonë për atin e tij, të cilën e hirotonisi episkop dhe përkujdesjen për familjen e episkopit Kozma Qirio. Priftërinjtë orthodhoksë nuk kanë nevojë për “prokurorin” e vetëshpallur z. Llalla për të mbrojtur të drejtat e tyre. Problemet dhe plagët- midis të cilave edhe pagimi i shumës të 23 milionë lekësh tek një qytetar jo orthodhoks i Vlorës, që rrëmbeu me forcë një pronë kishtare dhe ndërtoi një restorant të tijin),- është Kryepiskopi ai që përpiqet ti shërojë pa bërë zhurmë.
Kryepiskopi jonë z. Anastasi është bërë shënjestra e përhershme i shkruesit i këtyre artikujve, i cili, bashkë me qarqet që e përdorin, përpiqet ta baltosë duke fabrikuar sajesa. Por, autoriteti i tij mbarë orthodhoks, që nuk mund vihet aspak në dyshim dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në Kishë për më tepër se 60 vite, njihet nga qindra mijëra besimtare brenda dhe jashtë Shqipërisë.

21 Mars 2016
Nga Kryepiskopata e Hirshme

Terror në Bruksel, 34 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

$
0
0

Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.

Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.

Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.

Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.

Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.

Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.

Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.

/ Top Channel

 

 

 

Ndërroi jetë intelektuali e veprimtari i çështjes shqiptare Shaip Bilalli 10 janar 1945 – 20 mars 2016

$
0
0

Shaip Bilalli u lind më 10 janar 1945 në fshatin çegran, komuna e Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkup, në gjimnazin e njohur Zef Lush Marku. Fillimisht punoi si mësues në shkollën fillore të vendlindjes ndërkaq, pasi mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës, punoi si profesor i historisë në shkollën e mesme.

 

Në vitin 1968 ai arrestohet dhe mbahet një vit në burg për veprimtari atdhetare.

Në vitin 1982, Shaip Bilalli emigroi në Zvicër. Që prej fillimit ai ishte pjesëtar i Lëvizjes Ilegale dhe dha kontribut të çmuar në zgjërimin e saj gjithandej në mërgatë dhe sidomos në viset shqiptare në Maqedoni.

 

Me formimin e subjekteve politike legale në trojet shqiptare nën Jugosllavi, degët e tyre u formuan edhe në mërgatë. Shaip Bilalli ishte themelues dhe kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, Dega në Zvicër. Pas çarjeve që pati ky subjekt politikdhe themelimit të Partisë Demokratike Shqiptare, Shaip Bilalli mbështeti krahun e Arben Xhaferit, njërit prej prijësve më të shquar të Lëvizjes për çilirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

 

Vitet e fundit të jetës së tij, Shaip Bilalli pati probleme serioze shëndetësore. Ai vdiq më 20 mars 2016 Vevey të Zvicrës.

 

Varrimi do të mbahet të të mërkurën, më 23 mars 2016, në orën 15-të, në varrezat e fshatit çegran të Gostivarit.

O, sa vështirë me qenë shqiptarë!

$
0
0

Nga Gani Mehmetaj

 

Nuk më pëlqen slogani “O sa mirë më qenë shqiptar”, shpreh kompleks inferioriteti, me tha miku im. E si të thonë? “O sa mirë me qenë grek, apo serb!”, ia ktheva pa të drejtë, sepse ai nuk e thoshte për këtë qëllim, atë e pengonte slogani i tifozëve “Kuq e Zi”. Jashtë dialogut me mikun tim, të cilin e çmoj dhe kuptohemi për shumë gjëra, po e nis monologun me vetën.

As mua nuk më tingëllon reale kjo shprehje, sepse nuk është kënaqësi të qenit shqiptarë. Mbase kishim pse të mburreshim dikur. Po sot? Askush nuk na trajton si duhet; as ne nuk e trajtojmë vetën me dinjitet; jo rrallëherë sillemi si palaço tragjikomik në rrugë, në Kuvend, në institucionet publike e shtetërore; bëhemi servil para të huajve duke e denoncuar njëri-tjetrin, e tallim shtetin, i përdhosim institucionet, e lavdërojmë vetën dhe kërkojmë nga të huajt të na mbështesin që ta rrëzojmë kundërshtarin; e denigrojmë njeriun tonë që ka personalitet; e përdhosim atë që ka dinjitet; veprojmë egërsisht deri në zhdukje fizike ndaj kundërshtarit politik e atij personal; sillemi me qyqari me armikun apo fqinjin përtej kufirit; tallemi me përkatësinë tonë kombëtare; i fyejmë personalitetet historike si asnjë komb tjetër në botë; duam të bëhemi tjerë më përkatësi kombëtare e jo ta ndryshojmë vetën.

Megjithatë, tifozët e futbollit i mbështesë në sloganin e tyre. S ‘kanë si thonë ndryshe, vështirë që i pranojnë për grekë, serbë apo turq sado të thonë në gjuhën e tyre “O sa mirë me qenë grek, apo ” O sa mirë me qenë serb, apo turq”. Fqinjët tanë që dikur u sollën mizorisht ndaj nesh na e kanë ngulitur aq thellë kompleksin e kombit të pavlerë, aq shumë janë tallur mizorisht me neve sa nuk guxojmë as të kënaqemi me shqiptarësi në euforinë e animit sportiv. Jo rrallë që t’ua bëjmë qejfin fqinjëve arrogantë u themi: e dini si? Ata janë primitiv, mos ua zini për të madhe, ne jemi ndryshe, ne nuk jemi nacionalist, ne nuk u urrejmë, përkundrazi u duam. Dhe nisim të betohen disa servil të shpërfytyruar në gazeta e televizione që i duam serbët, i adhurojnë grekët, shkrihen për turqit. “S’na bie kurrë ndër mend t’u mbajmë inat, a zoti na ruajt t’u urrejmë pse na vranë gati sa s’na zhdukën”, nisin të arsyetohen për krimet e tyre mjeranët shqipfolës. “Kishin një arsye, prandaj na vranë”, ka deklarata të tilla idiotësh nga bashkëkombësit tonë. Hapini portalet elektronike e do të lexoni edhe idiotësira të tilla. “Kot nuk i vrau greku çamët!”, kam lexuar apo kam dëgjuar publikisht dhjetëra herë shqipfolës ta thonë pa fije turpi në portalet shqiptare. “Kot nuk i masakroi serbi kosovarët!”, jo rrallë e thonë pa ngurruar disa të tjerë. “Edhe turku pati një hall që na vrau e na dëboi përtej detit aq pa mëshirë. Pse i dolën në rrugë, në vend të bëheshim skllevër të tyre”, thonë mjeranët e tjerë në gjuhën shqipe. “Skënderbeu nuk është heroi im, sepse vrau shumë turq”, thonë jo pak hoxhallarë bastard. Pse duhej ti përkëdhelte pushtuesit mizor, Skënderbeu, sipas tyre? Sikur të vazhdonin të tjerët si Gjergj Kastrioti nuk do t’u dëgjohej fjala këtyre bastardeve, as nuk do të merreshim fare me ta.

Disa mburrën me eufori idiotësh pse e mbajnë fenë e turkut, apo pse ua “ringjallën” kishën shovinistët grek, duke e theksuar se jemi pasardhës shqiptaro- osman. Janë pasardhës shqiptaro-osman, apo janë pasardhës grekë nëse janë nipër të gjysheve të përdhunuara, por atëherë duhet t’i quajmë kopilë shqiptaro-osman, apo bastard grek. Nëse nuk ndjejnë turp që janë bastard, të mos mburren që janë pjellë përdhunimi. Duhet ta mbanin anën e gjyshes së përdhunuar, apo të gjyshit përdhunues, sipas kësaj logjike. Ç’t'u thuash të tillëve?

A jemi popull kot?

“Jemi popull kot”, thotë miku im nga Tirana në dëshpërim, sepse sigurisht nuk i kupton këto sjellje anormale të grupeve shqipfolëse. Prej nga ky kompleks i qyqarit i këtyre grupeve, që ta duam pushtuesin përdhunues? Një shtresë mjerane e mburrin pushtuesin mizor dhe përpiqen ta denigrojnë kombin e tyre? Janë mercenarë? Nuk kanë identitet kombëtar? Apo e kthejnë gëzofin si të fryn era? Megjithëse nuk e thonë nëpër rrugë “O sa mirë më qenë grekë, apo turk, apo serbe”, sepse do t’ua thyenin kokat ca “nacionalistë primitiv” , ata e thonë nëpër portale, e shkruajnë në ndonjë paçavure gazete apo në ndonjë emision televiziv të financuar nga armiku. Dy shtetet shqiptare nuk i trazojnë shoqatat, bashkësitë fetare greke e turke edhe pse punojnë kundër interesave shtetërore e kombëtare.

Mercenarët bastard po e provokojnë keqas shqiptarësinë e Shkodrës, strumbullarin e Shqipërisë etnike, duke tundur flamuj turk e sllav. Me shoqata islamike turke, me xhami vehabiste e salafiste, më ulërimat e altoparlantëve, me portalet që bëjnë thirrje për luftë të shenjtë islamike, më zbritjen e tërë shëmtisë aziatike e të gadishullit arabik në djepin e kulturës shqiptare, janë duke e shpërfytyruar Shkodër locen e Marin Barletit e të Gjergj Fishtes, kur dihet se këtu u derdh aq shumë gjak kundër këtyre hordhive aziatike që të mos e përdhosnin qytetërimin tonë. Mercenarët e tjerë bastard po ua lëvizin eshtrat patriotëve të Korçës e të jugut shqiptar me shantazhe e agresione kundër shqiptarësisë korçare, me parulla e presione të hapura që të konvertohen shqiptarët e varfër në grekë; vehabistët e spiunë islamik të Serbisë e të Turqisë po e përdhosin Prishtinën e Pjetër Bogdanit, ku ai e dha jetën për çlirimin e kryeqytetit të Dardanisë ; pushtetarët nuk kanë guxim t’ia bëjnë një shtatore monumentale këtij personaliteti më të madh pas Gjergj Kastriotit nga presioni i Turqisë e mercenarëve të tyre.

Greqia, Serbia e Turqia po futën sërish në Shqipëri, Kosovë e në territoret etnike shqiptare përmes nipërve të gjysheve të përdhunuara, përmes mercenarëve e maskarenjve, përmes ish spiunëve të Serbisë, ndërsa dy shtetet shqiptare marrin pjesë në këtë përdhosje kombëtare, sepse janë të korruptuar. Prandaj i ndjekin me indiferencë të pafalshme gjithë këto veprime rrënimtare.

Tifozët “kuq e zi”, pjesa më e ndritur e kombit

Duke e përsiatur sloganin e tifozëve kuq e zi, mu kujtuan grekët e turqit e shkretë dikur. Para tridhjetë vjetësh të ishe grek e turk ishte turp e denigruese para evropianëve. Atëbotë më vinte keq për grekët e turqit e varfër të trenit Akropolis- Munhen, të cilët policia serbe, kroate e sllovene i fyente e i shante secili për hesap të vetin me fjalën sllave “stoka” (kafshë). Austriakët ishin më fin, e mbyllnin hundën më tu futur në kupe, sepse vinte era ajër të ndenjur, gazra të stomakut të trazuar nga rruga e gjatë e ushqimi i prishur i kuzhinës turke e greke: qofte, vezë të ziera e bakllava të thartuara. Grekët e turqit e shkretë ulnin kokën që të mos e acaronin policin serb, kroat, slloven apo austriak, sepse do ti zbriste nga treni. Me vinte keq për mjerimin e tyre. Asnjëherë nuk me shkoi nëpër mend se nipërit e këtyre grekëve të mjerë, e turqve që nuk e kishin kaluar ende mesjetën, nesër do të silleshin edhe më egër më shqiptarët e varfër.

“O sa mirë me qenë shqiptar”, mbase nuk është kënaqësi e veçantë (megjithëse kur i shoh në televizion këta tifozë me duket se kënaqen, veçmas kur e përsërisin këtë refren), por është turp kur shqiptarët deklarohen grekë, serbë apo turq. Tifozët e sportit lë ta vazhdojnë sloganin e tyre, askujt nuk i bëjnë dëm, tryeza e shqiptarëve as nuk do të pasurohet, as nuk do të varfërohet nga tifozllëku i tyre, ndërsa ka gjasa t’ua ngrehin krenarinë kombëtare të nëpërkëmbur aq shumë vjet nga serbi, nga diktatura e varfëria. Një brez i ri pa njolla nga diktatura e pushtuesi i huaj e ndjenë vetën mirë, ka dinjitet e krenari kombëtare. Tifozët më duken janë pjesa më e ndritur e kombit, kurse brezi i tyre do t’ia kthejë krenarinë e munguar shqiptarëve.


Përgjigje Kryepeshkop Anastasit mbi origjinën dhe diskriminimin tim fetar

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Më në fund, mbas thirrjes sime, kryepeshkop Anastasi urdhëroi zyrën e shtypit të KOASH-it, të nxirrte një trakt urrejtjeje kundër meje, me shumë mundësi të formuluar nga vetë ai, pasi një tekst të tillë të ulët, ata që e njohin dhe e jetojnë realitetin shqiptar, nuk mund ta shkruajnë kurrë. Plus që nga gabimet trashanike ortografike, dhe sintaksa e dobët në shqip, duket që teksti është përkthyer nga greqishtja me shpejtësi dhe panik, gjë që e kam të konfirmuar edhe nga burimet e mia brenda KOASH-it. Meqë asnjë tekst zyrtar nuk del pa miratimin e primatit, unë do t’i përgjigjem personalisht kryepeshkop Anastasit, si hartuesi apo miratuesi i reagimit të KOASH-it kundër shkrimeve të mia.

Komunikata juaj hirësi është e mbushur me gënjeshtra, dhe meqë ju më akuzoni mua për manipulim të të vërtetës, le të shohim të paktën se kush ka manipuluar më shumë, pasi mua si person, edhe mund të më lejohet ndonjë pasaktësi, edhe pse nuk evidentohet asnjë e tillë, por një komuniteti fetar, në një deklaratë zyrtare, kjo i shkakton një dëm të rëndë publik dhe cënon rëndë besueshmërinë tuaj si institucion.

Gënjeshtra e parë, unë nuk jam “banues i Tetovës”, ku jetoj përkohësisht, por banor i regjistruar i Elbasanit dhe shtetas shqiptar, ashtu si Anastas Janullatosi, nuk është banor i Tiranës, por i Athinës, dhe shtetas grek. Njerëzit udhëtojnë dhe punojnë në shumë vende, por koncepti i banorit rezidencial është i ndryshëm, ndaj para se të dezinformoni publikun, mësojini mirë termat juridiko-administrativë, se pastaj do detyrohem t’ju jap leksione edhe në këtë fushë.

Gënjeshtra e dytë, “me origjinë myslimane”. Kush jeni ju dhe me ç‘autoritet përcaktoni origjinën time fetare? Unë mund të isha edhe me origjinë hinduiste apo ateiste, por kjo nuk ma heq të drejtën të shprehem si studiues dhe gazetar edhe për çështje të ortodoksisë. Ju i diskriminoni njerëzit prej origjinës, kjo është një gafë idioteske shumë e rëndë, këtë argument e ka qejf mesjetari Janullatos dhe e përdor sa herë që gjendet në vështirësi dhe s’di ç‘të thotë. Unë jam me origjinë bektashiane dhe shumica e fisit tim, përfshirë paraardhësit, janë ortodoksë të pagëzuar kanonikisht, kjo më bën me origjinë të dyfishtë, pra me origjinë bektashiane dhe ortodokse. Familje me besime të përziera ka me mijëra në Shqipëri, hirësi, këtu nuk jemi në Greqi. Keni çerek shekulli si “shqiptar i vogël” dhe nuk na ke njohur akoma si komb. Unë jam besimtar, nuk jam identifikuar me asnjë fe (beliving but not belonging) dhe nuk ia kam dhënë askujt autoritetin dhe aq më pak ju që nuk e keni prej asnjë burimi, të ma përcaktoni besimin tim fetar. Më vjen keq ku e keni katandisur nivelin e gjuhës me të cilin flet një institucion i respektuar siç është KOASH-i.

Gënjeshtra e tretë, “asnjë ortodoks nuk flet për komunitet tjetër”. Jo më larg se Krishtlindjet e kaluara, vetë kryepeshkop Anastasi, me origjinë ortodokse, për të përdorur terminologjinë tuaj, në intervistën dhënë ERT1, e cilësoi islamin, si sistem politik, Profetin Muhamed si udhëheqës ushtarak dhe Kuranin e Shenjtë, si libër që ka vargje që mbështesin dhunën. Dhe askush nuk doli e t’i thoshte që ti, jomyslimani s’ke të drejtë të na japësh leksione, pikërisht se ky është një argument prej idioti. Ja pra, vetë ju, hirësi, e keni bërë këtë gjë, keni komentuar fe të tjera, madje ju keni dhënë edhe mësim Islami në Greqi, dhe askush nuk doli t’ju thoshte që meqë jeni me origjinë ortodokse, nuk keni të drejtë të studioni dhe komentoni mbi islamin. Ndaj dhe unë, si studiues, nuk i marr leje askujt dhe aq më pak juve, që të studioj dhe komentoj mbi ortodoksinë shqiptare, edhe t’ju bëj leksione madje, pse jo, kur ju shmangeni nga kanonet, ligjet dhe historia. Nëse ju gjeni ndonjë gabim në leksionet e mia, m’i thoni, por nuk mund të hidhëroheni kur kuptoni se ka edhe të tjerë që jua njohin ligjet, po aq mirë sa ju, që edhe pse i njihni, nuk i zbatoni, por i shkelni sistematikisht deri në përdhosje.

Gënjeshtra e katërt, “unë helmoj harmoninë fetare”. Gafë e rëndë, meqë unë nuk i përkas asnjë komuniteti fetar, nuk kam si ta helmoj harmoninë mes feve, ndoshta hirësia ngatërron helmin që i shkakton në shpirt zbulimi i të vërtetave, por në këtë pikë nuk ndihem fajtor. Madje as urrejtje fetare nuk mbjell, mbase unë këto të vërteta jua kam thënë dhe do t’ua them, me shumë respekt dhe dashuri.

Gënjeshtra e pestë “unë prokuror që mbroj klerikët”. Së pari, rregulloni konceptet se avokati mbron, sa për prokuror, ndëshkues e inkuizitor, kemi e na tepron vetë Janullatosi. Unë po, jam avokat, por jo i atë Ilias, siç e shpjegova dhe në replikën ndaj tij, por i ortodoksisë shqiptare, i klerikëve të nëpërkëmbur dhe të trembur për bukën e gojës dhe i të drejtave të çdo njeriu për t’u trajtuar me dinjitet. Nëse kjo s’ju pëlqen, nuk është problemi im. Mos jetoni në geto, por në shoqëri të hapura.

Gënjeshtra e gjashtë, “Janullatosi mban me bukë atë Ilian”. Ju s’i latë gjë pa përmendur të shkretit prift, që nga babai i vdekur, e deri te gjyqet kundër tij, dhe tek buka e fëmijëve, që po ia zini me paturpësi prapë në gojë në këtë deklaratë. Anastas Janullatosi nuk i ka dhënë lekë nga xhepi, atë Ilias, por lekë të kishës, ndaj çdo privilegj dhe lehtësi, klerikët e kanë nga kisha e tyre, që patjetër e ka për detyrë t’i mbështesë se i ka punonjësit e saj. Argumenti është aq i trashë, sa nëse për shembull, ushtarakët apo arsimtarët, do t’i mbështeste shteti me shtëpi apo pensione, në deklarata zyrtare të thuhej se ata i mban me bukë, kryeministri. Idiotësia juaj këtu kapërcen çdo kufi.

Gënjeshtra e shtatë “Janullatosi shëron plagë shkaktuar nga një qytetar joortodoks vlonjat”. Tani më duhet t’ju them të shëroni sëmundjen tuaj, hirësi. Qytetarët shqiptarë nuk mund t’i klasifikoni në ortodoksë dhe jo të tillë, se është e turpshme, për të mos thënë patologji e mbushur me urrejtje. Nëse qytetari jua ka rrëmbyer pronën, ju duhet ta denonconi, jo të na shëroni plagët me drejtësi paralele, nëse ia keni shitur, denonconi atë që e ka shitur, jo ta diskreditoni publikisht. Plus që shuma që do paguani, është detyrim ndaj një vendimi gjykate, ju nuk po i paguani këto lekë si “terapi me qetësi”, por nga halli, pasi përmbarimi ju ka konfiskuar llogaritë bankare, ndaj i keni lënë edhe punonjësit gati dy muaj pa rrogë. Kjo është ta çosh KOASH-in me dashje në faliment dhe të terrorizosh njerëzit, që pa mua, ju merrni fund. Kjo nuk është sjellje e një njeriu human, por e një hegjemoni klasik mesjetar.

Hirësi, pozitiviteti nuk matet vetëm me mendimin e “mijëra besimtarëve”, por edhe me opinionin e shoqërisë sekulare dhe e komunitetit të studiuesve shqiptarë, brenda të cilit, deri tani, nuk është se gëzoni ndonjë admirim të madh. Ju jeni edhe vetë studiues, dhe nuk duhet ta anashkaloni këtë fakt, pasi për ju, mund të shkruhet sinaksari kur të shpalleni shenjtor (nëse nuk e keni shkruar vetë tashmë, siç bëtë me ikonat tuaja), por do shkruhen edhe studime shkencore, dhe njerëzit lexojnë më shumë këto të dytat, sot.

Meqë keni qejf epitetin “me origjinë myslimane”, më lejoni t’ju kujtoj hirësi, se ju njerëzit e kësaj origjine, i keni emëruar peshkopë, dhe së shpejti mitropolitë. Mitropoliti i Korçës, i Krujës dhe së shpejti i Elbasanit dhe i Apollonisë dhe së shpejti i Fierit, janë që të tre, “me origjinë myslimane”. Unë, shumë shpejt, si studiues joortodoks i ortodoksisë (mbase kriptoortodoks), i ngjashëm me ju, do të jap një shpjegimin tim, se pse ju i zgjodhët me qëllim këta njerëz, çfarë plani keni, ku synoni të arrini dhe ç‘surpriza të pakëndshme e presin së afërmi Ortodoksinë Shqiptare dhe Autoqefalinë e saj.

Dhe feja ime, pafeja ime, apo leja juaj, nuk do më pengojë aspak ta bëj një gjë të tillë. Kjo është një botë e lirë, ku secili shpreh pa frikë mendimin e tij, dhe diskriminimet apo traktet tuaja kundër meje, nuk më bëjnë asnjë përshtypje, madje më japin forcë e kurajo që të vazhdoj misionin tim, në mbështetje të shqiptarisë.

P.S. Shumën prej 23 milionë lekësh të rinj, mund ta gjeni kollaj, hirësi, mjafton të shisni makinat tuaja, BMw dhe Range Rover, se edhe të përdorura kushtojnë më shumë se aq. Varfëria e shqiptarëve ortodokse, nuk e toleron këtë nivel luksi.

Kol dhe Ndre Mjeda në gjurmët e matjanit Pjetër Budi

$
0
0

Aurenc Bebja (Francë), 19 Mars 2016

 

Shkrimi më poshtë, në një gegnishte të mrekullueshme, i cili më ra në dorë falë mikut dhe kontribuesit tim të parë në blog, Avni Dani, na kthen në Matin e vitit 1930.

 

Kol Mjeda, deputet i dikurshëm i Dibrës, bashkë me poetin Ndre Mjedën, i cili kërkonte të ndiqte në atë kohë gjurmët e klerikut dhe shkrimtarit të njohur Pjetër Budi, me qëllim për të realizuar një studim mbi origjinën, jetën dhe veprën e tij, kanë shkuar në vendlindjen e autorit, në fshatin Gur i Bardhë, në Mat.

 

Gazeta e Perkohshme Leka, me vendndodhje në Shkodër, e botuar asokohe çdo dy muaj, ka publikuar rrëfimin e udhëtimit të Kol Mjedës, ku sipas meje përmes ndjekjes së gjurmëve të Budit vihet gjithashtu në dukje bukuria, bujaria, mikpritja dhe emancipimi i shoqërisë matjane.

 

Në vazhdim parathënia e gazetës dhe rrëfimi i Kol Mjedës :

 

Êmz. Pjeter Budi

Kol Mjeda, Gazeta e Perkohshme LEKA, Vjeti II, N. 4 – Korrik 1930

 

Êmzot Pjeter Budi kje shqyptar, prej Gurit të Bardhë (Mat).

 

Librat mâ të motshem, qi janë shkrue n’alfabetin latin, janë atà të Budit ; por mjerisht librat e tij të gjith kanë hupë, posë perkthimit të doktrinës së krishtênë të Kardinallit Belarmino, prej së cilles n’a ka metë vetun e treta dorë e botueme në 1664, qi gjindet fort rrall.

 

Me gjithsè giuha e Budit nuk âsht aq e qortueme, prap vepra e tij meriton m’u marrë në kujdes, në mos tjeter, pse në tê na kemi mâ të parat vjerrsha shqype. Libri i tij duket se ka kenë fort i perhapun në popull katolik e i perdoruem deri nder kohë të vona, per arsye qi e shofim rishtypun tri herë në vjetë 1868.

 

Faik Konitsa pat gjetë në Paris edhè nji tjeter liber të quejtun « Speculum confessionis in Epiroticam linguam a Petro Budi, Episcopo Sapatense et Sardanense translatum. » Libri â formatit XII me 408 faqe âsht botue prej Propagandës në vj.1621. Por prej ktij libri vetun kjo copë qi ka gjetë Faik Konitsa  e tjeter nuk njihet.

 

Zotni Kolë Mjeda, deputet i Dibrës, qi tesh vonë desht m’e percjellë D.Ndré Mjedën në vendin e shkrimtarit të motshem shqyptar, per me bâ studime mi tê, i a dergoj ksajë Perkohshme artikullin qi na ktû poshtë me andje po botojmë.

 

Per ket arsye, edhe vijimin e artikullit mî edukaten e ndiesis s’atdheut po e lâm per numer tjeter.

 

Kah trojet e Budit

Sikuersè âsht pa edhè nder shtylla të fletoreve të kryegjytetit, udhtimi i êm me të Nd. Zotni Don Ndré Mjeden ka pasë per qellim vetem studimin mbî nji botim të Don Pjeter Budit, prej Gurit të Bardhë, të shtypun në giûhë amtare në vjetin 1621.

 

Me 19.6.1930 kalueme Tufinen edhè Shkallen e Tujanit, kû syni nuk ka të ngim tue e pa at bukuri natyre, e, kah ora 20.30 mrrijtme në vendin e caktuem për bûje t’asajë natë, qi thirret « Hani i Zallit » kû kjeme pritë s’ka ma mirë prej Jashar Bejt, i dibranë.

 

Ne e nesre, kah ora 6. 30 vijueme udhtimin mbi Qafen e Morizës e, mas nji rruge mjaft të mundshme, por të bukur, mrrijtme në maje të malit, kû gjetme Postë Komanden e Gjendarmeris e bri ksajë nji han, kû pushueme e pime kafe e tamel, e prep u vûeme per rrugë, qi kishim nisë.

 

Mas do kohet n’a u paraqit nji panoramë e shkelqyeshme në të cillen muejtme me da per së largut shpija të nalta. Qeraxhit n’a thane se atà ishin shpijat e Gurit të Bardhë, kû mrrijtme në krye të nji orës e gjysë. At vend e kishte stolisë natyra me kodrina të thepisuna e të veshuna me blerim, me kroje, qi i zotnote brija e malit të naltë të Dajtit.

 

Mas pak kohet u gjetme tu hani pranë Xhamis, i cilli ishte hani i Ibrahim Boedit (Budit), me të cillin u falme mas zakonit, hime në dhomen e shtrueme me qylyma e halija, kû, masi pime kafe e hangme dreken, pushueme deri n’oren pêsë të masdites.

 

Mandej bashkë me Ibrahim Boedin duelme me shetitë katundin, e, mas bisedimeve qi bâme me tê, u sugurueme se aj ishte, bashkë me kater familje tjera, prej shpis së Budit.

 

Shkueme te dugâja e vêndit, kû patme rasë me u  perpjekë me disa burra të pjekun e plot eksperjencë, masi gadi të gjith vêndasit e atij katund kishin kerkue kah Selaniku, Serezi, Stamolla. Kuvendi i marë i atyne burrave n’a bindi, ankimet e tyne n’a u dukne krejt t’arsyeshme, sidomos per pasuni qi kishin nder fushat e Selanikut e njeti, qi Greqija i a u kishte zaptue e se Qeverija e jonë nuk kishte marrun masat e meritueshme.

 

Si maruene atà fjalët e veta u kallxova qellimin e ardhjes s’onë në vendin e tyne, due me thanë se dishrojshim me dijt per shpin e Budit, se psè âsht nji liber shqyp i shtypun tash treqind vjet e aj qi e ka botue thotë se jam Gurabardhas e se thirret Don Pjeter Budi.

 

-          Zotni – m’u pergjejgne – ktû nder ne s’ka burra të vjeter si me thanë nji qind vjetsha, e atà 70 vjetshat s’dijnë mâ teper se na.

-          Prej shpis së Budit âsht ky Ibrahimi e ashtù edhè kater familje tjera. Âsht edhè nji shpi në Berzhojë qi thirret e Budit.

 

Masi i pyeta a thue âsht e dalun prej Gurit të Bardhë, më pergjegjne se jo, as ajo shpi, as katundi nuk e din, vetem porsè thirret « Budi ».

 

Muerme vesht prej atyne burrave se « Boedit e majnë vedin se janë fis me nji prift, i cilli nder kohë të veta âsht thirrë Budi, e mas nji lufte të bjerrun në Maqedoni, ka kenë shterngue bashkë me të vett me xanë vend në Gur të Bardhë, kû ka lypë ndimen e Princit të Matjes e, mâ vonë, masi kanë ndollë lidhjet krejt t’afermeve, nuk paskan marrë me shoqi shojnë per arsye relacjonesh familjare.

 

Katundi perbâhej prej 300 shpijash e s’kanë dhanë e marrë prej katundeve e fiseve tjera ; prej kndej mund të vertetohet se Gurabardhsit kanë kênë shum mâ vonë kristjan. Por edhè sot aj katund as merr as nep me tjera katunde e as argjidhek s’jepshin per vasha.

 

N’a thanë se tash nja 60 a 70 vjet, per rreth kû kishte pasë kênë shpija e vjeter e Budit, kundrej Xhamis së sotshme, nji plakë tue mihë, paska zblue nji kumonë mjaft të madhe, të cillen i a kishte pasë shitë per 400 grosh nji kallajxhis, e ky i a kishte shitë nji korcullës në Durrës për 10.000 grosh.

 

Petkat e fugurja e Budit

Populli i atyshem paska pasë kujtue se bë Teqe të Martaneshit gjinden petkat me gjith fugure të Budit, por pa kush nuk i kishte.

 

Vetem dihej se nji plakë kuer ka kênë tue dekë u ka thanë të birve të vet : Un nuk jam kthye prej besimit, pra shkoni e m’a bini filan resem (fugure) para se të më dalin shpirti. »

 

Edhè masi i a kanë prûe e e ka pasë nder duer at resem ka ndrrue jetë, kshtu thotë sot gojdhana e atij populli.

 

Libri i Budit e djalekti i Gurabardhsve

Me gjith se Gurabardhsit kerkojshin tjera dhena, djalekti i tyne, qi ndryshon prej krahinave t’aferme, i giet gadi 50 %  librit të Budit. Ket dishmi i a lâ Z. Dom Ndré Mjedës, qi ka me e ribotue librin sa mâ shpejt tue i bashkue studimet e komentet e veta.

Largimi i ynë prej Gurit të Bardhë

Nder ftyra t’atyne të thjeshtë shifej se keq u vinte pse daheshim prej tyne. U falme si mas zakonit, por Ibrahimi desht me na percjellë nji copë rrugë e nuk u da nesh veç masi e shterngueme. Gjith rrugës na u knaqte syni nder blerime e shpesh ndeshme në tuba të bardha delesh.

 

Ky katund në kohna të motshme kishte 300 shpi e blegtorija ishte njaq në perparim sa kishin mâ se katerdhetmi dhen e dhi, por Veziri i Shkodrës nder dy lufta qi kishte bâ me ta, i u kishte marrë ka dymdhetmi krenë per luftë. Kahë prendimi mrrîjtme në Bershê ku na priti, me djelmt e tij, nji burr si motit, Zot. Ahmet Nushi. Naten e kalueme masmiri e ne nesre u vûeme në rrugë per Burrel.

 

Ky katund nuk ishte mâ aj i 1916, por ishte shndrrue më nji gjytet. Dahen në shêj shpija e Naltsis Tij Princ Xhelalit, Bashkija, Zyra e Rekrutimit, hotele, kafe, restauranta, dugajë etj. Ashtu ishte tue ngrehë nji tjeter ndertesë madhshtore Princi, i cilli kishte kalue per Tiranë. Edhè ktu auktoritetet e vendit na pritne mjeft mirë e Bashkija dha nji darkë. Shum dishirë tfaqne parija e vendit sidomos më bâni preshtypje të mirë kuer më thane se kerkojnë prej Qeveris e prej Deputetve t’u hapet nji konvikt per varza, pse edhè seksi fêmnuer, do të perparojnë në vend t’onë. Ky âsht nji hap mjeft i madh per të cilllin e kam menden me folë në Parlament.

 

Konvikti i Matit

Âsht per t’u levdue ky institut per rregullim e displinë qi kishte. Godija ishte mjeft e mirë por e vogel per 100 xânsa. Grupi i msueve na gostiti  e xânsat veshë me robe kuq-zi na ndejne në nderim. Ne nesre u bâne provimet e fundit të vjetit shkolluer e metme teper të knaqun prej të gjegjunave të fmive, të cillit i pyeti ndo ‘i herë edhè Z. D. Nd. Mjeda. Dijtne mirë me pergjegjë mî histori të Shqypnis e sidomos kush âsht Zogu I. e cillat kan kênë dyrët shqyptare mâ të permenduna. Deklamuene fare mirë do vjerrsha  e sidomos atê të vllavrasit qitun prej të Nd. Z. Dd. Nd. Mjedës.

 

Ne e nesre mrama kjeme miqt e Kadis se Matjes, nji burr plot urti. Edhe ktu na pritne mirë e mandej u nisme, dikû rrugës së ré qi âsht tue goditë  e diku rrugës se shtegtarve qi âsht mjeft e vshtirshme ; kshtû mas nji udhtimit ndandë orësh mrritme në Krue.

Per rrugen Burrel – Krue populli ka bâmun shum sakrifice, por Ministrija e P. Botore ato vende qi i tokojnë me i punue nuk âsht kujdesue per to si duhet. Mirë âsht qi ksajë verë ajo Ministri të perpiqet me krye çka ka per detyrë.

 

Libri i Dom Pjeter Budit besoj se shpejt ka me u ribotue prej Z. D. Ndré Mjedës të cillit i uroj nji sukses të lartë.

 

 

Kol Mjeda

Publikuar për herë të parë online në versionin origjinal te Blogu Dars (Klos), Mat – Albania

http://www.darsiani.com/opinion/

 


 

 

Suksesi i artistit Vildan Maksuti në kinema dhe modë

$
0
0
Nga Ermira Babamusta
Vildan Maksuti është aktor, model, skenarist dhe regjizor i dramave teatrale. Vildan Maksuti është aktor i njohur nga Kumanova që jeton dhe vepron në Belgjikë. Edhe pse tepër i ri, ai ka një karrierë dhe jetë të pasur artistike dhe është një ndër artistët me famë që ka prekur skenat europiane përkrah emrave të njohur të artit.
Nëpërmjet karrierës së tij artistike dhe humanitare Vildan Maksuti ka shërbyer si ambasador i kulturës dhe vlerave shqiptare në Europë. Ai krenohet të përcjellë vlerat e kombit shqiptar në mbarë botën.
“Jam krenar që jam shqiptar nga Maqedonia. Nëpërmjet artit dhe kulturës mund të përcjell vlerat e kombit tim në mbarë botën. Nëna ime gjithmonë më ka folur në shqip edhe pse kemi shumë vite në Belgjikë dhe në shtëpi akoma flasim në gjuhën shqipe. I jam mirënjohës shtetit të Belgjikës që na priti me krahë hapur dhe na ka mirëpritur si vendas. Bashkë me motrën time, Xhen Maksuti patëm mundësinë të bashkëpunojmë Belgjikë-Maqedoni për projektin e mirënjohur edukativo-kulturor të BE-së “Erasmus +”, i cili i dha mundësi shkollave shqipe të jenë pjesë e programeve europiane,” tha Vildan Maksuti.
Vildan Maksuti për herë të parë doli para kamerës në Europë në vitin 2005 për reklamën e Interpolis Glashelder (Hollandë), e cila u shfaq në National Geographic.
Karriera e tij prej aktori profesionist nisi menjëherë pas diplomimit nga Akademia e Arteve në Bruzh, Belgjikë (L’Academie des Beux Arts) në 2008 me sukses të shkëlqyer si student i dalluar. Profesorët e Vildanit gjithmonë kanë folur për të si një aktor të talentuar dhe me perspektivë. Fillimisht ai mer pjesë në shfaqe teatrale organizuar nga Akademia e Arteve në Belgjikë.
“Dua ta sfidoj veten duke provuar role të ndryshme si në aksion, komedi, dramë ose film romantik. Aktrimi është pasioni im që nisi kur isha vetëm 6 vjeç kur babi më çoi për herë të parë në një shfaqe teatrale në Kumanovë. Dhe aty u dashurova me artin dhe aktrimin,” tha aktori Vildan Maksuti.
Vildan Maksuti e nisi karrierën e tij të aktrimit në moshën 16 vjeçare me produksionin e famshëm amerikan Bigfoot Entertainment me filmin “The Curiosity of Chance” (Kurioziteti i Shansit). Me regjizor Russell P. Marleau, Nominuar për çmimin prestigjioz Emmy. Filmi fitoi 4 çmime si “Filmi më i mirë” dhe “Regjizori më i mirë” në festivale ndërkombëtare.
Aktori Vildan Maksuti paraqitet edhe në serialin e famshëm televiziv “The White Queen” (Mbretëresha e Bardhë) me aktor kryesor yllin anglez Max Irons. Me produksion të BBC, kjo dramë historike është nominuar me 3 Golden Globes, Emmy dhe ‘People’s Choice Awards’.
Në 2013 Vildan Maksuti kreu studimet për aktrim tek Fakulteti i Arteve Dramatike në Shkup, Maqedoni nën kujdesit e profesorit Vladimir Milcin.
Vildan Maksuti është një yll filmi ku shtypi ndërkombëtar shkruan për suksesin e tij në Evropë. Vildani ka luajtur një rol të shkurtër në filmin e njohur “Dossier K” me regjizor Jan Verheyen, produksion i Eyeworks.
Më pas Vildani paraqitet në serialin e famshëm 20-vjeçar belg “Familie” (regjia Guy Thys dhe JP Van Steertegem, 2010). Vildani luan rolin “Ksander”, një djalosh 20 vjeçar që futet në botën e krimit. Ndërsa në serialin tjetër famoz “Vermist” (regji Jan Verheyen, Eyworks, 2011) Vildan Maksuti luan rolin e “Martin” në këtë dramë aksion me polici.
Vildan Maksuti luan rolin kryesor në filmin “Blue Rorschach” (regji Charles Bockaert, 2013). Ky film është një dramë, që tregon problemet familjare mes dy vëllezërve. Vildani luan rolin e një nga vëllezërve “Niko”.
Në serialin “Verboden Liefde” (regji Wendi Montellano, 2014) Vildan Maksuti luan rolin kryesor “Gio”, një djalë Italian që dashurohet me një vajzë belge dhe duhet të fitojë zemrën e saj.
Në serialin e famshëm belg “De Ridder” (regji Eric Taelman, 2016) Vildan Maksuti luan rolin kryesor në sezonin 4 në rolin e “Artan Malaj”. “De Ridder” është një dramë aksion me investigime policore. Në këtë film mamaja e Vildan Maksutit, Ramize Maksuti, shfaqet në rolin e “Mamasë”. Vildan dhe Ramize Maksuti ishin dy yjet e ftuara në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Belgjikë “Film Festival Oostende”.
“Në serialin De Ridder ku luaj rolin kryesor kemi filmuar për 3 muaj në Belgjikë. Kjo dramë aksion nga produksioni Eyeworks është mjaft interesante sepse ndryshe nga serialet e para, në këtë sezon storja është në vazhdimësi. Unë luaj rolin e një djali shqiptar Artan Malaj, tepër inteligjent por që fajësohet për krime që ai nuk i ka bërë. Dhe e vërteta nxirret në pah,” rrëfen Vildan Maksuti.
Vildan Maksuti është regjizor i shfaqes teatrale “Të Mos Bëhet Vonë” (2013) një dramë komedi që u performua në shumë qytete në Maqedoni. Në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe Teatrin Kombëtar të Kumanovës ky produksion teatral pati për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit kundra dhunës në familje, si dhe të fuqizojë vazjat, femrat dhe fëmijët të denoncojnë dhunën. Gjithashtu është regjizor i shfaqes teatrale “24 Lies In a Dream” në Belgjikë.
Në 2014 Vildan Maksuti u zgjodh si aktori kryesor në videoklipin e famshëm “Light It Up” (me 4.5 milion shikime ne Youtube) të Dj. Antoine, i cili ka bashëpunuar me yjet e muzikës si JLO, Akon, Mark Anthony, Pitbull, etj.
Në 2016 Vildan Maksuti u ftua si një nga Vipat në Albanian Fashion Week në New York që do zhvillohet me 25-30 mars në Manhattan. Vildani do jetë një nga yjet e Tapetit të Kuq në natën e madhe të Albanian Fashion Show që do zhvillohet me 27 Mars 2016. Java e Modës Shqiptare në New York është organizuar nga Mrika Krasniqi, themeluese e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York dhe Nil Production.
“Jam shumë i lumtur që karriera ime po mer një drejtim të ri me udhëtimin në New York. Kam shkruar disa skenare dhe dëshiroj së shpejti të sjell filmat e mi për publikun. Falenderoj Mrika Krasniqin për ftesën në eventin madhështor Albanian Fashion Week NY. Do jetë një natë e paharruar me modën më të mirë shqiptare dhe të huaj,” tregon modeli, aktori dhe skenaristi Vildan Maksuti.
Gjithashtu Vildan Maksuti do jetë pjesë e videoklipit të Mbretit të muzikës Pop Rock, Matteo Brento, për këngën #21 (Goodbye My Love) / (Lamtumirë Dashuria Ime). Ylli i X-Factor Albania Matteo Brento do xhirojë videoklipin në New York, ku Vildan Maksuti do jetë një nga aktorët që do shfaqet në këtë videoklip.
Momenatalisht Vildan Maksuti po shkruan disa skenare të filmave me metrazh të gjatë.

Molenbek, aty ku terroristët ndjehen si në shtëpinë e tyre!

$
0
0

burka_molenbeek

molenbeek

Një komunë e vogël në mes të Brukselit, interesante, por edhe e frikshme!Interesante, pasi në disa pjesë të saj si Chausée de Gand, kur kalon, duket sikur kapërcen në kohë, sepse të krijohet përshtypja se u fute në  dite, apo në ndonjë vend tjetër mysliman. Një Pazar interesant, kryesisht me veshje dhe produkte të vendeve arabe. Gra të mbuluara me perçe të zeza. Kokë e këmbë. Në të shumtën e kohës në shoqërinë e fëmijëve. Nëse janë vajza të vogla edhe ato i gjen të mbuluara po me perçe. Klube çaji, ku rrinë vetëm meshkujt myslimanë. Pinë çaj. Tërë ditën. Meshkuj të tjerë rrinë grupe-grupe, në qoshe të pallateve apo cepa rrugësh, me veshjet e tyre karakteristike fetare dhe vështrojnë ngulazi rrugën, dhe çdo person që kalon. Herë-herë, duket sikur kontrollojnë zonën.

E frikshme, pasi siguria nuk është optimale. Duket sikur hyn në një zonë, që sundojnë rregulla dhe norma të tjera. Konflikti është më i kollajtë, sidomos kur nuk i përket komunitetit të tyre. Nëse një femër e veshur në mënyrë perëndimore kalon e vetme, shoqërohet me një sërë ngacmimesh, fyese, përçmuese. Kjo, sepse në mendjen e tyre një femër, që nuk mban perçe nuk është e ndershme dhe se duhet të mbulohet që të konsiderohet e tillë! Edhe nëse je në çift, mund të konfliktohesh fare lehtë. Në rast se dëshiron të mbash larg konfliktin, duhet të shfaqësh shenja të lexueshme që je shqiptar. Si, simbole kombëtare lehtësisht të identifikueshme! Kjo, pasi është krijuar një histori “vendosje rregulli” teksa ngacmimet ndaj shqiptarëve, kanë përfunduar shpesh në dhunë si kundërpërgjigje. Dhe brenda këtij komuniteti, siç duket është konfirmuar bindja se me shqiptarët “sherri është i humbur”!

Po, si është arritur deri në këtë gjendje, ku kjo Komunë në qendrën e Evropës po merr famë ndërkombëtare si foleja e terroristëve? Nga buron gjithë kjo urrejtje e verbër për të goditur vendin ku u lindën, janë rritur dhe jetojnë ?!

Molenbeku në kohë

Një komunë prej vetëm 5,9 km², që shtrihet nga pjesa perëndimore e Brukselit, duke krijuar horizontalisht një lidhje me qendrën, tërheq vëmendjen për shumë faktorë.

Komunë që njeh dendësinë më të lartë të popullatës për m², përqindjen më të lartë të papunësisë në rang kombëtar (30%) sidomos tek të rinjtë (41,6%), nivelin e arsimimit më të ulët prej disa gjeneratash, si edhe me numrin më të lartë të institucioneve të besimit fetar (22 xhami). Në këtë Komunë, janë instaluar fillimisht një pjesë e madhe e krahut të punës apo imigracionit të ardhur nga Maroku dhe vende të tjera të Afrikës së Veriut, si edhe nga Turqia kryesisht përgjatë viteve ’60-‘70, kur shteti belg lidhte kontrata me qeveritë përkatëse të këtyre vendeve.

Përgjatë viteve ‘60, administrata e Brukselit e kushtëzonte këtë imigrim nëpërmjet pajisjes me leje pune të dyfishtë, pra për punëtorin, por edhe leje për punëdhënësin, që do të punësonte imigrantin. Kjo leje trevjeçare krijonte edhe kushtëzimin e instalimit të punëtorëve në zona të caktuara industriale.

Por, kriza ekonomike e viteve ’70, filloi të reflektohej edhe te kjo kategori imigrantësh, të cilët u detyruan për arsye mbijetese të largoheshin nga zonat industriale ku ishin instaluar fillimisht dhe të drejtoheshin drejt zonave urbane, me shpresën për të siguruar një vend pune. Mundësitë e pakta ekonomike e bënin të pamundur për këtë kategori, që të vendoseshin në komuna të tjera të Brukselit, ku standardi i jetesës ishte më i lartë dhe jetesa më e shtrenjtë.

Molenbeku i asaj kohe ofronte çmime të lira, por edhe kushte më pak të përshtatshme. Pavarësisht aspektit ekonomik, që kushtëzonte instalimin e tyre në një zonë të caktuar, studiues të ndryshëm ekspozojnë nga njëra anë edhe faktin e një barriere administrative me orientim politik, që pengonte instalimin e tyre në komuna të tjera, duke nxjerrë arsye të ndryshme të nivelit burokratik.

Por, nga ana tjetër, edhe një lloj refuzimi nga vetë shoqëria për të lënë shtëpitë e tyre me qira këtyre imigrantëve, të cilët nuk kishin siguri për shlyerjen e saj, për shkak të profilit që përfaqësonin por edhe karakterit të paqëndrueshëm të punëve, që iu ofroheshin.

Ky fenomen solli gradualisht edhe përqendrimin e tyre të lartë, në komunën e Molenbekut. Iniciativat shtetërore për lehtësimin e bashkimit familjar, ndikuan në shtimin apo rritjen e numrit të këtij komuniteti, që po popullonte zonën perëndimore të Brukselit.

Me kalimin e kohës, me rritjen e vështirësive socio-ekonomike, barrierave që po krijoheshin në tregun e punës, por edhe niveli i tyre i ulët i kualifikimeve, e bëri thuajse të pamundur që të dilnin nga kjo komunë, dhe të instaloheshin në komuna të tjera.

Me instalimin e tyre të vazhdueshëm në të njëjtën zonë, fillojnë të shfaqen gradualisht edhe shenjat e para të diversitetit kulturor dhe fetar. Nisin kërkesat e para për krijimin e vendeve të lutjes dhe organizimin e kurseve fetare, për të transmetuar tek fëmijët e tyre kulturën e fesë, si edhe organizimi i mësimit të gjuhëve të tyre kryesisht arabe dhe turke. Kërkesat fillojnë të orientohen edhe ndaj shijeve krejtësisht të ndryshme gastronomike, që ekspozojnë nevojën për pasjen e produkteve të tyre ushqimore, duke filluar gradualisht hapjen e një sërë dyqanesh, kryesisht me ushqim hallall, si edhe dyqane të specializuar për veshjet e tyre karakteristike, etj.

Kjo periudhë njihet edhe për nisjen  e një sërë problemesh nga ana e autoriteteve lokale, të cilët duhet të adaptonin mënyrën e tyre të organizimit të jetës së komunës, në përshtatje me këtë diversitet kulturor.  Nisi hasja me një sërë problemesh për shkak të riteve, zakoneve dhe traditave krejtësisht të ndryshme, që jo vetëm kërkonin një menaxhim më të mirë të hapësirës publike por edhe krijimin e kushteve të reja, për lehtësimin e tyre (si p.sh, krijimi i thertoreve të veçanta për të shmangur therjen e kafshëve në apartamente, apo në vende publike të papërshtatshme, devijimi i transportit publik përgjatë festave fetare nga mbipopullimi i zonës, etj) 

Radikalizimi 

Kërkesat për pasjen e institucioneve fetare, apo vendeve të përshtatshme për lutje, fillojnë të shfaqen përgjatë viteve ’70, sepse më herët ky fenomen ishte thuajse i pamundur. Praktikimi ishte kryesisht i një niveli personal, privat dhe i paekspozuar në shoqëri. Vitet ’70, njohin hapjen e institucioneve të para fetare të fesë Islame, kryesisht në formën e kulteve dhe të asociacioneve. Ky do të jetë dhe momenti i parë i shfaqjes së praktikës të fesë Islame në shoqërinë belge.

Por, ky ekspozim apo shfaqje hasi në një lloj rezistence në opinionin publik belg, një lloj reagimi refuzues, që vlerësohet se, ka krijuar edhe hendekun e parë të madh mes palëve.

Përgjatë viteve ’80, do të kemi shfaqjen e xhamive, si edhe rritjen e nivelit të politizimit të fesë islame. Politizim, që rrotullohej rreth dy rrymave konkurruese, salafizmi dhe vëllezërit myslimanë. Kjo periudhë vlerësohet se, nuk ka njohur rryma me tendenca moderne, duke e kanalizuar besimin fetar vetëm drejt tyre. Çka gjykohet se ka sjellë një këndvështrim tek praktikantët e kësaj feje, një perceptim dhe vizion tërësisht të brendshëm fetar, në lidhje me leximin apo deshifrimin e çdo fenomeni, apo problematike, që ndodhte në shoqëri.

Jo rastësisht, edhe terroristi i shumëkërkuar Abdelaslam, i përket gjeneratës së lindur në fund të viteve ’80, i rritur në mes të një Islami i vlerësuar si i politizuar.

Paralelisht me këtë ndikim të lartë të nivelit fetar, dhe rrymave konservatore të forta, kemi edhe një sërë faktorësh të tjerë, që ndikojnë në procesin e radikalizmit të të rinjve, duke e thjeshtëzuar atë. Janë një sërë studimesh, që konfirmojnë të njëjtat tendenca, ku më të rëndësishmet janë pabarazia sociale, diskriminimi si në sistemin arsimor, por edhe në tregun e punës, padrejtësia, që ushqehet si ndjenjë e vazhdueshme tek individi nga format e ndryshme të përjashtimit, mungesa e perspektivës, ndjenja e braktisjes, ndjesia e të mos qenit i nevojshëm për shoqërinë ku kanë lindur, kriza e identitetit, fakti i mos përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror, humbja e kuptimit për jetën në vazhdim, mos realizimi arsimor, profesional, eksperiencat dështuese të familjarëve apo rrethit social, presioni apo frustrimi, që ndjejnë mes asaj çka dëshirojnë të bëhen dhe pamundësisë reale për ta realizuar atë, mosha delikate e adoleshencës, apo mosha e hershme e rinisë, etj.

Por, në fakt ka edhe një argument shumë interesant, që vjen nga ekspertë të fushës, që duan të kuptojnë shkaqet e frakturës, që ekziston në shoqërinë belge, duke ekspozuar elementin e padrejtësisë, si një variabël shumë të rëndësishëm dhe përcaktues të radikalizmit dhe jo shkallën e besimit fetar. Është padrejtësia, sipas tyre, dhe humbja e shpresës në një sistem të lirë dhe demokratik, që i bën këto të rinj të “kërkojnë fajtorin” diku gjetkë.

Janë gjithashtu po këto argumente, që janë baza e filozofisë së përdorur nga rekrutuesit në terren. Fakti, se sistemi është përjashtues, mospërfshirës dhe diskriminues, pra argumente që krijojnë klimën e duhur për një viktimizim personal, por që përzihen me një nivel më të lartë viktimizimi ndaj shoqërisë myslimane në përgjithësi, në përdorimin e argumenteve si Guatenamo apo padrejtësitë në konfliktin izraelito-palestinez. Pra, thellohet fraktura e një konflikti, në një binom të thjeshtë, “Ne dhe Ata”, “Myslimanët dhe Perëndimorët”.

Një sërë rastesh të studiuara, që lidhen me persona të rekrutuar dhe zhvendosur në zonat e luftës, tregojnë se niveli i tyre i besimit nuk ishte as i një niveli fillestar. Duke përforcuar bindjen se, kemi të bëjmë me probleme më të thella në integrimin shoqëror. Po të njëjtët ekspertë dhe studiues konfirmojnë faktin se, shteti islamik quhet i tillë, pikërisht për të ofruar një sistem “mbrojtës” ndaj individëve që nuk ndjejnë mbrojtje nga shteti ku ato kanë lindur dhe janë rritur, ofron mundësi për identifikim dhe përkatësi në një grup, si edhe një ndjesi të mirë sigurie, pagë dhe të mira materiale, etj. Pra, u krijon atë çka ato propagandojnë se, shtetet përkatëse ua refuzojnë apo mohojnë.

Një pjesë e rekrutimeve kryhen në xhami, si vend që frekuentohet nga një numër i lartë personash, por kryesisht ai kryhet jashtë saj, në zonën ku banohet,  në lagje, në ambiente sociale, në klube sportive, në ambiente shkollore, etj. Një nga organizatat me karakter terrorist me shtrirje më të gjerë në territor dhe e përqendruar në aktivitetin e saj, pikërisht në Molenbek “Sharia për Belgjikën”, (tashmë të arrestuar-46 persona) kishte një aktivitet shumë të lartë në fushën e rekrutimeve të luftëtarëve të huaj, që niseshin për në Siri. Por, fenomeni ka formën e një zinxhiri, pasi edhe pse të ndaluar nga drejtësia belge, aktiviteti nuk rresht. Personat tashmë të rekrutuar dhe të zhvendosur në terren, paguhen për vazhdimin e rekrutimeve të miqve, shokëve apo familjarëve të tyre.

Molenbeku, bastioni i radikalizmit belg, është shndërruar në modelin e padëshiruar të një shoqërie, me linja të forta ndasie dhe frakture. Fenomeni i radikalizmit është shumë kompleks. Ai e ka të pamundur të gjejë shpjegim vetëm në një fenomen si varfëria apo përjashtimi social, pasi shembujt tregojnë një aktivizim edhe të shtresave të mesme, siç edhe nuk mund të shërbejë feja, si pista e vetme për orientimin e këtij shpjegimi. Faktorët mund të gjejnë shpjegim sa në kontekstin ndërkombëtar të konflikteve dhe luftërave, por po aq edhe në hendekun e madh, që tashmë është krijuar mes dy palëve, mes klasave të ndryshme sociale dhe origjinave të ndryshme kulturore. Mungesa e komunikimit, e një dialogu të vërtetë social, përfshirja reale dhe jo formale, në një mjedis të njëjtë, ku duhet të ndahen vlera të përbashkëta, dhe të ofrohen mundësi për gjithpërfshirje, për të çuar drejt një identiteti dhe përkatësie të nevojshme, janë sfidat reale, që kërkojnë përballje të pashmangshme. Që Molenbeku të thyejë përfundimisht modelin e simbolit si geto e radikalizmit, varfërisë dhe e mizerjes, në mesin e një Evrope të civilizuar./im.ta/

 

 

 

Oriana Fallaci: Krisht i Shenjtë, po na vrasin fëmijët se pijmë verë, nuk mbajmë mjekër dhe nuk mbulojmë fytyrën

$
0
0
Kjo është një pjesë nga libri i gazetares Oriana Falaçi të botuar në 2001. Libri i saj i titulluar “Zemërim dhe krenari”  bënte thirrje që “të zgjohemi pasi integralistët po na vjedhin lirinë”.

***

Zgjohuni njerëz! Zgjohuni! Të frikësuar siç jeni pasi trembeni se mund të shkoni kundër rrymës dhe dukeni racistë. Nuk po e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni që ajo që po ndodh është një Kryqëzatë, por këtë radhe me drejtim të kundërt.

Të mësuar me dyfytyrësinë, lojërat e dyfishta, të verbyar nga miopia dhe idiotësia e “Politikisht Korrekt”, nuk e kuptoni se jemi në mes të një lufte fetare. E kërkuar dhe e deklaruar e tillë. Një luftë që quhet Xhihad apo Lufta e Shenjtë. Një luftë që nuk ka si qëllim pushtimin e një territori por që sigurisht do të pushtojë shpirtrat tanë, do të zhdukë lirinë dhe qytetërimin tonë. Do të ndryshojë mënyrën tonë të jetesës dhe vdekjes, të mënyrës sonë të lutjes, ushqyerjes, veshjes apo argëtimit. Nuk e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni se nëse nuk u kundërpërgjigjemi, nëse nuk mbrohemi, nëse nuk luftojmë, Xhihadi do të fitojë! Do të shkatërrojë botën që mirë apo keq, kemi arritur të ndërtojmë. Do të shkatërrojë kulturën tonë, artin tonë, shkencën tonë, moralin tonë, vlerat tona, kënaqësitë tonë.

***

Krisht i Shenjtë! Si nuk arrini të kuptoni që Osama Bin Laden dhe të gjithë si lloji i tij ndjehen të autorizuar të vrasin fëmijët tanë apo ne vetëm për faktin se pijmë verë apo birrë. Përse nuk mbajmë mjekër apo nuk mbulojmë fytyrën. Përse dëgjojmë muzikë perëndimore apo përse mbajmë minifund, përse shkojmë në diskotekë apo përse shohim televizion. Do të ndjehen të autorizuar të na vrasin përse shfaqemi me bikini dhe shkojmë në pishinië, pse bëjmë seks sa herë na teket apo përse nuk besojmë te Zoti i tyre. Prej 20 vjetësh e them, jo me këtë inat apo zemërim, po na vjedhin lirinë!

***

Që kur armiqtë tanë na “dhuruan” 11 shtatorin, predikuesit nuk lodhen duke thënë se myslimanët janë një gjë, dhe integralistët myslimanë një gjë tjetër. Që Kurani ka shumë versione dhe mënyra interpretimi, por në çdo interpretim predikon paqen dhe drejtësinë. Por në emër të logjikës: nëse Kurani është kaq vëllazëror dhe paqësor, si ka mundësi që vetë Profeti ishte një luftëtar i pamëshirshëm dhe aspak vëllazëror dhe paqësor. Si ka mundësi që ai vetë udhëhoqi 27 luftëra, theri dhjetra armiq dhe i vuri flakën me dorën e tij tre qyteteve. Si ka mundësi që eleminonte pa mëshirë kundërshtarët e vet. Si ka mundësi që Kurani predikon pa pushim Luftën e Shenjtë dhe i konsideron vendet ku nuk mbretëron Islami si “Dar Al Harb”, “Toka për t’u pushtuar”?

***

Integralistët myslimanë po bëhen gjithmonë e më shumë, pretendojnë më shumë, marrin më shumë, pushtojnë më shumë. Dhe nëse nuk tregohemi të kujdesshëm, nëse qendrojmë indiferentë, do të jemi bashkëpunëtorë të tyre. Do të kërkojnë dhe do të marrin më shumë. Deri sa të na zaptojnë plotësisht. Deri sa të fikin qytetërimin tonë. Të merresh vesh me ta është e pamundur. Të arsyetosh, e pamendueshme. Të tregohemi tolerantë apo solidarë me ta, një vetëvrasje.

Kush mendon të kundërtën, ushqehet më kot me iluzione!/

 

Perktheu në shqip Amarildo Lumani

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden

$
0
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u prit sot në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden me të cilin diskutuan për konsolidimin e Republikës së Kosovës, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon dhe përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’i thelluar reformat politike dhe ekonomike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e saj administratës amerikane për përkrahjen dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës për të konsoliduar dhe forcuar demokracinë në vend dhe për subjektivitetin shtetëror në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga theksoi përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës për të funksionalizuar institucionet dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Ajo tha se me gjithë vështirësitë, Kosova ka qëndruar e palëkundur në tetë vjetë të shtetësisë së saj për t’i përmbushur përgjegjësitë e saj.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të përkushtuara të vazhdojnë dialogun me Republikën e Serbisë për të normalizuar relacionet mes dy vendeve si alternativën e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të shpejtuar procesin e integrimeve euroatlantike të dy vendeve. Ajo poashtu theksoi nevojën që ky proces të përqëndrohet edhe në implementimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidentja Jahjaga e theksoi edhe kontributin e Republikës së Kosovës për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, në veçanti me përballjen me fenomenin e luftëtarëve të huaj, qytetarë të Kosovës që u janë bashkangjitur organizatave terroriste në Siri dhe Irak. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka qenë e pakompromis në qasjen e saj ndaj kësaj sfide dhe se ka ofruar një partneritet të gjerë me shtetet rajonale për ta adresuar këtë kërcënim.

Presidentja Jahjaga falënderoi personalisht Zëvendëspresidentin Biden për përkrahjen personale për Kosovë dhe theksoi se ndihet krenare që në mandatin e saj si Presidente e vendit ka forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

 

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare Johan Cruyff

$
0
0

Johan Cruyff, legjenda e futbollit holandez, ka ndërruar jetë pas një beteje disamujore me kancerin në mushkëri.
Ish-lojtari i Ajaxit dhe Barcelonës, tre herë fitues i Topit të Artë, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Në një komunikatë të postuar në faqen e tij zyrtare në internet lexohet: “Në 24 mars 2016, Johan Cruyff (68) vdiq në Barcelonë, i rrethuar nga familja e tij, pas një lufte të vështirë me kancerin. Me trishtim të madh ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes në këtë periudhë zie”.

Muajin e kaluar, një nga protagonistët kryesorë të Futbollit Total me Holandën e viteve ’70, kishte thënë muajin e kaluar se po fitonte 2-0 me kancerin.

Johan Cruyff ka udhëhequr Ajaxin në fitoren e 3 Kupave të Europës radhazi (1971-1973) dhe ishte kapiteni i skuadrës holandeze që u mund në finalen e Botërorit të vitit 1974 nga Gjermania Perëndimore


A mundet Maqedonia ta gjejë udhën e Zotit?!

$
0
0

Nga Ejup Ajdini

 

Maqedonia po thellohet edhe në një krizë më të madhe dhe me gjasë pa rrugëdalje. Këtë edhe një herë e dëshmoi Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, e cila para do ditësh solli ligjin që Kryetari i Shtetit të ketë të drejtën për amnisti të pedofilëve, kriminelëve dhe vjedhësve të votave, veprim ky që tronditi jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, që me automatizëm nënkuptohet se këto vendime janë në kundërshtim me rregullat e një shoqërie të civilizuar e demokratike dhe të dala jashtë udhës së Zotit.
Që moti demokracia në Maqedoni përjeton dergjën e rëndë e të gjatë. Ajo erdhi vetëm si formë, por jo edhe si vlerë shpirtërore e një rryme të re dhe mjaft të pritur. Ajo erdhi e papjekur dhe e pa kultivuar në këto hapësira. U kuptua vetëm si nocion, por jo edhe si vlerë që kishte dhënë shumë rezultate nëpër shtete të përparuara të Europës e më gjerë. Erdhi shumë e brishtë dhe nuk erdhi si një koncept i përbashkët edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit. Shqiptarët e kuptuan si koncept, që përmes sajë, liria vjen me automatizëm, kurse maqedonasit e kuptuan si koncept që me demokracinë mund të bëjmë çka të duan, bile edhe të shkelin dhunshëm lirinë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare të shqiptarëve. Pikërisht kjo solli përplasje të mëdha brenda kësaj demokracie, e cila, atëherë e sot mbetet e brishtë, e paqartë, e pasuksesshme, dhe herë-herë edhe irrituese, saqë, vetë njerëzit që luftuan për demokracinë, kanë nisur ta lakmojnë socializmin e dikurshëm.
Gjatë këtyre 25 viteve, të ashtuquajtura demokratike, erdhën e shkuan disa liderë, herë-herë edhe mjaft shpirtërorë, por edhe ata u ballafaquan me problemet nga më të ndryshmet, pasi diga e komunizmit i kishte zënë të gjitha shtigjet për depërtimin real të demokracisë dhe lëshonte vetëm nga pak ujë sa të mos i thahej goja popullit dhe ta mbajnë gjallë me iluzione të rrejshme. Kësaj etje të madhe të popullit për liri i demokraci i erdhi fundi dhe ndodhi shpërthimi i konfliktit të vitit 2001. Populli jo vetëm që e përkrahu atë, por edhe u mishërua plotësisht me luftën,  me shpresën e vetme se, njëherë e përgjithmonë duhej të fitonte demokracia, apo thënë troç-liria në përgjithësi. Kjo ishe ndoshta edhe ëndrra më e madhe që ka mundë të ketë pasur populli shqiptarë në Maqedoni që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej.
Për fatin e keq, apo si për ironi të fatit tonë, sërish demokracia reale nuk e gjen dot vendin e duhur në këtë shtet, pasi ende ky shtet vret e burgosën njerëz të pafajshëm, siç thotë populli: pa hak e bilak, pa nam e nishan, vetëm që të mbjell frikën e pushtetit ndaj popullatës,të cilën e dëshmoi para do ditësh edhe ndërmjetësuesi i BE-së në procesin politik në Maqedoni, Peter Vanhoutte, i cili  ka thënë se askund nuk kamë parë njerëz të trembur sa në Maqedoni. Kjo ndodh se edhe vetë shteti ka frikë nga shumë fenomene të pa zbërthyera brenda shtetit. Ka frikë të bëj regjistrimin e popullatës, duke dashur të gjejë mekanizma të rrejshëm, qoftë edhe me numra fiktiv, vetëm  e vetë ta ruaj numrin e popullatës ashtu të rrejshëm, në mënyrën më të fshehtë, ashtu siç ka vepruar shumë dekada më parë. Tani, pas daljes së bombave të ashtuquajtura të Zaevit, besimi ndaj kësaj qeverie filloi të rrënohej dhe frika filloi të zbehet te popullata, kështu që më lirshëm njerëzit munden të regjistrohen në nacionalitetin që i përkasin. Kjo u pa qartë në regjistrimin e dështuar, ku, sipas shumë të dhënave jo oficiale, me të madhe është rritur numri bullgarëve, vllahëve, shqiptarëve ortodoksë, serbëve dhe, kjo zgjoi frikë të tmerrshme dhe zgjoi dilemën se me këtë realitet natyror ku do të shkojë Maqedonia?!… Kjo tregon se këta udhëheqës nuk kanë forcë morale të përballen me realitetin natyror, politik dhe jetësor, të kuptojnë se shteti, sido që të jetë, mbetet po i atyre njëzove që jetojnë brenda tij. Ata nuk e kuptojnë se rrenat nuk vazhdojnë përgjithmonë, sidoqoftë e vërteta do dali sheshit, prandaj Maqedonia e ka vështirë ta gjejë udhën e Zotit.
Këto që përmendëm më lartë dhe shumë e shumë fakte të tjera, sjellin në pikëpyetje ekzistencën e shtetit real të Maqedonisë. Do të krijohet shteti real, pasi më nuk ka forcë të veprojë jashtë normalitetit gjeopolitik, jashtë realitetit natyror, jashtë strukturave të BE-së dhe NATO-s, nuk mund t’u ikë bombave të Zaevit, nuk mund ta institucionalizojë rrenën, nuk mundet të mos e pranojë krimin e organizuar ndaj popullatës, nuk mundet t’i fshehë hajdutëritë pakufi, nuk mundet t’i ikë Prukurorisë Speciale, e përkrahur nga demokracia evropiane, nuk mundet, nuk mundet… pasi demokracia e ka pasur vështirë të depërtojë një herë dhe do ta luftojë të keqen përgjithmonë, deri sa ky shtet ta gjejë udhën reale të Zotit.
Të gjitha këto flasin për trauma të përsëritura në politikën shqiptare-maqedonase në Maqedoni, për të cilën dëshmojnë të gjitha zgjedhjet lokale apo parlamentare, të cilat asnjëherë nuk janë dukur si ditë feste-gëzimi, por kanë qenë ditë zie. Këto zgjedhje, për 25 vite, asnjëherë nuk u mbajtën në frymë demokratike, siç ndodh në vendet e përparuara të botës. Në të gjitha zgjedhjet, qofshin ato lokale apo parlamentare, gjithmonë kanë përfunduar me viktima, me thyerje kutish, me kallashnikovë nëpër duar, me vjedhje votash, me blerjen e tyre, me sharje e me ofendime dhe me frikë se çka do të ndodhe ato ditë… Këto ishin votimet ”ferr dhe demokratike”, ku me siguri kanë qenë të implikuara edhe shërbime të huaja, që nuk ua kanë dashur të mirën asnjërit nga popujt, qoftë maqedonasve, qoftë shqiptarëve, dy popujt shumicë që përbëjnë shtetin në tërësinë e tij absolute. Këto ishin zgjedhjet “demokratike” krejtësisht të dala nga udha e zotit, pasi Zoti e njeh popullin e vet dhe jo krimin dhe dënimin e tij.
Mendojmë se këto dështime kanë ardhur nga mungesa e ndonjë shërbimi për kundërzbulim që do t’i mbronte maqedonasit dhe shqiptarët të mos futen në lojëra të pista e kriminale dhe me siguri nuk do kishin ndodhur rastet e montuara si: Gostivari, Ladorishti, Bit Pazari, Gostivari, Shipkovica, Rakoveci, Vreshtat e Rashtanit, Tetova, Sopoti, Liqeni i Smillkovës, Brodeci, Kumanova etj., veprime këto që dëshmojnë për punët e djallit e jo për urdhrat e Zotit. Po të kishte vepruar Maqedonia përmes udhës së Zotit, që do ishte më e mira e të mirës, nuk do vinte deri te këto tragjedi. Këto ngjarje shqiptarëve u kanë kushtuar shumë, por edhe Maqedonisë dhe politikës së sajë në tërësi nuk i ka bërë asnjë nderë dhe asnjë fitore, vetëm që e ka dobësuar ekonominë e shtetit, e ka shtuar urrejtjen ndërnjerëzore, e ka humbur imazhin e një shteti demokratik, e ka larguar vendin nga strukturat e BE-së dhe NATO-s etj. Kjo politikë 25 vjeçare edhe pse nuk mundemi ta quajmë tërësisht të zezë, por, marë në përgjithësi, ajo nuk ka bërë hapa konkret për ndërtimin e një shteti real politik, kulturor e juridik të lakmueshëm, por vetëm që kjo politikë është ushqyer me snobizmin e vet të rrejshëm dhe ka dëshmuar se vështirë e ka ta gjejë udhën e Zotit.
Besojmë se janë të mjaftueshme 25 vite dëshmi, sa për të kuptuar njëherë e përgjithmonë të keqen dhe të shëmtuarën që e solli vendin deri në këtë gjendje. Mjafton të kuptohet se kjo politikë solli që edhe të paslindurit, do të lindin me borxhe mbi dymijë euro për kokë banori. Patjetër që kjo politikë duhet ta gjejë udhën e Zotit, ku do të pranohet liria personale dhe kombëtare për të gjithë ata që jetojnë në këtë shtet; qytetarët t’i pranojnë të gjithë obligimet e tyre ndaj shtetit; të bëhet regjistrim real i popullsisë, të bëhen zgjedhje të ndershme e të kulturuara, të fillojë gradualisht besimi ndaj shtetit, të bëhen plane ekonomike, të kuptohet realisht diversiteti kulturor dhe kombëtar dhe drejtësia të vlejë për të gjithë njësoj… dhe vetëm kësisoj nuk do të përsëritet Gostivari, Liqeni i Smillkovës, Kumanova etj., vetëm atëherë Maqedonia do nisë ta kuptojë dhe ta kërkojë udhën e Zotit.
Aty ku është paqja, drejtësia, mirëqenia ekonomike, ku dominon dashuria për njeri-tjetrin dhe aty ku kuptohet diversiteti kulturor, kombëtar dhe fetar, tregon dhe dëshmohet se ai popull dhe ai shtet e ka gjetur udhën e Zotit.

 

 

 

Marrëveshja BE-Turqi, plani përbllë realitetit

$
0
0

Nga Viktor Mërkuri

 

Në datën 18 mars, pas dy ditësh nën negociata intensive, Turqia dhe Bashkimi Europian kanë arritur në një marrëveshje kompromisi mbi një plan për të reduktuar fluksin e azilkërkuesve nga Lindja e Mesme drejt Europës. Në përmbyllje të samitit, krerët e 28 vendeve anëtare të BE-së dhe homologët e tyre turq miratuan planin i cili do të hyjë në fuqi në 20 mars 2016. Ndërkohë që marrëveshja mund të ndihmojë në uljen e numrit të azilkërkuesve që vijnë në Europë, pyetje vazhdojnë të mbeten për nënshkruesit e marrëveshjes mbi aftësitë dhe angazhimin e tyre për të zbatuar plotësisht planin e rënë dakort.
Me marrëveshjen e 18 marsit, Ankaraja ra dakortë që të gjithë azilkërkuesit që vijnë në Greqi nga Turqia do të kthehen në Turqi. Dhe për çdo azilkërkues sirian dërguar përsëri në Turqi, një siriani në Turqi do ti jepet azil në Bashkimin Europian. Në pjesën tjetër të marrëveshjes, BE-ja u zotua gjithashtu të përshpejtojë dhënien e kapitalit prej 3 miliardë euro (3.4 miliardë dollarë) në ndihmë financiare për të përballuar situatën të cilat i janë premtuar Turqis që vitin e kaluar, dhe për ti dhënë asaj një shtesë prej 3 miliardë eurosh në të ardhmen. Përveç kësaj, Bashkimi Europian premtoi se do tu japë qytetarëve turq mundësinë e lëvizjes pa viza në Europë deri në fund të qershorit, por Ankaraja duhet së pari të përmbushë një listë të gjatë të kërkesave të vendosura nga BE-ja.
Disa anëtarë të BE-së po ushtrojnë presione për një zbatim të shpejtë të marrëveshjes, nga frika se vonimi i hyrjes në fuqi do të inkurajojë azilkërkuesit të kalojnë nga Turqia në Greqi përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi. Por kjo mund të jetë problematike. Para se azilkërkuesit të mund të kthehen ligjërisht në Turqi, parlamenti grek duhet ta njohë Turqinë si një “vend të tretë të sigurt.” Qeveria greke duhet të përmirësojë aftësitë e saj institucionale për të regjistruar azilkërkuesit e sapoardhur , dhe të përshpejtojë procet për shqyrtimin e kërkesave për azil. Që nga fillimi i krizës, Greqia është përpjekur të sigurojë strehim për një numër gjithnjë në rritje të azilkërkuesve dhe të reduktojë kohën e nevojshme për të përpunuar aplikimet e tyre. Ndërkohë disa anëtarë të BE-së paralajmërojnë se dëbimi i azilkërkuesve pa u analizuar rastet e tyre do të ishte i paligjshëm.
Njëkohësisht BE-ja planifikon të kryej  një shpërndarje të barabartë të azilkërkuesve të cilët aktualisht kanë ngecur brenda kufijve të Greqis dhe Italis. Fokusi mbi shtetasit siriane është i rëndësishëm për shkak se ata përfaqësojnë afërsisht gjysmën e azilkërkuesve që arrijnë në ishujt grekë. Në qoftë se BE arrin të kufizojnë rrjedhën qoftë edhe vetëm të atyre azilkërkuesve që vijnë nga Turqia drejt Europës, numri i azilkërkuesve do të përgjysmohet.
Megjithatë, ka pak baza për të besuar se ky plan do te funksionojë sic parashikohet. Bashkimi Europian është munduar për muaj me rradhë mbi futjen e procesit të një plani shpërndarjeje të azilkërkuesve në të gjithë kontinentin, por shumica e shteteve anëtare nuk kanë pranuar. Duke dështuar në shpërnarjen e azilkërkuesve të cilët aktualisht ndodhen në shtetin e Greqis dhe Italis, nuk ka gjasa që shtetet anëtare do të bien dakord për të pranuar edhe më shumë azilkërkues të ardhur nga Turqia. Disa azilkërkues madje mund të refuzojnë të dërgohen në vendet që ata ndjejnë se janë të padëshirueshëm. Maksimumi që Gjermania dhe BE-ja mund të shpresojnë në këtë pikë, është se një numër i vogël i anëtarëve të BE-së do të pranojë të strehojë më shumë azilkërkues.
Qëndrimi i ashpër negociuese i Turqisë është i lidhur gjithashtu me luftën në Siri. Ankaraja ka nxitur për vite me rradhë futjen e një zone ndalim-fluturimi në jug të kufirit të Turqis dhe krijimin e një zonë të sigurt në veri të Siris. Por ndërhyrja e vazhdueshme ushtarake e Rusis në Siri bën që krijimi i një zone ndalim-fluturimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian të jetë tepër i rrezikshëm pa pjesëmarrjen e Moskës. As Shtetet e Bashkuara e as Europa dëshiron të rrezikojë një luftë me Rusinë, e cila në mënyrë aktive ka mbështetur forcat besnike të regjimit Asad. Aktualisht, dhe në bazë të marveshjes së ditës së datës 18 mars, Turqia është duke përdorur krizën e azilkërkuesve për të ushtruar presion mbi BE-në për të arritur një marrëveshje me Rusinë. Megjithatë, Europa do ta ketë të vështirë të përmirësojë lidhjet e saj me Moskën. Ajo ka aplikuar sanksione ekonomike kundër Rusisë që nga fillimi i krizës në Ukrainë. Megjithëse disa anëtarë të BE-së janë shprehur kundër sanksioneve, Gjermania deri më tani ka arritur të mbajë bllokun europian të bashkuar, dhe paketat e ndryshme të sanksioneve janë zgjeruar çdo herë që të kaluarat kanë skaduar. Por ky sistem është duke u bërë cdo herë dhe më i vështirë për tu rruajtur. Grupi më kuptimplot i sanksioneve skadon në fund të korrikut, dhe unanimiteti është i nevojshme për ti zgjeruar ato. Kjo do të thotë se do të nevojitej vendosja e vetëm një vetoje  nga vetëm një shtet anëtar i BE-së për të parandaluar masat ndëshkuese nga të vazhduarit.
Qeveria gjermane ka ndikim kur bëhet fjalë për parandalimin e një “rebelimi” kundër sanksioneve. Kreditorët e Greqisë janë duke debatuar nëse do të jepet kësti i ardhshëm i programit të shpëtimit, dhe Athina i mba shpresat në mbështetjen e Gjermanisë për të marrë paratë, gjë e cila zvogëlon mundësinë e Greqisë të votojë kundër sanksioneve. Qeveria italiane është gati për të arritur një marrëveshje me Komisionin Europian për të toleruar një deficit më të lartë strukturor, dhe mbështetja gjermane do të jetë thelbësore. Hungaria nga ana tjetër, mund të vendosë që të mbrojë lidhjet e saj politike me Poloninë (e cili dëshiron të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë), dhe të mbështesin një raund të ri të masave ndëshkuese kundër Rusisë. Këta faktorë tregojnë se një tjetër zgjerimi i sanksioneve është i mundshëm.
Kjo i komplikon gjërat edhe më tepër për Gjermaninë. Berlini ka nevojë të mbajë BE-në të bashkuar, dhe të reduktojë ardhjen e azilkërkuesve. Nëse sanksionet kundër Rusisë bllokohen, shumë vende në Europën Qendrore dhe Lindore do të ndjehen të tradhtuar nga Bashkimi Europian dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Nga ana tjetër, në rastë se sanksionet vazhdojnë, Moska do të vonojë cdo lëvizje për të bashkëpunuar me Europën dhe Turqinë mbi Sirinë.
Ndërkohë që lufta në Siri vazhdon, azilkërkuesit do të vazhdojë të përpiqen të kalojnë në europë, edhe në qoftë se rruga e tyre është më e vështirë se më parë. Azilkëkuesit nga Siria dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, do të përpiqen të hyjnë në BE nëpërmjet rrugëve më të komplikuara, duke kaluar nga Shqipëria, Bullgari apo edhe Kaukazin. Përveç kësaj, ndërkohë që moti përmirësohet, refugjatët do të rifillojnë të kalojnë  në rrugën qendrore mesdhetare që lidhë Afrikën e Veriut me Italinë jugore. Kjo do të rrisë numrin e zilkërkuesve nga Afrika sub-Sahariane drejt Europës gjatë muajve të ardhshëm dhe si rrjedhojë, presioni i ripërtërirë i azilkërkuesve do të testojë stabilitetin e marrëveshjes BE-Turqi dhe do të sfidojë konsensusin e brishtë midis anëtarëve të BE-së.

 

 

 

Shqipëria e vitit 1988

$
0
0

Nga Aurenc Bebja

 

Në periudhën time universitare në Francë, një koleg student, nga që e dinte se jam shqiptar, më tha që dispononte një revistë të vjetër  franceze, e botuar para viteve 90, në të cilën flitej për Shqipërinë. Menjëherë u bëra kurioz dhe i thashë se jam i interesuar të lexoj se çfarë i tregohej asokohe lexuesit frankofon për Shqipërinë, e cila gjendej plotësisht e izoluar ndaj botës së jashtme.

 

Revista prestigjoze franceze « GEO Magazine », në numrin e saj të 118-të, të muajit dhjetor 1988, në kopertinën e saj shkruan : « Shqipëria, shteti më i çuditshëm i Evropës – Albanie, le plus étrange pays d’Europe ». Reporteri Eduar Bajbi (Edouard Bailby) dhe fotografi Mishel Setbun (Michel Setboun) kanë patur mundësinë të vizitojnë Shqipërinë nga veriu në jug.

Artikulli trajton tema të ndryshme të realitetit shqiptar, si kontrollet në kufi, demagogjia dhe parrullat politike enveriste, bunkerët, feja, ritmi i një jetë të qetë si refuzim ndaj agjitacioneve të kohëve moderne, pamundësia e të huajve për të dialoguar me shoqërinë civile shqiptare, përdorimi i gjuhëve të huaja, uniformizimi i shoqërisë, mënyrat e transportit, Ilirët, Skënderbeu, etj.

 

Në vazhdim, rrëfimi i reporterit Bajbi [1] në 1988, i cili e fillon shkrimin me titullin « Immobile Albanie – Shqipëria e palëvizshme (e shtangur) » :

 

Papritur, pas një kthese, autobuzi ndalet pranë një ndërtese ku valvitet flamuri jugosllav. Na duhet të zbresim valixhet tona dhe t’i hapim të shtrira përtokë. Dy doganierët na shikonin me vëmendje. Që prej tensionit mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë i rritur për arsye të provincës së Kosovës, turistët e rrallë që kalojnë kufirin shikohen me mosbesim. Zyrtarët jugosllavë paralajmërojnë grupin tonë : « Kur të ktheheni, në qoftë se kaloni këtu, ne do të ju konfiskojmë çdo shkrim të botuar në Shqipëri ». Bëhej fjalë edhe për broshurat turistike dhe librat e artit.

 

Nuk është e thjeshtë të arrish në malësinë e Republikës popullore socialiste të Shqipërisë, e ndodhur mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Vendet në avion janë pothuajse të rezervuara për diplomatët, biznesmenët, dhe të ftuarëve të qeverisë së Tiranës. Një linjë e vetme ajrore siguron fluturime nga Evropa perëndimore, dy herë në javë, mes Zyrikut dhe kryeqytetit shqiptar. Përsa i përket hekurudhës së vetme që lidh Shqipërinë me botën e jashtme, të inaguruar në 1986, as që bëhej fjalë t’a përdorje : ajo shërben për transportin e mineraleve dhe mallrave. Mundësia e vetme për të udhëtuar ngelet rruga. Dy poste kufijsh, në jug, për grekët ; dy të tjera, në veri dhe lindje, për evropianët e tjerë.

 

Pasi kaluam kontrollin doganor jugosllav, grupi ynë, i formuar prej 12 turistësh, drejtohet për në postin kufitar shqiptar, Hani i Hotit. Secili duhet të marrë valixhet e veta dhe të ecë 100 metra në këmbë, një sipërfaqe e cila nuk i përket askujt – no man’s land. Ushtarë me pushkë – mitraloz, ngrejnë barrierën. Na fusin në një ndërtesë të vogël. Gjatë kohës që guida jonë franceze jep dokumentat e vizës kollektive, neve na kërkojnë të hapim valixhet tona. Para se të nisesha nga Franca, pata marrë një dokument të agjensisë së udhëtimëve ku shkruhej : « Materialet e shtypura jashtë Shqipërisë nuk janë të autorizuara të hyjnë në vend. Veçanërisht, prospektet (traktet) mbi Jugosllavinë dhe revistat pornografike ». Një pensionist nga Metz-i (qytet në veri-lindje të Francës) i konfiskojnë një gazetë të përjavshme sportive. Një tjetër turist detyrohet të dorëzojë disa revista mode.

 

Udhëtari inkurajohet të relaksohet

 

« Ne do të ju kthejmë të gjitha këto pas kthimit tuaj », shpjegon doganieri që na bën shenjë të kalojmë dhe të presim në një sallon. Pas një vitrine, disa vepra të Enver Hoxhës – drejtuesi i madh shqiptar vdekur në 1985 pas 40 vitesh pushteti absolut – dhe disa paketa cigaresh. Një gjysëm ore më vonë, ne hyjmë në një autobuz me ajër të kondicionuar d’Alb-turist, agjensisë zyrtare të turizmit. Fjalët e para të guidës (shoqëruesit) tonë, në frengjisht : « Mirësevini në vendin tonë. Mbi të gjitha, relaksohuni… ». Disa herë, gjatë ditëve të para, ai përsëriti : « Ju lutem, relaksohuni. »

 

Pothuajse para 20 vitesh, reporter për një gazetë të përjavshme franceze e botuar në masë, kisha arritur, pas disa negociatash të rëndësishme, të merrja një vizë individuale. Asokohe, pothuajse vetëm 12 gazetarë perëndimorë kishin arritur të hynin në Republikën popullore socialiste të Shqipërisë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dhe turistët e rrallë ishin për pjesën më të madhe militantë partishë politike. Kohët kanë ndryshuar : në qoftë se kuotat e turistëve fancezë (pothuajse 600 në vitin 1988) janë shumë pak në rritje, shoqata e Miqësisë franko-shqiptare nuk e mban më monopolin e udhëtimëve në regjimin më enigmatik socialist të Evropës.

 

« Shteti i shqiponjave » : ky është emri, në shqip, i këtij vendi pothuajse prej 29 000 km², ku dy të tretat janë zona malore, dhe një e treta fushë bregdetare. Gjatë rrugës buzë liqenit të Shkodrës (45 km i gjatë dhe 10 km i gjërë) është rrëmujë në hyrje dhe në dalje të fshatrave. Nuk ka automjete individuale (të ndaluara nga që përfaqësojnë « egoizmin borgjez »), por karroca të tërhequra nga demat, tufa me dele, lopë duke u shëtitur, fshatarë duke ecur apo punëtorë me biçikleta, dhe ndonjëherë disa autovetura. As traktorë nuk ka, por disa kamionë dhe Jeep-a që u përkasin organizmave zyrtarë. Këto automjete zigzagojnë përmes kafshëve dhe këmbësorëve që ecin në mes të rrugës ose anash saj.

 

Në fusha, gratë kosisin, presin, punojnë me bel, prashisin fermat e mëdha shtetërore sikur të punonin në një shumëllojshmëri kopshtesh (pronash) individuale. Të krijohet ndjenja e kthimit 50 viteve mbrapa, kur plugimet dhe korrjet bëheshin me dorë. « Më kujton fëmijërinë time » – shprehet  një burrë i moshuar nga Burgonja (Bourgogne) i ulur afër meje. Në sytë e tij dallohej një nostalgji e papërcaktueshme…Gjatë rrugës, në hyrje të uzinave, në fasadat e ndërtesave, disa prej tyre të rrënuara, kishte parrulla : « Lavdi RPSSH (glorifikim për Republikën socialiste shqiptare) » ; « Përjetë me Enverin ». Ndonjëherë, një shkrim urdhëron qytetarët : « Merr librin, kazmën dhe pushkën tënde. » Shqipëria i përket një bote, e cila nuk është më ajo e evropianëve të fund-shekullit XX. I përket të shkuarës apo të ardhmes ? « Japonezët nuk kanë përse të vijnë tek ne. » – thotë shoqëruesi ynë. « Ata vendosin teknologjinë mbi njeriun. » Ky mendimi ka lidhje me nacionalizmin të futur në mendje nga Enver Hoxha dhe vullneti i rezistencës ndaj përparim-zhvillimit të përjetuar nga e gjithë shoqëria perëndimore…

 

Të ndërtuara me mijëra, bunkerët individualë i gjen në të gjithë territorin shqiptar. I shohim buzë rrugëve, përrreth uzinave, në fushat e duhanit, grurit dhe misrit, në vreshta, në plazhe, në male, ku më i larti është Korabi (2 764 m). Ndonjëherë, bunkerët janë të rreshtuar njëri pranë tjetrit, ose të shpërndarë nëpër fshatra pas asnjë lloj logjike. Rojet që ndodhen brenda, a janë në gjendje t’u rezistojnë trupave ajrore ? Këta bunkerë betoni, në formë të rrumbullakët, janë diçka e pazakontë dhe mbresëlënës. Mos vallë janë rrënojat e një të kaluare të afërt ? Pashë në oborrin e një uzine disa bunkerë të rinj gati për t’u dërguar porositësve të tyre. Që prej ndërhyrjes së trupave sovietike në Ceko-Sllovaki, para 20 vitesh, shqiptarët qëndrojnë në gatishmëri lufte. Ata nuk kanë harruar. Ata e dinë, se në çdo moment, duke mos pasur asnjë lloj mundësie aleance, as me Jugosllavët, as me Sovietikët, as me kinezët e largët, mund të jenë viktimë e një konflikti në Europë. Ata i njohin fare thjeshtë virtytet e guximit. Në shkollë, vazhdojnë të mësojnë që vendin e çliruan vetëm në fundin e Luftës së Dytë Botërore…

 

Shkodra, qyteti më në veri të Shqipërisë, është vendi i parë që vizitojnë turistët perëndimorë. Eshtë një zonë e banuar me shumicë katolike, që mund të përbëjë 15 % të popullsisë totale. Mos pyesni ku ndodhet katedralja, një nga më të mëdhajat në Ballkan. Do ju përgjigjen : Ju pyesni për pallatin e sportit ? Ai është  i hapur për vizitorët – publikun. Një parrullë vë në dukje virtytet e marksizëm-leninizmit. E pajisur me karrige – shkallë stadiumi, aty ftohen të luajnë ekipet e basketbollit dhe volejbollit. Vendi i peshkopit pret të ftuar prestigjozë, dhe sakristi (aneksi i katedrales) është transformuar në tualet.

 

Ekspozita ateiste irritonte vizitorët e huaj

 

Gjatë udhëtimit tim të parë në Shqipëri (1971), pata vizituar në Shkodër një « ekspozitë ateiste ». Pata parë një koleksion imazhesh fetare, krahun e një shenjtorje, dhe disa fotografi priftërinjsh të akuzuar për tradhëti dhe të dënuar me vdekje si arsye bashkëpunimi me pushtuesin nazist. U bë disa vite, që kjo ekspozitë është në ri-amenaxhim. « Në fakt, më treguan disa zyrtarë, ajo irritonte vizitorët e huaj ».

 

Kur qeveria e Enver Hoxhës mori iniciativën të zhdukë kultin e Zotit në 1967, ajo mbylli 156 kisha katolike, 608 kisha ortodokse dhe 740 xhami. Pati disa rezistentë më këmbëngulës nga ana e katolikëve dhe myslimanëve. Për disa muaj, vendet e kultit (fesë) u transformuan në salla teatri, kafene, shtëpi kulture, ose u braktisën. Deri më sot, çdo praktikë fetare është e ndëshkuar me dënim me burg. Biblën nuk e gjen askund, përveç se në Bibliotekën kombëtare. Megjithatë, autoritetet vazhdojnë restaurimin e monumenteve më prestigjoze : në Berat, qytet historik, disa punëtorë rinovojnë kishën ortodokse të Fjetjes së Hyjlindëses, e ndodhur brenda kështjellës. Ikonat e piktorit Onufri, ku ngjyra e kuqe e tyre është legjendare, ekspozohen aty. Në hyrje, disa rreshta të Enver Hoxhës kujtojnë që « këta vepra i përkasin trashëgimisë kombëtare shqiptare », pavarësisht arsyeve të frymëzimit të tyre…Në Korçë, në juglindje të vendit, ku liceu francez kishte dikur mësues Enver Hoxhën, 6 000 ikona destinuar artit mesjetar janë duke u restauruar.

 

Xhamia e pushtuar nga dy dyqane

 

Shqipëria mundohet të rikonstituojë të shkuarën e saj.  Katolikë, myslimanë, ortodoksë dhe hebrenj kanë bashkëjetuar, mirë dhe keq, gjatë kohërave të ndryshme. Më shumë se pesë shekuj pushtim turk i kanë siguruar fesë islame një vend të rëndësishëm. Sa ishin që lexonin Kuranin çdo ditë para regjimit aktual ? Mes 50 e 70 % e popullsisë. Xhamia kryesore e Tiranës, në sheshin qëndror, është e mbyllur ; ajo e Beratit, pranë hotelit të madh, është pushtuar nga dy dyqane.

 

Përgjegjësit (drejtuesit) shqiptarë janë shumë të mbyllur për praktikat e tyre fetare familjare. Sidoqoftë, moda e sotme është t’u vësh fëmijëve emra ilirë, edhe në familjet tradicionale myslimane. Për cilën arsye ? Para ardhjes së grekëve, në shekullin e VII para erës sonë, Iliria ishte një perandori e madhe ku kufijtë e saj shtriheshin deri në brigjet e Danubit. Shqipëria, në kufijtë e sotëm të saj, ishte zemra e kësaj perandorie. Flitej që atëherë një gjuhë indo-evropiane. Tre shekuj më vonë, kur romakët filluan të zgjeronin territoret e tyre, duke krijuar rrugën kryesore të komunikimit mes Romës dhe Bizantit, via Egnatia, tre perandorë me origjinë iliriane – Aurel-i, Diokleciani, dhe Konstandini – drejtuan vendin që shtrihej atëherë deri në mesdheun lindor.

 

Sot, në gjuhën shqipe, kanë mbetur vetëm 8 %  e fjalëve me origjinë latine, por shqiptarët konfirmojnë që kjo periudhë e historisë u ka trashëguar atyre me shumë elementë se pushtimi osman. Zyrtarët shqiptarë, gjatë bisedave me vizitorët, nuk reshtin të përsërisin këtë fakt, ndoshta për të dëshmuar vullnetin e tyre për t’u integruar në Evropë. Në të gjithë Shqipërinë, janë rrënojat (gërmadhat) greko – iliriane që turistët ftohen të vizitojnë. Më të shquarat, janë ato të Butrintit, të cilat gjenden disa kilometra afër kufirit grek. Qyteza, e ndërtuar gjatë shekullit të VI-të para erës sonë, ngrihet buzë një lagune. Eshtë për tu admiruar tempulli i Asklepit, teatri, dhe fortesa turke…Më lart, në rrethanat e Fierit, rrënojat e Apollonisë, themeluar në fillim të shekullit të VI-të para erës sonë nga kolonët grekë, u krijojnë mundësinë vizitorëve të shohin një stom të mrekullueshëm, një teatër dhe një kullë mbështetëse, tempullin e Apollonit dhe disa shtëpi të dekoruare në mozaik…

 

Eshtë ora një e natës. Në Tiranë, në dhomën e hotelit, ndërtesë 15 katëshe e ndërtuar në vitet 80 dhe « grataçela » e vetme e kryeqytetit, dalloj një burrë që fshin sheshin qendror (Sheshin Skënderbe), me metodë, pa u ndalur. Ndonjëherë, një kalimtar i vonë kalon xhaden me hapa të ngadaltë. Asnjë veturë, asnjë zhurmë. Pastruesi fshin edhe një herë gjurmat e këpucëve. Po ashtu, në brigjet e detit Adriatik, në Durrës, kam patur gjithashtu ndjenjën e përjetimit të një filmi të viteve 30. Në mbrëmje, kur dielli fillon të zhduket në horizont, qindra shëtitës ecin mbi rërë me një ritëm të qetë. Në qytete, në fshatra, nuk kam parë njeri të ngutë hapat. Bota duket sikur rrotullohet me ngadalësi. « Relaksohuni », përsëriste guida jonë. Në fakt, ne kishim ndjenjën sikur të ishim katapultuar në orbitën  e një kohe të harruar. Në vitin 1971, në zemër të Tiranës, dëgjoja vetëm zhurmën e gjinkallave. S’kishte semaforë, disa Jeep-a zyrtarësh, dhe busti i Stalinit përballë atij të Leninit në bulevardin e Heronjve.

 

Që nga ajo kohë, sheshi qëndror i Tiranës është zbukuruar me një shatrivan të ndriçuar dhe disa ndërtesa moderne. Dhe dy semaforë janë instaluar në kryeqytet. Muzetë, të amenaxhuar shumë mirë, tregojnë historinë kombëtare…Në lulishtet e shumta publike, stolat presin qetësisht familjet dhe të dashuruarit. Kudo është e njëjta qetësi, sikur Shqipëria refuzon agjitacionin e kohëve moderne. Në një kodër mbi Tiranë, dy ushtarë ruajnë gjatë gjithë kohës varrin e Enver Hoxhës. Asgjë madhështore, përveç bukurisë së peisazhit…

 

Gjatë gjithë qëndrimit tim në Shqipëri, u mundova me të gjitha mënyrat të flas me qytetarët në lulishtet publike apo kafenetë e Tiranës, Durrësit, Beratit, Krujës, Sarandës apo Gjirokastrës (qyteti i lindjes së shkrimtarit Ismaïl Kadaré, i bërë i famshëm për librin e tij « Gjenerali i ushtrisë së vdekur »). Nuk arrita, ishte e pamundur.

 

Të rinjtë duan të mësojnë italishten

 

Shqiptarët komunikojnë shumë pak dhe me vështirësi me të huajt. Frika, indiferenca apo mosnjohja e gjuhëve ? Viktima të pushtimit italian gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, brezi i vjetër flet akoma italishten. Por edhe të rinjtë po fillojnë të studiojnë këtë gjuhë. A mos vallë është radioja italiane, të cilën e kapin lehtë në radiot e tyre, që i tërheq drejt botës së jashtme ? Gjithsesi, gjuha frënge është një gjuhë e privilegjuar, sidomos tek klasa drejtuese, dhe anglishtja po fillon të zë një vend sa më shumë të rëndësishëm në arsim…

 

Ka pasur 12 000 turista gjatë këtij viti në Shqipëri. Të gjithë kanë ardhur me grupe, nga 12 apo 15 persona minimumi. Asnjeri nuk lejohet të lëvizë lirshëm dhe vetëm…Guidat e Alb-turist preferojnë të flasin për shoqërinë shqiptare, origjinën dhe gjeografinë e saj, influencën bujqësore, minierat apo luftërat heroike për pavarësinë, në vend se të angazhohen në çështje që e kanë të vështirë t’u përgjigjen.

 

Cmimet nuk janë rritur që prej 1944

 

Disa fakte mjaftojnë për të treguar që Republika popullore socialiste e Shqipërisë është e veçantë në llojin e saj. Kështu, çmimet nuk janë rritur që prej 1944 ! Madje, kohët e fundit, çmimi i një kilogrami sheqer ka kaluar nga 10 në 8 lek. Përsa i përket rrogave, egzistojnë dy lloje : minimumi 500 lek në muaj, dhe maksimumi 1 000 lek. S’ka lluks, s’ka të privilegjuar dhe as nomenklaturë si në Bashkimin Sovjetik. Toka (prona) i përket shtetit, dhe pothuajse të gjitha banesat. Pajisjet shtëpiake kushtojnë shtrenjt dhe janë të ralla : 3 000 lek për një lavatriçe, 4 500 për një televizor. Ndërsa biçikletat, i vetmi mjet udhëtimi individual i pranuar zyrtarisht, kushtojnë rreth 750 lek secila. Nuk ka shumë kohë që edhe disa motoçikleta të huaja janë në treg. « Nuk është një shkelje e regjimit marksist-leninist sipas të cilit prona private duhet dëbuar nga shoqëria ? » Para kësaj pyetje, bashkëbiseduesi im është i paqartë : « Blerësit janë diplomatë ose inxhinierë që kanë punuar jashtë shtetit. Kanë bëre disa kursime para se të ktheheshin ».

 

Eshtë e vështirë të dallosh në rrugë një punëtor nga një funksionar, një katundar nga një ministër, një fshatar nga një qytetar, madje edhe një ushtar nga një oficer. Tek të gjithë thjeshtësia është rigorozitet…

 

Biçikletat, mbretëreshat e vogla të Shqipërisë

 

Biçikletat ishin ende të rralla para 20 viteve, madje edhe në Tiranë. Ato importoheshin nga Kina popullore, shtet me të cilin Shqipëria kishte asokohe marrdhënie të mira. Sot, shohim mijëra të tilla që përbëjnë mjetin kryesor për të lëvizur. Atobuzat nuk janë të shumtë…Përsa i përket rrjetit hekurudhor, para vitit 1945 nuk egzistonte. Linja prej 37 km që lidh Tiranën me portin e Durrësit është e mbingarkuar gjatë stinës verore.

 

Durrësi ka një plazh me rërë të hollë, gjashtë hotele, ndër të cilët Hotel Adriatikun, i ndodhur buzë detit dhe i hapur për të huajt. Dushet funksionojnë vetëm dy a tri herë në ditë, gjatë një gjysëm ore dhe gatimet nuk janë më të mirat e vendit. Kamarierët shërbejnë birrë dhe ujë mineral, ndonjëherë edhe raki, pija tradicionale. Në katin e parë të hotelit ka një dyqan të thjeshtë që ofron prodhime artizanale, si për shembull disa qilima me ngjyrë të kuqe, qeramikë dhe cigare.

 

Në Berat, ku gjendet plantacioni më i madh i fiqve në të gjithë Europën, turistët kërkojnë me entuziazëm kavanozët me reçel që shiten me një çmim të vogël. Kudo gjenden cigare dhe verë e kuqe, dy prodhime kombëtarë me një cilësi të mirë. Në përgjithësi, dyqanet nuk furnizohen dhe aq sa nevojitet. Shqiptarët thonë : « Ne jetojmë thjeshtësisht – por, shtojnë – Tek ne, asnjeri nuk jeton mjerisht. Ne kemi të hamë dhe të vishemi ». Nuk pashë asnjë lodër fëmijësh, qoftë plastike apo druri. Në shëtitoren e Sarandës, bregut detit, djem dhe vajza lozin me disa rrathë të vegjël të fabrikuar në mënyrë artizanale. : një tel hekuri në forme rrote et dhe një tjetër që shërben si shkop. Ecën (rrotullohet), dhe nuk bën zhurmë…

 

Ruajtja e kulturës dhe rezistenca ndaj pushtuesit

 

Të nënshtruar gjatë shekujve ndaj pushtimeve të njëpasnjëshme të grekëve, romakëve, sllavëve, osmanëve, italianëve dhe gjermanëve, shqiptarët janë strehuar në zonat e tyre malore për të ruajtur kulturën e tyre dhe për t’i rezistuar pushtuesit. Heroi më i madh kombëtar mbetet Gjergj Kastrioti Skënderbeu. I lindur në fillim të shekullit të XV-të në një fshat të pushtuar nga ushtria osmane, ai u dërgua në Stamboll ku realizoj studimet. Më vonë, si pjesë e ushtrisë turke në Nish, në vitin 1443 dezertoj turqit për t’u larguar drejt Shqipërisë me një batalion prej 300 ushtarësh me origjinë shqiptare dhe orgazinoj sa më shpejt rezistencën. Pasi mori Krujën, një vend i mrekullueshëm në veri të Tiranës, ai mblodhi rreth tij me mijëra luftëtarë dhe formoj një ushtri e cila i shkaktoj gjatë 25 viteve disfatë pas disfate Osmanëve, duke i mundësuar Shqipërisë, për herën e parë në histori, të jetë totalisht e pavarur. Një muze i mrekullueshëm në kështjellën e Krujës kujton jetën e tij…Skënderbeu vdiq i pamposhtur në 1468. Pas vdekjes, pasardhësit e tij humbën lirinë ndaj turqve. Shqiptarëve pritën deri me 28 nëntor 1912 që të valvitet përsëri flamuri i tyre kombëtar…

Publikuar për herë të parë online në gjuhën shqipe te Blogu Dars (Klos), Mat – Albania

http://www.darsiani.com/opinion/

Donald Lu: BKH të kalojë tani. Funksionarët e saj do jenë “të paprekshëm”

$
0
0

Koha e miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka qenë debat më vete mes klasës politike, por edhe këtë debat duket se po e shuan Ambasadori Amerikan, Donald Lu. Ai ka artikuluar për herë të parë se kur duhet miratuar Byroja.

“Ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi. Në fund të fundit reforma në drejtësi do të krijojë zyrën e prokurorit të posaçëm SPAK-ut, që do të drejtojnë përpjekjet e antikorrupsionit të BKH-së. Të bien dakort që BKH është një institucion jetik për antikorrupsionin në Shqipëri, të bien dakort për modelin antikorrupsion një institucion të mbështetur nga FBI-ja  amerikane i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar“, thotë ambasadori Lu.

Batutat e filmit  “Të paprekshmit”, mes prokurorit Eliot Nesh, interpretuar nga Kevin Kostner dhe policit të pakorruptuar të Çikagos, që vritet nga banda e Al Kapones, interperetuar nga Sean Connery, u zgjodhën nga ambasadori Donald Lu për të ilustruar sesi  duhet të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ambasadori duke projektuar profilin e policëve të Byrosë tha se ata duhet t‘i dominojë pavarësia dhe mospasja frikë të ndjekin “çunat e këqinj”.

“Njësia hetimore të paprekshmit ishin të imunizuar nga korrupsioni dhe frikësimi. Kjo njësi arrestoi Al Kaponen dhe ne shpresojmë të krijohet në Shqipëri“, thotë ambasadori.

Lu ngriti një pyetje; përse shqiptarët duhet të besojnë se këta policë të posaçëm do të do të jënë përtej ndikimeve dhe korrupsionit?

“Për shkak se SHBA do të investojnë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të zhvillohet në akademinë e FBI-së në SHBA. Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate.

Se çfarë i pret agjentët e BKH, këtë Donolad Lu nuk e la surprizë të minutës së fundit.

“Të gjithë policët e BKH do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave, njohur ndryshe si testi i Poligrafit.  Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren për të siguruar se ata nuk po marrin ryshfet, ose që nuk po punojnë për krimin e organizuar”, u shpreh Lu.

Duke i parë debatet për byronë si politike, ai u drejtoi krerëve të politikës shqiptare 3 kërkesa.

“Të bien dakord që BKH është një institucion jetik për anti-korrupsionin në Shqipëri. Të bien dakord për modelin anti-korrupsion, një institucion të mbështetur nga FBI-ja amerikane, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. Ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi. Në fund të fundit, reforma në drejtësi do të krijojë zyrën e prokurorit të posaçëm, SPAK-ut, që do të drejtojë përpjekjet e anti-korrupsionit të BKH-së”, shtoi Lu.

/ Top Channel

 

 

Propozim nga Austria: Ta shpallim islamin të paligjshëm

$
0
0

Një prej botuesve kryesore austriak ka propozuar nje zgjidhje te mundeshme, për të zgjidhur çështjen e terrorizmit. Ai shkruan: “Konsiderojme mundesine per t’a rendur  Islamin të paligjshem”.

 

Propozimi ka ardhur nga Wolfgang FELLNER, një nga botuesit më të rëndësishme austriak, për të reaguar ndaj sulmeve të Brukselit, ka sugjeruar nje ndalim fetar. “Duhet të lejohet diskutimin për faktin se islami si i tillë mund të dalë jashtë ligjit në Evropë,” shkroi ai në një editorial.
FELLNER, redaktor i gazetës OESTERREICH dhe disa kanaleve radio, shkruan: “Me gjithë respektin për lirinë e besimit dhe per shumë besimtare paqesore mysliman qe jetojne ne Austri, duhet thene se vija ndarëse ne mes islamit paqësore dhe terrorit në emër të islamit duket se eshtë zhdukur. “Brenda xhamive, predikohet, mesohet dhe perhapet terrori”.
Sulmet e Brukselit kanë treguar se autoritetet evropiane nuk janë në gjendje për të frenuar këtë fenomen. “Evropa ka nevojë për ta rendur luftën kundër terrorizmit shumë më efikase, më pak burokratike, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet forcave policore te vendeve te ndryshme. Prandaj i bën thirrje BE-së, SHBA, NATO dhe Rusise qe të shkaterrojne  Shtetin Islamik ne Siri dhe Irak.

Viewing all 1727 articles
Browse latest View live