Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

Evropa digjet, edhe ne jemi në luftë

$
0
0

Nga Aurel Dasareti

 

Evropa digjet. Koha jonë ka kaluar. Evropa nuk mund të bëjë më kompromis. Lufta kundër terrorizmit nuk është duke funksionuar si duhet. Çfarë mungon? Brukseli, nga një qytet i qetë është shndërruar në një Lindje të Mesme, zonë katastrofike. Belgjika edhe një herë u goditë nga sulmet e koordinuara të terroristëve arabik/islamik, e tani “zgjohet” Kryeministri francez Manuel Valls dhe i shpall luftë terrorizmit.
- Ne jemi në luftë. Në muajt e fundit, Evropa ka përjetuar disa akte të luftës, – tha ai.
“Ne jemi në luftë,” – Po, por për sa kohë që BE-ja kontradiktore rregullisht pranon shumë e më shumë nga ata kundër të cilëve janë duke luftuar, kjo është një luftë që evropianët do ta humbasin.

***
Jo vetëm importojnë me krahë hapur emigrantë joligjor, por Merkel dhe qeveria feminist e Suedisë pohon edhe se emigracioni i “punëtorëve” nga Lindja e Mesme (prej nga vijnë edhe terroristët e ISIS pra) na qenka thelbësore dhe shumë e dobishme për të ardhmen e Evropës.
Shumica prej jush pajtoheni se: Socializmi është një filozofi e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë, virtyti i tij i natyrshëm është ndarja e barabartë e mjerimit.

***
Është e pamundur për të mbizotëruar një trajtim ekstremist të Islamit me demokracinë. Këtu nevojiten instrumente shumë më të forta. Politika e emigracionit duhet të ndryshohet rrënjësisht dhe duhet plotësisht të përfundojë dyndja në Evropë e “refugjatëve” nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Të gjithë ata që vitet e fundit kanë ardhur ilegalisht dhe të cilëve autoritetet e vendeve pritëse nuk ua dinë historinë dhe identitetin e vërtetë, të dërgohen menjëherë me kokëfortësi prapa nga kanë ardhur, në emër të sigurisë së Evropës. Kjo sepse shumica e terroristëve të ISIS është i përbërë nga myslimanët “evropian” të cilët dikur ishin azilkërkues arabik/afrikan ose fëmijët e azilkërkuesve.

***
Sa më shumë politikisht korrekt që bëhet bota, aq më shumë rritet terrorizmi! A është e logjikshme? A nuk është kjo një paradoks?
Evropa ka humbur kontrollin e plotë mbi vendet e saj evropiane prej asaj ditës kur udhëheqësit socialist-ekstremist në të gjithë Evropën pranuan myslimanët e kontinenteve tjera.
Është koha që qytetarët evropian ta kuptojnë se terroristët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të kenë të drejtat e njeriut. Këta barbarë duhet të çrrënjosen. Evropa duhet të aplikoj dënimin me vdekje për këta egërsira terroriste; gjithashtu duhet të ketë pasoja të rënda për miqtë dhe familjet e tyre, ata dinë më tepër se që shtirren.
Unë besoj se një luftë efektive kundër terrorizmit kërkon një riorganizim të prioriteteve. Bordi francez – gjerman (BE) duhet t`i japin prioritet luftës kundër terrorizmit dhe të tregojnë tolerancë zero ndaj grupeve që veprojnë në Evropë. Për sa kohë që bordi e ka prioritet dhe është më shumë i shqetësuar me luftën kundër nacionalizmit të qytetarëve të tyre të trishtuar nga pushtimi dhe terrori, terroristët islamik do të vazhdojnë aktivitetin e tyre vrasës.
Këto skena terrori do të rishfaqen në të gjithë Evropën (përfshirë Shqipërinë) në vitet dhe dekadat që kemi para nesh. Dënimi me vdekje duhet të aplikohet për terroristët. Pse të shpenzojmë burimet për vrasësit barbarë që shumica prej jush nuk i dëshironi në këtë planetë? Pse të kemi mëshirë për terroristët islamik kur ata nuk kanë aspak mëshirë kur me bomba copëtojnë trupat e fëmijëve, grave, pleqve, civilëve të pafajshëm evropian?!
Ka raste kur edhe “metodat e forta” mund të justifikohen për të gjetur më shumë barbarë dhe rrjetet e tyre.

***
Edi Kristaq Rama ripërsëriti qëndrimin e shprehur disa ditë më parë në Top Story, se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për refugjatët, por as do të ndërtojë mure. Ky është si qëndrim rospie e cila as nuk pranon por as nuk e mohon se ka mbetur shtatzënë me ndonjë kopil. Siç duket Rama e ka ngatërruar rolin e Kryeministrit të Shtetit Shqiptar me Kryetrimin e serive të filmave aksion aventurist: “Rambo”.
Rama jonë ka harruar se Shqipëria është shtet laik dhe se në të jetojnë shqiptarët e tre komuniteteve fetare: katolik, mysliman, ortodoks (si dhe ateistët) dhe përpara se me kolonizuar atdheun e përbashkët tonin me mysliman të huaj, domosdoshmërish, me Referendum, të merret pëlqimi i çdo shqiptari katolik, ortodoks, mysliman dhe ateist kudo që ata gjenden. Shqiptarët nuk duan pushtimin e tokave, as çekuilibrin fetar. Shqiptarët me mijëra vjet u pushtuan, u dhunuan, u dëbuan, u masakruan, u terrorizuan nga turqit osmanlinj dhe fqinjët. Më tepër se gjysma e kombit dhe territorit akoma janë nën kthetrat e këtyre të fundit, dhe ne, pa ribashkuar trojet, kërkojmë që t`i kolonizojmë edhe me arab, pakistanez, somalez…
A shpreson Rama që edhe Shqipëria lilipute të preket nga lufta që ka kapluar BE-në? A dëshiron ai që emigrantët multikulturor të pushtojnë edhe vendin tonë dhe t`i vënë të gjithë shqiptarët në  rezervat siç u ndodhi indianëve të dikurshëm? Fjalët e tij të papërgjegjshme tingëllojnë në tradhti ndaj Vendit.
Ekstremizmi naiv-socialist është i rrezikshëm, ajo shkatërron, mbingarkon vendet (shtetet), krijon, prodhon, inkurajon rrjedhën në rritje të “refugjatëve” – si dhe e bën më të lehtë për diktatorët e vendeve prej nga vijnë emigrantët për të ruajtur pushtetin e tyre.
Politikanët tanë dhe shtypi gjithashtu kanë për detyrë të mallkuar për t’u bërë një social-realist, ne e meritojmë atë.

***
Ushtrimi, dekretet e shumta dhe ndalimet e vendosura në Islamin politik që praktikohet në vendet afrikane/aziatike/arabike nuk janë aspak në përputhje me lirinë e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë evropiane laike shqiptare. As që janë në përputhje me islamin të ashtuquajtur “burimor” që deri para disa viteve praktikoheshe nga shqiptarët e kësaj bashkësie fetare, ku kombi përherë kishte vendin para fesë. Prandaj, ne duhet të fitojmë kontroll me mënyrën se si praktikohet sot Islami në shtetin amë Shqipëri, por edhe Kosovë, FYROM, Luginën e Preshevës etj.
Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë e demonët dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.
Autoritetet shqiptare domosdoshmërish të monitorojnë (të mbikëqyrin) xhamitë dhe të hetojnë atë që ndodh në to. Pa marrë parasysh se e duam apo nuk e duam këtë, Organet e Sigurimit Shtetëror patjetër të fitojnë kontrollin mbi atë që po ndodh në xhamitë brenda dhe jashtë murit të arbrit. Dhe, të dënohen më së paku me burgim të përjetshëm (të pakushtëzuar) të gjithë ata hoxhallarë antikombëtarë dhe ekstremistët tjerë që keqpërdorin “Shtëpinë e Zotit” për shpëlarjen e trurit të kësaj bashkësie fetare (“xhematit” shqiptar) duke i tjetërsuar në gjithçka tjetër vetëm shqiptarë të mos mbeten; përçarje fetare në mes nesh ose rekrutimin e rinisë tonë në luftërat e huaja arabike/islamike të ISIS.

***
PS: Të dashur miq të shqiptarisë, unë postoj vetëm në ato portale dhe gazeta për të cilat kam menduar se janë atdhetare dhe të pavarura. Kohët e fundit disa prej tyre filluan të mos i botojnë apo seleksionojnë letrat e mia sepse nuk u përshtatet interesave të tyre private, “patriotizmit” dhe “humanizmit” të tyre të dyshimtë dhe sidomos jo feja “ime” e krishterë katolike. Nuk do të kaloje shumë kohë dhe Hipokritët antishqiptarë të cilët udhëheqin portalet në fjalë por nuk respektojnë të drejtën e shprehjes së lirë (të mirëfilltë) për secilin njëlloj, do ta kuptojnë sa vijon: Megjithëse përshtatja me shpirtin e kohës dhe mjedisin shoqëror aktual është mjaftë dobisjellëse, gëzimet e sinqeritetit janë më të mëdha dhe zgjasin më shumë.

Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 


Këto nuk janë xhami, por kazerma ushtarësh të terrorit

$
0
0

Nga Bedri Islami

 

Disa kohë më parë, kur në botë u dukën shenjat e krijimit të një shteti të ri, në dukjen e parë absurd, por që forcërisht, përmes dhunës, po bëhej diçka e dukshme dhe e  kapshme, pikërisht ai që më pas do të njihej si shteti islamik, ISIS, shumë shtete të fuqishme e morën si me përtallje dhe shërbimet e tyre e kishin mendjen më shumë tek Al Qaida, që në fakt ishte rreziku i ditës. Ndërkohë, për herë të parë, si një lubi politike, por edhe e terrorit të pamasë, po ngriheshin konturet e një përbindëshi, i cili do të godiste jo vetëm rreth  e rrotull, por edhe shumë larg tij, aty ku ishte e është civilizimi, që e urrejnë me gjithë shpirt. Europa, që nga fillimet e saj lindore dhe deri në skajin e tejshëm perëndimor, ka marrë goditjet e rënda nga ky përbindësh, që si në hije, u rrit gjithnjë e më shumë, deri sa u bë ky që tashmë duket, por që ende nuk njihet rrënjësisht.

Shërbimet e specializuara perëndimore, deri më tani nuk ishin të afta të gjenin rrugët për të ditur më shumë nga sa ata vetë kanë dhënë, ndoshta nga që ky përbindësh, kur ka ngritur shtatin e tij, ka ngritur edhe strukturat të cilat, në mos tjetër, aq rreptësisht radikale, po kthejnë një pjesë të botës, atë lindore, në një vend të errët, të zymtë deri në skajimin e jetës, po përcjellin përmes një ideologjie, e cila mund të njihet tashmë publikisht si fashizmi islam, kumtin e një dhune  të panjohur më parë, e që e bën jetën vazhdimisht të jetë në ankthin e saj.

Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare nën Maqedoni nuk kanë shpëtuar prej tij. Megjithëse është e dhimbshme, kjo duhet pranuar. Mund të heshtësh sa të duash, por janë të pranishme të gjithë simptomat e tij. Dhe jo nga dita e sotme, por që prej fillesës, çka e bën edhe me të rrezikshme praninë e tyre. Shenjat kanë qenë gjithnjë të dukshme. Sepse askush nuk ka synuar t’i fshehë ato, përkundrazi, duke qenë të fshehta të njohura, ata janë bërë edhe më të pranishme, më të prekshme dhe më enigmatike njëkohësisht.

Ekrem Avdiu, njëri ndër imamët e njohur të Kosovës për radikalizmin e tij, sidomos në një zonë thellësisht të prekshme, si Mitrovica, ka qenë i njohur nga të gjithë në Kosovë. E gjithë veprimtaria e tij ka qenë fare pak fetare, megjithëse e veshur me petkun e ligjërimin fetar. Ajo, më shumë se gjithçka tjetër, ka sjellë kumtin e një lëvizjeje radikale islame në një vend ku ekstremizmi fetar as që ishte njohur dhe askush nuk kishte njohuri për të, e megjithatë, ai mbolli farët që i duheshin atij.

Shefqet Krasniqi, një tjetër imam radikal, thellësisht harbut në predikimet e tij, rreptësisht kundër një tolerance fetare, nuk qëndroi dhe as nuk qëndron i fshehur dhe veç urrejtjes patologjike për çdo gjë të dobishme që kanë sjellë religjionet e tjera fetare në Shqipëri, ai përsëri nuk mbështillet pas petkut fetar e mjekrrës së zgjatur. Ai është i pranishëm deri në thellësinë e jetës së njerëzve, dhe megjithëse të gjithë e kanë ditur dhe vazhdojnë ta dijnë këtë, ai është ende i pranishëm.

Përmes imamëve të tillë, që nuk janë të paktë në Kosovë, në rradhët e përbindëshit janë dërguar dhjetra djem të rinj, shumica nga zonat rurale, shumë nga të cilët të varfër dhe pa shpresë në të ardhmen, ashtu si ka pasur e vazhdon të ketë edhe të rinj të arsimuar, që deri para njohjes me ta ishin si gjithë të tjerët, e më pas, jo rastësisht, u shndërruan në njerëz të mbyllur, të zymtë, të shprishur dhe që përmbysën edhe familjet e tyre. Disa familje në Kosovë tashmë janë pa adresë, sepse askush nuk e di adresën e tyre, dhe, nëse do i kërkosh, do i gjesh në ISIS.

Shqipëria është një shembull tjetër, jo i duhur, megjithëse me shtrirje më të shkurtër, por që u bë burim për luftëtarët e ISIS, dhe “mburrja” se “ vetëm pak shqiptarë janë luftëtarë, të tjerët punojnë në sektorë të tjerë të shtetit islamik”, dëshmon se as politika jonë dhe as shërbimi i fshehtë shqiptar, nuk kanë mësuar ende asgjë, ose shumë pak, nga e gjithë ajo që po ndodh dhe që akoma është në rritjen e saj.

Ka disa zona në Shqipëri, përgjithësisht rreth Shqipërisë së mesme, ku rritja e valës radikale është tepër e dukshme dhe ku, shfaqjet e saj, kanë qenë tepër të dukshme. Përmes shoqatave, në dukje humanitare, mendimi pervers radikal ‘islam’ depërtoi në zonat më të varfëra, por jo vetëm tek ata; ai u përhap përmes imamëve që nuk ishin autorizuar si të tillë, përmes xhamive që ishin jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame, u shfaq si një bujari përmes dhuratave të dërguara direkt nga Zoti, dhe njerëzit duhej të dëgjonin emisarët e tij.

Shërbimi i fshehtë shqiptar në kohën kur po rriteshin simptomat e kësaj vale egërsie ishte i zënë duke përgjuar politikanët e opozitës së kohës, sepse dikujt po i rrezikohej pushteti dhe nuk kishte kohë të merrej me rrezikimin e gjithë  vendit. Sigurimi i ushtrisë, po ashtu, kishte të holla sa i duhej për të blerë pajisje moderne të përgjimit, por nuk kishte asgjë që mund të ndihmonte në përballjen me atë që i binte ndesh sigurisë kombëtare. Presidenti i vendit mblidhte me urgjencë institucionet në varësi të tij, Prokurori, Shërbimi Informativ, etj, për të rezistuar nga opozitës që po vinte në pushtet, por i dukej e largët dhe bosh lufta ndaj këtij rreziku, me pasojat e të cilit shpreh solidaritetin e tij, që askush nuk ia vë veshin. Në tre vitet e qeverisjes socialiste pak gjë, në mos asgjë, u duk në shprishjen pa dhimbje të këtij rrjeti, i cili, në disa qytete, si Elbasan, Pogradec e Tiranë, është ende i fuqishëm, i pa kërrusur dhe ende në aktivitet të plotë, megjithëse ka fshehur këmbët përkohësisht. Një gjyq që po zhvillohet në Tiranë kundër disa prej bartësve të lëvizjes radikale, dalngadalë, po kthehet në një farsë politike, përmes së cilës shteti shfaqet i ngathët, i dobët dhe zvarritës, ndërsa ata që luajnë me jetën njerëzore dhe dinjitetin e shtetit, përtallin e përqeshin këtë dreq drejtësie, e cila vetë duhet të jetë para drejtësisë.

Si mund një shtet, që mendon se është shtet, të lejojë ngritjen e xhamive ilegale, pa asnjë lloj lejeje, ku predikojnë po ashtu imamë dhe hoxhallarë ilegalë, jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame, dhe kjo të duket e natyrshme. Këto, o shteti im, nuk janë xhami, këto janë kazerma ushtarake, ku përgatiten ushtarët e ardhshëm të ISIS, qoftë me këtë emër, qoftë me emër tjetër. Këtu nuk predikohet amshimi dhe paqja, këtu predikohet dhuna dhe terrori. Nëse shteti hesht, ata godasin, nëse shteti godet, ata heshtin.

Brukseli dëshmoi se toleranca është e mirë, e pakrahasueshme me gjithçka tjetër, por jo gjithnjë e mirëpritur, por jo gjithnjë e duhura, në ato përmasa që Brukseli u afron të huajve. Më ka takuar të jem shpesh herë atje, pikërisht në atë lagje që është sot një xhami e madhe ilegale, ku përgatitën ushtarët e ISIS, apo ku gjejnë strehë njerëzit e saj. Veç vjetërsisë së banesave, sepse aty ishte Brukseli i vjetër, asgjë tjetër nuk e dallon nga Brukseli i ri. Në pak minuta në këmbë mund të shkosh në sheshin qendror, para Bashkisë historike, mund të shijosh pjesë të së kaluarës së këtij qyteti jo aq të madh, ku më shumë se gjysma e tij janë të huaj, të takosh deputetë me origjinë marokene apo turke, pra gjithçka që duhej të  ishte shenja e një jete normale, krejtësisht normale. Ka raste kur ligjet e Brukselit të ri nuk janë të zbatueshme në Brukselin e vjetër, pikërisht në lagjet e vjetra, dhe kjo është bërë për t’iu përshtatur mënyrës së tyre të jetesës, si për shembull hapja e dyqaneve ditëve të diela, kur kudo tjetër, janë sipas ligjit, krejtësisht të mbyllura.

E përsëri, përmes kësaj tolerance, duke përfituar nga bujaria e një shteti që të ka bërë vend si gjithë të tjerëve, jepen shenjat e egërsisë barbare të një lëvizjeje që i ka kaluar tashmë të githë termat e lëvizjes radikale islame. Ata nuk janë më as salafistë, as vahabistë, as shiitë apo sunitë të egërsuar; ata janë kthyer thjeshtë në pjesë të një përbindëshi, që synon të gjunjëzojë progresin dhe mendimin e lirë.

Është e vërtetë se viset shqiptare nuk janë kaq të rrezikuara nga kjo lëvizje e egër përbindëshe, por nuk do të thotë se gjërat janë jashtë çdo kërcënimi. Disa “luftëtarë” kanë dërguar mesazhet e tyre kërcënuese, si të ishin duke nëmur vendin që i ka lindur, ashtu si ka ndodhur edhe në Kosovë, dhe megjithëse duket gjithçka e largët, kurrë nuk është e tepër të mendohet për jetën e njerëzve. Por, kur në kreun e shtetit ke një njeri që as nuk ia thotë, kur në kreun e Shërbimit Informativ është po ashtu, një njeri, i cili ka qenë ndihmës i një drejtori superislamik, kur shteti shikon në heshtje se si mbijnë këpurdhat xhamiore dhe kjo u duket e natyrshme, droja e njerëzve është e pranishme.

Brukseli, por edhe Turqia, nuk duhet harruar, ua mbajtën frymën njerëzve. Tani të gjithë mund të themi “unë jam një brukselas”, por kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo zgjat, aq sa zgjat edhe një ngjarje, më pas fjalën duhet ta ketë shteti.

Mendësia dhe urtia e shtetit duhet të shkojë deri aty sa që, duke u njësuar në mendim me Bashkësinë Islame, të shohë, nëse është e arsyeshme që predikimi i përditshëm dhe i përnatshëm nga minaretë, ia vlen, duhet apo jo, të jetë një një gjuhë të huaj, kur, për më tepër, edhe nga kisha ortodokse, kemi kërkuar drejtësisht që mesha të jepet në gjuhën shqipe.

Përbindëshi është afruar drejt kontinentit të vjetër. Të duket e çuditshme se ata vijnë nga vendi i Omer Kajamit, Saadiut, Firdusit, nga vendi i “Një mijë e një netëve”, dhe vijnë kësaj here në formën e një përbindëshi.

Mëkat.

Bedri Islami – DITA

 

 

“Wall Street Journal” – Rama: S’bëjmë heroin me klandestinët, nëse ka plan europian marrim përgjegjësitë

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se autoritetet shqiptare kanë marrë masa në rast të një fluksi emigrantësh drejt Shqipërisë.

Në një intervistë për presitigjiozen “Wall Street Journal” Rama ka përsëritur se vendi ynë as nuk do të ngrejë mure, por as do të hapë kufijtë.

“Ne kemi bërë përgatitjet tona. Kapacitetet e vendit tonë janë shumë modeste dhe nuk do të mjaftonin për të përballuar fluksin. Ne jemi të gatshëm të të jemi pjesë e një plani evropian dhe ky ka qenë pozicioni ynë edhe kur Shqipëria nuk ishte një destinacion as në teori. Shqipëria e vetme nuk mund të jetë një zgjidhje. Jemi thjesht një pjesë e zgjidhjes Europiane.Ne jemi një vend i vogël krenar dhe ne nuk do të ngremë një mur vetëm sepse na e kërkojnë të tjerët. Ne gjithashtu e dimë se hapja e kufijve nuk do ta zgjidhte problemin”, thotë Rama.

Kryeministri i qëndron deklaratës së tij se për zgjidhjen e kësaj çështje duhet të ketë një plan të përbashkët europian.

Ne kemi punuar me italianët që nga fillimi. Ne kemi një qëndrim të përbashkët: ne nuk hapim kufijtë dhe ne nuk ngremë mure. Ne thjesht duam një zgjidhje evropiane. Përsa kohë Europa sillet si një federatë egosh nacionaliste, shumë prej tyre “duan tua lënë nderin” pak vendeve. Kjo nuk do të funksionojë dhe ne nuk do të luajmë rolin e heroit sepse ne e dimë që kjo nuk do të jetë një zgjidhje”, shprehet ai.

I pyetur nëse  Shqipëria do ta konsideronte mundësinë që të merrte disa njerëz nga Greqia për ta lehtësuar paksa, Rama jep këtë përgjigje:

“Nuk mund të ndihmojmë askënd (të vetëm), sepse nuk kemi mjetet ti ofrojmë lehtësim të tjerëve. (Por) nëse Europa ka një plan ne do të jemi pjesë e tij dhe ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur. Nëse behet fjalë për numra që do të shpërndahen sipas një plani evropian, ne do të ishim të gatshëm të marrim përgjegjësinë që na takon”, deklaron Rama.

DITA

 

 

25 Marsi, Dita e turpit për grekët dhe Greqinë

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Greqia feston çdo 25 mars, si dita e fillimit të Revolucionit të 1821 për çlirimin e saj nga osmanët. Por 25 marsi lidhet edhe me një ditë të turpshme për Greqinë dhe grekët të cilët bëjnë sikur e kanë harruar.
Ishte mëngjesi i 25 marsit 1944, trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, Batalioneve të Sigurimit grek të komanduar direkt nga kryeministri kuisling, Joani Ralli hipën nëpër kamionë rreth 1.725 burra, gra, pleq e fëmijë të komunitetit hebrenj të cilët ishin grumbulluar nga i gjithë Epiri në dy qendra. Ishin hebrenjtë të cilët prej disa shekujsh jetonin në Epiri dhe një ditë grekët në bashkëpunim me gjermanët i nisën për në kampet e shfarosjes. Sipas dëshmitarëve dhe dokumenteve të kohës nuk pati asnjë reagim nga qeveria vendore, nga popullata ortodokse greke. I gjithë operacioni shoqërohej atë ditë nga policia greke dhe ushtria gjermane. Vetëm 3 orë në dispozicion u lanë hebrenjve atë ditë për tu bërë gati, për braktisjen me dhunë të pronës së tyre.
Për lexuesit po sjellim fotot e asaj dite të zezë për bashkësinë hebrenjtë , të 25 marsit 1944, ditës së turpit për Greqinë të cilët bëjnë sikur e harrojnë, por ata e dinë fare mirë se çfarë mëkati kanë bërë në bashkëpunim me gjermanët nazistë. Besoj se nuk ka vend për fjalë, ku qartë vërehet dëshpërimi, lotët tek hebrenjtë e Epirit të cilët me një valixhe në dorë u nisën drejtë vdekjes për të mos u rikthyer kurrë më në shtëpitë e tyre.
Ky është njëri nga faktet e shumta të bashkëpunimit të grekëve me gjermanët nazistë për pastrimin e Greqisë nga minoritetet shqiptare dhe hebrenjtë. E pra, nëse do kishte një bashkëpunim të shqiptarëve të Çamërisë me gjermanët nazistë denoncimi i parë do të bëhej nga bashkësia hebrenjte e Epirit. Ja edhe një fakt tronditës për historinë e Greqisë e cila gjithnjë ka shtrembëruar të vërtetën.

 

 

Njoftime historike dhe gjeografike mbi Çamerinè

$
0
0

“Fryma” vjeti i I, Fruer 1944, numri i II

“Mbi shkrepat e Salit dhe gjaté brigjevet té Pares jetojné burra qé vetêm nanat e vjetra Dorike lindnin. Ndodhen pastaj dhe disa familje qw do té thojsha se zbresin nga fisi i Heraklidvet” , LORD BYRON

Nga Luljeta Progni

Çaméri quhet ai vend, i cili ndodhet né pjesên jugore té Shqipnisê. Ky âsht atdheu i Çamêvet dhe gjuha bân pjesé në dialektin toskë. Zemra e saj formohet nga trungu i poshtêm i luginés së Kalamasit, lumë i quejtën « Thyamis» prej té vjetërvet. Çamërija âsht nji krahiné e bukur dhe e qeshun, qè shtrihet aga vargu malor i Gramosit deri né det, tue pêrmbledhun nji shumicé luginash herê té veshuna me pyje, heré té xhveshuna dhe t’ashpra. Ky âsht nji vend me nji biollogji karakteristike dhe te dallueme dhe qe banohet nga nji popullaté krenare dhe e thjeshtë, nji vend me zakone té vjetra dhe tê pêrmenduna qysh prej kohnavet mâ t’ lulzueme dhe mâ Inftarake té tê gjithé popujvet ballkanikè.

Shénime mbi Çainérinê gjinden nie shumicé, po tê çfletézojmé histerin’ e Ballkanit, qysh nga koha e Kryqsatavet.’Shumë historianê nënvizojnê vlerën e njerzvet të Çamérisë, qè ndêrmjet vietvet 1701) dhe 1800, té térhequn nga instrigat e Ali Pash Tepe-lenés, qê kishte né Janinê nji nga qendrat e tij ushtarake dhe politike, kaluen çaste aktiviteti té dendun.

Çarnët né fillim kané qené me fe kristiane, porse mâ voné, e sidomos në kohên e Ali Pash Tepelenês, nji pjesé prej tyne pêrqafuen muhamedanizmin. Me gjithê kétê ata asnji herè s’e humbën bashkimin ‘dhe kompaktésin’ e tyne dhe e mprojtén me fanatizëm kombésinê, tue i bâm’è ballé çdo asimilimi té huej.

Nji pjesé nga Çamét âsht largue prej Çamérije dhe ka ardhë me jetue né Shqipni, sidomos né kohén e marrveshtjes ,Greko-turke», e cila kishte pér qëllim me shpèrngul té gjithé Çamët nga Greqija dhe me i vendos né Turqi.  Por mâ voné, me nerhymjen energjike té Qeveris Shqiptare n’ât kohë, pushoi ky emigrim kaq i damshém për rracen shqiptare né Çamëri. Me gjithé këtë prap nji numér, prej afro 10.000 Çamésh iu desh t’i lanë votrat e tyne, pêr me popullue stepat e Anadollit.

Në pércaktimin e kufijvet té Çamérisê nuk do té flasim as si shovenê shqiptar, as si té pa drejtê. Do mundohemi vetêm té tregojmê atê qê âsht me té vértetê, tue u bazue në autorê té drejtê, d. m. th. do té zajmê mè gojè Çanaérinê ethnike dhe gjeografike, zonén bregdetare t’Epirit jug-perêndimuer.

Nga veriu toka e Çamvet shtrihet deri né liqenin e Butrintin brenda kufijvet politikè té Shqipnisê sê 1913-tés. Mbrenda kufinit, ndèrmjet liqenit té Butrintit dhe vijês sé kufinit, shteti i joné ka krijue nji nénprefekturê me emnin « Çamêri» dhe me kryeqendér Konispolin. Porse kjo nuk i pèrgjigjet aspak Çamérisé sé, vérteté, asaj qé ndodhet ndên Greqi. Né jugé kufini i Çamérisé, zgjatet deri tek Akeronli, por  disa e shtyjné edhe mâ posht anyç ke lumi Luros, i cili derdhet në gjiun e Ambraçikos.

Çamérija, tue pêrmbledhun edhe tokën qé ndodhet mbrenda kufinit stigiptar, formon nji zoné me nji sipêrfaqe prej gadi 1950 km2. Po ti hudhim nji sy çdo harte qofté, sikur kjo të jetê me shkallé té vogél, kemi pér té dallue me nji herê qè Çamérija nê pêrgjithsi âsht nji vend malsi, ndonse jané té pakta zonat kêtu, ku naltésija arriné mâ tepèr se 1000 metro sipêr detit. Té vogla e té pêrthyeme jané vendet pérmbrenda, me pêrjashtim tê deltés sê Kalamasit. Edhe reliefet paraqiten nê drejtimin, qê shkon paralel me bregun, tue formue késhtu pengime tê mêdha pér kumnnikasionin. Sikurse né gjithè Epirin ashtû dhe kêtu vijat e mbêdha té relievit, si edhe karakteristikat e pêrgjithshme gjeomorfollogjiko-botanike, janè tè lidhuna ngushtê me ndêrtimin gjeollogjik e sidomos me até litologjik.

***

Klima e Çarnérisê gjatè bregdetit dhe pjesés sé poshtme tè luginave âsht mesdhetare. Porse tue u futun gjithmonê mâ pérmbrenda dimnat fillojnê té bâhen mâ té rreptè e mâ té gjatê, kurse pér té gjaté bregdetit té ftoftit âsht gjithmonê mâ i buté. Jo vetêm temperatura, por dhe shinat pésojné nji ndryshim, po té krahasohen té dy zonat. Vera e visevet qê jané buzé deti asht e thaté, e nxehtê e pa shi; ajo e vendevet larg detit dhe e zonavet malsore, me shi tê shpeshtê. Çamérija  âsht e pasun nga rrjeta e ujnavet. Kjo vjen sidomos prej tokês sé saj gêlqerore e té pa pêrshkueshme, si edhe nga sasija e shinavet, té cilêt si mungojnê as né kohén e verès. Burimet ushqehen me bolluk, sidomos kur qéllojné sipér nji toke me kalcier e qé ndesh shtresat e flyshit. (1).

Ndér lumejt e Çamérise, vendin kryesuer e zen Kalamasi (Karonti Mithollogjik) i cili rrjeth me vrullé pérsipér shtresash gelqerore. Ky thirret prej Grekvet dhe me emrin e vjetér « Thyamis». Ka nji gjatsi prej 100 ,kilometrash e pjesa mâ e madhe e tij kalon jasht Çamérisé. Asht pér t’u pérmendun edhe lumi i Brarit i cili bashké me Kalaniasin pêrshkon krahinên, heré té shkumbosun nëpërmjet dy brigjevet me shkrepa, heré duke u pêrhapun népér lugina pjellore té mbjelluna me oriz, me misér the gruné.

Zona e bregdetit, e cila zbret dalngadalé kah deti, e pasun mé ullishita dhe me qitra, âsht veçanérisht férheqse. Ndérmjet kétyne hukurinavet natyrore gjindet Preveza, liman me nji faré randésije dhe qendra e fundit e rrugës automobiliste, Sarandê-Prevezê. Kjo ngrillet pranë qytetit tê vjetër t’Artés.

Ndërmjet qendravet té tjera mund té pérmendim Pargên me shkrepin e saj té dalun mbi deté dhe me kujtimet e nji madhéshtije té perêndueme. Mâ pérbrenda hasim me Paramithjen, e cila âsht e pasun me xhamija té vjetra historike e me qendré tregu me randèsi.

Prej katundevet karakteristike dallojmé Sulin dhe Liten. I pari mund’ té konsiderohet si mprojtsi i zakonevet té para. I ngrehun mbi nji vend stratgjik, Suli i ka qedruem me sukses té gjitha mêsymjevet anmike’. Asht pêr t’u pèrmendun me kétê rast legjenda e gravet heroike té Sulit, té cilat, pér mos me ramum né doré t’ anmikut, u hodhén prej majés sé malit, tue kenê té kapuna doré pas dore dhe né valle e sipêr.

Turqit dhe sllavét kot u munduen të sulmojné kéto vise. Trimérija dhe krenarija e krétyne banorvet pêrmendet ende sot si shembull e pa pêrkulshme kundrejt mésymjevet dhe persekutimevet anmike. Kryevendi i gjithê krahinês âsht Janina, e vendosun 500 m sipêr sipérfaqes sé detit dhe e ngrehun mbi brigjet e nji ligeni piktoresk, né tê cilin nuk derdhet as nji lum. Janina né vitin 1788 kishte pasé arrimun deri né 40.000 hanoré, kurse sot nuk ka ma shumé se 25.000 frymë. E rrethueme nga mure té fortê bizantiné, Janina ka disa xhamija mjaft tinteresant si edhe pallatin lluksoz t’Ali Pash Tepelenês. Disa industrina tipike zejtarije, sidomos mbi sa i pèrket punimit té pëlhuravet, po ashtu dhe pazari interesant i saj, ia shtojné vleftên turistike Janinés. Mbi nji ishull lé vogél té ligenit naltésohen kuvende né té cilét ndodhen té mbledhun pjesé té randésishme artistiko-bizantine.

Pyjel e Çamérisé janê paksuèm fort nga dora shkatarruesè e katundarvet té cilét mjerisht, sikurse edhe né Shqipni, nuk e njohin vleftén e vérteté lé tyne. Shinat e dendun qé bine kétu, rrisin kullota té mira, tue forme nji pasuni té madhe pêr zootekninê. E me të vêttete né Çaméri rriten jo vetém kafshê t’imta (dhen e dhi), por edhe gjâ té trasha si .p.sh. lopë, kuaj e buallica. Prandaj ekonomija e vendit bazohet ma teper mbi blegtoriné dhe agrikulturên. Ma shumé se 3/4 e popullsisê jetojné me kéto burime. Prâné bregdetit rriten me shumicë portokallat, limonat dhe qitrot, kurse mâ pérmbrenda ullijt.

***

Popullsija e Çamerisè âsht shqiptare me gjuhê, me zakone dhe me ndjenja. Nji pjesê prej tyne, nga sistemet e pérdoruna prej grekvet, kanë fillue të çkombtarizohet qysh nê kohén, kur ato vende bânin pjesë n’lmperatorinè Otomane. Ndermjet kétyne do té gjejmê shumé qê flasin greqisht, porse gjuha nané e tyne si edhe familjes, mbetet gjithmoné shqipja.

Simbas nji statistike turke tè vitit 1910, d. m. th. pak kohê pêrpara se Çamét té futeshin ndên zgjedhên e Gregisé, në Sanxhiakatin e Çamérisé, mbi nji numèr té pêrgjithshém prej 72.990 banorésh, shqiptarêt formonin shifrên 60.897, nga te cilêt 31.304 i-shin myslimané dhe 29.593 orthodoksé. Pra n’at kohê grekêt formonin 12% té popullsisê, tue qenë, 9840 frymê. Veç kêtyne ndodheshin dhe mâ shumé se njimijê e ca aromuné e nji mijé jevgjê. Elementi mysliman, qê ndodhesh né Çarnéri dhe ndér viset tjera tê Gregisê, si mbas traktatit që lidhesh mbas qeverisë Qeverisè Shqiptare dhe asaj greke, duhesh té shkêmbeheshin me elementin grekofon që ndodhej né në Shqipni.  Porse Qeverija Greke, me dekllaratên e saj të bâmun né 1926, njoftonte se nji masë e tillé s’Iypsesh tè zbatohesh pér Çamét, té cilêt gèzonin té njajtat té drejta me nênshtetasit greké. Porse mjerisht té gjitha kéto premtime té bukra nuk u mbajtên as nji herè prej qeverive greke kundrejt elementit sliqiptarê né Greqi”.

Çamét me racé krejt Iliriane, d. m. th. me gjak té pastér shqiptari, jane me trup té gjatê dhe té bukur, veshin rrobe te bardha prej leshi dhe opinga té lehta pér t’u ngjitun mâ kollaj nêpêr male. Graté mbâjné rrobe e kémishé té gjatê té qindisun dhe né krye lidhin shamni me ngjyra. Kostumet e Çamérisê nuk ndryshojnê nga ato tê Shqipnisê veçse né pêlqimin e ngjyrave tê bardha e tè zeza mbi tê cilat qindisin zbukurime né té kuqe dhe né t’argjenta.

Popullsija e veshun késhtu duket me nji pamje madhéshtore. Burrat mbajnê qylafe dhe mbi kémishé me mangé tè gjata mbajné nji brez tè verdhé e tê qindisun. Pantallonat e tyne pérgjithsisht janë tê bardha, té ngushta né gju e té mbulueme deri kétu me dollakë. Me gjithé sundimin e gjatê nuk u ka qêné e mundun as turqvet as grekvet qé tê çrranjosin nga zemra e Çamvet ndjejên komtare dhe zakonet e styrgjyshnavet tè tyne.

Si mbas statistikavet té vita 1933-34 në Çaméri kanê qenê hapun 205 shkolla fillore me 14.050 nxanês dhe 7 shkolla të mesme me 795 vetê. Me mjete të tilla dhe me anën e nji propagande sistemati-ke grekêt janë mundue me i a zavendêsue Çamvet gjuhën shqipe me atê greke. Ketu më poshtë po japim disa shifra të  numrit të popullsisë Çame ashtu si na i paraqit A. Sestimi nê broshurën e tij:

Nënprefektura e Filatit me 79 katunde me 32.024 banorë ndër të ciolët 3500 janë biling me dy gjuhë.

Nënprefektura e Paramithit:  47 katunde me 15.486 banorë nga të cilët 500 me dy gjuhë.

Nënprefeketura ePogonit me 33 katunde me 13.888 banorë prej të cilëve 6200 janë grekofon.

Nënprefektura e Margalliçit me 43 katunde me 14 531 banorë të gjtihë shqiptarë

Nënprefektura e Prevezës  56 katunde me 21. 160 banorë prej të cilëve 10 mijë janë grekofon por me origjinë shqiptare.

Nënprefektura e FILIPIADHËS 31 katunde me  15.530 banorë prej të cilëve 4000 janë grekofonë.

Pra gjithsej ndodhen 279 katunde me 112. 619 banorë nga të cilët vetëm 20.200 janë grekofonë por se edhe këta të gjtihë janë me origjinë shqiptare.

Simbas statistikave greke të vitit 1937, 92.419 frymë janë thjesht shqiptarë ndërsa 850 janë me dy gjuhë. Prej kësaj shume 33 mijë janë me fe myslimane.

1) Nênprefektura e FILATIT: 79 katunde me 32.024 banorë, ndêr tê cillé: 3500 janê biling (me dy gjuhé).

2) Nënprefektura e PARAMITHU: 47 katunde me 15.486 banorë, nga té cilêt 5000 me dy gjuhê.

3) Nënprefektura e POGONIT: 33 katunde me 13.888 prej tê cilvet 6.200 janë grekofonë.

4) Nenprefektura e MARGALLIÇIT: 13 katunde me 14.531 frymë të gjithé shqiptarë.

5) Nënprefektura e PREVEZES: 46 katunde me 21.160 vetë, nga të cilél 10.000 janë grekofonë, porse me origjinë  shqiptare.

6) Nënprefektura e FILIPIADFIES: 31 katunde me 15.530 banorë, prej të cilvet 4000 janê grekofonê. Pra gjithsej ndodhen 279 katunde me 112619 banorê nga tê cilët vetêm 20.200 janê grekofonë; porse dhe kéto té gjithê me origjiné shqiptare. Simbas statistikavet greke të vitit 1937,  92. 419 frymé janë thjesht shqiptare, kurse 8.500 me dy g,juhè. Prej kêsaj shume 33.000 janë me fe myslimane (1).

Dr. Besim QORRI (nga tua e tan,* “Shqipnija Ethnike„)

(1) Bibliogrifi mbi Çarmëriné

  1. VALENTINO CHIROL: « Nji studim i nji udhe tè bâme n’Epirinë 1530 ». Asht nji përshkrim interesant, ku lavdohet dhe patriotizma e Çamvet.
  2. HENRY HOLLAND: « Travels in the Jonian Isles, Albania, Thesaly, Maceclonia.

III. LORD BYRON: « Childe Harold »

  1. ALDO SESTINI: « La Camuria »
  2. HOMERI: « ODISEA »
  3. THL1Q1DHIDIII: « Gjeografija mondiale greke, volumi B. 1937.

VII. DE GUBERNATIS: « Epiro, Relazione di un viaggio da Janina a Va-lona ».

VIII. ENCIKLOPEDIJA OREKE.

 

 

Po sikur Kosova të ishte kryeqyteti i Shtetit Islamik në Evropë?

$
0
0

Nga Cristina Giudici /Il Foglio

 

Sipas Inteligjencës evropiane dhe irakiane ka 400 muxhahedinë të Isis të stërvitur për të importuar luftën në Evropë. Ndërkohë, Italia, përveç kërcënimit libian, duhet të luftojë edhe në një tjetër front të jashtëm: në Kosovë. Shërbimet tona të fshehta druhen se terrori mund të vijë nga deti Adriatik. Il Foglio e kishte paralajmëruar më 29 janarin e kaluar, por tani kanë dalë disa të dhëna të tjera sipas të cilave Kosova është kthyer në vendin e pelegrinazhit islamit brenda rrugës ballkanike. “Si Ecja e Santiagosë së Kompostelës”, thotë me sarkazëm një burim i Il Foglio. Përgjatë një aksi gjeografik që çon nga Prishtina deri në Bosnje, ku veprojnë ndjekësit e Bilal Bosnic (imami rekrutues që në Itali ka radikalizuar disa grupe xhihadiste), ka 6 apo 7 predikues që kanë një mision të dyfishtë: të afrojnë emigrantët që vijnë në Evropë përmes rrugës ballkanike në mënyrë që të gjejnë më të dobëtit dhe t’i indoktrinojnë, dhe njëkohësisht të mirëpresin arabët – “deri tani tunizianë, egjiptianë dhe irakianë”, që po shkojnë në Kosovë, në enklavat salafite në Prishtinë dhe Restelicë, ku përgatitën për të hyrë në Evropë përmes kanalit të Otrantos. Projekti tashmë është i njohur për Inteligjencën. Bëhet fjalë për të krijuar një korridor nga Vlora si rrugëkalimi për emigrantët e përzënë nga vendet ballkanike apo që kanë mbetur në Turqi çka do t’i mundësonte terroristëve që të mbërrinin në brigjet puljeze me motoskafë. Ajo që nuk dihej deri tani, është se ndërkohë që Isis po humbet terren në Kalifat, disa ithtarë të xhihadizmit në vend që të shkojnë në Siri, po vërshojnë drejt shtetit të luhatur të Kosovës, ku ka mbi 100 luftëtarë të huaj të kthyer nga zonat e luftës. Italia, thotë burimi i Foglios, nuk është ende një shënjestër, edhe pse alarmi i terrorizmit të brendshëm është rritur, por vazhdon të jetë tokë transite. Po kushedi nëse ëhstë e vërtetë apo nëse këto pohime diktohen nga domosdoshmëria për të mos e ushqyr frikën, pas masakrës së radhës në Bruksel.

A janë të besueshme dekomentet që kanë dalë për luftëtarët e Shtetit islamik?

Në Itali xhihadistët e dëbuar vazhdojnë të erekrutojnë online. Cilët janë këta predikues kosovarë? Janë ata që diheni. Rekrutues të cilët kanë prej vitesh një urë direkte më Italinë. Për shembull Sead Bajraktar, imami i Restelicës, një fshat që ndodhet në ems të maleve midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Bajraktar ka jetuar në provicën e Sienës, ku themeloi një qendër islamike në Monteroni d’Arbia. Sipas shërbimeve tona sekrete shkoi shpesh në Kosovë për t’u stërvitur. Më pas është Idris Idrizovic, kunati i Sead Bajraktar: edhe ai ka jetuar dhe predikuar në Itali. Apo Idriz Bilibani, i konsideruar si më i rrezikshmi mes predikuesve islamistë, që është arrestuar disa herë në Kosovë dhe që ka lidhje me rrethin magjik të Bilal Bosnic, në Bosnje. Më tej është: Mazllam Mazllami, i strehuar si Bosnic në xhaminë e Motta Baluffi, në provincën e Kremonës dhe që më pas u arrestua vitin e kaluar në Prishtinë. Apo Shefqet Krasniqi, imami i xhamisë kryesore të Prishtinës, i cili hyn dhe del nga burgjet kosovare. Të gjithë predikues të trajnuar dhe thuajse të gjithë me lidhje italiane. Dhe në fakt nuk është rastësi që Ros (njesia speciale e karabinierëve) janë me mision në Shqipëri në përpjekje për ta thyer këtë urë dhe për ta ndaluar rrugën adriatike. Të dhënat për fluksin e ithtarëve xhihadistë, që nuk janë rritur në Evropë opor që synojnë ta kalojnë përmes Italisë pas radikalizmit në Kosovë, janë të frikshme. Shpjegon Giovanni Giacalone, kërkues i Ispi: “Kosova është një shtet i brishtë. Nëse është e vërtetë se këta predikues që njihen edhe në Itali po prersin xhihadistë të rinj arabë, është e qartë se nuk ëhstë bërë ansjë parandalim efikas për ta ndaluar terrorizmin në Kosovë, dhe se koordinimi evropian nuk ka funksionuar. Kishte vite që dihej se Kosova ishte një vend me rrezik të lartë radikalizmi. Fakti që rruga ballkanike është përforcuar deri në këtë pikë do të thotë vetëm një gjë: jemi përballë një faze infiltrimi islamistësh tejet të avancuar. Nuk duhej të ishte lënë e pa ruajtur dera jini lindire e Ballkanit për të hyrë në Evropë”.

Dhe tani Kosova rrezikon të shndërrohet në një vend serbator për integralistët që mund të shërbejë dhe si trampolinë për terrorizmin e Isis në Evropë. Nga ana tjetër, sikurse treguam dje te Foglio, duke rrëfyer rastin e Resim Kastratit që rekruton myslimanë italianë në Facebook, kosovarët nuk kanë nevojë për motoskafe për të ardhur në Itali. “I njohim të gjithë këta predikues”, thonë për Il Foglio burimet tona të Inteligjencës. “Nga kodi fiskal te protezat e dhëmbëve. Do t’i ndalim”. Por ndërkohë Isis na ka paralajmëruar: “Kryqtarë, do të kenë errësirën”.

 

 

 

Bizneset e krijuara me milionat e luftës së UÇK-së

$
0
0

Nga Parim Olluri

 

Dokumentet që posedon Insajderi tregojnë se si miliona marka të përfituara në emër të luftës së UÇK-së dhe Fondit “Vendlindja Thërret”,u shpërndanë në krijimin e bizneseve private, financimin e partive politike, blerjen e banesave, lokaleve dhe trojeve.

Katër burra vendosën të nënshkruanin një marrëveshje biznesore më 25 korrik të vitit 1999, vetëm një muaj e gjysmë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Prijësi i tyre ishte Ibrahim Kelmendi që kishte menaxhuar Fondin “Vendlindja Thërret” në Gjermani.

Aksionarë tjerë në firmën e emërtuar “Eko Holding” ishin: Fadil Demiri, Ton Marku dhe Dukagjin Kelmendi, kushëri i Ibrahim Kelmendit. Secili prej të treve kishte nga 10 për qind. Ibrahim Kelmendi posedonte 60 për qind.  Dhjetë për qind të mbetura ruheshin për ndonjë aksionarë të ri.

Insajderi ka siguruar marrëveshjen për themelimin e kësaj  kompanie. Ibrahim Kelmendi kishte vendosur të mos shfaqej publikisht.

“…Unë nuk duhet të shfaqem hë për hë, deri në momentin e përshtatshëm, që jam posedues i përqindjeve kryesore të kësaj firme”, thuhet në këtë marrëveshje.

Kelmendi thotë se kishte një arsye se pse kishte vendosur të mbetej anonim.

“Unë vendosa që të mos figuroj me emër, sepse nuk doja të isha barrë e firmës me spekulimet se si menaxher i Fondit “Vendlindja Thërret”, kam vjedh mjete andej dhe i kam investuar këndej”, deklaroi Kelmendi për Insajderin.

Por gjetjet e Insajderit tregojnë se në arkat e kësaj kompanie u derdhën rreth 2 milionë marka të përfituara emër të UÇK-së dhe Fondit “Vendlindja Thërret”. Dokumentet që posedon Insajderi flasin për shpërndarjen e këtyre miliona markave në krijimin e disa kompanive tjera, për financimin e partive politike, blerjen e banesave, lokaleve dhe trojeve.

 

Misteri i telefonave satelitorë të UÇK-së

Në marrëveshjen e nënshkruar në korrikun e vitit 1999 shënohet se kompania “Eko Holding” po krijohet me fitimet e telefonisë satelitore të quajtur “Tele Point”.

Historia e krijimit dhe operimit të “Tele Point” është e lidhur ngushtë me Fondin “Vendlindja Thërret” dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ibrahim Kelmendi kishte përfituar miliona marka nga ky biznes që përfshinte UÇK-në. Ai tregon se kishte marrë 120 telefona satelitorë nga telekomi gjerman dhe 30 tjerë nga firma gjemane CPN.

“Këta telefona i kishte në përdorim UÇK-ja në Kosovë”, thotë Kelmendi duke shtuar se telefonat satelitor ishin të regjistruar në emër të Fondit “Vendlindja Thërret”.

Lidhur me telefonat satelitorë, Kelmendi thotë se kishte probleme me autoritetet gjermane. “Telekomit gjerman i kishim ngel borxh rreth 1.2 milion DM borxh për telefonat satelitor që kishte UÇK-ja në Kosovë. Për atë borxh Prokuroria federale e Gjermanisë me pat lëshuar urdhër arresti, sepse ishin në emër të Fondit, ku unë isha menaxher”, ka thënë ai. Nuk ka sqaruar më shumë lidhur me këtë problem me autoritetet gjermane.

Por fitimin nga thirrjet nëpërmjet telefonave satelitor e kishte marrë Kelmendi me ortakët e tij, ndonëse këto pajisje ishin në emër të Fondit Vendlindja Thërret. Kjo kompani, sipas tij, e ka shitur 4 marka minutën në Evropën Qendrore, 5 marka në vendet Skandindave dhe 6 marka për thirrjet jashtë Evropës. Thotë se nuk i kujtohet kënd e kishte ortak atëkohë, përkundër që konfirmon se fitimet nga ky biznes ishin shumë të mëdha.

“Meqë fitimi ishte kryesisht meritë e rrethanave që krijoj lufta dhe çlirimi i Kosovës, vendosa që një pjesë të fitimit ta investoj në firmë tjetër, duke angazhuar bashkëveprimtarë që kishin merita të gjatë lufte dhe ndaj të cilëve kisha besim të madh”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai shton se mjetet që i kishte dhënë për hapjen e firmës “Eko Holding”, kapnin shifrën e miliona eurove.

“EKO-Holding startoi me të hollat që ia dhashë unë nga fitimi që kisha nga telefonia satelitore, por nuk mbaj mend se sa mjete financiare ua kam dhënë, meqë dhëniet i bënin vëllezërit e mi që e menaxhonin telefoninë satelitore. Gjithsesi duhet të kenë qenë rreth dy milionë DM”, thotë Kelmendi.

Marreveshja 1   Marreveshja 2      Marreveshja 3

Marrëveshja për themelimin e “Eko Holding”.

Dyshimet për fajde, blerjet e patundshmërive dhe shpërndarja e parave të “Eko Holding”

Insajderi ka siguruar edhe raportin financiar të kompanisë “Eko Holding”. Mban datën 3 maj 2003. Të gjitha vlerat janë shënuar në marka dhe aty tregohet për shpenzimet që ka bërë kompania nga viti 1999 deri më 2003. Shënimet tregojnë se miliona marka të kësaj firme janë ri-destinuar për krijimin e kompanive të reja, blerje të tokave e banesave.

70 mijë marka janë investuar në hapjen  e restorant “Arbi”, 197 mijë marka janë investuar në sektorin e mobiljeve, 50 mijë marka në hapjen e një salloni frizerie, 150 mijë marka në sektorin e energjetikës, 183 mijë marka janë shpenzuar për investime në Kroaci, 550 mijë euro për sektorin e birrës, 50 mijë marka për hapjen e dy lokaleve në Prishtinë, 500 mijë marka janë investuar në “Llapi Comerce”, 161 mijë marka për kampin në Kargac, 70 mijë marka për për ngritjen e një shatori në Gërmi, 19 mijë marka për “diskoteka në Prizren” si dhe 151 mijë marka janë investuar për hapjen e bankës “Eko Banka”.

Një shumë e madhe në vlerë prej 1 milionë e 110 mijë markave, bazuar në këtë dokument,  është investuar  në firmën “Genci”. Nuk sqarohet më shumë se me çfarë aktivitetesh është marrë kjo firmë ku janë ri-destinuar mbi 1 milionë marka.

Përveç krijimit të kompanive tjera, shuma të mëdha parash janë shpenzuar edhe në blerjen e patundshmërive. 180 mijë marka janë shpenzuar për të blerë tokë në Veterrnik dhe 400 mijë marka për të blerë tokë në Fushë Kosovë. Po ashtu në raport, tek “gjendja e kapitalit të kompanisë”, tregohet se “80 mijë euro janë shpenzuar për banesën e Dugit ndërsa 70 mijë euro për banesën e Fadilit”.

Kompania “Eko Holding”, bazuar në dokumentet e siguruara nga Insajderi, del se ka pasur edhe borxhe në vlerë prej dhjetëra mijëra markash. Në raport shënohet se borxhi i kompanisë ndaj Currit e Sylës është në vlerë prej 50 mijë markash. Po ashtu në kllapa tregohet se kamata mujore e këtij borxhi është pesë për qind.

Një borxh tjetër është në vlerë prej 10 mijë markash. Kompania i obligohet Gjonit nga Tuzi dhe kamata mujore e këtij borxhi është dhjetë për qind. Në dokument nuk jepen sqarime se kush janë Curri, Syla dhe Gjoni dhe se pse kompania paguante kamatë ndaj këtyre individëve.

Kelmendi, i kontaktuar nga Insajderi, ka thënë se nuk beson që kompania kishte marrë para me fajde pasi “Eko Holding”, kishte shumë para dhe nuk kishte nevojë për një gjë të tillë.

analiza

Dokumenti që tregon për shpërndarjen e parave të “Eko Holding”.

Borxhi i Ibrahim Kelmendit ndaj fondit “Vendlindja Thërret”

 Raporti tregon edhe për paratë që kompania “Eko Holding”, ia ka dhënë të tjerëve. Kjo rubrikë emërtohet “Ndihmat- dhënë nga Eko Holding”. Aty përmendet se 48 mijë e 440 marka i janë dhënë Ibrahim Kelmendit për shlyerjen e borxhit të Fondit “Vendlindja Thërret”.

Ndërkaq 23 mijë e 700 marka i janë dhënë personit të quajtur “Sahroui”, që në raport përshkruhet si sekser i UÇK-së. Shënohet se kjo shumë i është dhënë për “paga dhe telefonime”. Ibrahim Kelmendi ka mohuar se i ka pasur borxh fondit.

 Ka thënë se raporti është hartuar nga Dukagjin Kelmendi dhe Fadil Demiri dhe se nuk bart përgjegjësi se çfarë kanë shënuar ata. Ka pohuar se këta dy e kanë tradhtuar besimin e tij duke keqpërdorur kompaninë “Eko Holding”.

“Nuk kam fare informacion, meqë fatkeqësisht nga fundi i vitit 2003 Fadili dhe Dukagjini me kanë njoftuar se “Eko-Holding” ka bankrotuar”, ka thënë Kelmendi për Insajderin kur është pyetur për shpenzimet që ka bërë kompania “Eko Holding”.

Fadil Demiri është kontaktuar nga Insajderi. I janë dërguar pyetjet para tri javësh. Nuk ka kthyer përgjigje. Ngjashëm ka vepruar edhe Dukagjin Kelmendi. Insajderi ka biseduar nëpërmjet telefonit edhe me Ton Markun, ortakun tjetër të firmën që jeton në Kroaci. Marku ka thënë se nuk i kujtohen shifrat në detaje.

“Detajet i dinë Fadili që ka qenë drejtor i përgjithshëm dhe Dukagjini që ka qenë drejtor financiar. Unë nuk i di”, ka thënë Marku.

Sekseri i UÇK-së

Edhe një detaj tjetër në raportin financiar të kësaj kompanie kallëzon për ndërlidhjen e saj me Fondin “Vendlindja Thërret”. Në raport tregohet se 23 mijë e 700 marka i janë dhënë një personi që i ka ndihmuar UÇK-së. Kjo shumë i është paguar “paga dhe telefonime”. Ai emërtohet në raportin financiar vetëm si Saharoui dhe me vërejtjen “Sekseri i UÇK-së”, në kllapa.

Ibrahim Kelmendi thotë se Saharoui ishte algjerian dhe kishte mbajtur postin e shefit të kabinetit të kryetarit algjerian, Houari Bumedien, të rrëzuar më 1999 nëpërmjet grusht shtetit.

“Në Gjermani është angazhuar si funksionar në partinë SPD. E kemi angazhuar Sabri Kiçmari (tani ambasador) dhe unë, për të na mundësuar kontakte me funksionar të lartë qeveritarë në Gjermani e Austri“, ka thënë Kelmendi.

Ai është pyetur se pse “Eko Holding”, mbante përgjegjësi për të paguar borxhin ndaj të ashtuquajturit  “sekser i UÇK-së”, i cili ishte angazhuar nga Fondi “Vendlindja Thërret”?

“Sepse mjetet e UÇK-së, që duhet të kishin tepruar, i grabiti banda Haliti-Syla, Thaçi-Grabovci, dhe nuk donin ti shlyenin borxhet”, thotë Kelmendi. Shton se Saharoui kishte ardhur personalisht në Prishtinë dhe kishte kërkuar kthimin e borxhit që Fondi “Vendlindja Thërret”, kishte ndaj tij.

“E kam takuar Adem Grabocin që t’ma hiqte qafe. Nuk ia pagoi”,ka thënë Kelmendi duke shtuar se më pastaj Fadil Demiri kishte kryer obligimet ndaj algjerianit.

Insajderi i ka dërguar pyetje Sabri Kiçmarit dhe Adem Grabovcit për të komentuar pohimet e Kelmendit. Ende nuk kanë dhënë përgjigje. Njëri prej udhëheqësve të UÇK-së, Xhavit Haliti, është kontaktuar nga Insajderi. Haliti ka thënë se nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ka thënë se ka dëgjuar se pas luftës ishte hapur një kompani me emrin “Eko Holding”, por se nuk e di shumë për të. Ka shtuar se, po ashtu, nuk ka shumë informacione për funksionimin e telefonisë satelitore e as për pagesat që i janë bërë të ashtuquajturit Sekser i UÇK-së.

Dyshime për financim të partive nga “Eko Holding”

Përveç shpërndarjes së miliona markave në krijimin e dhjetëra bizneseve nëpër Kosovë, paratë e “Eko Holding” janë përdorur edhe për të mbushur arkat e partive politike.

Në raportin financiar të kompanisë figurojnë emrat e dy partive politike. Shënohet se 37 mijë marka i janë dhënë Partisë Qendra Liberale e Kosovës ndërsa 32 mijë marka tjera Naim Malokut, kryetar i atëhershëm kësaj partie, tashmë të shuar. Naim Maloku ish-kryetar i PQLK-së, konfirmon se Fadil Demiri ishte një ndër anëtarët e këshillit nismëtar për formimin e kësaj partie.

Thotë se nuk kishte pranuar personalisht para nga kjo firmë por tregon se Fadil Demiri ishte donator i kësaj partie.

“Me kujtohet që kompjuterët që i kemi përdorë i ka sjellë Fadili. Sa dijë unë nga ai janë mbuluar edhe shpenzimet në bufenë e sallës, edhe sallën për mbajtjen e Kuvendit të parë”, ka deklaruar Maloku për Insajderin. Subjekt tjetër politik që i ishin dhënë para, bazuar në raport, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Shënohet se kësaj partie i janë 30 mijë marka.

Po ashtu kësaj partie i janë dhënë edhe 10 mijë marka tjera që në raport emërtohen si “Rushfet për birra”.

“As për këto të dhëna nuk kam qenë i informuar dhe nuk di konkretisht asgjë. Nuk jam pyetur e informuar. Ngjan ti kenë dhënë për ryshfet, meqë EKO-Holding pat filluar ta plasonte në treg birrën me bure (krigëll), të cilën e blente nga Birraria e Pejës”, ka thënë Kelmendi. Shton se drejtuesit e birrarisë ishin të lidhur ngushtë me vëllëzërit Haradinaj që drejtojnë AAK-në.

Insajderi ka kërkuar para dy javësh përgjigje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për pohimet e Kelmendit dhe të dhënat në raportin financiar të kompanisë “Eko Holding“. Nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkaq Agim Elshani, ish-drejtor i “Birra Peja“, ka pohuar se nuk ka qenë asnjëherë i informuar se Ibrahim Kelmendi ka pasur kompani që merret me tregtinë e birrës.

“Një kompani me emrin Holding pas luftës pat nisur të shes birra në krigëll. Furnizohej nga ne. Nuk më kujtohet mirë. E di sigurt se asnjë prej këtyre emrave që përmendni nuk ka kontaktuar me ne. Ajo firmë me të cilën kemi bashkëpunuar ka qenë e dikujt tjetër”, ka thënë Elshani.

Ai ka mohuar deklarimet e Kelmendit se dikush prej drejtuesve të Birrarisë ka mundur të pranojë ryshfet në emër të AAK-së. Elshani ka qenë zëvendës komandant i UÇK-së në zonën e Dukagjinit. Ramush Haradinajn e ka pasur epror.

 

Marre nga Insajderi.com

 

 

Vehbi Kajtazi (Insajder), me ndër me thënë…

$
0
0

Nga Ibrahim Kelmendi

Vehbi Kajtazi, duke shpifur e denigruar nuk mund të afirmohesh si gazetar investigues dhe profesionist. E shumta, mund të dalësh i fituar nga ata që të paguajnë për të shpifur.

(Ç)Parim Olluri më është paraqit para ca ditëve për sqarime përmes rrjetit social (në pamundësi të komunikimit telefonik), mi ka dërguar pyetjet dhe unë i jam përgjigj.
Mos interesimi për sqarime objektive është një dëshmi më shumë se këto shpifje që keni shpërnda tani janë një hakmarrje për demaskimet që u kam bërë marionetave Thaçi dhe Mustafa. Ndërsa “dëshmitë” duhet ti keni të sajuar e siguruar nga shërbimi sekret i LDK-së, që e drejtonte Z. Ramë Mara, i cili përmes bashkëpunëtorit të tij, Genc Kelmendi, u angazhuan ta rrënonin EKO-Holding dhe të më komprometonte mua, për shkak të armiqësive që kishim.

Përndryshe, po të kishe Vehbi Kajtazi si preokupim kryesor mjetet e Fondit Vendlindja thërret, do të kishe përmend, qoftë vetëm kalimthi, se si i kam “shpërdoruar” 8 (tetë) milionë DM, duke ua dorëzuar disa ditë para se të përfundonte lufta Gani Thaçit e Fatmir Zymerit, të cilët ishin “sekserë” të Hashim Thaçit e Xhavit Halitit…

Sqarimet konkrete kundër dezinformimeve e shpifjet që kësaj radhe janë plasuar nga portali INSAJDER dhe portale të tjera:

(1) Gjatë Lufte kam marrë me qira rreth 150 telefona satelitorë për nevoja të komunikimit të UÇK-së, meqë ata nuk mund ti përgjonin shërbimet inteligjente serbe dhe aleatët e tyre. 120 telefona i kam marrë nga Telecom’i i Gjermanisë dhe 30 nga firma gjermane CPN. Me Telekomin gjerman ishim marrë vesh t’ua paguanim 4.5,- DM minutën. Ndërsa pak më vonë firma CPN na e ofroi për 4,- DM minutën.

(2) Kur filloi bombardimet NATO dhe kur u njoftova se telefonat satelitor do të shërbejnë për komunikim të UÇK-së edhe me NATO, krejt spontanisht mora kontakt me Ushtrinë gjermane, e cila kishte ngrit një shtab ekstra për Kosovën. I njoftova se telefonat satelitorë po na kushtonin shumë shtrenjtë dhe se do të detyroheshim ti ndërpritnim. Pas disa orëve më kanë kontaktuar dy veta, të cilët më kanë këshilluar që gojarisht mund të deklarohem në Telekomin gjerman se nuk mund ti paguaj më, prandaj me duhet ti ndërpres, ndërsa Telecomi ishte udhëzuar që të mos i ndërpriste. Dhe ashtu veprova.
Rreth një muaj pas mbarimit të Luftës Telcomi gjerman me ka dërguar një faturë për rreth 1.2,- milionë DM borxhe për dy muajt e fundit. Ajo faturë më pat ngel kujtim, meqë Telcomi e kishte bërë sa për të pas “evidencë” (mund që Ushtria gjermane ia kishte paguar).

(3) Ndoshta 4-5 ditë pas Lufte BKA (Bundeskriminalamt / Enti Federal për Kriminalistikë) ka ndërmarrë aksion të furishëm kundër Fondit “Vendlindja thërret”, duke i bastisur të gjitha zyrat dhe dhjetëra veprimtarë të Fondit. Edhe mua më kanë sulmuar në banesë rreth orës 05.00 të mëngjesit. Për fat rreth një orë më herët unë gjendesha në udhëtim për të marrë aeroplanin e Kompanisë Malev, nga Hamburgu në Budapest dhe prej aty për në Tiranë. Në aeroport po më dërgonte me makinë të tij bashkëveprimtari Veton Jashari (nga Mitrovica). Në Hamburg duhej të takohesha edhe me Naser Idrizin dhe bashkarisht do të shkonim në Tiranë. Duke qenë në udhëtim me ka telefonuar policia gjermane, e cila më ka urdhëruar të kthehem se po ma bastisnin banesën (në Këln), duke më bërë me dije që nuk mund të dalë jashtë Gjermanisë, meqë ishte lëshuar urdhër arresti kundër meje. Megjithatë unë nuk u ktheva. Gjeta mënyrën për të ikur përmes Zvicrës dhe Italisë dhe prej atje me traget në Shqipëri.

(4) Në atë blic aksion institucionet gjermane kishin konfiskuar gjithë dokumentacionin e Fondit Vendlindja thërret dhe kishin bllokuar xhirollogarinë bankare.

(5) Nga fundi i qershorit në Prishtinë ka ardhur pronari i firmës CPN, Z. Nikolai, që na kishte ofruar telefonat satelitor gjatë Lufte. Në recepcion të hotelit Grand ka pyetur nëse më njihnin. Ata të recepcionit më kanë informuar. Ai më ka fol se duhet ofruar menjëherë shërbimi i telefonisë satelitore, meqë Telekomi i Kosovës ishte jashtë përdorimi. Për start ka kërkuar 60.000,- (gjatë dhjetëmijë) DM, për ti paguar 10 pajisje për telefonim. Ndërsa për minutë të shpenzuar u morëm vesh të paguajmë 2.2,- DM. Unë nuk i kisha ato 60 mijë DM për ti paguar pajisjet. Ua kërkova hua disa vetave, nuk mi dhanë. Me pronarin e reisebyros GRYKA (Ramiz Nikçi) u morëm vesh që ai ti investonte 60 mijë DM dhe ne të formonim firmë të përbashkët (unë 51 %, ndërsa ai 49 % të ortakërisë). Bashkë me Ramiz Nikçin e dërguam gjermanin Nikolai deri në Elez-Han, prej ku ai mori taksi për të shkuar në aeroportin e Shkupit. Mbet që në Gjermani firma GRYKA t’ia jepte 60 mijë DM dhe ti merrte pajisjet për të filluar telefoninë satelitore.
Fatkeqësish Ramiz Nikçi u pendua. Gjermani Nikolai erdhi sërish në Kosovë. Tani donte të gjente partner tjetër. Por, në bisedë e sipër u tregua i gatshëm të mi ofronte pajisjet me lising (qira), me kusht që në vend të 2.2,- DM për minutë, siç ishim marrë vesh paraprakisht, të ma rriste minutën në 2.5,- DM dhe qiranë për secilën pajisje e caktoi 300,- DM në muaj.

(6) Qysh në fillim të Korrikut u pa se nga ai shërbim satelitor fitimi do ta kisha tepër të madh (sidomos për shkak se telefononin gjatë e shumë përfaqësuesit ndërkombëtarë).
Meqë ai fitim nuk ishte thjeshtë fitim i bazuar në talentin tim biznisor dhe as në investimin privat, por rrjedhojë (meritë) vetëm e Luftës, vendosa që ato fitime të mos i çmoj personale. Prandaj në telefoninë që krijova (“Tele Point”) vendosa ti marrë për ortak edhe 9 veta të tjerë, që ishin të dëshmuar gjatë Lufte, por që nuk kishin si të fillonin rrojtjen në Kosovë.

(7) Paralelisht vendosa me një pjesë të fitimeve nga telefonia të themeloj edhe një kompani tjetër, për të angazhuar edhe të tjerë që të fillohej me punë. Kështu përzgjodha Fadil Demirin dhe Ton Markun, kryesisht pse kishin qenë bashkëveprimtarë të Fehmi Lladrovcit, prandaj kisha besim të madh ndaj tyre, por edhe pse kishin përvojë biznisore dhe merita në veprimtarinë çlirimtare. Bashkë me ata e krijova kompaninë EKO-Holding, duke vendos që 5 ortakë të kishim nga 10 % të ortakërisë, ndërsa 50 % të ortakërisë të ishin pronë e ndonjë shoqate të dalë nga UÇK-ja (arsyen tjetër për këtë përcaktim do ta rrëfej kur ta quaj unë të përshtatshëm.).

(8) Nga starti dhe deri në fund të vitit 2000 në EKO-Holding duhet të kem dhënë rreth 2 (dy) milionë DM, që kishin rezultuar si fitim nga telefonia satelitore, dhe dy hektarë e 40 ari tokë në Prishtinë-Veternikë. Atë tokë, për shkak të lutjeve që më bëri vëllai i Nekibe Kelmendit, Z. Ejup Kolica (si lidhje miqësore, meqë avokatin Bajram Kelmendi e kisha kushëri të afërt nga ana e nënës) e kisha ble për 240 mijë DM, por e kisha regjistruar në emër të Fadil Demirit. Bile, me Z. Kolica kemi udhëtuar në Pejë për ti marrë të hollat. I mora të hollat e biznesit të disa ditëve të fundit, të pa numëruara, në tytë plastike. Kur erdhëm në Prishtinë në zyra të EKO-Holdingut i numëruam. Na dolën mbi 600 mijë DM. Me 240 mijë u pagua toka, ndërsa të tjerat u investuan në EKO-Holding.

(9) Në EKO-Holding angazhova edhe Dukagjin Kelmendin, kushëri, por edhe ish i burgosur politik dhe bashkëveprimtar (për të pas siguri më të madhe se në EKO-Holding nuk të vidhej shumë).

(10) Është e vërtet se gjatë Lufte kishim angazhuar “sekserin” (lobistin) algjeriano-gjerman Dr. Sahroui, për të bërë lobim për luftën tonë të drejtë, meqë ai kishte përvojë dhe njohje nga koha kur kishte qenë shef i kabinetit të kryetarit të Algjerisë, Houari Boumedienne (1965-1978) dhe tani ishte i angazhuar si funksionar në partinë gjermane SPD. Rëndom ai pati kërkuar vetëm shpenzimet e udhëtimeve, hoteleve, telefonatave, kur do të angazhohej për të lobuar për Luftën dhe UÇK-në. Ai erdhi edhe në Prishtinë me një dosje faturash për ti kërkuar detyrimet që ia kishim. Meqë nuk kisha mundësi tjetër (“ministri” i financave Adem Graboci refuzoi ta paguante, me arsyetim se nuk kishin mjete), urdhërova Fadil Demirin që t’ia paguante ato borxhe që ai po i kërkonte. Dhe, di që shpenzimet për Dr. Sahroui na ishin shpaguar, sepse vërtet ai ia doli të sqaronte personalitete të shquara gjermane, siç ishin Erhard Eppler, Hans Koschnik, por edhe austriake dhe në botën “arabe”.

(11) 5 muajt e fundit të vitit 1999 dhe gjatë viteve 2000 dhe 2001 EKO-Holding që bërë një firmë e madhe, më shumë veprimtari biznisore. Eksportonte shumë këpurdha, gllija (dëllinja), lëkura…, importonte kompjuterë, mobile dhe gjësende tjera për biznese…

(12) Në maj të vitit 2003 Fadil Demiri dhe Dukagjin Kelmendi mi kanë ofruar disa shifra, për të arsyetuar vetën e tyre se si kishte dështuar kompania…

***
Po shpresoj se qëllimi im fisnik, për të mos u bërë profiter lufte, nuk do të duhej të keqkuptohet si kriminalitet imi ndaj Fondit “Vendlindja thërret”. Nga kjo paraqitje telegrafike secili mund të kupton se unë kisha të drejtë ligjore (edhe pse atëherë nuk kishte shtet ligjor, por protektorat të inkriminuar), që fitimet nga telefonia satelitore ti përvetësoja vetëm për vete. Ato fitime nuk ndodhën “në emër të UÇK-së dhe të Fondit Vendlindja thërret”, siç shpifin Vehbi Kajtazi e (Ç)Parim Olluri, por si meritë e tyre që bënë Luftë çlirimtare!

Fatkeqësisht Fadil Demiri dhe Dukagjin Kelmendi me tradhtuan, duke vjedh, tjetërsuar e shkatërruar gjithë ato investime dhe atë shans që EKO-Holding të ishte tani firmë gjigande, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Më vjen keq që Fadil Demiri dhe Dukagjin Kelmendi, as atëherë mua, as tani, nuk kanë ofruar sqarime, çfarë vërtet ka ndodhur me EKO-Holdingun.

Ibrahim Kelmendi
(27.03.2016)

 

 


Klithmat e hienave të zeza

$
0
0

Nga Reshat Kripa

 

Kohët e fundit një fushatë e shfrenuar e hienave të zeza të së kaluarës ka shpërthyer në vendin tonë. Në qoftë se do t’i shikosh me vëmendje do të kuptosh se ato janë një thirrje që të mundurit e epokës së përmbysur kërkojnë ta ringjallin. Por, fatkeqësia është se në këtë kor korbash, ata kanë mbrojtjen e regjimit që sot sundon Shqipërinë. Jo më kot qeveritarët tanë kanë kthyer përshëndetjen me fjalën “shokë’ që gjëmoi në kongresin e tyre të fundit. Një përshëndetje e tillë kishte disa vitej që nuk dëgjohej. Përse u ringjall? Atë e dinë iniciuesit e saj por, edhe për ne qytetarët e zakonshëm kjo nuk është pa kuptim. Jo rastësisht në festa zyrtare hienat shfaqen me portretet e diktatorit ndër duar. Jo  rastësisht në varrezat e dëshmorëve vazhdon të valëvitet ylli i kuq i komunizmit. Jo rastësisht nëpër fasadat e objekteve zyrtare shihen mozaikë dhe basorelievë të kohës së perënduar. Jo rastësisht shumë rrugë dhe bulevarde mbajnë emra individësh që nuk dihet se çfarë kontributi kanë dhënë për kombin, ndërsa emrat e patriotëve të mëdhenj të këtij vendi i sheh vetëm në disa rrugica të panjohura. Kjo tregon se qeveritarët  duan të ringjallin atë periudhë që prej 25 vitesh perëndoi. Por a do t’ia arrijnë vallë?
Në numrat e fundit të një gazete që e quan veten “të pavarur” lexoj disa thirrje mëkatare të një grushti mjeranësh që kanë mundur të shpëtojnë nga inkuizicioni i atyre që vetëm disa vite më parë ishin eprorët e tyre të pa diskutueshëm. Në këto thirrje ata i kërkonin qytetarëve shqiptarë që të bashkoheshin me ta për të rikthyer sistemin e përmbysur. Këta individë sot janë grumbulluar në disa të ashtuquajtura shoqata fantazma, shoqata të hienave të zeza, madje duke zënë edhe kreun e tyre dhe nga maja e olimpit, ku besojnë se kanë hipur, çirren e këlthasin për gjoja shtrembërimin që po iu bëka historisë së “lavdishme” të  luftës nacionalçlirimtare. Për këtë shigjetat janë drejtuar kundër njerit nga përfaqësuesit më në zë të historisë së vërtetë shqiptare, të nderuarit Uran Butka.
Nuk dua t’i përmend emrat e këtyre mjeranëve se më vjen të pështirë. Kthej sytë nga masakra e Tivarit ku u vranë mbi 4000 qytatarë të ndershëm dhe më dalin para syve figurat e këtyre kriminelëve. Kthej sytë nga masakra e Mirditës e vitit 1949 ku u dërguan në kampet e tmerrshme të internimit qindra gra dhe fëmijë të pafajshëm dhe më dalin para syve figurat e këtyre banditëve. Kthej sytë nga masakrat e Postribës, Malsisë së Madhe dhe Zhabokikës ku, përsëri u vranë dhjetra patriotë të tjerë dhe  më dalin para syve figurat e urryera të këtyre hienave të zeza dhe çudia është se rendi i ri demokratik që thuhet se u vendos në Shqipëri, ende nuk i ka dënuar për këto krime.
Vini veshin në Gjermani. Para disa ditësh lexova në një gazetë të përditëshme një lajm për nxjerrjen para gjyqit të Reinhold Hanning, ish roje i kampit famëkeq të Auschvicit-it, 94 vjeç, mbi të cilin rëndonin 170.000 akuza si bashkëfajtor në vrasje nga janari 1943 deri në qershor 1944. Po ashtu John Demjanjak u dënua në vitin 2011 si roje i një kampi nazist, madje pa iu provuar fajësia. Po kriminelët shqiptarë të tipit të hienave të mësipërme a do të dënohen ndonjë herë?
Këtij kori korbash i bashkohet edhe drejtori i një “televizioni të pavarur” duke shprehur mllefin e shfrenuar kundër ish së djathtës së kaluar shqiptare dhe duke u shprehur me fjalë të dala jashtë kohe, të nxjerra nga fjalori banal i komunizmit. T’i thoshte këto ndonjë nga përfaqësuesit e përmendur më sipër nuk do më vinte keq, pasi mosha ka bërë që trutë e tyre të zenë ndryshk, por të thuhen nga një i ri që as që e ka njohur atë kohë dhe atë sistem, kjo është për
të ardhur keq.
Në këto kushte lind pyetja: Kush janë fitimtarët e vërtetë kësaj përplasjeje të madhe parimesh?  Dy janë idetë që janë ndeshur me njera tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit,  të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit,  ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi,  ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht.
Përfaqësuesit e idesë së parë  ishin Mithat Frashëri me pasuesit e tij. Ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona  për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishin diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekësit besnikë të tij, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për të duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruar fletën dhe u kthyet në  “demokratë të kulluar”.
Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë,  pikërisht ai sistem për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, nacionalistët shqiptarë, është “Apostulli i shqiptarizmës” Mithat Frashëri dhe dishepujt e tij, sepse pikërisht idetë e tij fituan, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur. Ndoshta. Tani për tani,  keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tone dhe të gjitha kanë për t’ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.
Tani edhe dy fjalë për të vërtetën e së djathtës shqiptare. Në një kohë që revanshi i së majtës ka marrë një vrull të paparë në historinë e këtiuj kombi me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, është e koha që edhe e djathta t’i përgjigjet në të njejtën mënyrë. Nuk është çështja se duhet t’i dalin në krah të nderuarit Uran Butka. Të djathtët duhet t’i dalin në krah çështjes kombëtare. Duhet t’i dalin në krah të vërtetës historike.  Në ballë të kësaj duhet të jenë partitë tradicionale të së djathtës dhe të gjitha partitë e tjera që e quajnë veten të djathtë. Duhet të jenë shoqatat e ndryshme që luftojnë për një Shqipëri me të vërtetë demokratike. Duhet të jenë historianët e djathtë për të çrrënjosur nga mendja e qytetarëve mentalitetin e falimentuar komunist që vazhdon të ekzistojë.
Ndërsa këtyre tru ndryshkurve që këlthasin me zë të ngjirur dua t’iu drejtohem me vargjet e një personaliteti shqiptar të shquar, përfaqësues i së majtës së vërtetë europiane, të nderuarit Imzot Fan Noli:

Allallah, o rezil e katil, allallah,
Shtroni udhën me hithër e shtog turfanda,
Gumëzhit o zinxhir e katil, allallah,
lehni laro,  kaba, hosana Baraba!

Kryetar i Degës së Shoqatës Antikomuniste
të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

 

 

Armiku Publik Nr.1- Al Kapone

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Kështu u quajt Al Kapone nga ana e FBI e  qeverisë federale të SHBA  si `Armiku Publik Nr.1, kur ditën e Shën Valentinit u bë një masakër midis bandave rivale, një masakër famëkeqe ku emri i tij si gangsteri  më i tmerrëshëm i SHBA-ve, zuri vëndin e parë në titujt e gazetave të asaj kohe të  14 shkurtit të vitit 1929.
Al Kapone, atë ditë, urdhëroi ganstërët e vet të veshur me uniforma policie për të vrarë një rivalin e tij që quhej Bugs Morgan, dhe vrau 7 vetë në mes të rrugës kryesore.
Në historinë e SHBA-ve Al Kapone njihej si personi që u shpëtoi disa herë policisë, prokurorëve dhe gjyqit, duke marrë pjesë disa herë si i pandehur  por shpëtonte sa herë për shkak të korruptimit të gjyqtarëve dhe pushtetarëve lokalë të asaj kohe në Cikago. Suksesi i tij ishte në kohën e Prohibicionit apo të ndalimit të pijeve alkolike.
Sidoqoftë FBI dhe prokurorët  konstatuan  më në fund për një parregullsi ligjore në vonesën e pagimit të  taxave  dhe  e  patitën në gjyq nga ku u dënua me  burg  në moshën 33 vjeçare, dhe u dërgua në burgun e Atalantas  më në fund.
Aty, Al Capone u diagnostikua me Sifilis dhe Gonorhea gjatë qëndrimit në burg dhe duke qënë obez u përpoq të apelojë vendimin por pa dobi. Në janar 1939 u dërgua në burgun e Alcatrazit, por sëmundja u rëndua dhe ai u lirua me garanci duke qëndruar në spital jashtë burgut në Baltimore. Në 1946 Psikiatri e diagnostikoi me demencë dhe me një inteligjencë  të ulët, sa të një fëmije të vogël e për pasojë, vitet e fundit të jetës i kaloi në rezidencën e tij ku edhe vdiq në 25 janar të vitit 1947 nga Pneumonia e më pas nga Arresti kardiak. Është varrosur në varrezat e Ilionis.
Çfarë lidhje ka Al Kapone me Shqipërinë dhe më komentet që bëri ambasadori Lu duke dhënë të kuptojë se Al Kapone (mund ta ketë thënë dhe në numrin shumës) duhet të futet në burg? Dhe përse ka përdorur emrin e këtij gansteri të famshëmpara 80 viteve, bëmat e të cilit në fakt nuk janë asgjë para bëmave të  disa politikanëve tanë gjatë këtyre vieve të fundit/
Së pari nuk jam dakort me prononcimin e z. Klosi ku tha para dy ditësh se Al Kapone ishte një gangster i zakonshëm. Ai në fakt nuk ka qënë aspak i zakonshëm, por i jashtzakonshëm përsa i përket bëmave të tij. Dihet që ai ishte me një prejardhje fshatare madje thuhet se kishte nje farë lidhje dhe me arbëreshet  e italisë së Jugut.
Pavarësisht nga kjo prononcimi i ambasadorit Lu i cili ka bërë disa prononcime të cilat vijnë disa herë të forta, të përsëritura dhe në një farë mënyre frikësuese për ta që mund të quhen Al Kapone në Shqipëri ose Liderat e Korrupsionit e të Krimit.
Ky emër është  përmëndur në Shqipëri nga grupi Elita 5 në Kohën e qeverisjes së djathtë dhe në një formë aspak sharëse por si një emër famoz .
Sigurisht dihet që në Shqipëri sharjet, ofezat, batutat, debatet e ashpra i kanë lakuar aq shumë fjalët ofenduese për 25 vite (dhe për këtë kanjë rol vendimtar politika  e ashpër e dy grupimeve më të mëdha të vendit), saqë sot këto fjalë nuk i duken popullit më si fjalë që përfaqësojnë të keqen.
Më shumë të çuditëshme populli sot po  sheh fjalët lavdëruese se fjlaët e këqija është mësuar vazhdimisht për 25 vjet rresht.
Kështu që dis-informimi, pa-ndëshkueshmëria, debatet dhe daljet në  mediat televizive e të njëjtëve persona që komentojnë fjalët e drejtuesve duke i interetuar sipas urdhërit të vetë pronarëve nga të cilët paguhen kanë krijuar një klimë jo të mirë, dhe përkundrazi shqetësuese dhe pot ë nuhasësh hollë hollë ka tendencën që kjo klimë mundet shumë lehtë, ta destabilizojë vëndin.
Përse po ndodh kjo klimë e rënduar politike më ofendime, sharje e shpifje monstruoze aq sa një lider i opozitës thotë për qeverinë se është qeveri bandite??
Çfaë do të thotë, kur opozita ngre mure  bllokuese komunikimi dhe nuk është bashkëpunuese dhe luan rolin e Hipokritit sidomos kur gjëndet përballë të huajve dhe ndryshe kur debaton me kolegët e vet?
Përse kjo gjuhë urrejtjeje nga kjo palë e politikës?
Ashtu si e kam përshkruar edhe në disa shkrime të tjera problemet qëndrojnë që kur opozita humbi pushtetin në 2013, një humbje e paralajmëruar për shkak të dështimeve të rënda në ekonomi, financë, punësim dhe në borxhin e brëndëshëm, si dhe dëmtimin e rëndë tokave bujqesore, ndërtimeve pa leje, çvendosjen massive të popullaës, përfshirjen në drejtim të militantëve.
Pavarësisht gabimeve që po bën maxhoranca gjatë qeverisjes, reformat e saj kanë gjetur përkrahjen e plotë të BE dhe të SHBA.
Duke  rrezikun nga reformat, duke mos bërë asnjë lloj apologjie për keq-qeverisjen e kaluar, duke qënë të zhytur në llumin e korrupsionit, duke patur në dorë Presidentin, Drejtësinë e korruptuar, SHISH-in, duke patur Prokurorinë gjithashtu të kapur, Opozita ka realizuar një plan të fortë destabilizimi i cili do të kishte sukses nëse Maxhoranca nuk do të kishte mbrojtjen e BE dhe të SHBA.
Opozita duke patur në rreshtat e saj njerëz të diskredituar dhe të korruptuar është e detyruar që të zbatojë planin : `mbrojtja më e mirë është sulmi` dhe  po veprn me të gjitha mjetet për të ndotur e nxirë punën e maxhorancës dhe duke e parë atë  si armikë.
Duke patur këtë strategji të sulmit, duke ndryshuar taktike sa herë që nuk ka sukses të përçajë koalicionin, Opozita detyroi parlamentin të miratojë një ligj që për mendimin tim, shkel të drejtat dhe liritë e njeriut, atë të dekriminalizimit, dhe duke parë që edhe aty nuk po ka sukses është hedhur përsëri në një `luftë` të ashpër sharjesh e shpifjesh për të penguar Reformën në drejtësi.
Strategjia kësaj here është tipike enveriste (megjithëse shajnë Enverin): `kundërshto çdo gjë që thotë armiku`.
Dhe opozita vazhdon të kundërshtojë çdo nismë e punë të maxhorancës dhe të qeverisjes. Këtu në këtë valle është i detyruar të hujë (ndonëse po e bën me qejf të madh sepse i preken interesat) edhe presidenti i vendit, detyra e të cilit nuk është të kundërshtojë cdo ligj të miratuar të Parlamentit, përkundrazi, Presidenti i vendit duke mos qënë pushtet i veçantë ka për detyre të jetë një ndërmjetësues i mirë, gjë që të cilën nuk po e kryen, duke shkaktuar kështu një çregullim dhe anomali në funksionin e tij.
Del pyetja e fundit. Kush rrezikohet nga Opozita, dhe përse kjo kundërshti e madhe edhe për gjera fare të lehta?
Këtu  mund të shohim se përse Opozita nuk është e një mëndje Vetë brënda saj, por ka dy qëdrime: një jashtë parlamentit të cilin e luan kryetari actual i cili ashpërson gjuhën politike ndaj Maxhorancës duke ndotur dhe dëmtuar rëndë jo vetëm brënda por dhe jashtë vendit imazhin e Shqipërisë, ashtu dhe brënda Parlamentit me idetë e çmendura të Berishës i cili thotë  që të dorëzojmë mandatet, herë tjetër thotë që do të bllokojmë parlamentin, herë tjetër ngrihet e shan me rrenjë e me degë, duke treguar në fakt një çorientim të vetë personit i cili nuk po sheh rrugëdalje , e cila mund të gjëndet vetëm nëse ka një destabilizim të vendit (të cilën ndoshta ai e uron nga çdo anë që të vije, qoftë edhe nga rrefugjatët apo nga iSIS).
Këtu mund të gjëndet dhe kuptimi i retorikës së ambasadorit Lu, dhe kjo shihet se kush është më i shqetësuar nga kjo retorikë, pavarësisht kamuflimit të frikës me veprime  aspak normale nga ana e Opozitës.
Kjo tregon edhe një aspekt jo shumë të njohur: se krahas njollosjes dhe ndotjes sa më shumë ndaj Maxhorancës, krahas taktikave aspak të dobishme për të realizuar reformat, shikohet një e ardhme jo shumë e qartë në politikën shqiptare nëse nuk do të largohet (largohen) Al Kaponet e pandëshkueshëm deri tani nga drejtimi i politikës  dhe i shtetit.

priftipirro@hotmail.com

 

 

Intervistë me Gjin Shanin, këngëtar nga Dukagjini i Shkodrës

$
0
0

Këngët folklorike dhe kosovare i kam ma për zemër…!

 

Bisedoi: Beqir M. Cikaqi

U bënë 10 vjet që e njoha Gjin Shanin. Ishte viti shkollor 2005/2006, kur ishim gati me prezantuar programin para bashkatdhetarëve me nxënësit e Shkollës Shqipe të Basanos,e drejtuesit e Shoqatës “Bashkimi Kombëtar” dhe aktivistet tjerë shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Italisë. Para programit na u prezantua një treshe e të rinjve( Gjelosh Hajdari, Ali Kurti dhe Gjin Shani) që shprehen dëshirë të paraqiten me një pikë muzikore. Natyrisht se në gatishmëri të tyre s’kisha aspak hezitim që të iu krijoja hapësirë për paraqitje, pasi unë isha përgjegjës i programit. Paraqitja ishte shumë e suksesshme. Andaj që nga atëherë në çdo program për bashkatdhetarët nga atëherë kanë marr pjesë, herë si treshe, herë si dyshe, herë si individ….

Se kush është Gjin Shani sot, cila është jeta dhe zëri i tij, që e bëri tashmë të njohur jo vetëm në këtë pjesë të Italisë. Për më shumë do të njihemi me bisedën-intervistën që e zhvillova ditë ma parë, në prag të Ditëve “Epopeja e UÇK-së” ku si shkasë ishte kënga e tij që i kushtohet Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

  • Shkurtimisht një profil i juaji!?

Jam i lindur me 8 gusht 1978 në fshatin Ndrejaj, komuna Shosh(Dukagjin), rrethi Shkodër. Fëmijëria dhe rinia më ka shkuar shumë mirë falë zotit, familjes time dhe njerëzve që më kanë rrethuar dhe mbështetur pa kufi. Gjëja ma e bukur që kujtojë për fëmijëri është shkolla, ku mbajë mbresa të pa shlyera. Për sa i përket rinisë së hershme kam kaluar në vendlindje , por si shumë të rinj shqiptar për të siguruar një jetë ma të mirë e komode, mora rrugën e kurbetit, dhe tani kam mbi dhjetë vite jam këtu në Itali…

Këtu (në Itali) fillimisht derisa jam sistemuar me dokumentacione të nevojshme e të domosdoshme(leje pune, leje qëndrim, banim, etj.), me këngën pak jam marr, ndërsa tani qe disa vite kam një përkushtim ma të madh për këngën ku jam prezent në manifestimet dhe përvjetorët e festave kombëtare e shtetërore, jo vetëm në provincën e Trevisos ku jetojë, por edhe ma larg deri në Peruga, madje edhe jashtë Italisë, si në: Slloveni, Zvicër, Gjermani, Austri, etj…

  • Kur keni filluar të këndoni, të kujtohet paraqitja e parë para publikut?

Eh…! Për të kënduar sikur më thonë familjarët, kam nisë të këndojë refrene këngësh sapo kam folur! Por, para publikut kam kënduar në moshën 9 vjeçare së bashku me vëllanë tim Gjovalin Shani. Festohej 1 Maji me një program në Kodrën e Shëngjergjit, kur kem kënduar këngën e “Zylo Kamberit”. Si fëmijë kam ndier emocione të veçanta!

  • Këngën e keni hobi apo trashëgimi familjare?

Me thanë të drejtën këngën fillimisht e kisha hobi, por edhe trashëgimi familjare, sepse vëllai im Gjovalin Shani është ndër këngëtarët folklorik ma të mirë në Shqipëri, të cilin e përshëndes dhe e falënderojë shumë, për të gjitha ato që ka bërë për mua, sidomos në profesionalizimin si këngëtar.

  • Më lehtë e ke të këndon vet apo në duet?

Megjithëse unë kam kënduar gjithmonë me vëllanë tim në duet sa isha në atdhe, me ardhjen time në kurbet gjërat ndryshuan, sepse kurbeti dhe largësia i kanë të mirat dhe të këqijat e veta. Me fjalë tjera më është dashur të përshtatem në këndim vet! Tani, për mua nuk ka ndonjë diferencë nëse këndojë vet apo në duet.

  • Cili është zhanri i këngëve që këndon?

Unë këndojë këngë popullore e folklorike me gjithë qejf, por, muzikën folklorike e kam ma për zemër, andaj edhe këngët folklorike i këndojë me përkushtime të veçanta…

  • Këndon këngë me motive nga Kosova, cilat janë arsyet që të nxisin?

Arsyet që pse këndojë këngë me motive nga Kosova as vet nuk mundem ti shpjegojë saktë! Megjithatë, vuajtja e persekutimi që kanë pasur, mandej, trimëria e heroizmi, sakrifica e vetëflijimi, humaniteti e solidariteti, … janë virtyte që i kam vërejtur te kosovarët, dhe më ka nxitur e më nxisin vazhdimisht. Me fjalë tjera, krahas këngëve folklorike i kam shumë për zemër edhe këngët kosovare. Më pëlqejnë shumë dhe gjithë kohën e lirë që kam dëgjojë këngë kosovare ose me motive nga ajo pjesë e shqiptarisë.

  • Ke disa këngë të incizuar, ke plane të incizon të tjera?

Kam incizuar disa këngë, ndër ato është edhe kënga për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij. Shpresojë që edhe albumin ta publikojë këtë vit. Kam disa plane për këngë të reja, ku teksti i një kënge që më pëlqen është këngë për Kosovën, ku shpresojë që do të pëlqehet nga të gjithë.

  • Për veq në manifestime të migracionit shqiptar në Itali, këndon edhe në…?

Kam bashkëpunim me disa televizione me të cilat bëjë publikim e incizimeve të mia, si me Blu Sky, TV1, TV Koplik, etj. Po këndojë edhe në gëzime familjare dhe më presin shumë mirë, për çka ndihem shumë lumtur e i relaksuar. Kam kënduar edhe në Kosovë në dasma e gëzime familjare, duke përjetuar emocione të veçanta.

  • Këngët i ke autoriale(ku i merr tekstet), apo këngët i përpunon?

Këngët e mia te incizuar deri më tani i kam autoriale. Tekstet e këngëve i kam nga tekst shkruesi dhe këngëtari Fran Kodra, nga profesori Kadri Fikaj dhe Qazim Çela. Por edhe nga miku im Pjetër Kola. Unë mendojë, sa do këngëtar i mirë të jesh, po nuk bëre këngë të reja nuk ke asnjë përfitim, asnjë afirmim, sepse publiku donë vetëm gjëra të reja.

  • Për fund të kësaj bisede, ke diçka që nuk është thënë e ia vlen të thuhet?

Sa do që bëjmë biseda, kemi zhvilluar edhe në të kaluarën, unë mendojë që gjithnjë mbetet diçka pa u thënë. Të falënderojë për të gjitha publikimet që ke bërë rreth aktivitetit të mërgatës se këtushme shqiptare në përgjithësi dhe për paraqitjet e mia në veçanti nëpër këto evenimente. Krahas këtij falënderimi, përzemërsisht të urojë për punën dhe aktivitetin që bënë me Shkollën Shqipe të Trevisos. Meqenëse jemi në prag të festes së Pashkëve: Ju urojë të gjithë shqiptarëve nëpër botë GËZUAR PASHKËT!

Fund. Mars 2016. Treviso

LDK, “Zanzibari 2″ po të troket të dera !

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Ka disa ditë, që në opinionin kosovar është duke u folur për mundësinë e thyerjës së bllokut opozitar.
Blloku opozitar, pavarësisht dallimeve programore, gabimeve në veprime, në këtë fazë të zhvillimeve politike të vendit, vetëm si i tillë çfarë ishte deri më tani, paraqiste opozitarizëm të fuqishëm dhe të vetmen mundësi për çuarjen vendit në zgjedhje të parakohëshme (jashtëzakonshme).
Funksionimi i deritanishëm i bllokut opozitar u tregua të jetë i suksesshëm në rrafshin politik, edhe pse jo shumë i shëndetshëm për për institucionet e vendit!
Janë shumë faktor që detërminojnë të metat e këtij blloku; mungesa  e fuqisë politike, intelektuale, konceptuale, parimore dhe programore,…sikurse që janë edhe shumë të tjera që konvergjojnë në; interesat personale, grupore dhe klanore,…etj !
Hyrja në bllok opozitar e partive “minore” është hyrje në “SENSO UNICO” apo rrugë njëkahëshe,…përveqse kthim mbrapa, është dështim dhe vazhdim i keqeverisjes, imoralitetit politik dhe degradimit institucional të vendit.
Situata e krijuar nga “plasaritjet” e bllokut opozitar, në dukje të parë e largon vendin nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke hapur mundësinë e ndërhyrjës  ndërkombëtare në parandalimin e shpërthimit të “bombës” sociale në vend.
Në të kundërtën, thyerja e bllokut dhe kthimi i cilës do parti në koalicion me partitë në pushtet, përveqse  fatale do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin.
Pas fitoreve të njëpasnjëshme të betejave përballë pushtetit, ndarja e liderëve opozitar në veprimet e tyre, shkon drejtëpërdrejt në llogari të keqqeverisjes së  vendit!
Siq duket, më shumë se pushtetarëve, thyerja e bllokut opozitar poashtu i ka gëzuar disa nga mbështetësit e tyre, të ashtuquajtur gazetar dhe analist politik.
S’ka asnjë fije dyshimi edhe për inate të arsyeshme personale të liderëve opozitar ndaj liderit të LDK-së, zotit Isa Mustafa, por akoma më të mëdha  inatet personale ndaj Isa Mustafë janë brenda elektoratit të LDK-së, i cili, përveqse i tradhëtuar, ndihet i keqpërdorur dhe anashkaluar me rastin e lidhjes së kurorës së turpit me PDK-në.
Nuk janë kauza të paqëndrueshme “Zajednica” dhe Demarkacioni, siq u shprehë njëri nga analistët e pushtetit,…inatet politike të liderëve të bllokut opozitar në të cilat thirret “analisti” janë më tepër se njrëzore pas tradhëtisë që u kishte bërë lideri i partisë më të madhe opozitare (të atëhershme) pas zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014.
Pavarësisht dallimeve të mëdha programore e politike, ideologjike që ka opozita e bashkuar; Vetëvendosje, AAK e Nisma muajëve të fundit dhuruan shpresë tek qytetarët për largimin nga pushteti të “dinosaurëve politik”, që zhvaten për vite e dekada rresht së bashku nga buxheti i shtetit.
Kulmi i naivitetit të një analisti politik (të pushtetit) arrinë me faktin, kur mundohet të ndërlidhë përçarjen e bllokut opozitar me largimin e Donika Kadajt Bujupit nga AAK-ja dhe përafrimin e saj me Vetëvendosjen,…duke u shprehur me ekzaltim adoleshent; “Opozita e bashkuar, tashmë është një sintagmë që mund të krahasohet me përrallat e gjyshit e të gjyshes për fëmijët parashkollorë. Gjithçka që mund të thuhet është: Na ishte seç na ishte njëherë, një opozitë e bashkuar”, përfundon citati.
Pavarësisht mospajtimeve të momentit, opozita e bashkuar duhet të mbajë kontinuitetin e veprimeve opozitare, në të kundërtën vetëm mund t’ia zgjasin jetën koalicionit qeverisës të vendit.
Megjithatë loja e re politike vetëm sa ka filluar, me këtë edhe prapaskenat e partnerit qeverisës (PDK-së) ndaj LDK-së. Me akomodimin e Hashim Thaçit në postin e presidentit të vendit, zgjedhjet e jashtëzakonshme mbetën çështje ditësh dhe javësh. Shkëndijat e para të përplasjeve politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës filluan në dy seancat e fundit të kuvendit pa prezencën e opozitës.
Prandaj, pritet shumë shpejtë,  që “Zanzibari 2″ t’i jepë fund kuorës qeverisëse PDK-LDK, për ta hudhur LDK-në si leckë të përdorur dhe të coptuar siq është më së keqi.
Dilema mbetët, a do të jetë edhe kësaj radhe Hajredin Kuqi, ai që do të sjellë zanzibarin apo dikush tjetër nga radhët e PDK-së
Mbase, pas “Zanzibarit 2″, LDK-ja do të mbushet mend, për t’ju kthyer përfundimisht vetvetës,….konsolidimit të saj të brendshëm, për arritjen e reformave të thella dhe përmbajtësore duke filluar nga poshtë (baza elektorale) e deri në kreun e lartë të saj.
Pa arritjen e këtyre objektivave, pushteti për LDK-në do të jetë “mollë e ndaluar”, ngase do të jetë elektorati, ai që determinon fatin e saj e jo lideri i partisë si deri më tani.
Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK-ja do të dali dukshëm më e dobësuar dhe e tkurrur numerikisht, saqë nuk do t’i ngjajë më LDK-së së dikurshme. Andaj, mbijetesa e saj politike varet nga gjetja e çelësit të reformave të brendshme,…në të kundërtën, do të mbetët patericë e partive minore në vend, e asesi avangardë e proceseve pozitive në vend.

 

 

A po e furnizon me armë mafia italiane IS-in në Evropë?

$
0
0

Prania e Aziz Ehsan-it në Itali nuk përbënte ndonjë kërcënim serioz për çdo individ në këtë vend, por ka një kuptim të madh në betejën që Europa po humb ndaj terrorizmit të nxitur nga IS-is. Hetuesi duan të dinë nëse i arrestuari ka bashkëpunuar më parë me mafien italiane, nëse ai ka blerë armë dhe dokumente false, të cilat u sjellin mafiozëve fitime të mëdha

 

Përpara se karabinierët italianë të vinin në pranga irakianin 46-vjeçar Aziz Ehsan në Napoli, ata kishin disa ditë që e ndiqnin pasi u lindën dyshime se përse ai ndodhej në territorin e kontrolluar nga Camorra.

I ndaluari është një emër i njohur si në Belgjikë, ashtu edhe në Francë, pasi shërbimet sekrete e konsiderojnë atë një kontakt të IS-it.

Për më tepër që policët napolitanë ishin në dijeni të mandatit të arrestimit ndërkombëtar në Zvicër, ku ai kërkohej në lidhje me një sërë shkeljesh, përfshirë këtu falsifikim, përdorim dhune dhe zotërim armësh.

Për hetuesit italianë, irakiani ishte e dhëna perfekte për të plotësuar pjesëzat e pazëllit, të lidhjes që xhihadistët kanë krijuar me mafiozët vendas.

Por, kur ndodhën sulmet në Bruksel, agjentët vendosën se do të ishte më mirë që 46-vjeçari të ndalohej.

Ai u kap ndërsa po flinte në një makinë, që kishte targa italiane të regjistruara në emër të një personi të vdekur, ndërkohë që Belgjika, Franca dhe Zvicra kanë kërkuar ekstradimin e tij.

I arrestuari u tha se ai ndodhej në Napoli, pasi ishte në kërkim të hoteleve luksoze për t’ua rekomanduar turistëve të pasur irakianë, por policia nuk e besoi këtë version.

Ishte e qartë se ai kishte disa ditë që flinte në makinë. Për më tepër që ata nuk gjetën as fletore, laptopë apo tableta, mjete këto të domosdoshme kur një person kryen një udhëtim kërkimor.

Pastaj telefoni i tij jo teknologjik, pa kontratë, është i njëjti model me atë që përdorin xhihadistët, të cilët në këtë mënyrë shmangin përgjimet nga ana e shërbimeve të kundërterrorit.

“Ne ekzekutuam një urdhër arresti ndërkombëtar afër Napolit dhe vumë në pranga një shtetas irakian i cili është i njohur për shërbimet sekrete belge dhe franceze”, informoi ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano, pas arrestimit të tij. “Ai qe në kontakt me terroristët”.

Prania e Ehsan-it në Itali nuk përbënte ndonjë kërcënim serioz për çdo individ në këtë vend, por ka një kuptim të madh në betejën që Europa po humb ndaj terrorizmit të nxitur nga IS-i. Hetuesit duan të dinë nëse i arrestuari ka bashkëpunuar më parë me mafien italiane, nëse ai ka blerë armë dhe dokumente false, të cilat u sjellin mafiozëve fitime të mëdha.

Që prej sulmeve në gazetën satirike “Charlie Hebdo” në Paris në vitin 2015, punonjësit italianë të antimafies dhe zyrtarët e antiterrorizmit ia kanë dalë që të zhbëjnë lidhje të forta dhe afatgjata midis xhihadistëve dhe Camorra-s në Napoli.

Madje agjentët italianë kanë zbuluar lidhje me Cosa Nostra-n dhe Ndragheta-n kalabreze.

Këto organizata kriminale u siguronin armë të trafikuara nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe ato afrikane, të cilat mbërrinin në portin napolitan.

Në 12 muajt e fundit, karabinierët kanë bërë tre arrestime të rëndësishme dhe kanë bllokuar sasi të mëdha të automatikëve kallashnikov, armëve të tjera automatike, jelek antiplumb dhe sasi të mëdha municionesh që do t’u shiteshin celulave terroriste brenda Europës. Madje ata gjetën edhe një letër të shkruar në gjuhët arabisht, frëngjisht dhe italisht ku çmimet e armëve varionin nga 250 deri në 3,000 euro.

“Napoli ka qenë për shumë vite një bazë logjistike qendrore për Lindjen e Mesme. Camorra është gjithashtu aktive në botën e terrorizmit xhihadist që kalon nëpërmjet Napolit”, tha Franco Roberti, një prokuror antimafie i njohur në vend për “Daily Beast”. “Napoli vë veten në dispozicion për këto lloj aktivitetesh. Në të kaluarën ka pasur kontakte midis militantëve xhihadistë dhe klaneve të Camorra-s. Forcat italiane kanë parandaluar komplote dhe bashkëpunime në të kaluarën midis kamorristëve dhe xhihadistëve”.

Camorra ia del më së miri që të menaxhojë një biznes fitimprurës të falsifikimit të dokumenteve, tregtisë së armëve dhe drogës në territorin e pamasë napolitan. Mundësitë që mafiozët ofrojnë ndihmojnë së tepërmi terroristët, që me dokumente të falsifikuara dhe armë, ia dalin të futen në Europë dhe të bëjnë rrezik potencial.

Që në 2012-n, prokurori i antimafies, Pierluigi Vigna u shpreh se ekzistojnë dëshmi të shkëmbimit të armëve mes Camorra-s dhe terroristëve islamikë.

Edhe FBI-ja ka qenë në dijeni të këtyre aktiviteteve të paligjshme dhe ka ngritur alarmin te shërbimet sekrete europiane.

Hetuesit thonë se gjëja më e vështirë për ta është që të arrijnë të evidentojnë ndihmën logjistike të xhihadistëve në lëvizje.

Sipas hetuesve italianë, një prej të dyshuarve si autor të masakrës së 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona, Salah Abdeslam, në verën e shkuar, udhëtoi pa asnjë problem në Itali, falë ndihmës nga ana e mafiozëve italianë.

Ai i bënte blerjet falë një karte debiti të dhënë nga Camorra dhe madje edhe dokumentet me të cilat udhëtoi në Greqi ishin prodhuar nga mafiozët napolitanë.

Shqetësimi është i madh se armët e trafikuara në Itali më pas do të futen në qytetet e tjera europiane.Zyrtari i antiterrorizmit Michele del Prete, që ka hetuar lidhjet kamorriste-xhihadiste, paralajmëron se dy forcat e së keqes kanë gjetur një bashkëpunim të rehatshëm.

“Është vërtetuar që situata e paligjshme në Napoli, gjithnjë ka krijuar kushte të favorshme për mbështetje logjistike, shkëmbim armësh dhe dokumentesh false”, tha italiani. “Ka grupe të specializuara që ne i kemi gjurmuar në bashki dhe prefektura të ndryshme që ne e dimë se po ia bëjnë gjërat e thjeshta terrorizmit”.

Madje hetuesi Roberti hedh një hap më tutje. “Campania, e sidomos provincat e Caserta-s dhe Castel Volturno-s, janë një nga portat hyrëse për në Europë për ata që duan të bëhen terroristë. Kjo është treguar nga investigime të ndryshme. Në lidhje me këtë tani, nuk ka më pikë dyshimi”. /gazetashqip/

 

 

Rilindasit dhe betonizimi i parkut të Tiranës

$
0
0

Nga Petro Luarasi

 

Duaj më shumë Shqipërinë
Koha, gjykatësi  më i mirë, provon se thirrja e rilindasve ‘’Duaj më shumë Shqipërinë‘’ishte dhe mbetet e drejtë, përbashkuese dhe tepër aktuale. Ajo nënkupton dashuri, përgjegjshmëri, sakrificë atdhetare, respektimin  e interesit kolektiv nga cilido njeri i ndërgjegjshëm,  pavarësisht përkatësisë fetare, krahinore, politike, niveli arsimor e pasuror. Rilindasit dhe atdhetarët  e tjerë pasues mbi të gjitha janë humanë, e duan dhe sakrifikojnë për popullin e tyre duke patur  ide të qarta mbi raportet: interes personal, familjar, shoqërore e politik, interesin parësor  kombëtar kundrejt atij ndërkombëtar.
Atdhetarët  për të realizuar idealin e tyre formojnë grupime e lëvizje komunitetesh të ndërgjegjësuara,  të cilat iu kundërvihen interesave ekstreme individësh, klanesh dhe partish që  me demagogji dhe dhunë synojnë të diktojnë, zhvasin e shkatërrojnë vendin.
Në çerek shekulli  përpjekjesh  për të realizuar   sistemin  demokratik në Shqipëri, populli është përballur me individë, klane e parti që  kanë mashtruar, grabitur dhe shkatërruar vendin në mënyrë të hatashme,  duke ia shterur burimet natyrore  dhe zhytur  në borxhe të mëdha me pak efektivitet zhvillimi për të ardhmen.
Krahas skamjes ekonomike dhe polarizimit të tejskajshëm , mbi të gjitha është shtuar  rreziku ndaj shëndetit dhe ekzistencës së njeriut duke shkatërruar barbarisht pyjet me florën-faunën e biodiversitetin përkatës (kujtoni vetëm pyjet e Lurës me 7 liqenet e saj) burimet ujore dhe strukturën tokësore (me erozionin dhe tërmetet nga shfrytëzimi barbar i zhavorrit të lumenjve,  naftës).
Katastrofa është më e dukshme në shkatërrimin e mjedisit  urban, çorganizimin e organizuar në grabitjen e pronës private e publike dhe ndërtimin pa asnjë kriter të ndërtesave e  rrugëve.
Si mund të lejohet  në një vend evropian, që financohet dhe ka lidhje të shumëfishta me organizma ndërkombëtare  sabotimi afatgjatë i planit rregullues të një kryeqyteti apo qyteti, fshati ku duhet të përcaktohen saktë: parcelat e ndërtimit, rrugët, rrjeti rrugor, hidrik, elektrik, etj , dhe pastaj të bëhen ndërtimet me kriteret përkatëse. Mbi të gjitha, duhej të zbatohet parimi : Kush dëmton, dëmshpërblen” dhe të dënoheshin menjëherë penalisht e me kundërvlerë financiare personat dhe klanet përgjegjëse pasi provat janë tepër të dukshme. Vetëm kështu mund  të ndalet keqpërdorimi i Shqipërisë si ‘’tokë e djegur, e nxjerrë për shitje e shfrytëzim nga padronë me  banim të përkohshëm’’.
Parku i Tiranës dhe përgjegjësitë
Projekti mbi ‘’Lodrat e fëmijëve’’ tek Parku i liqenit artificial të Tiranës është kthyer tashmë në një shqetësim dhe shkak për përplasje institucionale dhe shoqërore. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, të disa organizatave mjedisore, shoqërore, politike  dhe disa partive në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë protestuar në mënyrë publike dhe  institucionale, madje kanë dërguar padi penale e civile për shkeljet përkatëse tok me kërkesën për pezullimin e punimeve deri sa të zgjidhet konflikti në rrugë ligjore. Ndërkohë me  urgjencë  po kryhen punimet për transformimin dhe betonizimin e mjedisit në parcelën përkatëse të parkut të Tiranës, veprim që ka shkaktuar zemërim, përpjekje për ndalimin me forcë dhe përplasje  fizike me forcat e e policisë bashkiake dhe të ruajtjes së rendit, të cilat në disa raste i kanë tejkaluar kopetencat ligjore duke keqtrajtuar protestues paqësorë, u kanë marrë objekte personale (çadra, veshje, batanije) të vendosura në ambjente të lira publike ku çdo njeri ka të drejtë të qëndrojë e çlodhet në mënyrë paqësore. Akoma më shqetësuese janë aktet kriminale të  keqtrajtimit të femrave me grushta e madje shqelma në bark e ije (rasti i zz.Mimoza  Boçarit dhe Rezarta Çaushaj) Dimë me dhjetra raste kur çadra janë lejuar të vendosur në ambjente të rëndësisë së veçantë, edhe pse kanë penguar transportin e qytetarët, kanë dëmtuar imazhin e vendit, por  nuk kanë ndodhur akte të tilla ekstreme, nga forca të ndryshme politike. Si një nga qytetarët e përgjegjshëm që e duam dhe përpiqemi ta mbrojmë  Shqipërinë, popullin, mjedisin, ligjin dhe dinjitetin e çdo njeriu,  bëj thirrje:
1.     Institucionet përkatëse të analizojnë kërkesat dhe padinë e shoqërisë civile
dhe eventualisht të zbatojnë sa më shpejt detyrimin e tyre për të pezulluar dhe e gjykuar ndërtimin dhe betonizimin e parkut të Tiranës
2.     Përfaqësuesit në këshillin Bashkiak dhe të shoqërisë civile  të lejohen të shprehin në mënyrë demokratike të drejtat  e tyre, pa pengesa, presione e kërcënime.
3.     Mediat të jenë më të përgjegjshme për rrezikun që i kërcënohet interesit publik, të drejtave, lirive  dhe dinjitetit të qytetarit  kundrejt klientelizmit,  interesave personale, klanore, partiake e oligarkëve.
4.     Populli të bashkohet më tepër rreth komuniteteve të ndërgjegjësuara, për të bërë peticione e  referendum, që janë shprehja më e gjerë dhe thelbësore e vlerave të sistemit demokratik, vlerësimit popullor dhe test për individët, grupimet, çështjet dhe vendimmarjen në interes shtetëror e kombëtar.  Vullneti i popullit Sovran duht të  jetë i patjetërsueshëm .
Bëj thirrje si qytetar dhe  pasardhës i një prej familjeve atdhetare shqiptare që historikisht kanë sakrifikuar pasuri dhe jetë  për interesat kombëtare dhe mirëqenien e gjithanshme të popullit edhe mbarë kombit shqiptar, për rrëzimin e diktaturës,  fitoren dhe zbatimin e parimeve demokratike,  madje  edhe të idealeve të së majtës shqiptare, për mirëkuptim e tolerancë reciproke në zgjidhjen e drejtë, ligjore e morale të problemit duke pezulluar përkohësisht punimet si një akt i arsyeshëm që parandalon përshkallëzime  me pasoja të mëdha.
Partitë e koalicionit në pushtet  dhe veçanërisht Partia socialiste, e cila drejton edhe Bashkine e Tiranës-kryeqytet dhe ka marrë besimin e popullit si forcë kryesore udhëheqëse politike rilindase duke u zotuar të zbatojë mendësinë dhe idealet  atdhetare,  ka përgjegjësi që përfaqësuesit e saj kudo ku veprojnë e drejtojnë të kenë parasysh, të kuptojnë  brendinë dhe të zbatojnë pa mëdyshje  kushtrimin rilindas : ‘’Duaj më shumë Shqipërinë!’’

Pretendimet e “agresorëve” të sotëm të historisë

$
0
0

Prof.Dr.Jahja Drancolli

 

Ne nuk mund të arsyetohemi gjithnjë duke iu referuar pashmangshmërisë historike se vetëm ne jemi pasardhës të pellazgëve. Ky konstatim ka rëndësi sot vetëm nga pikëpamja e katarzës. Unë nuk e di se çfarë do të jetë një malazez i ndryshëm nga një shqiptar i po të njejtës lagje ose fshati. Është fjala për popullutën e njejtë, dhe dallimi është aty se, njeri ka zgjedhur një, dhe tjeri gjuhën e dytë, ndërsa në shtëpi flasin gjysmë shqip, gjysmë gjuhë malazeze. Modele pothuajse të ngjashme mund të ilustrohen edhe nga e kaluara e Greqisë, Maqedonisë, Bosnës e ndonjë vendi tjetër të Ballkanit.
Pse njerëzit një pjesë të vëmendjes dhe kohës janë duke sakrifikuar për gjëra që kanë ndodhur dhe kanë kaluar, të cilat nuk kanë ndonjë, ose kanë vetëm kontakte indirekte me realitetin e tyre, me botën konkrete rreth tyre. Mos ta mashtrojmë veten duke besuar në një karakteristikë me të cilën zotëronin ngjarjet ose njerëzit, që e bën atë më “historike”. Mënyra e të menduarit me të cilën disa njerëz dhe disa gjëra ishin “historike”, meqë janë cilësuar për “të mëdha”, vjen nga një botë ku pothuajse çdo gjë është e ndarë në “i madhi” dhe “i vogli”, respektivisht njerëz “të mëdhenj” që bëjnë historinë dhe “të vegjël”, të cilët i formon historia; kur kulturat ndaheshin në ato të larta dhe primitive; kur ato dallojnë në mesin e popujve “historik” dhe “johistorik”. Ajo kohë pakrahasueshëm ka përmirësuar njohjen e hollësishme të historisë, por ka mbetur e verbër për depërtim ca më të rëndësishëm: të kuptuarit se historia nuk do ndalet, se asnjë periudhë historike nuk paraqet plotësimin e mbarë zhvillimit të periudhave të mëparshme, që asnjë brez nuk është i zoti, që me ide dhe modele të veta të ofron kuptim universal.
Sot as fëmijëve nuk ka nevojë për të shpjeguar se nuk janë vetëm kombët mëdha “historike”, se njerëz të mëdhenj ka pasur gjithmonë edhe jashtë oborrove mbretërore dhe qarqeve të ngushta të politikanëve dhe udhëheqësve ushtarakë; se ka pasur ngjarje historike pafundësisht; se luftërat, grushteti, intrigat e pallatit nuk janë ngjarje më interesante të së kaluarës. Nese duhet gjykuar nga ajo se çfarë ka tërhequr më tepër vëmendjen e njerëzve, që mbahet në mend dhe është përjetësuar në libra, por jo vetëm në libra, sepse në shoqërinë kontemporane, ne jemi duke u përballuar me format e tjera të prezantimit dhe komunikimit, atëherë qarku i asaj që quhet “historike” në përgjithësi nuk do të jetë i kufizuar. Së këtejmi, ne sot duke lexuar shkrime historike shkencore, mund të konstatojmë se “asgjë humane nuk është e huaj për historianët”. Jo vetëm epokat, rajonet gjeografike, zonat e krijimtarisë, si dhe të gjitha shtresat sociale do të bëhen heronj të shkrimeve historike, por edhe shumë grupe margjinale dhe fenomene kalimtare. Pas një kohe të gjatë, përveç aktorëve në objektivin e historianëve kanë hyrë edhe të varfërit, rrugaqet, homoseksualet, etj. Nuk studjohet më vetëm historia e së drejtës, por edhe padrejtësia, jo vetëm historia e diturisë, por edhe keqkuptimet dhe paragjykimet. Njerëzit, ngjarjet, fenomenet, bëhën “historike” në sajë të interesimit që u kushton shoqëria, dhe asesi në sajë të dekreteve shtetërore ose të politikës së lartë. Përzgjedhja e dukurive, që trajtohen sot në histori (si shkencë dhe dituri e organizuar) shprehet si një dialog në mes të kaluarës së përfunduar dhe të sotmës vazhdimisht të ndryshueshme.

 

 

 


Ju që drejtoni ushtri të fëmijëve dhe të rinjëve në vetëvrasje për të vrarë e masakruar botën, jeni qyqarë

$
0
0

Nga Gonxhe Mali

 

- Ju që drejtoni ushtri të fëmijëve dhe të të rinjëve në vetëvrasje për të vrarë e masakruar botën, jeni qyqarë. Ju jeni të pafat, të pasuksesshëm, të shëmtuar, të palumtur, impotentë, të padashur, s’ju duan të tjerët…. Ndaj kidnaponi, mashtroni, robëroni, dhunoni, shëmtoni, masakroni, sepse çdo gjëje të bukur ju ja keni friken. Ndaj urreni dhe nga urrejtja dëshironi të shkatërroni çdo kënd dhe çdo gjë që nuk është si ju, sepse juve ju pengon lumturia e të tjerëve. Juve madje edhe dielli ju pengon pse shëndritë. Ju do të donit vetëm skëterrë të shihnit kudo rreth jush por…. – Deshët ju ose jo, dielli do të lindë, ngrohë dhe ndriqojë ditëve dhe hëna do gris terrin netëve, i pëlqeu apo jo dikujt! Dhe fëmijë engjuj gjithnjë do të lindin që ta mbajnë gjallë faren e mirë të kësaj bote sepse gjithnjë jeta ka fituar mbi vdekjen dhe e mira mbi të keqën. Prandaj bota vazhdon të jetojë dhe të jetë e mbushur me qeshje fëmijësh dhe me nëna të lumtura PRANDAJ BOTA MBIJETOJ ME SHEKUJ NGA ÇDO E KEQE DHE DO TË MBIJETOJË PRAP Ndërsa për juve të mjerë do të ndiejmë dhimbje e neveri, të përziera bashkë, për ju që dini vetëm të urreni dhe ti festoni vrasjet! – Këta vetëvrasës ekstremistë (viktimat tuaja) duhet të jenë shumë në gjendje të mjerueshme derisa bijnë në grackat tuaja. Ata duhet të jenë në një pikë të papërshkruar mjerimi derisa ju binden juve që ta urrejnë apo të mos e duan jetën. – Athua edhe ju prijësit e tyre jeni të tillë? Thëm se jo. Po të mos e donin apo ta urrenin jetën edhe ata, ata vetë do të shkonin të parët në vetëvrasje, por jo…! – Të ishte vetëvrasja shërbim i shënjtë prap ata vetë do të shkonin të parët pa ua lënë atë shenjtëri të tjerëve, por jo….! – Të ishte se me atë “shërbim të shënjtë” do të shkonin dikund ku saktësisht është më mirë dhe do t’i prisnin ndonjë “hyri” absolutisht ata vetë do të shkonin e nuk do të linin të tjerë të shkonin, por jo… ! Këtu diçka nuk ecën – Ata janë mashtrues të përsosur e si duket edhe para kanë, aq sa për tu premtuar (dhe për të mos ua dhënë) lakmiqarëve. Ata vetë as nuk vriten as nuk janë në luftë as në sulme vetevrasëse. Ata edhe kur vriten, vriten birave të minjëve duke qenë të rrethuar me hyrijat e kësaj bote. Ata plotë xhepat i kanë xhokera, premtime dhe mashtrime për viktimat se si duhet të vdesin sa më shpejtë e vetë i ikun vdekjes nëpër tunele, kanalizime dhe bunkera duke dashur të jetojnë! Këtu diçka nuk funksionon – Po çka nuk funksionon tek viktimat e tyre të magjepsura si bretkosat para gjarprinjëve se?! Do të duhej që me këtë qështje të mirren psikologë dhe sociologë e bota të punonte në atë drejtim që të pengohej kjo masakër; të pengohej kjo formë e vetëvrasjeve dhe të pengoheshin këta vetëvrasës të bënin masakra me anë të vetëvrasjeve, nëse ky nuk është qëllimi.

 

 

Çamët u dërguan në kampet e shfarosjes bashkë me hebrenjtë e Epirit

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Gjatë dërgimit nëpër kampet e shfarosjes të 1.725 hebrenjve të Epirit në mëngjesin 25 marsit 1944, kur trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, batalioneve të Sigurimit grek të komanduar drejt e nga kryeministri kuisling, Joani Ralli u hipën me forcë nëpër kamionët e vdekjes dhe disa familje shqiptare nga Çamëria. Njëri nga këta ishte Nuri Zane nga Filati, i cili u dërgua bashkë me hebrenjtë e Janinës në fillim në kampin e Mat’hausen të Austrisë dhe më tej në Dakao të Gjermanisë.
Hyqmet Zane, djali i Nuriut thotë: “Babai im ishte njëri nga ata shumë çamë që u internuan në kampet e internimit si në Itali dhe në Gjermani. Por shumë çamë të tjerë u internuan ashtu si im atë si Hajri Fetahu, Osman Zenel Taka, Mezan Jonuzi, e plot të tjerë”.
Nuri Emin Zane pas lirimit nga kampet gjermane bashkë me çamë të tjerë u nisën për në shtëpitë e tyre në shtator të vitit 1945, por atje do i priste një tragjedi edhe më e madhe, masakrimi dhe përzënia e të afërmve nga shtëpitë e tyre, këtë herë jo nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë, por nga ushtria greke EDES e komanduar nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos.
Pas zbritjes në Athinë nga Gjermani, Nuri Emin Zane u kërkoi ushtarakëve grekë që ta dërgonin në Filat, por një ushtarak i lartë i kishte thënë se do ia priste këmbët me shpatë nëse kërkote të shkonte në Çamëri. Kështu, Nuri Zane përfundoi jo në shtëpinë e tij në Filat, por në kampet e refugjatëve në Gjirokastër. Pas disa viteve Nuri Emin Zane më 1964 dënohet me 6 vjet burg fill pas ekzekutimit të grupit armiqësor të çamëve të Teme dhe Taho Sejko, Tahir e Shaban Demit,  më 1961.
Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë gjatë jetës së tij njohu tre persekutime, atë të nazistëve gjermanë që e internuan nëpër kampet e shfarosjes si antifashist, genocidin grek me akuzën si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe burgosjen nga sistemi komunist i Shqipërisë si armik i shtetit.
Historia e Nuri Zanes është vetëm një copëz e historisë tragjike të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët prej dhjetëra vitesh duruan mbi kurrizin e tyre vuajtjet, masakrimet, burgosjet si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.
Historia tragjike e shqiptarëve të Çamërisë lidhet ngushtë me historinë tragjike të hebrenjve të Epirit, të cilët këto dy komunitete tashmë u janë sekuestruar nga shtetit grek pasuritë, nuk u njihet e drejta e rikthimit të shtetësisë së tyre greke. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Greqia doli e fituar, sepse bëri spastrimet etnike duke përzënë me dhunë minoritetet shqiptare, hebre, bullgare dhe sllave.

 

 

 

Ngecja e karvanit!

$
0
0

Nga Faik Krasniqi

 

Me këtë trend të ashpërsimit të gjuhës së komunikimit, me këtë kulturë të degraduar politike, zgjidhje të krizës nuk do të ketë pa reagim gjithëqytetar. Kriza politike, e cila ka përfshirë vendin që nga muaji shtator, është duke u thelluar çdo ditë e më shumë. Kjo krizë politike po shkon drejt thellimit, drejt një rruge qorre. Me kulturën e degraduar politike, kriza po thellohet më shumë! Nuk ka shenjë se pozita dhe opozita do të lëvizin nga qëndrimet e tyre, dhe se kriza do të vazhdojë të rritet. Fjalori politik mes pozitës dhe opozitës është duke u ashpërsuar, dhe nuk ka shenja për ndonjë marrëveshjeje politike. Kriza politike në vend po vazhdon e kjo nuk dihet se deri kur do të vazhdojë. Prandaj, në situatën në të cilën është vendi momentalisht, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin mënyra më e mirë për të dalë nga kriza, por që edhe ky proces do të mund të ishte një rrezik për shkak të një lloj konflikti mes partive, do të mund të përcillej edhe tek qytetarët. Dështimi i opozitës në këtë përpjekje të saj për denoncimin e qeverisjes së keqe të koalicionit mund të vijë si pasojë e mbajtjes sekret, ose të mospasjes akoma të një strategjie të përbashkët, plani të veprimit për ndryshime nga kjo qeverisje e keqe e koalicionit PDK-LDK.
Gabimet e opozitës!
Deri më tash opozita, përveç protestave për kundërshtimin e dy marrëveshjeve, atë të Asociacionit për komunat me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, kauzën e saj nuk e ka zgjeruar, prej të cilave qytetarët po vuajnë, si: korrupsioni, keqqeverisja, kapja e shtetit etj. Ky është një gabim trashanik i opozitës, që protestat i ka fokusuar kryesisht vetëm në këto dy marrëveshje. Nëse opozita e zgjeron kauzën e saj në protestat e 26 marsit, do të kishte një protestë gjithëpopullore dhe, pa dyshim, ky pushtet kriminal do të dridhej dhe reflektimi do të ndodhte. Opozita duhet ta ketë parasysh edhe një gjë, se zgjedhjet mund t’i fitojë vetëm nëse bëhen të gjitha partitë opozitare bashkë, por duke përfshirë në atë listë gjysmën e kandidatëve nga shoqëria civile, mediet dhe personalitete të pavarura dhe të respektuara në opinion. Në këtë plan deri tash opozita nuk ka dhënë asnjë shenjë, as për zgjerimin e kauzës së saj, as për formimin e një fronti të madh opozitar, por as ftesë personaliteteve të respektuara në opinion, për ta përmbysur këtë regjim kriminal dhe mafioz. Pa një platformë të qartë qeverisëse, pa formimin e një fronti të madh opozitar dhe ftesë të të gjitha personaliteteve të respektuara në opinion, edhe nëse shkohet në zgjedhje, opozita e ka të vështirë ta marrë besimin e popullit dhe rezultati do të dilte i njëjtë me PDK-në në vend të parë.
Dhe me të drejtë do të shtrohej pyetja: çfarë do të ndodhte tutje kur PDK-ja do të dilte prapë partia e parë?
Opozita duhet të lëvizë, t’i lërë anash përçarjet dhe ta mobilizojë elitën intelektuale!
I bie që opozita ose disa parti të opozitës të bënin koalicion me PDK-në, me Kadri Veselin kryeministër dhe të nënshtroheshin siç u nënshtrua LDK-ja, kur shkoi në prehrin e PDK-së dhe lidhi koalicion me SHIK-un. Nëse opozita e ka seriozisht largimin nga pushteti të kësaj qeverie kriminale, atëherë duhet të jenë më të bashkuar se kurrë, duke e zgjeruar kauzën e saj me gjëra që po e shkatërrojnë këtë popull, por njëkohësisht edhe zgjerimin e saj me personalitete të respektuara në opinion, të cilët në vazhdimësi kanë qenë kundër këtyre pushtetarëve mafiozë. Në të kundërtën opozita karshi qytetarëve do të jepte një mesazh të keq, që edhe opozita nuk e ka hallin e shtetit dhe të qytetarëve të saj, por halli i tyre është ardhja në pushtet. Prandaj opozita duhet të lëvizë, t’i lërë anash përçarjet dhe ta mobilizojë elitën intelektuale, për ta larguar sa më parë këtë pushtet kriminal, të cilët janë shndërruar në kancerin e gjithë shoqërisë.

A po i nënshtrohen shqiptarët tiranisë në Kosovë dhe në Shqipëri?!

$
0
0

Nga Skënder Mulliqi

Historia na mëson së rrallë kemi pasur kohëra të mira ku njeriu ka pasur guximin të mendon çka dëshiron , dhe lirshem ta shpreh mendimin i tij.Të vjetrit përpara kur është folur për temën e politikës nuk i kan lejuar të rinjët të marrin pjesë në diskutime . Gjatë historisë njeriu nga vegjelia ka mësuar së pushteti ka qenë i pranishem në çdo mes , dhe së ai  pusheti gjoja  duhet respektuar deri në gjunjëzim.Dhe, shumë kush ka mendur që karshi pushtetit të jetë lojal . Ka pasur njerëz të cilët kan marr guximin e kundërshtimit të pushteteve kryesisht mizore të instaluara siq ka qenë sistemi diktatorial komunist.Nese të gjithë do të  bëheshim  lojal karshi  pushteteve autokratike, sigurisht së nuk do të vinte kurrë  demokracia dhe as pluralizmi.Arritja deri të liria e të shprehurit dhe të vepruarit sigurisht ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme për të gjithë ata popujë që dolën nga shtetet më regjime  tiranike.Po të ishin dëgjuar sundimtarët sigurisht së kurrë nuk do të kishim shoqëri të përparuar dhe demokratike. Sllogani i tyre ka qenë “Ju mund të veproni, por do të bëhëni pishmanë pastaj”.Kjo logjikë fashizoide po iu hyn në funksion edhe tash pushteteve  të instaluara në Prishtine dhe në Tiranë.Historikisht sikur shqiptarët i përcolli zezona e kohës të instalimit në pushtet  të tiranëve dhe tiranisë.Tiranët kan përdorur metodat më makabre frikësuese për ti mbajtur masat të heshtura, dhe në errësiren e plotë edhe mediatike. I kan mbajtur edhe në errësirën e  paditurisë.Kan përdorur metoda të ndryshme  për të gjithë ata të cilët kan kërkuar autonomi morale dhe autonomi ideore. Regjimet tiranike gjithmonë i kan kërkuar njerëzit jo vetëm të dëgjueshem por edhe më shpirt të prishur , të cilët nuk kan hezituar të përdorin metodat më çnjerëzore karshi të gjithë atyre të cilet kan marrë guximin e kundershtimit .Ata të cilët kan pasur pretendime politike, tiranët  kan përdorur mekanizma më mizore të mundshme kunder tyre .Tiranët kanë shtypur çdo përpjekje të kokave intelektuale të cilet kan pasur karakter të fortë moral dhe kombëtar.Tiranët e sotem të instaluar në pushtete në Prishtinë e sidomos në Tiranë, po përdorin metoda shtypëse për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Edi Rama nese i lejohet do ta kthen krejt kohën e perënduar të Enver Hoxhës.

Po e tregoi një shembull, të këtyre ditëve. Një mik i shtepisë i cili këtyre ditëve më familjën e tij do të udhëton për Amerikën e largët për të jetuar atje, po kërkon një familjarë që të kujdeset për pronën dhe shtëpinë e tij në Kosovë. Me anë të një  lidhje  një ditë mbërrini në Kosovë një njeri jo shumë i moshuar më bashkëshortën e tij nga Shqipëria,i cili ishte i interesuar të punoj për të siguruar familjën e tij në Fier. Pa sa zbriti nga autobusi atë ditë ai edhe e filloi   tregimin e tij “Për të parën herë jamë në Kosovë pas 60 viteve të emgrimit. Prindërit i kam nga fshati Leshan i Pejës. Babai im e kishte plagosur  në atë kohë një serbian , dhe ishte detyruar të largohet nga Kosova . Ai ishte vendosur në Shqipëri pikërisht në Fier ku jetojmë edhe sot. Pas gjithë këtyre vitëve po vijë si hallegjinjë për të kërkuar punë , e jo për ti vizituar  kusherinjët në Leshan. Mos vet hiq burra vazhdoi  ai. Ky Edi Rama është duke e ngulfatur klasën e mesme sa ska. Jeta gjithnjë e më vështirë po bëhët në Shqipëri . Rama thotë bashkëbiseduesi ynë  po e kthen komplet komunizmin në Shqipëri. Unë jamë socialist , dhe e kam votuar vet Ramën , por kurrë nuk  kemi menduar së do të punoj kaq keq për popullin ”.

E unë thëmë po fat të keq kishim pasur në shqiptarët historikisht. Edhe tash po na ndjekë po thuaj fat i njejtë më këta njerëz  në krye të pushteteve , të cilët veq pushtetit dhe pasurimit  të pafund, nuk shohin asgjë para veti. Ndoshta dikush edhe mund të mos pajtohet më konstatimin tim , dhe ka të tillë më bollëk, së të folim drejtë edhe pse komunizmi konsiderohet kapitull i mbyllur, na e ka lënë  pjellën e saj.Logjika e tyre e mykur po vazhdon të veproi më metodat e saja, duke e pasivizuar jetën, duke  e izoluar dy vendet tona nga bota demokratike. Njeriu i ynë  po konsiderohet ” mallë” nga materjali i lirë. Regjimi autoritar politik  po përbëhët nga sahan lëpirësat, ku njerëzit e dijshem po mbesin krejt pasiv, ku ekspertët dhe njerëzit e ngritur politikisht po fashitën  duke iu pamundësuar të inkuadrohen  në rrjedhat politike dhe rrjedhjat  shoqërore të Kosovës dhe të  Shqipërisë.Njeriu nuk është i lirë  deri atëherë kur nuk mendon më kokën e vet, po vepron me  modelin e zgjedhur të klasës politike e cila moti ka ra ndesh më parimet morale dhe më parimet  demokratike .Logjika e shtypjës dhe tiranisë, është duke  e ngulfatur çdo vlere shoqërore . Është duke na lënë shumë mbrapa  botës së  civilizuar.

 Mos të pranohet logjika e kapitulimit para klikave tiranike  të cilat po ia thejnë kurrizin popullit   përditë e më shumë.  Nese mendojmë të lirohemi nga tirania duhet  ta ngjallemi  vetdijën e daljës nga kjo situatë e rëndë ekonomike dhe politike. Lufta për lirinë e sjelljës dhe lirinë e të menduarit , racionaliteti  politik si kusht i ecjës tonë përpara, i ecjës përpara si shoqëri  dhe si  shtetit, do të duhej të jetë e pa ndalshme, siq janë të pandalshme edhe rrjedhat historike .Shumë po ngjajmë në “idiotin” e Dostojevskit , në vend që të ngjajmë në “qytetarë normal” , duke  menduar më kokat tona, e jo  të ndikohemi  nga ajo që  po na servohet  përditë nga  kokat e  tiranëve…

 

 

Mbreti i Jordanisë: Erdogan dërgon terrorist në Evropë, këtë e dinë Jahjaga dhe Nishani

$
0
0

Mbreti i Jordanisë ka akuzuar Turqinë se, ka eksportuar terroristë në Evropë. Mbreti Abdullah ka deklaruar, kriza e madhe e refugjatëve nuk ishte një aksident ashtu si dhe prezenca e terroristëve mes tyre.

“Është fakt që terroristët po shkojnë në Evropë si pjesë e politikave të Turqisë”, është shprehur ai. I pyetur për faktin nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah tha se kjo është e vërtetë absolute.

Kjo deklaratë e mbretit të Jordanisë në fakt është bërë më 11 janar gjatë një takimi në Kongresin amerikan, raporton “MiddleEastEye”, që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme. Madje ai ka shpjeguar dhe motivet pse presidenti turk Erdogan po e bën një gjë të tillë, transmeton panorama.al.

Abdullah tha se Erdogan beson se “islami radikal është zgjidhje për rajonin”. Sipas tij Turqia jo vetëm mbështet grupet radikale në Siri, por edhe ka mbështetur grupe të tilla në Libi dhe Somali. Abdullah pretendon se “radikalizmi është prodhuar në Turqi” dhe pyeti kongresmenët pse Turqia po stërvit ushtrinë e Somalisë.

Madje, ai ka ftuar politikanët amerikanë që të pyesin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë çfarë mendojnë për Turqinë. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova po i luten Evropës t’i bëjë pjesë të saj, para se Erdogani ta bëjë këtë.

Kjo është mbështetur dhe nga ministri i tij i Jashtëm, Nasser Judeh.

Judeh tha se kur Rusia nisi fushatën e bombardimeve në Siri parandaloi Turqinë që të krijonte një zonë të sigurt në veri të Sirisë për të ndaluar refugjatët që të hynin në territorin e saj. Pas kësaj, Turqia vërshoi refugjatët drejt Evropës.

Ministri i Jashtëm kundërshtoi dhe marrëveshjen e BE-së me Turqinë, e cila ka vetëm 2 milionë refugjatë sirianë, ndërsa në proporcion me popullsinë Jordani ka një numër më të madh.

Jordania dhe Turqia janë zyrtarisht aleatë. Kryeministri turk, Ahmed Davuoglu anuloi vizitën në Jordani pas një sulmi me bomba ku u vranë 34 persona në Ankara.

Qeveria turke akoma nuk ka komentuar zyrtarisht deklaratën e Abdullah, por një zyrtar i saj ka akuzuar mbretin e Jordanisë se po bëhet “zëdhënës i Bashar al-Assad”.

Nuk dihet arsyet dhe qëllimi i deklaratës së Mbretit të Jordanisë, i cili në maj të vitit 2015, Abdullah zhvilloi një vizitë në Tiranë, ndërsa në nëntor ishte në Kosovë.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur për sulmet në Bruksel në një intervistë për Mustafa Nanon tha se, “myslimanët shqiptarë janë një aset i madh, i vyer i Evropës” dhe më tej shtoi se “fatmirësisht kemi sot shumë më tepër aleatë se ç’kemi pasur pak kohë më parë lidhur me këtë fakt”.

“Mbreti i Jordanisë, mik i madh dhe këtë e them vërtet, i shqiptarëve, është një person që bën avokatinë e shqiptarëve kudo, në një takim të fundit që patëm, tha një shprehje shumë të bukur: Shqiptarët janë myslimanët tuaj dhe këtë ja tha disa përfaqësuesve të BE-së. Shqiptarët janë myslimanët tuaj, bëni më të mirën për ta sepse nuk i duhen vetëm Evropës, por i duhen gjithë botës për të treguar se në fakt problem nuk janë myslimanët, problem janë elementët radikalë brenda bashkësisë myslimane”, tha Rama.

 

 

 

Viewing all 1727 articles
Browse latest View live