Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

Përse dështoi procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë

$
0
0

“Ne me zgjidhjet e reja urbanistike vetëm bëjmë
legalizimin e ndërtimeve informate (pa leje),
e asgjë tjetër”

 

Nga Ylber Vokshi

Ashtu si është pritur,pas datës 16 mars 2016 u vërtetua se procesi për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë tërësisht dështoi, si rezultat i shumë rrethanave kundër ligjore dhe anti-teknike që kanë ndodhur në Kosovën e pas luftës. Mashtrohen të gjithë ata se lejimi i ndërtimeve pa leje mundet të zgjidhet me direktiva ligjore në mënyrë mekanike,ky proces është shumë ma i ndërlikuar dhe kompleks,                                 kërkon trajtim profesional e jo politik.
Duke u nisur nga numri i madh i ndërtimeve pa leje,gati është e pa mundur të zgjidhet kjo plagë e rëndë,që do ta pllakosë Kosovën në dekadat e ardhshme me pasoja të mëdha. Ndërtimet pa leje do të jenë pengesë e madhe në zhvillimin e ardhshëm hapësinor dhe urban të tërë territorit,do të ketë pasoja të rënda në proceset ekonomike,sociale,demografike,në mbrojtjen e mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore,që pak kush në Kosovë i din dhe i vlerëson.
Publikisht  në një shkrim autorial në dhjetor 2014,kushtuar kësaj problematike, kamë shprehur dyshimin në suksesin e zbatimit  të legalizimeve,në formën se si ishte paraparë të bëhet,dhe kamë kërkuar dhe argumentuar të bëhen ndryshime dhe plotësime të ligjit nr 04/L-188, të aprovuar në dhjetor 2013 në Kuvendin e Kosovës.
A ka bërë pyetje ndonjëri nga vendimmarrësit Kosovar se përse ishte kaq i vogël numri i njerëzve që kishin aplikuar për legalizimin e objekteve të tyre pa leje ( 2.4 %). Numri prej 8493 vetave që kanë aplikuar për legalizim në tërë Kosovën,nga numri  i përgjithshëm 352 836 vetave që janë paraqitur,që janë lejuar me ndërtuar pa leje është alarmant,shqetëson seriozisht, tregon një realitet të hidhët. Situatën e kanë krijuar të gjithë ata të cilët aspak nuk janë brengosur se në cilën humnerë urbane janë duke e dërguar një popullatë të tërë.
Arsyeja kryesore e kësaj jo-dëgjueshmërie qytetare qëndron në faktin se populli ma në fund ka kuptuar se faktorët vendimmarrës nuk janë të gatshëm, e besa edhe nuk kanë guximin me u ballafaquar me zbatimin e ligjit për ndërtimet pa leje,që vetë e kanë aprovuar pas 14 vite liri. E populli i gjorë është detyruar të ndërtoi dhe të blej banesa në objekte të ndërtuara pa leje ,e çka është ma e keqja,pa kontroll teknik shtetëror (mbikëqyrje shtetërore neutrale).Parat që i kanë paguar për “shërbime” komunale për fat të keq të tyre dhe të gjithë neve,kanë shkuar në xhepa private e jo në arkën e shtetit,ashtu si do të duhej. Për këtë e kemi këtë revoltën e heshtur e të gjithë atyre që janë detyruar të ndërtojnë pa leje.
Do të ketë legalizime të ndryshme të grupeve të interesit me ndërhyrje politike,por ma se pakti do të ketë legalizime profesionale duke respektuar normat dhe standardet e Planifikimit Hapësinor dhe Urban,edhe se kriteret janë mirë të definuar në ligj. Po vërtetohet ajo thënia e një urbanisti Shqiptar me nam se “Ne me zgjidhjet e reja urbanistike vetëm bëjmë legalizimin e ndërtimeve informate (pa leje),e asgjë tjetër”. Ky fenomen po na përsëritet me dekada edhe në vitet e pas luftës, në princip jemi të prirë të kemi zhvillime stihikë me inercion të territorit.
U nevojitën ma tepër se dy vite të konstatohet se ky ligj paska mangësi,dhe se duhet një ligj i ri i cili do to marr kohë të çmueshme, një vit e gjysmë, sipas prononcimit publik të Ministrit aktual të MMPH-së. Nëse supozohet të ketë disa ndryshime të dispozitave ligjore të ligjit, që konsiston me shtyrjen e afateve ligjore atëherë duhet bërë korrigjimin,plotësimin (amandamentimin) e tij,proces që merr shumë ma pak kohë,se sa përpilimi i një ligji të ri i cili prapë nuk do të zgjidhë problemet e ndërtimeve pa leje në Kosovë. Numri i vogël i aplikantëve për legalizim (2.4 % ) në tërë Kosovën nuk mundet të jetë argument për shtyrjen e afatit për një vit e gjysmë, sa do të propozohet me ligjin e ardhshëm për legalizim,e jo me AMANDEMINTIMIN e ekzistuesit.
Nuk ka ligj në botë i cili në këtë mënyrë e trajton problematikën e ndërtimeve pa leje,pa pasur guxim me e zbatuar këtë “plagë të rëndë” të shoqërisë kosovare. Kërkohen intervenime të dhimbshme, me pasoja të mëdha për të gjithë aktorët që ishin faktorë vendimmarrës në të dy nivelet shtetërore,çdo njëri duhet të jep përgjegjësi për veprimet e veta. Posaçërisht ata që e monopolizuan tërë situatën urbane në Kosovën e pas luftës,ndërtuan ashtu si deshën vet pa e respektuar asnjë  ligj,udhëzim administrativ apo rregullore të nivelit qendror apo lokal.
Esenciale duhej të ishte se të gjitha këto ndërtimet e ndodhura pa leje duhej kategorizuar sipas kronologjisë së ndodhur dhe interesave klanore e jo vetëm ashtu si është kërkuar me ligjin aktual. Duhet me ndërmarrë veprime të dhimbshme radikale, pasi strukturat ekzistuese udhëheqëse lejuan këtë shoqëri të shkoi drejtë greminës hapësinore dhe urbane në tërë Kosovën e pas luftës. Pasojat e të cilës sot po vërehen,po pengojnë planifikimin e mirëfilltë hapësinor dhe urban. Po ulin në ekstrem kualitetin e një jete të dinjitetshme urbane të cilën ky popull i stër-vuajtur e ka merituar. Duhen ndryshime radikale politike në fushën e urbanistikës,po e cenuar demokracinë e brishtë kosovare,duke i aktivizuar të gjitha mekanizmat për mbrojtjen e sajë si llogaridhënia, përgjegjësia menaxhuese, transparenca etj.
Këtyre ditëve më rastisi të përcjelli një polemikë për rrënimin ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Prevallës, në mes të Ministrit aktual dhe ish Ministrit të MMPH-së. Fare nuk përmendet ajo çka ka ndodhur në kompleksin turistik të Brezovicës, janë lejuar ndërtime pa leje edhe nga këta dy  Ministra të Qeverisë të Kosovës. As imagjinata e shfrenuar e ndonjë shoqërie të degjeneruar nuk do të mundte të paramendonte veprime të tillë,e shteti i ynë “demokratik” i lejoi këto ndërtime në parkun nacional “Mali i Sharit” dhe në tërë Kosovën.
Ka kërkesa absurde në këtë ligj të cilat askujt nuk do ti shërbejnë,për atë çdo garniturë e re ekzekutive (Ministër) do të prolongoi dhe shtyjë procesin në pafundësi, duke propozuar dhe aprovuar ligje të reja. Ky do të jetë fati i të gjitha atyre ndërtimeve pa leje në Kosovë me pasoja të mëdha dhe të pa riparueshme në të ardhmen.
Nuk mundën ata që lejuan këto ndërtime pa leje me e rregulluar situatën e krijuar nga vetë ata,që vazhdimisht e prolongojnë këtë problematikë.Tek tani pas 17 vite po konstatojnë se ligji ekzistues i aprovuar para dy vite po na del i mangët dhe duhet me bërë ligj të ri, e kështu në vazhdimësi. Si duket zgjidhja shihet në shtyrjen e problemit në pafundësi,me përpilimin e ligjeve të reja.
Ligji aktual u aprovua pas presioneve të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare,në dhjetor 2013 për ligjshmëri funksionale, dështimi i plotë i tij do të ketë pasoja të  rënda edhe ndaj obligimeve ndërkombëtare. Ky popull do të tejkaloi edhe këtë katrahurë urbane,do të ripërtërihet dhe do të ndërtoi,i njeh strukturat vendimmarrëse vendore se si kanë punuar këto vite në fushën e planifikimit hapësinor,urbanizmit dhe arkitekturës.

 

 

 


Refleksion

$
0
0

Nga Reshat Kripa

 

Ulur këtu në qoshen time rri dhe meditoj. Meditoj për jetën time. Meditoj për të kaluarën dhe të ardhmen time dhe çuditërisht nuk, shoh ndonjë diferencë të madhe ndërmjet tyre. Para syve më del e kaluara ime që rrjedh nga një familje që gjatë luftës për liri më shumë ishte rreshtuar me atë që quhej Lëvizja Nacionalçlirimtare se sa çdo lëvizje tjetër e asaj kohe. Kështu dy motrat e mia Drita Kripa, që më vonë do të merrte mbiemrin Pelingu dhe Fatushe Kripa vepronin me njësitet guerile të Frontit Nacionalçlirimtar duke shpërndarë trakte kundër pushtuesve në kryeqytet. Dy djemtë e hallës, Bardhyl dhe Petrit Emiri ishin në rradhët e partizanëve. Po ashtu tezja ime Zyhra Radhima ishte themeluese e organizatës së gruas komuniste në Vlorë dhe dy kushurinjtë e nënës time ishin Shyqyri Alimerko, Hero i Popullit dhe Sinan Gjoni, themelues i Partisë Komuniste për Vlorën që në vitin 1946 u ekzekutua nga diktatori.
I vetmi ndryshim që mund ta quajmë të tillë, ishte se im atë ishte një tregëtar i ndershëm që me djersën e ballit kishte mundur të ndërtonte një fabrikë vaji me të cilën mbante familjen. Kështu që erdhi dita dhe të gjitha kontributet e dhëna në favor të  lëvizjes komuniste të fshiheshin me zero dhe familja e jonë të etiketohej me termin “borgjez” dhe në mënyrë ta pakuptueshme të dëbohej nga Tirana për “arsye politike” dhe të degdiseshim në qytetin tonë të lindjes, në Vlorë, ku filluan të na trajtonin si armiq. Përse erdhi kjo? Edhe sot e kësaj dite unë nuk di t’i jap përgjigje.
Një gjë e tillë bëri që im vëlla, Besnik Kripa në moshën 17 vjeçare, në vitin 1950, së bashku me dy shokë të tij, të ngrihesh kundër të ashtuquajturit pushtet popullor dhe të shpërndante trakte antikomuniste. Një vit më vonë edhe unë, së bashku me dy shokë të mi, të moshës 15 vjeçare, të zhvillonim të njejtin veprim. Pasojat ishin Besniku i dënuar me 15 vjet burg, ndërsa unë me 5 vjet. Qysh nga ai çast unë e kisha hedhur poshtë gjithçka kishin bërë pjestarët e familjes time në favor te regjimit, pasi e konsideroja si një veprim të pamatur dhe aspak të drejtë. Ndaj u shpalla kundër tij.
Atëherë, në këto kushte, ndodhi përmbysja e madhe. Gjatë periudhës së burgut mësova se historia nuk ishte ashtu siç ma kishin mësuar por krejt ndryshe. Mësova se kishte edhe një histori tjetër, të kundërt me të parën, që më intrigonte së tepërmi pasi, në këtë histori shikoja Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë e madhe ku përfshiheshin Kosova dhe Çamëria si dhe të gjitha viset ku flitej shqip dhe kjo ndjenjë kombëtare u ngulit në zemrën time për të mos u shkulur kurrë.
Vitet kaluan dhe, së fundi, kuçedra e kuqe që kishte zaptuar vendin, e theu qafën. Prisja që të zbatoheshin parimet që më kishin mësuar ata burra me të cilët kalova vitet e tmerrshme të sistemit totalitar.  Prisja që në skenën politike shqiptare të dilnin edhe ato figura të ndritura të historisë shqiptare që sistemi totalitar i kishte lënë qëllimisht në hije. Por vura re se kjo nuk ndodhi. Në tastjerën e politikës shqiptare filluan të lartësoheshin po ato figura që ishin nderuar dhe mbinderuar në të kaluarën.  Edhe kur bëhej fjalë për ndonjë figurë të re, që nuk ishte përmendur deri atëherë, flitej me zë të ultë që as nuk dëgjohej.
Një miku im, shkrimtar dhe poet që, si unë,  vetëm pas ndryshimeve demokratike ka filluar të shkruajë, ka botuar edhe disa shkrime kushtuar personave të ndaluar nga sistemi i kaluar duke i vlerësuar ata. Një ditë, duke biseduar me të, kur i thashë se përse nuk shkruan edhe për figurën e njerit nga liderët e nacionalizmit shqiptar, të madhit Mit-hat Frashëri, tha:
Unë mund të shkruaj për këdo por për Mit-hat Frashërin jo.
Mbeta   i   habitur.  Përse? Nuk  e  pyeta   më   gjatë.  Kjo  është  një  e  drejtë  e  tij.  Por  të  mos
shkruash për një personalitet që ka lënë gjurmë në historinë e këtyij kombi, si Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, Konferenca e Paqes në Paris e të tjera dhe të përqëndrohesh në periudhën e Luftës së Dytë Botërore ku figura e tij mbeti, si gjthmonë, e papërlyer por që u nxi nga propaganda komuniste, nuk më duket normale. Më gjeni një dokument ku përlyhet figura e tij dhe unë do t’ju jap të drejtë. Unë do t’ju thoja se, në rast se figura e tij paskësh qenë e përlyer me pushtuesit, atëherë si u pranua dhe u ulën me të në tavolinë komunistët në Konferencën e Mukjes?
Të nderuar qytetarë të Shqipërisë! Përpara se të shfaqni mendim për periudhën e Luftës  së  Dytë
Botërore, ktheheni veten në ato vite dhe gjykoni sikur të jeni ende në atë kohë. Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria ishte kthyer në kufijtë  e  saj  natyralë. Kush  e  ktheu  në  këto kufij? Nuk ka rëndësi. Mjafton që u kthye. Atëherë ata burra të rrallë a nuk do ta  quanin  këtë  vënien  në  vend  të  një
padrejtësie që komuniteti ndërkombëtar i kishte bërë Shqipërisë në Konferencën e Londrës? Por ishte tradhëtia e drejtuesve të lëvizjes komuniste që dërguan në Kosovë batalionet partizane për t’ia dorëzuar atë vullnetarisht autoriteteve serbe dhe nuk mjaftoi kjo, por duhej derdhur edhe gjaku i mbi 4000 kosovarëve dhe shqiptarëve në masakrën e Tivarit që të realizohej kjo dëshirë makabre a atyre që nuk kishin atdhe. Për fatin e keq të këtij kombi shkaktarët e vërtetë të këtij holokausti do të ishin një figurë e urryer e elitës komunsite, ish komisar i forcave partizane në Kosovë, që për ironi do të bëhej Presidetnt i Republikës pas përmbysjes dhe një atentatori të paskrupull të njësiteve guerrile në Vlorë, që ishte emëruar komandant i këtyre forcave në Kosovën martire.
Këto gjëra meditoja me veten time. Meditoja sepse kohët e fundit ka shpërthyer një fushatë e shfrenuar e atyre që kërkojnë të rehabilitojnë sistemin e përmbysur. Qarkullon fjala “Shokë” e harruar pas viteve 90-të. Qarkullon portreti i diktatorit nën hundën e qeveritarëve. Qarkullojnë filmat e realizmit socialist ku çdo partizan ishte një hero dhe çdo ballist, legalist apo përfaqësues feje ishte një tradhëtar.  Duan ta rehabilitojnë por jo që ta kthejnë atë. Ky mund t’ju duket si një paradoks. Keni të drejtë por ai është realiteti i sotëm. Për ata çakenj sistemi sotëm është burimi i mbipasurimit të tyre. Sot nuk ka më ideale, nuk ka parime. Sot ka vetëm anarshistë dhe karrieristë që përpiqen për realizimin e parimeve obskurantiste të tyre dhe për këtë janë gati të bëjnë pakt edhe me djallin.
Mjerë Shqipëria për këta ekzemplarë!

 

 

 

Edhe njëherë për federalizimin e mundshëm të IRJM

$
0
0

Nga Valon Kurtishi

 

Çështja e regullimit kushtetues juridik dhe atij territorial administrativ të IRJM është një kauzë e rëndësishme për komunitetin e dytë më të madh, atë shqiptar. Kjo pasi zhvillimet kushtetuese të periudhës së pas vitit 2001, kanë ndërlidhur njëra me tjetrën një mori çështjesh e interesash komunitare duke i vënë në varësi shkakore me përkatësitë etnike të grupeve që jetojnë në këtë vënd.
Kemi të bëjmë me mundësinë e një decentralizimi real e të gjerë apo me nje federalizim të drejtpërdrejtë të vëndit, aktualisht me një regullim unitar kushtetues. Ide dhe propozime të tilla ti quajmë federaliste janë shpallur publikisht në të kaluarën nga individë e struktura politike të shqiptarëve të këtushëm, për tu hedhur poshtë dhe eklipsuar pastaj nga realiteti politk në këto 25 vitet e funksionimit të pluripartizmit maqedonas. Përgjithësisht, ide të tilla janë hedhur në opinion nga intelektualë dhe organizata të ndryshme politike ose civile të shqiptarëve etnikë. Teza federaliste nuk ka pasur dhe nuk janë paraqitur nga politikanë, opinionistë, intelektualë apo organizata politike të maqedonasve etnikë. Madje, të njëjtët kanë qenë avangardë e kundërshtimit të fuqishëm të mundësisë së regullimit federalist të vëndit.
Përveç disa pak intelektualëve shqiptarë që ishin seriozë dhe të argumentuar në zhvillimin e idesë reformuese, partitë shqiptare këtu zakonisht kanë keqpërdorur në vijimësi çështjen në fjalë. Në fakt, shpesh dhe me plot të drejtë, është vënë një pikëpyetje e madhe në vetë natyrën organizative dhe ideologjike të strukturave parapolitike shqiptare që veten e quajnë parti politike. Partitë politike kushtimisht thënë tonat, më tepër japin përshtypjen e të qenit grupe të vogla interesi e klanesh nga rajone të caktuara gjeografike, se parti politike serioze e moderne që në bazë të programeve dhe veprimtarisë së tyre të përditshme kanë interesin e publikut.
Duke pranuar si të mirëqënë dhe hipotetikisht faktin se këtu disa grupe ekzistuese mund të pranohen si ose të quhen parti politike dhe se ekziston dëshira dhe vullneti për të ngritur tema të rregullimeve kushtetuese dhe administrative, territoriale të republikës, vijmë tek çështja në lidhje me kohën e duhur për të kërkuar aplikimin e modelit federal për vëndin.
Përderisa shteti nuk demokratizohet në plotësinë e tij duke barazuar në gjithçka dy komunitet më të mëdha etnike, një kërkesë ose thënë më drejt një opcion i tillë duhet të jetë pjesë përbërëse e programit të kushtimisht “partive” politike shqiptare si dhe konstantë e debatit publik. Koha është gjithnjë oportune për një ide të tillë e cila do u jepte zgjidhje më të mirë disa prej sfidave të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë si, emancipimi/afirmimi nacional kulturor dhe zhvillimi ekonomiko social.
Për të implementuar në praktikë një zhvillim të tillë të rëndësishëm të raporteve të pushtetit politik apo forme të regullimit shtetëror, kërkohet mobilizimi qytetar dhe vullneti politik i strukturave që organizojnë dhe përfaqësojnë politikisht shqiptarët sot. Strukturat aktuale nuk e bëjnë dot atë. E shumta mund ta keqpëdorin në momente të caktuara për të përfituar pikë në opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm.
Për shqiptarët e diskriminuar këtu një tezë e tillë duket të jetë dhe është në fakt interesante, prandaj edhe tematizohet dhe keqpërdoret nga klanet parapolitike sidomos në fushata parazgjedhore, për tu harruar dhe hedhur poshtë pastaj menjëherë pas zgjedhjeve. Opinionit të jashtëm kështu ide i serviren me dekada të tëra nga pushtetarët tanë, si aset shantazhues në momente krizash politike kur vihet në pyetje legjitimiteti i brendshëm i tyre.
Gjithsesi. Shqiptarët kanë fuqi, mund ta realizojnë dhe mund të fitojnë shumë nga një regullim i tillë kushtetues. Duke qenë komuniteti i dytë më i madh apo rreth 30% e numrit të përgjithshëm të popullsisë (25.1%  përkundër 66.5 % të maqedonasve etnikë sipas të dhënave zyrtare nga cenzusi vitit 2002), ata kanë potencën dhe prezencën demografike, shtrirjen territoriale, burimet dhe resurset natyrore, asestet ekonomike si dhe fuqinë e parealizuar dhe të fjetur politike për të realizuar atë që është në interesin më të mirë të tyrin. Por këto janë vetëm parakushte për të ndërmarë aksione të tilla serioze politike që transformojnë vetë bazat kushtetuese të një shteti.
Sa i takon vetë temës në fjalë. Njihen dhe janë aplikuar modele të ndryshme të regullimit të brendshëm administrativ politik të shteteve bi apo shumëetnike. Ka forma territoriale dhe joterritoriale të ndarjes së autoritetit dhe pushtetit politik mes grupeve etnike në vënde të ndryshme.  Zgjidhje të tilla janë aplikuar në të kaluarën dhe janë ekzistente akoma sot në pjesë të ndryshme të Europës dhe më gjerë.  Ish federatat socialiste shumëkombëshe të BRSS, Çekosllavakisë apo RSFJ janë modele që megjithë shpërbërjen e tyre që erdhi për shkaqe e arsye  tjera nga ato juridike, duken interesante dhe duhet studjuar dhe analizuar me kujdes. Federalizmi amerikan, kanadez  apo indian nga ana tjetër janë edhe si zhvillime historike apo kulturore, të ndryshëm dhe të pakrahasueshëm si evolucion historik, gjeografi dhe demografi për tu marrë si shembuj apo për tu aplikuar këtu.
Në vëndin tonë si më oportune dhe të mundshme për tu aplikuar paraqiten modelet boshnjake apo ato belge. Modelet territoriale me ndarje të qarta mes njësive federale të bazuara në përkatësitë etnike të shumicës së popullsisë, si modeli aktual boshnjak apo si në rastin e zgjidhjes belge me dy nivelet e saj, territoriale dhe linguistike. Në një format hipotetik, vëndi mund të ndahej në dy njësi politike territoriale me kryeqytetin si njësi e veçantë e tretë federale, apo në dy rajone të mëdha linguistike me të drejta të garantuara për komunitetet më të vogla etnike, pjesë e njërës prej njësive më të mëdha. Një shembull i tillë është pozita e veçantë e komunitetit gjermanishtfolës (Eupen/Malmedy) brenda njësisë federale frëngjishtfolëse të Wallonisë.
Një rast tjetër interesant paraqet statusi kushtetues i provincës frëngjishtfolëse të Kuebekut në Kanada apo edhe rregullimet e brendshme të mbretërisë spanjolle me dy provincat etnike me autonomi të gjerë, Katalonia dhe Baskia. Këtu kemi parasysh që nuk kemi shumë ngjashmëri me rastin në fjalë pasi numri i popullsisë shqiptare në IRJ të Maqedonisë në raport me grupin tjetër të  popullsisë, është shumë më i madh se i baskëve dhe katalonasve në proporcion më grupin më të madh etnik atje, atë të spanjollëve. Gjithsesi. Nuk është se në Europë apo më gjerë nuk ka modele funksionale dhe nuk është se nuk mund të aplikohen edhe zgjidhje burimore dhe të veçanta në pajtim edhe me specifikat politike, sociale, kulturore, gjeografike apo historike këtu.
Por gjithë kjo do varet nga vullneti dhe interesat e palëve që do duhej të arijnë gjer tek një zgjidhje e tillë. Është mendim dhe realitet i gjithëpranuar që establishmenti maqedonas, elita politike ekonomike e maqedonasve etnikë përgjithësisht, e përcepton apo ndjen një federalizim të mundshëm të republikës si rezik jo vetëm për karakterin unitar të shtetit por në plan afatgjatë, edhe si goditje të drejtpërdrejtë ndaj vetë ekzistencës së shtetit aktual dhe me të edhe kombit maqedonas.  Kjo është një çështje e komplikuar dhe sensitive që do kërkojë kohë të gjatë, negociata të vështira ndoshta me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe mençuri politike për të qenë në tavolinën e bisedimeve, cilësi që aktualisht duket që mungojnë si tek elita politike e sllavëve etnikë por më së shumti dhe kryesisht, në strukturat tona aktuale organizative, ti quajmë politike.
Këtu vijmë tek pengesa thelbësore për një riregullim të mundshëm të raporteve kushtetuese në vënd, tek klasa e papërgjeshme, e paaftë, e korruptuar dhe antikombëtare politike shqiptare këtu. Me paaftësinë e saj tashmë proverbiale, korrupsionin thuajse endemik dhe kapjen nga struktura shantazhuese shtetërore, ajo është shndërruar në varrmihëse të mundësive e oportuniteteve që kanë dhe mund të fitojnë shqiptarët e këtushëm.
Me strukturat ekzistuese parapolitike duket që gjithçka e propozuar në publik, duke filluar me kauza të tilla të rëndësishme si demokratizimi, regullimet kushtetuese apo federalizimi e gjer tek zhvillimi ekonomik apo investimet e huaja janë një farsë politike. Do thonim, një tallje dhe fyerje konstante e publikut, përveçse farsë. Ka njëzet e më shumë vite që kjo klasë parapolitike manipulon fare paturpësisht dhe me vetëdije të plotë me çështje të tilla madhore për shqiptarët si federalizimi i mundshëm i vëndit. Gjithë këtë e bën për aritjen e interesave krejtësisht tjera dhe tërësisht minore, që skanë asnjë lidhje me interesin kolektiv shqiptar këtu.
Vazhdimisht është përdorur një kartë e tillë e cila nuk guxon të keqpërdoret më. Ideja është që struktura të reja të formuara nga intelektualë të pavarur me vetëdije dhe botëkuptim oksidental dhe qytetarë të vetëdijshëm kombëtarisht që më herët nuk kanë qenë pjesë e asnjë prej subjekteve dhe as që janë pjesë e këtyre ekzistueseve apo të rejave të formuara së fundmi, ta ruajnë, zhvillojnë dhe të përpiqen ta realizojnë këtë ide politike dhe këtë mundësi të madhe për progres politik, ekonomik, social dhe kulturor të shqiptarëve këtu.

 

 

 

 

Kanceri islamik që vjen nga investimet religjioze të Turqisë në “Arnautlluk”

$
0
0

Nga Gani Mehmetaj

 

Sipas ligjit turk, shteti nuk ka të drejtë të financojë xhamitë e bashkësitë fetare brenda Turqisë, mirëpo për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e territoret etnike shqiptare, që në imagjinatën neootomane ende vazhdojnë të trajtohen e shiqohen si “Arnautlluk”, shteti turk ka fonde të veçanta për ndërtimin e qindra xhamive, për pagat e hoxhallarëve të islamizmit radikal, për rekrutimin e xhihadistëve në ISSIS, për portale islamike e për gazetarë-mercenarë, për politikanë e shtetarë të korruptuar. Atë që e tha mbreti jordanez për Turqinë e përhapjes së terrorit islamik, e dinë të gjithë politikanët shqiptarë, por e heshtin, sepse pjesa më e  madhe e pushtetarëve tanë janë në kthetrat e Erdoganit.
  Dëmet që ua shkaktoi shqiptarëve Turqia e Erdoganit më shoqatat fetare,  nuk i bëri as Serbia e Jugosllavia për tetëdhjetë vjet okupimi. Me narkozën vrastare të fesë e paranë e pafundme që po e derdhin lum për të korruptuar shtresat sociale, elitën fetare, politike e institucionale, më presionet e vazhdueshme ndaj veprimeve tona properëndimore, është çarë koraca mbrojtëse anti turke. Kështu, fryma shkombëtarizuese, servile ndaj lindjes islamike e egërshane ndaj Perëndimit, ka nis ta brejë si kanceri trungun shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Bujanovc e Maqedoni. Kjo frymë po e shpërfytyron qenien tonë, po e cenon interesin kombëtar. Në veçanti po e shprish qenien kombëtare në mjediset e varfra, përmes qarqeve mercenare të intelektualëve të rrejshëm, përmes segmenteve më të larta të shtetit e të partive politike. Dikur mjediset e periferisë janë shquar për ideale kombëtare e luftë të armatosur kundër pushtuesit serb e turk. Sot janë pjesa më problematike, sepse islamikët anadollak e iranian, vehabistët e salafistët , në aleancë më armiqtë tonë tradicional: Serbinë, Greqinë, e sllavët e Maqedonisë goditën këto shtresa sociale, duke i blerë më para, duke ua pastruar trurin, apo duke i mashtruar.
Të braktisurit na sfidojnë më terrorizëm
Shteti ynë i braktisi të varfrit, i shpërfilli të humburit, nuk u mor fare  më ata që patën identitet të luhatur kombëtar. Në Kosovë komandantët që nuk e çliruan asnjë katund, e rrëmbyen pasurinë kombëtare, e mbërthyen shtetin, e morën universitetin e institucionet e dijës, u vunë në shërbim të shoqatave islamike duke ndihmuar në kërcënime e rekrutime. Në këtë klimë rrëmbimesh e mbërthimesh perëndimorët nuk investojnë. Të vetmet investime janë paratë e pista të shoqatave islamike, që i japin për shpëlarje truri, për rekrutime në luftën fetare dhe për përgatitjen e grupeve terroriste.
Goditja fillimisht nisi në Shqipëri menjëherë pas rënies së diktaturës. Në emër të ringjalljes së fesë u bë islamizimi e greqizimi i dhunshëm i shqiptarëve, u ndërtuar qindra xhami turke,   vehabiste e kisha greke, ndërsa shqiptarët e shkret patën nevojë për shkolla e ambulanca. Feja që ua përplasën fytyrës të huajt e djallëzuar, nuk u jepte bukë, ndërsa kishin nevojë për bukë. Në vend të ndihmoheshin shtresat e varfra, shoqatat islamike, të lidhura me organizatat terroriste rekrutuan më para besimtarë profesionistë të cilët për t’u dukur faleshin nëpër xhami, por në fakt bënin punë të tjera kundër shtetit e kombit. Xhamitë ultra luksoze e sfidonin më cinizëm varfërinë e skajshme. Ndërkaq, varfanjakët, të gatshëm t’ia shesin shpirtin djallit për para, me t’u rekrutuar u bënë njerëz të kamur pa bërë asnjë punë që shihej, pos punëve të pista nën rrogoz.
Goditja e dytë u bë në Kosovë, ku nisi përhapja e mos durimit fetar nga vehabistë arab e mercenarë të Turqisë që rekrutuan qindra militantë e myslimanë të frymës anadollake, të gatshëm për luftë fetare.  Për shpëlarje truri e pengim të arsimimit u ndërtuan tre herë më shumë xhami se sa shkolla, në dhjetëra katunde e lagje i ngritën nga dy xhami dhe asnjë shkollë (në lagjen e autorit, në Prishtinë, turqit e ndërtuan xhaminë pa pyetur askënd e pa marr leje ndërtimi askund, në vendin ku planifikohej të ndërtohej shkolla fillore). Vehabistët  e islamikët anadollakë ndërtuan më shumë xhami për dhjetë vjet se sa Turqia për pesëqind vjet okupimi.
Goditja më e dhimbshme shkombëtarizuese po bëhet në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, të okupuara nga Serbia. Më ngufatjen e problemit kombëtar e agresionin e fesë, islamikët- turq e arab po e ndihmojnë Serbinë të bëjë spastrim etnik të këtij territori që iu shkëputë Kosovës më 1963 . Grupet e paguara nga Ankaraja, çirren si të çmendur për islamin e Erdoganin; në vend të kërkojnë bashkim më Kosovën, kërkojnë bashkim me Turqinë e Bosnjën, sikurse thonë, që ta bëjnë një shtet të fuqishëm islamik! Grupi militantë shqipfolës nuk agjitojnë në rrjetet sociale për Shqipërinë etnike, por për Perandorinë turke, një sajesë monstrum, që vetëm në mendjet e sëmura shqipfolëse mund të projektohet. Është qesharake kur i lexon këto marrëzira në rrjetet sociale, por ata kanë detyrë ta ndihmojnë Serbinë, aleatin e Turqisë për të shkombëtarizuar tri qytetet  shqiptare të okupuara nga Beogradi. Aleanca e këtyre anadollakëve shqipfolës me Beogradin është e dukshme.
Islamizmi shkombëtarizues në Maqedoni
Kulmi i shkombëtarizimit agresiv po bëhet në Maqedoni. Turqia atje po e bënë hatanë, më keq se sa në kohën e okupimit otoman e jugosllav. Islamizmi ka marrë përmasa të tilla sa një lider partiak në fushatën zgjedhore, kur pritej t’u thoshte elektoratit:  ”ky është vendi i shqiptarëve, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë”, në dëlirin e çmendisë islamike, çirret: “ky është vendi i lajiilaiillallah!”, sikur ta kishin paguar serbët e sllavët e Maqedonisë. Ndërkaq, turma e pa tru, apo turma e porositur i duartrokiste! Lideri tjetër shqiptar nga presioni i “xhematit” të kundërshtarit të tij xhihadist, ka nis të flirtoj rrezikshëm me islamikë. Një “komandant” në Maqedoni, i cili nuk e çliroi asnjë zabel, i thotë A. Ahmetit, “e kë fyer profetin Muhamet”, thua se është në Afganistan, ku pret që liderin armik të tij, ta mbysin me gurë. Ku jeton ky komandant i shpifur?
 Në këtë territor shqiptar, në emër të kinse fesë islame janë trajnuar e përgatitur për luftë terroriste formacione ushtarake me mjekra e pa mjekra, të financuara e të trajnuar nga shërbimet e fshehta të shteteve turke e arabe. Kazerma i kanë bërë xhamitë, oficerë trajnimi e frymëzimi i kanë hoxhallarët, më parë të trajnuar për këto punë të pista në shtete arabe e Turqi. Pjellë e shëmtuar e hoxhallarëve të paguar nga Turqia e Serbia, në disa katunde shqiptare të Maqedonisë janë mijëra shqiptarë që po kërkojnë ndërrimin e emrave shqiptarë në emra turko- arabë, qindra të tjerë çirren për Erdoganin, madje kanë formuar parti politike më prapavijë erdoganiste kundër interesave kombëtare shqiptare. Kështu po e ilustrojnë tezën sllave, kinse në Maqedoni nuk ka shqiptarë, por bashkësi myslimane të cilat kanë ardhur nga Turqia e Arabia. Këtë gënjeshtër e kanë thënë dendur propagandistët sllavë në 100 vjetet e fundit, këtë po e thonë edhe disa hoxhallarë pro serb në Prizren, ketë tezë po përpiqen ta nxjerrin edhe delirantët mercenarë që çirren çmendurisht  ”ky është vendi i lajilajiinallah!”
Si durojnë nipat e Dervish Carës? Ku shkuan trimat e Dibrës, që e bënë më turp Hajredin Pashën mizor, duke ia vrarë 12. 000 ushtarë. Trimat dibranë i përjetësoi njëra ndër këngët më të bukura në gjuhën shqipe “Hajredin Pasha po na i bjen Radikës”. Ku janë nipat e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit? Ku janë pasardhësit e trimave që e luftuan okupatorin turk e bullgarë? Si nuk turpërohen bijtë e atyre burrave që para 60 vjetësh luftuan e ranë për Shqipëri etnike, kurse pasardhësit e tyre kopilë (bastard) luftojnë që Shqipëria etnike të bëhet oazë erdoganiste, e ndarë më sllavët e  Maqedonisë.
Shteti shqiptar duket bëri tregti të pistë me shtetet fqinje e me Turqinë, lejoi shkombëtarizimin çoroditës. Shteti shqiptar bëri tregti të pistë më Erdoganin, duke ia lënë Shqipërinë sipëri Shkumbinit me xhami e oaza haxhiqamiliste. Por edhe Kosova, i shiti shqiptarët e Maqedonisë të turku e të maqedonasi sllav. Kwshtu, janë krijuar oaza haxhiqamiliste në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, që do të na nxjerrin shumë probleme, kam frikë që do të derdhet gjak.
Fatkeqësia shqiptare e islamizimit kriminal po ndodh në kohën kur e tërë bota e qytetëruar na ndihmoi: na çliruan nga okupatori serb, na e rindërtuan vendin, i ndihmuan shqiptarët e Maqedonisë ti merrnin ato pak të drejta që i gëzojnë (ndërsa liderët shqiptarë pastaj i tradhtuan), na i hapën dyert e parajsës evropiane. Ndërkaq një pjesë e shqiptarëve të mashtruar, në vend të parajsës evropiane, po e mësyjnë ferrin islamik, ku jeta e njeriut s’ka vlerë as sa e një qeni rruge.

Disa reflektime për pagëzimet dhe “provokimet”

$
0
0

Nga Prend Buzhala

 

1.Pagëzimet gjithmonë kanë qenë publike ndër ilirë, arbërorë e shqiptarë, qe dymijë vjet… ashtu si janë të tilla kudo në botë… ani pse për këta dymijë vjet e kanë paguar edhe me kokë miliona njerëz (prej Perandorisë romake për 300 vjet rresht, prej Serbisë së Car Dushanit, prej Perandorisë otomane për 500 vjet dhe prej Serbisë së shek XX për një shekull rresht)…
Ndër dokumentet e para të shqipes, njohim Formulën e Pagëzimit të Pal Engjëllit, e shkruar dihet se në çfarë rrethanash. Ajo formulë e radhiti shqipen ndër gjuhët e civlizuara…
Dikur, nën Perandorinë romake (kur ata kishin fe zyrtare paganizmin), për 300 vjet i vranë, i ngulën në hunj dhe ei masakruan ata që pagëzoheshin! Dëshmi janë emrat e shenjtorëve ilirë, Florit e Laurit (Martirë të Ulpianes, afër Prishtinës), Sipas librit “Shenjtët e krishterë shqiptare” albanologu kanadez Robert Elsie, ishin edhe shen Ashti (apo shen Asti), gjithashtu peshkop i Durrësit, i martirizuar ne vitin 117, pastaj shën Maksimi e shumë të tjerë… Janë thjesht, emra që dëshmojnë martirizimin për shkak të pagëzimit…
Këso gjenocidesh pati edhe nën Serbinë e Car Dushanit, me Kodin a “Zakonik”-un e tij, “Feja e shqiptarit” (si e quanin katolicizmin serbët), e detyroi në Mesjetë Car Dushanin ta nxjerrë “ZAKONIK”-un e vet kundër arbërorëve, kundër “arbanaška vera” (feja arbërore, “feja shqiptare”), si shkruan ky “ZAKONIK” serb (për të cilën fe “heretike-katolike-latine” flet ky ZAKONIK… deri te marrja e pronave, djegia e shtëpisë vrasjet… e masat tjera drakonike kundër “herezisë latine”, me të cilën konsideroheshin arbërorët, që duhet të kthehen “në krishterim”, dmth në ortodoksë)…
Për pesëqind vjet gjenocid fetar të perandorisë otomane as të mso flasim… Mjafton të përmendet vetë dëshmia e otomane, libri “Kronika e Tursun Beut”- Kronikan i Sulltan Mehmetit te II, pushtuesit te Konstantiopojes, Ballkanit dhe Shqiperise Ky liber, eshte burimi kryesor i informacioneve per menyren si erdhen otomanet nder shqiptar, si vrane dhe prene cdo gje shqiptare, si e perdhosen nje popull te tere, duke djegur e be tym e hi cdo gje. Ky kronikan thote nder te tjera se: ” prej kufomave te shumta, lugina te thella ngjasonin si te ishin kodra. Prej gjakut te derdhur, rrafshina te gjera tani ngjasonin si Amudarja qe rridhte”…Ky libër është perkthyer ne shqip nga Edvin Cami dhe eshte botuar nga IDK.
Prandaj, nëse dikush e dëshmon publikisht besimin që e përqafon, nuk është kërcënim ndaj dikujt…

2.
Edhe ceremonitë fetare janë ceremoni publike, pa televizion a me të…
Edhe një ndeshje sportive, kur sportistët falen arabisht, apo në fenë “e tyre”, janë veprime publike… pa a me TV…
Liria e besimit është çështje individuale, por manifestimi ceremonial i saj, është veprim publik…
Edhe një koncert që jepet para një publiku, është veprim publik…
Edhe një fjalim politik, në institucione, demostrata etj, është veprim publik… ani pse mua nuk më pëlqejnë…sespe nuk kam të drejtë ta ndaloj publiken, si po kërkon dikush-dikushi që të ndalohen transmetimet publike, sikur këtu ligjin e bën SHERIATI!
Publikja nuk është pronë e një individi a e një grupi!
Publikja qëndron edhe pa TV, edhe me tv…
Publikja është LIRIA THEMELORE e civilizimit evropian.
Ndoshta (ndoshta) do apsur parasysh qtë që e ka thënë Papa, që për pagëzimet a (ri)shpalljet e besimit, nuk ka nevojë të organizohen spektakle…

3.
Nëse shihet si kërcënim pagëzimi publik, atëherë të tillët kanë defekte tejet të mëdha ME TË KUPTUARIT “e lirisë”!
Fatkeqësisht!
Për shkak se koncepti i lirisë mugon në disa civilizime, sidomos në Azi…
Se atëherë do të duhej, së pari, ta mohoje aziatikisht FORMULËN E PAGËZIMIT të Pal Engjëllit, që ishte ndër diplomatët më të ditur evropianë, në qeverinë e Skënderbeut! Sepse mësimi i saj publik, sipas logjikës sate aziatike, “është keqpërdorim”, mbasi ka të bëjë me një formulë fetare nën gjenocidin otoman!
Do të duhej të ndaloheshin veprat e Marin Barletit në shkolla,sespe mësojnë Historinë e Skëderbeut kundër fesë së pushtuesit!
Do të duhej të ndalohej komplet letërsia shqipe e bvjetër, që nga Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Kazazi, për gjithë ata shekuj, sepse është një veprim publik arsimor, me proveniencë edhe fetare…
Do të duhej të ndalohej edhe Flamuri i Skënderbeut, .. sepse “fyen shumicën aziatike”, kur dieht se si ishin të konfronmtuara edhe fetarisht palët e saj periudhe!!!
E drejta për ta shprehur mendimin publik, si këtu, është e drejtë jotja… por nuk e ke të drejtën që Tjjetrit t’ia ndalosh manifestimin fetar publik…

4.
KONCEPTI PËR LIRINË individuale e publike,si të tillë, është dëshmuar edhe me vepra. Orlando Paterson, një dijetar amerikan, në librin e tij filozofik, të përkthyer edhe shqip me titullin “Liria në formimin e kulturës perëndimore”, thotë se liria ka formuar modelin kulturor të Perëndimit, ka qenë vlera thelbësore e kulturës perëndimore gjatë gjithë historisë së saj; ndërsa fjala liri te popujt e vendeve joperëndimore nuk ekziston, ato vende e popuj nuk kanë ndonjë fjalë a term të barasvlershëm që do ta shprehte konceptin për lirinë. Dhe nënvizohet: Liria qëndron e pasfiduar si vlera më madhore e botës perëndimore; liria lindi nga përvoja e skllavërisë, nga vizioni i përbashkët për lirinë.

5.
Nëse identitetin e evropian e përbëjnë tri shtylla: bota antike greko-romake, krishterimi dhe Epoka Moderne që nisi nga Renesanca e këndej; atëherë edhe ndërtimi i vizionit e konceptit për lirinë qëndron mu në thelbin e në qenësinë e këtyre shtyllave (“Aty ku është shpirti i Zotit, aty është LIRIA”, thotë një verset biblik).
Gjatë gjysmës së parë të shek. XX Evropa Perëndimore quhej botë e lirë, kurse ajo e Lindjes quhej botë-jo-e-lirë. Edhe shqiptarët, që nga kohët e mugëta ilirike, kanë qenë pjesë e universit evropian. Prandaj, edhe fjalori i modelit tonë kulturor, qoftë për konceptet e fjalëve liri dhe luftë, qoftë për nocionin estetik të fjalës këngë, burojnë dhe mbështeten nga modeli kulturor evropian. Përfundimisht, edhe Kosova tashmë ka hyrë në hapësirën e botës së lirë.
Në Botën perpëndimore kudo haptas e lirshëm predikohen Ungjilli, Kurani, e librat e besimeve tjera, se në thelb të Botës Moderne, është LIRIA E BESIMIT dhe liritë tjera…deri aty ku nuk preket liria e tjetrit…

6.
Përçartjet aziatike, me të cilat po kërkohet që t’i mvishet identitetit shqiptar, nuk janë kontribut për civilizim evropian… as për identitet evropian të shqiptarëve…
Asnjë e mirë shqiptarëve nuk u ka ardhur nga Lindja ruso-aziatike-otomane. Dhe kurrë Lindja nuk ka ndërhyrë për ta çliruar kombin shqiptar.
Një Evropë e krishterë perëndimore, dhe një Amerikë e krishterë, e bombardoi Serbinë e krishterë, për ta shpëtuar një Kosovë çfarë është… Dhe sigurisht, këtë e ka bërë në emër të humanizmit dhe lirisë, e jo në bazë të ligjeve të sheriatit…
Pa ndërhyrjen e Evropës perëndimore e SHBA-ve, nuk do të krijiohej as Shqipëria më 1912 e as Kosova më 1999…
Merr e zgjidh!

7.
Kur një kombi (a shteti) i mungon vetëdija (koncepti) për LIRINË, atëherë ajo përdhoset në të gjitha përmasat e saj: në fushën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Më kot hartohen kushtetuta moderne për këto liri, nëse ajo nuk bëhet pjesë e kësaj ndërgjegjeje.

Gjinishi: Në Tiranë po shpërndahen trakte, “Të vriten ata që nuk besojnë”

$
0
0

Pas sulmeve terroriste në Bruksel në mediat shqiptarë janë rikthyer në mënyrë intensive diskutimet mbi rrezikun që i kanoset vendit tonë nga radikalët islamikë.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “Ora News”, ish-nënkryetari i Konunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi, ka thënë se, në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstrmistët.

Sipas tij, në këto trakte shkruhet se duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë.

Më e keqja akoma është që traktet propagandistike po shpërndahen rëndomë nëpër shtëpi të kryeqytetit, jo thjesht në vende të caktuara ku mblidhet zakonisht elementët me prirje radikale.

Nuk dihet se në çfarë përmasash është ky fenomen, por nëse është e vërtetë duhet që autoritetet shtetërore të jenë vigjilente.

Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit, prej nga kanë shkuar shumë xhihadistë të luftojnë për ISIS në Siri.

 

Rama “ngatërron” e-mail: Përgjigja që merr po thyen rrjetin!

$
0
0

I dashur Edi,

E shoh qe te kam lene dy dite duke pritur para kompjuterit me zemer ne dore. Me fal, po s’ka internet ne shtepi vellai. As Iphone. Mezi gjej leket per internet kafe..

Gjithsesi e lexova emailin dhe kam pershtypjen se e ke nisur emailin ne adresen e gabuar. Une jam Mateoja qe eshte nxenes i mire, ai qe i ka notat e mira. Eshte Mateoja tjeter ai qe te duhet ty. Ai qe zihet dhe perfundon ne komisariat 2 here ne jave, cdo jave. Ai mund t’i coje reformat perpara bashke me ty.

Une s’te duhem per asgje. Jam thjesht nje nxenes i mire, qe marr ca nota te mira dhe qe ne fund do te perfundoj kamarier me diplome.

S’bej dot reforma une ashtu sic i do ti. Se ti per reformat te duhet nje si Ilir Beqaj apo Arben Ahmetaj, dmth duhet nje cun i shkathet.

Po edhe deputet nuk behem dot se s’kam cilesite e duhura, e ke parasysh? Une Italine, Hollanden, Belgjiken i njoh vetem ne harte. Dhe “miellin” e di akoma se eshte produkt ushqimor. Une edhe nje here qe isha aplikant i vetem tek Zyra e Punes per duartrokites kongresi, me thane qe kisha dale i dyti. Se s’kisha eksperiencat e duhura, s’kisha qene asnjehere ne fushate.

Keshtu qe me ler mua dhe merr ate Mateon tjeter. Se ai e di mire ku bie Italia, Hollanda, Belgjika. Di ca eshte mielli, ca eshte bari, si zberthehet “vegla”, si vidhet nje banke, si i shpetohet shtetit qe mos te kapi kur vjedh. Ai eshte tamam cun i shkathet. Ben fiks per ate pune qe te duhen ty…per reformat e gjenerates tjeter.

Une do te mbaroj shkollen dhe, shpresoj ishalla deri atehere t’ju jete rritur cik rroga kamariereve, dhe do te filloj kamarier. Po s’iu eshte rritur rroga kamariereve, do ta provoj njehere ne call center. Po s’doli gje as aty, me keto cilesi qe kam une dhe me 10-at qe kam ne diplome, i bie qe te mbetem pa pune. Keshtu qe do te provoj nje here fatin ne Gjermani. Se aty kam dhe babain dhe vellain e madh. Se qe ta dish ti, ne na ndjek budallalliku si familje. Dhe ata kane qene budallenj si puna ime, lexuan gjithe jeten, moren 10-a ne shkolle dhe ne fund perfunduan ne kamp refugjatesh ne Gjermani. Edhe une do t’i ndjek pas.

Keshtu, keshtu Edo. Po te duhet adresa e atij Mateos tjeter, me thuaj te ta nis. Ai nuk te vonon shume me pergjigjet se ka Iphone 7S. Pergjigjet menjehere.

Me shkruaj po te duhet.

Te fala

Mateo

 

Aktiviteti i Bajram Currit në muajit e fundit të jetës

$
0
0

Nga e majta Bajram Curi, Beqir Valteri

Nga Gjon Neçaj

 

( Në 91 vjetorin e rënies )

Në fund të dhjetorit të vitit 1924,Bajram Curri ,pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Europë,duke takuar kancelaritë për çështjen e Shqipërisë,arrin në Krasniqe të Tropojës dhe strehohet në Bujan në shtëpinë e bajraktarit të Krasniqes,Sali Mani.Aty organizojnë takime nën drejtimin e Currit për t’i riorganizuar forcat për të bërë ballë ndonjë kryengritjeje të armatosur. Në këto takime përfaqësuesit nga fisi i Gashit dhe i Bytyçit ishin të paktë,duke arsyetuar se” kufiri i tokës së pashkelur ishte pjesa perëndimore e Valbonës” dhe me 3 shkurt 1925 lidhin besën për të qënë deri në fund me Bajram Currin,për të mbrojtur Tropojën dhe mbarë trojet shqiptare. E ndërkohë më 8 shkurt fillon mësymja dhe qëndresa heroike,duke çliruar krejtësisht Gashin.Nënprefekti me suitën e tij, ikin drejt Jugosllavisë .Forcat kryengritëse në mbrojtje të vendit,pasi i drejtohen prefekturës,ndeshen në forcat e Ceno Beg Kryeziut,i cili kishte marrë masat e fortifikimit dhe i detyron malësorët të kthehen pas një përpjekjeje të pasuksesshme. Kushtet e një krengritjeje të re ishin mjaft të vështira .Më 10 shkurt,forcat e xhandarmarisë të organizuar ushtri e rregullt,nga qafa e Luzhës,nga ku Tropoja dukej si në pëllëmbë të dorës,filluan luftimet në rrafshin e malësisë.Një ditë më vonë,Ceno Beg Kryeziu,kishte nënshtruar krahinën e Tropojës, e mbi 10 mijë forca ushtarake mercenare të Ceno Beg Kryeziut vazhdonin shtypjen dhe terrorin në Malësinë e Gjakovës. Në bashkëpunim me Pashiqin,u shkatërruar Malësia si bazë dhe strehë e çetave të Kosovës që luftonin për të drejtat dhe lirinë kombëtare. Duke vëzhguar aktivitetin e Bajram Currit ,si dhe influencën në Malësi dhe në Kosovë,kërkohej nga Tirana zyrtare me çdo kusht vendndodhja e tij,kundrejt shumës prej 10 mijë franga ari që Ahmet Zogu kishte vënë në dispozicion për ata që e informonin vendin dhe gjendjen e Plakut të Maleve Bajram Curri. Në ditët e fundit të marsit 1925,u arrit zbulimi i vendit ku jetonin trimat .Paraja duket se kishte bërë punën e saj.Për vrasjen e Bajram Currit,përveç Ahmet Zogut e Ceno Beg Kryeziut,ishte i intersuar edhe Pashiqi i Jugosllavisë.Ai kishte vënë në dispozicion gjysëm milionë dinarë si shpërblim të kësaj “vepre”,pasi me eliminimin e Bajram Currrit,eliminohej ideja kryesore e udhëheqjes së luftës për një Shqipëri etnike,të cilën e kishte mohuar Konferenca e Ambasadorëve në Londër qush në vitin 1913 për të kënaqur shovinizmin serbo-sllav. Më 29 mars forcat rebele rrethojnë shpellën e Dragobisë ku kishte disa ditë që strehohej Plaku i Maleve me shoqëruesit e tij.Të rrethuarit vendosin të qëndrojnë deri në fund në shpellë.”Vetëm të dimë me ba detyrën tone të fundit që na takon , e për tjerët mos kujtoni e mos kini dert”,u thotë Bajram Curri njerëzve të tij që i qëndronin pranë. Ndërkohë u bë plani që baca me Mehmet Veselin e Shefqet Dragën të tërhiqeshin nga e djathta drejt grykës së Valbonës,ndërsa bashkë me luftëtarët të fillonin pushkën prej thepave sipër dhe nëse do të kishin mundësi të takoheshin mbas betejës te “shpella e të Verbëtit”. Përkrahësit e Bajram Currit ,të cilët qëndruan pranë tij deri në fundin e jetës,Sali Mani,Ali Nimani e të tjerë,luftuan deri në fishekun e fundit.Rruga që ishte caktuar nga do të kalonte Bajram Curri vetë i tretë,ishte e pozicionuar nga xhandarmaria,siç mund të mendohet se ishin spiunuar, e ndër kohë i propozuan që të dorëzohej,por nuk pranoi asnjë marrëveshje. E siç është pohuar tash 91 vjet,Plaku I Maleve me plumbin e fundit të revoles së tij,ia shtiu vetes,kurse përkrahësit e tij u kapën me armët e dala jashtë përdorimi. Pra edhe pushka e fundit e revolucionit u dëgjua në malet e Malësisë së Gjakovës. E poeti do thurte menjëherë elegjinë për mikun e tij:” Atje nisi,atje mbaroi,/ Atje krisi,atje pushoi.” Lajmi per vrasjen e Bacë Bajramit u perhap me shpejtësi në dy linja të kundërta, e para çonte hidhërimin shpi për shpi në Malësi,vaujtjen dhe mjerimin tek masat e vegjëlisë dhe e dyta ,gëzimin e egoizmit për lirinë e popullit dhe Atdheut nga qeveria e Zogut dhe Kryezezët e Gjakovës. Koço Kota,kryeministri dhe ministri i Brendshëm çonte telegramin e urimit prefektit të Kosovës në Lumë,ku shkruhej : “ Në emën të qeverisë shqiptare ju falënderoj dhe ju përgëzoj për veprën patriotike që keni krye,tue e zhdukë nga faqja e dheut njeriun e shpellave që kërcënonte qetësinë e Shqipërisë.” 91 vjet një pyetje pa përgjigje : U vra apo u vetëvra te shpella e Dragobisë më 29 mars 1925 Bajram Curri ?

 

 


Shërbimet Inteligjente: Terroristët e Brukselit përdorën karta telefonike shqiptare!

$
0
0

Shqiptarët duket se janë të përfshirë në çdo ngjarje të rëndë që ndodh nëpër botë. Hetimet e zbuluara së fundi i fusin shqiptarët në një qorrsokak të vështirë e të tmerrshëm, atë të terrorizmit. Një raport konfidencial i policisë franceze dhe shërbimeve sekrete ka zbuluar se në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ka një numër të kampeve terroriste me intensitet të ulët, aty rekrutohen njerëz dhe bëhen pjesëtarë të ISIS.

Edhe kamikazët e fundit në Paris dhe Belgjikë thuhet se kanë pasur qasje me këto kampe në Shqipëri, Kroaci e Bullgari. Po ashtu, sipas këtij raporti, Abdeslam Ibrahim dhe terroristë të tjerë kishin karta telefoni sim të Shqipërisë e Kroacisë.
Në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona “Samsung”, dhe në njërin nga ta kishte kartë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë, shkruan Klan Kosova.
Ku dhe si janë blerë kartat e telefonit, kjo nuk është bërë e njohur ende. Po ashtu nuk dihet nëse terroristët ishin vetëm kalimtarë në këto shtete, kur i kanë blerë kartat.
Po ashtu raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me “Samsung” dhe “Google”. Nga dokumentet po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulacen, një i afërm i njërit prej terroristëve të cilët vdiqën gjatë sulmit në Saint¬Denis afër Parisit, disa herë ka folur me një numër telefoni celular në Kroaci.

Një shpresë e madhe për Shqipërinë tonë!

$
0
0

“Vendi i shqiponjave” në sytë e të huajve. Nga lejlekët fushave gjatë rrugës, tipat e fshatarëve, fushat e mbjella, rrugët me gurë të thyer, xhandarët që ecnin paqësisht rrugës në Tiranë… : Po ju zbuloj një sekret të tmerrshëm. Uliksi është shqiptar. Po kështu Penelopa dhe pretendentët e saj e me radhë, si dhe rritësi i derrave Eumé. Ata ishin të gjithë ilirianë, d.m.th. shqiptarë. Itaka është një ishull i Ilirisë: ata përdornin deri vonë barka homerike për të shkuar atje, kërkonin kaproj, merrnin misër, fiq dhe femra që i mbartnin në ije për t’i sjellë në brigjet kontinentale…”

LUAN RAMA

Valery Larbaud, (Valeri Larbo), një nga emrat e shënuar të letërsisë dhe kritikës franceze të viteve ‘20-‘30 të shekullit XX, si dhe një nga përkthyesit më në zë të letërsisë anglosaksone, veçanërisht të James Joyce, (Uliksi), apo Faulkner, nuk do ta kishte pikëtakuar Shqipërinë nëse miku i tij i adoleshencës dhe i rinisë, Marcel Ray, nuk do të ishte caktuar për të përfaqësuar Francën në Legatën Franceze në Tiranë, në vitet 1934-1935. Në traditën diplomatike franceze, shpesh ishin shkrimtarë dhe njerëz të letrave që dërgoheshin si misionarë në vende të ndryshme të botës: të tillë kishin qenë nga Lamartine apo Stendhal, duke vazhduar më pas me Paul Claudel, Paul Morand, nobelistin e mëvonshëm Saint-John Perse, (Alexis Leger), apo Roman Gary etj.

Marcel Ray kishte qenë gazetar i Figaro-së e më pas drejtues i gazetës Le Petit Journal dhe i Europe Nouvelle, duke u bërë i njohur dhe nëpërmjet kritikës së tij letrare. Më vonë, pasi u angazhua në Quai d’Orsay, ai u dërgua në disa misione diplomatike gjersa zbarkoi në Shqipëri, ku siç i shkruante Larbaud-së, “Tirana është e rëndësishme nga ana diplomatike”. Dhe padyshim, në atë kohë, Shqipëria kishte një rëndësi gjeopolitike, pasi Ballkani ishte i shpërbërë dhe me shumë probleme nacionaliste, hegjemoniste, minoritetesh, pleksjesh popujsh gjatë historisë, si të thuash ishte një “imbroglio” tepër e vështirë për t’u zgjidhur dhe një minë e përgjumur në Ballkan. Pra, ishte çështja e vjetër ballkanike, e pazgjidhshmja, eksplozivja, e paparashikueshmja!…

Poliglot dhe dikur profesor i gjermanishtes, Marcel Ray jetonte në Tiranë me librat e Baudelaire dhe Rimbaud, studionte Horacin, shkruante kritikë dhe në korrespondencën e tij me Larbaud, e botuar prej kohësh nga “Gallimard” në dy volume, i shkruante mikut të tij dhe për Shqipërinë. Madje guxonte të shkruante dhe gjëra që ministrin grek në Tiranë, po t’i lexonte ato letra, do ta detyronin të bënte një protestë diplomatike kundër përfaqësuesit francez. “Po ju zbuloj një sekret të tmerrshëm, – i shkruante Ray, më 15 shkurt 1935. – Uliksi është shqiptar. Po kështu Penelopa dhe pretendentët e saj e me radhë, si dhe rritësi i derrave Eumé. Ata ishin të gjithë ilirianë, d.m.th. shqiptarë. Itaka është një ishull i Ilirisë: ata përdornin deri vonë barka homerike për të shkuar atje, kërkonin kaproj, merrnin misër, fiq dhe femra që i mbartnin në ije për t’i sjellë në brigjet kontinentale që më vonë do të quheshin Santi Quaranta, (Saranda), Vlora, Durrësi (më ndje për sa i përket misrit pasi “gran turco” më duket se është importuar në fakt nga Anadolli, që nga koha e Kryqëzatave)… Po të ishte gjallë Victor Berard, të cilin e pashë duke dhënë shpirt në Cavalaire, do t’i jepja dyshimin më të tmerrshëm, d.m.th. që shumë prijës të Luftës së Trojës ishin shqiptarë po aq sa dhe Uliksi. Tregimet homerike tregojnë në fakt zakone shumë të afërta që unë kam fatin t’i vëzhgoj, dhe duhet të kujtoheni i dashur se në kohë e Turqisë, përgjegjësitë e mëdha të Perandorisë ishin në duart e shqiptarëve, të cilët u vendosën në të gjithë Orientin mesdhetar për të qeverisur dhe fituar, ashtu si baskët në Amerikën Latine, apo skocezët në rrjetin e anijeve me avull… Ti e kupton se në këto brigje ke dëshirë të ëndërrosh. Letrës po i bashkëngjit stemën e “Maison Royal”, (Oborri Mbretnuër), me imazhin e përkrenares së Skënderbeut me një kokë sorkadheje, apo dhie e egër besoj. Këtë pamje do ta vë në veturë kur të vish në kështjellën e Krujës, ku lindi mbrojtësi i kësaj përkrenareje. Faqe interesante mbi Krujën dhe Shqipërinë do të gjesh në një roman të Wells, The Research Magnificent, e vitit 1915…”

Në ditët e para të qershorit, të vitit 1935, pas një udhëtimi në brigjet e Italisë, nga Brindisi, Valery Larbaud zbarkoi në Durrës, ku u prit nga miku i tij, ministri Ray, në rolin e ambasadorit. Vite më parë kishte zbarkuar këtu Joseph Roth, gazetari i Algemaine Zeitung dhe vështrimi i tij për shqiptarët ishte disi i hidhët. Vallë do të ishte kështu dhe imazhi i tij për këtë vend? Larbaud ishte një udhëtar i njohur e me sqimë. Në sajë të trashëgimisë së të atit, i cili kishte qenë pronar i ujërave të pasura të Vichy-së, paratë nuk i mungonin që të njihte botën. Po kështu njihte dhe gjuhë të shumta. Ai i kishte parë brigjet shqiptare të jugut, ato të Sarandës gjatë një udhëtimi në vitin 1903, por këtë tokë ai nuk e kishte shkelur. Kurioziteti kishte qenë i madh dhe në letrat e tij dërguar mikut të vet gjatë viteve 1934-1935, ai i shkruante me dashuri për “Shqipërinë e dashur”. “Ky vend, që nga rilindja e tij më është bërë një vend simpatik. I dua të mirën. Do të doja të isha një Barnabooth për t’i sjellë këtij vendi çdo gjë kulturore, materiale, intelektualë. Është një Europë e sapozbuluar, siç është dhe Australia e zbuluar vonë nga ne”.

Larbaud mund ta kishte pikëtakuar ndoshta në Tiranë fotografin e ri francez, Willy Ronis, që më vonë do të bëhej një nga yjet e fotografisë botërore. Mund të kishte kryqëzuar dhe gazetarin Roger Vailland, të cilin Shqipëria do ta frymëzonte të shkruante një roman. Larbaud ishte nga ata shkrimtarë-udhëtarë që mbanin shënime në ditarët e tyre të udhëtimit, shënime që u botuan nën titullin italisht ”La Settimana Albanese”. Syrit të tij nuk do t’i shpëtonte asgjë, as lejlekët që pa fushave gjatë rrugës drejt Tiranës, tipat e fshatarëve, fushat e mbjella, rruga me gurë të thyer, madje dhe detaje që sot të bëjnë të qeshësh, siç ishte dhe pamja e dy xhandarëve që kishte parë të ecnin paqësisht rrugës në Tiranë, duke u mbajtur të kapur me njëri-tjetrin gishtat e vegjël të duarve në shenjë miqësie, që në Perëndim do të ishte shenjë pederastie, (këtë do ta trashëgonin burrat shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, me krahun futur njëri-tjetrit, ndryshe nga rusët që parapëlqenin të putheshin në buzë, për të treguar miqësinë e fortë). Më 27 qershor, pasi zbriti në Durrës, makina do ta çojë në Tiranë, ku pamjet e para janë ato të hyrjes në qytet, me një hangar të aviacionit “të kamufluar si një anije lufte”.

Tirana, me aromën e një “bruneje të bukur”…

Është interesant mënyra sesi e ka parë dhe si e ka përshkruar Tiranën ky poet, shkrimtar, kritik e përkthyes shumë i njohur. “Lagjet e shpërndara e larg njëra-tjetrës, – shkruan ai, – e bëjnë Tiranën një qytet tepër të shtrirë për një popullsi të vogël që ka. Që lart nga Rruga e Elbasanit, Tirana duket si një qytet shumë i madh, i zhytur në gjelbërim. Kjo më kujton qytete si Leamington dhe Aix-les-Bains. Por duke depërtuar në të, ne zbulojmë se është njëherësh një qytet i vjetër, por dhe europian, siç janë zakonisht qytetet termale… Legata më e bukur është ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duket sikur e kanë sjellë ashtu të gatshme nga një ekspozitë e arteve dekorative, por kopshti me pemët që zgjaten, e fiksojnë në atë peizazh, çka duket tashmë e sigurt se nuk do ta lëvizin më”.

Që të nesërmen e mbërritjes në Tiranë dhe sistemimit në një nga apartamentet e ambasadës, që gjendej në “Bulevardin Musolini”, ai vizitoi dy xhamitë e vjetra të qendrës së qytetit, pazarin e sigurisht kafenetë ku luhej bixhoz, apo “Kursalin” e famshëm që sot nuk ekziston më. Afresket dekorative dhe motivet floreale të xhamive i jepnin një ndjesi të këndshme, ndryshe nga blloku prej betoni i “ministrive” të sapondërtuara nga një sipërmarrës italian, ku jo larg ai pikasi një kazino ushtarake dhe një kafene italiane “con giardino”. “… Pranë Xhamisë së Vjetër thirra një karrocë për të shkuar në Postë. Karrocieri i ri, një djalosh i bukur me pantallonat e fryra dhe me një rrip të kuq që e bënte trupin e tij elegant, i cili mbante një qeleshe të bardhë në kokë, nuk dinte veçse një fjalë në frëngjisht: “sigurisht”, që për të do të thoshte “po” dhe ai bënte sikur e kuptonte italishten time. Fjalën “posta” ai e kuptoi, por pasi ndalova në një kafene, në një kopsht midis rrugës “Nëna Mbretëreshë” dhe Bulevardit Musolini, kur doja t’i thosha se doja të shkoja në Legatë, ai nuk guxoi më të thoshte “sigurisht”. Por pranë tij, ai kishte një çunak 13-14-vjeçar, i cili dukej që kuptonte italisht dhe ai më shërbeu me një sjellje të matur dhe respektuese, si sjellja e një interpreti”. Si të ishte një Proust, atij i bëri përshtypje aroma që nderej nëpër qytet, një përzierje lulesh, qiparisësh e bari. “Një aromë që nuk është si ajo e Korfuzit, por e ngjashme, shpërndahet nëpër gjithë Tiranën”… Madje, në fund të udhëtimit të tij, ai i jep Tiranës një lloj sensualiteti, e habitshme për atë epokë, por me sa duket e vërtetë në një farë mase. “Është një aromë karakteristike e Shqipërisë, të paktën në verë, por njerëzit që banojnë aty janë mësuar dhe prandaj nuk e ndiejnë. Mund të thuhet: aroma e një bruneje të re e të bukur që del nga një banjë shumë e nxehtë…”.

Por le t’i kthehemi “javës së tij shqiptare”, “la settimana albanese”. “… Në këtë lëvizje kaleidoskopike në rrethinat e pazarit, ne shkuam në “Tennis Club”, një vend takimi i diplomatëve, oficerëve e instruktorëve. Lojtarët e “brixh”-it ishin në kafazin e tyre me grila. Ne ishim 6-7 persona, ulur në kolltukët përballë dy fushave tenisi; Micura, zonjusha shqiptare, profesoreshë në Liceun e Vajzave të Tiranës, erdhi ndërkohë pranë nesh. Ajo na thotë gjëra interesante për zonën e Shkodrës dhe të Pukës, duke na përkthyer gjithashtu programin e filmave në kinematë e qytetit. Kështu, ne mësuam për një trupë teatrale amatorësh të qytetit, e cila vinte në skenë drama në shqip, veçanërisht komedi me siparë që ngriheshin në skenë”. Në Tiranë, Larbaud u habit me modernitetin e ri të grave shqiptare, kur pikëtakoi dhe zonjën Vrioni: “Për t’u shënuar është vizita këtë mëngjes në Legatë e zonjës Vrioni. Gjithë studimet ajo i ka bërë në Paris dhe ka jetuar në Romë. Që nga martesa e saj, prej pesë vjetësh ajo jeton në një pallat-kështjellë, një ndërtesë orientale e Beratit, dhe me vajzën e saj çdo verë shkon në plazhin e Durrësit. Flet një frëngjishte korrekte, vishet mirë dhe dëshiron të rishohë Parisin dhe Romën. Sapo doli nga permanenti, ku kishte kaluar nja katër orë. Nuk pranoi ftesën e Marcel-it, i cili iu lut të qëndronte për drekë në Legatë. Kishte lënë një takim me një mike dhe në mbrëmje duhej të kthehej në Durrës. Vrionasit janë një nga familjet më të vjetra e të shquara shqiptare, e barabartë në fisnikëri e fuqi, si dhe ajo e mbretit…”

Një tjetër ndalesë rrugëve të Tiranës: kësaj radhe në librarinë “Argus”, “më e madhja e dy librarive që janë në Tiranë, (tjetra është gazetë-librari, pak a shumë e rëndësishme). Libra në frëngjisht, italisht, shqip, disa revista e gazeta gjermane”… Marcel-i më tregon një tjetër librari: atë të Lumo Skëndos, e ish-diplomatit shqiptar, i cili më pas u bë librar. Disa botues të Parisit shtypin fleta reklame me emrin e tij… Pimë një birrë japoneze, çka duket se i bën konkurrencë serioze birrës së Korçës. Në hyrje të “Rrugës Mbretnore”, Larbaud dhe ministri francez që e shoqëron si guidë nëpër qytet, morën një karrocë për të shkuar në “Club de Tennis”, duke kryqëzuar rrugës fëmijët e shkollave me uniforma, këta “piccoli albanesi” siç i quan ai, “të veshur e të disiplinuar si “piccole italiane”. Në “Club Tennis” mblidhen përgjithësisht diplomatët dhe gratë e tyre, duke krijuar një atmosferë dialogësh nga më të çuditshmet, pasi atje kryqëzohen frëngjishtja, italishtja, idioma shqipe, anglishtja apo gjermanishtja, por siç pikas Larbaud, “frëngjishtja dhe italishtja janë gjuhët më të përdorura”. “Ishte gjithashtu dhe një vajzë e re, një mësuese e liceut të vajzave të Tiranës, e cila kishte studiuar në Vjenë. E kush mund ta pandehte shqiptare? Ajo ruante diçka nga universitetet gjermane. Në fillim e kujtova si një franceze, pasi fliste një frëngjishte idiomatike dhe se italishtja e saj kishte një lloj theksi të lehtë, të papërcaktueshëm…”.

Ishte zonjusha Micura. Vallë cila të ketë qenë kjo vajzë moderne, që si dhe shumë vajza të tjera të asaj kohe studionin në Itali, Francë, Austri… “Para se të shkojmë me makina në “Tennis Club”, ne vizituam Muze-Bibliotekën e qytetit. Muzeu përbëhet nga disa skulptura greke, romane, bizantine, që vijnë nga gërmimet e Durrësit dhe të Apolonisë. Një basoreliev paraqet një personazh që disa arkeologë e konsiderojnë si Herkuli që po mbyt Python-in. Marcel mendon se mund të jetë një Priape. Ka një shqiponjë të mrekullueshme bizantine, e njëjtë me atë të koleksionit e Bude, që është adoptuar në koleksionin e teksteve greko-bizantine. Është e një madhështie dhe perfeksioni që e ngrenë atë mbi çdo lloj epoke. Kati i parë përbën një sallë ku duken armë, midis të cilave një kaskë e Skënderbeut dhe shpatat e tij, ose shpata të epokës së tij, në një vitrinë janë coha dhe kukulla me kostume kombëtare të krahinave të ndryshme. Biblioteka ka dy salla që zbukurohen nga librat e vendosur. Në njërën janë librat shqiptarë apo ata që i referohen Shqipërisë. Hobhouse është atje, i lidhur në një volum të vetëm. Po kështu dhe fotografia e librit më të vjetër shqiptar të njohur deri më sot, një Meshar, origjinali i të cilit është në Vatikan. Bibliotekari më tregoi gjithashtu dhe një botim të vitit 1632, përkthimin post-mortum të Chalcondyle nga Blaise de Vigenère, (një lidhje midis Shqipërisë dhe Bourbonnais, midis Tiranës dhe Saint-Pourçain-sur-Sioule. Salla tjetër ka librat që u jepen lexuesve, libra letrarë, shkencorë, pedagogjikë, manuale shkollore. Shumica, në mos të gjitha, janë libra të dhuruar. Librat më të mirë janë të dhuruar nga Gjermania, një seri e klasikëve gjermanë në një botim modern, mjaft praktik dhe të lidhur. Po kështu disa botime italiane, franceze, angleze, dhe në gjuhën greko-moderne. Të paktë janë libra në gjuhën latine. Ka një numër të madh lexuesish, duke pasur parasysh sallat e vogla. Nga dritarja e pasme e bibliotekës duket mjaft mirë rrethimi dhe ndërtesat e Pallatit Mbretëror, godina më të mëdha e me hapësirë, por më pak piktoreske dhe pjesa tjetër më pak e vjetër sesa ishte Pallati Princor i Cetinjës né vitet 1903-1904… Bisedova gjatë me bibliotekarin, zotin S. Kolea, i cili më lejoi të vështroja nga afër librin e Chalcondyle të Blaise de Vigenère (1632), për të cilin mendoj të dërgoj një shënim të shkurtër në Shoqërinë e Emulacionit të Bourdonnais. Zoti Kolea më ftoi të merrnim një kafe turke që ishte shumë e mirë, madje më e mirë se ajo e Korfuzit. Por kuptova se kisha harruar dhe një sallë tjetër të bibliotekës, atë ku ai më priti dhe që ka plot fjalorë, enciklopedi dhe vepra referencash. Ai mendon se enciklopeditë janë librat më të nevojshme për bibliotekat e vogla dhe këto lloj librash do të dëshironte më shumë që qeveritë e huaja t’ia dhuronin Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Revista e vetme franceze që çmohet këtu është Revista e Dy Botëve, (Revue des Deux Mondes).

Ardhmëria shqiptare

Valery Larbaud dhe Marcel Ray e kishin lexuar me ëndje e simpati Këngën e Child Harold të lord Bajronit. Ishte një referencë e fuqishme, siç kishte qenë që në kohën e vet Bajronit për të gjithë ata që ndërmerrnin udhët drejt Shqipërisë dhe Epirit, në jug të saj. “Bashkë me Marcel-in, ne diskutuam rreth itinerarit të Bajronit në Shqipëri, sipas shënimeve të Këngës II të Child Harold dhe sipas hartës së re zyrtare të rrugëve të Shqipërisë që ne kishim në duar. Duket se Tepelena është pika e fundit e udhëtimit të tij në veri, megjithëse ai ka përshkuar shumë rrugë e shtigje që janë në jug të Tepelenës, si dhe gjithë zona e jugut, e cila është e banuar nga shumica shqiptare. Pas këtyre shënimeve, duke lexuar, Stanzas du Canto II, tingëllojnë në mënyrë shumë pompoze, por klasicizmi i tepruar, pasioni e habitë, ky klasicizëm që ishte Romantizmi, ka një karakter të madh profetik dhe një “avenir që shihet në brymën e viteve” që i përshtatet këtij vendi që ne shohim këtu. Në të gjitha qytetet shqiptare, veçanërisht tek irredentistët në Greqi e Jugosllavi, duhej të kishte rrugë të emërtuara si “Rruga Bajron” dhe “Rruga Hobhouse”. Meritat e Bajronit dhe të Hobhouse janë të mëdha: nuk mjaftonte vetëm të kishe para për të udhëtuar. Duhej një lloj kuraje morale e fizike dhe sy artisti. Nga ky udhëtim, për të pasur një ide të qartë për Shqipërinë e ardhme në Europë, duhej të ishe një Bajron dhe “fino a certo punto” si Hobhouse. Lavdia që kanë dy diplomatët francezë, “Rruga d’Estournelles de Constant” dhe “Rruga Godart”, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Shqipërisë në rregullimet që u bënë në vitin 1920, vjen nga Bajroni e Hobhouse… Fakti që dy nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë shqiptarë, (çka përbën lulen e bukur të aristokracisë, pra artet), janë që të dy françeskanë, të jep siguri për të ardhmen. Kjo i jep një përparësi Romës. Megjithatë, kjo mund të shkaktojë një emulacion pozitiv te kleri mysliman. Por është gjithashtu dhe uniteti i gjuhës. Nuk arrij ta përcaktoj, (madje as Marcel Ray), se deri ku gegërishtja ndryshon nga toskërishtja. Duket se gazetat në Tiranë, si Besa, lexohen e kuptohen në të gjithë vendin. Ortografi i gjuhës së njësuar duket se është fiksuar dhe kjo është logjike, pasi është e lehtë për të mësuar dhe për ta përdorur. Drejtuesi i Bibliotekës Kombëtare S. Kolea, u ka thënë shumë njerëzve se ka një Leksik të madh shqiptar prej 40.000 fjalësh. Lidhja e fortë që kanë shqiptarët me gjuhën e tyre, (edhe pse kjo na e komplikon punën me karrocierët në Tiranë), është një shenjë e mirë… Për momentin, politika shqiptare qëndron në kërkimin e parave për të zhvilluar vendin. Ata luajnë duke kundërvënë Italinë kundër Jugosllavisë dhe e kundërta, sipas rrethanave. Dhe këtë mund ta bëjnë. Mbreti që mban gjithçka në dorë si një diktator, e praktikon këtë lloj loje duke bërë kujdes në lëshimin e koncesioneve që kanë të bëjnë në fakt me pavarësinë e Shqipërisë… Disa ministra shqiptarë janë të korruptuar, pro-jugosllavë apo pro-italianë, dhe personalisht të interesuar për veten e tyre në kurriz të Shqipërisë. Kohët e fundit ishte një skandal me duhanin. Ishte vetë ministri që e bënte kontrabandën. Çështjen e mbyllën, por ministrin e hoqën. Përdorimi i bakshishit turk nuk është diçka që i përket vetëm të kaluarës. Mbreti ka admirim dhe besim tek Anglia, Franca dhe Gjermania. Duhet shënuar se ai e përjashton në këtë kuadër Italinë, duke e parë atë si një fqinj dhe pushtues të afërm. Por admirimi i tij u kushtohet në veçanti mjeteve teknike, zhvillimit të shkencave të aplikuara… Por për Artet, përfshi dhe letërsinë, as që bëhet fjalë… Toleranca fetare, ku Islami dhe Kristianizmi këtu nuk janë armiqësuar dhe shkojnë mirë mes tyre, më shtyn të hyj në meshën e Kishës Ortodokse. Mjaftonte të bëja kryqin. Dhe unë i bëj pyetje vetes se nëse skizmës do t’i jepej fundi, me siguri do të dëgjoja me të njëjtën kënaqësi meshën latine apo greke. Dhe kjo do të ishte një diçka tejet e bukur dhe ndoshta progres në kulturën e kristianizmit, nëse dy gjuhët do mund të përhapeshin në të gjithë botën”.

Në Tiranë, Larbaud njihet dhe me arkeologun francez, Léon Rey, i cili tashmë, siç do të shkruante dhe në ditarin e tij, ishte bërë një nga shërbyesit më në zë të çështjes shqiptare jashtë vendit, veçanërisht në Francë, pra një lloj “ambasadori”. Madje, Rey i kishte folur dhe për projektin e një filmi propagandistik dhe njohës mbi Shqipërinë, për realizimin e të cilit i duhej dhe një financim nga qeveria shqiptare. Por përpjekjet e tij, duket se shkuan kot, pasi ai film nuk do të realizohej kurrë. “Çështja e filmit shqiptar, – shkruan Larbaud, – duket në rrugë jo të mbarë. Jo vetëm që paratë mungojnë, por ka dhe kundërshti rreth tij. Duket se drejtuesit në Tiranë nuk guxojnë ende që t’ia tregojnë botës Shqipërinë. U dashka të pritet që të realizohet “plani pesëvjeçar” i reformave nga mbreti. Megjithatë, mua më duket se mund të tregohen rrugët dhe peizazhet, xhamitë më të bukura, disa kisha ortodokse e katolike, gërmimet arkeologjike dhe rezultatet e tyre, pastaj, në një mënyrë më anekdotike, punët bujqësore, një seri pamjesh, qytetet kryesore, ushtria dhe mbreti, disa festa popullore të zgjedhura mirë e të përgatitura, rreshtat e shkollarëve dhe gjithçka tjetër, pa këmbëngulur mbi procesin e “oksidentalizmit” dhe as mbi anët jo të mira e koloniale që kanë mbetur nga orientalizmi turk. “Ata nuk duan që të shihen në film njerëz të rreckosur”, por këto pamje mund të lihen mënjanë. Një skenë si ajo që pamë, e një fushe me grurë pranë Elbasanit, do të ishte një pamje e bukur dhe do të tregonte “Shqipërinë e punës” nën një dritë të favorshme dhe të vërtetë. “Shqipëria dembele” do të lihej kështu jashtë kuadri, si provizore, e kaluar, e panevojshme. Kjo do të ishte veç një gënjeshtër në kohë, nëse mund ta quanim kështu. Mundet, dhe unë do ta doja me gjithë zemër që për dhjetë vjet, Shqipëria t’i ketë flakur këto lecka dhe që Tirana kaotike, e drobitur dhe gjysmë koloniale, (Bari është ende i tillë e kolonial, në 3-4% të tij), në gjysmë perëndimore, siç do të shkruaj më poshtë, çdo ka do të ishte në një interes retrospektiv për një të ri shqiptar, i cili nuk e ka njohur Shqipërinë e mëparshme, apo që e ka parë në fëmijërinë e vet dhe e ka harruar atë kur kalonte adoleshencën e vet para një realiteti krejt të ndryshëm. Të gjitha rrugët do të jenë të asfaltuara, pa pasur nevojë të shkatërrohen rrugët e vogla e të vjetra; lagjet do të bashkohen me njëra-tjetrën; topografia do të jetë e rregullt, lumi i Lanës do të rregullohet e kanalizohet; pemët do të rriten, avenya “Zog” e bulevardi “Musolini”, gjatë gjithë gjatësisë së tyre, do të kenë buzë tyre shtëpi të mëdha e të mira, vila dhe kopshte të bukura; i riu shqiptar, i kthyer nga studimet jashtë, do të gjejë përsëri në vendin e tij një Muze të Antikiteteve shqiptare që do ta shohë veçse në Tiranë; do të shohë një Bibliotekë Kombëtare, ku mund të lexojë vepra mbi historinë e vendit të tij dhe gjithnjë e më shumë veprat e shkruara çdo vit për Shqipërinë. Letërsia në gjuhën shqipe do të bëhet e njohur në Europë dhe autorët do të përkthehen në gjuhët e mëdha të qytetërimit. Do të ketë një Teatër Mbretëror, një sallë koncertesh, do të flitet për ndërtimin e një Muzeu të Pikturës Shqiptare. Trupi Diplomatik do të formojë, me aristokracinë shqiptare, një shoqëri liberale të hapët, elegante, me interes për veprimtaritë kulturore, ku njerëzit e kësaj shoqërie do të kalojnë lirshëm në rrugë, pa u vunë re, ku do t’i bëjnë vetë pazaret në qytet, ku do të shkojnë në këmbë në bankat e tyre, apo postë, pazar etj. Progreset e bëra gjatë dhjetë, pesëmbëdhjetë, apo më shumë vite të Pavarësisë do lejojnë të shpresohet për një progres të tillë në një periudhë të re dhjetëvjeçare. Nga Londra dhe Parisi, agjencitë turistike do të dërgojnë turistë amerikanë, të cilët do ta gjejnë këtë kënd të kontinentit mjaft piktoresk, të hijshëm, dhe pa barbarizëm. Disa shkrimtarë anglezë, francezë, gjermanë … do të vijnë këtu, që në një vetmi të këndshme të shkruajnë libra që nuk mund t’i shkruajnë në rrëmujën e një qyteti të madh; pra do të jenë fillimet e një rindërtimi e pastrimi të madh, ndërtime dhe pastrimi i plehrave, kërkimet arkeologjike të italianëve, gërmimet e francezëve, Liceu i Korçës, përpjekjet e shumta dhe devocioni i shqiptarëve që kanë studiuar jashtë, përpjekjet e ministrave të ndërgjegjshëm, si dhe përpjekjet e vetë mbretit Zog. Me shembullin e tyre, rol do të luajë dhe trupi diplomatik, pa folur për mjetet që do t’i jepen këtij shteti të ri me rekomandimin e ministrave të Jashtëm të shumë vendeve të mëdha, apo gjysmë të mëdha… Duket se një ditë, Shqipëria do të jetë një vend turistik dhe pushimi, për sezonin dimëror në disa vende si dhe për verën, në disa vende të tjera dhe se një pjesë e burimeve buxhetore të shtetit do të vijnë nga udhëtarët e huaj, ashtu si në Zvicër apo Itali. Meqenëse për perëndimorët udhëtimi do të jetë më i shtrenjtë sesa do të vlente për të shkuar në Zvicër, atëherë këtu do të vijnë njerëz me më shumë para dhe po kështu dhe artistë e njerëz të kultivuar, të cilët do të preferojnë të harxhojnë më shumë dhe të pushojnë mes një vendi më me pak njerëz dhe më pak i organizuar në drejtim të shfrytëzimit turistik… Një ministri e Turizmit me zotin Bonsignor në krye, me fondet e agjencive të udhëtimit do mund të bënte më shumë në këtë drejtim. Dhe atëherë do të ketë një periudhë të gjatë kur do të mundemi që nga Londra, Berlini, Milano, të shkojmë për pushime në Shqipëri, ku të kemi vila pushimi në pranverë, etj…”

Jeta e oborrit dhe e diplomatëve

Nga Tirana, Larbaud kërkoi të njihej me vendet përreth, duke vizituar Petrelën, duke ndërmarrë një udhëtim drejt Elbasanit, për t’u njohur me qytetin e vjetër dhe tepër interesant. Mbrëmjet në Tiranë ishin të këndshme dhe Marcel-i mundohej ta njihte me personazhet e jetës diplomatike, me oborrin mbretëror dhe ministrat e qeverisë, dhe ai befasohej se si tre fëmijët e njërit prej ministrave ishin frankofonë dhe të rinj me dije e njohje europiane. “Audiencë e Marcel Ray-it në Pallatin Mbretëror. Etiketa e do që të jetë me xhaketë, me një kapele të lartë, kravatë të zezë e të bardhë, (meqë oborri është në zi). Mbreti e mbajti një orë e gjysmë. Çështjet kryesore që diskutuan ishin çështja e drejtorit dhe profesorëve të Liceut Francez të Korçës, të funksionarëve shqiptarë dhe rrezikut të shkurtimit të fondeve, si dhe ajo e mundësive që gjetjet e Apolonisë të bashkohen në një muze të vetëm arkeologjik në Vlorë. Mbreti u tregua plot dëshirë dhe madje donte të përqendronte në Tiranë të gjitha gjetjet arkeologjike: Apolonia, Butrinti, (të zbuluar prej italianëve, ku deri tani kanë gjetur vepra arti shumë të bukura), si dhe ato të Durrësit, nëse do mund të ndërmerreshin gërmime, (Zoti Léon Rey kishte bërë sondazhe, por kishte terrene që duheshin shpopulluar dhe sipas mendimit të tij, pjesa më interesante e qytetit antik ishte mbuluar nga dheu). Por siç thonë këtu, mbreti rregullon gjithçka, meqë ai emëron gjer dhe kaporalët e ushtrisë…” Larbaud shkruan se “zonja Cermak, gruaja e ministrit të Çekosllovakisë ka namin se është femra më e bukur e trupit diplomatik në Tiranë, por unë do t’ia jepja këtë medalje zonjës P… të legatës jugosllave, një bionde e madhe dhe e bëshme, me sytë gri në jeshile të kthjellët e që të vështrojnë drejtpërdrejt, por me një lloj rezerve, disi hijerëndë e me drojë, por që ka hijeshi e forcë. Biseda me zonjën Cermak është shumë e këndshme për vetë naivitetin e saj natyral. Dhe kjo të kujton ato italiane për të cilat shkruan zonja Mme. De Staël dhe Stendhal. Ajo është romane dhe e rritur në “Dorothée”, ashtu si dhe Mariuccia, (ato u habitën që në bordin e anijes “Srbin”, ishin të vetmet italiane që kishin qenë bashkënxënëse. Për zonjën P… Suzanne Ray thotë se edhe duke e parë të veshur në mënyrë perëndimore, mund ta imagjinosh fare mirë me kostumin popullor të grave serbe nëpër festa, çka është një mendim i drejtë i saj.

Vizita e zotit Xavier de Courville, drejtor i Liceut Francez të Korçës dhe gruas së tij, zonjës Cassadeus, të cilët drekuan në Legatë. Xavier de Courville ka qenë themeluesi i La Petite Scène. Ai ka 500 nxënës, të gjithë shqiptarë, dhe mësimi jepet në frëngjisht gjer në “baccaulereat”, pra diplomën e fundit të studimeve të shkollës së mesme. Personeli pothuaj është i gjithi francez, por i mjaftueshëm. Korça ngjan më provinciale dhe më pak koloniale se Tirana. Por zyrtarët e saj, ajo botë e vogël zyrtare, jetonte më vete dhe e mbyllët, siç ndodh dhe me rrethin diplomatik në Tiranë. Me një fjalë, jeta urbane është më e pakët se në Tiranë. Megjithatë, meqë 500 nxënësit nuk i përkasin të gjithë kësaj “bote të vogël”, pasi shumica janë fëmijë të popullit, ata kanë një influencë indirekte mbi jetën sociale, ndryshe nga izolimi i tmerrshëm dhe i detyruar i botës zyrtare të Tiranës. Profesorët janë më afër Shqipërisë sesa trupi diplomatik, apo mbreti e qeveria, të cilët janë larg këtyre qendrave nevralgjike.

“Një shpresë e madhe për Shqipërinë tonë!”

Pas një jave në Shqipëri, Valery Larbaud e lë Tiranën në orën gjashtë të pasdites. Marcel-i, i zënë me punë diplomatike, nuk mundi ta shoqërojë gjer në Durrës. Rrugës, duke marrë drejt Durrësit, ai kapërceu Erzenin, Shijakun dhe ndërkohë, vëzhgonte fshatarët me kostumet e tyre kombëtare, duke kujtuar historinë që i kishin treguar ato ditë në Tiranë mbi ministrin e ambasadës gjermane, i cili, kur kishte ardhur për të dorëzuar letrat kredenciale, kishte shkuar në Shkodër, bashkë me gruan e tij, të veshur me kostumin kombëtar shqiptar. “Thonë se kishte marrë me qira dhe një gomar dhe hipur mbi të shkonte i shoqëruar nga ministresha, e cila ecte në këmbë pas tij, me qëllim që të ndiqte zakonet shqiptare. Kjo vizitë kishte shkaktuar një surprizë të madhe me ca të qeshura. Madje thuhet se të veshur kështu, ata kishin qenë dhe në Tiranë e Durrës, për të përshëndetur ministrin e Anglisë, ndërkohë që gruaja e bënte rrugën gjithnjë në këmbë. Së fundi, thuhet se kur kishte qenë te fisnikët shqiptarë, e zonja e shtëpisë, sapo i kishte parë, nuk i kishte njohur dhe i kishte thënë me zë të lartë pastrueses në frëngjisht “Ju kam thënë që s’duhet t’i shoh këta lypës të më hyjnë në shtëpi”. Njeriu që ma tha këtë anekdotë e kishte të dëgjuar. Mundet që në origjinë të kësaj historie karikaturale të ketë pasur një ngjarje që lidhet me kostumet e këtij diplomati dhe gruas së tij në fillimet e qëndrimit të tyre në Shqipëri”.

Në Durrës, ai i hipi anijes “Srbin” që vinte nga Athina. Duke u larguar, Larbaud vështronte gjirin e Durrësit, kodrën, vilën mbretërore lart saj, plazhin nën kodër në anën veriperëndimore, ku siç shkruan ai, “është një kënaqësi e madhe e grave shqiptare të cilat burrat nuk i marrin me vete nëpër udhëtime”. “Aty ka veç kabina dhe tenda, përveç mbretit që ka një “bungalow” të çmontueshme. Asnjë kafene, asnjë restorant, madje as hotel. Ushqimet i sjellin me veturë nga Durrësi, të kënaqur që i sjellin gjer në plazh… Ajo çka shihet në veriun shqiptar nga deti është gjelbërimi dhe se toka duhet të jetë mjaft pjellore. Në bregun e Malit të Zi është një shkreti e tmerrshme, ndërkohë që Shqipëria na duket si një kopsht plot hije, si një park i mrekullueshëm. Dhe tani i them vetes se përse nuk i përfilla dhe aq dy “agjentët” e Bajronit në Shqipëri: D’Estournelles de Constant dhe Justin Godart. Marcel-i kishte vendosur në dhomën tonë librin Shqipëria e vitit 1921 të Justin Godart me parathënien e D’Estournelles de Constant. I lexova shkrimet e këtyre njerëzve të mençur dhe shërbyes të zellshëm të pavarësisë shqiptare dhe m’u dukën të mrekullueshme. Është diçka për t’u përgëzuar që ata krijuan një traditë “shqiptarofilie” në diplomacinë dhe politikën franceze.

Në momentin që “Srbin” merrte tutje në det, unë ndjeva dhe njëherë aromën e këndshme që kisha ndjerë sapo kisha mbërritur në Tiranë…

Pasi ndaloi në Tivar, Raguzë, Spalato, Shebenik e Zara, ai shkoi më së fundi drejt brigjeve italiane. “Shqipëria, qëllimi kryesor i këtij udhëtimi, më ka mbetur në mendje. Nuk rresht së krahasuari peizazhin e saj me ato të këtyre vendeve që po përshkoj. Veçse në Zara ne pamë spektaklin e një toke pjellore dhe të gjelbëruar. Brigjet malazeze dhe dalmate ishin si shkretëtira në krahasim me brigjet shqiptare, të paktën nga Durrësi e deri në Ulqin. Që nga Abbazzia ne po ecim në krah të Istrisë dhe gjejmë kështu po atë pamje të Shqipërisë. Një shpresë e madhe për Shqipërinë tonë!” Më 16 korrik, nga Legata franceze në Tiranë, Marcel Ray i shkruante Larbaud-së: “Ah sikur të ishe pardje në krahun tim të djathtë, ndërkohë që prisja për ceremoninë e festës së 14 korrikut rreth 80 apo 120 vizitorë. Dhe ti, ashtu si unë, do u kishe dhënë duart gjithë atyre njerëzve dhe do kishe dëgjuar mesazhin me urimet dërguar në mënyrë të veçantë nga mbreti, mesazh i përcjellë nga Leone di Ghilardi, i veshur me uniformën e tij plotë dekorata, çka ishte një favor i veçantë që shkaktoi jo pak komente. Erdhën gjithashtu pjesa më e madhe e ministrave, drejtues të lartë të Oborrit mbretëror dhe të Ushtrisë, funksionarë të lartë dhe arkipeshkvi ortodoks, dy peshkopët katolikë dhe kreu i Bektashinjve, i shoqëruar nga dy adjutantët e tij, i cili mbante një kapele jeshile dhe të bardhë, me 12 shenja, në kujtim të 12 imamëve. Gjithë këta miq të ndritur duket se e shijuan shampanjën, “fois gras” dhe të tjera ushqime që u zhdukën menjëherë. Pastaj me çka mbeti, sajuam një “lunch” për Trupin Diplomatik. Mikesha juaj, zonjusha Micura, e veshur me një fustan ngjyrë qielli të lehtë, ishte e shqetësuar për udhëtimin tuaj, madje më pyetën dhe persona të tjerë, të cilët i takuat në Shqipëri. Zoti Kolea që nënshkruan “Koleja” nuk guxoi ta linte “ qytetin e librave “ dhe më kërkoi ndjesë me dy fjalë…” Në 10 tetor të vitit 1935, në prag të largimit të tij nga Shqipëria, Marcel Ray i shkruan përsëri mikut të tij Larbaud: “… Ja ku jam përsëri në Tiranë, i veshur me një kostum të bardhë lini në këtë vapë të madhe që ende vazhdon prej disa ditësh. Qyteti është mbushur ngado nga flamujt kuqezi për ditëlindjen e mbretit. Në sheshin e ministrive, grupe punëtorësh “skipëtars” punojnë ngadalë për të transformuar një kanal të hapur që ju e njihni tashmë në një “Circo Agonale” me shkallë të gjelbëruara dhe shatërvanë. “Bulevardi Musolini” është zbukuruar me disa shtëpi të reja. Drita e tetorit është më e bukur dhe më e këndshme se ajo e qershorit… Po pres përgjigje rreth kërkesës sime për t’u pritur nga mbreti. Besoj se me keqardhje do ta lë Shqipërinë, duke i bërë përshëndetjet këto dhjetë-dymbëdhjetë ditë…” Kjo është letra e fundit e ministrit francez, Marcel Ray, ka shkruar nga Shqipëria. Ditari (Journal), i ribotuar së fundi nga “Gallimard”, na njeh jo vetëm me një nga intelektualët e njohur francezë të viteve 20’-30’ që u pasionua aq shumë nga Shqipëria, por dhe me një përshkrim simpatik të një Tirane që dikur spikaste nga gjelbërimi, me dëshirën për t’u kthyer në një qytet perëndimor. Mjerisht, fill pas udhëtimit nga Shqipëria, Larbaud u sëmur dhe u paralizua, çka bëri të shuhet dhe ëndrra e tij për t’u rikthyer në Shqipëri, siç dhe kishte premtuar. Megjithatë, “la settimana albanese”, shënimet e këtij poeti e përkthyesi mjaft të njohur, mbetën mesazhe dashamirëse të një humanisti që i shikonte shqiptarët si pjesëtarë të së njëjtës familje… asaj të Europës.Nga Gazeta Shqip

 

 

Pse duhet ta lexojmë Çajupin?

$
0
0

Nga Dorian Koçi

 

I lindur në Shqipëri dhe i arsimuar në shkollë greke në vendlindje (në Shqipërinë e Jugut në atë kohë dhe në krahinën e Zagorisë, prej nga është autori, prej kohësh sipas së drejtës që gëzonte popullsia rum-milet kishte shkolla greke), pastaj në kolegjin francez të Kajros për të vazhduar më tej në Zvicër, Çajupi është suigeneris një rast i elitës shqiptare, arketip i shumë shtresëzimeve kulturore, të cilat të harmonizuara brenda vetes, shpeshherë nxirrnin në pah kozmopolitizmin e tyre, por që në të shumtën e rasteve iu nënshtrua nacionalizmit si një forcë lëvizëse tërheqëse e kohës.

Ai e fillon krijimtarinë e vet në frëngjisht, në tregimin “Mysafirë në Çajup”, në një gjuhë që e kish mësuar gjatë edukimit të vazhdueshëm të tij. Pavarësisht se tregimi u botua në frëngjisht, tematika e tij ishte e pastër shqiptare, madje ballkanike, pasi tema e hajdutërisë ishte një nga temat që lëvrohej më tepër në atë kohë, jo vetëm nga shkrimtarë lokalë, por edhe nga shkrimtarë ekzotikë, që shkruanin për Ballkanin. Stili i tij në frëngjisht është i përsosur dhe njohjen e kësaj gjuhe ai do ta dëshmojë më vonë dhe me përshtatjen që do u bëjë më vonë fabulave të La Fontenit në shqip. Në vitin 1902, ai boton përmbledhjen e parë poetike “Baba Tomorri”. Botimi i kësaj vepre poetike ishte një risi për publikun e paktë shqiptar, pasi së bashku me motivet romantike, fillojnë dhe marrin jetë edhe tonet realiste. Poeti i Baba Tomorrit e zbriti poezinë nga qiejt romantikë në tokë, e pasuroi frymëzimin historik të letërsisë së kohës me frymën sociale, me patosin qytetar e kritik. (Çajupi Z. A. [1997. Baba Tomorri] Parathënie nga Bulo J., Tiranë: Dituria, faqe 6) Shkrimtari dhe kritiku Mitrush Kuteli ka shkruar se Andon Zako Çajupi është Frederik Mistrali i Shqipërisë, poeti i thjeshtë dhe rustik i jetës sonë popullore. Disa nga poezitë e Çajupit përbëjnë gurë të çmuar, të cilët do të zënë një vend të ndritur në antologjinë e poetëve shqiptarë.

  1. Z. Çajupi, si autor u përket atyre autorëve që bëjnë të mundur që materien folklorike të shoqërive të tyre rurale ta përkthejnë në një shije estetike më të avancuar duke ia përshtatur kohës dhe urbanizmit. Edhe pse ky proces është një proces paneuropian që ka ndodhur në të gjitha letërsitë e mëdha apo të vogla, Çajupi mbetet origjinal në letërsinë shqipe, sepse pas Naim Frashërit, si askush tjetër në Shqipërinë e Jugut, mundi të ngrejë në art, rrëfimet, simbolet dhe imazhet e mikrokozmosit të krahinës së vet Zagorisë, në një makrokozmos gjithë shqiptar. Faik Konica, esteti dhe kritiku i hershëm i fillimeve të letërsisë shqipe, do të shprehej entuziast për poezinë e Çajupit, më 1902 duke shkruar se na leu një vjershëtor! Kemi shpresë se ka për të punuar pa pushim dhe zanat(musat) mike të Shqipërisë do t’i fryjnë vjersha më të bukura. (Faik Konica. Baba Tomorri, Vepra 1, fq. 238)

 

Pse duhet ta lexojmë Çajupin?

Nuk ka dyshim se ekziston një lidhje shumë e ngushtë midis lëvrimit të një gjuhe dhe letërsisë së kultivuar. Në këtë drejtim, letërsia shqipe, e bazuar mbi një gjuhë që ende nuk kish standardizuar alfabetin e vet, me një trashëgimi të paktë me autorë dhe tekste, nuk mund të arrinte kulme të barasvlefshme me ato të letërsive të zhvilluara. Kjo është arsyeja që kur i lexojmë sot poetët dhe shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare, vargjet e tyre na tingëllojnë herë-herë fëminore dhe për fat të keq i anashkalojmë apo dhe nuk i rekomandojmë për të lexuar. Sigurisht që kjo mospërfillje vjen ngaqë nuk kemi dhe shkrimtarë, kritikë autoritarë që të rrëfejnë udhëtimet e tyre shpirtërore në krijimtarinë e shkrimtarëve më të hershëm dhe rrënjët e letërsisë shqipe. Në hierarkinë e letrave shqipe kemi vetëm një rast, kur Kadareja shkroi esenë e gjatë “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, e cila mund të quhet një udhëtim shpirtëror në hapësirë dhe kohë në monopatet e letërsisë shqipe.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj situate, në kritikën shqiptare besoj se Çajupi, si një nga përfaqësuesit e një alteregoje të brendshme të lexuesve të vet, ku gjen jo vetëm motivet romantike, pastorale e lirike, por edhe frymën kritike, sarkazmën, humorin shpotitës ndaj veseve të shoqërisë, meriton një vëmendje të veçantë për t’u lexuar dhe shijuar si tekst, si autor dhe si përfaqësues i një epoke. Në duelin midis vetëdijes romantike dhe vetëdijes kritike te Çajupi po fitonte kjo e fundit dhe kjo fitore i hapte udhën realizmit në letërsinë shqiptare të shekullit të kaluar. T’i shtrosh udhën një drejtimi të ri dhe një stili të ri, kjo nuk është një meritë e vogël për një krijues dhe ky fakt nuk përbën një episod të zakonshëm në rrjedhën normale të një letërsie, por një pikë kthese në zhvillimin e saj. (J. Bulo, Parathënie e veprave të Çajupit, Toena: 2008, fq. 24)

Si tekst, vepra e Çajupit është një dëshmi leksikore, gjë që e ka vërejtur dhe Konica, kritiku i parë i tij kur shkruan se gjuha e autorit – i cili duket se është lab (thom duket, se nuk e kam nderin ta njoh), është e fortë e hijshme, pa lule të tepërta e të panevojshme.(Faik Konica. Baba Tomorri, Vepra 1, fq. 238) Skenat e komedisë “14 vjeç dhëndër”, vërtet të paqëlluara dhe lidhura mirë artistikisht, por të rijetëzuara përmes filmit me të njëjtin titull nuk shërbejnë vetëm për të ilustruar nervin satirik, fshikëllues dhe kritik të tekstit të Çajupit, por lehtësojnë lexuesin e ri për të pasur një kalim gradual midis një bote që ka perënduar dhe realitetit të sotëm urban. Sot ka një boshllëk të madh në gjykim për të kuptuar atë që ka arritur të transformohet shoqëria shqiptare e këtij fillimshekulli dhe shoqërisë shqiptare të strukturave sociale të ngurta, fisnore e patriarkale që mbijetuan deri në mesin e shekullit të kaluar. Në këtë drejtim, vepra e Çajupit është emancipuese dhe paralajmëruese për standardet në të cilat duhet të arrijë shoqëria.

Si autor, Çajupi është inovativ, i ri dhe eksperimentues. Ky përcaktim qëndron brenda kornizave të letërsisë së lëvruar shqipe të deriatëhershme, pasi në rrafsh europian është krejt e kundërta. Ai e njeh shumë mirë letërsinë frënge, por nuk joshet dhe tundohet nga format moderniste të saj, por shkruan në mënyrë tradicionale duke zgjedhur tetërrokëshin folklorik. Përpara tij, kështu ka shkruar vetëm Naim Frashëri, që në parathënien e përkthimit të Këngës së Parë të “Iliadës”, na i dëften modelet e tij poetike, ndërsa për fat të keq nuk kemi një traktat të tillë dhe nga Çajupi. Çajupi, së bashku me Naim Frashërin, e ngrenë ligjërimin folklorik të popullsive rurale të Shqipërisë së Jugut në art, krejt në kundërshtim me rrymat e tjera të artit në Europë që më tepër rendin drejt “unit” personal dhe në këtë mënyrë, dashur pa dashur kthehen në përfaqësues të denjë të bashkësive të lira rurale prej nga kanë origjinën. Momenti sesi ky ligjërim arrin të kthehet në dominues dhe përcaktues për masat lexuese, është jo vetëm rast studimi sesi nacionalizmi përhapet nga elitat drejt masave përmes shtypit të shkruar dhe librit, por dëshmon edhe forcën e vargjeve të veta që arrijnë ta bëjnë për vete këtë masë. Në Jug të Shqipërisë, krejt natyrshëm mund të gjesh vargje të Çajupit të kënduara labçe, pa ditur ekzekutuesit e këngëve se kush është autori i vargjeve. Kjo shkrirje autor-folklor është shumë interesante për gjithsecilin që dëshiron të njohë rrënjët e kulturës së vet.

Çajupi, në veprën e vet, demonstron kurajë civile dhe përgjegjshmëri intelektuale. Ai nuk mënon të hyjë në konflikte me autorë të tjerë shqiptarë, siç është konflikti me Mithat Frashërin, të cilin e portretizon me nota satirike te pamfleti “Klubi i Selanikut”, por që sigurisht brenda kësaj satire duhet kuptuar dhe një shqetësim intelektual për fatin politik të elitave që do të qeverisnin Shqipërinë kur do të ishte e lirë. Një debat i tillë ka qenë dhe midis Konicës e Asdrenit, ku ky i fundit shkruante se “Nëse Shqipëria ishte duke fituar pavarësinë e saj … ajo mundet dhe të mos e fitonte këtë, në qoftë se të gjithë shqiptarët nuk kanë për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre; dhe nëse duam të ndjekim idetë e mëdha: barazi, vëllazëri, liri – atëherë ç’nevojë ka kombi të ndahet në shkallë, me zotërinj dhe skllevër? Shqiptarët duhet të jenë të barabartë midis ligjit. Titujt duhen të hiqen … Apo mos vallë besoni se aristokracia duhet të urdhërojë dhe atëherë siç bën tani?” (Skëndi S., Zgjimi Kombëtar i shqiptarëve (1878-1912) 2000: fq., 175).

Si një nga përfaqësuesit e elitës shqiptare që jetoi në kapërcyellin e Rilindjes Kombëtare dhe periudhës së Pavarësisë, Çajupi është shumë i rëndësishëm si një nga afirmuesit dhe arkitektët e ndërgjegjes kombëtare që bëri të mundur ngjizjen e kombit shqiptar. Vargjet e tij janë gjithë patriotizëm dhe nxisin një ndjenjë të sinqertë atdhedashurie, edhe pse në mënyrë të kuptueshme në kundërvënien me osmanët si në poezinë “Sulltani”, kur i portretizon këta të fundit përmes klisheve të pasqyrimit të tjetrit në Orientalizëm.

Patriotizmi i predikuar dhe i mishëruar në vargjet e Çajupit është në fakt një patriotizëm model që mund të rimerret në formën e krenarisë kombëtare, sidomos në kohët e sotme, kur identiteti shqiptar ka pësuar lëkundje të ndryshme tektonike për vlerat dhe për principet ku mbështetet. Rilindësit dhe bashkë me ta dhe Çajupi, morën përsipër dhe ia arritën qëllimit ta kthenin ideologjinë kombëtare nga një ideologji të një pakice intelektualësh në ideologji të shqiptarëve. (J. Bulo, Parathënie e veprave të Çajupit, Toena: 2008, fq. 24) Pikërisht kjo ndërthurje midis kënaqësisë estetike që duhet të dhuronin veprat e tij dhe misionit për të realizuar zgjimin kombëtar, bën që një pjesë e poezisë së tij të tingëllojë propagandistike. Por, gjithsesi, duke e parë Çajupin sa si poet po aq dhe sa intelektual të angazhuar për të realizuar lirinë politike të vendit të vet, pra në tërësi si një personalitet të formuar të kulturës shqiptare, prapë se prapë mund të pohojmë se poetika e vargjeve të tij si kur krijon vetë apo kur shqipëron, ndjell ende lexues dhe dëshirën ndaj së bukurës. Në një tokë djerrë siç ishte shqipja e lëvruar, e fundit të shekullit XIX, dhe pa ndonjë traditë të madhe në autorë dhe tekste, nuk mund të paragjykohet as Çajupi apo dhe ndonjë tjetër për mungesë të artit poetik, por të vlerësohen që hapën rrugët dhe konsoliduan një traditë letrare që vite më vonë do të sillte në skenë dhe shkrimtarë të mëdhenj.

Ja disa nga vargjet e tij më të mira kushtuar dashurisë që meritojnë vëmendje për çiltërsinë, muzikalitetin dhe ndjesitë që përcjellin.

Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le te fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa fle njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji

 

 

Cilat janë të vërtetat e çarjes së bllokut opozitar?!

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Edhe pse blloku opozitar VAN, është vazhimësi e bllokut të zgjeruar paszgjedhor VLAN, shkaqet dhe arsyet e çarjes i ka të kundërta. Përderisa për çarjen e bllokut paszgjedhor VLAN dhe lidhjen e kurorës qeverisëve PDK-LDK, një eksponent i lartë i PDK-së në vazhdimësi kishte paralajmëruar se kjo do të ndodhë (kur askush nuk e besonte një gjë të tillë),..në çarjen e bllokut opozitar VAN ka diçka të pashpjegueshme, do të thoja të mistershme.
Ndryshimi i kursit të veprimeve të njërit prej antarëve të bllokut brenda natës, përveqse kurioz, mbetët edhe shqetësues për qytetarin e rendomt në Kosovë.
Kështu, “çarja” e bllokut (opozitar) në fazën e ngurtësimit si materie fizike, hapë shumë dilema dhe paqartësi, krijon huti dhe mosbesim në opinion për të ardhmen  politike në Kosovë.
Pavarësisht deklarimeve të akterëve të bllokut paszgjedhor, se në asnjë rrethanë nuk do të bëhen pjesë e qeverisë aktuale,…ndihma për qeverinë aktuale antikushtetuese mund të jetë më e madhe edhe pa qenë fare pjesë e saj.
Këtë që e themë, lexuesit dua t’ia bëjë të qartë me një shembull sa të thjesht po aq edhe praktik, po citoj; “LDK-ja e Isa Mustafës nga 2010-ta, më shumë e ka ndihmuar qeverinë Thaçi 2 si opozitë se sa që është aktualisht në pushtet,…i vazhdoj mandatin qeverisjes së Hashim Thaçit përmes marrveshjes politike me rastin e zgjedhjes së presidentes nga zarfi, ia ka aprovuar marrveshjen famkeqe të Brukselit të 19 Prillit 2013, e cila e prodhoj Zajednicën, ligjin për amnistimin e kriminelëve serb të luftës dhe akomodimin e tyre në FSK dhe PK, ligjin për demarkacionin, ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë (kishave dhe manastireve serbe), e shumë e shumë ligjeve tjera diskriminuese të aprovuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Kjo përvojë e hidhur, na lenë të dyshojmë në opozitarizmin e brisht politik në Kosovë.
Regjimet dhe pushtetet diktatoriale nuk largohen me lutje të mëngjesit, as me dëshirat e mbrëmjes për një të nesërme më të mirë.
Mënyra e vetme e largimit të regjimeve diktatoriale arrihet përmes një mobilizim të përgjithshëm të popullatës, me padëgjueshmëri qytetare, me protesta të pandërprera mbarpopullore e assesi me protesta periodike, me debate shterrpe televizive, e aq më pak përmes prononcimeve në rrjetet sociale (virtuale),…ku secili shprehë pakënaqësitë apo dëshirat, nganjëherë edhe në mënyrë të shfrenuar,….duke dëmtuar dhe rrënuar në mënyrën më të shëmtuar edhe kauzat më fisnike dhe sublime të një populli të gjunjëzuar para krimit dhe korrupsionit politik në vend.
Liderët dhe partitë aktuale politike janë konsumuar tej mase para popullit tyre, duke mos ofruar asnjë strategji të zhvillimit ekonomik të vendit, pa treguar mënyra konkrete të luftimit të  korrupcionit,…të përmirësimit të sistemit të drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës,…etj.
Secili nga liderët partiak kanë retorika të njëjta sa u përket segmenteve të caktuara negative, duke na u paraqitur “engjuj” në stilin e fjalës së urtë popullore: “Faji është jetim”,…pa qenë në gjendje asnjëri lider partiak në vend të caktoj afate kohore për luftimin e korrupsionit apo përmirësimin e mirëqenjes qytetare.
Humbja e besimit të qytetarëve në klasën aktuale politike, shtron nevojen e lindjes së një Alternative të Re politike, për shkëputjen totale nga kjo klasë e shëmtuar kusarësh politik,…të cilët si gjithnjë i ndanë dhe i bashkon pushteti, interesi personal dhe klanor, e asnjëherë interesi i shtetit!
Në këta rreshtat e fundit, e gjejmë edhe përgjigjen hipotetike të parashtruar në titullin e shkrimit.
Ndihmat e mërgimtarëve ndaj atdheut, nuk kanë munguar asnjëherë, para, gjatë dhe pas luftës,….mirëpo etja e pakufishme për pushtet, për pasurim nga privilegjet e pushtetit, i disa njerëzve të papërgjegjshëm, duke harruar ku ishim dje, ku jemi sot, dhe ku do vemi nesër,….kjo ka ndikuar në humbjen e besimit të mërgimtarëve ndaj institucioneve të shtetit të tyre dhe brenda vet mërgimtarëve,…keqpërdorimet e mjeteve të tyre para dhe gjatë periudhës së luftës kanë çuar edhe në uljen e ndihmave solidare të mërgatës sonë.
Pa zbardhjen e fondeve të luftës (fondit të 3% dhe fondit “Vendlindja thërret”), pa ndëshkimin e keqpërdoruesve të këtyre fondeve, vështirë se do të kthehet besimi në mesin e mërgimtarëve,…përderisa të jenë në pushtet së bashku akterët e fondeve të sipërpërmendura, as që mund të bëhet fjalë për zbardhje të atyre fondeve.
Zhgënjimi më i madh mërgimtarëve u vjen nga paradoksi, kur i shohin së bashku bartësit e këtyre dy fondeve të dyshimta, jo duke akuzuar njëri-tjetrin si më parë, por duke bashkëqeverisur (zhvatur buxhetin e shtetit) prap në kurriz të populli te varfër.
Zbardhja sa më parë e këtyre fondeve, është kusht i vetëm e i domosdoshëm për kthimin e besimit ndër mërgimtar, dhe për mundësinë e riorganizimit të mërgatës në baza të shëndosha, në funksion të ndihmës për shtetndërtimin e Kosovës.
Nëse vazhdohet gjatë me këtë qeverisje dhe me këtë “luftë” për pushtet, kush e di nesër a do të na mbetët pak shtet për të mbijetuar si qënje kombëtare, e lëre më për të arritur ndryshime apo çuarjen në vend të drejtësisë !
Ndryshimin mund ta bejnë vetëm ata që janë të gatshëm, që edhe një herë në mënyrë vullnetare të vihen në sherbim të popullit e atdheut, për ta shpëtuar Kosovën nga zbrazja e ç’kombtarizimi, nga krimi dhe korrupsioni të shkaktuara nga keq-qeverisja e kastës aktuale politike.
Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive jo vetëm që ekziston,…thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazaur në vlera kombëtare, në atdhedashuri e moral të pastër njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjes në  Kosovë.
Secili mund të jepim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës, shtetin e së ardhmës për fëmijet tonë. Secili me takatin e zanatin e vet, mund ta bejmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit dhe shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.
Intelektualët e rinjë mund të instalojnë një formë të re të demokracisë euro-përëndimore, e cila në qënder e ka qytetarin e jo liderin, që politikën ta vëjë në shërbim të qytetarëve  e jo të liderëve e grupeve të caktuara të interesit siq po ndodhë aktualisht në vendin tonë.
Kosovës i duhen lider të së ardhmës, që demokracinë e zhvillojnë nga poshtë-lartë. Qytetarët duhet të dijnë nga ju vijnë e nga ju shkojnë paratë e tyre, ku çdo lëvizje financiare bëhet transparente para qytetarëve.
Me ndyshimet e ardhshme kushtetuese, Kosovës duhet t’i  kthehet Referendumi Popullor, si shprehja më e lartë e demokracisë dhe lirisë së një vendi të pavarur dhe sovran.

 

 

Te shkosh kunder shqiptares i shtyre nga Bozhinovski

$
0
0

Nga Lis Bukuroca

Gazetat që vrapojnë pas klikimeve dhe ato vuajeriste, publikuan një telefonatë, që u dhuroi Bozhinovski. Seriozet, jo, ato e refuzuan.

E quajtën skandal, bisedë erotike, hot, +18, dhe togfjalësh tjerë provokues, për t’ia imponuar lexuesit kureshtjen, edhe atë, për një klikim, për një bisedë telefonike, që mund ta bëjë çdo njeri që nuk është impotent, ose aseksual.

Demokracitë banale, pa struktura të mirëfillta dhe kaotike, në luftë të përhershme me grupet parashtetërore, mafioze, ushqehet me dhunimin e privatësisë së qytetarëve të vet.

Para se të merren ato gazeta me luftën për shtet ligjor, duhet të shikojnë pak ligjet dhe pyesin veten, pse shkelin ato Kushtetutën dhe kërkojnë respektim të Kushtetutës nga të tjerët? Pse me krimin e vet, luftojnë krimin e të tjerëve?

Me gazeta të tilla, mund të mburret vetëm elita politike që kemi. Ajo është e gatshme të bëjë çdo gjë për një votë, për një klikim bëjnë çdo gjë edhe të vetëquajturat gazeta. Morali i prishur dhe mungesa e sedrës në shtyp, është imazh dhe pasqyrë e politikanëve tanë.

Ajo toleron shkeljen e ligjit nga gazetat, gazetat gjoja luftojnë shkeljen e ligjit nga politikanët, mirëpo, që të dyja, arrijnë të bashkëjetojnë duke manipuluar popullin dhe larguar nga problemet reale. Politikanët duke vjedhur dhe premtuar se do ta luftojnë krimin, gazetat duke vjedhur dhe duke premtuar se do të luftojnë për shtet ligjor.

Utilitarizëm dhe hipokrizi e përkryer!

 

 

Alma Lama i del në mbrojtje Ermira Mehmetit nga “maskilistët shqiptar dhe fundamentalistët anadollako islamist”

$
0
0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama ka dal hapur në mbrojtje të deputetes së Kuvendit të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, pasi kësaj të fundit iu publikua një bisedë e incizuar me zv.kryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferi.

Sipas Lamës, biseda e intime e publikuar dy ditë më parë ndërmjet këtyre zyrtarëve, është bërë me një qëllim: “Ti mposhtin shqiptarët”.

“I tillë është edhe rasti i publikimit të një ‘skandali’ mes dy zyrtareve shqiptare. Këtë herë nuk doli Zaevi vetë në skenë, por ‘bombën’ ia kish dhënë një gazetari legen që shkel me dy këmbët etikën profesionale dhe të drejtën e privatësisë”, ka shkruar Lama në facebook, transmeton lajmi.net

Lama konsideron se biseda ndërmjet zyrtarëve shqiptar të Maqedonisë, nuk është në dëm të shtetit dhe të qytetarëve, prandaj si e tillë nuk është dashur të publikohej. Ajo kërkon nga komentuesit që të mos gjykojnë moralisht, ndonëse si argument për mbrojtjen e Mehmetit, e merr një pasazh nga libri i shenjtë Bibla.

Lama ka akuzuar siç thotë “maskilistët shqiptar dhe fundamentalistët anadollako islamist”, se po kënaqen me denigrimin e personave tjerë.

“Këtyre dua t’ua kujtoj episodin e famshëm nga Bibla: le të gjuajnë gurë mbi Maria Magdalenen të gjithë ata që vetë nuk kanë asnjë mëkat, tha Jezusi. Dhe askush nuk e ngriti dorën kundër saj…sepse të gjithë ishin mëkatarë”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Ja shkrimi i plotë i Lamës:

Ne Maqedoni, prej nje viti kreu i opozites e terrorizoi opinionin publik vendor e me gjere duke leshuar “bomba” kunder kundershtarit politik, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky i fundit kishte vene ne pune aparatin shteteror duke incizuar krejt zyrtaret e shtetit, me qellimin per t’i shantazhuar. Nuk di ne c’rrethana kane rene ne dore te kreut te opozites, Zaev keto regjistrime, por nje gje eshte e sigurte, qe si Gruevski edhe Zaevi, kur vjen puna tek shqiptaret, kane nje gjuhe dhe nje qellim: t’i mposhtin. Per ta bere kete nuk zgjedhin mjete per t’i degraduar.

I tille eshte edhe rasti i publikimit te nje “skandali” mes dy zyrtareve shqiptare. Kete here nuk doli Zaevi vete ne skene, por “bomben” ia kish dhene nje gazetari legen qe shkel me dy kembet etiken profesionale dhe te drejten e privacise. Ky gazetar sherbetor i Gruevskit dhe kulisave te erreta te pushtetit te tij te korruptuar gjer ne palce, targeton deputeten Ermira Mehmeti, duke i nxjerre ne shesh jeten private, e cila mbrohet me te gjitha konventat nderkombetare. Jeta private eshte e shenjte, dhe askujt nuk i duhet cfare ben deputetja apo zv/kryeministri, sa kohe qe kjo nuk eshte as ne dem te qytetareve, as ne dem te shtetit.

Une shtroj pyetjet: A u zgjidh ceshtja e korrupsionit ne maqedoni pas publikimit te ketyre telefonatave? A u gjeten miliardat e vjedhura dhe te investuara nga Gruevski per te krijuar indentitetin e rreme, pas publikimit te ketyre telefonatave?A u zgjidh ceshtja e regjimit antidemokratik qe po shtyp qytetarte e tij ne maqedoni pas publikimit te ketyre telefonatave, a u zbut varferia e shqiptareve? A u zbut papunesia e shqitareve? A u zgjidh ceshtja e respektimit te marreveshjes se Ohrit pas publikimit te ketyre telefonatave? A u shtuan investimet ne zonat ku bajnojne shqiptaret pas publikimit te ketyre telefonatave? A u permiresua demokracia neper subjektet politike pas publikimit te ketyre telefonatave? A u rrit liria e medias pas publikimit te ketyre telefonatave?

Pyetjet jane retorike….

Me tragjikja eshte se maskilistet shqiptare dhe fondamentalistet anadollako islamiste po hakerrehen nga kenaqesia qe iu jep denigrimi i personave te tjere, nga shkaterrimi i jetes se te tjereve, duke harruar sjelljet e tyre. Ketyre dua t’ua kujtoj episodin e famshem nga Bibla: le te gjuajne gure mbi Maria Magdalenen te gjithe ata qe vete nuk kane asnje mekat, tha Jezusi. Dhe askush nuk e ngriti doren kunder saj…sepse te gjithe ishin mekatare…

Edhe publikimi i nje zenke te tjeshte ne shtepi me femijet e tu, nese del ne publik do te ishte skandal. jo me t’iu futesh njerezve ne shtrat.

Ermira Mehmeti dhe zyrtari tjeter duhet ta denoncojne shtetin dhe mediat per regjistrimin dhe publikimin e bisedave private dhe ta ndjekin rastin deri ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut.

Ndersa une iu bej thirrje te gjithe feministeve , racionaleve dhe grave qe te denoncojne fuqishem shantazhin nepermjet publikimit te jetes private. Kjo loje e felliqur duhet ndeshkuar sepse neser do jene vajzat dhe motrat tuaja objekt i lincimeve te ngjashme.

Gjithashtu iu bej thirrje mediave serioze te mos publikojne materiale qe bien ne kundershtim me te drejten e privacise. Po keshtu iu bej thirrje grave deputete ne Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove si dhe Parlamentin Evroipian te denoncojne fuqishem perdorimin e jetes private, si mjet per arritjen e qellimeve politike, shto ketu edhe qellimet antishqiptare.

Une po e bej kete denoncim sepse kam guxim, pavaresisht kostove, sepse une besoj me te veretet ne vlerat e shoqerise liberale, nuk e kam sa per sy e faqe.

?#‎meErmiren P.s. Bllok dhe delete i komenteve fyese apo atyre qe do tentojne te me japin mua verdikte morale.

 

 

Politika është e pamëshirshme

$
0
0

Nga Aurel Dasareti

 

Mua nuk do më marre malli për të qenë një person publik”, – më tha tezja ime e cila deri para disa javësh ishte Kryetar(e) Bashkie e qytetit. Politikane e suksesshme, një Figurë Publike.

Ajo tani është duke kërkuar një jetë të strehuar nga stuhia.

***

Disa persona janë më shumë në sy të publikut se të tjerët. Politikanët, artistët, yjet e sportit, të ashtuquajturit “të famshëm” dhe zyrtarët e shquar të referuar zakonisht si “figura publike”. Parimisht, të gjithë qytetarët kanë të drejtat e barabarta. Por këta persona gjithashtu kanë ndikim të madh mbi njerëzit në rolin si modele. A nuk justifikon kjo shqyrtime më të forta?

Kjo në fakt përcakton se figurat publike, veçanërisht politikanët në duart e të cilëve dhe nga veprimet e të cilëve varet fati i popullsisë dhe Vendit, kanë më pak mbrojtje ligjore të privatësisë së tyre se sa të tjerët.

Ata gëzojnë votën e popullit prandaj populli ka të drejtë legjitime t`i kontrolloj veprimet e tyre publike dhe private, dhe të reagojë në bazë të asaj a është personi përkatës engjëll, djall apo demon. Ai person që jeton në një shtëpi prej qelqi nuk ka të drejtë për të hedhur gurë.

***

Pothuajse të gjithë politikanët tanë të zgjedhur pothuajse gjithmonë “harrojnë” se ata janë të zgjedhur nga populli (ose i kanë falsifikuar votat e popullit). Kur dikush është i zgjedhur nga populli atëherë një pjesë e madhe e detyrës përfshin për të dëgjuar atë që njerëzit kanë për të thënë. Nëse harrojnë për të dëgjuar, me apo pa vetëdije, ata vetëm do të kontribuojnë për të përforcuar përçmimin që një pjesë jo e parëndësishme e popullsisë ka ndaj politikanëve tanë të zgjedhur.

***

Në politikë sulmi është mbrojtja më e bezdisshme

- Pse nuk e keni rregulluar këtë punë?

- Ne duhet ta kujtojmë se as qeveritarët (politikanët) e mëparshëm nuk e rregulluan këtë punë.

Me këso pallavrash i arsyetojnë dështimet e veta politikanët e pandërgjegjshëm dhe papërgjegjshëm.

***

Le të themi se fëmija juaj ka pshurrë në një vend publik. Në pyetjen tënde “pse e ke bërë këtë”, fëmija përgjigjet: “Fatosi u pshurrë aty më parë.”

Pra, fëmija juaj e larg-shpjegon rastin, duke u përpjekur për t`i ikur përgjegjësisë. Në vend që të përdor pajisjet retorike për të vendosur veten në një pozicion ku ai (ajo) është i përulur, është i zënë me zgjidhjen dhe aftësinë për të përcaktuar përparësitë në mes të asaj që ka rëndësi dhe çfarë nuk ka rëndësi.

***

Unë e them atë që unë mendoj dhe flas si pjesa tjetër e njerëzve të rëndomtë: një gjuhë njerëzore. Kjo nuk u konvenon palaçove gjysmë-analfabet të pakualifikuar që kanë themeluar dhe janë pronar despotik të tipit arabik të shumicës së portaleve/gazetave (plehra) shqipfolëse.

Skandali seksual pervers nëpërmjet telefonit ndërmjet “fëmijëve” të rritur Ermira Mehmeti dhe Musa Xhaferri, përndryshe “politikanëve” të vetëshpallur të BDI-së (FYROM), ka kaluar kufirin e sjelljes normale të Figurave Publike. Megjithatë, “avokatët” e tyre shqipfolës në vend që të kërkojnë dëbimin e menjëhershëm të pakusht nga politika të “palëve në konflikt”, arsyetojnë Ermirën:

- Fajin e ka tjetërkush.“Ta pajsëm Musën”, nëse nuk besoni.

Por, në këtë rast, jashtëqitja me shurrë nuk lahet. Opinioni nuk do t`i jepte rëndësinë e duhur sikur partia e Musës dhe Ermirës të mos tradhtonte me qindra vjet interesat e shqiptarëve. Shefi i tyre, katundari Ahmeti Ali, bashkarish me klaun të përhershëm si Ermira, Musa, Abdiliqim Ademi etj shekuj me radhë i blenë votat apo mashtron shqiptarët kinse janë komb shtet-formues në shtetin e përkohshëm FYROM. Këtë zonjë tragjikomike nuk do ta përmendja aspak sikur tani të pranonte faktin shah-mat e jo të përpiqet të na rrejë edhe një herë duke thënë se përgjimi na paska qenë një montazhe. Sikur të kishte qenë montazh, Ermira do të shpërthente shumë ashpër, nga sekondat e para të daljes në mejdan me Musën. Ndoshta ne do t`u shtireshim kinse besojmë në gjysmën e rrenave të saj të radhës sikur kjo gënjeshtare kronike të mos ishte e njëjta “politikane” absolutisht e papërgjegjshme dhe pandërgjegjshme, e cila fytyrën e vet më mirë e zbuloi para një kohe të shkurtër kur Kosova humbi (dështoi) për një votë në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Evropës; atje ku u votua rezoluta kundër Kosovës, në bazë të disa propozimeve nga Serbia. Ishte obligimi ligjor dhe atdhetar i Ermirës të votoje kundër kësaj rezolute, por vota e saj mungoi pasi ajo 2 sekonda më parë iku nga Brukseli me arsyetimin prej hipokrizi se do t`i ikte aeroplani për në Shkup.

***

Ndjejë që kam një përbuzje për politikanët shqipfolës të cilët në momentet parazgjedhore mashtrojnë popullatën me premtime që aspak nuk kanë ndërmend t`i realizojnë. Por, menjëherë pasi t`i fitojnë (ose t`i vjedhin/falsifikojnë votat) i harrojnë premtimet duke përbuzur ata me votat e të cilëve u zgjodhën.

Përndryshe, vitet e fundit, përbuzja për politikanët është përhapur me të madhe në gjithë Evropën, për shkak të emigrimit masiv të paligjshëm nga Afrika/Azia (pushtimit të Evropës) dhe importimit të terrorit islamik nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme në kontinentin evropian.

***

Përbuzja ndaj politikanëve vjen në mënyrë tinëzare. Edhe fakti se mbi 70% e votuesve janë të ulur në shtëpi në ditën e zgjedhjeve, është një shenjë shumë e keqe.

Para çdo zgjedhje politikanët tanë premtojnë për të pastruar gjëra të ndryshme, por premtimet i vendosin në stok (magazinë) menjëherë sa kalon zgjedhja. Pastaj e njëjta përsëritet herën tjetër, në zgjedhjen e radhës – atëherë shumë njerëz të vjetër (moshuar) nga zgjedhjet e mëparshme nuk janë më në mesin tonë. Ndërkaq, votuesit e rinj, të cilët nuk mund të mendohet ta mbajnë mend atë që u është premtuar në zgjedhjen e mëparshme, ende janë shumë të ri për t’u kujdesur dhe reaguar.

Një rrugë e karrierës

Politika gjithnjë e më shumë perceptohet si një karrierë, jo si një besim-nderi ku shpirtrat e zjarrtë luftojnë për idetë e tyre dhe të qytetarëve të tyre.

Një rebelim natyror

Përfundimisht, ajo mund të shkojë ashtu siç është tani në Britani të Madhe, ku anëtarët e partisë janë rebeluar kundër politikanëve të karrierës dhe elitave partiake.

***

Dy këshilla për politikanët shqipfolës:

  1. për të jetuar ashtu siç kanë mësuar, dhe

  2. mbajtja e asaj që e kanë premtuar.

Si një person i zgjedhur, jo më pak si një “demokrat”, politikani duhet të jetë një model në çdo gjë, edhe në dalldisjet erotike.

Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 

 


Shpëtim Idrizi kërkon studimin e gjuhës çame

$
0
0

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi kërkon studim të gjuhës çame për të nxjerrë në pah vlerat dhe vjetërsinë e saj.  Ai u bëri thirrje studiuesve të realizojnë një simpozium ku përballë të vihen ekspertë të ministrisë së jashtme grekë me palën shqiptare.

“I kam bërë thirrje të ftojnë historianë nga pala greke. Unë jam I bindur se do ta realizojmë dhe përballë këtyre nuk na duhet shumë mund”

Deklaratat kreu i PDIU i bëri nga Durrësi gjatë promovimit të monografisë shkencore “Camërishtja, aty ku skajet atakohen”, të studiueses me origjinë çame Edlira Troplini.

Pse do Shteti Islamik një Evropë antiislame?

$
0
0

Ata kryejnë terror në emër të fesë islame dhe duan të përçajnë në këtë mënyrë shoqëritë evropiane.

Ndodhi ashtu si kishin besuar shumë vetë. Vetëm pak orë pas atentateve të përgjakshme të Brukselit, përgjegjësinë për atentatet e mori Shteti Islamik (IS). Në një deklaratë ai falenderonte “Ekipin e Sigurisë të Kalifatit”, që u nis “për të sulmuar kryqtarët në Belgjikë, të cilët nuk pushojnë së zhvilluari luftë kundër fesë islame dhe mbështetësve të saj.”

Grupi terrorist e paralajmëroi Belgjikën dhe “kombe të tjera kryqëtarësh”, të cilët u bashkuan në luftë kundër IS “për ditë të tjera të zeza”.

Futja e një pyke në popull

Janë deklarata si këto, me të cilat IS do t’i bëjë të ditur botës, se mbështetësit e tij janë kudo, se ata janë kreu i një lëvizjeje të përgjithshme. Se bëhet fjalë për një luftë të “besimtarëve” kundër “të pafeve”, kuffar. Një botë me ngjyra bardh e zi. Një botë që përbëhet nga “ne” kundër “jush”. Myslimanë kundër jo-myslimanëve.

Dhe pikërisht ky është pikësynimi, thotë Günter Meyer nga Qendra për Kërkimet Arabe në Mainz. “IS është fokusuar në një radikalizim dhe polarizim të marrëdhënieve midis popullsisë myslimane dhe jo myslimane, për të rekrutuar në këtë mënyrë më shumë mbështetës, për të destabilizuar shoqëritë evropiane dhe për t’iu afruar në këtë mënyrë objektivit të zgjerimit të Kalifatit.

Shqetësim për shkak të përjashtimit social dhe përhapjes së racizmit

Veçanërisht migrantë dhe refugjatë janë të shqetësuar pas atentateve të Brukselit dhe të Parisit, që janë gjithmonë e më pak të mirëpritur nga pjesë të shoqërive evropiane. Sepse IS shfrytëzon edhe debatin për refugjatët në Evropë – siç ndodhi në atentatet e 13 nëntorit 2013: atëherë duhej të dukej sikur një refugjat bënte pjesë te terroristët. Pra synimi ishte që të gjithë refugjatët sirianë, që kanë ardhur muajt e fundit në Evropë, të vihen nën një dyshim të përgjithshëm. Francezët dhe pjesa tjetër e botës duhet të frikësoheshin prej myslimanëve, të kishin frikë nga gjithçka që lidhet me fenë islame. Kjo në një kohë kur as pas atentateve të Parisit, as pas atentateve të Brukselit nuk ka ndonjë dëshmi se ka lidhje direkte midis refugjatëve dhe atentatorëve, tha zëdhënësja për politikën ndaj migrantëve të Grupit Parlamentar të të Gjelbërve,Ska Keller në intervistë me DW.

Keller tha se qëndrimi antimysliman i një pjese në rritje të popullsisë evropiane, i nxitur nga populistët, shpie ujë tamam në mullirin e IS. Dhe duket se ata kanë sukses, sepse partitë kritike ndaj fesë islame po marrin mbështetje më të madhe në Gjermani. AfD (Alternativa për Gjermaninë) arriti për shembull në zgjedhjet rajonale rezultate dyshifrore. Front National në Francë mori në raundin e parë të zgjedhjeve komunale në Francë madje 28 përqind të votave.

Ambjente xhihadiste në rritje

Kjo mund të ketë pasoja fatale për Perëndimin, thotë Günter Meyer. Sepse kur myslimanë të gatshëm për t’u integruar diskrimonohen ose sulmohen, kjo shton rrezikun që ata të përgjigjen po me urrejtje. Franca dhe Belgjika e përjetuan këtë. “Por edhe në vende të tjera ka ambjente xhihadiste në rritje. Në vitet e ardhshme kjo do të shkaktojë shumë probleme, jo vetëm në Belgjikë”, thotë eksperti i fesë islame në Fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin, Guido Steinberg. Për këtë duhet të ndërmarrë diçka.

Nevojë për punë politike

Ai që shikon biografitë e atentatorëve të Charlie Hebdosë, të Bataclanit dhe të Brukselit sheh se procesi i radikalizimit ka nisur në burg. “Prandaj është i nevojshëm edhe një intensifikim i punës fetare islame, të lënë pas dore deri tani në burgje. Vetëm kështu mund të pengohet që burgjet të kthehen në vatra të xhihadizmit”, thotë Günter Meyer. Ai kërkon më tej që puna të vazhdojë edhe në shkolla, me mësimin e fesë. “Të rinjve u duhet mësuar, që t’i ndeshin me skepticizmin e nevojshëm premtimet e salafistëve – veçanërisht përsa i përket përdorimit të dhunës dhe propagandimit të Perëndimit si armik”. Por edhe popullata jomyslimane ka detyra para vetes. “Ka nevojë të bëhet një punë politike më intensive, si në luftë kundër islamofobisë, ashtu edhe kundër racizmit, si dhe për të penguar parti populiste antiislame”, shprehet eksperti.

DW

 

Arvanitas, arbëreshë e shqiptarë i falen një flamuri

$
0
0

Nga Artan Xh. Duka

Vërtet mbresëlënës festimi i Pashkëve prej arbëreshëve në Itali. Evokim dinjitoz i identitetit arbëror. Ndërkohë nga arvanitasit, më të shumtë dhe që i kanë dhënë shumë Greqisë, deri pavarësinë, heshtje. U përçudnohet  geni arbëror me “os/is”-a pas emrave të të parëve legjendarë, u ndalohet gjuha e Skënderbeut etj duke rrezikuar asimilimin pakthim. I rezistuan romakut, turkut e sllavit por ndruhen nga Greqia e BE dhe “helenët” modernë! E ndërsa arbëreshët sillen më shqiptarë se vetë shqiptarët, urojmë që arvanitasi të mos preket nga sindroma e Stokholmit e të sillet më grek se greku!

Llogjet greke pretendojnë se arvanitasit e kanë për turp dhe refuzojnë të identifikohen me shqiptarët “turq” që i kanë dhënë vetes nam të keq vetes sidomos pas viteve 90 me emigracionin masiv. Një tezë përcarse e djallëzore sepse edhe para viteve 90 arvanitasit nuk festonin haptazi identitetin e tyre sikurse emigrim problematik masiv pati edhe në Itali por arbëreshët mbetën arbërorë.
Nëse për nam të keq, turpe kombëtare dhe distancim prej tyre, ai grek mbetet unik nga genocidi i Zervës, përndjekja shekullore e gjuhës, besimit dhe shkollimit shqip, internimet në Turqi, mbajtja e gjëndjes së luftës (ndërkohë që edhe nazistët pushtuan Shqipërinë përmes Greqisë), presioni ndaj emigrantëve etj.
Në fund të fundit prej arvanitasve nuk pritet të deklarohen shqiptarë (term modern) por arvanitas sikurse të parët e tyre – Skënderbeu, Bocari, Bubulina etj dhe sivëllezërit në Itali. Me flamurin e Krujës heroike të përbashkët edhe me shqiptarët e Shqipërisë. Ndryshe, shpërfillja apo mohimi i identitetit arvanitas është mohim i lavdisë së të parëve dhe zvogëlim para kombit grek.
Ata nuk kanë nevojë të bëhen grekë për t’u ndjerë mirë dhe krenarë. Arvanitasit i del dhe i tepron historia e tij. Vendi i tij dhe shqiptarit në Greqi pohohet prej vetë intelektualëve realistë grekë si psh. njeriu i letrave Nikos Dimou cituar prej NYT në 2009 teksa pohon se “Ishte faji i një gjermani (i referohej Johann Winckelmann, historian arti në shekullin e 18 vizioni i të cilit rreth Greqisë antike “të banuar nga njerëz të pashëm, shtatlartë, bjondë dhe të mënçur që përfaqësonin përsosmërinë” iu imponua vendit për të ngjizuar identitetin modern grek. “Ndërsa ne flisnim shqip dhe e quanim veten romanë, Winckelmann, Gooethe, Victor Hygo, Delacroix, na thanë “Jo, ju jeni helenë, trashëgimtarë direktë të Platonit dhe Sokratit” dhe kështu u bë”.
Greqia nuk është Itali por ata që bënë revolucion kundër një perandorie, nuk duhet të ndruhen të pohojnë identitetin e tyre në kohën e medias globale dhe Greqisë në BE pavarësisht se ende djallëzisht feja identifikon kombin jo vetëm për të asimiluar ortodoksin arbëror apo shqiptar por dhe shkëputur lidhjet me trungun amë ku dominon besimi mysliman.
Kudo ku jemi, ne jemi të gjithë arbëreshë, pavarësisht fesë. Shqiptarët ndërruan fenë për mbijetesë ndryshe hakmarrja e sulltanëve ndaj rënies së Arbërisë që guxoi e vetme do të ishte ekstreme duke vënë kombin në udhëkryq ekzistencial (ndryshe nga kombet e tjera të cilëve sulltani u la gjuhën, fenë etj).
Feja për shqiptarin nuk është vlerë superiore identifikimi, bile rëndom është njësuar me pushtuesin. Kombi po. Jo thjesht inercisë së paganizmit pellazgjik por faktit se shqiptari, qoftë ateist, myslyman, bektashi, ortodoks apo katolik etj, e respekton fenë si aset personal e që mbetet e tillë (ndonëse sot politika luan me besimin për elektorat duke dëmtuar me dashje apo jo kohezionin social).
Shqiptari mysliman nuk është turk (pushtuesi nuk flet gjuhën e të pushtuarit apo pranon flamurin e tij!), ortodoksi nuk është grek ndaj dhe lidhja arvanitas-shqiptar është organike sepse bazohet në etni.
Shqipëria, si trungu amë, ka detyrimin historik të vëmëndjes ndaj bashkëkombasve të saj sikundër bëjnë vëndet e tjera në rajon. Arvanitasit nuk duan pensione apo pasaporta por respekt, apel vëllazëror që kultivon identitetin arbëresh si pararendës i identitetit shqiptar dhe ura komunikimi – takime nivelesh të ndryshme, konferenca shkencore për vijimësinë arbërore, shkëmbime përvojash në arsim dhe kulturë, evenimente pan-arbërore për shqiptarët në rajon, konsullata, dhoma tregtie, zyra kulturore, turizëm etnik etj.
Ndërsa grekët shurdhërojnë mbarë botën për të drejta “qiqrrash në hell” për minoritetin e ardhur në jug (të privilegjuar në mbretëri, komunizëm e demokraci), gama e interesit tonë kombëtar në Greqi duhet të përfshijë si emigrantët rishtas, Çamërinë e përgjakur ashtu dhe rizgjimin e shpirtit të arvanitasit legjendar që mbetet gur unik në mozaikun kombëtar.
Ka 26 vjet që politika shqiptare shpërfill interesin kombëtar duke i shërbyer direkt apo indirekt interesit serbo-grek në rajon. Ndërsa sot tek ne turpo-politikanët merren me sabotimin e një parku lojrash për fëmijët e qytetarit të thjeshtë apo të tjera “kauza” donkishoteske nga dekriminalizimi apo de-komunistizimi (ndërkohë që gjërat nuk janë bardhë e zi sepse trashëgimia ideologjike dhe ajo kombëtare janë të ndryshme) etj, fqinjët tanë vazhdojnë me “defteret” e mesjetës. Serbët planifikojnë popullimin e Kosovës me serbë, sugjestionojnë BE tek barazojë viktimën me agresorin në Kosovë, sllavo-maqedonasit injorojnë Marrëveshjen e Ohrit, grekët flasin për Vorioepir, lobi grek takon politikën tonë (presidenti si kreu i sigurisë kombëtare hesht), paguajnë pensione “vorioepiriote”, vijojnë konvertimin me “karrota” të shqiptarit emigrant etj.
Ndërkohë që PDIU apelon prej mazhorancës hapësirë për të dëshmuar vullnetin për qeverisje, bën mirë të mos humbë më kohë për t’i bërë jehonë publike çështjes çame me vepra konkrete. Të bëjnë një turne sëbashku me deputetë të tjerë dhe median nga Greqia – grekë e serbë e kanë bërë udhë këtë gjë. Të vizitojnë viset e shqiptarëve, arvanitasve dhe çamëve në Greqi, të vënë një kurorë në tokën e përgjakuar çame, të takojnë banorët dhe të hedhin ura komunikimi me ta. Të dalin më pas në Serbinë e jugut , Maqedoni, Turqi e të takojnë me miliona shqiptarë të hedhur nga pazaret e historisë atje. Nuk kanë nevojë për viza. Askush nuk i pengon, qoftë Asfalia apo mbeturinat e UDB, se lajmi do të bënte bujë.
Ndërsa arvanitasi duhet t’i thotë arbëreshit tej detit se shpirti i Moresë është gjallë, ne këtej të bëjmë krenarë kudo bashkombasit tanë. Patriotizmi nuk ka brirë.

Roli i diasporës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

$
0
0

Nga Frank Shkreli

 

Muaji mars i këtij viti shënoi 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Marrëdhënjet amerikano-shqiptare janë aq të vjetëra, sa është edhe diaspora shqiptare në Amerikë. Ato kanë filluar në vitet e para të shekullit të kaluar, në kohën e Fan Nolit dhe Faik Konicës, atëherë kur diaspora shqiptare në këtë vend, megjithëse e vogël në krahasim me komunitetin e tanishëm shqiptaro-amerikan anë e mbanë Amerikës, mundi të siguronte nëpërmjet Presidentit Woodrow Wilson, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shtetin e ri shqiptar. Atëherë, si edhe një gjysëm shekulli më vonë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri — diaspora shqiptare në Amerikë edhe gjatë periudhës më të vështirë të këtyre marrëdhënieve gjatë regjimit enverist në Shqipëri — ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare pa dallim, i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndsueshme për interesat afatgjata dhe afatshkurta të kombit shqiptar anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkan.

Njëzet e pesë vjetë më parë, në ceremoninë historike të nënshkrimit të Memorandumit për Rivendosjen e Marrëdhënjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në mars vitit 1991, nënshkruesi i këtij memorandumi nga pala amerikane, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Punët Europiane, Raymond Seitz, ka njohur publikisht rolin e diasporës së vjetër shqiptare në Amerikë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, duke theksuar se megjithëse kishte kaluar një gjysëm shekulli ç’prej kohës kur Enver Hoxha prishi marrëdhënjet me Amerikën, “Këto marrëdhënje mdis dy kombeve nuk u harruan kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare….”

Mesin e këtij muaji u shënua në mënyrë modeste 25 vjetori i rivendosjes së këtyre marrëdhënjeve ndër të tjera edhe me një pritje që organizoi me këtë rast Ambasada e Shqipërisë në Washington, ku sipas lajmeve ishin të ftuar amerikanë dhe shqiptarë, ndonëse shqiptaro-amerikanët, me përjashtim të disa gazetarve përfshirë ata të VOA-s shqip, sipas një pjesëmarrësi mund të numëroheshin me gishtat e një dore. Megjithëse siç duket, me qëllim ose pa qëllim në një përkujtim të tillë u injorua diaspora shqiptare, sidomos ajo e vjetëra që jeton jashtë Washingtonit, Ambasadores së Shqipërisë në Washington, Floreta Luli-Faber duhet t’i jepet kredia që në këtë përkujtim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike opozitare të Shqipërisë, Lulzim Basha me delegacionin e tij, që ndodhej në Washington për një vizitë pune dhe për të shënuar përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane 25 vjetë më parë në Washington. Ky zhvillim duhet të përshëndetet si fillimi i një epoke të re në veprimtarinë e ambasadës shqiptare në Washington, sepse nuk ishte gjithmonë kështu. Është ky një gjest tepër pozitiv i ambasadores Faber duke marrë parasyshë se si trajtoheshin, nga të dy palët, përfaqsues të opozitës kur vizitonin Washingtonin, megjithëse në botën që jetojmë, një gjë e tillë është krejt normale në rrethanat si kjo. Mbaj mend se gjatë 25-viteve të kaluara, ambasadën e Shqipërisë në Washington (kur ishte e hapur), varësisht se cila parti ishte në pushtet, nuk e vizitonin zyrtarët e partisë në opozitë, duke lënë përshtypjen ndër amerikanët dhe në radhët e shqiptarëve, se ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin e botës, përfaqësonte vetëm partinë në pushtet dhe jo të gjithë shqiptarët. S’do mend se ambasada e cilit do vend kudo duhet t’i ketë dyert e hapura për të gjithë shtetasit e vet taksapagues, pa marrë parasysh pikëpamjet politike të njërës ose tjetrës palë, ose cilës parti politike i përkasin ata. Grindjet politike të Tiranës ç’vendoseshin në Washington për afatin e vizitave të zyrtarëve të lartë shqiptarë në kryeqytetin amerikan. Shpresohet që ky gjest të përjetësohet jo vetëm nga ambasada shqiptare në Washington por edhe nga të gjitha ambasadat shqiptare me përfaqësi në kryeqytete të tjera të botës. Mbi të gjitha, kjo duhet të jetë politikë e përhershme e urdhëruar nga Ministria e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë dhe jo të lihet në dorë të ambasadorëve të ndryshëm.

Në këtë frymë pranimi e tolerance, do të ishte mirë që edhe diaspora shqiptare të trajtohej dhe të pranohet në një frymë bashkëpunimi. E vërteta është se angazhimi i diasporës duhet të trajtohet si diçka jo vetëm në interesin e vet ambasadës por edhe në interesin afat gjatë të Shqipërisë. Ambasada dhe Shqipëria kanë më shumë nevojë për diasporën, për këtë diasporë — të vjetër e të re — e cila si individë dhe si komunitet, historikisht dhe në periudha të ndryshme gjatë një shekulli dhe jo vetëm në 25-vitet e fundit, ka mbajtur lidhje të forta me Washingtonin zyrtar dhe me përfaqësues të dy partive kryesore në Kongres, gjithmonë duke punuar në interesin e bashkatdhetarëve të vet kudo në trojet etnike, sidomos në periudha të vështira për kombin shqiptar.

Kohët e fundit udhëheqsi i opozitës Lulzim Basha vizitoi Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi takime me zyrtarë amerikan në Washington, ndërsa zhvilloi edhe vizita me komunitetin shqiptaro-amerikan në New York. Lajmet njoftojnë se edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka në agjendë një vizitë muajin që vjen në Washington. Mbetet për tu parë angazhimi i Kryeminstrit shqiptar gjatë vizitës së tij në Amerikë me diasporën e vjetër dhe të re. Në lidhje me këtë subjekt, Kryeministri shqiptar kishte premtuar gjithashtu, vitin që kaloi, se në fillim të këtij viti, një përpjekje për të angazhuar më shumë diasporën, ai kishte njoftuar se do të organizonte një konferencë për diasporën në Tiranë. Nismë e mirë si fillesë por të pakën publikisht nuk vihen re shënja të ndonjë organizimi të tillë ndonëse po fillon muaji i katërt i këtij viti.

 

Në të vërtetë, fund vitin e kaluar Departmenti Amerikan i Shtetit – në kuadër të veprimtarive të javës së diasporave anë e mbanë botës — kishte organizuar një konferencë kushtuar rolit të diasporës në politikën e jashtme amerikane dhe në diplomaci si dhe ndikimit të diasporës në zhvillimet botërore. Në atë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryediplomati amerikan John Kerry i cili vlerësoi veprimtarinë e diasporave në këtë vend duke u shprehur se ishte tepër krenarë për rolin që luan diaspora në Shtetet e Bashkuara dhe theksoi zhvillimin e partneritetit publik dhe privatnë fushën e diplomacisë dhe të politikës së jashtëme amerikane. Ai vlerësoi rolin e diasporave të ndryshme në Amerikë, duke thënë se, Komunitetet e diasporës janë shpeshëherë ndër aktorët e parë që u përgjigjen ngjarjeve me rëndësi, qoftë në rast fatkeqsishë natyrore ose sulmesh terroriste, krizash financiare dhe politike, ose madje edhe në rast mundësishë të reja biznesi.” Në të vërtetë, angazhimi i komunitetit shqiptaro-amerikan në mbështetje të interesave të shqiptarëve kudo gjatë 100-viteve të shkuara, mund të jetë shembulli më i mirë i kontributit të një diaspore në Amerikë, për të cilën foli Kryediplomati amerikan, fund vitin e kaluar në konferencën e Washingtonit kushtuar rolit të diasporave në përpilimin e politikës së jashtme amerikane.

 

Është ky një rol që — pa marrë parasyshë se e vlerëson përpiluesi kryesor i politikës së jashtme amerikane tani — duhet të vlerësohet edhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare dhe jo vetëm me rastin e 25-vjetorit të lidhjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pasi ky angazhim i diasporës shqiptare në Amerikë, siç dihet ka një histori më të gjatë dhe të suksesshme. Ka ardhur koha që diaspora shqiptare, e re dhe e vjetër, të mos konsiderohet më si një realitet kundërshtarësh të përherëshëm, si një luftë që vazhdon midis “nesh dhe atyre” për më shumë se 50-vjetë. Kombi shqiptar, nepërmjet përfaqsuesve zyrtar në Tiranë dhe në Prishtinë, ka nevojë të angazhojë më shumë diasporën pa dallim, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me vendet mike të shqiptarëve kudo, por sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mirën e Shqipërisë e të Kosovës dhe për mirëvajtjen afatgjatë të mbarë kombit shqiptar. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhdënjeve shqiptaro-amerikane se shpresa është rinia e lindur gjatë 25-viteve të kaluara, duke thënë se, “Për mua Shqipëria është me të rinjtë e jashtëzakonshëm të saj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur gjatë këtyre 25 viteve. Më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien tonë. Ne qëndrojmë së bashku me krenari. Ky është vetëm fillimi”, është shprehur ambasadori Lu.

Nuk është aspak vonë as për këtë gjeneratë politikanësh që t’i njohë vlerat, veprimtarinë dhe pasurinë që përmban diaspora. Nuk ka asnjë arsye që të presim një brez tjetër shqiptarësh me qëllim që të njihet kontributi i diasporës së vjetër dhe të re në Shtetet e Bashkuara dhe që njëkohsisht të ndërmirren masa zyrtare për angazhimin e tyre të mëtejshëm edhe më të fortë në mbështetje të interesave të shqiptarëve. Diaspora shqiptare në Amerikë e ka treguar historikisht se, siç është shprehur John Kerry në konferencën e Washingtonit të vitit të kaluar mbi diasporën — përfaqsuesit e këtyre komuniteteve në këtë vend, “Janë ndër ambasadorët më të mirë që mund të kemi.”

 

Të kujtojmë në këtë 25-vjetor se në mungesë të zhvillimit të marrëdhënieve normale diplomatike shqiptaro-amerikane, gjatë pjesës më të madhe të shekullit të kaluar, komuniteti shqiptaro-amerikan, me dinjitet dhe plot atdhedashuri, luajti rolin e ambasadës dhe të ambasadorit të kombit shqiptar në Washington.

Frank Shkreli

 

Zana Ramadani për austriaken Krone: Është absurde të mendosh se Islami nuk ka lidhje me terrorizmin

$
0
0

Zana Ramdani u largua nga Shkupi drejt Gjermanisë si refugjate. 32 vjeçarja tani është anëtare e CDU dhe feministe. Duke qenë e ftuar në Austri nga partia Team Stronach, ajo është ftuar edhe nga tabloidi më i lexuar austriak, Krone.at, për të dhënë një intervistë, që mund ta lexoni me poshte.

“Krone”: Zonja Ramadani, si e gjetën Gjermaninë kur u arratisët?

Zana Ramadani: Isha shtatë vjeçare. Ne kemi ardhur si shqiptarë nga Shkupi drejt qytetit gjerman Siegen. Nuk morrëm ndihma sociale nga shteti, pasi babai im u punësua në një firmë, duke kërkuar vazhdimisht punë.

“Krone”: Ju rrjedhni nga një familja praktikante e Islamit?
Është një familje 08/15. Babai im ishte shumë liberal.

“Krone”: Si ishte fëmijëria juaj?
Kisha një fëmijëri të bukur, duke luajtur përjashta sëbashku me fëmijët e familjeve të krishtera. Këtu jam vlerësuar si njeri dhe jo si gjini.

Si ishte në shtëpi?

Nëna luante rolin kryesor, sa u takon mbrojtjeve të traditave tona islame. Babai vinte vonë në shtëpi, dhe kënaqej të na shikonte. Nëna më ka kritikuar për çdo gjë meskine.

Cili ka qenë përjetimi më i keq i jetës suaj?

Ka shkuar çdo gjë mirë. Megjithatë, nëna ime mendonte se unë kisha njollosur familjen. Nuk e dija pse. Ajo solli vëllezërit e vetë. Ishte hera e parë, që edhe babai im lëshoi dorë mbi mua. Atëherë u largova në “Shtëpinë e grave”.

Vizitoni akoma vendlindjen tuaj? Cilët gjurmë janë të vërejtshme?

Para një viti e gjysmë vizitova Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë. Nuk mund ta paramendoja. Kur vizitova qarkun e shqiptarëve në Shkup, mendova se jam në Arabi. Gratë e varfëra punonin në institucione diverse për të marrë 200 euro në muaj! Kushërirja ime ishte e mbuluar me ferexhe. Në Islamin politik ka para me bollëk në dispozicion.

E lexoni Kuranin? Çfarë kritika keni ndaj Islamit?

Kam disa. Çfarë mua më shqetëson është se nuk lejohen as pyetje kritike. Në krishterizëm mund të flasësh, qoftë edhe për ekzistencën e Zotit. Është gjithashtu absurde të mendosh se Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin. Secili që ka lexuar Kuranin dhe hadithin, e shikon këtë. Nuk ka asnjë vend të lirë demokratik, që është musliman.

Kandidati presidencial amerikan, Donald Trump, ka menduar ta abrogojë Islamin. Çfare thoni ju për këtë?

Islamin politik do e ndaloja menjëherë edhe në Gjermani. Interesante është gjithashtu, që rritja e numrit të muslimanëve të shkolluar, rrit gjithashtu edhe islamizimin.

 

 

Viewing all 1727 articles
Browse latest View live