Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

563 vjet nga Rënia e Konstandinopojës dhe impakti politik në Europë

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Me 29 Maj 2016 mbushen 563 vjet nga pushtimi i Konstandinopojës i cili ndodhi pikerisht me 29 Maj 1453, nga Sulltan Mehmet 2, i cili me ushtrine e tij te madhe dhe me moshën e tij të re realizoi ëndrën e Sulltanëve të mëparshëm të shkatërrimit të një Perandorie të Krishterë të Lindjes dhe në vënd të saj të krijontë një Perandori tjetër me kryeqytet po Konstandinopojës.

Kjo fitore e turqve osmanllnj hodhi bazat e pushtimit 450 vjeçar të gadishullit ballkanik, në Anatoli, Azi të vogël, dhe ndryshimet masive e të thella në përbërjen e popullatave të asaj kohe për shkak të largimeve massive, vrasjeve, përdhunimeve, ndryshimeve të mëdha ekonomike , sociale dhe politike. Kryesorja ishte konvertimi me forcën e armëve, tëligjeve të reja dhe të korrutpimit të klasave të pasura në religjionin islam, të popullatave të mbetura të asaj kohe. implikimet e shumta të rënies së një Perandorie të Krishterë të Lindjes shkaktoi gjithashtu edhe ndryshimin e ineresave gjeopolitike të shteteve të reja të krijuara më vonë pas rënies së Perandorisë Osmane por edhe të shteteve të mëdha që ndikuan më vonë në rënien e kësaj perandorie.

Pushtimi nga Osmanët i trevave të gadishullit ballkanik që kishin popullarë të krishterë kryesisht orthodokse por dhe katolike në disa zona, shkaktoi gjitashtu një rënie në anarki ekonomike, sociale, dhe prishjen e shteteve të reja që mund të formoheshin në atë kohë në gadishullin ballkanik dhe në Europën lindore apo dhe në Azinë e Vogël bazuar në binomin Fe+Atdhe. Perandoria Osmane mbeti një perandori pushtuese për popujt e atyre trevave dhe aspak siç e pretendojnë disa osmanofilë se perandoria osmane ishte vetëm një administruese. Vetë fakti i largimit masiv të popujve pas pushtimit, vrasje dhe genocide masiv që u bënë popujve që luftuan kundër tyre, çvendosjet e popullatave nga periferia lindore e perandorisë osmane për në ballkan, bëri që struktura e popujve të ndyshojë madje u krijuan pupuj të rinj por që ruajtën gjuhën e deri diku edhe karakteristikat e një popullate të mundur por luftarake.

Prania e nje shteti turk që prej 563 vitesh në vënd të qytetërimit bizantin ka ndryshuar gjitashtu dhe gjeopolitikat në Europë e sigurisht dhe kahjet ekonomike-politike.

I

Le të kthehemi tek Perandoria e Bizantit.

Perandoria Bizantine nganjehere referohet si Perandoria Romake e Lindjes dhe vazhdim i Perandorise Romake te Lindjes gjate periudhes Antike te vone dhe gjate mesjetes. Kryeqyteti i saj ishte Konstandinopoja (Stambolli i sotem) e cila ne fillim e kishte emrin Bizantium.

Kjo Perandori, i mbijetoi fragmentimit te Perandorise Romake te Perendimit ne shek 5 e.r., dhe vazhdoi te egzistoje deri ne renien e Konstandinopojes ne duart e Osmaneve me 29 Maj 1453. Perandoria e Bizantit jetoi afersisht 1100 vjet.

Gjatë egzistences se saj Perandoria e Bizantit ishte nje force ekonomike, ushtarake, kulturore e fuqishme. Njëlloj Perandoria Bizantine dhe Perandorie Romake e Lindjes jane terma të njëjtë historiografike te krijuar pas perfundimit te mbreterise.

Qytetaret e saj vazhduan ti referohen peradorise se tyre si `perandori romane` ose Romanian dhe per vehten e tyre si `romane` apo `romanoi`.

Konstantinopoja ka qene kryeqyteti perandorak pas shenjterimit te saj ne vitin 330 e.r., ne Kohen kur Perandor i Romes ishte Konstandini i Madh me origjinë ilire. Gjate 11 shekujve qyteti ka qene rrethuar shume here por u pushtua vetem nje here : gjatë kryqëzates se 4 ne vitin 1204 dhe kryqtaret vendosen nje shtet jo stabel Latin per disa vite; Nicaeanet u a rimorën Konstandinopojën latineve me 1261; dhe heren e dyte kur u pushtua perfundimisht nga turqit në 29 maj 1453.

Disa ngjarje ne shekujt 4-6 shenuan periudhen e tranzicionit gjate te ciles Perandoria Romake u nda perfundimisht Perandorinë Romake e Perendimit dhe ne Perandorine Greke te Lindjes.

Konstandini i i (mbreterimi 324–337) e riorganizoi Perandorinne duke e bere Konstandinopojen Kryeqytet të Ri dhe legalizoi Kristianizmin ne Perandori.

Nen Theodosius i i (mbreterimi 379–395), Kristianizmi u be Fe zyrtare dhe Perandoria u be shtet-fetar-zyrtar Kristian, dhe praktikat e tjera religjioze u ndaluan.

Më në fund, nën mbretërimin e Heraclius i i (mbreterimi 610–641),Ushtria dhe Administrata Perandorake u ristrukturuan dhe u përshtaten per perdorim zyrtar Grek ne vend te asaj Latine.

Keshtu, megjithsse shteti Romak vazhdoi dhe mbajti traditat e shtetit Romak , historianet modern e dallojne Bizantin nga Roma e Lashte aq sa kur Perandoria u perqendrua ne Konstandinopoje, u orientua me shume nga kultura greke se sa ajo latine dhe u karakterizua nga Kristianizmi Orthodoks.

Termi Roma e Lindjes eshte pershkruar me kujdes si nje njesi politike qe perfshin provincat lindore te Perandorise se vjeter Romake deri ne vitin 476 e.r., kur kishte akoma dy perandore.

I njejti term mund te jete perdorur te pakten deri ne shek VI, per aq gjate sa njerezit vazhduan te veprojne dhe mendojne ne pajtim me ato qe mbizoteronin ne nje Perandori Romake te meparshme.

Ne nje perpjekje per te njohur kete dallim, historianet ne menyre tradicionale kane pershkruar perandorite e mesjetes si `Bizantine`.

Termi erdhi nga emri Bizantium, qe ishte ne fakt nje koloni greke e lashte ne anen europiane te Bosforit midis detit mesdhe dhe detit te zi; qyteti me kete emer ishte nje pike kalimi midis Europes dhe Azise se Vogel (Anatolia.)

I rithemeluar si Roma e Re nga Perandori Konstandin ne vitin 330 e.r., ketij qyteti i u vendos emri Konstandinopoje ose qyteti i Konstandinit për nder të Perandorit me të njëjtin emër.

Termi Bizantium thekson aspektin qendror te civilizimit bizantin; nje shkalle qyteterimi ne te cilin jeta administrative dhe intelektuale gjendej ne kete qytet nga viti 330- deri ne vitin1453 kur ishte Perandor Konstandini 11.

Pas dates 29 Maj 1453 kur Osmanet me ne krye Sulltan Mehmetin e II Konstandinopoja u be Kryeqytet i Perandorise Osmane. Qyteti e nderroi emrin ne Istanbul (Stamboll) ne vitin 1930.

Qytei i Bizantit u krijua nga nje koloni greke te themeluar ne anen europiane te Bosforit. Legjenda e lashte Greke i referohet mbretit legjendar Byzas, udheheqesi i koloneve Megarean, dhe njekohesisht themeluesi i ketij qyteti qe ne vitin 667 p.e.r. Forma e latinizuar- Byzantium mbeti emri original i ketij qyteti. Shumë më vone, emri Byzantium u be i zakonshem ne Perendim te cilet i referoheshin Perandorise Romake te Lindjes.

Kryeqyteti Konstandinopoja u ri-inagurua ne vitin 324 e.r., ne qytetin e lashte te Bizantit, si Kryeqytet i Perandorise Romake nga Perandori Konstandini i Madh dhe emir i tij i dedikohet ne 11 maj 330.

Nje nga Perandoret me te medhenj Justiniani i i (mbreteroi 527-565), konstruktoi Katedralen e famshme të Shën Sofisë më 537e.r. Pas pushtimit menjëhere u be xhami sepse Sulltan Mehmetit te iI i pelqeu shume dhe u mahnit nga bukuria. Si xhami shërbeu deri më 1930, dhe pas 1930 u vendos te behet Muza. Emri Konstandinopoje ndenji me ketee mer si kryeqytet i Perandorise deri ne 1930, dhe pastaj me vendim u quajt istambul (ose Stambolli i sotem).

II

Shizma midis Kishës Lindore Bizantine Orthodokse dhe Kishës Perëndimore Katolike filluan që në shek e 5, atehere kur Perandoria Romake e Perëndimit pushoi se egzistuari për të pushtimit Romës nga Osthrogotet ne vitin 476 e.r.

Ndarja perfundimtare e Kishave Linodre byzantine Orthodokse me atë Perëndimore Latine ndodhi në vitin 1054. Shkaqet mund të përmblidhen si më poshtë por kryesisht ka qënë më tepër çështje dominimi politik dhe religjioz:

Divergjenca Teologjike

Problemi i `Filioque` (`dhe Biri`), i futur nga Perendimi ne versionin Latin, riafirmimi qe imazhet duhen nderuar por jo adhuruar, iconoklastet qe u kundershtuan nga Kisha Lindore.

Divergjenca Juridike

Debatet se te kujt kishe i perkisnin: Ballkani, Sicilia, Italia e Jugut, nga Roma apo Konstandinopoja

Perandoria Bizantine ishte Theokraci, pra dhe Mbret dhe perfaqesues i Zotit.

Kurse ne Perendim Autoriteti i Kishes ishte i pavaur nga ai shteteror.

Per shkak te pushtimeve te msylimaneve ne territoret lindore (pushtimi i Patriarkateve te Antiokit, Aleksandrise dhe Jeruzalimit), Roma luajti nje rol ndermjetes dhe disi perfitues.

Divergjenca Kanonike

Perdorimi i bukes se pabrumte per Eukarist (darka e Zotit me buke dhe vere) nga katoliket, ne vend te bukes me maja nga orthodokset.

Beqarlleku tek katoliket.

Ndarja gjeografike bazuar mbi Religjionin Orthodoks dhe atij Katolik u sistemua ga Perandori Thedosius i Madh (Perandor Romak nga viti 379-395) e quajtur Linja e Theodosit në të cilën Orthodoksë mbetën: Bizanti, Sllavët, Ballkani, Europa lindore dhe Qendrore (pjesërisht), Azia e vogel, dhe Anatolia(Anadolli).

Me vendim të perandorit Leo [Isauriku] (732), Epiri i Ri, Prevalitana dhe italia e Jugut, iu hoqën kishës Romane, pushtetin e së cilës për këto territore e përfaqësonte vikari apostolik i Selanikut, dhe u vunë nën kontrollin e patriarkatit të Konstantinopojës. Kryeqendra e Prevalitanës, që ishte në Shkodër, transferohet në Durrës, kështu që zhduket qendra ipeshkvnore e Shkodrës, autoriteti i të cilës i kalon Dioklesë.

III

Pushtimi i Kryeqytetit Perandorak Kristian Orthodoks i Konstandinopojës filloi me rrethimin e tij më 6 prill 1453 dhe u pushtua me 29 Maj 1453, pas një rrethimi prej 53 ditësh.

Osmanet e komanduar nga 21 vjecari Sulltan Mehmeti 2, e mundi ushtrinë e komanduar nga Perandori Bizantin Konstandin XI Palaeologos.

Sipas profecive osmaneve `ishte pjekur Molla e Kuqe`, dhe ate muaj Sulltan Mehmeti i iI i mbiquajtur Fatih (cliruesi) vendosi rrethimin dhe pushtimin e Konstandinopojes.

Pushtimi i Konstandinopojes (dhe e dy territoreve te tjera-shtete) shenoi fundin e Perandorise Romake, te ketij shteti perandorak i cili kishte jetuar per 1100 vjet (330 e.r.,-1453 e.r.).

Pushtimi i Konstandinopojes ishte nje goditje shume e rende per Krishterimin sidomos atij Orthodoks.

Ushtrite Osmane tashme kishin dore te lire per te perparuar me ne perendim.

Pas pushtimit, Sulltan Mehmeti 2 e transferoi Kryeqytetin Osman nga Ederne ek qyteti- kryeqytet i Konstandinopojes.

Kur filloj rrethimi, popullata e kryeqytetit llogaritej rreth 50.000 banore se bashku me rrefugjatet qe erdhen nga periferia perreth.

Garnizoni i qytetit perbehej nga 5.000 greke dhe 2.000 te huaj, me te shumtit ishin gjenoveze dhe veneciane.

Njerzit e Justininit ishin armatosur mire, kurse pjesa tjeter ishin civile, vullnetare dhe armatosur vendas e te huaj, marinare,dhe gjithashtu edhe murgj.

Te gjithe zoteronin shpirt luftarak dhe shume nga ata u vrane duke luftuar.

Gjate javes se pare te rillit, trupat osmane u rreshtuan dhe mren pozicionet perreth mureve te kryeqytetit. Sulmi i pare u be me 18 prill 1453.

Dihej qe ushtria e Sulltanit u grumbullua masivisht ne zonen e Adrianopoles. Trupat kishin ardhur nga cdo rajon i Perandorise osmane dhe ishin afersisht mbi 150.000 ushtare nga shume nacionalitete, dhe mijra te tjere jo ushtare te rregullt por te grumbulluar se bashku me ushtrine osmane me qellim per te plackitur.

Trupat osmane ishin shume te pergatitura dhe te pajisura mire. Trupat `elite` ishin Janissaries qe perbeheshin nga femijet e rrembyar te krishtere dhe te konvertuar forcerisht ne islam; sidoqofte ishin ushtare profesioniste qe perbenin ajken e ushtrise osmane.

Sipas tradites islame , Sulltani perpara fillimit te masakres u kerkoi te rrethuarve te dorezonin qytetin duke u premtuar tu ruante jetet e tyre dhe pronen e tyre.

Perandori i Konstandin i XI i Bizantit dha nje pergjigje sfiduese dhe krenare dhuke hedhur poshte kerkesen e Sulltan Mehmetit te iI.

Menjehere filloi goditja e mureve te qytetit me topa te medhej gjylet e te cileve peshonin disa kuintale.

Veziri i Sulltanit Halil Chandarli pati rezerva te medha persa i perket rrethimit qe ne fillim,sepse kishte frike nga ndonje nderhyrje e Flotes Veneciane qe sipas fjaleve qe qarkullonin –ishte duke ardhur, apo trupat hungareze qe do te kapercenin Danubin, e keshtu rrethimi do te vazhdonte per nje kohe te gjate.

Veziri gjate nje takimi ne daten 25 maj, i tha Sulltanit qe te hiqnin rrethimin, sepse sipas tij po te qendronte rrethimi me gjate, atehere, do te kishin pasoja te paparashikuara per interesat Osmane.

Sulltani ishte i merzitur dhe vete per shkak te zgjatjes se veprimeve luftarake dhe per pasoje, dha urdher per nje sulm frontal, ne shkalle te gjere, dhe te fundit kunder Konstandinopojes.

Vendimi i Sulltanit u perkrah nga komandantet e rinj e sidomos nga Zaganos Pasha, nje Kristian i konvertuar ne islam.

Propozimi i Vezirit Halil u hodh poshte dhe te gjithe te pranishmit vendosen te vazhdojne rrethimin.

Te rrethuarit gjate dites se hene te 28 majit, riparuan muret dhe pengesat dhe i riforcuan ato.

Ne qytet kembanat e kishave orthodokse rane zhurmshem dhe qytetare e ushtare u bashkuan ne nje procession te gjate duke mbajtur reliket e shenjta Brenda dhe pastaj duke marshuar jashte kishave.

Procesioni vazhdoi duke kenduar himne ne greqisht, italiane, katalane, dhe katolike; burra dhe gra, ushtare, femije, civile, klerike, murgj, dhe murgesha, duke e ditur qe do te vdisnin nga perpjekjet me osmanet, u luten dhe bene paqe me veten e tyre dhe Zotin Jezu Krisht.

Atehere nje grup ushtaresh armiq hyne papritur ne qytet nga nje port i vogel (kripore), i quajtur Blachernae, aty ku muri takohej me nje mur te trefishte. Luftimet shperthyen prane portes se vogel. Pataj mberriten shume jenicere te cilet i u afruan murit te brendeshem.

Duke pare luftimet, Perandori Konstandin XI e kuptoi qe cdo gje humbi, hoqi shenjat e tij perandoorake dhe se bashku me kusheririn e tij Theophilus Palaeologus, Castilian Don Francisko nga Toledo, dhe John Dalmatus, te gjithe duke mbajtur shpatat ne dore u hodhen ne sulm kunder ushtareve armiq qe ishin futur turma turma ne qytet duke goditur sa majtas djathtas ne nje akt final te sfidues.

Keshtu ata nuk u pane me kurre.

Sulltani me jeniceret e tij te gardes, hyne ne qytet mbasditen e pare te pushtimit. Konstandinopoja kryeqyteti i Perandorise se Bizantit dhe qeyteti me i madh i Europes se asaj kohe kishte rene ne duart e tij. Sulltani beri nje vizite ne te gjithe qytetin e shkaterruar.

Sulltani hyri per here te pare ne Katedralen e Shen Sofise dhe e pa me habi madheshtine e saj.

Pas pak urdheroi qe kjo katedrale te kthehej ne xhami.

Sulltani dha urdher qe tu jepeshin fund vrasjeve, sepse sipas tij mjaftonte.

Ndersa Sulltani kaleronte ne rruget e Konstndinopojes ai tha: Cfare qyteti qe fituam, qe e lame ne dore te plackitjes dhe shkaterrimit.

IV

Krishterimi Orthodoks pësoi nje humbje jashtzakonisht te madhe pas Rënies së Konstandinopojës.

I vetmi popull orthodox, qe luftoi deri ne 1479 ishin Arberit dhe Epirotët te cilet nen udheheqjen e Gjergj Kastrioti –Skenderbeu, rezistuan per 25-30 vite pushtimit Osman.

Pushtimi i Gadishullik ilirik shpërbeu kishat orthodokse dhe hierarkine orthodokse, por ajo u ruajt nga disa dekrete te Sulltaneve per: Mali Athos, kishat sllave te Serbisë dhe Bullgarisë, më pak ato Rumune, ne disa zona te Greqise, ne Siri, Egjipt (koptet), Armeni e Gjeorgji, irak, me kusht qe te paguanin harac dhe te mobilizonin ushtare ne rast lufte si dhe te lejonin kalimin e ushtrive osmane.

Sulltani lejoj Patriarkanen e Konstandinopojes te mbijetonte dhe te manaxhonte ne menyre te kufizuar kishat dhe te krishteret.

Me pushtimin e Stambollit, Sulltan Mehmeti iI u shpall si mprojtës i Kishës Orthodokse dhe i njohu Patrikanës jo vetëm të drejtat e vjetëra n’anën fetare, po edhe fuqi juridike mbi Orthodoksit.

Ai ripërtëriu traktatet e paqes me Serbinë dhe Vllahinë.

Megjithe keto leshime orthodoksia u pakesua dhe nje pjese e mire e populates orthodokse u largua ne zona jashte perandorise si ne itali, Ukraine, Venedik, Spanje, Hungari.

Pas viteve 1540, Doktrina FIDE dhe Urdheri Bazilian, filluan te kristianizojne me lejen e Sulltanit disa zona ne Ballkan, ne religjionin katolik.

Pas pushtimit me 1537 nga Sulltan Sulejmani, shume njerez u kthyen ne kripto-kristiane (laramane).

Misioni Basilian dhe Propaganda Fide, e cila u themelua nga Selia e Shënjtë më 1622 nga Papa Gregori XV. Propaganda Fide u quajt ndryshe edhe “Kongregacioni për Ungjillizimin e Popujve“.

Perandorinë ruse ka mbrojtur kristianizmin duke qënë i vetmi shtet që mund të uftojë kundër Perandorisë së re turke. Ka qenë njësi Luftarake `Shqiptare` orthodokse, e cila ka marrë pjesë në luftërat ruso-turke, në vitet 1768-1774, 1787-1792, 1806-1812 si dhe në Luftën e Krimesë”.

Shen Kozmaindihmoi ripërtëritjen e kristianizmit orthodoks në ballkan, madje erdhi ne Shqiperi ne vitet 1760-1779., si dhe krijimi i shtetit grek me 1831.

Definitivisht, Traktati i Shën Stefanit 1878, pas humbjes se luftës me Rusinë, detyroi Perandorine Turke të lëshojë tokat e zaptuara në Ballkan dhe formimin e shteteve të reja kryesisht të krishtera. Kështu pas 563 lindën gjeo-politika të reja dhe aspirate të reja për popujt e nënështruar dhe të vuajtur të Ballkanit.

Sigurisht Pavarësia e Shqipërisë shënoi përfundimisht largimin e sundimit turk në Ballkan por mentaliteti turkoshak vazhdon të mbijetojë akoma në politikën ballkanase dhe asaj shqiptare duke krijuar probleme të mëdha integrimin në BE. Ndoshta prania e një Perandorie byzantine në vend të asaj turke do të kishte krijuar mundësinë e një shteti të madh shqiptar apo më saktë Arberor dhe Epirot.

 

REFERENCAT

(1)Nicolo Barbaro, “Diary of the Siege of Constantinople, 1453″, translated from the italian by J.R. Jones, an Exposition-University Book, Exposition Press, Neë York, 1969. The Venetian surgeon Nicolo Barbaro ëas present in the city throughout the siege and ëitnessed the events described by him in his diary.
(2) Among recent studies, the basic reference on the subject is Sir Steven Runciman’s, “The Fall Constantinople, 1453″, Cambridge University Press, 1969. This ëork, by the British Historian, a Byzantine studies scholar, is based on an exhaustive study and analysis of existing sourse material.

Additional Referecnes: (http://ëëë.greece.org/romiosini/fall.html)
(1) Babinger, F., “Mahomet iI le Conquerant et son Temps, 1432-1481″, translated from the German by H.E. del Medico, Paris, 1954.
(2) Pears ,E., “The Destruction of the Greek Empire and the story of the Capture of Constantinople” by the Turks”, London, 1903.
(3) Schlumberger, G., Le siege, la prise et la sac de Constantionple en 1453″, Paris, 1926.
(4) Ëalter, G., La ruine de Byzance”, Paris, 1958.

  • · Back to the main “Romiosini” ëebpage hosting this and related articles on Byzantine history
    Dionysios Hatzopoulos
    Professor of Classical and Byzantine Studies, and Chairman of Hellenic Studies Center at Daëson College, Montreal, and Lecturer at the Department of History at Universite de Montreal, Quebec, Canada.
  • https://en.ëikipedia.org/ëiki/Byzantium
  • ttps://en.ëikipedia.org/ëiki/East–Ëest_Schism#/media/File:00058_christ_pantocrator_mosaic_hagia_sophia_656x800.jpg
  • http://history-ëorld.org/byzantine3.htm
  • http://ëëë.neëëorldencyclopedia.org/entry/Theodosius_I
  • REFERENCAT
  • 1. Gerorg Ostrogorski, Historia e Perandorisë Bizantinë, Tiranë 1997.
  • 2. Ogys Baji, Perandoria e Bizantit, Tiranë (pa vit botim).
  • 3. John, Bizanti, Tiranë 2005.
  • 4. Stanfrod J. Shoë, Historia e Perandorisë Osmane dhe Turqisë Modernë, Tiranë 2006.
  • 5. Osman Nuri Topbash, Osmanët, Progresi 2009.
  • 6. Ferdinand Julius NorëichSchevill, Ballkani-Historia dhe Qytetërimi, Tiranë 2002.

Katedralja e Shen Sofise pas pushtimit (Muze)- margaritari I Konstandinopojes (Stambollit te sotem).


Maqedonia shqiptare

$
0
0

Nga Kalosh Çeliku

 

Popull shumicë në Shtetin e “përbashkët” IRJ e Maqedonisë se, janë shqiptarët, këtë nuk e luan as topi. Ndërkombëtarët e dinë edhe sa pula e gjela kemi në Katund. E, nuk e ditkan sesa shqiptarë i ka IRJ e Maqedonisë. Problem tjetër është ai se, shqiptarët nuk kanë edhe sot e kësaj dite Shtet Etnik Shqiptar. Shtetin e kanë pakica “maqedonase”: me shqiptarë, bullgarë (popull shumicë në këtë shtet), serb, “turq”, vlleh, romë e pakica të tjera që jetojnë në këtë Shtet “demokratik maqedonas”. Dukuri kjo politike, që edhe sot e kësaj dite nuk kemi regjistrim të saktë të popullatës në këtë shtet të “përbashkët”. Punë tjetër është ajo se, si do të dalim në zgjedhje lokale e parlamentare me këtë “problem” shekullor në prag të Shtëpisë që na ndjek me vite hap pas hapi në histori.

Fatkeqësia, është se: shqiptarët edhe nuk duan Shtet të Ri në Ballkan. Ndoshta, më në fund janë ngi më me dy-tri shtete shqiptare: Shqiprinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën… Çka u duhet në Ditën e sotshme edhe një Shtet i Ri Shqiptar?! Mos, o Zot, Nesër u teket e kërkojnë edhe një shtet tjetër shqiptar, në Turqi?! Shekuj me radhë e kanë pëlqyer rolin e shërbetorit, që nga koha e Turqisë. I kanë dhënë strategë lufte Skënderbeun, Ataturkun), pashallarë e agallarë. Themelues të gjuhës letrare turke (Sami Frashërin). Rol “strategjik” me besë, që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Edhe pse sot, koha i thërret shqiptarët t’i ndërrojnë rolet historike. Heqin dorë nga roli shërbetorit, dhe të marrin rolin e Pronarit të Shtetit Etnik Shqiptar.

Thirrja historike has në vesh të shurdhët tek “vëllezërit” serb e “maqedonas”. Dudumët me çallmë turku dhe me këmbët dhe trutë në legen, në këtë Ditë të Madhe Historike, janë më të shkathët në xhami. Dihet, mu si dikur në kohën e Perandorisë Osmane. Hoxhallarët e rrejshëm shqiptarë me “Din e Iman” i thirrin nateditë shqiptarët nga minaret e xhamive në Xhehenet për t’i rrasur përjetë në Xhehenem. Edhe, siç duket mund t’ia arrinë qëllimit: mu si dikur me ndihmën e “vëllezërve” serb e “maqedonas” të Njerkës me gjithë familje nga trojet e veta t’i përzënë në Turqi.

Shekuj me radhë, brez pas brezi i dalin zot IRJ të Maqedonisë. Edhe, në kohën e Turqisë, edhe në kohën Serbisë, edhe në kohën e Bullgarisë. Shembull konkret: deklarata e Ali Ahmetit, që nuk e pranon federalizimin e Maqedonisë, që shteti maqedonas të ndahet në dy etnitete, si njësi federale në baza etnike. Ndoshta, edhe ka të drejtë si lider i një partie politike. Politika është  akull, nëse di të rrëshqasësh, rrëshqet edhe me opinga gome. Nëse, nuk di, e thyen kokën edhe me sajë.

Ali Ahmeti nuk besoj se nuk di të rrëshqasë në politikë me sajë, por edhe me ski. Problemi ësht se, me çka rrëshqet në Ditën e Sotshme Historike: me sajë shelgu, apo me ski lisi. Përmëtepër, druri i këtyre mjeteve të rrëshqitjes teposhtë kodrës: a është nga shelgu, apo lisi?! Përjashtim bëjnë vëllezërit grek që në histori rrëshqasin me ski lisi.

Dhashtë Zoti, Ali Ahmeti nuk rrëshqet me sajë ose ski shelgu! Shkaku se, kemi mjaftë përvojë në rrëshqitje me Pyka e shelgu mes fushe. Zoti, ose Natyra na ka ruajtë mos rrëshqasim me pyka shelgu tatëpjetë kodrës përmes dëllinjave në përrua. Pykave të shelgut, që posa, u ra tokmaku i hekurt në kokë, edhe sot e kësaj dite nuk kanë dalur nga cungu i kalbur mes Livadhit, rrëzë Kalasë Dardane,  në breg të Vardarit.

Mirë, them unë: Çka kërkon pyka e shelgut në cungun e lisit, rrëzë Çukës?! Kotnasikoti, përgjigjem përsëri unë në këtë shkrim publicistik: Veten do ta provojë si “patriote kuqezi” në Bit – Pazar. Ose, ku ta i unë të na shesë pa pare: e rren mendja se Cungu i Lisit do ta pranojë në Shtëpi si pykë shelgu.

Gabim i madh historik. Prandaj, deri diku edhe e pranoj deklaratën e Ali Ahmetit:  Mqedoninë, që nuk e pranon si ndarje federale.

Maqedonia ka qenë, është… Dhe, do të jetë shqiptare…

 

 

 

Gjeneratat e kaluara dhe gjeneratat e kohës moderne

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Kur bëjmë një rikapitulim  kohësh dhe gjeneratash , secili prej nesh si prind,  nuk ka ndonjë shpjegim së si dhe qysh  ta bëjmë edukimin e fëmijëve tanë. Këtë gjë shumica prej nesh ia kemi lënë sitihisë.Fëmijët  kur të bisedosh më ta për të kaluarën tanë   , nuk tregojnë ndonjë kurreshtje apo interesim së si  i kemi pasur kushtet jo të mira  për shkollim , së  sa kemi mësuar në shkollë , si i kemi kryer studimet etj .Gjeneratat e reja po mendojnë  së  ne si prindër të tyre duhet të marrim edhe   këshilla nga ta  .Nuk do të dëshiroja ta kulifikoja mendimin e tillë kush e di qka , por megjithate duket  e quditshme për logjikën e shëndosh  se nga po rrjedhin mendimet e tyre.Gjithmonë  edukimi i fëmijëve tanë ka qenë prioritar dhe  një gjë   komplekse . Prindërit tanë  pak kan pasur kohë , ose edhe pak  i kan dhënë rëndësi edukimit dhe kujdesit   për shkollim. Shumica prej prindërve të gjeneratave të kaluara kanë qenë shumë partiarkalë dhe nuk kan menduar së cilat janë të mirat që i sjellë  shkollimi.Janë  shkolluar në kushte shumë të vështira  ekonomike . Zatan edhe prindërit tanë , këtu flas për shumicën prej tyre, nuk kan pasur kohë për të  menduar më shumë,  por më shumë kanë menduaqr së si ti sigurojnë të ardhurat elementare për fëmiljën. Entuziazmi i madh ka bër që të shkollohën shumë gjenerata. Nuk ka dyshim së ka pasur edhe prindër përpar imtar të kohës  ,dhe familje  të shkolluara  të cilat  kan ndikuar në përhapjen e rrezeve  të  diturisë   .Tash shtrohet pyetja logjike, cila është gjenarata e re? Çfarë janë ëndrrat e tyre? Qka planifikojnë të punojonë kur të rritën në krahasim më kohën tonë ?Ne  jemi edukuar në një kohë tjetër dhe në sistem tjetër. Logjika e gjeneratave të kaluara dhe edukimi i tyre ka qenë së vëtem më punë ,  dhe dije  mund të arrihen rezultatet pozitive  . Gjeneratat e kohës së sotme natyrisht duke bër përjashtime, nuk po e kan  shumë këtë logjikë.Koha moderne  si duket i ka kufizuar prinderit që më shumë të kujdesën për fëmjet e tyre, për  shkollimin dhe  edukimin, si  dhe profesionin.Këto gjenerata nuk po e kan  prioritet së si të edukohen dhe ti  përkushtohen  shkollimit dhe zgjedhjes së profesionit  konform aftësive të tyre .Më kalimin e kohës  kjo gjë do të bëhët brengë e madhe e tyre , pse  më parë nuk kan planifikuar si duhet.Zatën në këtë drejtim shteti ishte dashur  të kujdeset qe të bëhën reformat në arsim konform kërkesave  ekonomike  të vendit .  Shumë nxënës në vend që ti përkushtohen mësimeve  po i frekuentojnë internetet duke luajtuar “Counter Strike “ e lojëra të tjera të cilat po ndikojnë në tjetërsimin e tyre , po ndikojnë  në formimin e përsonalitetit të tyre , dhe në disa raste këto lojëra po rekrutojnë edhe kriminelë;. Të rinjët po  mendojnë së pa mund, dhe mbrenda natës  të dalin në sipërfaqe si intelektual ose të bëhën edhe të famshem  .Përmes kurseve të ndryshme , ose  audicioneve të cilat po organizohen  nuk ka mundësi  të arrihet shumë  . Këto audicione apo edhe kurse po ua ndërepresin atyre shkollimet , duke kërkuar  rrugë nga një profesion në tjetrin .Edhe pse kohë tjera shumë më të vështira, megjithate dëshira , puna dhe përkushtimi për të arritur më shumë në jetë , ka qenë më e  madhe .Një temë që kërkon një analizë , është servimi i përditshem edhe i  serialeve  turko arabe etj të cilat po ndikojnë negativisht te gjenerata e re. Ne vend të këtyre serialeve  , kemi tema tjera më bollëk nga përditshmëria jonë , nga kultura dhe arti ynë .Televizonet tona nese dëshirojnë të prezentojnë para publikut  diqka nga jashtë,  e kan mundësinë e përzgjedhjes të serialeve serioze dhe më vlerë artistike.Të gjitha këto kur bëhën bashkë , ndikojnë në formimin e përsonalitetit të të rinjeve, natyrisht jo shumë për të mirë . Në këtë mënyërë ata do të  bëhën barrë e madhe e familjës dhe barrë e madhe  edhe  e shoqërisë .Ajfonat na janë  kan bërë  më shumë zbavitës se sa mjet i komunikimit. .Mund të kuptojmë së bota e tyre është ndryshe, por nuk ka justifikim mos puna dhe angazhimi më serioz i tyre në mësime dhe zgjedhjen e profesionit jetësor. Jeta është shumë e shkurtër dhe çdo gabim në hapin jetësor , është i pa riparueshem .Natyrisht së secili prind dëshiron  që fëmijët e tyre , të jetojnë  dhe të bëhen më të lumtur, duke i  tejkaluar në secilin plan të jetës.Por  duke mos e hequr kurrë nga mendja së vëtem më punë të madhe  arrihen edhe synimet jetësore…

 

 

Martesat Gay, deri ku shteti mund të zëvendësojë natyrën!?

$
0
0

Nga Valentin Bruçaj

 

Sipas një direktive evropiane, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe të gjitha ato që kanë si synim anëtarësimin në këtë bashkim, duhet të rregullojnë me ligj bashkëjetesën në mes çifteve të të njëjtit seks. Ka shumë shtete që, ndonëse në mes shumë polemikash, e kanë miratuar këtë ligj, dhe disa të tjera që pritet ta miratojnë. Për shoqëritë evropiane, revolucionet shoqërore nuk janë një fenomen i ri, çështje të ngjashme Evropa i ka kaluar edhe në vitet ‘60, me ligjin mbi divorcet apo me legalizimin e aborteve, që aq shumë ishin kthyer në një problem social, që në kohën kur u miratuan konsideroheshin totalisht si një tabu. Sidoqoftë, pavarësisht emancipimit të një shoqërie, çështjet morale vazhdojnë të mbeten çështje që zgjojnë polemika të ashpra brenda shoqërisë.  Në raste të tilla, për argumente kaq delikate, ku as Shteti dhe as shoqëria nuk janë në gjendje të marrin një vendim të prerë, pasi çdo vendim, në çdo rast, do të zgjonte polemika ose do të rezultonte si shkelje e të drejtave të individit. Meqë çështja është kaq delikate,  si e tillë duhet afrontuar, secili sipas ndërgjegjes së tij, në çdo rast, çdo mendim duhet të konsiderohet vetëm personal, larg çdo moralizimi, duke kërkuar të kuptojmë se çfarë është vlerë dhe çfarë është e drejtë personale. Duhet kërkuar një farë ekuilibri, në mes atyre që janë në favor të një ligji që rregullon bashkëjetesën mes çifteve të të njëjtit seks, dhe atyre që janë kategorikisht kundër.

 

Për të arritur një farë kompromisi në mes palëve, duhen marrë gjërat me radhë, duke stabilizuar se çfarë është e drejtë e secilit individ dhe çfarë nuk mund të konsiderohet si e tillë. Si fillim, duhet të kemi parasysh se homoseksualiteti ekziston që kur ekziston njeriu, që në lashtësi, në të gjitha kulturat. Nuk është nevoja të kujtojmë se personalitete shumë të rëndësishme historike, thuhet se jetonin seksualitetin  e tyre në mënyrë shumë të hapur, edhe brenda të të njëjtit seks. Pastaj më vonë të gjithë e dimë se, me lindjen e religjioneve, kjo filloi të konsiderohej sakrilegj, sa edhe sot, në disa shtete fetare homoseksualiteti konsiderohet krim dhe dënimi është shumë i rëndë, deri në dënim kapital. Paragjykimi, ose reagimi me dhunë ndaj një individi homoseksual në shoqëritë demokratike konsiderohet diskriminim, si shkelje e të drejtave të njeriut. Secili individ, ne Shtetin e së drejtës,  duhet të jetojë seksualitetin e tij sipas shijeve të tij personale, ekskluzivisht si një çështje private. Por siç ndodh shpesh, edhe në këtë rast, çështja ekstremizohet, në mes atyre që janë kundër dhe atyre që mbrojnë të drejtat e kësaj kategorie. Mbrojtësit e kësaj kauze, ndoshta edhe nga tendenca për të përshpejtuar reformën, duke humbur çdo ekuilibër, shpesh herë bëjnë konfuzion mes vlerave dhe të drejtave. Të jesh homoseksual është një e drejtë e secilit, por është ekstremisht e sforcuar të na transmetohet si një vlerë në mes vlerave të tjera. Kjo nuk është aspak e vërtetë, dhe nuk kemi pse të hezitojmë që ta  precizojmë një gjë të tillë, sa herë që në shoqërinë tonë të debatohet se ku mbarojnë vlerat në të cilat duhet të identifikohemi dhe ku fillojnë të drejtat e individit që duhet të mbrojmë.

Një ndër çështjet më të debatuara në shoqëritë perëndimore është edhe rregullimi me ligj i bashkëjetesave të individëve të të njëjtit seks, ose siç quhet me fjalë të tjera, martesat e jonatyrshme. Martesat e jonatyrshme, në thelb kanë qëllimin që të rregullojnë me ligj, bashkëjetesën ne mes dy individëve të të njëjtit seks, ose edhe një burri e një gruaje që duan vetëm të bashkëjetojnë.  Dy gra apo dy burra që kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin gjatë gjithë jetës së tyre, me sëmurjen e njërit prej tyre, ose me vdekjen e tij, nuk kanë gëzuar të drejtën ligjore që të qëndrojnë pranë partnerit ose të trashëgojnë pasurinë e tij. Në shumë raste, këta individë, me vdekjen e partnerit kanë humbur çdo të drejtë mbi kontrollin e të mirave materiale, si makinës, shtëpisë,  llogarive bankare etj., dhe kanë hyrë në posedim të këtyre pasurive, të afërm të partnerit që nuk jeton më, që gjatë gjithë jetës së tij e kanë detestuar në saje të shijeve të tij seksuale. Në këtë aspekt, është moralisht legjitime që këto kategori njerëzish të gëzojnë të drejtat të barabarta me të gjithë njerëzit e tjerë, dhe Shteti duhet të jetë garant në respektimin e tyre. Martesat e jonatyrshme nuk cenojnë aspak familjen tradicionale, pasi e njëjta gjë thuhej në rastin e reformave mbi abortin e divorcin. Nuk do të kemi më pak martesa tradicionale sepse shteti do të njohë me ligj lidhjet homoseksuale. Këto janë thjeshtë arsyetime moralistësh që në të vërtetë abuzojnë me fjalën familje.

 

Por Shteti, duhet t’i garantojë një kategorie njerëzish apo edhe krejt shoqërisë ato të drejta që nuk ja ofron natyra dhe ligjet e saj? Kjo pyetje të shpie te një tjetër problem brenda këtij problemi, që është akoma më delikat: Adoptimit të fëmijëve nga çiftet Gay. Nëse shteti e ka si obligim t’u garantojë të drejta të barabarta, të gjitha kategorive njerëzore brenda shoqërisë, nuk e ka si obligim t’u ofrojë këtyre kategorive atë që nuk mund t’ua ofrojë natyra dhe ligjet e saj. Kur dy burra, ose dy gra, vendosin të jetojnë së bashku seksualitetin e tyre, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se bashkëjetesa e tyre nuk është e natyrshme, dhe si e tillë duhet jetuar, duke pranuar të gjitha pasojat e saj të natyrshme. Që këto pasoja janë se një lidhje homoseksuale nuk mund të “prodhojë” fëmijë, dhe këto pasoja duhen pranuar pa pretendime. Supozohet se një lidhje homoseksuale, duhet të jetë lumturia që këta dy individ kanë kërkuar, (pse duhet të kërkojnë më tepër), dhe Shteti duhet t’u garantojë atyre që askush mos t’ua cenojë atë, edhe pse jo, t’ua njohë edhe me ligj. Por shteti duhet të jetë garant që këta individë mos të prishin lumturinë e një individi tjetër,  mos të kushtëzojnë jetën e një fëmije nesër, që ndoshta nuk do të kishte bërë të njëjtën zgjedhje po të kishte mundur të vendoste vetë. Sepse të kesh fëmijë, nuk është një e drejtë e sanksionuar me ligj, që shteti duhet t’u garantojë të gjithë qytetarëve. Fëmijët lindin në saje të lidhjes mes një gruaje e një burri. Fëmijët nuk caktohen me ligj qeveritarë për secilin individ.

Shoqëritë që ecin me ritme të shpejta drejt modernizmit të tyre, duhet të bëjnë kujdes që pretendimet e një kategorie mos të cenojnë të drejtat e një kategorie tjetër. Dhe në këtë aspekt, individët që mund ta pësojnë më shumë janë pikërisht fëmijët. Fëmijëve që nuk kanë pasur fatin të kenë një familje, Shteti duhet t’u garantojnë mundësinë që të jetojnë sa më të lumtur, të kenë nesër një familje, një Nënë dhe një Baba, por shteti nuk duhet të krijojë jetim të ri, për të plotësuar pretendimet e një kategorie, – që nuk mund t’i arrijë ato natyrshëm –  me anë të teknikave të reja “moderne” si për shembull “Mitrës me qira”.   Një fëmijë ka nevojë të lindë, të ketë një familje dhe të jetojë i lumtur,  jo të prodhohet që nesër të dalë ne treg dhe të mund ta posedojnë ata që ofrojnë më shumë. Nuk duhet të harrojmë se jo gjithmonë fëmijët kanë gjetur dashuri dhe ngrohtësi nga ata që nuk kanë qenë prindërit e tyre të natyrshëm, por që duhet të ishin sjellë si të tillë, duhet t’u kishin ofruar po aq dashuri e ngrohtësi.

 

 

 

Romani “Jetë e ndalur” i Rifat Haxhijajt botohet edhe në frëngjisht

$
0
0

Nga Arif Ejupi

 

Ditë më parë Shtëpia botuese “ L’HARMATTAN” e Parisit, ka botuar romanin “Jetë e ndalur” të autorit Rifat Haxhijaj.
Ky roman në dukje me temë dashurie nuk mund të përfshihet vetëm brenda një lloj.
Në të trajtohen çështje të shumta shoqërore, psikologjike e historike.
Ngjarjet zhvillohen njëkohshëm në disa linja dhe gërshetohen shpesh me realen dhe fantastikën.
Megjithatë romani ka ruajtur strukturën e tij autonome dhe në mënyrë koncize shtjellon fatin e rëndë të një familjeje shqiptare nga Kosova , e cila në gjysmën e dytë të shekullit të -XX- për shkak të ndërhyrjeve të pushtetit dhe skamjes detyrohet të migrojë në Zvicër.
Autori duke bërë përshkrim natyralist të ngjarjeve e nxjerrë si kryepersonazh Dafinën,nëpërmjet së cilës ndriçon edhe skutat më të errëta të unit dhe jetës së saj.
Me stilin e tij të bukur kallëzimtar Haxhijaj, rrëfen fatin e lig dhe tragjik të Sinanit dhe Mirvetes, prindër të Dafinës, të cilët pas një rehatie të përkohshme dhe të një jete pa trazime në mërgim sjellin në jetë edhe dy vajzat e tyre Dafinën dhe Melin.
Mirëpo ky gëzim është i shkurtër sepse kjo familje e pafat pëson në një aksident komunikacioni dhe gati shuhet e tëra.
Faktikisht shpëton vetëm Dafina, e cila në ato çaste tragjike ishte në shkollë.
Ajo duke dashur që ta përmbush mungesën e familjes edhe pse ende e mitur dhe pabërë ndonjë parashikim për të ardhmen kthehet në vendlindje.
E,gjendur në labirindhin e madh të jetës ballafaqohet me shqetësime e peripeci të shumta e të pashpjegueshme, të cilat as që i kishte imagjinuar ndonjëherë.
Ajo larg çdo kujdesi familjar e shoqëror gati çdo ditë viziton varrezat e fshatit dhe bënë dialog me vetveten pranë varreve të prindërve dhe varrit të motrës së saj të vetme Melit,ku shpeshherë shpërthen edhe në vaj.

Në këtë roman plot dhimbje autori vë në dukje edhe anët e errëta të shoqërisë veçanërisht patriarkalizmin dhe veset e këqija nëpërmjet të cilave u bëhet rezistencë normave të reja të moralit dhe të civilizimit.
Me anë të sajimit të bukur artistik romancieri Haxhiaj godet egoizmin dhe individualizmin e ngushtë të xhaxhait të Dafinës, i cili tregohet mospërfillës ndaj saj duke e përjashtuar atë nga e drejta mbi trashëgiminë.
Moment tensionues dhe i përcjell me dhembje shpirtërore është edhe largimi i dhunshëm i Dafinës,nga shtëpia e përbashkët me axhën e saj.
Ajo e gjendur në udhëkryq dhe e revoltuar në kulm nga padrejtësitë e përjetuara ndjenë rëndë peshën e vuajtjes dhe të mjerimit,të përbuzjes dhe të përçmimit .
Dafina shpresë të vetme ka strehimin te hallë Merita në Prizren. Ajo edhe pse e sëmurë dhe në kushte të vështira tregon empati ndaj gocës së të vëllait i cili vdiq larg atdheut.
Dafina atje bije në dashuri me Edin. Kjo dashuri në mes tyre lind natyrshëm dhe pakurrfarë imponimi. Autori këtë çast të lumtur dhe të vetëm të jetës së Dafinës, e zbukuron duke e përshkruar me metafora dhe trope të shumta .
Mirëpo Dafina e ndërtuar si personazh tragjik dhe fatmjerë përjeton goditje pas goditje.
Prapë paskrupullt në fatin e saj individual ndërhyn xhaxhai i saj i cili e ndan nga Edi, me çka ajo detyrohet që të braktisë frytin e saj të porsalindur Adin .
Ajo s’ duron dot këtë dhembje të papërballueshme dhe këtë moment të frikshëm e plot ankth hidhet në lum duke u munduar që t’i japë fund jetës.
Edhe pse mbijeton jeta më për te është e pakuptimtë dhe e pavlerë. Nisur nga përshtypjet individuale ky roman del i ngjashëm me romanin “Sikur t’ isha djalë” të Haki Stërmillit,ngase trajton personazhe me fate të përafërta .
Si duket Haxhijaj në këtë vepër letrare shtron problemet e kohës së tij.
I pakënaqur nga ai ambient mbytës dhe nga ai realitet plot kontradikta nëpërmjet personazhit të tij real apo të sendërtuar Dafinës, satirizon padrejtësitë,injorancën e hipokrizinë e shkaktuar që sjell një shoqëri e shthurur me ligjet dhe zakonet e saj patriarkale.
Romani “Jetë e ndalur” i Rifat Haxhijajt është një pasuri shtesë e kulturës sonë dhe asaj të huaj. Andaj ai meriton të lexohet sepse ka temë dhe përmbajtje interesante dhe s’e është tërheqës për të gjitha moshat dhe shtresat shoqërore.

 

 

 

Lufta me Donikën, çpo ndodhë në LDK

$
0
0

Nga Gani Qarri

 

E  dhimbshme por e vërtetë, disa njerëz (partiak)të verbuar nga politika, njëmend kanë humbur tërësisht arsyen dhe respektin ndaj femrës shqiptare, gjë që është në kundërshtim flagrant edhe me doket dhe traditat tona kombëtare.

 

Dihet se klani aktual komandues me në krye z. Mustafa, e kthyen këtë parti, përfundimisht nga një Lëvizje Gjithëpopllore, në një grupim përulës e qesharak dhe gati apolitik.

 

Për aq më keq, veprimet e fundit, vërtetë kaluan të gjithë kufijtë e normales dhe shkuan gati deri në degjenerim, në përballje me znj. Donika Gërvalla.

Sjelljet e shfaqura para dyerve të sallës ku mbahej kuvend i LDK-s, përkojnë plotësisht me mentalitetin e vjetër proletar të kohës së Rrahman Morinës, trashëguar nga sistemi i kaluar autoritar sllavo-komunist dhe jo me traditat shqiptare.

 

Diktatura personale e z. Mustafa si kryetar, dhe pengesat e klaneve të vjetra të ngurtësuara përjetësisht në kryesinë e LDK-s, me farsën e tyre udhëheqëse, po e mbysin këtë parti nga brenda dhe dërgojnë atë çdo ditë e më tepër, drejtë shkatërrimit dhe humnerës së sigurt.

 

Pikërisht ky  klan komandues, me apo pavetëdije, e shndërruan LDK, thuaja se në një “OJQ” apo “Eskortë”, për plotësim dëshirash, kurdisje rezultatesh dhe rregullime votimesh, për ngritjen e padronëve në pozitat më të larta të mundshme që ata dëshirojnë, siç patëm rastin të shihnim e përjetonim diktatin e Isa Mustafës, për bërjen e Hashim Thaqit, kryetar vendi.

 

Por, përkundër të gjithave, mjerisht edhe votat e krijesave të ngurtësuara përjetshëm në kryesitë e partive, vazhdojnë të numërohen dhe trajtohen padrejtësisht me peshë të njëjtë, mu si votat e deputetëve të mirëfilltë, ani pse ata interesi i ka tjetërsuar e shformuar tërësisht dhe kthyer në robotë kryetarësh, në

 individ të zhveshur nga njerëzorja, karakteri, idealizmi dhe çdo gjë kombëtare.

 

Sipas z. prof. dr. Shpejtim Bulliqi, një pjesë e figurave të tilla (robotike), që nga fillimi njihen edhe si nomad.

 

Ata, katapultohen nga partia në parti dhe deri më tani kanë ndërruar disa subjekte politike duke kërkuar vendin dhe mundësitë më të mira për përfitime sa më të mëdha personale.

 

Figura të tilla klandestine, aktualisht janë dominuese edhe në partinë e tij, shndërruar në pasqyrë deformuese dhe fytyrë tërësisht të shtrembëruar -identifikuese të LDK-s.

 

Mjerimi kontrovers i pasardhësve të tillë, me gjithë palavdinë endacake dhe ngjitjet prostituive, janë fuqizuar së tepërmi brenda LDK-s, dhe kanë fituar aq besim në vetvete, sa që pothuajse vazhdimisht kërkojnë me këmbëngulje edhe dorëheqjen e një kuadri të vjetër e shembullor nga radhët e LDK-s, si prof. dr. Shpejtim Bulliqi.

 

Muhagjerët politik, as që duan t`ia dinë, se kuadrot e profileve të dorës së prof. dr. Shpejtim Bulliqit, sot numërohen në gishta edhe në partitë tjera më të mëdha e lëre më në këtë parti gati tërësisht të deformuar, e cila megjithatë padenjësisht, shfrytëzon dhe përdorë ende emërtimin dikur dashamirës dhe gjithëpërfshirës të ish LDK.

 

Njerëz si z. Mustafa, kanë zhvlerësuar krejtësisht edhe kuptimin e mirëfilltë të fjalës shqipe!

Ata, jo vetëm në këtë parti, por edhe në qeveri e politikën vendore në përgjithësi, premtimet nga gojët e tyre, i nxjerrin vetëm sa për të shitur mashtrimet e radhës dhe ngjitur në pozitat e lakmuara nga ta.

 

Politikanët aktual në Kosovë, Shqipëri dhe trojet tjera etnike, janë kthyer në figurat më të pabesueshme kombëtare, të cilët shterpëzuan pariparueshëm, shpresat e shqiptarëve kudo!

 

Fytyrat më tragjikomike dhe pa asnjë fije kredibiliteti, të cilat herët a vonë, nuk ka mënyrë as mundësi, që ti shpëtojnë nga theqafja e sigurtë dhe mallkimi i përjetshëm i historisë, ngulfatën plotësisht ardhmërinë e këtij populli.

 

Emra dhe autor pazaresh të dyshimta e misterioze, kanë filluar ngadalë të shndërrohen në objekt talljeje e përqeshjeje publike. Ata, me të drejtë nuk i merr më askush seriozisht.

 

Servilët më pikantë të këtyre trojeve,duhet përfundimisht të vetëdijësohen dhe kuptojnë,se u ka skaduar qëmoti jo vetëm natyrësia e të bërit politikë, por edhe afati i pensionimit, sipas viteve të vjetërsisë.

 

 

Qëndrimet e paskrupullta në kryesinë e LDK-s, kanë bërë që një grup i vogël me në krye Vjosa Osmanin, të distancohen nga pensionistët e ngurtësuar me azil të përjetshëm në këtë parti.

 

 

Figura më groteske që mund të ketë pasur ndonjëherë ky grupim politik dhe kalorësi më tipik i humbjeve më të mëdha që gjatë këtyre viteve ka shënuar LDK, padyshim është dhe mbetet kryetari i saj, Isa Mustafa.

 

Megjithatë, z. Mustafa me kryeneqësi vazhdon të imponohet politikisht, duke i mbetur besnik ish frymës së veprimeve komuniste edhe në këtë kohë, i bindur dhe me vetëbesim të paluhatshëm, se ai mbetet udhëheqësi më i shquar që ka vendi.

 

 

Mjerisht, qëkur z.Thaqi dhe z.Mustafa morën në dorë udhëheqjen partiake e shtetërore dhe kryesojnë politikbërjen në vend, përveç fuqizimit të krizës, ata thelluan maksimalisht gjithandej edhe ndasitë ndër-shqiptare.

 

Por përkundër të gjithave, me veprimet e tyre djallëzore sipas metodave komuniste dhe valëvitjen e flamujve të patriotizmit fiktiv,njëri as tjetri, jo vetëm nuk ranë nga pozicionet politike, por u nguliten dhe forcuan edhe më shumë në pushtet, derisa shumëkujt në Kosovë, nga gjendja në të cilën e sollën ata vendin, i mungon edhe buka e gojës në sofrën familjare.

 

Këta bënë që edhe peizazhi i Kosovës të mjegullohet aq shumë, sa që përveç një premtimi solemn nga Evropa, vetëm shtetit tonë të ri, ende të mos i hiqen vizat, kurse shqiptarët të mbahen edhe më tejë, të mbyllur e të izoluar nga bota e civilizuar.

 

Çfarë tjetër mund të pres vendi ynë i vogël nga politikbërës servil, ngurtësuar tash e sa vite në udhëheqësinë e shtetit dhe partive politike, të cilët tash e sa kohë udhëheqin jo vetëm partitë por edhe qeveritë e vendit.

 

Kjo është gjendja në të cilën sot janë katandisur shqiptarët me halle shumë, shkaqet e të cilave vijnë sa nga PDK, aq edhe nga LDK, si partia e dytë më e madhe në vend, e cila së fundi po përjeton çoroditjen më të trishtë, që nga themelimi i saj.

 

Megjithatë, kryesia e LDK-s, mjerisht edhe pas ish fenomenit historik të luftimit me karrige në ish kuvendin famoz, tani ka nisur sulmet kundër grave të “rebeluara” në kuvendet aktuale, ani pse Donika është pjesë jetike nga diaspora dhe pasardhëse e një familje të njohur atdhetare dhe historike për shqiptarët dhe vendin tonë.

 

Kjo parti, që kur erdhi në krye të saj Isa Mustafa, nga demokracia degjeneroi në diktaturë dhe nisi udhëheqjen sipas filozofisë komuniste, duke bashkëpunuar vetëm me njerëz të dëgjueshëm, që i binden atij, në parti dhe në qeveri

 

Ai e mbylli LDK-n, në vetvete, mbyti çdo lloj të demokracisë së brendshme dhe tani jo vetëm bënë ngulfatjen por rrezikon edhe shkatërrimin e tërësishëm të saj, nga fryma despotike që ka inkorporuar në të, duke mos u treguar i gatshëm të jap llogari as përgjigjet për asgjë

 

Ajo që nuk mund të justifikohet asnjëherë dhe në asnjë mënyrë, është paranoja e tij, për  linçimin permanent dhe shmangien e qëllimshme të emrave të papëlqyeshëm, jo vetëm nga drejtimi i partisë brenda vendit, por edhe i degëve të saj në diasporë, siç patëm rastin të shihnim tërheqjen zvarrë të Donika Gërvallës, para sallës ku mbahej kuvendi i LDK-s.

 

Është plotësisht e pa falshme dhe krejtësisht e papranueshme për secilin banorë të Kosovës,që në emër të ruajtjes së strukturave të vjetra dhe paprekshmërisë së klaneve më destruktive, por të dëgjueshme ndaj tij, Isa Mustafa jo vetëm si kryetar partie por edhe si kryeministër i vendit, të shndërrohet në padron të hakmarrjeve aq banale, të pajustifikueshme dhe krejt të paprecedentë, duke harruar tërësisht problemet e vërteta të vendit.

 

Brutaliteti i treguar fizik, si akt i turpshëm, është i papranueshëm edhe për faktin se vet Isa Mustafa u shndërrua në komisar tipik komunist dhe krykalorës diktatorial i luftës “proletare” kundër  një aktivisteje të njohur e të hershme të LDK-s, në diasporë dhe pasardhëse e devotshme e njërës nga familjet më të respektuara patriotike që kanë flijuar dhe sakrifikuar shumë për atdhe, derisa ai vet, asokohe punonte për sistemin pushtues sllavo-komunist.

 

Madje, me arrogancën e treguar edhe ndaj kuadrove më të dalluara në parti, duke atakuar qëllimshëm dhe margjinalizuar në mënyrë tendencioze edhe emrat e specialistëve më të shquar e më autoritativ që mund të kenë mbetur ende në përbërjen e LDK-s, si prof.dr. Shpejtim Bulliqi, Isa Mustafa ka rritur deri në pafundësi mungesën e besimit në udhëheqjen e kësaj partie, nga elektorati dhe masat e gjera të popullsisë, si dhe ka dëmtuar keq imazhin e dikurshëm të mirë të kësaj partie.

 

Mjerisht, udhëheqës të tillë qeverisës dhe aktorët aktual të politikës ditore, jo vetëm se po dërgojnë çdo ditë e më tepër drejtë humnerës ardhmërinë e gjeneratave tona të reja, por po rrezikojnë seriozisht edhe vendin dhe shkatërrojnë pariparueshëm ndërgjegjen kombëtare, më tepër se në cilëndo kohë tjetër në historinë shumë-shekullore të këtyre trojeve.

 

Ndaj një organizim më ndryshe, i shpejtë dhe në frymë krejtësisht të re politike, janë jo vetëm nevojë imediate e kohës, por edhe akte të domosdoshme jetike e patriotike, për shpëtimin e vendit dhe popullit tonë të shumëvuajtur, nga pjelltë e dreqit.

 

 

 

Demokracia, të drejtat e njeriut dhe roli i shtypit të lirë

$
0
0

Nga Frank Shkreli

 

Të ënjtën që kaloi në Budapest të Hungarisë, Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall mbajti një fjalim mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe mbi rolin e shtypit të lirë në mbrojtjen e këtyre të drejtave.    Diplomatja amerikane ishte ftuar në kryeqytetin hungarez nga Shoqata e Gazetarëve të Hungarisë për të marrë pjesë në festimet me rastin e 120-vjetorit të themelimit të kësaj shoqate.   Fillimisht, ajo foli për marrëdhëniet e ngushta dhe historike amerikano-hungareze të cilat, tha ajo, tejkalojnë marrëdhëniet midis dy qeverive, duke shtuar se ndonëse me kulturë dhe histori të ndryshme, këto dy kombe ndajnë një histori të bazuar në mbështetje të lirive themelore të njeriut.   “Ashtu si themeluesit e Amerikës, edhe hungarezët kanë qenë të vetdijshëm gjatë historisë se liria sigurohet me një vendosmëri të patundur për ta mbrojtur atë, jo vetëm nga kërcënimet e jashtme por edhe nga presionet e mbrendshme.”

Demokracia nuk është një sistem i lehtë, në të vërtetë siç ka thënë edhe Winston Çurçilli, mund të jetë sistemi më i keq i qeverisjes, me përjashtim të gjithë sistemeve të tjera që janë provuar gjatë historisë e të cilat kanë dështuar mizorisht.   Por, ndryshe nga sistemet e tjera, është provuar se demokracia është një sistem që më së miri mbron sundimin e ligjit dhe mbi të gjitha garanton mbështetjen e të drejtave themelore të individit.   Demokracia e vërtetë është një sistem që për nga natyra, jo vetëm duhet të garantojë dhe të mbështesë të drejtat bazë të njeriut për të gjithë, por është gjithashtu një sistem i cili mundëson njëkohsisht edhe zhvillimin e një ekonomie më të forte dhe më të begatë, nga e cila përfiton shumica e popullit.

Çdo shtet demokratik madje edhe Shtetet e Bashkuara me një histori të gjatë të sistemit demokratik, janë ndeshur shpesh me sfida të mëdha të mbrendshme dhe të jashtme të cilat kanë kërcënuar zhvillimin demokratik të tyre, me një histori nganjëherë politikash të tmershme e të gabuara me të cilat, theksoi diplomatja amerikane në Budapest, si komb, “ne nuk jemi krenarë”.   Por në çdo rast, Shtetet e Bashkuara, theksoi ajo, u ballafaquan me këto forca të errëta gjatë historisë së saj dhe si përfundim, demokracia amerikane doli më e fortë dhe më e drejtë se përpara, për të gjithë.  Ndonjëherë, shumica demokratike mundë të humbë rrugën nga vlerat e saja demokratike, por duke mbrojtur të drejtat e individit, demokracitë e vërteta mbrojnë njëkohsisht të drejtat e pakicave nga abuzimi i tyre prej shumicës, u shpreh Sarah Sewall.

Dhe kur shumica shkelë të drejtat e individit, ose kur autoritetet publike nuk përfillin dhe njëherazi abuzojnë kompetencat që u kanë besuar atyre zgjedhësit, përfshirë problemet me korrupcionin, atëherë qytetarët natyrisht kanë nevojë për gjykata të pavarura ku të kërkojnë drejtësi.   Por diplomatja amerikane nënvijoi në Budapest, me rastin e 120-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Gazetarëve të Hungarisë se qytetarët, që të mund të mbrojnë të  drejtat e tyre si individë dhe si grup dhe që të mund të mbajnë përgjegjës udhëheqsit e tyre politikë, nbi të gjitha ata kanë nevojë gjithashtu për një media të lirë, sy patrembur dhe të pavarur.

“Shtypi i lirë” theksoi diplomatja amerikane Sewall para gazetarve hungarezë, “është një mburojë e fortë dhe jetike kundër abuzimit të pushtetit” nga autoritetet qeveritare dhe shtetërore, prandaj liria e shtypit dhe pavarësia e tij janë shpeshëherë në shënjestër të forcave dhe aktorëve anti-demokratikë të cilat dëshirojnë të konsolidojnë pushtetin e tyre dhe të evitojnë llogari-dhënjen para qytetarëve. Ajo shtoi se sfidat dhe problemet me të cilat përballet liria e shtypit, janë në të vërtetë sfida ndaj vet demokracisë dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall i siguroi gazetarët hungarezë se edhe për amerikanët mbrojtja e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të tjera bazë të njeriut është gjithmonë një luftë e vazhdueshme, por janë përpjekje që ia vlejnë, nënvijoi ajo, pasi më në fund ato na bëjnë të vetdijshëm ndaj përfitimeve që vijnë nga sigurimi i vlerave demokratike dhe nga institucionet politike të bazuara në këto vlera, përfshirë edhe dinamizmin e zhvillimeve ekonomike dhe stabilitetin politik në vend.   Janë sistemet demokratike, shtoi ajo, ato që sigurojnë se stabiliteti dhe begatia e një vendi i kanë rrënjët në respektimin e të drejtave bazë të njeriut dhe në aspiratat e popujve për liri.   “Kjo është arsyeja”, komentoi diplomatja amerikane, “që institucione ndërkombëtare siç janë Bashkimi Europian dhe Aleanca NATO pohojnë se fuqia jonë i ka rrënjët jo vetëm në interesat tona të përbashkëta, por edhe në vlerat tona të përbashkëta që mishëron demokracia liberale.”
Në fjalimin e saj para gazetarve hungarezë, Sarah Sewall përmendi ish-kongresmenin amerikan me origjinë hungareze, Tom Lantos i cili tërë jetën e tij ia kushtoi luftës në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe të lirive të tjerëve, përfshirë edhe të drejtat e shqiptarëve kudo.   Ajo citoi ish-kongresmenin Lantos të ketë thënë se, “Ne jemi mbrojtësit e këtij qytetërimi në të cilin jetojmë dhe se nga ky angazhim nuk mund të heqim kurrë dorë.”    Diplomatja amerikane Sarah Sewall përfundoi fjalën e saj duke u thënë gazetarve hungarezë se sfidat me të cilat është përballur ish-kongresmeni Lantos dhe gjenerata e tij gjatë nacizmit dhe komunizmit, as që kanë krahasim me sfidat me të cilat përballemi ne sot.   Por ajo u tha gazetarëve hungarezë se si qytetarë, është përgjegjësia e të gjithë neve — pikërisht e kësaj gjenerate — të ritheksojmë vendosmërinë tonë në mbështetje të lirisë në këtë periudhë që jetojmë, cilat do qofshin sfidat me të cilat përballemi.  Ajo citoi Presidentin Obama të ketë thënë se, “Bekimet e lirisë duhet të sigurohen, të mbrohen dhe të ripërtriten nga çdo gjeneratë.”
Këshilla të mira këto për çdo shoqëri e sidomos për shoqëritë post-komuniste — përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën – përfaqsuesit e të cilave – para popullit të vet dhe të huajve — shpeshëherë pohojnë një gjë e veprojnë krejt ndryshe.  Megjithë pretendimet e disa prej tyre se ata besojnë në vlerat e përbashkëta demokratike me vendet perëndimore të cilave deklarojnë se duan tu baskohen, historia e këtyre 25-viteve të fundit ka treguar, jo vetëm një mospërfillje të vlerave të përbashkëta demokratike perëndimore, por në shumë raste është venë re një shkelje flagrante e këtyre vlerave. Historikisht këto vlera janë kërcënuar dhe po kërcënohen vazhdimisht nga aktorë të mbrendshëm dhe të jashtëm.    Është detyra e shtypit të lirë e të pavarur që t’i identifikojë dhe t’i luftojë në opinionin publik aktorët e mbrendshëm dhe të jashtëm të cilët me veprimet e tyre, minojnë vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe institucionet që janë krijuar për t’i mbrojtur ato të drejta dhe vlera të përbashkëta me botën përëndimore.  Ky është roli që duhet të luaj media dhe shtypi i lirë në një vend që pretendon të jetë demokratik.  Një media që nuk demaskon këta aktorë, të mbrendshëm dhe të jashtëm, të cilët rregullisht minojnë vlerat dhe institucionet demokratike dhe si rrjedhim pengojnë zhvillimin e mirëfilltë të një shoqërie demokratike – ajo media nuk meriton ta quaj veten as të lirë dhe as të pavarur.

Islami dhe ortodoksia, xhamitë e kishat, në duart dhe planet antishqiptare, te Turqisë, vëndeve arabe dhe Greqisë

$
0
0

Nga Gani Mehmetaj

 

Dy shtetet shqiptare si asnjë shtet tjetër evropianë nuk i kanë nën kontroll komunitetet fetare. Nga kush varët, atëherë Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë? Nga Turqia, Arabia Saudite e Irani, nga shoqatat vehabiste, salafiste e tekfiriste. Zhgani i Azisë zbarkoi në Shqipëri. Zyrtarët e Tiranës po ua përkëdhelin bishtin shteteve- sponsore të islamit e xhamive, sepse po i zhvatin fondet arabe e turke. Prandaj e tolerojnë Shoqatën e Myslimanëve që terrorizon Durrësin. Një grusht myslimanësh mercenar, pa fe, pa komb e pa atdhe, fyejnë kujtimin e Nënës Terezë, fyejnë krenarinë kombëtare të mbi shtatë milion shqiptarësh dhe nuk del askush që t’ua mbyll gojën. Pakica myslimane terrorizon shumicën shqiptare si t’i kishte lëshuar tokat shqiptarët. Ç’fatkeqësi! Nga shkaqe të korrupsionit u lejua ndërtimi i xhamisë në Tiranë. Të korruptuar ishin edhe zyrtarët e Prishtinës kur e dhanë lejen e ndërtimit për xhamin në qendër të qytetit që i konkurron në çmendurinë e vet zyrtarëve të Tiranës. Qindra xhami në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të ndërtuara më fonde të dyshimta, rekrutuan shqiptarë në Siri e Irak, ku e lanë kokën fatkeqit. Vetëm pushtetarët e dal fiqirit mund të lejojnë ndërtimin e xhamive, kur dihet qëllimi i ndërtimit të tyre.

Islamikët me bekimin e zyrtarëve më të lartë të shtetit, provokojnë e godasin në pikat më të ndjeshme kombëtare: e  ndërtuan para disa vjetësh cubnisht xhaminë në Durrës, ngjitur me amfiteatrin antik, duke e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e turizmin shqiptar; e ngritën xhaminë e qelqtë në Shkodër, qytetin-simbol të qëndresës anti turke e anti sllave; provokojnë rrëzikshem më përpjekjet për të ndërtuar xhami në Kështjellën e Rozafës, mbi kishën katolike shqiptare, apo në Kështjellën e Skënderbeut në Krujë; ngrehin xhami në qendër të Tiranës, kryeqytetin e kulturës perëndimore të shqiptarëve; e rindërtuan, në Kosovë, në emër të kinse renovimit, xhaminë e Sulltan Mehmetit, vrasësit të arbërorëve mbi rrënojat e Kishës Katolike Shqiptare, aty ku u varros Pjetër Bogdani; ndërtuan qindra xhami kundër vullnetit të shqiptarëve, por duke i korruptuar zyrtarët lokal e qendror; shoqatat myslimane përpiqen të nxisin gjakderdhje me deklaratat e arrogancën e tyre. Ndërkaq, shtetarët e korruptuar deri në palcë, në Tiranë e në Prishtinë, në mënyrë kriminale i lejuan këto gjëra, sepse janë kapur nga mafia islamike, që lejet e ndërtimit i nxjerrë më para nën dorë, ashtu sikurse mbeti peng elita shtetërore shqiptare nga shteti turk e shtetet arabe. Perandoria turke më përhapjen e islamizmit të dhunshëm po kthehet me arrogancë të paparë në Shqipëri e në Kosovë. Pjesët shqiptare të Maqedonisë, në marrëveshje më gjysmë shtetin sllavë, Turqia islamike po i gllabëron me pastrim truri e më korrupsion, duke shkombëtarizuar e shkelur mizorisht dinjitetin e shqiptarëve.

Dy kisha ortodokse shqiptare

Shqipëria është i vetmi shtet euro-aziatik i arealit ortodoks, ku kreu i Kishës është joshqiptar. Për emërimin e kryepeshkopit grek, duke e shkelur Kushtetutën e KOASH-it pati acarime e reagime të shumta, mirëpo kryepeshkopi grek mbeti në krye të Kishës Shqiptare Ortodokse. Sikur nuk mjafton kjo, ndërhyrjet e shtetit grek në punë fetare e shkombëtarizuese në disa situata ishin skandaloze. Fondet e dyshimta greke, shkruan shtypi shqiptar, ndërtuan kisha sipas planimetrisë së tyre, në disa qytet si në Tiranë më ngjyrat e flamurit grek. Kolosin e themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Nolin e nxorën nga kisha, e poshtëruan, madje  nuk i lanë as vend për varr. Në dhjetëvjetëshin e fundit sikur të ishin marr vesh Greqia e Turqia, po përvijohet një hartë e rrezikshme fetare e jugut “ortodoksë” dhe veriut “myslimanë”. Çarja në Kishën Ortodokse Shqiptare është vështirë të fshihet: dy kisha ortodokse, njëra më prift shqiptar, e tjetra më kryepeshkop grek. Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë, u lanë në mëshirën e sllavëve, sepse Greqia nuk ka interes t’ua prish planet sllavëve, prandaj as Kisha Ortodokse Shqiptare nuk u dërgon priftërinj që do t’u predikonte në gjuhën shqipe.

Gjendja në Kosovë është edhe më e rëndë. Bashkësinë Myslimane të Kosovës e kontrollon e urdhëron pa u fshehur Turqia me shoqatat e dyshimta të lidhura me terrorizmin. Xhamitë e hoxhallarët marrin lumë parash edhe nga Arabia Saudite, Irani, madje edhe nga Egjipti. TIKA, njëra nga këto shoqata islamike-turke, ndërtoi qindra xhami pa pyetur shtet as pushtet. Arabët i ndërtuan të tjerat, duke u dhënë ryshfet qeveritarëve lokalë e atyre qendror, sepse s’do ta ndërtonin asnjë mur xhamia po nuk u dhanë para ndër duar zyrtarëve, mirëpo e dhunuan vullnetin e popullatës shqiptare që i kundërshtoi pjesën më të madhe të xhamive-kazerma të islamit. Kush kundërshtonte e kërcënonin islamikët, të lidhur me ish sigurimcat shqiptaro-serb. Policinë ua dërgonte komuna e korruptuar.

Shoqatat turke e arabe në xhami, financuan e rekrutuan qindra të rinj, duke i dërguar mish për top në luftërat arabe. Më ndihmën e kreut të BIK-ut, shoqatat islamike, të lidhura më terrorin ndërkombëtar,  rekrutuan myslimanë profesionist që s’bëjnë gjë, pos falën e bëjnë propagandë fetare, duke u sjell vërdallë në Sheshin Nena Terezë e sheshet e qyteteve të Kosovës, të majmur e të rrumbullakët.

Hoxhallarët i frikësohen flamurit kuq e zi si djalli kryqit

Kreu i BIK-ut, N. Tërnava, i  varur nga këto financime, s’ka se si të mos e lavdëron Sulltan Muratin, sundimtarin gjakatar që masakroi arbërorët, pra masakroi edhe të parët e këtij hoxhe, nëse ai është shqiptar. Krye imamin e mbanë dhunshëm Ankaraja për interesa të vetat, duke shkelur mbi statusin e BIK-ut. Shteti ynë e kapërdiu këtë dhunë nga presioni turk. Hoxha tjetër, shpirtshituri Sh. Krasniqi, në të njëjtën frymë lavdëron Turqinë e Erdoganit më oratorinë e vet primitive, kinse Turqia punon ditë e natë për Kosovën, por njerëzit tonë nuk ia ditkan! Servilizmi i tyre i pështirë ma kujton qëndrimin puthadorë të hoxhallarëve të fëmijërisë sime, kur thoshin: “Titon, Rankoviqin e komunizmin na i dërgoi Zoti. Rrnoftë Jugosllavia!” Poshtërsitë e tilla i përsërisnin nëpër çdo predikim, apo kur njerëzit i varrosnin të dashurit e tyre. Hoxhallarët e zbrazën Kosovë, dikur, duke predikuar shpërnguljen në Turqi, hoxhallarët po e gjymtojnë Kosovën, sot, duke dërguar njerëz në luftërat e islamit.

Sikur ta kishte nën kontroll e ta financonte shteti ynë xhaminë e hoxhallarët, N. Tërnava e Sh. Krasniqi me karakterin që kanë, do ta lavdëronin Gjergj Kastriotin deri në qiell, megjithëse kjo nuk do t’i bënte ndere heroit tonë.

Hoxhallarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedonia, ia kanë frikën flamurit shqiptar si djalli kryqit? Kurrë nuk është valëvitur në minaret e xhamisë flamuri kuq e zi! Kurrë nuk e kanë ekspozuar fotografinë e Skënderbeut, ndërsa e kanë vënë flamurin serb, turk, arab, madje edhe flamurin bullgar e fotografinë e Titos.

Në kundërshtim më bashkësitë myslimane në Kosovë e në Shqipëri, myslimanët në Serbi nuk varën nga shtetet e huaja.  Bashkësinë Myslimane në Serbi jo vetëm që e kontrollon shteti, por hoxhallarët i nënshtrohen Beogradit më servilizëm të skajshëm si lavirja patronit. Asnjë veprim nuk e bëjnë pa e pyetur shtetin, asnjë deklaratë nuk e japin kur nuk i përshtatët Serbisë. Kisha Ortodokse Serbe kurrë nuk zgjodhi ndonjë peshkop jo serb. Kjo kishë është nën kontrollin e rreptë të shtetit, i cili shpesh e ka ekspozuar në krime, sepse kisha serbe u priu krimeve e gjenocidit në ish-Jugosllavi kundër kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve.

Prandaj, nëse zyrtarët e Tiranës e të Prishtinës vazhdojnë t’ia përkëdhelin bishtin bashkësive fetare, bashkësitë fetare do ta shpërbëjnë shtetin.

 

 

 


Presidenti francez, Fransua Holland nderoi sot shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

$
0
0

Presidenti francez, Fransua Holland i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë. Ceremonia u zhvillua në orën 18:00 pasdite në pallatin Presidencial “Elize”, në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Është një ngjarje e rrallë, që vetë Presidenti francez ja dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga Presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.

Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial u organizua edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se Presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.

 

 

Si po i trajtojmë ndërtimet në Kosovë

$
0
0

Nga Ylber Vokshi

Nuk është aspak fshehtësi se procesi i ndërtimeve në Kosovë,në vitet e pas luftës, kishte shërbye si mjet për pastrimin e parave,kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera ku ka pasur kriza të ndryshme,ku sistemi bankar i ka lejuar këto veprime. Kjo duhej të ishte kompetencë dhe obligim i aparatit shtetëror për të parandaluar këto veprime,që në rastin tonë nuk ka ndodhur,edhe se rregullativa ligjore ekziston.
Po punohet kështu këto vite pa u penguar nga askush në ndërtimtari,si një nga sektorëve ma fitimprurëse në Kosovë. Nuk më përket mua të zgjidhi problemet e kësaj natyre në shtetin tonë,që skajshmërisht dëmton ekonomikisht dhe politikisht reputacionin e vendit dhe e rendit në kategorinë e vendeve ku nuk sundon ligji,shtet jo serioze për të investuar,çka realiteti i hidhët po e tregon këtë.
Nuk iu mjaftuan këto “benifite”,përfitime marramendëse që i patën në token e premtuar,në vendin e mundësive,në parajsën e jo ligjshmërisë,së paku është dashur të respektojnë rregullat elementare të ndërtimit,të rëndësishme  ishin vetëm fitmet e mëdha materiale e asgjë tjetër. Sa për respektimin apo zbatimin e ligjeve apo normave dhe standardeve të ndërtimit apo të planifikimit hapësinor dhe urban,as që mundet të bëhej fjalë. Ekzistonte një koncenzus në mes tyre dhe organeve shtetërore për të punuar ashtu,edhe se kishte ligje dhe dokumente hapësinore valide në fuqi.
Sa të mjerë jemi si shoqëri që lejuam këtë kategori keqbërësish dhe profiterësh të veprojnë kështu me territorin e Kosovës,i cili në aspektin hapësinor dhe urban kishte filluar të krijonte një identitet fillestar urban,që vërehej në çdo hap. Natyrisht për krijimin e parakushteve për veprim e kishin ndihmën e pa rezervë të faktorëve vendimmarrës në Kosovë,të cilët as që u brengosën për pasojat katastrofale që po i përjetojnë sot, dhe në të ardhmen gjeneratat që duhet të jetojnë dhe verojnë në këto hapësira. Si rezultat i tërë këtyre ndërtimeve,të pa kontrolluara nga shteti,do të ballafaqohemi me probleme të pa imagjinueshme me kosto të madhe, që nuk do ti kishim nëse do të ndërtohej ashtu si e kërkojnë ligjet,normat dhe standardet e ndërtimit.
Faktori kryesor duhej të ishte SIGURIA e ndërtimeve të bëra në këto vite, pa përcjelljen e tyre nga një organ i pavarur profesional (mbikëqyrja teknike),e cila do të kontrollonte dhe verifikonte anën teknike në tërësi të gjitha ndërtimeve. Tërë pjesëmarrësit në ndërtim në mënyrë të pa shpjegueshme i kanë anashkaluar këto procedura të domosdoshme për ndërtime.
Si shembull tipik i kësaj mënyre të punës më duhet të përmendi rastin që ka ndodhur në Prishtinë, me ndërtimet me leje në lagjen “Arberia 3”. Rezultatet e elaboratit gjeologjik,pas një hulumtimi detal të punuara nga një Institut gjeologjik Kroat,rekomandon kushtet e duhura për ndërtime në atë teren jo-stabil. Punë e cila është dashur të bëhet para fazës së përpilimit të planit rregullues për atë lagje, në të cilën dikur ishin të ndaluara ndërtimet e ulëta, e le ma si është lejuar me ndërtime të larta pas luftës. As vet nuk e dinë me cilat kritere të ndërtimit janë dhënë lejet e ndërtimit,pasi nuk kishte elaborat adekuat gjeologjik,dhe nuk ishte respektuar as etazhiteti i planit rregullues urban të lagjes. Mundemi të supozojmë se cilave shpenzimeve materiale iu janë nënshtruar ndërtuesit në atë zonë.
Pas plasaritjeve në objektet e ndërtuara,rrëshqitjeve të dheut dhe shembjes së rrugës në brendi të kompleksit,përgjegjësit komunal u detyruan të ndërmarrin hapa konkrete për të sanuar situatën e krijuar,që do të ketë kosto të madhe materiale.  Ndjenja e pa sigurisë do të jetë prezentë edhe disa vite tek banorët e kësaj lagjeje. Pyetja thelbësore duhet të jetë se kush duhet të jap përgjegjësi apo llogaridhënie për veprimet e bëra dhe shqetësimin me të drejtë të banorëve. Raste të ngjashme kemi në Prishtinë dhe vendbanimet tjera në Kosovë si rezultat i abuzimeve të shumta, posaçërisht me territorin urban të qyteteve tona.
Ajo çka ma së shumti brengos është sjellja e komunitetit profesional të shumtë,  pjesëmarrës në procesin e ndërtimit,në këto 17 vitet e fundit. Ata së pari është dashur të dinë aspektin e sigurisë dhe pasojat që i implikon kjo mënyrë e punës,në të cilën ishin pjesëmarrës aktiv edhe vet dhe duhej të reagonin unanimisht. E di se arkitektët e Kosovë kanë ditur të bëjnë “demonstrata” për të bllokuar procesin e licencimit të arktikëve dhe të tjerëve që janë pjesëmarrës në procesin e ndërtimit,e jo të ngritin zërin e arsyes me atë që po ndodhte në Kosovë në këto vite. Ishte ky veprim dëshpërues i të gjithë atyre që nuk ishin të interesuar që profesionistët,të iu nënshtrohen kontrollit shtetëror të punës profesionale në ndërtime, si në tërë botën e civilizuar që kam menduar se i takojmë,
I lejuam këto vite ndërtimet pa leje e me leje abuzive,nuk u respektuar as rregullat elementare të ndërtimit,nuk u respektuan ligjet e shumta që mbulojnë këtë veprimtari. Menduan se u pasuruan disa grupe të interesit me premisa abuzive, që në këtë fushë e gjetën parajsën e premtuar,të gjitha këto përfitime po i humbin dhe do të bankrotojnë financiarisht,të vetmit përfitues përkohësisht do të jenë ata që i lejuan ato ndërtime në princip abuzive. Nuk u brengosën në pasojat e mëdha të imponimit të lëvizjes së popullsisë,në ato financiare,psikologjike,sociologjike,e çka është ma tragjike me pasojat afatgjate të humbjes së identitetit urban të qyteteve tona, që në kohën e globalizmit është rrezik permanent,me të cilin po ballafaqohen edhe shoqëritë ma të avancuara se ne.
Është tërësisht jo serioze se si pas 17 vite po tentohet që me një ligj të ri të trajtohen ndërtimet pa leje,me metoda joshëse, që aspak nuk munden me qenë të bazuara në logjikën e shëndoshë të një shoqërie. Ma në fund Ministria (MMPH) dhe Komunat detyrimisht e kanë kuptuar se identifikimi i ndërtimeve pa leje është obligim parësorë i tyre,e jo dëshirë apo vullnet i paraqitjes së ndërtimit nga ata që kanë ndërtuar në këtë mënyrë. Askund në botë rregullimi i territorit nuk varret nga disponimi i individit,ai duhet të jetë obligim parësor i Shtetit,e jo të luhen këso lojëra me interesin e përgjithshëm.
Nuk zgjidhet kjo problematikë me ndryshimin,plotësimin e ligjit aktual nr 04/L-188, apo me një ligj të ri pasi i kaluari dështoi. Kjo problematikë është shumë ma komplekse, duhet analizuar dhe ri-shqyrtuar shkaqet përse u injoruar ky ligj nga ata që kishin ndërtuar pa leje,përse numri i atyre që aplikuan për legalizim ishte simbolik,vetëm 2493 veta ma pak se 1%,nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve në 28 komuna që është zyrtarisht 352 836 raste. Në thelb është mos gatishmëria e vendimmarrësve tonë me e zbatuar ligjet,blerja e kohës deri sa të “harrohet” kjo çështje dhe të jetësohet në praktikë ky realitet që vetë e kanë lejuar.
Gjeneratat e ardhshme do të jenë të detyruara të bëjnë rehabilitime urbane të domosdoshme, kostoja e të cilave do të jenë shumë ma të mëdha se përfitimet e parapara nga legalizimet e propozuara. Në një mënyrë po shpërblehen me benificione të pakuptimta atë që kanë ndërtuar pa leje,që nuk e kanë respektuar ligjin dhe shtetin. Si me u arsyetuar ndaj atyre që kanë respektuar ligjet e ndërtimit dhe kanë ndërtuar me leje. Aspak nuk munden të krahasohen faljet e borxheve të ndryshme që kanë ndodhur në Kosovë,në intervale të ndryshme kohore me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa lejë.
A janë të vetëdijshëm këta zotëri për pasojat afatgjatë që do të shkaktojnë këto veprime në fushën e ndërtimit. Koha e tyre po kalon,nuk do të ketë ma ndërtime pa planifikim të mirëfilltë hapësinor dhe urban,këtë edhe ata po e ndjejnë,pasi gjeneratat e reja të profesionistëve nuk do të lejojnë ma këso veprime në territorin e Kosovës edhe ashtu të vogël e të varfër. Apeloi të kokat e pakta progresive në Kosovë që me forcën e argumenteve të senzibilizojnë opinionin me pasojat dhe të kundërshtojnë,të stopojnë këto veprime të dëmshme për të ardhmen e gjeneratave të reja.

 

 

Kur dhuna bëhët mjet dhe metodë për zgjedhjen e problemeve?!

$
0
0

Nga Skënder Mulliqi

 

Kur mbrenda partive politike si mjet për zgjedhjen e problemeve  përdoret edhe dhuna , edhe mbarë shoqëria mbulohet më  dhunë e cila veshtirë edhe shpartallohet. Ata që janë katapultuar në krye të partive  kryesore politike , janë duke instaluar logjikën përjashtuese autokratike. Rasti fundit të mos lejimit të pjesmarrjës së Donika Gervallës në tubimet e LDK-së, fletë për logjikën  despotike  , fletë për futjen e elementeve të dhunës mbrenda subjekteve politike për zgjedhjen  e problemeve partiake. Elementet e dhunës automatikisht  bartën pastaj edhe mbrenda strukturave të shtetit.Zgjedhja e Mustafës në krye të LDK-së me aklamacion dhe zgjedhjet në PDK-po ashtu në të njejtën mënyrë , nuk  kan të bëjnë fare më demokracinë e brendshme  partiake .Secili që merre guximin e kundershtimit do të ndeshkohet duke u përjshtuar nga partia, ose po i  ngushtohet mundësia e veprimet duke e detyruar të largohet  .Meqenëse PDK dhe LDK janë bartese të pushtetit, kjo diktaturë mbrenda partiake më elementet e dhunës ka reflektuar edhe në pushtet. Kriza e identitetit të partive politike u refelektua më krizë institucionale dhe krizë të përgjithshme shoqërore. Kundershtimi i Demarkacionit dhe të  Zajednicës u përcollen edhe  më dhumë në kuvend dhe jashtë kuvendit të Kosovës. Masat represive  të cilat I  mori pushteti,  bëri  që edhe opozita të shërbehet më metoda të ngjajshme  . PDK dhe LDK logjikën  diktatoriale  e kan  trashëguar nga ish sistemi . Zatën lidhjën e koalicionit ndërmjet PDK dhe LDK duhet shikuar edhe nga ky kënd .Përveq keq përdorimeve të madha ,   krimi i organizuar dhe korrupcioni ata, po i lidh edhe elementi ideologjik.Ky jo stabilitet i gjendjës politike dhe gjendjës ekonomike , ka pru deri të varfëria , deri të pa punësimi I përmasave enorme dhe ka pru në situatë rininë tonë që të largohen masovikisht nga Kosova.Kur njerëzit në krye të partive politike dhe në krye të shtetit kan instaluar logjokën e dhunës , kjo domosdo zbret edhe në nivelet më të ulëta të institucioneve të shtetit.Kjo politikë e ‘ servuar’ bartë  reperkusione politike edhe në familje , shkollë, në lëmin e sportit, dhe në organet ku vendoset drejtësia.  Disa këtë krizë e shohin si trashëgim  të luftës.Dihet së të gjithë shtetet    i kishte kapluar një  sindrom  traumatizues, ku situata e frustrimit kishte qenë shumë më e madhe  së sa mendja. Megjithate lufta ka  bukur do vite që ka përfunduar.Shtrohet pyetja logjike,çka bëri shteti për mirëqenje dhe procese zvillimore? Kastat  politike në pushtet punuan për përfitime përsonale duke abuzuar në menyra dhe forma të ndryshme më shtetin .Ne përqafuam shtetin demokratik dhe ligjor, por në fakt pamë  mënyrën ilegale dhe legale të daljës nga sistemi  shumpartiakë pluralist.U krijuan grupe të ndryshme kriminale të cilat ndikuan në rrethet e ngushta dhe në rrethe  të gjëra shoqërore, duke u  lidhur më kastat politike në pushtet ose më njerëzit që janë  të  afërt më  pushtetin.Shumë kush nga grupët huligane kur po ndëshen më ligjin po  kalojnë  të pa ndëshkuar , ose po amnistohën .Ose po  ndëshkohen  vëtem ata të cilët nuk kishin ndonjë afri  apo ndonjë lidhje më pushtetin.Nuk po kemi ende ndonjë model të mirë të stopimit të dukurive negative  .Sikur dhunuesit  po gjëjnë përkrahje në shoqërin tonë , duke  arritur kështu edhe në majet e politikës dhe në majat e  pushtetit.Kjo po  ngjetë  thënjës ‘ bëhu i fuqishjem , mos zgjidh mjete dhe metoda , mos ndëgjo kush çka thotë, së kështu arrihet qëllimi pa të ndodhë asgjë e keqe”. E gjithë kjo po n dikon keq  te brezat e rinjë , të cilët dhunën po e shohin si mjet të preferuar për arrtjen e synimeve jetësore . Për  një  kontinuitet  pozitiv po  mungon vullneti i atyre që gjindën në pushtet, ose nuk po  e deshirojnë ate  fare. Kur organet e drejtësisë nuk funksionojnë si duhet , rritët edhe dhuna. Me heshtje të qytetarëve të Kosovës , nuk zgjedhën problemet më të cilat që shumë kohë po përballemi.Problemi  më i madhi i kësaj shoqërie janë bërë kastat politike të pas luftës  duke punuar  keq e më  keq.Kjo heshtje po bën që ata të cilet gjinden në krye të shtetit  ta sforcojnë elementin e dhunës për të mbetur sa më gjatë në pushtet.Lufta kundër çfardo dhune nuk do të ketë efekt  e  as kuptim  deri atëherë  kur shteti mos ta  sheh  sjelljen e vet iracionale…

 

 

 

Gjyshi i Ministri të Jashtëm grek Nikos Kotzias miqësi me nazistët Hitlerian

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Nga 6-7 qershori do të qëndrojnë në Tiranë Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Panajotis Kotzias (Koxhas) për të kërkuar zgjidhjen e menjëhershme për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke më 1940-1941 dhe zgjidhjen e kufirit detar ose siç quhen Zonat e Interesave Strategjike. Që të dy këto probleme Greqia kërkon ti zgjidhë në favorin e saj duke dëmtuar rënd Shqipërinë. Por Nikos Kotzias nuk dëshiron aspak të dëgjoj për çështjen çame dhe emrin Çamëri. Ky ministër ashtu si shumë presidentë dhe kryeministra të Greqisë rrjedhë nga një familje që kanë qenë bashkëpunëtor të nazizmit gjerman. Gjyshi i Nikos Kotzas quhej Kostandin Kotzias dhe nga viti 1934-1936, ka qenë kryetar i bashkisë së Athinës, më 1936 ministër në qeverinë Metaksas, në vitin 1950 deputet dhe më 1951 kryetar i bashkisë së Athinës.
Kostandinos Kotzas ishte pro Gjermanisë naziste, ai kishte marrëdhënie të ngushta familjare me ministrin e propagandës Joseph Goebbels. Që nga viti 1934 e deri 1940 Konstandin Kotzias ka vizituar disa herë Gjermaninë naziste ku është takuar me krerët e lartë të saj. Ai gëzonte mbështetjen e qeverisë së Hitlerit për rrëzimin e kryeministrit Joani Metaksas dhe zgjedhjen e tij si kryeministër. Ky plan u zbuluan nga Joani Metaksa, me fillimin e luftës italo-greke, Kotzias iku për në Turqi i shoqëruar nga diplomatët nazist. (Siç dihet Turqia në atë periudhë ishte një vend asnjanës, por që kishte marrëdhënie të mira me Gjermanin). Pas mbarimit të luftës Kostas Kotzias rikthehet nga jashtë vendit dhe zgjidhet më 1950 deputet, më 1951 kryetar i bashkisë së Athinës. Vdes pak muaj pasi ishte zgjedhur në këtë postë. Një nga sheshet kryesore në Athinë mban emrin Konstandin Kotzias.
Në biografinë e tij ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Panajotis Kotzias e fsheh faktin se ka gjysh Kostandin Kotzias i cili ishte pronazizmit gjerman. Familja Kotzias është arvanitase me rrënjë të vjetra nga Athina. Nikos Kotzias ka kushëri kryetarin e partisë Demokracia e Re Qiriako Micotaqin dhe Dora Bakojanin.
Është mirë që Nikos Kotzias ta thotë të vërtetën dhe mos të fshihet pas gishtit se është nipi i Konstandinos Kotzias. Prandaj ne nuk duhet të pranojmë leksione nga Kotzias, por t’na thotë se çfarë mendon ai për zgjidhen paqësore të çështjes çame. Pa zgjidhjen e çështjes çame, asnjëherë s’do të ketë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë midis dy popujve. Gjithashtu, Nikos Kotzias duhet të prononcohet qartë zyrtarisht se kur ka vendosur Greqia ta heqë juridikisht Ligjin e Luftës me Shqipërinë? Një ligj që mban të konservuara prej 75 vitesh pasuritë e patundshme të shqiptarëve në Greqi. Prandaj vizita dy ditore e Nikos Kotzias nuk do të sjellë asnjë risi në marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve, por do tregoj se Greqia dhe grekët kanë mbetur të njëjtët si në fillim të shek.20.

 

 

Salih Uglla, lahutar legjendar i Peshterit

$
0
0

Nga Ismet Azizi*


Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.  Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve.

Peshteri prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive. Migrimet janë intensifikuar veçanërisht pas formimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri (1877), gjegjësisht pas shkëputjes së tij nga Vilajeti i Bosnjës dhe bashkimit me Kosovën. Kështu, rezulton në Peshter përzierja e kulturës lokale dhe shpirtërore me atë të të ardhurve nga Hercegovina, bregdeti malazez dhe nga muhaxherët tjerë boshnjak që arritën nga vendet e okupuara nga Serbia në vitin 1878.

Kjo lëvizje e popullsisë ka shënuar ndikim të madh në fushën e kulturës gojore epike që gradualisht depërtoi në shtëpitë e popullsisë lokale shqiptaro-myslimane. Prandaj është i justifikueshëm vlerësimi i Husein Bashiqit: “Nuk ka pothuajse trevë në vendin tonë në të cilin në një hapësirë kaq të vogël të ketë ndodhur depërtim më intensiv i shprehjes shpirtërore të shumë popujve ” (boshnjakëve, malazezëve, serbëve dhe shqiptarëve).

 

Alija Xhogoviq shkruan “Në Peshter, të gjithë banorët i punojnë me mjeshtri dhe dashuri lahutat me të cilat ekzekutojnë shkëlqyeshëm këngët e “reja dhe të vjetra”. Në kontekst të këtij referimi potencoj se në shkurt të viti 2005 në Velepole të Tutinit kam prezantuar në një këndim epik boshnjak, në një shfaqje lokale në të cilën, me programin e tyre morën pjesë lahutarët popullor dhe këngëtarët e këngëve heroike, duke ekzekutuar me kavall dhe duke kënduar këngë “Dy nga dy”, edhe at vetëm meshkujt- sipas melosit të vjetër peshteras ( shqiptar v I. A).[1]

 

Në fshatra, posaçërisht në dimër, janë organizuar ndeja. Njerëzit janë tubuar nëpër oda në shtëpi të familjeve imune ku vinin lahutarët dhe ku këndohej edhe deri në mëngjes. Më së shumti janë tubuar në fshatrat Shipovicë, Godijevë (në shtëpitë e Sijariqëve), në Koritë (në shtëpitë e Mekiqëve, Mehajve dhe Alihoxhajve), në Cërhal, Dashqarijekë, Vrbicë, në disa fshatra të Rozhajës, Tutinit dhe Senicës.

Bazë e tematikës epike e këtyre këngëve kanë qenë këngët për luftërat e këngëtarëve të Plavës e Gucisë për ruajtjen e integritetit gjeografik dhe kulturor, lirinë dhe të drejtat për pavarësi. Pra, në mesin e dytë të shek. XIX dhe gjatë shek. XX, posaçërisht në lidhje me ngjarjet nga viti 1912 dhe deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Oj qikë me fistan të bardhë!
Inshaallah peshterasit vijnë me të marrë”!

Peshterasit në shaka por shpesh edhe me përbuzje, për disa lahutarë të cilët kanë qenë në gjendje jo të lakmueshme ekonomike, kanë përdorë një thënie të njohur: „Takum pasha, hall magjupi“ (I veshur si Pashë, ndërsa gjendja ekonomike e familjes shumë e keqe).

 

Salih Uglla (Ugljanin) (1849-1945) ose „Salih Peshteri“ është nga fshati Ugëll (Ugao) të Peshterit. Siç është deklaruar vëllazëria e tij, ai është me prejardhje nga fisi Kelmend i besimit katolik. Nga ana e nënës ai rrjedhë nga Gucia. Me lahutë dhe këndim ka filluar të merret nga mosha 15 vjeçare kurse mësimet i ka nxënë nga Husë Qorri Husoviq nga Kollashini, nga peshterasi Hamzë Alibasha nga Suhodoli dhe nga Huzeir Baliq – Huzbalia nga Dobri Dubi, gjithashtu lahutar i këngëve kreshnike.
Uglla ka filluar herët të merret me shitblerjen e kafshëve në Selanik dhe Shkodër. Në bazë të incizimeve të Milman Parry (The Milman Parry Collectionof Oral Literature), mësojmë se rreth vitit 1908 ka shkuar të jetoj në Pazarin e Ri. Aty u bë pronar i një Hani dhe e mbajti në posedim deri në fillim të Luftërave Ballkanike 1912/13. Sipas Prof. Dr Zymer Neziri Uglla ka qenë edhe pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Në fshatin Uglla sipas tij kanë qenë 70 shtëpi të fiseve ilire katolike-myslimane (Uglla, Hukiq, Bibiq, Martinoviq, Zahiroviq, Zukoviq, Plakiq, Kurbasheviq, Arslanoviq, Seferoviq etj.). Me lahutë ka kënduar Ramë Zuka (Ramo Zukov) i cili është mësuar gjatë qëndrimit të gjatë në Bosnjë. Vlerësimet e disa hulumtuesve, kanë qenë krejtësisht tendencioze dhe jo të sakta që kishin për qëllim ta klasifikonin Ugllën si lahutar të nivelit mesatar (M. Murko, Albert B. Lord, Gesemann, A. Schmauss dhe Rajko Medenica). Këtë e vërteton edhe prof. Zymer Neziri, i cili thotë: “Salih Uglla nuk qëndron nën hijen e Megjedoviqit, është shumë i madh, madhështor, këtë e kanë bërë shkencëtarët serb me qëllim të ngritjes së Avdo Mexhedoviqit, të cilin me çdo kusht janë munduar ta paraqesin si sllavo-boshnjak, me qëllim që të mohojnë eposin shqiptarë në Sanxhak”.

Prof. Neziri përshkruan edhe bisedën të cilën e ka zhvilluar Profesori nga Harvardi, me S. Ugllën, i cili dëshmon para tij përkatësinë e tij etnike shqiptare, duke ia përshkruar shkuarjen e tij të parë te familja e gruas së tij të dytë e cila nuk ishte shqiptare. Para këtij rrëfimi, i cili është i incizuar dhe ruhet në Harvard, profesori amerikan kupton se ka të bëjë me një popull i cili nuk është sllav, e që vetëm rastësia i ka bërë të ngjashëm dhe jetojnë së bashku në këto treva. Pas kësaj ngjarje profesori e porositë asistentin e tij që të vazhdojnë studimet për shqiptarët.

Salih Ugljanini tregon se shumë lahutar kanë ushtruar dhe kanë arritur të bëhen të mirë falë “shortimit” dhe duke dëgjuar të famshmin dhe të verbrin në njërin sy, Qorr Hysën nga Kollashini, i cili ishte mysafir i përhershëm në fshatrat e Peshterit. Në vitin 1953, prof. Beliq nga Beogradi ka bërë marrëveshje me Kembrixhin për botim të këngëve. Lordi, siç ka shkruar parathënien e librit , e ka dërguar dorëshkrimin në Beograd por Beliq ka hequr 10 rreshta, pjesën ku bëhet fjalë për lahutarët dygjuhësor- bingual.



[1] [1] Alija Xhogoviq,http://www.almanah.co.me/Ostale/PDF/casopis/Almanah%2031-32.pdf  faqe 132

*Profesor i gjeografisë nga Gjilani. Eshte themelues i shoqatës kulturore, Kosova për Sanxhakun.

 

 

Gjykata e Kosovës pranon kërkesat e deputetes Lama për bllokimin e këngës “Shqiptar 2” dhe llogaritë bankare të Gold- AG

$
0
0
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama ka konfirmuar për “Zerin”, se Gjykata ka pranuar kërkesat e saj kundër këngëtarit, Arjan Agushi

Lama ka kërkuar nga gjykata për bllokimin e këngës “Shqiptar 2”, si dhe bllokimin e llogarive bankare të këngëtarit.

Gjykata e shkallë së parë ka vendosur të pranoj dy kërkesat e mija në padinë kundër Arjan Agushit, për ta vendosur masën e sigurisë, përkatësisht bllokimin e këngës “Shqiptari 2” dhe t’ua bllokoj llogarite bankare. Tani pritet të bëhet shqyrtimi i lëndës në procesin gjyqësor”, ka thënë Lama për “Zeri.info”.

Ndryshe, Policia e Kosovës, e kishte intervistuar reperin e njohur si Gold AG për serinë e parë të kësaj kënge, në të cilën po ashtu pati nxitur urrejtje fetare e racore, për çka edhe e kishte liruar më pas./ZERI/

Sociologu Gëzim Alpion mbi shenjtërimin e Nënë Terezës

$
0
0

Në Tiranë, sociologu i njohur, Gëzim Alpion, biografi i Nobelistes së Paqes Nënë Tereza, mbajti një leksion publik mbi shenjtërimin e saj. Ai trajtoi një seri detajesh nga jeta e Nënë Terezës, ndërsa po shkruan edhe një libër të ri për të.

Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal organizoi në Tiranë një konferencë mbi vlerat dhe rëndësinë e figurës së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu në prag të shenjtërimit nga Vatikani.

Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe mbajti leksionin publik “Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.

Në një mori detajesh të kësaj figure të njohur, ai tërhoqi vëmendjen e një auditori të larmishëm me studentë, klerikë dhe diplomatë, qytetarë, studiues dhe besimtarë.

Dr. Alpion ka stidiuar në Universitetin e Kajros dhe mbrojti doktoraturën në Angli, ku ishte lektor në disa universitete, para se të emërohej në Universitetin e Birminghamit.

Libri i tij më i njohur është Nënë Teresa: Shenjtë apo e Famshme, i botuar në Londër dhe Nju Jork, në Nju Delhi dhe në Romë.

Por dr.Alpion pohoi në Tiranë se ka në dorë një libër të ri për Nënë Terezën.

Leksionit publik të dr.Alpion iu bashkuan me kumtesa edhe studiues të tjerë si prof. Përparim Kabo dhe dr.Nevila Nika, të cilët theksuan aspekte të veçanta të veprimtarisë humanitare të Nënë Terezës, i pari besimin e saj të lartë fetar dhe e dyta lidhjen e saj me kombin shqiptar.

Kalvari i vuajtjeve të besimtarëve shqiptarë nën diktaturën komuniste zgjati afro gjysëm shekulli, kur u vranë dhe u burgosën mijëra klerikë dhe qytetarë të çdo besimi, sepse feja u ndalua me ligj.

Dr.Alpion beson se është me rëndësi që për Nënë Terezën dhe figura me përmasa të tilla të diskutohet sa më shumë me të rinjtë universitarë.

Pas monografisë “Nënë Tereza e Shenjtë apo e Famshme”, dr.Alpion ka botuar përmbledhje esesh, mes të cilave mbi qytetërimin nga Aleksandri i Madh te Nënë Tereza.

Ai është autor i studimeve mbi sociologjinë e fesë, kombit, mediave, racës dhe etnicitetit të botuara në revista shkencore të Anglisë, Amerikës, Australisë, Hollandës dhe Indisë.

I vlerësuar si studiuesi më i rëndësishëm në gjuhën angleze për Nënë Terezën, dr.Alpion është ftuar të zhvillojë mëse 50 leksione dhe biseda në konferenca ndërkombëtare dhe universitete të mirënjohura në 14 vende dhe pikëpamjet e tij citohen vazhdimisht nga mediat botërore në mbi 25 vende.

Zeri i Amerikes

 

 


Ese për mendimet e mia

$
0
0

Nga Reshat Kripa

 

Para syve më dalin vargjet e një poezie të një poeti anonim, më falni  nëse e kam përdorur edhe herë të tjera, të një poeti që më janë fiksuar në mendjen time. Këto vargje më dalin parasysh tani:

 Strukur thellë në qoshen time,
                Zog i mbyllur në kafaz,
                Para syve shumë kujtime,
                Zemra gati nuk më plas.    

Para syve më del vetja ime e viteve të kaluara dhe e këtyre të sotme. Më dalin mendmet e mia dhe pyes veten:
A i kam qëndruar besnik këtyre mendimeve?
Nuk e di. Në këtë kaos ku është zhytur ky vend edhe unë nuk e di  se  ku
jam dhe ku duhet të jem.     Nuk e di se ku jam, pasi duke dëgjuar këta zëra korbash që këlthasin në politikën shqiptare, më duket sikur nuk kam asnjë mendim. Nuk kam pasi klithmat e korbave të zinj nuk më lejonte te shpreh mendimet e mia, pavaresisht nese do të dëgjohen ato apo jo. Është pikërisht kjo që zemrën time e bënë të plasë. Megjithatë unë dua të flas dhe, e them me zë të lartë, do të flas. Do të flas për atë që më kanë mësuar ata burra që kurrë nuk do t’i vijnë më Shqipërisë. Edhe këtë e kam thënë edhe herë të tjera por do ta përsëris sa të jetë e nevojshme deri sa daullet e kësaj thirrje të dëgjohen nga shqiptarët.
Mësuesit e mi më kanë mësuar se duhet të luftojë për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Por a është e tillë Shqipëria e jonë? Për fat të keq jo. Shqipëria që unë kam ëndërruar dhe kam luftuar nuk është kjo e sotmja. Nuk është Shqipëria ku forcat politike e shohin njera-tjetrën si armik dhe jo si kundërshtar politik, njësoj si në periudhen e përmbysur kur vendi ishte ndarë në dy kampe, në mbështetës të sistemit komunist dhe kundërshtarë të tij dhe kur këta të fundit ishin te detyruar të ropateshin burgjeve dhe kampeve të internimit. Nuk është Shqipëria që drejtohet nga njerëz me të kaluar kriminale. Nuk është Shqipëria ku ish përgjegjësit kryesorë të diktaturës komuniste sot janë në krye të pushtetit qëndror dhe atij lokal. Nuk është Shqipëria ku sundon hipokrizia dhe servilizmi ndaj udhëheqjes shtetërore. Nuk është Shqipëria ku mungon ndjenja e personalitetit të njeriut dhe ku njerëzit janë kthyer në manekinë që veprojnë sipas shkopit të dirigjentit.
Dua që të çirrem, dua të thërras deri në kupë të qiellit. Dua të shpreh mendimet e mia. Por nuk gjej terren. Nuk gjej terren pasi në Shqipëri, megjithëse ka një numër të madh organesh të shtypit të shkruar dhe atij viziv, që e quajnë veten të pavarur, rrallë ndonjeri pranon që t’i botojë mendimet e mia. Këtë e kam provuar me shumicën e organeve të shtypit të shkruar në Shqipëri por nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre. Mendoj se një përgjigje, dhe kjo është edhe në etikën e një organi shtypi serioz, duhej të ma kishin kthyer. Por kjo mungoi. Atëherë çfarë duhet të bëjë unë? Nuk më ngelet gjë tjetër veçse t’i drejtohem të vetmit shtyp të shkruar në Shqipëri që më ka botuar dhe organeve të shtypit elektronik të cilët, për të thënë të vërtetën, gjithashtu më kanë botuar gjithçka iu kam dërguar.
Më lejoni t’iu jap një shmebull. Para disa kohe shkrova një monodramë subjekti i së cilës ishte infiltrimi i ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit në organet e drejtësisë shqiptare të sotme. Ua shpërndava disa specialistëve të njohur të teatrit shqiptar por, me përjashtim të vetëm njerit prej tyre, nuk u denjua të më kthehej një përgjigje. Ua dhashë dhe ua dërgova edhe disa teatrove dhe regjizorëve në Kosovë por përgjigje nuk mora. Përse? Nuk vlente monodrama? Mua nuk do të më vinte keq nëse do të më shprehnin një mendim të tillë, por ky nuk erdhi. Nuk mund ta vinin në skenë për shkak të frikës së kundërshtimit të atyre që sot drejtojnë vendin? Nëse edhe kjo do të ishte e vërtetë  unë do ta prisja me kënaqësi një përgjigje të tillë. Por edhe kjo, përsëri nuk erdhi. Atëherë përse?  përgjigjen jepeni ju të nderuar lexues.
Kjo është gjendja e Shqipërisë së sotme. Duke perifrazuar me librin e Lewis Caroll  do ta quaja “Shqipëria në botën e çudirave”.  Këto janë mendimet e mia që rrijnë të ndrydhura në memorien time. Nuk e di nëse ndokush do të më tregojë rrugën që duhet të ndjek për të shprehur këto mendime. Në pastë ndonjë do ta prisja me kënaqësi.

“Sazanë e Karaburunë i kam vatanet e mia…”
Monografi për Rrapo Meton nje nga figurat me te shquara te Laberise gjatë
viteve 1912-1943
(nga Flora Dervishi)

Rrapo Metoja ne Kuvend
Viti 1943 kishte densitet ngjarjesh.

Qarkori i partisë së Vlorës udhëzonte: “… Të izolohen Rrapo Meto e Xhemil
Meço si persona me influencë në popull…”.

Në Vranisht vjen për një takim me popullin Mehmet Shehu e Dushan
Mugosha. Bie briri dhe fshati mblidhet.

Kur vjen Rrapo Metua, Mehmet Shehu i gatshëm për ta takuar i pari del
përpara, e përqafon dhe e ul pranë tij dhe Dushanit:
Rrapua: Si ta thonë emrin?
Mehmeti: Vjosa.
Rrapua: Palo paranom ke zgjedhur se Vjosa që nga buron e njëra sa
derdhet s’ja ka parë njeri hajrin se përmbyt e vithis.
Dhe s’i pëlqen dredhia në njohje dhe përsëri e pyet: I kujt je?
Mehmeti: I Shehut të Çorrushit nga Mallakastra.
Rrapua: Ashtu thuaj; tët at e njoh.
Pastaj kthehet nga Dushani.
Rrapua: Po ty nga të kemi? A i kujt je a?
Mehmeti: (me ngutje) Eshtë miku ynë komunist dhe jep ndihmën
vëllazërore në luftën tonë për liri.
Rrapua: Mor bir, e pyeta nga është? E kë ka baba? (dhe pa Mehmetin me
sy ngulmues).
Mehmeti: Eshtë nga Serbia.
Rrapua: Qoftë i nderuar! Ashtu thuaj. Se kemi zakon ta vrasim mikun në
shtëpinë tonë, po serbët s’mund të na ndreqin veç të na prishin. Shqipërinë
do ta bëjmë vetë të lirë, ne shqiptarët, po Shqipërinë Etnike ama…”
Njohja filloi me replika dhe përfundoi me përplasje.
Për fshatin fjala e plakut zinte vend dhe mbledhja s’ia arriti qëllimit. Rrapo
Metua sikur të mos i mjaftonte rezultati i mbledhjes i bën konkluzionet me
këngë:
“…Pa dëgjo o Vjosa ynë
Mbaje mirë terezinë,
Ti në Pind e ke burimnë,
po s’ta ka parë njeri hairë,
vithis e merr arratinë.
Po qe sa për mysafirë
Kujto mirë historinë!
Kosovën e Çamërinë,
Ded Gjo Lul Is Boletinë
dhe atë shpend Dragobinë
Serbët e pabesë i grinë.
Këta do t’i njohish dhe tinë,
po do më kujtosh të zinë
Kur të të kenë zënë fynë…”
Dhe heshtja mortore pas filozofisë që kumtonte kënga ishte domethënëse.
Brigada mbërriti dhe në Vranisht, e udhëhequr nga Mehmet Shehu, pas
pak kohësh…
Lajmi se brigada dorëzezë që zhduk ferrat nëpër këmbë (kupto
nacionalistët, qofshin këta edhe si Rrapo Metua, kundërshtar në
pikëpamje) mori gjithë luginën e Mesaplikut.
Dikush e këshilloi Rrapo Meton të fshihej në male. Ai edhe mund të
arratisej. Po largimin nga fshati i tij nuk e pranoi në asnjë mënyrë. Ai as
kishte vrarë pas shpine, as kishte tradhëtuar interesat e Atdheut.
Pikëpamjet e tij lidheshin pikërisht me të mirën e fshatit e të Atdheut, ndaj
dhe po kishte për të vdekur, le të vdiste. Burrat njëherë vdesin.
Dhe ishte e thënë që rapsodi dhe patrioti që u kishte shpëtuar gjyleve në
luftën e Janinës që vinin zinxhir, breshërive të plumbave më 1920-tën, dy
burgimeve në kohë të vështira, të vdiste nga plumbat e Mehmet Shehut e
Dushan Mugoshës. Të merrje urdhër nga serbi e të vrisje një patriot, vendi
kishte humbur dy shqiptarë, normalisht zbatuesi e urdhërit për të vrarë
shqipëtarin s’mund të ishte më kurrë shqiptar!
Atë mëngjes Rrapo Metua kishte shkuar për ngushëllim për plakën e
Bashue. Ishte e hënë 22 nëntor 1943. Dita ishte si e mugët.
E sheh fshatin e tij për herë të fundit Sa hyri në fshat hasi me brigadën e
parë. Nuk arriti në shtëpinë e tij. S’la as porosi as amanete. Erdhi nga
vdekja, po shkonte drejt vdekjes…
Mehmet Shehu me Liri Gegën e morën gjoja për bisedime në komandën
partizane në Brataj, por atë natë fjetën në Vranisht. Rrapo Meton e izoluan
në shtëpinë e Malo Sinos dhe i bënin roje disa partizanë. Kishte ndërmjet
tyre mustaqe padirsur…
Vrulli i tyre duhej, por barra për të vendosur për fatet e atdheut ishte e
rënde… Dhe pikërisht për këtë ju dhimbs mundi i atyre që do të arrinin dhe
gjaku i atyre që do të flijoheshin në emër të lirisë së shtrenjtë.
Janë të rinj! Shqiptarë – mendoi dhe më të riut që kollitej i jep pallton e tij: –
Merre, unë i kam bërë ditët e perëndisë! dhe të tjerëve të dridhnin nga një
duhan të fortë nga kutia e tij.
Ata panë njëri-tjetrin dhe heshtën.
Të nesërmen kur do të niseshin herët për në Tërbaç, Malo Sinua, i zoti i
shtëpisë, e pyet:
- Rrapo ke nevojë për gjë? Të të jap para me vete?
- Jo, Malo jo, të falemnderit, se atje ku do të vete unë s’ka dyqane…
E shoqja i afron një mollë dhe ai e fut në xhep i menduar duke
nënqeshur…Sheh fshatin e tij për herë të fundit dhe niset për në Tërbaç me
vargun e partizanëve. I vjen keq që nuk puthi dot sytë e dy djemve të vegjël
8 dhe 5 vjeç, Veliut dhe Aliut, dhe vajzave të tij të parritura. Në të dalë të
fshatit dëgjon një zë, aty ku përroi krijon hone të thella:
Baba, baba!
Ishte djali i madh 16 vjeçar, Dilaveri, që i ishte qepur mbrapa bashkë me
një kushëri të tij. Jehonën e përpinë honet, por në veshët e babait oshtiu
një copë herë dhe u fiksua si refren gjatë gjithë rrugës e do t’i mbetej një
peng i madh në zemër.
Ndarje e dhimbshme !

Në përvjetorin e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë

 

 

 

Po zgjohet NATO, më në fund

$
0
0

Nga Frank Shkreli

 

Kritikët e aleancës euro-atlantike NATO kanë akuzuar se organizata ushtarake që u themelua me nënshkrimin e Traktatit të Washingtonit më 1949, është tani një organizatë buroktratike e përbërë prej 28 vendeve anëtare me qindra komisione dhe grupe pune. Ata thonë se sidomos ç’prej shembjes së komunizmit në Evropë, gjatë 20-viteve të kaluara, NATO dukej si një organizatë jo e koordinuar siç duhet dhe pa një qëllim dhe drejtim të qartë strategjik.   Por duket se sfidat ruse të kohëve të fundit, deklaratat dhe politika agresive e Vladimir Putinit karshi fqinjve të saj dhe Evropës në përgjithësi, e kanë zgjuar NATO-n nga letargjia e dy tre dekadave të fundit dhe duket se po i merr seriozisht sfidat, kërcënimet dhe agresionin e Moskës kundër fqinjve të saj.

NATO lëshoi kushtrimin javën që kaloi nga Tirana ku u mbajt Asamblea Parlamentare e aleancës perëndimore. Siç dihet, në Asamblenë  Parlamentare të NATO-s bëjnë pjesë parlamentarët nga vendet anëtare të NATO-s dhe siç ndodhi edhe në mbledhjen e saj në kryeqyttein shqiptar, ata takohen për të shqyrtuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe me interesat dhe shqetësimet e përbashkëta.  Asamblea është krejtsisht e pavarur nga NATO, por shërben si një lidhje midis aleancës së NATO-s dhe vendeve anëtare për të siguruar një konsensus parlamentar dhe publik në mbështetje të politikave të Aleancës.

Nga kryeqyteti shqiptar, deputetët e vendeve anëtare të NATO-s u bënë thirrje vendeve anëtare të aleancës ushtarake euro-atlantike që të jenë gati t’i përgjigjen kërcënimeve të mundshme të agresionit rus kundër vendeve të tyre.   Kongresmeni amerikan dhe kryetari i Asamblesë, Michael Turner u tha nja 250-parlamentarve të vendeve të NATO-s se, “Rusia përbën kërcënime reale dhe serioze”.   Në deklaratën përfundimtare të mbledhjes në kryeqytetin shqiptar, të miratuar unanimisht, parlamentarët shprehën gjithashtu keqardhjen e tyre në lidhje me, “Përdorimin e forcës nga Rusia kundër vendeve fqinje të saj si dhe për përpjekjet e Moskës për të frikësuar vendet aleate të NATO-s.”   Në deklaratën e Tiranës, parlamentarët i kërkuan aleancës NATO që t’u sigurojë mbështetjen e saj vendeve anëtare të aleancës të cilat konsiderojnë se Rusia po kërcënon sigurinë e tyre, sidomos të vendeve anëtare të krahut jugor dhe lindor të Aleancës.  Në deklaratën e tyre,  pjesëmarrësit evropianë në takimin e Tiranës i bënë gjithashtu thirrje Aleancës Përendimore që njëkohsisht të shqyrtojë edhe mënyrat për uljen e tensioneve me Moskën.

Në sesionin pranveror tre ditorë të Asamblesë së NATO-s në Tiranë foli edhe Zëvëndës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Alexander Wershbow, i cili pasi uroi Shqipërinë me rastin e 7-vjetorit të antarësimit të saj në NATO shtoi se, “Integrimi euro-atlantik është çelsi i stabilitetit këtu në Ballkan.”   Në fjalimin e tij, amerikani Alexander Wershbow u tha përfaqsuesve të Asamblesë së NATO-s në takimin e Tiranës se mbledhja e nivelit të lartë e NATO-s që do të mbahet në Varshavë mbrenda pesë javësh, “Po mbahet në një kohë kritike për aleancën tonë – në një kohë kur sigurimi ynë dhe vlerat tona po përballin sfida të konsiderueshme nga lindja dhe nga jugu”, pohoi ai.   Ai paralajmëroi se në mbledhjen e nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë do të merren vendime me rëndësi të cilat do t’ia bëjnë të qartë kujdo që dëshiron të na cenojë – qoftë nga lindja qoftë nga jugu – se një sulm kundër cilitdo qoftë anëtar të Aleancës NATO do të përballet me një kundër sulm të menjëhershëm nga të gjitha forcat e armatosura të Aleancës.
Të njëjtës temë i mëshoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi të hënën në Varshavë me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, ku biseduan mbi përgatitjet për mbledhjen e nivelit të lartë të Aleancës së NATO-s në kryeqytetin polak, brenda në korrik.  Gjatë një konference të përbashkët për shtypin me udhëheqsin polak, Z. Stoltenberg theksoi se mbledhja e Varshavës mbahet, “në një periudhë tepër kritike, ndërkohë që përballemi me sfidat më serioze ndaj sigurimit të përbashkët, në një gjeneratë”, theksoi zyrtari i lartë i NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Përendimore tha se mbledhja e nivelit të lartë në Varshavë do të jetë tepër e rëndësishme, për të mos thënë historike, për nga vendimet që pritet të miratohen aty.  Ai shtoi se aleanca ka rënë dakort tanimë për një prani më të madhe ushtarake në vendet anëtare të krahut lindor të NATO-s, përfshir Poloninë.    Udhëheqsi i NATO-s  theksoi se nuk dëshëronte të lente asnjë pikë dyshimi mbi seriozitetin e angazhimit të organizatës që ai kryeson se, “Polonia do të ketë më shumë forca të NATO-s pas mbledhjes së nivelit të lartë në Varshavë, me qëllim për të dërguar një sinjal të qartë se një sulm kundër Polonisë do të konsiderohej si një sulm kundër të gjitha vendeve të Aleancës.”
Ndërkaq, në një fjalim që mbajti në Universitetin e Varshavës të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e bëri të qartë se çdo masë që po ndërmerr NATO është e një natyre mbrojtëse, proporcionale dhe në përputhje të plotë me angazhimet ndërkombëtare të NATO-s.  Me këtë rast, ai theksoi gjithashtu se, “NATO nuk kërkon konfrontim me Rusinë”,  duke theksuar se, “Aleatët e NATO-s mbeten të angazhuar për një dialog me Rusinë si dhe për një transparencë në çështjet ushtarake”,  tha Z. Stoltenberg.   Ndërsa Moska iu përgjigj deklaratës së Z. Stolenberg nepërmjet Zëvëndës Ministrit të Jashtëm rus, Alexei Meshkov i cili citohet nga media të ketë thënë se Rusia do t’i përgjigjet rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s afër kufijve të saj.
Bazuar në lëvizjet e fundit të forcave të NATO-s drejtë krahut lindor dhe jugor të saj, si edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të organizatës euro-atlantike, duket se më në fund, Aleanca e NATO-s po i merr seriozisht sfidat dhe politikat agresive të Rusisë së Putinit, ndërkohë që udhëheqsit e saj dhe aleanca në terësi, tashti janë të bindur se një Rusi e cila kërcënon vendet fqinje me qëllim për t’i frikësuar ato dhe e cila ndryshon me forcë kufijt me vendet në periferi të saj, akte të tilla nga ana e Rusisë, “përbëjnë kërcënime reale dhe serioze” ndaj sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin. Interesat ruse në Ballkan nuk janë as të reja dhe as të rastit. Ato janë të përhershme, por duket se vitet e fundit, sidomos ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë intensifikuar përpjekjet ruse për të shkaktuar probleme në ujërat e turbullta të Ballkanit.  Pavarësia e Kosovës dhe prania e perëndimit atje, duket se është ferrë në sytë e Moskës sepse po pengon shtrirjen dhe konsolidimin e influencës  dhe të dominimit rus në Ballkan. Në të vërtetë, Profesori i Zelandës së Re, James Headley, në librin e tij, “Rusia dhe Ballkani” ka shkruar se kundërshtimi ndaj pranisë dhe influencës perëndimore në Ballkan është pjesë kyçe e politikës së jashtme dhe ushtarake ruse dhe se diplomatët rusë në Ballkan janë të urdhëruar që në veprimtarinë e tyre të kundërshtojnë me çdo mjet e mundësi dominimin e interesave të Perendimit në Ballkanin Perëndimor.  Profesori i Zelandës së Re, ndër të tjera, thekson vendosmërinë e jo vetëm të elitës politike ruse në këtë drejtim, por edhe të medias dhe të akademikëve të Rusisë – jo vetëm për të kundërshtuar influencën perëndimor — për të ruajtur dhe për të zgjëruar influencën diplomatike dhe ekonomike të Kremlinit në atë rajon. Të gjithë këta, sipas tij, e konsiderojnë këtë si një objektiv i detyrimit kombëtar rus.
Natyrisht se Aleanca e NATO-s i ka përpërgjegjësitë e veta për të kundërshtuar kërcënimet dhe politikat agresive të Kremlinit, sidomos ndaj vendeve anëtare të saja.  Por, përgjegjësinë më të madhe për fatin dhe për sigurinë e këtyre vendeve duhet ta mbajnë vetë elitat politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.  Rusia me të drejtë dikton një mos aftësi dhe mungesë vullneti nga ana e klasës politike të atij rajoni për t’iu adaptuar standardeve të integrimit evropian dhe bën ç’mos që të përfitojë nga kjo situatë.  Aleanca NATO me të drejtë është e shqetësuar për manovrimet politike, kërcënimet dhe agresivitetin e Rusisë putiniste ndaj krahut jugor dhe lindor të saj dhe si rrjedhim (me përjashtim të ndërhyrjes në Kosovë) duket se po zgjohet nga letargjia çerek shekullore.  Për agresivitetin rus duhet të jenë edhe më të shqetësuar udhëheqsit e vendeve të Ballkanit, duke i marrë seriozisht këto kërcënime, nëqoftse me të vërtetë e kanë përcaktuar –ashtu siç thonë — fatin e popujve të tyre me fatin e perëndimit.

 

 

 

“Ekuilibri” i nje shoqerie, populli garanton te ardhmen, disekulibri rrezikon ekzistencen

$
0
0

Ligjet mbi   ciklin e zhvillimit  të shoqerise njerzore  janë  rreptësisht të përcaktuara.

Kush i devijon  ato  duke bëre  “MUTACIONE” biologjike  o  shoqrore , atëhere  ajo shoqeri rezikon  ciklin normal biologjik te zhvillimit, dhe pasojat  janë të  ndryshme  deri zhdukje dhe trasformime të tilla që kthehen në interes jashte kësaj shoqrie.
Kështu lind reduktimi, ose coptimi i vargurt  biologjik…  njerzore  duke humbur  ekulibrin, për të ardhmen  e asaj  shoqerie . Lahuta e Malsis  e Atë Gjergj Fishtes  e trajton këte  teme  në menyre   artistike, në gjuhen  letrare  më  madhore të kohrave, për  shoqerinë  o me mire  atdheun e tije … Teologjia, filozofia , analiza  deri biologjike  e një shoqerie  në gjuhe  letrare bën përcaktimin  e keti cikli biologjik per të djeshmen, të sotmen  dhe të ardhmen e një   shoqerie  si kjo  shqiptare.
Ndaj  duhet të ruhemi  nga  „MUTACIONET“ artificiale të shtyra  nga  mëndimi i pa afte , i pa pjekur, ose i qellimte , ky i fundit  në gjuhen shkencore quhet “Mutacion”  në mendim në dem të  shoqerise,  vendit dhe  kombit…

LAHUTA E RE  E MALSISE

Koha , lypë  lahuten e re
Malsia , dhe shqipetaret
Përseri ta këndojn….
kush  do ta shkruaj?
Kush  do ta lexoje?….
Lahuten  e malsise ..Ne ..
Ngrihu, atë  Gjergj Fishta
Edhe   në  here  mi  dhe .
Mbi   rrasa  rreshpesh
Lahuten  ta shkruash…
E  vjetra,eshte e re   perseri
Në  ciklin  biologjik:- “Darwin”….
I njejti  zhark, i njejti  dru,
Por  në kohe të ndryshme
Njerzit kan ndryshu.
Penat në dore  të gjithë i kan marre
Sejcili nje lahute don me shkrue
Kure  abetaren akoma
Nuk  e kan  mesue.
At’here, lene  lahuten  e RE..
Deri  sa  të  ngrihet
Ate Gjergj  Fishta  mbi  DHE..!!!!
Një  kënge ,
Një   kohë
Këndohet
Kure  në shpirtin e popullit
Shihet  , lexohet  .
Pergjithmon..

ZEF  Mulaj

 

 

 

 

Ndryshimi i mendësisë urbane

$
0
0

Nga Ylber Vokshi

 

Për atë se pushtetarët aktual të dy niveleve janë të detyruar të caktojnë lokacione për objekte apo komplekse të ndryshme urbane sipas kërkesave reale,jemi mësuar në vitet e fundit, në vend se ato përmbajtje të ishin të parapara në Dokumente Hapësinore Qendrore dhe Komunale,dhe ti nënshtrohen vetëm procedurave teknike dhe administrative. Jemi dëshmitarë të këtyre veprimeve të dëmshme të vendimmarrësve Kosovar që kanë shkaktuar pakënaqësitë shumta me arsye e pa arsye. Improvizimet e tilla shkaktojnë gabime të shumta urbane,ndryshimet e lokacioneve janë “normale” me këto raste të pa qëndrueshme nga aspekti urban,si në rastin e propozim ndryshmit të lokacionit për ndërtimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Ky rast shkaktoi polemika të pa arsyeshme në mes partive politike,kjo qasje urbane shpalosë,tregon shumë të vërteta se si është punuar në Prishtinë në vitet e pas luftës,me trajtimin e problematikës urbane në Kryeqytet,si dhe në qytetet kryesore të Kosovës. Në vitin 2013 Asambleja Komunal kishte aprovuar kundërligjshëm dokumentet hapësinore ( PZhK dhe PZhU ),ato kanë pasur mangësi të mëdha. Për të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet konstruktive me kohë janë njoftua strukturat e atëhershme komunale nga ana e  Këshillit të ekspertëve të planifikimit të K.K. të Prishtinës, por ata nuk e kanë pa  të arsyeshme të marrin në konsideratë sugjerimet e ekspertëve të Këshillit.
Planifikimi hapësinor dhe urban në shekullin e ri duhej të ishte STRATEGJIK, që dallon rrënjësisht nga ai i dikurshmi Konvencional,fleksibiliteti është ajo që e karakterizon  këtë metodë,e cila ende është e huaj për mendësinë tonë në të kuptuarit e mënyrës së të jetuarit dhe vepruarit në një bashkësi ma të gjerë si është qyteti apo kryeqyteti i një shteti. SI duket neve na duhet kohë shumë vjeçare të ndryshohet mendësia apo filozofia jetësore apo mentaliteti primitiv provincial i kultivuar me shekuj.
Nuk ka hapësira të rezervuara me emërtime specifike. Nëse është marr leja e ndërtimit për një objekt të caktuar,ajo duhet të ketë afatin një vjeçar me mundësi vazhdimi ( Neni 21 paragrafi 6 dhe 7 i ligjit të Ndërtimi),e jo që pas 9 vite të thirreni në disa lokacion ekskluzive të përjetshme,një gjë të tillë është e pa tolerueshme,sot kemi të bëjë me Planifikim Urban Strategjik.
Plani Rregullues urban i kompleksit  “Lakërishtës” është dashur të plotësohet,korrigjohet dhe të ndryshohet shumë kohë ma parë,pasi ishte aprovuar në vitin  2007 dhe kishte mangësi të dukshme, si rezultat i ndërhyrjeve të ndryshme, ngjashme është situata edhe në zonat tjera të kryeqytetit, Rrethanat urbanë tërësisht kanë ndryshuar në ato pjesë të kryeqytetit,kushtet e reja të ekonomisë së tregut ku zhvillimet e reja teknologjike tmerrësisht imponojnë që fusha e zhvillimeve urbanë të jëtë në shërbim të tyre, e jo të imponohen disa klishe të së kaluarës si është rasti i fundit me rezervimin e përjetshëm të ndonjë lokacioni. Mu këtu ekziston dallimi i madh në mes të menduarit dhe vepruarit urban të dikurshëm dhe të tanishëm,këtë duhet kuptuar të gjithë ne nëse mendojmë ti bashkohemi botës së civilizuar,gjithsesi duhemi ndryshuar mendësinë e jonë urbane.
Para 14 vite isha në vizitë pune në Holandë në Institutin “IHS” të Roterdamit,   institucion me famë botërore në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban, i njohur me punë të suksesshme në të gjitha anët e botës. Dilema ime ma e madhe ishte se si ta ndërroj të menduarit urban konvencional,prezent në kokën time që nga koha e studimeve dhe eksperiencës së fituar profesionale mbi njëzet e pesë vjeçare,kjo ishe sfidë e madhe për mua dhe gjeneratën e profesionistëve urban në Kosovë në ata kohëra të tranzicionit politik dhe ekonomik.
Në pauzën në mes dy sesioneve, kërkova nga eksperti i njohur botëror Forbes Davidson mendimin e tij se si do të vepronte në rastin kur një investitor do të kërkonte të ndërtoi,të investoi disa miliona euro, në një lokacion që do të ishte në kundërshtim me dokumentet urbane legjitime të Roterdami. Pas një hamendje të momentit,me insistimin tim këmbëngulës, mu përgjigj se kurrsesi nuk do të lejonte të refuzohet një investitorë i tillë serioz,dhe se kërkesa e tij do të analizohej dhe do të aprovohej edhe me ndryshimin, përshtatjen me rrethanat e reja urban, në atë zonë të qytetit të Roterdamit. Ma vonë u binda se z.Davidson kishte pasur plotësisht të drejtë,kurse mua mu ndryshua të menduarit profesional hapësinor dhe urban. Kjo mendësi i mungon klasës politike,profesionistëve dhe së fundit edhe popullit tonë,mu këtu qëndron thelbi i zgjidhjes së problematikës urbane në Kosovë me tolerancë të ndërsjella.
Ndryshimet e ligjeve të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor të bëra në vitin 2012 dhe 2013,kinse në emër të reformave progresive në fushën e ndërtimeve,vetëm krijuan një situatë konfuze, e cila nuk është përcjell me përpilimin e akteve nënligjore as sot e kësaj dite për ti bërë ato funksionale. Si duket ky edhe ka qenë qëllimi final,mos funksionimi ligjor i kësaj fushe,vazhdimi me të vjetrën,pasojat e së cilës po vërehen në çdo hap,pasi po ka interpretime të ndryshme të dispozitave ligjore të ndërtimit.
Komunat janë në pozita të pa lakmueshme, pasi për përpilimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme,së pari duhet punuar Planin Zhvillmor Komunal dhe Hartën Zonale, të cilat duhet të jenë në pajtim me Hartën Zonale të Kosovës të cilën niveli Qendror (MMPH) ende nuk e ka punuar. Edhe Udhëzimi Administrative për Hartën zonale të Komunave është aprovuar në MMPH para 5 muajve,afatet ligjore për përpilimin e tyre janë ekstrem të shkurta,duke e ditur nivelin e ulët të pajisjeve teknike dhe përgatitjen e stafit profesional nëpër komunat tona.
Shumë mirë shpjegohet në Ligjin e Planifikimit Hapësinor aktual se “Dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara mbeten në fuqi derisa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji”,dhe se “Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të parapara me dispozitat e këtij ligji, aktet nënligjore ekzistuese zbatohen nëse nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji”. ( Neni 26 paragrafi 7 dhe 8 i ligjit të Planifikimit Hapësinor), Pra nuk guxon me pasur vakum dokumentesh hapësinor,jo-validitet planesh,ato duhet përshtatur kërkesave të reja në vazhdimësi,këtë e lejon Planifikimi Strategjik Urban. Përse po ka kërkesa jo realiste,kur po e dimë se si kemi vepruar në këto vite në Komunë,skajshmërisht kemi punuar kundër vetvetes,kundër interesave të vendit  tonë,prapë po tentojmë që me veprime destruktive të minojmë iniciativat konstruktive të gjeneratave të reja,duke këqyrë vetëm interesat e grupeve të caktuara të interesit.
Ne si shoqëri kemi arritur që fushën e urbanistikës për të keq ta mistifikojmë, marrjen e një leje ndërtimi ta komplikojmë në ekstrem,e krejt kjo për disa favore personale dhe grupore. Nuk duhet harruar se urbanistika është vet jeta e jonë dhe duhet thjeshtësuar sa ma shumë,për një jetë të dinjitetshme urbane,si në tërë botën e civilizuar.
Sidoqoftë pa marr parasysh rrethanat konfuze dhe lojërat e ndyta me ligjet,procesi i ndërtimeve me leje nuk guxon të bllokohet,kjo mundet të arrihet vetëm me forcimin e Drejtorive Komunale të Urbanizmit, që me punë profesionale të iu zvogëlohet hapësira të gjithë atyre që abuzuan me territorin e Kosovës këto vite. Esenciale është të punohen dokumente hapësinore dhe urbane realiste,të bazuara në të dhëna konkrete dhe indikatorë hapësinor të prekshëm. Domosdo duhet të aplikohen principet e Planifikimit Hapësinor dhe Urban STRATEGJIK,  si e vetmja rrugë drejtë arritjes së objektivave dhe synimeve komunale dhe shtetërore.

Autori eshte arkitekt

Ligjërim i pështirë ose koha të themi: nuk kam asgjë për të thënë

$
0
0

Nga Ndue Ukaj

 

Shoqërisë sonë i ka humbur sensi dhe ndjeshmëria për fjalën publike. Kjo ka bërë që debatet të cilat zhvillohen përbrenda nesh të jenë të skematizuara dhe të shumtën e herëve të përfundojnë në banalitet. E gjithë kjo ngjet për faktin se e kemi tkurrë hapësirën për komunikim dhe përplasje idesh e pikëpamjesh, dhe e kemi zgjeruar atë për përplasje muskujsh, inatesh e mllefesh. Në këtë mes, nuk bëhet fjalë për përgjegjësi – as ndaj fjalës e as ndaj mendimit publik. Për pasojë, debatet e shumta nisen nga premisa përjashtuese, zhvillohen pa etikë dhe nuk kanë qëllim mirëbërësie. Prandaj, edhe kritika nuk kuptohet si shenjë e mendjes së pjekur, siç është në botën e përparuar. Përkundrazi. Debatet ndër ne fillojnë me tension, zhvillohen nëpërmjet ekstremeve dhe përfundojnë në armiqësi ose banalitet. E në këtë mes, kush pëson më së shumti, është ligjërimi publik, gjuha, ajo çka na bën njerëz dhe që është veshja jonë- identiteti ynë.
Është proverbiale shprehja se gjuha është ma e fuqishme se njëmijë ushtri. Sepse gjuha i paraprinë të keqes dhe të mirës, dhe, siç dëfton empiria, ishte në fillim; nga ajo u bë çdo gjë e pa të nuk u bë asgjë.
Ky ligjërim i pështirë, i cili e mbizotëron jetën tonë shoqërore tash e sa kohë; kjo gjuhë publike e pakontrolluar-  e përçartë-  ndikon në rritjen e mosbesimit, e zvogëlon humanizmin dhe e shton urrejtjen e mosdurimin.
E shoqëria jonë ka nevojë për ligjërim tjetërfare.  Ajo ka nevojë për gjuhë humane dhe për ma shumë dashuri ndaj njëri-tjetrit e vendit. E mbi të gjitha, për ma shumë kujdes ndaj fjalës publike që ta rrisim besimin sepse shteti dhe kombi janë akt besimi që e bëjnë qytetarët e tij, të cilët kanë tradita dhe synime të përbashkëta.
Ky popull i cili  ka trashëguar plagë të rënda s’ ka kapacitete ta kapërdijë gjithë këtë helm të gjuhës që i vërtitet rreth tij. Gjithë këto lajme negative. Gjithë këtë mllef e propagandë e cila behet me qëllime të pastra denigruese. Gjithë këtë shumësi “informatash” e “lajmesh” të shkruara pa etikë, pa shije dhe me qëllime linçuese.
Shkrimtari i ditur Hose Luis Borgesi pajtohej me pohimin se ta lashë librin në duar të injorantit, është po aq i rrezikshëm sa ta vësh shpatën në duar të fëmijëve. Borgesi, sot, do të pohonte: fjala publike në duar të injorantëve, është po aq e rrezikshme sa bomba në duar të terroristëve.
Ndaj është koha duhet ta vendosim para vetës shenjen sinjalistike të kujdesit, sepse gjuha shëron, por edhe vret.
Përcaktimi për të dytën është fatal dhe me pasoja afatgjata.
Është pohuar vazhdimisht se ky trend i komunikimit publik rrezikon që edhe një brez të ri ta rritë me helmin e gjuhës dhe me neuroza e urrejtje pa fund. Me kontradikta e përplase absurde e pa fund. Ndërsa shoqëria jonë ma shumë se kurrë, ka nevojë ta mësojë artin e durimit në funksion të mirëbërësisë, koncept ky që lidhet me Res Publican, me të mirën e përbashkët.
Në vend që të flasim pa pra, në çdo kohë dhe për çdo gjë, është koha të themi: “nuk kam asgjë për të thënë…”
Para pak ditësh erdhi shkrimtari Ismail Kadare në Kosovë dhe shpërtheu një “debat” qyqar rreth figurës dhe veprës së tij. Pastaj, kur lexon shumësinë e “mendimeve” për të, menjëherë të krijohet përshtypja se shoqëria jonë është kampion leximi. E në fakt, gjithë e dimë se është e kundërta. Në këtë hallakamë, Kadare apo vepra e tij gjykohen e paragjykohen me lehtësi të paimagjinueshme dhe pa argumente. Kjo shpërfaq ma së miri sterilitetit mendor dhe shpirtngushtësinë e atyre që bëjnë yrysh në debate. Madje, në këtë holli, ndodh të lexosh mendime e vlerësime edhe nga individë që krejt çka dinë për të, e kanë të dëgjuar nëpër ambiente thashethemesh. Kësaj i thuhet marrëzi.
Prandaj, është koha të themi “nuk kam asgjë për të thënë” qoftë edhe atëherë kur “shpërthejnë” debate të ashpra për tema të nxehta, si ajo e për Mavrajn dhe Birrën e Pejës apo për New York Times dhe terrorizmin.
Dhe në vend që të flasim zhurmshëm, është mirë ta thërrasim arsyen e të analizojmë ku jemi.
Ligjërimet tona apologjetike apo akuzuese, të shkruara dhe shtytura gjithnjë sipas premisës: pro dikujt dhe kundër dikujt, janë në thelb mendime stihike dhe të padobishme dhe debatin e mbizotëron tradita tashmë e mirënjohur ndër shqiptarë: lëvdata ose përbuzje pakufi.
Kjo ndodh meqë shoqëria jonë është në konflikt me ndërgjegjen dhe ka probleme serioze me kujtesën historike. Për pasojë, atë e mbizotëron angaria dhe përplaset nga ekstremi në ekstrem. Ashtu siç ngjet debatet karrikaturale, çfarë ishte ai i fundit Mavraj- Birra e Pejës, i cili shpërfaq ma së miri krizën tonë identitare, krizë kjo e cila rrënjët i ka te hipokrizia dhe raporti ynë i paqartë me vetën dhe me të tjerët.
Ndaj, është koha t’ i themi stop epidemisë së zhurmës, e cila na ka përfshi kudo dhe e ngulfat jetën tonë. Dhe ta refuzojmë rolin e gjithologve të gatshëm për të dhënë mendime për çdo gjë e në çdo kohë. Nga politika te historia, nga kultura te feja, nga seksi te ekonomia…Sepse përvoja universale dëfton se njeriu emancipohet atëherë kur është i gatshëm të thotë “nuk kam asgjë për të thënë,”  ose “e di që nuk di asgjë.” Në të kundërtën, shfaqemi lakuriq si mbreti në përrallën “Rrobat e mbretit.”

 

 

Viewing all 1727 articles
Browse latest View live