Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all 1727 articles
Browse latest View live

Për inferiorët mediatikë të Greqisë

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke ka një farë ngazëllimi dhe zelli për ta përcjellë këtë kumt, thua se ka ndodhur fundi i botës. Makina inferiore e propagandës që është instaluar në Shqipëri qysh prej çerek shekulli të paktën duhet të ndiqte reciprocitetin e përçimit të lajmit si ndodh rëndom në gazetari. Pa dëshiruar të bëj analistin, komentatorin, sepse ky nuk është lëmi im i veprimtarisë, më ka bërë përshtypje që një sërë mediumesh dje folën pak ose aspak për Kongresin e PDIU-së, tezat e hedhura atje, programin e shpalosur e padyshim edhe për përshëndetësit, mes të cilëve kryeministri Edi Rama. Heshtje e plotë. Përse? Sepse dikush me pushtet politik apo ndonjë tjetër që drejton Ekzekutivin foli copë për Çështjen Çame. Nuk duhet shkruar asnjë rresht, sepse ndoshta në ambasadën e Greqisë ndonjë shkrues mban shënim dhe e nis në Athinë.

Pikërisht, këto media sot janë ekzaltuar që reagoi Ministria e Jashtme greke. Nuk përbën lajm për ne. E dinim qysh dje që do reagonin. Kështu ka ngjarë përherë, por një makinë e vërtetë bën jehonë një deklarate, tek e fundit armiqësore ndaj shqiptarëve. Theksoj ndaj shqiptarëve jo çamëve, sepse nuk po flasim vetëm për 27 qershorin e vitit 1994, por për dhunën, genocidin, rrëmbimin e pronave në mënyrë sistematike të shqiptarëve në Greqi.

Le të bëjmë për një çast sikur e besojmë që nuk ekziston Çështja Çame, ashtu si thotë deklarata e së dielës nga Athina zyrtare. Po për shqiptarët e Kosturit, Follorinës, Konicës, Selanikut dhe gjetkë çfarë do të themi? Këta “patriotë” mediatikë a e dinë që Faik bej Konica është pa nam e nishan sipas Greqisë. Nuk ekziston as çështja e tij. Një nga gurët themelues të gazetarisë shqiptare, publicistikës, diplomacisë është muhaxhir pas vdekjes.

Po mirë, nuk ka Çështje Çame, nuk ka Çështje Shqiptare për Greqinë, po Çështja Hebre a ka vallë? Për tre orë i çuan në kampet naziste të përqendrimit hebrenjtë e Epirit. Bashkë me ta shumë familje të shqiptarëve të Çamërisë. Po, për sllavomaqedonët, po për pakicat turke e kështu me radhë? Sërish edhe për ta nuk ka një çështje në Greqi. Ky është shteti i vetëm në botë që krenohet se nuk ka minoritete. Atëherë një shtet me këtë mendësi si do të ketë mundësi të pranojë që ka një Çështje Çame?

Kjo është arsyeja që unë them se ka ardhur koha të bisedojmë si të barabartë me Greqinë, jo si inferiorë e me frikë në zemër. Nëse nuk ia dalim duhet aplikuar e famshmja diplomaci publike. Ne jemi dy shtete anëtare të NATO-s. Ndaj, në këtë ministral të NATO-s duhet folur për Ligjin e Luftës që nuk pengon Çështjen Çame, por Çështjen Shqiptare, si e shpjegova më lart. Dy vende anëtare të NATO-s nuk mund të jenë në luftë, ndaj ky paradoks duhet shoshitur një herë e mirë. Ka ardhur koha që Greqia ose na pranon si fqinj të mirë prej Traktatit të Miqësisë, ose të na shpallë armiq dhe të aplikojë Ligjin e Luftës.

Dje, në Kongresin e PDIU nuk ndodhi ndonjë gjë skandaloze që ka habitur grekofonët e medias, thjesht u fol për Çështjen Shqiptare me të njëjtin bindje si për Çamërinë, ashtu edhe për Plavën, Gucinë, Preshevën, Shqipërinë, Kosovën, sepse izolimi i një çështje në sinore krahinore do të thotë vdekje e një çështje.

 

 

 


Atdheu, një dashuri e vdekur

$
0
0

Nga Aurel Dasareti

 
Ne mund të vdesim për Shqipërinë; por ne nuk mund ta tradhtojmë atë.
Shqiptar! Shërbeji, mbroje dhe duaje Atdheun si shqipja folenë!

***
Atdheu është kombi i etërve apo stërgjyshërve (paraardhësve). Termi mund të interpretohet si nacionalist apo patriotik. Dashuria për atdheun duhet të vijë nëpërmjet qumështit të gjirit! Detyra atdhetare e çdo shqiptari është të mbroj me vetëmohim interesat e vendit e të popullit.

ATDHE: Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb.
***
Ecim shumë ngadalë, nuk i bashkërenduam përpjekjet mirë dhe nuk vumë në lëvizje energji të mjaftueshme. Po të kishim vepruar të bashkuar, më shpejtë dhe me më vendosmëri, do t`u ishin dashur më pak energji e mjete për dekolonizimin e trojeve dhe ribashkimin e vendit.
Shumë prej “patriotëve” të sotëm përdorin fjalët: demokracia, të drejtat e njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Me gëzim kjo. Por le të mos harrojmë sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve që me gjakun e tyre e vendosën themelin për vendin dhe shoqërinë shqiptare, pa dallim se në çfarë madhësie, niveli dhe situate ishte dhe gjendet ajo tani.
Fjalime dhe poezi kremtimesh (festimesh) në kohë paqeje është një gjë. Për të treguar frymën e sakrificës dhe guximit në situatën më të rëndë të imagjinueshme – në frontin e vdekjes – gjë tjetër.
Shpirtrat që priren të kalojnë nga përkohshmëria në përjetësi kurrë s`kanë qenë ëndërrimtarë pasivë, por njerëz të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, që kanë rrënjë të thella në kombin/vendin që i lindi dhe në kohën që jetojnë, ashtu që sa më shumë mësojmë rreth tyre, aq më tepër ata bëhen të qartë, për t`u marrë shembull që të zgjohemi.
***
Stërgjyshi im (babai i gjyshit) në Luftën e Parë Ballkanike (1912) ishte vetëm 16 vjeçar. Ka qenë një ndër luftëtarët  shqiptarë që pa dallim feje, krahine, bajraku, oxhaku me vendosmëri dhe guxim mbrojtën Shkodrën e rrethuar në luftën e përgjakshme heroike kundër malazezëve dhe serbëve të cilët nën pretekstin se luftojnë për “çlirim” kundër Perandorisë Osmane (e cila megjithatë ishte në fazën e tërheqjes “vullnetare” nga Ballkani) donin të okupojnë trojet shqiptare, sidomos Shkodrën dhe Prizrenin.
Stërgjyshi im la pas disa letra dhe poezi në lidhje me të. Të dhënat personale të tij janë dëshmi e patriotizmit dhe sakrificës. Kur kohët e fundit kam lexuar këto dokumente origjinale për herë të parë, shkaktuan dy reagime të ndryshme në mua. Kryesisht një ndjenjë që fjalët e tij – dhe veprimet pas tyre – të detyrojnë respektin më të thellë dhe admirimin. Për më tepër leximi zgjoi në mua një ndjenjë e cila është e papërshtatshme për kohën, dhe e llojit të huaj.
Çfarë kumbimi kanë fjalët me të vërtetë të bukura rreth patriotizmit dhe sakrificës sot? Me këtë dua të përpiqem për të thënë diçka të rëndësishme për të qenit trim.
Më poshtë nxjerri disa fragmente nga letra e stërgjyshit, shkruar dhe dërguar familjes nga linja e frontit:
“Babë dhe nëna ime, ju së bashku me vëllezërit dhe motrat e mia më falni se kam gjetur atë që është detyra ime atdhetare për të luftuar për Vendin tim, aq sa unë mundë të arrijë. Prej Mirdite nuk i dëgjoni të shtënat e pashtershme të artilerisë armike dhe kundërpërgjigjet e bashkëluftëtarëve të mi. Emri ynë nuk shuhet kurrë. Jam krenar se jam shqiptar. Jeta pa ju është një absurditet. Unë ëndërroj për ju gjithmonë, edhe kur jam aktiv në linjën e frontit …”
Diku ai citon: “Më mirë të vdesësh me nder sesa të jetosh me turp”.
***
Sot, mendimet tona le të kthehen prapa për të gjithë ata atdhetarë të guximshëm që gjatë rrjedhës së historisë kanë dhënë gjithçka, madje edhe jetën e tyre, për çështjen e Shqipërisë (gjithë trojeve shqiptare).
Se atdheu domosdoshmërish vihet përpara çdo gjëje tjetër; le të jetë ide uniteti për të gjithë shqiptarët në vitet e ardhshme, për lumturinë e vendit dhe popullit.
Është e mundur që “Mbrojtja e Shkodrës” për shumë bashkëkombës qëndron e panjohur apo më e largët se kurrë. Prandaj sot duhet pastruar hapësirën për histori rreth sakrificës dhe heroizmit; jo sepse këto ideale ishin të rëndësishme një herë në të kaluarën, por për shkak se çdo shoqëri që nuk është në gjendje për të mbajtur gjallë kujtimin e vdekjes së tyre, është një shoqëri që është në procesin për të humbur njerëzimin e saj. Tjetërsimin. Asimilimin. Shpërbërjen.
Kuraja nuk është e njëjtë si guximi; ajo është një durim i mençur i cili bazohet në një kuptim të asaj që është e mirë – e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.
Ne mund të vdesim për Shqipërinë; por ne nuk mund ta tradhtojmë atë.
***
Shqiptarët janë armiku më i madh i vetvetes. Nëse ju shkatërroni themelet morale të një personi, shkatërrohet jeta e tij e brendshme, ashtu që njeriu pushon të qenit një qenie njerëzore.
Bota shqiptare po shkon drejt e në ferr, nga shkaku i ndrydhjes së dashurisë ndaj Vendit dhe Korrupsionit – kudo në sferat e jetës. Gjyqësorit. Kryesisht nga qëndrimi indiferent i atyre që duhet të reagojnë.
Megjithatë, shpresoj se ekziston një rreze drite në tunelin e pafund. Kush motivohet nga dëshira për të tradhtuar/shkatërruar Kombin dhe Vendin e vet dhe ndjen kënaqësi në aktin kriminel, nuk mund të gjejë strehë pas pretendimit, se ka të drejtën të sillet kështu pasi detyra dhe punëdhënësi i huaj e kërkon.
***
Gjeniun, në çdo formë që shfaqet, e shoh si një përpjekje të natyrës për të prodhuar, mes sakrificave të mëdha, një prototip shqiptari më të arrirë, më të kthjellët, më atdhetar, më të denjë për të jetuar se ai me shpirt egoisti, indiferenti, servili, përçarësi, kozmopoliti, ekstremisti fetar apo skllavi.
Tokës nënë dritën ja fal, jam krenar se jam shqiptar!

 

Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Frederik Veseli: Edhe me Shqipërinë suksesi është i mundshëm

$
0
0

Frederik Veseli qendërmbrojtës i FC Lugano anëtare e Super Ligës Zvicerane, ndihet  mjaft i kënaqur me përfshirjen e tij në kombëtaren kuq e zi të Shqipërisë.
Veseli me prindër nga Kosova,ka lindur më 22 nëntor 1992 në qytezën Renens të Zvicrës frëngjishtfolëse.
Prirjet e tij  të jashtëzakonshme   në futboll fillimisht  i ka testuar me pionierët e skuadrës lokale  FC Renens, ku ka treguar aftësi të papara si në shpejtësi ashtu edhe në manovrim me topin.
Këto veçori të rralla   Fredin siç e quajnë shkurt  shokë e miq  edhe pse vetëm 13 vjeç e çojnë në skuadrën fqinje FC Lausanne-Sport, atëbotë anëtare e Challenge-League të Zvicrës.
Ngjitja kaq e shpejtë  drejt  sukseseve e frymëzon  atë  edhe për më tepër  punë në futboll dhe mësime.
Ai, për dallim nga të tjerët krahas futbollit ndjek  edhe mësimet në një nga  gjimnazet prestigjioze të Llozanës, ku shquhet si në  punë ashtu edhe në mirësjellje.
Edhe sot  kontaktet me  te i dëshirojnë  ish-mësimdhënës e moshatarë sepse ai çdoherë ishte i afërt  dhe miqësor me të gjithë.
Viti 2009 për Frederik Veselin konsiderohet si  vit i sukseseve të mëdha.
Ai dhe bashkëlojtarët e tij të seleksionit U-17-të  të Zvicrës në takimin final mposhtin Nigerinë me rezultat 1:0 dhe  fitojnë titullin e skuadrës më të mirë në bote në këtë kategori garash.
Duhet theksuar se në këtë përzgjedhje që shkroi histori suksesi për Zvicrën,shiritin e kapitenit  e pati bartur  Frederik Veseli. Sjellja e Kupës nga ky kampionat në arkivat e Zvicrës e pati vu Veselin në qendër të vëmendjes. Ai u intervistua nga kanale të njohura televizive të  Zvicrës, dhe vendeve të tjera.
Ky nderim i takonte me të drejtë  sepse një vit më herët ai ishte  angazhuar në klubin  e famshëm  anglez  Manchester City .
Aksionarët e Manchester City  edhe pse  në radhët e veta kishin tubuar emrat më të mëdhenj të futbollit evropian dhe atij botëror Veselin e mbajtën në klub deri më 2012, duke qenë të sigurt se kishin të bënin me një futbollist  të talentuar dhe tejet cilësor.
Ai  më 2013 huazohet në Machester United, skuadër kjo po ashtu  shumë e njohur brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe.
Dëshira për të qenë i përfshirë në lojë e detyron Veselin që pas një viti të lë këtë ekip dhe të  kalojë në Ispwish Town , i cili klub sivjet ka shënuar 138 vjetorin e themelimit.
Meqenëse Veseli pjesë të jetës  e konsideron futbollin dhe për te ka lënë  anash gjithçka  të qëndruarit në ulësen e rezervistëve nuk e përballon dot.
Në verën e vitit  2014  lëviz drejt ekipit Bury ku luan 18 ndeshje dhe me të përfunduar sezoni e bënë edhe lëvizjen tjetër të radhës duke u bërë pjesë e klubit  FC. Port Vale, e cila skuadër me donator këngëtarin e njohur Robbie Williams synon në të ardhmen të ashtuquajturën Barclays Premier League e njohur në Angli si Liga kryesore e futbollit profesionist.
Me këtë skuadër Veseli luajti  gjatë sezonit 2014- 2015 dhe u aktivizuar tridhjetetetë herë në pozitën e qendërmbrojtësit.

FC Lugano e vetmja skuadër e regjionit tiçinez në Super Ligën Zvicerane duke parë oscilimet e shumta në mbrojtje dhe rrezikun e përhershëm  për largim nga shoqëria  e  më të mirëve të Zvicrës, e solli gjatë stinorit të sivjetmë në radhët e veta Veselin, shtatgjatë  i cili në pozitën e qendërmbrojtësit luajti plot  tridhjeteshtatë ndeshje.
Anketat e zhvilluara  me tifozët e rregullt të FC Lugano e nxjerrin Veselin si forcën kryesore të kësaj skuadre,duke ia atribuuar  atij si meritë  të pakontestueshme edhe mbetjen e ekipit të tyre në çastet e fundit në Super Ligën Zvicerane të futbollit.
Prandaj përfshirja e tij në kombëtaren shqiptare nga ana e selektorit Gianni De Biasi është e qëlluar.
Veseli i aftësuar në futbollin anglez kaherë e ka merituar aktivizimin në kombëtaren shqiptare,ku ashiqare shihet se ai posedon kapacitet  për ta plotësuar ashtu si duhet pozitën e qendërmbrojtësit apo edhe atë të mbrojtësit anësor në të dy krahët, dukshëm më mirë se gjithë të tjerët që e pretendojnë  veten si të harruar nga Gianni De Biasi.
Nga deklaratat e deritashme të Frederik Veselit, hetojmë kënaqësinë e tij të veçantë për angazhim  me të kuqezinjtë.
Veseli  mendon që edhe kombëtarja shqiptare është një mundësi reale  për afirmimin  e të gjithë futbollistëve ashtu sikur që janë   kombëtaret  e tjera të përfshira në evropianin “FRANCA  2016”
Ai po ashtu premton se me lojën e tij të mirë do ta arsyetojë besimin e dhënë nga trajneri Gianni De Biasi,të cilin e konsideron  si njërin nga strategët  më të suksesshëm të futbollit  italian dhe  të atij evropian.

Pergaditi Arif Ejupi

 

Muhamed Ali, kishte i lindur që të bëhëj më i famshmi

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Sikur bashkë  më kohën  edhe koha e artë ka mbaruar në  boksin profesionist. Interesimi për ndëshjet  kur n ë ring shfaqej më i  madhi i të gjitha kohërave Muhamed Ali  ishte diqka  e jashtëzakonshme . Po thuaj i madh e i vogël rrishim   deri ne orët e vonshme por edhe të hershnme të mengjesit , për ti ndjekur meqet e  mjeshtrit të  ringut,  Muhamed Ali. Gjithëçka që sportin e shkathtësisë bujare  e bën të bukur  kemi pasur mundësi  të shohim te i madhi,  Ali .Ai i kishte fituar zemrat e milona sportdashësve  të mbarë  botës. Veq paraqitja e tij  në ring e një bukuroshi  ndërmjet litarëve  edhe përjetimet vetvetiu  bëheshin  të mëdha .Gjithë ai vallëzim në ring nga ana e Aliut ishte diqka  fascinuese , ngjallte emocione dhe përjetime si kurrë më parë . Edhe kur  i kishte humbur ato të pakëta meqe ai linte përshtypjen e fituesit moral. Një legjendë e tillë e boksit profesionist lind rrallë ose duhet të presim më shekuj. Të pa harruara ishin meqet më rivalin tradicional  jo shum ë të përshtatshem , Xhoe Frajzerin. Takimet  më Frajzerin mbetën në historinë e boksit, Aliu  kishte marrë famën kur e mundi  Soni Listonin e pa përballueshem deri  atëherë.Rënja  e Soni Listonit përtoke   nga grushtat e Aliut edhe sot kanë mbetur  një mister. Ali e kishte  grushtuar  aq shpejt duke e përmbysur  një vigan siq   ishte  Liston.E mbaj mirë në mend  së gjatë  gjithë takimve  unë dhe të gjithë aty që tuboheshim nga  familja  para ekraneve televizive ndirseshim , nga përjetimet , dhe nga  droja   që kishim së mos po na humb I adhuruari ynë .   Nga fitorja kundër Listonit  edhe filloi ngjitja e tij si nje yllë I pa pa arritshëm  në boksin profesionist. Ishin ato kohë ta arta të boksit  në kategorinë e peshave  më të rënda. Unë nuk e di që kam  lëshuar ndonjë takim boksi ku shfaqej  Muhamed Ali.  Ai ishte I lindur që të bëhëj më i  famshmi  . Ai la gjurmë të pa shlyera në boks  dhe në jetë. Kishte bërë  jehonë të madhe , kur Ali refuzoj të shkonte në luftën e  pa kuptimt të Vjetnamit.Të pa harruara lexues të ndëruar ishin edhe meqet më Xhorxh Foremanin shumë të fortë .Ai e qëllonte më goditje në menyrë të pa imagjinueshme dhe qe nuk ishte në gjendje as kamera televizive ti shenon  të rënat e Aliut në kokën e Foremanit, duke e plandosur ate  përtoke në raundin e tetë.Po thuaj çdo ndeshje e boksit ishte shfaqje dhe përjetim  që ngërthente gjithë ate  bukurinë  dhe sharmin  që na sjellë shkathtësia bujare. Ali më të dyja duartë dhe veqenarisht me levizjën e këmbëve ishte bërë mister dhe i pa kapshem për kundërshtarët e vet . Ishte  një artist i vërtetë i  ringut  çfarë  ende nuk është parë deri  më sot.Ai nga Kasius Klej , ishte konvertuar në mysliman  që kishte bërë jehonë të madhe në atë  kohë, për të qenë deri në fund të jetës një mysliman  shumë i devotshëm.Për figurën e madhe të një boksieri që shekulli mund të identifikohet më emrin e tij,mund të shkruaj njeriu dhe të flasë aq shumë , e sidomos ne që kemi pasur fatin të jetojmë në kohën e  tij .Vdekja e një legjende te boksit çfarë ishte Muhamed Ali , sigurisht së është pritur më dhembje dhe pikëllim nga miliona  dashamirë të tij . Një njeri nuk ka mundësi që të bëhët aq I famshem po mos t ë ishte edhe shumë I ditur dhe intelegjent. E  përcolla një video të Muhamed Aliut  qe kishte dalë në qarkullim fill pas vdekëjs  . Një fjalim të bukur të tillë e kam ndëgjuar nga presidenti Barak  Obama  më rastin  e inaugurimit të tij si president .Kur  Aliu fletë për jetën në këtë botë ,  dhe për jetën e  amshueshme ështe diqka e jashtëzakonshme  .Ai  tregoi së ishte I madh edhe jashta ringut. Ne një emison televiziv kur një djalosh e pyet, së qka do të bën  Muhamed Ali pasi që ta  lën boksin ?  Ali ndër të tjera  thotë , “ do të ndihmojë  njerëzit , do të ndihmojë nevojtarët e ndryshem ,  sepse ka njerëz që kan nevojë për tu dalë në ndihmë”. Me  pas Ali thotë “ të varfërit  duhet ndihmuar së ashtu më thotë  dikush nga lartë.  Zoti i  madh është mbi Ne”. Ai ishte  një besimtar i madh dhe sigurisht  besimi  në të madhin  Zot edhe  e  bëri  aq  të  fashmen  si njeri dhe si  boksier   deri më sot  të pa arritshem…

 

 

Shqiptarët nuk pajtohen me trajtime jomeritore

$
0
0

Nga Faruk Tasholli

( Intervistë me Imzot Nikë Prelën, Ipeshkv i Ipeshvisë së Kosovës, e bërë në dhjetor të vitit 1993 për gazetën FORUMI, që aso kohe dilte në Prishtinë me drejtor Shaip Beqirin dhe kryeredaktor Adem Demaçin)

 

 

Forumi: Imzot, posa jeni kthyer nga vizita që i bëtë Vatikanit. Cili ishte qëllimi i vizitës Suaj kësaj radhe?

N.PRELA: Siç e dini, çdo ipeshkv është i detyruar që çdo pesë vjet të bëjë vizitë zyrtare në Vatikan, të quajtur Adlimina apostolorum, me ç’rast ai duhet t’i vizitojë disa kongregata (ministri) të disa resorëve ku do të paraqesë gojarisht dhe me shkrim gjendjen në ipeshkvinë ku vepron. Paralelisht me këtë, çka është edhe më kryesorja, sipas rregullit, ipeshkvi do të takohet edhe me Papën, të cilit ia dorëzon relacionin e vet dhe me të bisedon sy më sy, pa praninë e askujt tjetër. Kësaj radhe unë kam marrë pjesë me gjashtë ipeshkvë të tjerë, prej Suboticës deri në Kotorr. Në këtë përbërje ishim dy ipeshkvë shqiptarë (Tivari,Kosova), dy hungarezë (Subotica, Zrenjanini), një slloven (Beogradi), një keoat (Kotorri) dhe një rusin. Kjo është teprica e konferencave ipeshkvnore të ish-Jugosllavisë. Të shtoj këtu se kjo vizitë më ka lënë përshtypje shumë të mira e pozitive në afirmimin e popullit tonë në ato qarqe. Madje jam befasuar kur kam parë se kongregatat janë të informuara imtësisht për gjendjen e këtushme të rëndë.

F: Po biseda me Papën, nëse mund ta përshkruani së paku sipërfaqësisht, si rrodhi në një takim aq të mirëpritur?

PAPA MË PYETI PËR KOSOVËN

N.PRELA: Për arsye se Papën e pashë pak të lodhur, se si dihet, ai e ka lënduar dorën dhe tash përdor vetëm dorën e mëngjër, bisëdën me të nuk insistova që ta zgjasë tepër. Kam folur me të në disa pika të shkurtëra. Në pyetjen e Tij të parë se çka ka të re në Kosovë, për të cilën është shumë i interesuar, iu përgjigja: Me të gjithë ata që jam takuar, që kur kam ardhur këtu, u kam thënë se gjatë kësaj vizite dua të di prej jush se ç’ka të re për ne! Atje ku jetoj e punoj jemi të bombarduar me rrena nga propaganda e pushtetit në fuqi. Pastaj i thashë se Ai në krye me kishën kalolike është fajtor për të gjitha të zezat te ne ose në botë. Me kësi fjalori, i thashë, flet propaganda armiqësore për Ju.

F: E Shenjtëria e Tij, si reagoi në keto fjalë?

N.PRELA: Ai u fik gazit dhe tha se është mësuar me këto akuza, por unë po vazhdoj të punoj në favor të paqes për të gjithë popujt e botës, pa përjashtuar as popullin serb. Pastaj kemi prekur çështjen e të drejtave të pakicave etj. etj. I thashë se kam përshtypjen se për disa çështje qenësore flitet nga aspekte të kundërta, ndërsa parimi duhet të jetë i vetmi dhe i njëjti për të gjithë njerëzit. Prandaj, kur është fjala për ne shqiptarët, që shpesh na quajnë si pakicë, me ç’trajtim nuk pajtohet populli shqiptar, sepse qëndrimi i tij është të mos presë kurrfarë të drejtash nga dikush tjetër. Duhet të dihet se ne do t’i kemi ato të drejta natyrore që na përkasin ontologjikisht. Në këtë kontekst mund të flitet për pengesat e realizimit të të drejtave natyrore nga një pushtet i panatyrshëm. A është e drejtë njerëzore, për shembull, nëse na lejon dikush ta shfrytëzojmë diellin, ta gëzojmë ujin, ta shkelim tokën etj. Sa i përket organizimit shtetëror sipas logjikës së natyrshme, çdo popull don të jetë i inkorporuar në mënyrë të natyrshme derisa gjendet në atë mes.
Nëse jam unë bir i një familjeje të zhvendosur nga Shqipëria nën presionin turk dhe të ngulitur në Kotorr, ku kam lindur në kohën e pushtetit të Austro-Hungarisë së atëhershme, madje para formimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ky vend po ashtu është imi. Prandaj edhe gjithë shqiptarët, përkrah popujve të tjerë, dëshirojnë që të mos jenë të penguar në zhvillimin e të drejtave natyrore, etnike, shtetërore etj. Në të gjitha këto vizita kemi hasur në një gatishmëri tek mikpritësit. Si do të mund t’ju ndihmonim?- pyesnin ata.

F: Përpos vizitave zyrtare, Ju sigurisht keni bërë edhe vizita të tjera. Cila ishte përmbajtja e tyre?

N.PRELA: Të shtoj se pos tjetrash kemi qenë të detyruar t’i vizitojmë së paku katër bazilikata (kisha mbretërore), si atë të Shën Pjetrit, të Shën Palit, të Shën Gjonit dhe të Zonjës së Bekuar. Në to jam lutur për popullin tonë, sidomos në kishën e Shën Palit, i cili në letrat e tij përmend Ilirikun dhe shpreh simpati ndaj këtyre anëve. Jam lutur mbi varrin e Shën Jeronimit, dalmat të fisit ilir, i cili ka përpunuar gjithë shkrimin e shenjtë – Biblën. Pashë përmendoren në nder të të Lumit Klement – me prejardhje albano-shqiptare. Të shtoj me këtë rast se ngado që kam kaluar, kam parë e dëgjuar njohjen e të tjerëve të çështjes sonë, madje edhe nga ana e taksistëve dhe e qytetarëve të tjerë.
Po ashtu , e kam ndie për detyre të vizitoj edhe vëllezërit taë arbëreshë të ritit oriental në Grotta Ferrata, jashtë Romës, ku na e kane shtruar sofrën. Afër tyre hasa dy shtëpi të virgjëreshave me motrat tona shqiptare nga Kosova. Vizitova edhe qendrën „Besa“ në Romë që e udhëheq monsinjor Eleuterio Fortino, ku më 27 nëntor kam marrë pjesë në një tubim bashkë me Ipeshkvin arbëresh monsinjor Lupinaq dhe disa personalitete të tjera. Në mesin e tyre e kam takuar edhe Nermin Vlora Falaskin, e cila më ka lënë përshtypje të shkëlqyeshme si një intelektuale e formuar dhe e dobishme për ne. Aty kam takuar edhe zonjën Bogdani nga Tirana (një shkencëtare emri i së cilës tash s’po më kujtohet), e cila ma tregoi një studim të saj me të dhëna të reja të hulumtimit të saj nga arkivi i Vatikanit mbi korespondencën e Skënderbeut me papët. Kam vizituar edhe seksionin shqiptar të Radio Vatikanit, ku u përqafova vëllazërisht me Rrok Mirditën, arqipeshkvin e Durrësit.

F: Vizitat Tuaja, siç duket, sa kanë qene misionare, aq edhe të këndshme. Çka do të theksonit posaçërisht me këtë rast?

DO TA MBROJ TË DREJTËN DHE TË VËRTETËN

N.PRELA: Më 29 nëntor, ditën kur na pranoi Papa, filluam me një meshë të përbashkët në Kapelën e tij, ku na i drejtoi disa fjalë rasti. Pas meshës dhe pas një bisede të shkurtër me secilin prej ne ipeshkëve, na thirri në drekë, gjatë së cilës u zhvillua biseda miqësore mbi situatën të ne e në botë.Me secilin ipeshkv ka ndërruar mendime, duke treguar kështu njohuritë e mira mbi gjendjen në çdo ipeshkvi që përfaqësonim ne. Unë e falënderova Papën në emër të popullit tim për gjithë hapat që i ka marrë dhe i merr për popullin shqiptar. Pastaj e kam kënaqur duke i thënë se te ne rritet hovshëm numri i meshtarëve dhe virgjereshave, të cilët i kemi edhe jashtë Kosovës, që nga Shqipëria e deri në Amerikë. Gjithashtu i theksova edhe marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme me vëllezërit tanë myslimanë, me të cilët kemi gjenezën, kulturën, historinë, vuajtjet dhe armikun e përbashkët. Vizita jonë zyrtare mund të themn se përfundoi me një darkë solemne që na e shtroi monsinjor Gabriele Montalbo, ambasadoi i Vatikanit, i cili sot është edhe nunci i Bjellosusisë dhe drejtor i Akademisë Papnore Diplomatike, në të cilën përgatiten diplomatët e ardhshëm. Aty studiojnë nxënësit nga mbarë bota.
Nuk mund të mos shtoj se sa isha atje, dëgjova edhe për vizitën e këtij ministrit të jashtëm Jovanoviq të kësaj farë Jugosllavie. Kur erdhi ai në Romë, e pritën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vatikanit, diku nga ora 23 e natës, duke i parashtruar pyetje se si jeton populli në Jugosllavi. Ankesat e tij për gjendjen e vështire të jetesës dhe kërkesat për ndihmë humanitare nuk pinë ujë, pasi qëndrimi i zyrtarëve të atjeshëm ishte i prerë, se ndihma humanitare ka nga të gjitha anët e botës, por ato nuk mund të shfrytëzohen për luftë dhe vetëm për një popull, si janë mësuar zyrtarët jugosllavë.

F: Jemi të interesuar me këtë rast të dimë edhe për gjendjen në Ipeshkvi, kur dihet se populli ynë jeton nën dhumë e terror, sigurisht që as ju nuk shpëtoni lehtë.

N.PRELA: Rasti i fundit që na e ka tërhequr vëmendjen ishte burgosja e një frati françeskan nga Gjakova, me një akuzë të pathemeltë e të trilluar, sepse impostacioni ka qenë i rrejshëm, nga që ditën kritike, e cila ishte në pyetje, frati as që ka qenë këtu, por ishte në Shqipëri. Ai definitivisht ka dalë prej burgut me gjithë grupin i cili është akuzuar e burgosur me të. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe përpara, por janë përsëriur shumë brenda këtyre 50 vjetëve, kurse kohët e fundiut bie në sy orientimi i pushtetit për t’i akuzuar shqiptarët e pafajshëm për të dëshmuar disi fajësinë e tyre kolektive. Unë prapë do të ndërmarr hapa përkatës për mbrojtjen e së drejtës dhe të së vërtetës.

F: Morëm vesh se këto ditë u botua edhe një libër i Shtjefën Gjeçovit, të cilin si dorëshkrim e keni zbuluar Ju.

GJON SERREQI MË CYSTE TË VIJA NË KOSOVË

N.PRELA: Ne kemi shumë libra të shtypur në Itali që duhet të sillen këtu. Edhe Vatikani ka marrë premtimin që do të lejohet importimi i tyre. Në mesin e atyre librave është i shtypur edhe libri i biografisë së Krishtit nga Shtjefën Gjeçovi. Pasi që po ju intereson, mund të them se vërtet rastësisht e kam shpëtuar nga humbja. Pas zbulimit e kam përgatitur për botim duke ua dhëne ekspertëve që ta kryejnë punën e tyre që libri të dalë sa më mirë që është e mundur. Besoj se edhe ky sukses u arrit.

F: Gjatë misionit Tuaj shumëvjeçar baritor, keni njohur njerëz e vise të ndryshme. Dëgjuam se jeni njohur edhe me Gjon Serreqin?

N.PRELA: Me Gjon Serreqin jam njohur para Luftës së Dytë, kur si student i teologjisë u kthye që të më vizitonte në Kotorr.Gjatë atij takimi ai më cyste që të vija në Kosovë, por unë isha i lidhur me Ipeshkvinë e Kotorrit, duke mos ditur se një ditë vërtet do të vija në Kosovë dhe do të bëhem ipeshkv. Si lidhen nganjëherë gjërat! Dëshira dhe porosia e Gjonit paska qenë e realizueshme, ani që ai u vra i ri. Pastaj si kujtim nga Gjoni kam edhe një kartolionë, të cilën ma ka dërguar qysh atëherë vëllai im nga Italia e ku nënshkruhet edhe Gjoni. Më vonë pata dëgjuar për veprimtarinë e tij atdhetare.

F: Imzot, si duket jeni paksa i lodhur dhe po prisni që bisedës t’i japim fund.

N.PRELA: Tani për tani po përgatitem për një rrugë të shkurtër baritore, për tek besimtarët tanë në SHBA, e para nisjes shfrytëzoj rastin të përshëndes mbarë popullin tim e t’ua uroj për shumë mot Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, atyre që i festojnë dhe atyre që i nderojnë!

F: Këtë urim edhe Juve personalisht ua drejton Redaksia e „Forumit“!

N.PRELA: Ju falemnderit e paçi këmbë të mbarë!

Bisedoi: Faruk Tasholli

 

 

 

Konsujt analfabet të Republikës së Kosovës!

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Hapja e Ambasadave dhe Konsullatave, përveq aspektit diplomatik e ka rëndesinë e madhe të organizimit dhe përafrimit të mërgatës më shtetin amë, të lidhjeve emocionale (shpirtërore) mes mërgatës dhe institucioneve shtetërore.
Perveq aspektit diplomatik që ka ambasada, roli i saj parësor duhet të jetë shërbimi për bashkatdhetarët, me paisjen e dokumenteve të nevojshme të shtetit të Kosoves duke filluar nga çertifikatat e lindjes, pasaportave dhe dokumenteve tjera të nevojshme për udhëtimin e fëmijëve të posalindur në drejtim të shtetit të Kosovës.
Shqiptarët e Kosoves që jetojnë e veprojnë perkohesisht në pjesën veriore të Italisë, për shkak të shtrirjes gjeografike të shtetit ku jetojnë, duke filluar nga Trieste, Udine, Pordenone, Treviso, Vicenza…etj, ju duhet të bejnë hiq më pak se 500 deri në 800km rrugë per të shkuar në Romë, humbje e ditëve të punës e kosto të lartë të udhëtimit, andaj janë të shpeshta rastet kur mërgimtarët kosovar të pjesës veriore të Italisë, me qëllim të shkurtimit të distancës dhe përgjysmimit të kostos materiale, ia mësyjnë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë (Republika e Sllovenisë) për rregullimin apo nxjerrjen e ndonjë fletudhëtimi për fëmijët e posalindur në Itali.
Nuk janë të pakta rastet, kur në mesin e ambasadorëve dhe konsujve kosovar në vendet e rajonit dhe nëpër vendet euro-përëndimore, janë emëruar analfabet dhe injorantë të skajshëm, të cilët përveqse nuk njohin asnjë nga gjuhët e huaja, çalojnë shumë në të folurit dhe të shkruarit e gjuhës amtare shqipe!
Si pasojë e kësaj, shpesh ndodhin anomali të llojeve të ndryshme.
Lëshimi i dokumentëve me afat të skaduar !
Është shkruar dhe folur gjatë për përformancën e dobët të ambasadorëve dhe konsujve të Republikës së Kosovës në disa vende të rajonit dhe botës. Mirëpo këtë më së miri e vërteton rasti i fundit i cili ndodhi ditën e shtune, me 04.06.2016 në Aeroportin e Veronës, ku një familje me qendrim të përkohshëm në Udine (Itali) iu ndalua rrugëtimi tutje drejt Kosovës shkaku i injorancës dhe analfabetizmit të shërbimeve konsullore.
Autoritetet konsullore pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë, vajzës tremuajshe të çiftit nga Kosova i lëshuan gabimisht dokumentin e udhëtimit !
Pavarësisht faktit, se a ishte mungesë e vëmëndjes apo injorancë e konsullit Petrit Hajdari,…nëna e re, shtetase e Kosovës, me datën 04.06.2016 u kthye me lotë në sy dhe shpirtë të plagosur së bashku me vajzen e saj tremuajshe nga Aeroporti i Veronës.
Shkaku i kthimit të saj, ishin gabimet teknike në dokumentin e udhëtimit të vajzës tremuajëshe, numër 026801, të lëshuar me datë 10.05.2016, me afatin paradoksal të skadimit të dokumentit një ditë më parë, pra me 09.05.2016-të, të nënshkruar nga zoti Petrit Hajdari, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë (Republika e Sllovenisë).
Përveq kthimit prapa, çifti nga Kosova me qëndrim të përkohshëm në Udine (Itali), u përball me një kosto të lartë materiale dhe thyerje  të rëndë shpirtërore.
E gjithë kjo konseguencë, familjes kosovare i erdhi si rezultat i injorancës së stafit diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë.
Urojmë të mos ndodhin anomali të tilla me rastin e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit për fëmijët e posalindur,…ndryshe në rrethana normale, një lëshim i tillë do duhej të mos kaloj pa u ndëshkuar nga autoritetet kosovare.
I ftoj qeveritarët në Prishtinë e në veqanti Ministrinë e Jashtme dhe atë të Diasporës, të cilët çdo ditë krrekosen që janë duke bërë shumë për Diasporën,…këto janë problemet me të cilat duhet të mirren e jo të bëjnë marketing politik, duke e lënë në harresë interesat e mërgimtarëve në Itali, të cilët kanë berë e ka dhenë shumë për lirinë e Kosovës.
Këto duhet të jenë prioritetet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Diasporës, e jo vrapimi nëpër tubime e koncerte, panaire librash, prerje shiritash e aktivitete tjera që nuk përkojnë aspak me hallet dhe problemet e shumta të bashkatdhetarëve.
Le të shërbej ky shkrim si një thirrje per institucionet e shtetit: presidentin, kryeministrin, ministrin Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që për një moment ta lënë komoditetin e të mirren me problemet e bashkatdhetarëve të vet, t’i thërrasin arsyes së shëndoshë dhe ndërgjegjes kombëtare, ngase edhe Diaspora është Kosovë, madje pjesë dhe arterie e rëndesishme e trungut kombëtar.
Biznes me konsullatat
Paralajmërmi i fundit i ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Enver Hoxhaj për hapje të disa konsullatave të reja, në dukje të parë është një lajm i mirë për mërgimtarët, por nëse analizojmë vendet dhe vetë afatin kohor të hapjes së tyre nënkuptohet qëllimi i biznesit qeveritar me këto konsullata.
Pjesa veriore e Italisë është e pjesa më e populluar me mërgimtar nga Kosova, duke u nisur nga Vicenza, Padova, Venezia, Treviso, Udine e deri në Trieste, janë më dhjetëra mijëra mërgimtar, ku vetëm në provincën e Treviso më rrethinë janë rrethë dhjetë mijë mërgimtar shqiptar nga Kosova.
Në një mënyrë vet prononcimi i ministrit Hoxhaj e dëshmoj qëllimin e hapjës së konsullatave; “konsullatat ndihmojnë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e bizneseve”, duke mos përmendur nevojat e shumta dhe plotësimin e kërkesave të mërgimtarëve.
Kërkesat e mërgimtarëve për hapjen e një konsullate në pjesën veriore të Italisë datojnë më heret dhe atë nga viti 2011 (shiko artikullin tim “Të hapet konsullata në pjesën veriore të Italisë” të datës 14.12.2011 të botuar në të përditshmet kosovare, dhe letrën e hapur drejtuar ambasadores së Republikës së Kosovës në Romë, zonjës Bukurije Gjonbalaj të datës 26.04.2013, poashtu të botuar edhe në gazetat tona, …të mbetura pa përgjigje deri në ditët e sotme!
Pa përgjigje mbeti edhe iniciativa e një grupi mërgimtarësh, të cilët, me “peticionin” e tre viteve më parë kërkuan hapjen e një konsullate në pjesën veriore të Italisë (më theks të veqant në Treviso).
Hapja e konsullatës në Milano, nuk është në përputhje me përmbushjen e kërkesave të mërgimtarëve. Ajo çka mund të quhet pozitive në këtë rast është shkurtimi i distancës për vetëm 100 km për mërgimtarët e pjesës veriore të Italisë.
Hapja e ambasadave dhe përfaqësive konsullore në vendet evro-përendimore, është shndrruar në një biznes mjaft profitabil për qeveritarët aktual.
Zakonisht përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor bëhet sipas kriterit “kush qet në def më shumë”, e jo sipas kriterit profesional apo aftësive diplomatike të kandidatëve., siq ishte rasti i hapjes së ambasades në Romë, kur kandidati për staf diplomatik nga Treviso, edhe pse ekonomist i diplomuar dhe më përvojë të gjatë pune në Itali, nuk erdhi fare në shprehje, ngase nuk e përmbushi kushtin kryesor të “ofertës” për qeveritarët.
Nëse rastësisht ndodhë që ndonjë kandidat i përgaditur arrinë të depërtoj pa u filtëruar mirë në “sitat qeveritare” ja gjejnë ilaçin për ta ndërruar, siq ishte rasti me ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Romë, zotin Albert Prenkaj, edhe pse ishte person më i kompletuar, më i aftë dhe më i përgaditur në aspektin diplomatik,…më një fjalë ishte personi i duhur në vendin e duhur, nuk e lanë të shkojë gjatë në ushtrimin e postit të amabasadorit!
Përkundër rezultateve të mira dhe punës së shkëlqyer diplomatike, e “tërhjekën” prej postit të ambasadorit duke i premtuar të udhëheq me “Akademinë Diplomatike” në Prizren, një akademie fantazmë. …për të emëruar në vend të tij një ish përkthyese të ndërkombëtarëve në Kosovë!!!
Tani është një rast i mirë për një klasë servilësh politik që t’i nënshtrohen “testit” diplomatik. Nuk është më rëndësi nëse më profesion janë; murator, saldator, parrukier apo kamarier, e rëndësishme është të jenë të dëgjueshëm, të përfillshëm dhe fleksibil, dhe mbi të gjitha të përmbushin në plotni ofertën qeveritare, në të kundërtën do të rrëshqasin tëposhtë nga “sita qeveritare”.
P.S. Identitetin e foshnjës tremuajshe, të kthyer nga Aeroporti i Veronës, e mbajta anonim me kërkesën e nënës së saj, e cila lehtësisht mund të identifikohet nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes numrit të fletudhëtimit (026801).

A (nuk) shkohet në Evropë me lapidarë!?

$
0
0

Nga Fadil Lushi

 

Kësaj radhe vendosa që me këtë shkarravinë të “degdis në Evropë!”. Por para se ta filloj, rashë në hall me fiqirin në kërkim të kryetitullit, atij kryetitulli që do t’i shkojë shkrimit, po njëkohësisht që do t’i shkojë me tamam shijes së lexuesit a sovranit. Me gjithë përpjekjet e mia të shtuara, nuk gjeta idenë…, pavarësisht se insistova që me çdo kusht ta hetoja si të tillë. Dhe, kur nuk e “gjeta”, ky Sazani më tha: “Xhaxhi, a nuk bën që këtë boshllëk ta mbushësh me dokrra e pallavra si ato të politikanëve ballkanas!”. Ia ktheva se sikur ta bëj kësisoj, atëherë do ta anashkaloj a denigroj tërësinë e parimeve, të kritereve dhe standardeve të institucionit – mendim i lirë a mendim ndryshe…, mandej, në fund të fundit, a mos vallë, shkrimi a “thashethemeja” do të më dalë përshesh, “turli a Elbasan tava”, do të më dalë njësoj si ajo puna e daullexhiut nga Anadolli, të cilit para syfyrit i kishte plasur lodra. Në fund pranova sugjerimin e nip Sazanit. Paçka se “shkohet në Evropë” me kësisoj vështrimesh gazetash, paçka se shkohet në “Avrupë” me araba a karrocë të hapur. Besoj se nuk bëhet hataja…, sot ka edhe të tillë që në Evropë shkojnë me biçikleta e lëre më me makina, trena dhe avionë…, ka edhe të tillë që në Evropë shkojnë edhe me gomarë pa samarë, si ato gomarët e Malit të Zi, Greqisë, Serbisë a edhe të Maqedonisë…, paçka se bullgarët dhe rumunët janë në “deficit” me këto kafshë njëthundrake dhe, prapëseprapë, nuk bëhet hataja…, ca të tjerë në Evropë shkojnë edhe me mushka dhe përsëri nuk bëhet hataja…, edhe njerëzit në hall dhe me ngjyrë shkojnë a degdisin këmbëzbathur në Evropë dhe prapë “nuk bëhet hataja!?”…, po, tekefundit, kush më qenka Evropa…, a mos vallë e keni fjalën për atë “kurvën plakë” që, dikur moti, shqiptarëve myslimanë, katolikë, ortodoksë e bektashinj ua mori, hajt më mirë të themi, ua zaptoi truallin…, paçka se në Evropë mund të shkosh edhe nëpërmjet Londrës dhe Brukselit…, paçka se ca “shpëtimtarë të këtij populli kreshnik pa brekë” (Mitrush Kuteli) transferuan lekët në “Avrupë” dhe prapëseprapë nuk u bë hataja…, paçka se “agai i jeniçerëve politikë” iku në Evropë me strajcën në krah të mbushur me lekët e miletit…, dhe prapëseprapë nuk u bë hataja…, paçka se në Evropë shkuan edhe “patriotët kombëtarë”.., dhe prapëseprapë nuk u bë hataja.., paçka se në Evropë na iku edhe rinia jonë e arsimuar dhe, prapëseprapë, “nuk u bë hataja”, paçka se bashkëqytetarët e mi shkuan në Evropë me pasaportë të shtetit biblik…, prapëseprapë nuk u bë hataja…, paçka se në kontinentin e vjetër shkojnë “ambasadorët” e fjalës së shkruar…, prapëseprapë “nuk u bë hataja me a pahir”, paçka se Elina Duni, kjo goca çapkëne nga Tirana, shkon në Evropë me ato refrenet e këngës: “Do marr çiften, more, do dal për gjah, jaman shoko, jaman aman. Do marr çiften moj do dal për gjah, jaman shoqe, moj, o jaman”, paçka se ky Ilir Shaqiri shkon në Evropë t’u këndojë kurbetçinjve refrenet e këngës, “Moj Shqipni të qofsha falë, jam Evropë…, Moj Evropë” e të tjera, nuk u bë hataja…, paçka se Evropa, kur është fjala për shqiptarët dhe të tjerët përafërsisht si ata, mban mendjen dhe shikimin mënjanë…, nuk u bë hataja…, tekefundit, gjithsecili ka të drejtë të shkojë në Evropë, qoftë me opinga, qoftë me këpucë allafrënga, qoftë me sahat xhepi me zemberek të prishur…, është zgjedhja e tij demokratike, zgjedhje e farës së fisit.
Dhe, sot e gjithë ditën e Perëndisë, të mëtosh të shkosh në Evropë me “Shkupi 2014”, i cili aq shumë u paragjykua, aq shumë u përfol, aq shumë u kritikua dhe aq shumë u shtrembërua, saqë në fund i doli edhe ajo pak ngjyrë e zbehtë që i kishte mbetur…, të mëtosh të shkosh në Evropë është një interpretim idealist, utopist a edhe subjektiv…, të mëtosh të shkosh në Evropë me atë “brendin e ajvarit, me specat e kuq të Strumicës si dhe me groshën qorre të Tetovës”…, është paksa vetadhurim a “vetbegenisje”, të mëtosh të shkosh në Evropë me një president, i cili, duke shkelur me dy këmbë Ligjin themelor të shtetit dhe duke hequr fajësinë e politikanëve kleptomanë, është “eshekllëk”, të mëtosh po edhe të pretendosh të zësh vend dhe rend para dyerve të familjes euroatlantike me mendësi të vjetër dhe fshatareske…, është çmenduri…, të mëtosh a edhe të synosh të familjarizohesh me Evropën, me emër, me kulturë, me gjuhë, me kishë, me gjeografi fizike, me gjeografi politike si dhe me gjeografi historike, gjithsesi të kontestuar dhe të adoptuar…, është njësoj sikur t’ia heqësh shalën biçikletës, e mandej aty të vësh bythën dhe të garosh në garat e çiklizmit Tour de France!?…, kjo i vjen njësoj sikur të falësh namazin pa avdes…, të mëtosh e të synosh të shkosh në kontinentin e vjetër me sheshin e Shkupit, i cili është shndërruar në një strehë lapidarësh, një shesh i stërngarkuar me gjithfarë përmendoresh dedikuar figurave greke, serbe, bullgare e të tjerë, mua s’ma kap mendja.., nuk shkohet në Evropë me patllaken e me dyfekun që nuk shkrep…, të mëtosh dhe të synosh të shkosh në Evropë, nëpërmjet kalldrëmesh me zhavorr është njësoj sikur të marrësh udhë deri në Tabanoc, Gueshevë, Idomeni, Qafë Thanë, Jazhincë dhe nuk e di se në cilin vendkalim tjetër për këmbësorë dhe traktorë (të ngarkuar me lakra të egra e të buta, speca dhe tranguj vendorë).
Ju, lexues dhe miq të mi të nderuar, po të më pyetni mua se a do shkoj në Avrupë, po ju them se nuk do të shkoj…, po edhe sikur të ma japin dhe lapidarin e Pjetër Bogdanit, datëlindja e të cilit u denigrua ende pa u vendosur diku në sheshin e kryeqendrës së shtetit…, nuk shkoj sepse kam frikë se më del si ajo puna e atij puro gjirokastriti, i cili kishte vendosur t’i bëjë dasmë çunit të tij të përkëdhelur…, me krushqi të huazuar dhe të paguar…, kam frikë se mos më del shkrimi si ajo vakia e gocës nga malësia e Shkodrës, që kur kishte shkuar të mbushte ujë bunari, çunit që e kishte përballë i kishte thënë: “Në do ma mbash testinë, do ta japë fikun e bahçes së gjyshes sime…,” dhe çunit i ra testija nga dora…, dhe çuni mbeti pa fikun e gocës!
Sikur sot ta pyesnim Hasan Prishtinën, Jeronim de Radën, Josip Bagerin, Pjetër Bogdanin, Nexhat Agollin, Adem Jasharin dhe shumë të tjerë, se a doni t’u ngremë përmendore prej bronci në shesh të Shkupit a edhe të Tetovës, ata në korr do të jepnin këtë xhevap: “Paratë, që keni ndërmend, t’i derdhni për lapidarë, ndërtoni nja dy a tre shkolla të vockla për fëmijët e vockël shqiptarë…, dhe nëse lekët do t’u teprojnë, për riza të Zotit, meremetoni binatë e ca shkollave  mesjetare…, shkolla prej kohësh të harruara..!?
AMICUS PLATO, SED MAGIS AMICA (EST) VERITAS (E dua Platonin, por më shumë e dua të vërtetën!”…, po cila është e vërteta jonë, shqiptare?!

 

 

 

“Kolaboracionistët grek projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri”

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Doli në qarkullim libri: “Kolaboracionistët grek projektuesit dhe udhëheqësit
e genocidit në Çamëri” i historianit Arben P. Llalla. Në këtë libër autori sjellë fakte rreth Genocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Çamëri si dhe dëshmi se nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim kolektiv të popullsisë çame me pushtuesit italian dhe gjermanë, qëllimi i Genocidit grek ishte për të spastruar Çamërinë-Epirin e Jugut nga shqiptarët myslimanë, grabitja e pasurisë si dhe vendosja e refugjatëve ortodoksë të ardhur ndër vite nga Azia e Vogël.
Gjatë operacionit në shpërnguljen e hebrenjve të Janinës për në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes, gjermanët në bashkëpunim me xhandarmërinë greke shpërngulën edhe dhjetëra çam antifashistë. Kjo tregon qartë se shqiptarët e Çamërisë ishin në anën e partizanëve grek.
Konservimi nga ana e shtetit grek, të shtëpive dhe tokës private që pronarë të vërtetë janë shqiptarët, tregon qartë se spastrimi etnik i Çamërisë nga elementi shqiptar ka patur prapavijë politike e pa mbështetur në asnjë fakt për akuzën e bashkëpunimit me gjermanët.
Pa një zgjidhje të çështjes kaq delikate çame nuk mund të ketë fqinjësi të mirë, miqësi të sinqertë midis grekëve dhe shqiptarëve të cilëve më shumë i bashkojnë lidhjet e interesave se sa i ndajnë.
Që mbi pasionin të dalë vlerësimi objektiv shkencor i dukurive dhe fakteve që parashtron e analizon, historiani Llalla sjellë rreth 60 fotografitë origjinale ku tregohet qartë bashkëpunimi i shtetit grek dhe klerikëve të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Greqisë me pushtuesit italian dhe gjermanë.

PASTHËNIA E AUTORIT

Nuk ka asnjë dokument dhe fotografi që vërteton bashkëpunimin e popullsisë shqiptare në Çamëri me pushtuesit italian dhe gjermanë gjatë viteve 1941-1945. Kanë bashkëpunuar me gjermanët individë dhe kjo është më se e logjikshme se çdo etnitet ka edhe njerëz të tillë. Në Greqinë e viteve 1941-1945, shumica e popullsisë, klerikë të lartë ortodoksë, politikanë, intelektualët grek, vlleh, sllavë bashkëpunuan me pushtuesit e Greqisë, bullgarët, italianët dhe gjermanët.
Të gjithë ato histori se ekzistojnë fotografi apo dokumenta që implikojnë popullsinë shqiptare në Çamëri si bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve nuk ekzistojnë, janë gënjeshtra, histori të shpikura. Teoria e bashkëpunimit të çamëve me gjermanët dhe italianët është teori e konspiracionit e cila u ndërtua nga vllehët për të mbuluar historinë e tyre të errët për Pavarësinë e Principatës së Pindit apo themelimin e shtetit të vllehve. Pas vitit 1944, politikanë, qeveritarë, kisha greke, historian, publicistë, etj., ju përveshën punës për të hedhur baltë mbi shqiptarët e Çamërisë. Nuk mund të vërtetohet apo të dokumentohet që shqiptarët e Çamërisë kanë bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët, sepse historia e gënjeshtrës nuk mund të quhet histori e vërtetë. Asnjë akademik apo historian grek nuk ka vërtetuar shkencërisht bashkëpunimin e masës së gjerë të çamëve me italianët dhe gjermanët. Ata gjithnjë kanë ngritur akuza politike, një metodë klasike e njohur tashmë për tu mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.
Mundet të ketë pasur individë çamë që kanë qenë spiunë të gjermanëve, por nuk mundet të përfaqësojnë të tërë Çamërinë dhe të persekutohet një popull i tërë në emër të tyre edhe pse nuk është faktuar shkencërisht që kishte çamë spiunë. Bashkëpunimi i Dinojve me italianët dhe gjermanët është më se i logjikshëm nëse shihen me gjakftohtësi gjërat. Shteti grek u kishte sekuestruar pa të drejtë pasurinë e tyre të trashëguar dhe i kishte përzënë nga Greqia. Kështu, pushtimi i Greqisë nga Italia dhe Gjermania u shfrytëzua si një mundësi për tu rimarrë pasuria, për tu vendosur e drejta e pronës. Deri më sot ende nuk është vërtetuar se Dinojt bashkë me rojet e tyre që akuzohen se kanë bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët të kenë marë pjesë në ndonjë masakër kundra grekëve. Grupacion i tyre jo i rregullt ushtarak kanë luajtur rolin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë në vendbanimet shqiptare në Çamëri nga keqbërësit e shumtë që qarkullonin si pasojë e urisë së zezë që kishte kapur Greqinë ato vite.
Historiani grek Jorgos Margaritis shkruan se shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3.000 njerëz.
Në fillim të vitit 1944, në Qeramicë të Filatit u krijua Batalioni IV i përbashkët shqiptaro-grek “Ali Demi” diku me 500 luftëtare, Batalioni hyri në përbërjen e Regjimentit te XV të Ushtrisë Nacional-çlirimtare greke. Në komandën e tij ishin Spiro Shqevi, Muharrem dhe Tahir Demi, Dervish Dojaka, Vehip Hyso, Ali Shane, Kasem Demi, Izet Osmani, Hasan Minga.
Nga Greqia u përzunë për mos tu kthyer më edhe ata shqiptar që ishin rradhitur në forcat partizane greke, një rast të tillë kemi të dokumentuar të prof.Petrit Demi, babai i politikanit të njohur Leonard Demit. Mësuesi Panajot I. Mici nga Finiqi, kujton se Petrit Musa Demi ishte partizan në rradhët e ushtrisë greke ELAS. Në Mars të vitit 1943, një grup partizanësh greke kishin qenë në disa fshatrat e minoritetit për t’i mbrojtur nga gjermanët. Midis këtyre partizanëve grek kishte qenë edhe Petrit Musa Demi. Minoritari Panajot I. Mici, ka edhe një foto të këtyre partizanëve ku tregon se cili ishte Petrit Musa Demi.
Nuk mund të ketë asnjëherë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë të grekëve me shqiptarët përderisa Greqia nuk kërkon falje për genocidin e 1944-1945. Greqia si anëtare e BE-s, NATO-s dhe e shumë organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet t’ju kthejë pasurinë e grabitur çamëve dhe të krijojë kushtet e rehabilitimin në trojet e tyre. Por a do të rikthen ndonjëherë çamët në shtëpitë e tyre? Kjo pyetje ngjall pesimizëm dhe emocione të forta tek shqiptarët. Unë besoj se shqiptarët e Çamërisë do të rikthen një ditë sepse historia e botës ka njohur Perandorinë Romake e cila u zhduk me gjuhë e kulturë, kishim Perandorinë e Bizantit e cila u shpërbë, më tepër se 500 vjet Perandoria Osmane kishte pushtuar popujt e tjerë të Ballkanit e më gjerë dhe u tkurr. Për 50 vite kishim ndarjen e Gjermanisë, por një ditë ata u bashkuan, ashtu siç kishim Çeko-Sllovakinë të cilët u ndanë paqësisht.
Për rikthimin e çamëve në Çamëri nuk është se duhet të ndodhi ndonjë çudi, nuk është as e pamundur, por grekët dhe shqiptarët duhet të jenë të përgatitur që rikthimi të bëhet paqësisht, dhe mirësia e dashuria të mbretërojë përfundimisht midis dy fqinjëve që më shumë i lidhin gjërat me njeri-tjetrin se sa i ndajnë. Të mos harrojmë se grekët dhe shqiptarët kanë më shumë martesa midis tyre se me popujt e tjerë, ky është një fakt i pamohueshëm.
Tashmë e vërteta dihet, përse shqiptarët e Çamërisë u përzunë nga Greqia dhe ju hoq pa të drejtë shtetësia greke. Pas shumë vite kërkimesh dhe vizitash që kam bërë në Epirin grek, në disa fshatra që njihen historikisht si vendbanimet që kanë jetuar shqiptarët erdha në përfundimin se në shumicën e këtyre fshatrave janë vendosur vlleh dhe emigrantë të ardhur nga Azia e Vogël. Këta ardhacak u grabitën shqiptarëve të Epirit të Jugut, historinë e lavdishme, veshjen popullore, këngët, shtëpitë dhe pronat. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ortodoks nga Çamëria emigruan për t’i shpëtuar racizmit shtetëror jashtë Greqisë dhe brenda saj, thellë në Athinë e Selanik. Disa familje ndërruan mbiemrat e tyre për të humbur gjurmët. Sot, shumë deputet dhe kryetar bashkie në Çamëri janë njerëz që vijnë nga familjet e vllehve që kanë qenë bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve dhe nuk u dënuar asnjëherë kolektivisht.
Historia e vërtetë, pavarësisht shtrembërimeve që mund t’i bëhet gjatë viteve, ajo nuk mund të zhbëhet, por do dali në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për t’na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar.

 

 


Kur komunikimi më telefona mobilë krijon mvarësi dhe kthehet në opsesion?!

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Koha e modernitetit   shumë  e  ka ndryshur  mënyrën  e jetës .Në rrugë , në kafene   e kudo tjetër po i shohim   të rinjët   të ulur më koka  të përqendruar në telefona mobil, sigurisht  të inkuadruar  në internet dhe rrjete të ndryshme sociale    .Para dhjetë apo më shumë viteve  nuk e kemi para menduar  së kështu do të duket jeta shoqërore .Sot ,këto skena janë bërë të zakonshme .Koha e internetit po i tjetërson njerëzit, po ndikon në ndryshimin e sjelljës , po ndikon në mënyrën e jetës e kështu më radhë. Kjo çështje kërkon një studim më të hollsishem nga psikologët dhe  sociologet.Të kenaqësh duke komunikuar më dike, ose duke pranuar like pas postimeve të ndryshme ose ndonjë vargu të shkrimit, është lumturi e çasitit .Varësia prej rrjeteve sociale është bërë e madhe të gjenerata e re.  Komunikimi i çdo ditëshem krijon mvarësin e madhe,dhe pastaj  kjo  kalon në  opsesion .Telefonat  mobilë  janë bërë  një llojë  drogash, që  po ndikojnë edhe në formimin e përsonalitetit  te të rinjëve tanë . Kur kënaqësite që ofron jeta kërkohen përmes rrjeteve sociale dhe gjithë  asaj që servohet aty, është kërkim i gabuar , është kërkim i një jete inekzistente,apo  i jetës imagjinare në kokat tona. Komunikimi në rrjetet socale dhe telefonat mobilë  do duhej të bëhët më masë të caktuar , ose veq sa për të kryer ndonjë punë . Teprimi  në këtë drejtim  na sjellë pastaj  jo produktivitet në punë, ose krijojnë pengesa të mëdha për aktivitete të mirëfillta shoqërore , si dhe shkaktojnë pasivitete fizike por edhe psiqike.  Interneteti ka ndikuar  që kolektivisht njerëzimi  të jëtë më shumë  sipërfaqësor , duke u larguar nga mbrendia e problemeve që  na  ofron  vet jeta .Duke u “ habitur’ siq thuhet në internet, krijohen vonesat në punë , vonesat në shërbime të atyre që janë të lidhur më punën e shërbimeve komunale, apo shërbime tjera publike, Kemi shëmbuj më bollëk të kësaj natyre. Nese ofrohesh për të kryer ndonjë shërbim në komunë   apo diku tjetër , nese përsoni zyrtarë  gjendet më telefon duke komunikuar  , as nuk të sheh më sy deri sa ta përfundon bisedën  ,ose edhe mund të  harron  që palët janë duke e pritur. Shumë çka që sërvohet në rrjete sociale është e dëmshme , sidomos për gjeneratën e re, si fjalori i ndytë që po përdorët  , fotot apo videot e ndryshme më përmbajtje pornografike,apo foto të  vipave  cilat garojnë më njëra -tjetrën së cila ofron pamje më të mirë fizike  . Idikator negativ në këtë drejtim  është së të rinjët nuk po e kan një vend të punës, dhe  pak përkrahje nga shteti  që ata të  inkorporohen në rrjedhat shoqërore të vendit   . Të gjitha negativitetet shoqërore  dhe kjo të cilën e theksova   do të ishin kthyer në pozitivitet shoqëror, sikur  të mos  ishin instaluar  në pushtet  kastat  e tipit   banditesk ,  të cilat  kasta  gjithçka   kanë  kthyer për së mbrapshti në Kosovë.  Këta hilegji dhe matrapazë politik nese  vazhdojnë të mbesin në pushtet, këtë popull    do ta  pretë një  mallkim  tjetër edhe më  madh. Të kthehemi edhe pak të tema, por e cila  natyrisht ka lidhshmëri  më gjendjën e përgjithshme  shoqërore. Kënaqësia momentale që  ofron interneti   është kënaqësi e rreme, kurse mvarësia   është mvarësi   shumë  e kushtueshme …

 

Kryepeshkop Anastasios rreshton KOASH krah kishave grekofone

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Ashtu siç pritej, Ministri i Jashtëm i Greqisë z. Nikos Kotzias vizitoi edhe “kryebariun” e shqiptarëve, kryepeshkop Anastasin në selinë e tij. Kështu, ministri grek, nuk bëri asgjë më tepër nga çdo të kishte bërë çdo zyrtar i lartë i Greqisë, nëse do të vizitonte kishat helenofone të botës. Me këtë praktikë, shteti grek tregon haptazi se e konsideron dhe e trajton KOASH-in, ashtu si Patrikanat e tjera greko-ortodokse. Në MPJ greke, ekziston zyra e çështjeve kishtare (EE), që koordinon politikat dhe lëvron fondet për kishat greke të botës, me anë të të cilave arrihet edhe e ashtuquajtura diplomacia kishtare, për përhapjen e helenizmit në botë. Këtë gjë, pra që KOASH është mjet diplomatik i Greqisë, Kotziasi ia tha natyrshëm Janullatosit kur e vizitoi, dhe bëri gjënë më tëkuptueshme, sepse shteti grek, me këtë sy i sheh kishat autoqefale grekofone.
Që të kuptohet më mirë këtë iden, ortodoksia botërore konsiston në një organizatë federative prej 14 kishash autoqefale, të cilat ndajnë të njëjtën doktrinë dhe jetë religjioze. Brenda kësaj “konfederate” kishash, ka disa kisha greke, pastaj ruse, rumune, bullgare, serbe, arabe, gjeorgjiane, etj. Si çdo organizatë që ndikon në disa dhjetëra milionë njerëzish, është normale që brenda të lëvizin qëllimshmëri politike. Dy janë polet kryesore që duan të ndikojnë mbi politikat kishtare ortodokse. Poli grek, me në krye Fanarin, por që varet direkt nga shteti grek, dhe poli rus, me në krye Patrikanën e Moskës, sigurisht nën ndikimin e Kremlinit. Kishat e tjera, janë satelitë të këtyre dy poleve, pak a shumë si shtetet e vogla, që janë o me perëndimin o me lindjen, kur votojnë në OKB.
Për më shumë se 50 vjet, këto 14 kisha po përpiqeshin të mblidheshin në një forum të përbashkët botëror, i quajtur Sinod i Madh, siç mblidheshin dikur në koncilet ekumenike, por pa rezultat, pasi përplasjet e brendshme dhe debatet se kush është i pari e kush i fundit ua bënin të pamundur këtë akt. Më së fundi, u vendos që në fund të qershorit të mblidhen në Kretë, por ditët e fundit, disa kisha, e Serbisë, e Bullgarisë, e Gjeorgjisë dhe Patrikana e Antiokisë, dhe nuk dihet nëse më vonë ndonjë tjetër, po deklarojnë bojkotimin e këtij sinodi. Si pasojë, shqetësim i madh është krijuar brenda lobit grek që po lufton me thonj për të mbajtur primacinë brenda këtij forumi religjiozo-politik, pasi bëhet qesharak autoriteti i Fanarit që e shpall veten si froni i parë i ortodoksisë dhe që kur thërret sinod panortodoks, gati 1/3 e kishave e injorojnë me bojkot. Këtë panik, e ka ndarë këto ditë edhe Anastas Janullatosi, ku në një deklaratë zyrtare të KOASH, e dt. 8 qershor 2016, e quan mbledhjen e këtij sinodi të domosdoshëm dhe kritikon kishat e tjera, (ato jo greke sigurisht), se po luajnë politikisht, dhe i quan madje ato “palë”, thua sikur i konsideron kundërshtarë, duke harruar që u flet kishave simotra, për të përdorur terminologjinë kishtare. Por Athina i dha urdhër dhe duhet t’i bindet. Me këtë veprim, ai përligj më së miri, pritshmëritë e Fanarit dhe shtetit grek, që KOASH, sa herë të ketë debate brenda ortodoksisë, të rreshtohet kah kishave grekofone. Për herë të parë në historinë e kishës, mblidhet një sinod, ku harrohet modeli i lashtë kishtar, ai i votimit prej të gjithë peshkopëve, dhe imitohet modeli i OKB, ku çdo kishë disponon një votë, ndaj shqetësimi i politikës së jashtme greke, është të pushtojë dhe të ketë sa më shumë frone me orientim grekoman, brenda konfederatës prej 14 kishave. Në këtë mënyrë, lobi grek, me dinakëri odiseane imponohet me vota fronesh, pasi ka më shumë frone grekofone, edhe pse ka më pak besimtarë grekë sesa sllavë apo rumunë në botën ortodokse. Gjeniale, këtu grekët duhen lavdëruar për strategji të hollë. Por qëpo u kuptohet dhe po u hidhet në erë nga rrymat kishtare që nuk preferojnë të jenë në ombrellën e tyre.
Ndaj, shteti grek, me anë të Janullatosit, e ka arritur më së miri këtë qëllim, duke shfrytëzuar më së miri verbërinë dhe indiferencën e politikës shqiptare që u shkon shumë për shtat. Kur dikur, politika shqiptare veproi me efikasitet, e arriti marrjen e plotë të autoqefalisë. Ndërsa kur sot, ajo merret me vogëlsira dhe interesa të ditës, shteti grek, me anë të ministrit të jashtëm Kotzias, na e thotë në mes të Tiranës se Janullatosi ka bërë punë të mirë, pasi jo vetëm që ka bërë çfarë ka dashur me kishën shqiptare, që vetëm shqiptare nuk ka mbetur më, jo vetëm që greqizoi çdo ambient ortodoks të gjallësh e të vdekurish, por tani është edhe kartë e hapur dhe votë e fuqishme progreke, sa herë që forumi ortodoks botëror do të mblidhet në sinod.
Burimet e mia më thonë se Anastas Janullatosi ka përgatitur edhe një spektakël PR-i të lezetshëm, për të na hedhur hi syve, pasi ai është mjeshtër i komunikimit publik. Ai do të meshojë në shqip në Kretë, shoqëruar edhe nga kori kishtar shqiptar, si për të na thënë, që ja, ju më akuzoni për predikime greqisht, e unë jua çoj shqipen në zemër të ortodoksisë, por harron hirësia e tij, se shqiptarët janë aq të mençur sa të shohin përtej skenës, deri tek regjia matanë kufirit, që e drejton atë në misionin e tij antishqiptar për çerek shekulli. Këtë spektakël mund ta përdorë sigurisht, vetëm për konsum të brendshëm, pasi aty i duhet, ngaqë me veprimtarinë e tij politike dhe antikishtare, ka arritur ta zbresë anëtarësinë ortodokse në minimume historike.
Dy gjëra bëjnë njerëzit kur ndihen të ofenduar dhe të papërfaqësuar fetarisht, ose ndërrojnë fe, ose e lënë fenë. Por lobit grek, të dyja këto alternativa i interesojnë, pasi një kishë e vogël, pa besimtarë, që nuk protestojnë, është me e lehtë për t’u kontrolluar. Shteti shqiptar duhet të kuptojë, që i pëlqen apo jo, KOASH në Shqipëri do të jetë sa të jetë vetë shteti. A dëshiron politika jonë t’ia lërë fronin shqiptar, dhe votën që ne disponojmë në forumin e 14 kishave autoqefale ortodokse, grekëve, duke e dorëzuar KOASH-in pa kushte? Apo do të ishte më mirë, që këtë votë, këtë zë, këtë ndikim sado të vogël në ortodoksinë botërore, t’ua kthejmë sërish shqiptarëve?
Për të mos thënë, a do ta lërë akoma shteti shqiptar KOASH, si vegël e diplomacisë greke, sipas deklaratës së hapur të Kotziasit në mes të Tiranës, si mjet greqizimi të shqiptarëve ortodoksë, apo do përpiqet ta kthejë në natyralitetin e saj, si përhapëse të krishtërimit ortodoks dhe të atdhedashurisë për Shqipërinë?
Këto i shkruaj, që të mos më thotë dikush nesër justifikimin e famshëm: “Po si nuk na i the këto gjëra, se ne nuk i dinim…”. Tani përgjegjësia ju takon juve që më lexuat.

Shqipëria fiton me raste, Zvicra me gola

$
0
0

Ka rezultuar një debutim i hidhur për kombëtaren shqiptare Europiani i Francës. Në lens skuadra kuqezi u dorëzua përballë Zvicrës me rezultatin 1-0 në një ndeshje ku ne meritonin dicka më shumë duke parë edhe mënyrën sesi shkoi kjo përballje mes shqiptarësh. 

Ashtu si ndeshjet e fundit miqësore, edhe në këtë debutim në finalet e një europiani Shqipëria pësoi gol që në minutat e para. këtë herë ishte portieri Berisha ai që gaboi në dalje duke i dhënë mundësunë Shar të shënojë në minutën e 5.

Rreth 20 minuta e deshën që kuqezinjtë të mblidhnin veten dhe të rrezikonin portën kundërshtare. Rastin më të mirë e kishte Sadiku, i cili në një aksiond identik me atë të Ukrainës, nuk arriti të barazojë. Në momentin më të mirë të tanëve, Lorik Cana u vetëflijua duke mos lejuar pësimin e golit të dytë. kapiteni kuqezi preku topin me dorë në hyrje të zonës dhe u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht dizavantazhit numerik, Kombëtarja jonë e nisi pjesën e dytë me më shumë dëshirë. De biasi bëri edhe një lëvizje duke aktivizuar Çikalleshin, por ai që iu afrua golit ishte sërish Sadiku në minutën e 76 kur goditi rrjetën e jashtme të portës së Sommer. në minutët e fundit i erdhi radha shhkëlzebn gashit që të hyjë në fushën e lojës si përpjekja e fundit e De Biasit për të evituar disfatën.

Sulmuesi i Colorado Rapids e pati shansin e artë 3 minuta, por Sommer e ndali gjuajtjen e tij. Kështu përfundoi sfida e parë europiane për Shqipërinë e cila do të luajë edhe 2 ndeshje në grup, atë ndaj Francës dhe Rumanisë.

/ Top Channel

 

 

 

Foto të nënës së vëllezërve Xhaka me flamurin shqiptar e zvicerian në gjoks

$
0
0

Nëna e vëllezërve Xhaka, Taulantit dhe Granitit ka qenë sot në qendër të vëmendjes së mediave botërore,përderisa e përcillte ndeshjen Shqipëri-Zvicër.

Ajo bashkë me të fejuarën e Granitit, Leonita Lekaj kanë bashkuar duartë për të formuar shqiponjën.

Xhakajt jane familje tipike patriotike shqiptare!Nuk jane as bukeshkale dhe as gjak-prishur!Jane nje familje qe ne duhet te jemi shume krenar per ta!

As nuk jane futur ne kurthin e filozofise beduine,as ne kurthin e showt patriotik.
Patriotizmin keta e kane ne gjak!Familja Xhaka, është një familje e civilizuar shqiptare, me vlera tipike shqiptare-europiane!
Familje fisnikesh.(Ben Oroshi)

Dardania e pazbuluar

$
0
0

Nga Fatbardha Demi

 

E vërteta asnjëherë nuk mund të zbresë në nivelin e atij që e kërkon, përkundrazi për ta marrë , i takon kërkuesit të ngjitet në nivelin që ajo gjëndet. Rruga më e mirë për të përcjellë një të vërtetë është një lloj komunikimi që i kapercen kufijt e fjales : është të kuptuarit intuitiv.

Helena Balvatsky

 

Për Shqipërinë veri-lindore natyrale, nuk dihet ndonjë emërtim gjeografik më i lashtë se sa toponimi Dardania, origjinën e të cilit janë përpjekur ta zbulojnë pothuaj të gjithë emrat e shquar të historisë dhe gjuhësisë albanologjike dhe botërore. Libri i parë që ka folur për popujt e lashtësisë ka qenë edhe libri i parë i historisë europiane, Iliada e Homerit :“Dardanët i drejton Enea i shquar…” ( Omero, Iliade II, 816-823) (1) dhe më vonë Straboni (64 pK – 19 pas K) “people of the Dardaniatae…”(fis i Dardanisë) në librin e tij (Descriptive Ethnology: Europe, Africa, India).(2)
Ndërsa Edith Durham (Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone të Ballkanit) pohon se  në hartat e vitit 140, të astronomit dhe gjeografit Claude Ptolémée ( 90 – 168 pas K) gjejmë toponimin Dardani dhe vetëm kohët e fundit, emri i saj është fshirë nga hartat tona: “ Mendoj se emri i saj nuk është shkruar në hartat e shekullit të nëntëmbëdhjetë ”.(3)

(majtas) Faqja e parë e librit XXVII të Strabonit  Rerum geographicarum libri XVII. (1620) (4)
Që nga shekulli i 18-19, kur studiuesit filluan të gjurmojnë origjinën e gjuhëve dhe rrjedhimisht edhe të shumë toponimeve, e deri në ditët e sotme, për emrin Dardania (europiane), të gjithë kanë qënë të një mendimi se e ka origjinën nga emri “dardhë”.
- Johann Georg von Hahn (Albanische Studien, I ,1854) qe nga të parët që emrin e dardanëve e lidhi më fjalën shqipe “dardhë” . Duke parë, përveç afërsise në shqiptim edhe faktin se ,              ” Sidomos shpati i saj lindor (i Dardanisë) ishte i veshur plot me dardha të egra (…) për rrjedhim kuptimi i emrit Dardania në zanafill gjan të jetë “vënd dardhash.” (5)

- Edith Durhami, duke e mbështetur mendimin e Hahnit, vëren se në gjuhën sërbe në tokat fushore përtej Drinit, që u serbizuan në fillim të mesjetës, ndodhen toponime Krushevo, Krushevas dhe Krushenica. Në gjuhën serbo-kroate këto emërtime kanë kuptimin dardhë (kruška).

- Sipas Eqerem Çabejit (Emri i Dardanisë dhe izoglosat shqiptaro-kelte), shpjegimin që dha G.Hahni “ është i mbështetur mirë si materialisht, si gjuhësisht (…) Ky emër del ndër të tjera në Veri në anët e Iballës e të Mirditës, në krahinën e Lezhës, në Shqipëri të Mesme, në anët e Elbasanit, në Skrapar, në rrethin e Korçës e të Leskovikut, si emër krahine Reç-e-Dardhë në Shqipërin Verilindore, si kompozitë Dardhëzeza në Mollas afër Gramshit” . Pas trajtimit të një vargu emrash të drurëve dhe të bimëve, në gjuhën kelte dhe shqipe, E.Çabeji mendon se origjina e fjalës “dardhë” mund të jetë nga gjuhët e fiseve kelte të lashtësisë, që kishin hyrë në Ballkan në shkV. (6)

- Idriz Ajeti (Studime gjuhësore në fushët të shqipes) e lidh origjinën e emrit Dardania nga “dardhë”, duke u nisur nga emri i fisit dardan Pirustë (Pirustae) të ngjashëm me emrin latin të dardhës “pyrrus” (7)
- Skënder Rizaj (Pellazgët Hyjnorë) pohon se : Toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe ere të lloj-llojshme. (8)

Nuk po zgjatem më tej, meqënëse ky mendim qëndron edhe sot në çdo botim historik mbi këtë toponim. Pra, pamvarësisht se emri “Dardania” është nxjerrë nga studiuesit me origjinë nga gjuhë të ndryshme, të gjithë bashkohen tek mendimi se e ka burimin nga emri i pemës së dardhës. Ky përfundim nuk është bindës nga fakti, se emrat e figurave të lashtësisë  shprehin simbole të bësimit dhe emri i dardhës nuk njihet si i tillë.
Për të njejtin toponim, (bëhet fjalë për Dardaninë e Azisë së Afërme) historianët e huaj pohojnë se e ka origjinën nga emri i Dardanit, i njohur në mitollogji nga veprat e Homerit e të shumë shkruesve të tjerë të lashtësisë.  Në rast se Straboni dhe autorët e tjerë, e kanë gjetur në popull  emërtimin Dardania (europiane) dhe me qënëse deri në kohët moderne nuk ka ndryshuar , kjo dëshmon se ky emërtim është zanafillor dmth i trashëguar brez pas brezi, që nga koha kur bashkësitë fisnore kishin një identitët tashmë të formuar. Për rrjedhojë, ky emër ka një origjinë parahistorike dhe rruga e parë që do të ndjëkim, do të jenë burimet shkrimore  ku pëmëndet emri Dardan.

Për të vijuar qetësisht kërkimin tonë, duhet t’i japim në fillim përgjigje pyetjes, që shumë studiues modernë e shikojnë te dyshimtë për popujt europianë: A janë shqipetarët e sotëm të Kosovës, pasardhës të fiseve Dardane të Strabonit?  Dr. Arif Mati (Odisea e pabesueshme e një populli parahelen “(f21,2007) shkruan se “Është  rast unik në Europë, fakti se shqipetarët e sotëm kanë rrjedhur prej një popullsije autoktone”.  I pari që e pohoi këtë fakt në vitin 1774 ishte gjuhëtari suedez Johann Erich Thunmann (1746 – 1778). (Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen) (9) por edhe studiuesit arbëresh të Italisë .

Që nga shekulli i 18-të e deri në ditët tona, kjo tezë është pasuruar me dëshmi shkencore historike, gjuhësore, arkeologjike, të besimit dhe të traditës, nga studiues shqipetarë dhe të huaj, prandaj do të mjaftohem duke sjellë provën e një shkence të kohëve të fundit – të gjenetikës – sistemin HLA. Sipas përfundimeve të studimeve botërore të zhvilluara në këtë fushë, Pr. Genc Sulçebe (Fakte gjenetike që hedhin dritë mbi lashtësinë dhe autoktoninë e popullit Shqipetar ) pohon se rivërtetohet  autoktonia e popullit shqipetar në trojet e tij.(10)

 

***

Sipas shkruesve të lashtë, njihen katër figura mitike me emrin Dardan. (Hom. Il. xx. 459; Eustath. ad Il. pp. 380, 1697; Paus. viii. 24. § 2.) (11), por tre prej tyre nuk përmënden që të kenë emërtuar ndonjë qytet, apo hapsirë gjeografike, per rrjedhojë do të ndjekim emrin e ….

 

Dardanit nga buroi dinastia e trojanëve të Iliadës

J.G.von Hahni (Studimet Shqipetare) pohon se sipas gojdhënave, ai ishte djal i Zeusit dhe i Elektrës (bijës së Atlasit) dhe vëlla i Iasonit dhe Harmonisë. Vëndlindja e tij, sipas miteve është Arkadia, krahinë pellazge e gadishullit të Peloponezit (Greqi). Por mitë të tjëra thonë se është me origjinë nga Kreta apo qyteti etrusk i Krotones (Crotone,Itali) (12)

Sipas Pierre Gautruche, (1602-1681) (L’Histoire poetiqve, Pour l’Intelligence des Poetes & des Autheurs Anciens, 1668) Dardani është bir i Elektrës dhe Perëndisë romake Jupiter . Me qënëse kishtë vrarë vëllanë e tij Iasonin, u detyrua të aratisej drejt Azisë së Vogël në Frigji . Ai u martua me Bateian, vajzën e mbretit Teukër dhe ndërtoi qytetin që njihet në histori me emrin e tij – Dardania. Mbretërinë e trashëgoi Erichthoni, biri i Dardanit, pastaj nipi i tij Trosi, i cili kur u bë mbret e ndroi emrin e qytetit  në Trojë edhe vëndi u quajt po me këtë emër. Një nga fëmijët e Trosit ishte Anchise që së bashku me Venusin (Afërdita pellazge dhe Turan etruske) patën për djal Enean e famshëm, por kurorën mbretërore  e trashëgoi djali tjetër i tyrë, Ili (Ylli) i cili i dha qytetit të Trojës emrin Ilium. Nipi i tij Priami, ishte trashëgimtari i fundit i fronit mbretëror dardan të Trojës. Priami i dha  Trojës një shkëlqim që nuk e kishtë parë  asnjëherë , por për fat të këq, e pa me sytë e tij se si u shkatërua, pa mbushur akoma 300 vjet të jetës së saj.  (13) Disa autorë të lashtë kanë shkruar se nëna e Dardanit, Elektra e cila me gjashtë motrat e saj ishte kthyer në yje të ndritshme, mbas rënies së Trojës e humbi shkëlqimin.(14)

Sipas Virgjilit (Énéide III,VII) Enea Dardani, mbasi u largua nga Troja u vendos në Latium dhe pasardhësit e tij themeluan Romën. Është e dukshme që mbi mitet e mbritura nga lashtësia , në periudhat e mëvonshme “vihej dorë” për të ndërtuar historinë dhe origjinat e fiseve të vendeve të tyre. Manipulimet më të shumta të miteve janë bërë në kohën e Rilindjes italiane, për të nxjerrë qytetin etrusk Cortone, vënd-origjinën e themeluesve të Romës dhe të Trojës.(15)  Megjithatë historianët e pranojnë se mitet greke (pellazge) janë më të lashta se ato romake dhe anojnë në mendimin se vëndlindja e Dardanit ishte në Gadishullin Pellazgjik (Ballkanin e sotëm).  Studiues të tjerë të kohëve moderne, me Dardanin trojan, kanë lidhur origjinën e popujve europian.

Në Fjalorin e William Hazlitt (1811-1893) “Dictionary of Ancient Geography, Sacred and Profane”,1851) shkruhet se “origjina e Dardanit është prej fiseve të Moesisë (…) Janë fise barbare por të dhënë pas kënaqësive dhe muzikës”. (16) Në mitet “greke” (pellazge) përmëndet një Dardan, nip i Kadmit dhe Harmonisë, motrës së Dardanit trojan, i cili mendohet se u ka dhënë emrin Dardanëve arbër.
Albanologët nuk e përmëndin në historinë e vëndit tonë origjinën arbërore të themeluesit të Trojës dhe lidhjen e tij me Kosovën (Dardaninë e lashtë), të penguar nga “pema e dardhës” (tezë e shk 19) dhe faktit se, legjendat tona popullore nuk kanë pasqyruar ndonjë heroizëm apo vete Dardanin trojan. Lidhja e vetme e përbashkët ka mbetur vetëm emërtimi.

Me qënëse, emrat e paraardhësve dhe të figurave mitikë tek arbërit trashëgoheshin (17) ka mundësi, që Dardani i Trojës të ketë qënë brez pas brezi me origjinë nga Dardania europiane , por nuk jemi të sigurtë nëse ka qënë pikërisht ay, që u ka dhënë emrin fiseve arbërore  dardane dhe vëndit të tyre. Të ndodhur në këtë udhëkryq, do të kthehemi përsëri tek pika jonë e nisjes, dmth  në shkencën e gjuhësisë, për të zbuluar burimin e emrit të Dardanisë, të përmëndur nga Straboni.

Fillimisht do ta kërkojmë në toponimët e hapësirës mesdhetare . Për emërtimet e popujve dhe toponimeve, do të merret për bazë rrënja e emrit Dardan “ dard” dhe forma të afërta të saj ,të formuara nga shqiptimi i ndryshëm i tij.  Siç e ka vënë në dukje Straboni (xvi. F 785), emrat pësojnë ndryshime kur kalojnë nga një gjuhë në tjetrën. (18)

Në veprën e William Hazlitt (Dictionary of Ancient Geography, Sacred and Profane), na jepet një e dhënë e rëndësishme se, një nga fiset ilire quhej Dardi. (19)  Edhe Pr. Eqerem Çabej pohon se në dokumentet e vëndit tonë ky emër shfaqet për herë të parë në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1416-17, si “villa clamada Darda”.  Në anët e Përmetit në Jug, ku ka gjasë të hyjë edhe Darsi (…) si dhe emri i krahinës Darsia në Shqipëri të Mesme. (20)

Gjithashtu  E.Çabëj vëren se : “ Tema Dard- në onomastikën e kohës antike ka qënë e përhapur përtej caqeve të trevës dardane dhe të trevës dardane-trojane. Ajo na del më një anë te Dardas, emri i një ‘praetor Epiroatarum’, te Derdenis, emër i shpeshtë princash makedonë-elimiotë, bashkë me Derdia, emri i një qyteti në trevën elimiote, me Derdaia në Tesali, Derdenis në ishullin Lesbos, më anë tjetër në truallin italik, në Apuli, si emër i një populli Dardi të daunëve, si emër krahine Dardensis dhe si emër i një qyteti Dardanon” (21)

Tek Stefan Bizantini (Stephani Byzantii ,  « De Urbibus et Populis ») gjejmë toponime : Daristane- qytet i Persis ku jetojnë fiset Daritae; Darion- qytet në Frigji ; Daunium – qytet në Itali ;Darsii- popull i Thrakës ; Darsania –qytet në Indi ; Daridna- qytet në Paphlagoniae  (22). Lidhur me një fakt tjetër, do të paraqitet një hartë më e zgjëruar e  rrënjës “dard”.

Por këto të dhëna nuk na ndihmojnë për të zbuluar origjinën e emrit e të dy Dardanive , sepse shkruesit e parë nuk janë marrë me këtë punë dhe ata modernë (K.M.Sheard “Complete Book of Names…) pohojnë se zanafilla e emrit është e panjohur dhe ka mundësi të jetë paragreke. (23)     E vetmja mënyrë për të zbuluar origjinën e emrit, na mbetet të mësojmë se çfarë mendonin dhe besonin njerëzit e lashtë, në kohën kur lindi nevoja t’iu tregojnë të tjerëve përkatësinë e tyre.

Dardania emër parahistorik ?

Emri Dardania është fjalë e përbërë, nga rrënja dard + an (ia), ku “an” nuk është mbaresë por fjalë që dëshmon së nga vjen (psh- jam nga këto anë ; shkodran, lezhian etj). Fjala “dard ” gjëndet në fjalorin e sotëm të shqipetarëve (2002, internet), vetëm në formën e fjalës “dardallë” për një shkop të gjatë, të përdorur në peshkim. (24) Duke e zgjeruar hapësirën gjeografike edhe në travat e banuara nga fiset pellazge të lashtësisë, fjalën “dard” e gjejmë :
Dard – në gjuhën katalane (Spanjë) – shigjetë.
Dardo -në gjuhën spanjolle (Spanjë) –shigjetë
Dardu- në gjuhën korse (Korsika) – shigjetë
Dard-  në gjuhën franceze – shigjetë apo heshtë druri me majë hekuri.
Dardar – si ndajfolje në gjuhën franceze – shumë shpejt, pa kthim.
Dar-dar – shigjetë, në fjalorin e fiseve në Tibet dhe kjo ka arësyen e vet që do trajtohet më vonë. (25)

Këto të dhëna dëshmojnë se fjala « dard » emërton shigjetën apo heshtën . Nuk mund të themi se kjo fjalë nuk ka qënë edhe në gjuhën tonë, sepse Fjalori i botuar i gjuhës shqipë nuk përfshin të gjithë leksikun dialektor (gegë dhe tosk), e sidomos atë të vjetër, as atë  të shqipetarëve në trevat  autoktone, të arbëreshëve të Italisë dhe kolonive shqipetare, ku janë ruajtur shumë fjalë të lashta.  Megjithatë, ne kemi mundësi ta vërtetojmë origjinën arbërore të fjalës « dardë = shigjetë/heshtë » me mjete të tjera : nëpërmjet BESIMIT dhe HISTORISË.

Sipas Petro Zhejit (Shqipja dhe sanskritishtja)“Gjuhët e para kanë qënë simbolike. Duke qënë kështu, ne me të drejtë e kërkojmë shpjegimin e fundit të një fjale, jo tek një koncept, por tek një simbol “ (26) Të nisur nga ky fakt, ne do të nisim gjyrmimin në  periudhën më të herëshme të historisë, në kohën kur u krijua gjuha dhe do të vërejmë rolin besimtar që zinte shigjeta tek ta.

Gjurmët më të hershme të përdorimit të harkut me shigjeta i përkasin kohës së Paleolitikut të hershëm (nga 120.000 deri në vitet 20.000) (27) Studiuesi nga Presheva, Ibrahim Kelmendi (Prej miteve deri në Butmir) pohon se kultura më e vjetër e Europës mendohet të ketë qënë kulturaVinka, qëndra e së cilës përfshinte hapësirën prej Thesalisë deri në Pruth, Starçevo , duke u përhapur më vonë në të gjitha anët e Europës.
Në vitin 1866 A. Arcelin dhe A. Ducrost, zbuluan një shpellë të Niaux de Ariège (France) në vizatimet e së cilës janë pasqyruar shumë shigjeta. (28)

Niaux de Ariège (Carsac, Dordogne) b-  vizatime në objektet arkeologjike të kulturës Vinka.  (29)
Në fig.1 duken qartë dy shigjeta mbi trupin e bizontit. Në fig.2 vërehet se shigjeta përdorej nga njeriu primitiv i kulturës Vinka me një kuptim të caktuar. Çuditërisht pamja grafike e shigjetës së njeriut të shpellave është pothuajse e njetë me atë të shekullit 21. Megjithatë, kanë një dallim jashtzakonisht të madh midis tyre. Shigjeta e jonë është ”një mjet” që e këmi trashëguar dhe e përdorim për të trëguar drejtimin, ndërsa ajo e stërgjyshërve tanë të shpellave është  prodhim origjinal  i një botkuptimi zanafillor praktik, filozofik dhe besimtar (simbolik).

George Dumézil (La religione romana arcaica Miti, leggende, realta) duke folur për besimin e romakëve , pohon se idea e “shpirtit” në zanafill, nuk lidhej me vdekjen, por me “energjinë – magjike” të përjetëshme tek sendet. (30) Njëriu primitiv habitej se si shigjeta mund  “të fluturonte dhe të vriste ” dhe i shikonte këto veti si shprehje e “shpirtit” hyjnor të saj .  Fakti që shigjeta “e ndihmonte dhe e mbronte”, mendon E.Cassirer (Sprache und Mythos) ishte origjina nga buroi më vonë idea e Zotit. (31) Ky fakt dëshmohet në studimet e bëra mbi shoqëritë e lashta. G. Dumézil pohon se përpara se të bëhej Marsi Perëndi e luftës, adhururohej kulti i heshtës dhe kur vendosej ndonjë marrëveshje, betimi bëhej mbi të. (32) Në tempujt kushtuar shigjetës, zhvilloheshin rite të ndryshme si psh në rastet e vdekjes së mbretit apo familjarëve të tij. (33) Romuli betohej për heshtën e tij . (34)

Në të gjitha besimet e lashta , shigjeta ishte arma me të cilën Perënditë dënonin  njerëzit, si Zeusi dodonas, Athina, Artemisi, Apolloni, Rudra indiane, perëndia egjiptiane Sikhmet,etj .  Sipas shkrimeve të Kuranit (V.3) në Babiloninë e lashtë , shigjeta përdorej nga orakujt për të parashikuar fatin dhe ishtë simbol i pushtetit dhe mbretërimit (35)
Në fig.1, (poshtë) shigjeta në gur-varr është përdorur pikërish si simbol besimtar . Trekëndëshi, gjysëm-hëna dhe ylli brënda saj në formën e topthit, dëshmojnë besimin hënor të Kartagjenasve. Poshtë është Perëndesha hënore Tanit.

a-Gur varri e Kartagjenës (British Museum) shk 2-1 p.K.; b-Kopia romake e Pallade Athinës; c- Amuletë argjëndi me figurën e majës së shigjetës shk 5-3p.K.; d- maja të heshtave të kohës së luftës trojane. (36)

Rëndësia e veçantë e shigjetës dhe heshtës, për bashkësitë fisnore dhe mbretëritë, diktohej nga fakti se, që nga periudha e gurit e deri në kohën kur filluan të përdoren armët e zjarrit (shk 12-të, Dinastia Song), ishtë ARMA kryesore goditëse në largësi, gjatë gjuetisë dhe luftimeve. Sidomos me zbulimin e metaleve, shigjeta dhe heshta u bënë mjete më praktike se sa gurët apo topuzët prej druri, të përdorura në zanafill. Sipas Homerit, armatimi kryesor i Grekëve në kohët e fundit ka qënë heshta së cilës në kohët heroike i vendosej një kokë metalike. (Hom. Il. 2; v. 320; Eustath.) (37) Duhet vënë në dukje se ngjarjet dhe emërtimet pellazge të lashtësisë, shkruesit latinë në Fjalorët historik, i kanë emërtuar “greke”.
Rënditëm këtë biografi të shkurtër të shigjetës, për të kuptuar vëndin shumë të rëndësishëm që ka zënë në besimin e lashtë dhe arësyen, se përse mbretërit më të fuqishëm të mitologjisë, e kanë patur kultin apo emrin e saj dhe është nderuar si Perëndi.

Sipas Mircea Eliadës : ”Emrat e shumë popujve në lashtësi ishin të perëndive të tyre” (38) Më qënësë “dardha” nuk ka patur ndonjë kult, nxjerrim pëfundimin së emri Dardania dhe i dardanëve i pohuar nga Straboni, e ka origjinën nga emri i Mbretit Shigjetë (Dard) dhe ishte Orakulli i Zotit në atë vënd. Hahni e pohoi këtë fakt , si nga ana gjuhësore edhe mitike dhe nuk e kuptoj se, përse e lidhi emrin e Dardanisë dhe banorëve të saj me pemën e dardhës.  Në veprën e tij “Studime shqipetare” Hahni shkruan : “Jemi të mendimit që kuptimi i vërtetë i emnave të fiseve të sigunëve (Herodoti, V,9) dardanasve , kuretëve, kuiriteve, samnitëve dhe sabinëve vjen nga arma kryesore e tyre. Kjo fjalë (Dard-an) nga tingulli i ngjan fjalës italiane, spanjolle « dard » dhe angleze « dart » : « heshtë ». (39)

Një fakt tjetër është emri Gjetë, i një prej fiseve dardano-ilire. Ky emër, sikurse edhe i shumë emërtimeve të fiseve të gadishullit Pellazgjik, gjen kuptimin vetëm në gjuhën shqipe dhe është forma e shkurtuar e emrit “shigjetë”. “Armët më të preferuara të Herkulit, ashtu si tek Gjetët, ishin harku dhe shigjetat- pohon studiuesi francez Eduard Shnajder- Gjet vjen nga “shgjet”, që në shqip bën shigjet, prandaj ato popuj (skithët dhe gjetët-shën im) ishin pellazg”. (40) Kur flasim për fiset e Gjetëve, këtu futen edhe fiset Dake.
  a-  Mbretëria e mbretit dardan Burebistra ; b- Monedha Trajane në Dakinë romake 107 p.K. Gur-varrë ilire në Bosnjë . Simboli i zik-zakut, i rrethit dhe dora , dëshmojnë besimin hënor të popullsisë. Harku me shigjetë (djathtas lart), i përdorur këtu si simbol besimtar dhe fustanella shqipetare, tregon përkatsinë fisnore dardane . (41)

Historiani latin i shk 3 pK, Marcus Junianus Justinus në vëprën ë tij (Epitome of Pompeius Trogus) shkruan :” Dakët janë pasardhës të Getëve”. Constantin C. Giurescu (Formarea poporului român.) duke u mbështetur tek trashëgimia gjuhësore, pohon se ”Ata (Dakët dhe Gjetët) janë dy emra të të njëjtit popull [...] të ndarë në një numër të madh fisesh”.(42) Që Gjeto-dakët janë fise dardane e dëshmon edhe qeleshja në monedhën e prodhuar në Daki.(fig.2 lartë) Përdorimi i emrit “dakë” dhë përfshirja e të gjitha fiseve veriore ballkanike nën ëmrin “ilir”, besoj se është pasojë  e administratës romake , e cile donte ta fshinte emrimin “dardan” nga dokumentet e tyre , për telashet e mëdha që u kishin shkaktuar këto fise , sidomos nën udhëheqjen e Burebistrës.

Faktet e mësipërme mbi emrin “dard=shigjetë”, mbështeten edhe nga mitet, sipas të cilave, shpikës i harkut mbahet Apolloni Ipeboreal (43) figura e të cilit lidhet me vëndin e Ipeborealëve, që sipas përshkrimit të Strabonit (Geografia, 11, 6, 2), ndodhet pikërisht në zonën gjeografike të Dardanisë së lashtë .(44)  Për të mbështetur mendimin tonë për emrin e Mbretit- shigjetë (Dard), që krijoi bashkësinë e parë të organizuar të fiseve dhe të prftërinjve  fat-thënës, emrin e të cilit e trashëgoi krahina e Dardanisë dhe shqipetarët e Kosovës, do të lidhim disa fakte të zbuluara në fushën e historisë, gjuhësisë dhe miteve më të hershme.

Dardania, superfuqia e metalurgjisë.

Dardania e lashtë, përfshinte bashkësi të shumta fisesh, kufijtë gjeografikë të së cilës është vështirë të përcaktohen sot me siguri. Kjo për faktin se, zanafilla e saj i përket periudhës “pa libra” dhe  njerëzit i regjistronin mendimet e tyre nëpërmjet simboleve, që kanë mbritur tek ne  në objektet arkeologjike, emrave dhe toponimeve. Ky lloj “shkrimi” mund të “lexohet” vetëm nëpërmjet njohjes së besimit dhe gjuhës arbërore , gjë që e bëri të mundur gjuhëtari i shquar Petro Zheji dhe ku do të mbështetemi për të zbuluar, jo vetëm origjinën e emrit të Mbretit Darda, por edhe historinë e jashtzakonshme të Dardanisë dhe të arbërve në përgjithësi.

Hapësira gjeografike ku bën pjesë Dardania (Ballkani qëndror), siç e vuri në dukje edhe Pr.Ibrahim Kelmendi,  i përket hapësirës gjeografike me kulturën më të hershme dhe më të zhvilluar europiane : kultura Vinka, Cucuteni, Bug-Dnester,Trypillian, etj. të emërtuara sipas vëndeve ku janë gjetur objektet arkeologjike. Kultura Vinka (mijëvjeçari VI –III pK) përfshinte brigjet e lumit Danub dhe hapsirën gjeografike ku shtrihet shteti i sotëm i Kosovës, Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Sërbisë (45) si dhe Shqipëria veriore dhe qëndrore , banime të lashta të fiseve pellazgo-ilire. Nga gërmimet arkeologjike të kryera në Sovjan , afër Korçës (Shqipëri) u zbulua  vënd-banimi  i një bashkësie fisnore afro10 000-7 000 vjeçar pK, i cili, sipas arkeologëve, pranohet si më i vjetri i njohur deri më sot në Europë.(46)

Studiuësi nga Presheva I.Kelmendi pohon, se Neoliti i kompletuar me vegla, kafshë të zbutura, bujqësi e shtëpia , për të parën herë u çfaq në Ballkan dhe në krahinat e Karpateve dhe prej këtej gëlltiti Europën. Kultura ballkanike Vinka I , që përfshinte edhe Dardaninë e lashtë, ka qënë më e vjetër edhe se ajo Sumere. (47) Këtë fakt e mbështet edhe arkeologu Hasan Ceka : “Nuk duhet të nënvleftësohet nga ana tjetër fakti se fjalori blektoral i gjuhës shqipe është një nga më të pasurit në Europë . Ka shumë të ngjarë pra, që ketë trashëgim populli ynë të mos e këtë as nga shekujt e kaluar, as nga mesjeta, por për traditë nga kohët më të lashta antike”. (48)

Në mbështetje të kësaj teze, edhe M.Gimbutas kur flet për shkrimin e Europës parahistorike pohon se : “Qytëtrimi  europian” (Europa parahistorike përfshinte zonën mesdhetare-shën im) e kishte krijuar shkrimin (figura simbolike) afërsisht në vitet 5300-5200 dmth 2000 vjet përara Sumerëve (49)

Gjetjet arkeologjike në trevat shqipetare të lartpërmëndura, tregojnë jetësën e organizuar të fiseve dhe  faktin se, njëriu primitiv përfundimisht ishte shkëputur nga jeta e vëllezërve të tij “me katër këmbë” që ushqëheshin me çfarë gjenin në natyrë. Tashmë  ai ishte në gjëndje të mbillte, të riste dhe  të prodhonte ushqimin e tij. Ky “revolucion” ariti shkallën e tij më të lartë, kur në saj të zjarrit dhe banesave  brënda shpellave,  stërgjyshërit tanë zbuluan mrekullinë e metaleve.  M.Garashani (Ilirët prejardhja e tyre) vëren se, zhvillimin e gjenezës (së shqipetarëve) në viset e Ballkanit , mund ta përcjellim që prej fillimit të kohës së metalit. (50)

Njohja e nxjerjes dhe e punimit të mineraleve, sidomos prodhimin e thikave, majave të shigjetave dhe çekanëve metalik, ndikoi në ritjën e prodhimeve bujqësore, kushteve të jetesës dhe gjuetisë. “Zotërimi i zjarrit nuk garantoi vetëm mbijetesën dhe zhvillimin e njëriut si specie, por prodhuan edhe një botkuptim mitiko-besimtar, duke nxitur dhe ushqyer imagjinatën”, pohon M.Eliade.

Njëriu besimtar e shikonte zjarrin si një çfaqje të Zotit dhe minatorët që ishin njëkohësisht edhe farkëtarë,  si “magjistarë” të cilëve i Plotfuqishmi u kishte zbuluar një nga misteret e tij. “Ky zhvillim i aritur gjatë periudhës Mesolitike i dha fund barazisë kulturore të bashkësive fisnore të periudhës së Paleolitikut (në Euro-Azi, shën im) dhe u bë shtysë për çfaqjen e shumëllojshmërisë dhe dallimeve midis tyre,  që do të bëhet karaktëristika kryesore e qytetrimeve të mëvonshme”. (51) Studiuesja e shkrimeve pellazge, Nermin Vlora Falaski, vë në dukje se nga të gjitha fiset që shtriheshin në  lashtësi, nga Danubi deri ne Azine e Vogel, më të zhvilluarit ishin ato që perfshiheshin në trojet nga Kosova deri në Çamëri(52).

(53)
a-Monedhë e emërtuar Dardanika prodhuar në Dardani .b- Monedhë argjendi e qytetit dardan Damast ΔΑΜΑΣ – ΤΙΝΩΝ – ΚΗΦΙ.
Në Dardani , pohon arkeologu Hasan Ceka, njihesh dhe përpunohej që herët hekuri,bakri, argjëndi, dhe shumë rallë ari ; këto shërbenin kryesisht për të përgatitur vegla pune, armë (heshta, shigjeta, shpata etj) (…) duke filluar nga shk IVpK edhe monedha. (…) Në krahasim me artizanët e viseve ilire të luginave të Matit e të Drinit, që ishin dhe vazhduan të jenë mjeshtër të dëgjuar në përpunimin e metaleve deri thellë në kohën e sundimit romak, metalpunuësit e Epirit mbetën prapa dhe nuk arritën dot një zhvillim të lartë në këtë degë të artizanatit . Shkaku kryesor duhet kërkuar në mungesën e mineraleve në tokat e Epirit.  (54) Mungesa e pasurisë minerale apo e njohjes së përpunimit të tij, në jugun ballkanik, dëshmohet edhe nga origjina e objekteve në varrezat e Mikenës. Carlo D’Adamo (Sardi Etruschi e Italici nella guerra di Troia) pohon se objektet prej ari, të tipit të Europës qëndrore, të zbuluara në Mikenë provojnë lidhjen tregëtare të kahershme të qytetrimit mikenas me hapsirën danubiane. (55)

Treva e fisëvë arbërore të Dardanisë, ka qënë qëndra më e lashtë e nxjerjes dhe pëpunimit të mineraleve në Europën jugore dhe për këtë dëshmojne krahas arkeologjisë edhe mitet. Në veprën e Titus Livius (Le Decades Qui Se Trouvent, 1617) shkruhet se Vestalet e para, priftëreshat e kultit të zjarrit, quheshin Geganie (Gege), (Geganie ,l’une des quatre premieres Vestales.)(56), që dëshmon se fiset Dardane kanë qenë përpunuësit e parë të mineraleve duke përdorur nxehtësinë. Udhetarja amerikane Rose Lane (Majat e Shales) pohon se sipas zakoneve te fiseve ne brendesi te maleve veriore shqiptare  “Baza e ceremonise fisnore eshte adhurimi i zjarrit. Nusja merr me vete nga shtepia e saj nje dhurate te perhereshme: nje pale masha zjarri” (57) Masha e vogel, krahas zbukurimeve te tjera, ishte pjese e veshjes se gruas mirditore. Ishte detyra e saj , e njejte me ate te priftereshave Vestale ne tempujt romak, qe te kujdesej qe zjarri te mos shuhej.

Kultin e zjarrit, e dëshmon edhe miti i Erithonit i cili, herë del si djalë i Efestit (farkëtarit të Perëndive të Olimpit) dhe i Geas (Tokës) dhe në mitet e tjera, si djalë i Dardanit dhe Bateias , shpikës i qerres dhe përdorimit të monedhave. (58) Sipas studiuesit C. D’Adamo, miti i Erithonit duke përfshirë Efestin, Athinanë dhe Gean (Tokën) shpreh në mënyrë simbolike, nevojën e vajit të ullirit i cili e riste shumë temperaturën e furave, e nevojshme për përpunimin e metalit. (59) Këtë nevojë të punishteve dardane, e plotësonte Jugu në këmbim të veglave, zbukurimeve dhe prodhimeve të tjera prej argjëndi, bronxi dhe hekuri. Gjithashtu, miti i Erikthonit ,na dëshmon se një nga figurat e mëvonshme të Mbretit arbëror Dard apo farkëtarëve dardanë, në mite ka qënë Efesti dhe ndihmesat e tij metal-punues, në shërbim të oborrit hyjnor të Olimpit.
Sipas Mircea Eliades, Njeriu farkëtar në lashtësi ishte edhe “njëriu i ditur dhe besimtar”. (60) Në lashtësi lidhja me Zotin, në fiset e së njejtes gjini e dëshmonte Qeleshja. Në foton poshtë  (fig.1) Efesti paraqitet me qeleshen “frige” të shqipetarëve të Çamërisë, si e mbretit dardan Burebistra (fig.2), e pasuesit të tij, Decebalit (fig.3), dhe e Paridit të Trojës (fig.4). Në objektet arkeologjike Efesti paraqitet edhe me plisin e shqipetarëve të Kosovës së sotme.

(60) Diëgo Vélasquez (1599-1660), Efesti pret Apollonin në farkën e tij, Madrid, Prado; b-Statuja e Burebistrës Calarasi ; c-Decebalit në kolonën e Trojanit , Romë; d- Parisi i Trojës (vit.117–138 )

Prodhimi i objekteve të para metalike dhe zbutja e kalit, krijoi “supërfuqinë” e parë fisnore të lashtësisë, e cila sipas fakteve të sipër-përmëndura ka qënë DARDANO-ILIRE, të cilët i nënshtruan apo i zbuan bashkësitë e tjera kufitare të së njëjtës gjini,(në formë centrifugale) dhe në periudhat e mëvonshme hapën epokën e “kryqzatave”  të vazhdueshme nga Perëndimi drejt Lindjes (dhe jo e kundërta). Këtë fakt e gjejmë të shprehur simbolikisht me udhetimin e Argonautëve (luftëtarëve-marinarë), që kërkojnë lëkurën e artë (burime të reja minerale , floririn). Sipas miteve, pohon Aristidh Kola (Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve), Dardani ishte i pari njeri, që u largua nga Europa në Azi me mjete lundrimi dhe mbante titullin e prijësit të shumë popujve dhe kombeve që erdhën pas tij në Azi (61) Le të kujtojmë se këtë fakt, ia përmëndën Aleksandrit të Madh priftërinjtë, kur mbriti në Indi. Kjo rrugë u ndoq më vonë edhe nga vëllezërit e tyre të Jugut (Iperiotët dhe fiset e tjera pellazge).

Një nga qëndrat më të lashta minerale të Europës, ka qënë vënd-banimi Damast , kryeqytet i Dardanisë së lashtë. Në Fjalorin e William Hazlitt, shkruhet: Damastium-qytet i Pirustëve në Iliri,i njohur për minierat e tij të argjëndit  (62) Siç dëshmon Hasan Ceka emri i Pirustëve             “ përmëndet në burimet e shkruara antike vetëm duke filluar nga mesi i shk të parë të erës së re (…) në burimet më të lashta por edhe ato të vonat historike, si banorë të kësaj pjese të Ilirisë përmënden dardanët, që shquheshin për një organizim të fuqishëm ushtarak e shtetëror, si dhe për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj mbretërive fqinjë ilirë (viti 230) e maqedonë. Me këtë identifikim (pirust=dardan – shën im) nuk janë në kundërshtim as të dhënat e tjera burimore (Livi XLV26).(63)

Kur Roma nuk ishte më një qytet-shtet, por një fuqi ushtarake e Gadishullit italik dhe kishte nisur  politikën e pushtimeve të hapsirave gjeografike edhe përtej Europës së lashtë, nxjerja dhe përpunimi i metaleve u bë një nevojë thelbësore për të. Pasuria e madhe minerale, tradita e përpunimit të tij nga fiset e krahut lindor të Adriatikut dhe afërsia gjeografike, ishin një nga arësyet kryesore të pushtimeve ballkanike të romakëve. Këtë e dëshmojnë edhe emërtimet e vëna nga romakët si Metalla Ulpiana, Metalla Dardanica, Metalla Aeliana dhe Metalla Aurreliana  si dhe  organizimi administrativ i Dardanisë i njohur si Municipium Dardanorum ose Dardanicum, ku përfshiheshin qëndra të banuara si Ulpiana, Statio Vindenis, Pestova , Poslishtë , Klokot , Paldenica , Station Viciano, Donje Nerodimlje, Çifllak , Nikadin. (64) Për të shfrytëzuar pasurinë mineralë të përtej-detit, romakët krijuan fshatra minatorësh dardano- ilir edhe në Daki, si në Alburnus Maior (Rosia Montana, Rumani) . (65)

Geto-Dacian Koson, mesi i shekullit të parë p.K. (66)

Emri Damast, i harruar në historinë e Shqipërisë , ka mbijetuar në ditët e sotme në Azinë e Afërme tek emri i kryeqytetit të Sirisë – Damask (në aramanishte Dammaśq dhe hebraishten biblike Dammeśeq (דמשק), fama e të cilit në punimin e armëve dhe zbukurimin e tyre me argjënd dhe ar, ka mbritur deri në ditët tona.  Studiuesit shprehen se, emri nuk është i qartë dhe mendohet se i përket kohës parasemitike, (para mijëvjeçarit IV ).(67)  Stefan Bizantini (Stephani Byzantii De Urbibus et Populis ) origjinën e këtij emri e shpjegon nga mitet : Damascus , biri i Mërkurit dhe nimfës Alimede, erdhi nga Arkadia në Siri. (68) Kjo e dhënë vetëm na ndihmon për të treguar origjinën e emrit Damask nga Gadishulli Pellazgjik, por jo kuptimin gjuhësor. Por, nganjëherë e vërteta që kërkohet aq larg, ndodhet më pranë nesh.

 

Emri Dardan = Damast = Adam

Në sy të parë duket se këto emra nuk kanë asgjë të përbashkët. Por , në fakt kemi të bëjmë me tre fjalë të përbëra të gjuhës shqipe që fliten edhe sot, si në kohën kur janë krijuar. Damast : Dam (i ndam) + ast (është) = është ndarë;  Adam : A (është, ose meret si simbol i njëshit, i pari ) + dam (i ndarë)= është (i pari) ndarë. Pra nga ana gjuhësore Damast = Adam.

Edhe emri Dardan (rrënja dard ose dar) shpreh ndarjen.  Sipas Pr.Petro Zhejit DAR ( ku A është e gjatë dhe në formë arkaike ka qënë AA) në formën e lashtë do të kemi “dà ar” dhe më qënë se  Ar = Zoti dhe Da =ndarje dmth sakrifica (ndarja) e Zotit me të cilën ai krijoi Botën materiale(69) . Për rrjedhojë emrat : Dard (an) = Damast = Adam , shprehin Mitin e Krijimit të botës materiale dhe të njëriut.
Historiani Skender Rizaj në studimin e tij (Shqipja, gjuhe hyjnore dhe universale) pohon se :”Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi (Sërbija e sotme), afër lumit Danub dmth në Dardaninë më të herëshme, kanë gjetur bustin e profetit Adam të gdhëndur në gur. Themelet e faltoreve ishin në dy forma « A » dhe «» (gëma e lashtë D) që simbolizonin : All-llahun (Zotin-shën. im), Adamin, Abecene (Librin e Shenjte) dhe disa tekste të gdhëndura në gurë me shkrimin pellazgjik. (70) Për mendimin tim, dy gërmat e themelit të tempullit, janë simbolet e dy emrave që shprehnin të njejtin subjekt mitik Adam=Dardan, të cilët përfaqësuan në Tokën materiale, vetë Krijuesin.

Ky zbulim, të cilin historiani nga Kosova e ka parë me sytë e tij në objektin arkeologjik, nuk është bërë kurrë i njohur.
Emrin e Adamit , në formën « Adamat » , siç e vëren Hasan Ceka, e gjejmë në monedhat e tipit Zeus-anije ilire, të prera në shk II pK , që të kujton emrin e mbretit të parë molos, që jetoi në fund të shk. VI dhe fillim të shk V pK. ; Admetin të cilin Pingari (Pythos ,4,126) na e kumton në formën dorike Admat . (71) Sot tek shqipetarët  e gjejmë në formën Adem, dhe të greqizuar tek shqipetarët e Iperisë (Epirit) Adamantios.
Nuk do ta quaj rastësi, kur vërejmë se Miti i Krijimit në objektet arkeologjike është shprehur pikërisht me simbolin e shigjetës. Ky fakt dëshmon edhe një herë se shigjeta, ka qënë një ndër simbolet më të rëndësishme në besimin parahistorik të njëriut.   Dy shigjeta që tregojnë dy drejtime të kundërta të horizontit është një figurë shumë e përhapur në objektet arkeologjike. Nga ana grafike , largimi në drejtime të kundërta shpreh ndarjen dhe në shkencat moderne përdoret në këtë formë.

Siç e trajtuam më lart, njëriu primitiv e shikonte shigjetën si mjet të  veprimit të Zotit. Sipas studiuesit Petro Zheji, çdo figurë simbolikë lidhet me një mit kozmogonik dhe në rastin tonë , simboli i shigjetës më dy krahë tregon mitin e NDARJES  të kryer nga ZOTI, që solli krijimin e Botës materiale. (72)

Edhe Bibla dëshmon se Miti i Krijimit i përket miteve të stërlashta Dardane. Në kapitullin e parë të Gjenezës shkruhet : „Në fillim Zoti (Elohim) krijoi Qiellin dhe Tokën…“ (Gen. 1:1). Fjala “në fillim” shkruhet me gërma hebraishte, por shqiptohet si në gjuhën shqipe. Esoteristja e shk19 H.P.Blavatski  pohon se : „Nëfilim“ (ebr.) – do të thotë Gjigandët, Titanët, Të rënët Ëngjëjt –N.d.T.) (73) Sipas Tit Livit (Le Decades Qui Se Trouvent, 1617) Gjigandët vendosën tre male sipër njeri tjetrit, për të zbuluar Perënditë,(74) nga e ka origjinën edhe miti i njohur biblik, i ndërtimit të kullës së Babelit.  Në studimet e kryera mbi popullsinë shqipetare pohohet se pjesa veriore e saj emërtohen “Gegë”, që latinët e kanë dhënë në formën “gige” dhe në shqip i përgjigjet fjalës “gjigandë”. Dardanët dhe fiset e tjera veriore të së njejtës gjini, janë pasardhësit e banorëve të parë, të paraqitur në mite si Ciklopë, Gjigandë dhe Titanë. Në këtë popullsi hynin edhe paraardhësit e pjesës jugore të shqipetarëve, sepse fjala

Titan, në shqip shpreh përkatësinë e njejtë gjinore (tanët=njerëzit tanë).
Sipas Strabonit (shk 1 pas Kr) Epiriotët, Maqedonasit dhe Ilirët flasin një gjuhë, presin flokët me një mënyrë dhe dokët e zakonet i kanë një. (75) Në fotot poshtë Hermesi Tosk dhe malësorja nga Gegëria e Shqipërisë Veriore, kanë të njejtin model të flokëve, i cili kishte karakter simbolik besimtar (në rastin tonë shprehte spiralin).

Busti i Hermesit (Greqi) shk 5th p.K. (76)
Pra origjina mitike e Dardanëve, krahas fiseve arbërore të jugut, shkon deri tek Gjeneza e Biblës, kur u NDA Toka me Qiellin dhe kur Zoti sakrifikoi (NDAU) veten për të krijuar njëriun e parë. Emri i krahinës së Dardanisë dhe e shqipetarëve gegë e shpreh këtë mit.
Një burim i rëndësishëm për të zbuluar lashtësinë janë shkrimet e shënjta, ku emri i fiseve Dardane jepet në numrin njëjës në formën Dodanim, Dara, Rodanim, Do’danim, Dedan, etj. Tek emri i përdorur në Biblën hebraike Dodanim, “im” është mbaresa e shumësit tek Hebrejtë. Ndërsa përdorimi i emrit Rodanim për Dodanim  , sipas Rudolf Kittel (1905, Biblica Hebraica) është një gabim i kopiuesve për faktin se shkronja D (ר) dhe R (ר) tek hebrejtë grafikisht janë të njejta. (77). Dhimitër Kamarda në studimin e tij “ Saggio di Grammatologia Comparata Sulla Lingua Albanese”(1864) e ka trajtuar i pari dukurinë e ndryshimit të vëndeve të gërmave apo zëvëndësimin e zanoreve në gjuhën shqipe. Për sa më sipër, duket se edhe emrat Doda, Dodan dhe mbiemri Dodani,  të përdorura në Kosovë, si dhe mbiemri Dara tek arbëreshët e Italisë, e kanë origjinën nga emri i fiseve Dardane.

Hahni gjithashtu pohon se “Emri Doda është shumë i përhapun, bile gjindet edhe në gjermanishten e vjetër saksone (Grimmi, f649) dhe lidhjen e këtij emri me fiset dardane na e dëshmon edhe Herodoti (VII,73) i cili shkruen se në ushtrinë e Kserksit, Dota, i biri i Megasidrut,ishte komandanti i paflagonëve dhe i matjanëve. (78) Janë të shumtë Fjalorët e Mësjetës, e deri të dy-tre shekujve të parafundit, që kanë shkruar mbi fiset Dodanim dhe na japin të dhëna mjaft të çmuara të bazuara në shkrimet e autorëve të lashtësisë.

Në Enciklopedinë ebraike shkruhet se, emri Dodanim përcakton Dardaninë që ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Moesisë. (79)
Në Fjalorin biblik të William Smithit (1813 –1893) shkruhet : Dodanim – racë udhëheqëse , pasardhës të Javanit , djalit të Japhetit. (Genesis 10:4; 1 Chronicles 1:7) dhe në histori njihen si Dardanë ,banorë me origjinë nga Illyricum. Ata janë një racë gjysëm-Pellazgjike. Në (Chronicles 1:7) ata emërtohen Rodanim. (80)

Në komentin e Biblës të Testamentit të vjetër  (Bible Knowledge Comentary : Old Testament) shkruhet se Dodanim (fiset dardane-shën im) ka mundësi të kenë jetuar në Dodonë. Këto fise përmënden shpesh në shkrimet e profetëve me emrin Dedan (Ezekiel 27:15 ) (81)

Në përkthimin izraelit të Torah (Targum Pseudo-Jonathan) vëndin e tyre e quajnë Dordania, ndërsa në përkthimin e të krishterëve të Biblës (Targum Neofit) e lidhin me Dodonën e Epirit    ( Clarke’s Commentary on the Bible Gen 10:4) të tjerët me Dardanin e Ilirisë (Barnes’ Notes on the Bible Gen. 10:4)

Studiuesi gjerman i teologjise Franz Delitzsch (1813 – 1890) e lidh emrin Dodanim me figurën e Dardanit  të mitologjisë greke (pellazge) (Keil and Delitzsch Biblical Commentary on the Old Testament Gen 10:4 ) ndërsa teologu anglez Joseph Mede (1586 – 1639) me Jupiter Dodonaeus (Zeusin) i cili kishte një orakull në Dodonë.( Gill’s Exposition of the Entire Bible, Gen 10:4) (82)
Nga këto studime të teologëve të shkrimeve biblike, del qartas se Dardani dhe Dardanët, nuk ishin grek, por të origjinës pellazgo-ilire dhe lidhen me tempullin e Dodonës dhe Dardaninë arbërore. E papritura më e madhe, tek shkrimet e shënjta, ka qënë theksimi për fiset Dardane (Dodanim) : RACË  UDHËHEQËSE (Leaders) (Genesis 10:4, Chronicles1:7). (83)

 

Si përfundim :

 

Emri i mbretit dhe i fiseve arbërore të Dardanisë e ka origjinën nga SHIGJETA, që është nderuar si Perëndi në parahistori. Ngritja e kultit të saj lidhet sidomos me zbulimin e përpunimit të mineraleve që solli supremacinë e fiseve dardane , të shprehur në mite me figurën e Efestit (Vullkanit) dhe Herkulit. Studiuesi i emrave të Perëndive dhe lashtësisë pellazge, Aristidh Kola (Gjuha e Perëndive) pohon se , në fjalorin e njeriut parahistorik , në zanafill, emrat e kishin origjinën nga objektet kryesore të botës që i rrethonte, dhe shumë më vonë epitetet e tyre përcaktonjëse, idetë ”.(84) Pra nëse emërtimi Dardan, në fillim simbolizonte besimin e njeriut primitiv për shigjetën, më vonë ky emërtim përfaqësoi ndryshimin e botkuptimit besimtar dhe zhvillues të shoqërisë fisnore (siç do ta shikojmë në materialin vijues).
Dardani dhe vëllai i tij binjak Iasoni, në mite pasqyrojnë kalimin e besimit, nga një traditë « shamanësh »popullorë, në një profesion të organizuar të priftërinjve e priftëreshave kushtuar  Perëndisë së Tokës-Dhemitrës. Zoti NJË do të mbetej tek fiset dardane HËNA, e përfaqsuar në periudhat e mëvonshme me emërtimin  SELLENIZËM, besim që Dardanët dhe bashkësitë e tjera arbërore Iperiote dhe Maqedonase, e përhapën në të gjithë hapësirën e Euro-Afro-Azisë. Ky pushtim i fiseve arbërore, faktohet jo vetëm me simbolet e njejta besimtare që gjënden sot në këto hapësira gjeografike, por edhe në emërtimin e toponimeve ,popullsive dhe gjuhën e tyre.

Në shkrimet e shënjta janë fosilizuar shumë fakte historike, një pjesë e të cilave, si rrjedhojë e kohës shumë të gjatë, ka sjellë haresën në kujtesën popullore. Kanë ndikuar në këtë drejtim  sidomos ripërshtatja e miteve zanafillore të paraardhësve, prej pasardhësve për nevojat e tyre administrative. Në disa raste bile, pohon A.Kola, fallcifikimi i teksteve të vjetra është aq i madh sa që duket me një të parë. (85) Megjithatë emri i origjinës DARDAN , i cili qëndron në thelb të vete Historisë së krijimit të shoqërisë njerëzore, nuk u fshi dot kurrë.
Këtë e vërteton fakti se , çuditërisht , kudo që tenton të zbulosh mitin më të hershëm apo ngjarjet më të rëndësishme të parahistorisë , do të zbulosh  emertimin Dardan (apo variantet e tij) ,për figurën e një Mbreti Dardan apo të fiseve gege të Dardanisë :
Në të tre Epopetë më të mëdha që njihen nga lashtësia , ajo e  Luftës së Gjigandëve, Titanëve apo Luftën e Trojës e njohur nga librat e Homerit, ndeshemi  me fiset Dardane.

Në Përmbytjet e Mëdha , ajo e Ogyges, Deukalionit, Noesë, njihet edhe përmbytja e Dardanit.
Në të gjitha mitet ku flitet për krijuesit e racës së re njerëzore : nga Adami, Prometeu, Zeusi- Deukalion, Kadmi, Noe biblik, njihet edhe Dardani dhe fisi i tij, nga e kanë origjinën të gjithë popujt europian.

Në rast se do të hetojmë për kultin e Tokës (Dhemitra, Cibele, etj) dhe tempullin e  ishullit të Samothrakës,  apo  tempullin e parë të Pellazgëve – Dodonën, përsëri do të ndeshemi me emrin Dardan . Shkruesit e lashtë pohojnë se Samothraka në fillim mbante emrin e tij dhe Altarin më i famshëm i ishullit, i kushtohej “Perëndive të vërteta” (Dardanit dhe Iasonit). Kurse studiuesit modern , e lidhin emrin e Dodonës nga Dodani

/Dordoni, variante të njohura në shkrimet e vjetra për emrin Dardan.
Edhe kulti i binjakëve , aq i përhapur në mitet e Euro-Azisë, apo i emrave Kuritë, Kabir, Koribante, Dioskure, Daktile, Lari, Mani etj. që konsiderohen si Mbrojtes mistike apo Udheheqës  të Njerezimit, kanë lidhje me figurën e Dardanit dhe vellait te tij Iasonit.
Përputhja e karakteristikave të Dodanim (fiseve dardane) në shkrimet e shënjta, me ato të Adamit dhe Prometeut në mite, dëshmon se bëhet fjalë për një vijëmsi të së njejtës histori arbërore, e ardhur nga fiset që formuan bashkësitë e para mbisunduese dhe që e kthyen besimin në një KOD LIGJOR i cili do të udhëhiqte çdo veprimtari, shpirtërore dhe administrative të shoqërisë njerëzore. Siç e përmëndëm në fillim të materialit, tek këto fise përfshihen edhe Iperiotët, siç e dëshmojnë emërtimet TITANË dhe IPEBOREAL në mite, që në gjuhën shqipe emërtojnë fiset e së njejtës gjini (Gegët dhe Toskët).

Në këtë kënd-vështrim, thellimi në historinë e Dardanisë dhe në përgjithësi të bashkësive më të mëdha të lashtësisë, pasardhës historik të të cilëve janë shqipetaro-arbërit e sotëm, do të kërkonte  ndihmesën e shumë fushave shkencore, por sidomos të shkëputjes nga përdorimi politik i shkencës Historike, metodë që shtrëmbëron dhe e fsheh TË VËRTETËN .

 

 

Fatbardha Demi     fatbardha_demi@yahoo.com  

 

 

Xherdan Shaqiri: Presdentin e FSHF-se Armando Duka na ka kerkuar 100 mije euro per te luajtur per Shqiperine

$
0
0

Futbollisti i kombetares zvicerane Xherdan Shaqiri, akuzon publikisht presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka per mosthirrjen e tij per te luajtur per Kombetaren shqiptare.

Ne nje postim ne llogarin e tij ne Facebook, Shaqiri deklaron se ai dhe shoket e tij Xhaka dhe Behrami, i kane kerkuar FSHF-se qe te luajne per kombetaren shqiptare, por presidenti i saj Armando Duka u eshte pergjigjur se duhet te paguajne 100 mije euro per njeri qe te aktivizohen me kombetaren shqiptare.

Shaqiri shpreh te gjithe zemerimin e tij ndaj Armando Dukes dhe shprehet se “eshte i pikelluar qe shume shqiptare e akuzojne si tradhetar” qe nuk luan per Shqiperine, por ata duhet te merren me Duken dhe banden e FSHF-se.

 

Rrëfime për një gazetari kriminele, shërbëtore e verbër «Shërbimesh sekrete» dhe ca detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës

$
0
0

Nga Gjergj Kabashi*

 

Mund të them me bindje të plotë, duke folur nga thellësia e ndërgjegjës sime njerëzore, e pastaj edhe si një gazetar që është i obliguar t’i përmbahet «Kodit Gazetaror të Mirësjelljes» dhe etikës në profesion, se provokimet e «kolegëve të mi gazetarë» dhe ca të tjerëve jashtë këtij profesioni, qoftë të atyre nga tashmë ish-Gazeta Rilindja apo të tjerëve që në emër të «partisë» dhe «ajkës» së kastravecave të «shërbimeve sekrete», iu bashkuan provokimit për të cilin kam shkruar në vazhdime, që ishte me pasoja sidomos për Xhemajl Mustafën, më kane sjellë vuajtje të mëdha, të thuash një lëndim shpirtëror që do të ishte e padrejtë ta fshihja, sado që e kam fshehur nga familja ime dhe nga të tjerët pa nevojë për kaq shumë vite, duke e mbajtë thellë të ndrydhur në vetën time.

Siç e kam shpjeguar edhe më herët, arsyeja kryesore e kësaj heshtje e përmbajtje nga ana ime ka qenë vrasja e Xhemajl Mustafës, vrasje shumë e menduar «profesionalisht» dhe tejet poshtëruese nga ana e atyre që bëjnë «skenare» të këtilla, të frymës e shkollës serbe-ish-jugosllave, kur ata vet apo «etërit» e tyre shpirtëror i kan shërbyer Shërbimit Sekret të Jugosllavisë-Serbisë, të njohur si UDB-a. Në «gropën» e provokimit të këtillë pak a  shumë kan rënë të gjithë, në vecanti elita intelektuale-propagandistike e LDK,së bashku me mencurakët e shërbimit sekret të kësaj partie dhe të infiltruarit e partive të tjera aty, të cilët janë mashtruar,kërcënuar,joshur e orientuer në ato që quhen «gjurmë të vdekura», në mënyrë që të hutohen,duke iu shmangur gjurmëve të vërteta të krimit dhe akterëve të atyre krimeve… «Karremi» ngashnjyes i mashtrimit të një shërbimi «sekret» ndaj shërbimit «sekret» të LDK dhe propagandistëve të «djathte» të këtij shërbimi,isha,pos ndokujt tjetër, vecanërisht une si një kritikues i vendosun i jetës «mocalore» shumëvjecare nga periudha e paraluftës,kur mund ta ndëgjohej,si shnejë që jemi gjallë,vetëm zëri i «bretkosave» të partive tona politike që mrizonin dhe ëndërronin për pushtetin e ardhshëm me një mendësi dhe sjellje fodujsh,sado që ishim nën pushtimin e rënde të Serbisë.

Une kurrë nuk kam ndie ndonjë pendesë për kritikën time nga ajo kohë e zymtë ,të thuash e pa shpresë për vendin nga koha e Serbisë së Slobodan Milosevic-it. Jo vetëm si gazetar, që të thuash isha i dehur profesionalisht, por edhe si një idealist-«misionar» për clirimin e vendit,së bashku me shumë të tjerë nga ajo kohë,kryesisht nga ata që e udhëhiqnin brenda Kosovës Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë Pedagogjike të Kosovës që, sic e dijmë tashmë, shpesh e kamuflonin si «Lidhja e Arsimtarëve «Naim Frashëri» etj» për ti ikur represionit të policisë serbe; në mënyrë  të rregullt e të vendosur kemi punuar që alternativës ultrapacifiste, aq të pranishme në atë kohë e cila nuk tregonte shenja jete në terren, ti jepnim një frymë tjetër,një frymë paqësore për më shumë se dhjetë vite. Duke mos dashur të flas për veten dhe kontributin tim në atë kohë për një rezistencë të mirëfilltë paqësore, po të duan, për këtë mund të flasin e dëshmojnë udhëheqësit e arsimit, të cilët dihen dhe fatmirësisht janë ende gjallë. Mbi dhjetë vite ata, e edhe une me ta,e kemi organizuar rezistencën e asaj që njihej kryengritje paqësore dhe mospajtim me pushtimin, duke e organizuar së paku dy herë në vite kryengritjen e nxënësve e studentëve të të gjitha niveleve të shkollimit në vend,duke e shfaqur kështu hapur mospajtimin me pushtimin serbomadh dhe me kerkesa të vazhdueshme e këmbëngulëse që të kthehen shkollat e uzurpuara nga pushtuesit dhe që nxënësit,studentët e mësimdhënësit e tyre të kthehen në objektet shkollore , prej nga me dhunë i kishte larguar politika mizore e pushtimit të Serbisë.

Meqenëse në këtë jetën tonë dhe për shkak të UDB-izmit «tonë» proverbial, të gjithë ata që punojnë për së mbari e nuk janë merecenarë në profesionet e tyre, goditen e poshtërohen,-njejt sic u godita une nga kriminelet e bashkuar,kam vendosë me folë deri në fund për vetvetën dhe për kontributin tim modest për Atdheun tim, duke qenë i mohuar dhe poshtëruar nga hijenat e shumëta të vendit tim, e në vecanti nga ata «që i ka zanë shiu e janë strehuar në lokalet e gazetarisë», në vecanti në ish-Pallatin e Shtypit të Rilindjes, ku janë punësuar,pastaj,»si gazetar»!!

Më në fund due ta them hapur se nuk mundet krimineli i madh i cilitdo «shërbim sekret» qoftë ai,e as «politikani» kriminel,-cili do që të jetë ai, që tashmë mund të ketë ngulë rrënje të thella në pushtetin e pamerituar; ai që din vetëm të vras e ti dënoj të tjerët së bashku me llumin e gazetarucërve që i përdorë e hudhë si «lecka» pas kryerjes së «misionit», të vras,të vras e të poshtëroj pafundësisht, duke i tejkaluar veprat antishqiptare të ish kreut të Shërbimit Sekret të Serbisë së Milosevic-it, Ivica Stanisicit, e të mos ndëshkohet kurrë…

Jo,kjo nuk mund të ndodhë! Nëse dikush prej «ajkës» propagandistike-policore-intelektuale të LDK-së apo të PDK-së,apo të kujtdo tjetër, është zhytë në flliqësinë e vet dhe në krime, nuk jemi zhytë ne të tjerët,as une që jam tuj folë pa u ndalë tashti kur ata po heshtin dhe së paku deri tash askujt nuk i ndëgjohet zëri botërisht,hapur për të sqaruar e ndricuar ckadoqoftë. Gazetarucët dhe ca «police» të mjerë «sekret» të Kosovës kan menduar që pas 12 Qershorit 1999 do të vazhdoj ajo kanga e vjetër e «autonomisë», kur keta ia burgosnin plagosnin e vrisnin njëri-tjetrit grupet e të rinjve që luftonin,rezistonin e përpiqeshin, duke i rrezikuar jetërat e tyre, për Lirinë e Plotë Shqiptare.

Ata, duket që në mendësinë e tyre nuk kan mundur  ta bëjnë dallimin e kapërcimit të «lirive nën pushtim»,pra të lirive të dozuara, nga Liria që erdhi Sot e 17 vjet më parë me clirimin e Kosovës nga NATO-ja dhe pasimin e këtij clirimi nga UCK-ja.

Duke shpresuar se të gjithë ata që kan provokuar kotsëkoti përmes e-mailit të sajuar, bujarbukoshi@yahoo.com, tashmë i jane lajmëruar Policisë së Kosovës dhe i kan deponuar rrëfimet dhe sqarimet e veta për këtë provokim UDBASH pas clirimit të vendit,  pra duke pasur shpresë se nuk kemi një Polici të Kosovës të «shurdhër» e që nuk ndëgjon «asgjë» pas kaq e kaq vitesh, tash do të rrëfej për një «anë» tjetër gazetarucësh, të cilët i takojnë të njejtës fëlliqësi mendimi dhe janë po aq poshtërak e injorant sa kolegët e tyre «djathtistë»,pra do të flas për nja dy «majtistë».

Përderisa zgjaste provokimi nga e-maili bujarbukoshi@yahoo.com, kohëpaskohe,komunikoja përmes e-mailit me Muhamet Mavrajn,që në atë kohë kishte filluar të dilte me gazetën «Epoka e Re». Me Muhametin e shumë të rinj të periudhës së para luftës, jemi njohur që në atë periudhë dhe të jem i sinqertë jo vetëm për te, por edhe për të tjerë që i takonin «qerthullit» me të cilët ky ishte i afër në mendime e preokupime, kisha një simpati të pafshehur dhe i përmbaja me mundësitë e mija si gazetar i kohës, pasi ishin mu këta që me kryengritjen  e 1 Tetorit 1997 ia dhanë përgjigjen e qartë e definitive poshtërimit të Serbisë së Slobodan Milosevic, që e kishte shkelë rëndë dinjitetin e cdo individi,të cdo shqiptari e të cdo familjeje shqiptare në Kosovë. Albin Kurti,Muhamet Mavraj, Driton Lajci e shumë studentë të tjerë kryengritës, qëndruan në ballë të Krynegritjes së 1 Tetorit 1997, së bashku me Rektorin Ejup Statovci,tashmë të ndjerë; ngjarje kjo kulmore që e ktheu dinjitetin tonë njerëzore e kombëtar dhe i dha zemër,krah,shpresë e forcë UCK-së në terren. Ngjarjen e madhe të 1 Tetorit 1997 une e përcillja për së afërmi për Gazetën Rilindja, duke qenë krejt afër protestuesve paqesorë,gjithnjë përderisa nga ngujoj Policia Speciale e Serbisë afër Shkollës Fillore «Gjergj Fishta», prej nga filloj shpartallimi gjakatar me metoda tejet mizore i protestuesve paqësor që kërkonin Liri e Pavarësi për Kosovën. Që aty e pashë brutalitetin e papërshkrueshëm të njësive elite policore të Serbisë,të ndihmuara e orientuara nga kuislingët vendës, që ndodhe të jenë futur pas clirimit edhe në Policinë e Kosovës.

Pasi pati marr fund tragjikisht provokimi i tillë «makiavelist»  përmes e-mailit bujarbukoshi@yahoo.com me vrasjen antishqiptare të Xhemajl Mustafës, une jo vetëm me Muhamet Mavrajn, por edhe me shumë kolegë e «kolegë» të tjerë kam biseduar i qetë dhe me gjakftohtësinë e duhun si gazetar hulumtues-zbulues, të thuash pahetueshëm, për fatin dhe fundin tragjik të Xhemajl Mustafës dhe për atë provokim idiotësh antishqiptarë,qoftë edhe të pavetëdijshëm se cka bënë dhe c’pasoja sollën me provokimin e tillë. Mavraj, ishte shumë i kujdeshëm dhe nuk fliste thuajse edhe vet të ishte nën «kontrollin» e dikujt mbi kokën e tij, por,megjithatë, në bazë të disa mendimeve që i shfaqte në atë kohë e edhe ma vonë, mund të kuptohej se,sidoqoftë, kishte një lloj njohurie për provokatorët, megjithëse nuk fliste asgje në mënyrë konkrete.

Pas përfundimit të provokimit,më pati lutur ta bëja një shkrim për luftën dhe rezistencën e popullit dhe të UCK-së, gjë që une pranova me ëndje, duke e shkruar por duke e ironizuar triumfalistët tragjikomik, se, megjithese Liria ka Ardhë, ajo Liri ia behu kryesisht  për shkak të ndërhyrjes së NATO-s, duke qenë real, sic është real edhe sot populli yne edhe sot e kësaj dite,se ne si popull me shekuj i pushtuar dhe i paarmatosur,nuk kemi pasë shansë të cliroheshim vet nga Serbia që, edhe ne ato rrethana, konsiderohej si fuqia ushtarake e gjashtë në Europe, për të cilën NATO-s iu deshten të thuash dy muaj të plotë që ta detyronte të gjunjëzohej e ta pranonte humbjen e luftës ndaj Kosovës e vecanërisht NATO-s.  Pas botimit të shkrimit, ku i kisha theksuar ngaterresat që i pillnin disa gazetarë të rreshtuar partiakisht, që tregoheshin «triumfues» e zhurmues me fitoren e huaj, të cilët une i pata quejtë :»Pelat e djathta dhe Pelat e majta!»të gazetarisë së Kosovës, pas leximit dhe kuptimit të mesazhit që e kisha dhënë nga «lexuesit» e një partie që pretendonte që e ka clirue Kosovën, e mora vërejtjen e parë nga Muhamet Mavrajn për shkrimin që vet e kishte kërkue,vet e kishte botue e për të cilin une, që tashmë isha në një situatë të re, nuk i kërkoja pare.

Prej shtatorit të vitit  1999 e deri kah pranvera e vitit 2000 une e kam shkruar e përfunduar librin tim, «Rilindja.Përkushtim e Trishtim»,libër që e kam botuar kah fundi i vitit 2001. Ai është një libër ku e përshkruaj jetëshkrimin tim si gazetar i Gazetës Rilindja,një lloj autobiografie, ku une e lë testamentin profesional,pikëllimin dhe dëshpërimin tim për shumëcka, dhe ku apeloj që puna ime e sinqertë dhe jopartiake në gazetari të mos harrohet;duke e lënë dëshminë time të gjerë si gazetar i gjendur pafajësisht për shkak të intrigave të krimineleve të gazetarisë, nën «llupën” e kriminelëve të shqërbimeve sekrete antishqiptare dhe të shërbëtorëve të tyre të zgjedhur apo të mashtruar nga «gazetaria».

Ftohja e marrëdhënie të mija me Muhamet Mavrajn ka ndodhë pas ngjarjes tragjike që i ndodhi vëllait time, S.K., të cilin kah fillimi i vitit 2001 e kishin rrahur në orët e vona të natës, duke e sjellë të thuash buzë vdekjes «diku kah Lipjani», (ngjarje e hidhur që burimet e mija të paidentifikuara e lidhnin me «rojet» e Muhamet Mavrajt,apo me segmente të caktuara të SHIK-ut), të cilat une vazhdimisht doja ti verifikoja, në mënyrë që të mos prishesha me Mavrajn e me askend tjetër që kisha pasë marrëdhënie miqesore,kryesisht të frymës së bashkëpunimit profesional. Kjo ngjarje e hidhur, natyrisht që më ka prekur shumë, duke më vënë në pozitë të vështirë pasi në natyrën time nuk zë vend dhuna gjithnjë përderisa mund të merremi a mos të merremi vesh me fjalën e duhur. Burimet e mija për rastin thoshin që M.M. dhe S.K. janë fy ndër vete dhe që motiv paskesh qenë mospagesa e parave nga ana e M.M. për shkrimet që S.K. i paska ba për Epokën e Re të Mavrajt, më vonë të shpallur nga vet Muhamet Mavraj si, «Gazeta më e guximshme Shqiptare!». Meqenëse e dija që as vëllai im nuk përdorë fjalorin adekuat në komunikim me të tjerët, njejt sikurse as Mavraj, i kërkova Muhamet Mavrajt sqarim të hollësishëm për ngjarjen,jo që doja të zihesha me të, por doja ta hiqja misteriozitetin e një ngjarjeje të turpshme në mes gazetarësh,pavarësisht sa e pranojnë a nuk e pranojnë ata njëri-tjetrin,sa e kan respektuar dikur, apo mohuar më vonë. Mue më interesonte kjo: Sqarimi i mundshëm i dhunës së ndodhur  të një gazetari ndaj një gazetari tjetër.Kaq! Por, cka me pa, menjëhere më erdhi një letër jashtëzakonisht fyese nga ana e Muhamet Mavrajt, një gjuhë perce për nga fjalori i ndotshëm UDBash do të thosha, e cila më la pa mend! «Njerëzit si Ai dhe Ai posacërisht…» shkruante në atë letër perc, intelektuali i ri Muhamet mavraj për S.K., të cilin ai dhe «partia» e tij deri në atë kohë e kishin mjele si…, duke ua ndërsyer kundërshtarëve të vet nga partia tjetër!!…

 Gjana tepër kriminale,apo jo?!

Zakonisht njerëzit që duan të tregohen «Burra të Fortë», pas fjalëve të këtilla  ia kthejnë shpinën atij me të cilin e ka lidhe një ceshtje, por une duke qenë se me M.M.,me ka lidhur vetëm ceshtja e bashkëpunimit profesional, njesoj si me gazetarë a jogazetarë të tjerë,pranova që ta duroja fjalorin e tij të shumë të papritur e poshtërak për mua, si dhe kërcënimin e hapur që më bënte,të shprehur jo vetëm ndaj S.K., (që dikush që MM duhej ta dinte) e kishte ba «për vitra»…, por edhe ndaj meje që insistoja për ta kuptuar të vërtetën e një veprimi të turpshëm… Kërcënimin ndaj meje natyrisht që nuk ia kam harruar kurre Muhamet Mavrajt,sikur që se harroj asnjë kercënim tjetër të shprehur nga të tjerët ndaj meje, qofshin të frymës së poshtërimit ekonomik në vendin tim të punës në ish-Gazetën Rilindja, apo krcënimet me dhunë fizike a tjetër,sic delte nga kërcënimi i MM. Në fund, pasi me këmbënguljen time profesionale insistoja ta merrja vesh të vërtetën e atij krimi, thuajse nuk e kuptova se «cka më tha Muhamet Mavraj», kur më fyeu e kërcënoj keq,ai (M.M.),pos tjerash më tha:»…ai (S.K.,verejtja ime) po takohet me një anmik timin në Prishtinë…»

Kush paska qenë «anmiku» i MM, në Prishtina me të cilin qenkësh takue «pa lejen» e MM, SK?

Duke e përcjellë,  pastaj, cdo gjest e lëvizje përreth provokimit të bërë përmes e-mailit bujarbukoshi@yahooo.com, për aq sa më lejonin mundësitë e mija modeste, por gjithësesi këmbëngulëse prej Norvegjisë, megjithëse SK nuk dinte të më tregonte asgje konkrete dhe fliste mjegullueshem për ato që e pyesja në atë kohë, e përcillja tërthorazi, duke biseduar me të tjerët… Një pseudointelektual nga Prishtina, të cilin une kurrë skam pasë arsye as që ta kisha mik e as anmik,as ta simpatizoja,as ta urreja,as që t’ia pëlqeja humorin e tij banal në «Kosovarja», e kishte thirrë në takim S.K. nga Prishtina që ta takonte e të bisedonte me të, ftesë që kishte ndodhe vetëm pak ditë pasi kishte përfundue “beteja” halabake me humbjen e nje jete, pas përfundimit të provokimit ndaj meje nga ana e atij grupi debilësh,që fshiheshin pas një e-maili të sajuar nga mendjet e tyre kokëboshe.

A mos ishte «humoristi» qesharak i «Kosovarja» një ndër provokatorët që tash vraponte e kërkonte dëshpërueshëm ne gjurmët e krimit që vet ishte ndër fajtorët që kishte ndodhur?

A mos u ndëshkue,pastaj, S.K. për shkak që s’kishte kuptue kush e kishte provokue edhe ate më herët e as më vonë, kur e thirrnin për të bisedue me të e kur ai me kusheririn e ndjerë tashme,N.K., shkonte nga Gurrakoci në Prishtinë si delja pas ujkut?!…

Sidoqoftë, pas takimeve të këtilla, ka ndodhur rrahja mizore e me pasoja jetësore për S.K. nga grupimet e ndëshkuesve të atyre që pas vitit 1999 i gëzuan të mirat e fitores së tjetërkujt në Kosovë.

Njejt, madje edhe me njË gjuhë më të ashpër më është kërcënuar Prof.dr.Shyqri Galica,kah fundi i vitit 2005. Sic i kujtohet lexuesit të vëmendshëm, në atë kohe dikush i kishte dërguar letër ish-Kryeministrit Agim Ceku ne emrin e Bujar Bukoshit pa qenë ish kryeministri nga ekzili autor i letrës. Agim Ceku pa e kuptuar që ajo letër ishte provokative, i ishte përgjigjur Bujar Bukoshit. Unë isha kurreshtar dhe i hetoja ngjashmëritë e provokimeve të tila miope,antishqiptare,krejt të kota. Në atë kohë në messenger bisedoja shpesh me Prof.d.Shyqri Galicën, të cilin në morinë e gazetarëve që «më kishin tradhëtuar», e konsideroja si më të  pjekur. I them,Shyqri, e vëren cfarë provokimi? Shiko, më tha, «Rri urtë se ta bëjmë edhe ty si atij…»

Si atij?! Si Xhemajl Mustafës,thash vetmeveti,a?

Dmth., ky e ditka që dikush i afërt me të, e paska vra Xhemajl Mustafën?!

E tmerrshme.E turpshme. Kriminale… A nuk paska Njerëz ky popull, por vetëm natyra kriminele,hijena, egërsira,dhunues,poshtërues,kercënues dhe gazetarë që i përmbajnë dhe flasin në emër të vrasësve. Që nga ajo ditë, une nuk kam shkëmbye ma  asnjë mendim me Prof.Shyqri Galicën,pasi e mora vesh cfarë qenka profili i tij prej intelektuali…

BETIMI PROFESIONAL kishte ndikuar tek une që ta takoja gjithsesi Muhamet Mavrajn, që ndoshta mund të ishte një ndër të dyshuarit për rrahjen mizore të vëllait tim, përmes mercenarëve të vet, apo ishion të tjerët që kan dashur t’ia linin fajin e ta ngaterronin me mue…Për ketë nuk isha ngutur! Takimin më në fund e bana në korrik të vitit 2008 në zyrat e Epokës së Re, tuj dashtë me kuptue se cka kishte për të më thanë e që nuk kishte dashtë të më thoshte përmes e-mailit për «takimin» apo «takimet» e vëllait tim me «anmikun» e tij?!

Ishte me fëmiun e vet, kur hyra ne zyrën e tij. Atmosfera e brendshme kaotike ne redaksi, ku pjesë e «dekorit» ishin edhe «xhygymat» e «cajit të rusit», njesoj si përpara lufte kur vlonin «xhygymat e cajit të rusit» në shtepinë-barake ku Ibrahim Rugova i mbante konferencat e shtypit. Ndejta cka ndejta, por MM nuk më foli asgjë për atë që me kishte premtue se do të më fliste e tregonte ne fillim te vitit 2001.Asgjë! Fliste me mua dhe njëherit shkruante mesazhe kohëpaskohe me dike?!

Kur dola përjashta, në fund të shkallëve,djathtas, një djal i ri, të thuash i «dresuem»  vetëm kërkonte «shej» nga M.Mavraj…,sigurisht për të «mu gjujt» dhe për ta thye kokën e vet, se e imja nuk thyhet lehtë…

Edhe me Muhamet Mavrajn, aty e kam përfundue. Përgjithmonë! Më vonë një shokut tim,që ka qenë edhe shok i tij në studimet postdiplomike, i kishte thënë se, qenkam «i sëmurë psiqik».

Mavraj e shumë “mavrosa” të tjerë e «dijnë» që une jam i «sëmurë psiqik»,pasi Muhamet Mavraj është «pskikolog», ndoshta edhe «psikiatër» dhe une kam qenë «pacient» i tij?!!

Njejt më është kërcënuar edhe «Veton Podguri», një nofke me aftesi intelektuale të theksuara,tashmë i identifikuem prej meje, pasi të tillët përdoren a keqpërdoren nga kriminelët e shërbimeve «sekrete shqiptare”. Kërcënimet që më janë bërë janë të pafundme dhe ato mund ti paraqes hollësisht dhe me detaje vetëm në librin tim të ardhëm,ku e paraqes përshkrimin tjetër të jetës sime të mohume,tashmë nga ekzili.

Une nuk i kam ba ndonjë të keqe askujt në jetë dhe nuk jam ndalur kurrë kur kam pasur të drejtë. Kryengritja ime e    vazhdueshme, është kryengritje profesionale dhe ajo që dikush mund ta quaj «pabesi», është pabesi profesionale!

Jam i lumtur që munda për ta përballue dhunën nga shumë ane ndaj meje. Po të mos më kishte stervitur jeta në profesion, kurrë nuk kisha arritur deri këtu. Kurrë! Falemnderit prej jetës,forcës së pamposhtur dhe energjive të pafundme që strehohet në shpirtin tim…

Ju që më kërcënoni edhe me vrasje, ju që me «armët» e baraspeshës së të flliqtve që na e la UDB-a, mundoheni të më nëncmoni, dijeni se nuk keni mundësi të më bëni asgjë. Dhe dijeni se mua nuk ma ulin besimin ne vete as nencmimet e arsenalit udbash,e as lavderimet tuaja cinike.

Por, mbajeni në mend një gjë:Jeni ngatërruar me një njeri që nuk është mercenar as në jetë e as në profesion dhe, edhe kur nuk ua merr mendja fare, do të më keni përpara këmbëve…

*Autori Gjergj-Bajram Kabashi ka qenë gazetar dhe zv/Kryeredaktor i Gazetës Rilindja përpara luftës ndërsa tash udhëheqës i Revista Drini.

 

 

 

 


Sot më 12 qershor bëhen 17 vjet nga hyrja e forcave të NATO-së në Kosovë

$
0
0

Sot shënohen plot 17 vjet që kur NATO u fut në Kosovë për ti dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.

Fillimisht trupat e NATO-së numëronin 50. 000 ushtarë dhe vinin nga dhjetëra shtete anëtare të kësaj aleance dhe vendeve aleate. Të parat që kanë zbarkuar kanë qenë njësitet britanike. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Ndërhyrja e NATO-së në Kosovë, i parapriu një luftë të ashpër në mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve nga paramilitaret serbë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Ajo është arritur vetëm pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Si pasojë e luftës në Kosovë, mbi 10,000 njerëz janë vrarë, rreth 5,000 të tjerë janë zhdukur dhe mbi 1 milion janë zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ato kanë ekzistuar deri në janar të vitit 2009, kur edhe është formuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Gati dhjetë vjet pas zbarkimit të NATO-s, përkatësisht më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Beogradit.

Sot, 17 vjet pas zbarkimit, trupat e NATO-s vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Numri i tyre është zvogëluar vit pas viti, bazuar në vlerësimet e situatës së sigurisë.

Dita e Lirisë së Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesë në histori. Sipas shumë vlerësimeve, 12 qershori është dita e rreshtimit të botës demokratike përkrah popullit të shtypur të Kosovës.

 

 

 

Tifozët shqiptar me sjellje korrekte treguan që vendi i tyre eshtë në familjen e futbollit evropian dhe të atij botëror

$
0
0

Nga Arif Ejupi

 

Sheshi Planpalais i Gjenevës, gjatë këtij muaji do të jetë vendi më i preferuar i adhuruesve të futbollit.
Sikur herëve të tjera edhe kësaj here në këtë shesh është vendosur një ekran televiziv i përmasave të mëdha në mënyrë që t’u bëhet e mundur të gjithë dashamirësve të futbollit përcjellja e rrjedhës së Kampionatit Evropian “Franca 2016”
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, që në numër konsiderohet si njëri nga komunitetet më të mëdha në këtë kanton sot i veshur kuqezi ka vërshuar hapësirat e këtij bulevardi.
Tubimi i mërgimtarëve tanë në këtë shesh ka qenë i arsyeshëm ngase skuadra e Shqipërisë, përherë të parë në historinë e saj po merë pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme sportive.
Siç e dimë të gjithë Shqipëria në këtë Kampionat ka debutuar kundër Zvicrës, në radhët e së cilës luajnë gjashtë shqiptaro-zviceranë.
Madje tepër rrallë ndodhë që në dy kombëtare të ndryshme të luajnë dy vëllezër njëri kundër tjetrit.
Ky short i paparaparë i ka përzier edhe emocionet e tifozëve shqiptarë ngaqë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi ,Valon Behrami e i riu i talentuar Shani Tarashaj të formuar në Zvicër, me të cilët të gjithë ndihemi krenar sot papritur janë gjendur kundër kombëtares shqiptare prej nga e kanë origjinën e tyre.
Pamundësia për t’i mbledhur në kombëtaren tonë të gjithë futbollistët më cilësorë që luajnë në Ligat e ndryshme të Evropës, e ka detyruar trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, që të orientohet tek futbollistë të tjerë më me pak peshë që luajnë po ashtu në skuadra të ndryshme të Ligës së parë dhe të Dytë në Zvicër, Gjermani, Itali, Francë, Kroaci e Greqi.
Falë profesionalizmit të trajnerit Gianni De Biasi, edhe me këtë fond të lojtarëve u krijua një skuadër e qëndrueshme dhe stabile e cila në garat kualifikuese për pjesëmarrje në kampionatin evropian “Franca 2016” bëri befasi të këndshme duke mundur kombëtare me emër siç është ajo e Portugalisë në Lisbonë dhe duke lënë jashtë këtij evropiani danezët me traditë në lojën e futbollit.
Shqipëria në rrethana dhe kushte absolutisht të pakrahasueshme me ato të Zvicrës, edhe pse ka humbur sot kundër kësaj kombëtareje me rezultat 0:1 ka lënë përshtypje jashtëzakonisht të mirë Tifozët shqiptar të ardhur nga të gjitha trojet tona kanë përkrahur Shqipërinë si skuadër të zemrës së tyre ashtu si u ka hije.
Ata po ashtu kanë treguar mirëkuptim e maturi edhe ndaj shqiptaro-zviceranëve që kanë luajtur për Zvicrën.
Kurse pjesa tjetër e spektatorëve shqiptarë e mbetur jashtë stadiumit ”BOLLAERT-DELELIS” në Lens të Francës, e kanë ndjekur këtë ngjarje të rëndësishme nëpërmjet ekraneve të mëdha televizive. Anekënd botës ata janë prezantuar të matur në anim me çfarë kanë treguar se dinë të çmojnë vlera dhe të ruajnë miqësi me popujt e civilizuar të botës.
Miqësor dhe tejet të përzemërt karshi bashkëqytetarëve të tyre janë treguar edhe mërgimtarët tanë në Gjenevë të cilët nën tingujt e këngës dhe valles shqipe kanë përcjellur takimin Shqipëri-Zvicër 0:1. Të gjithë të mbledhurit në sheshin Planpalais të këtij qyteti me të përfunduar takimi janë shpërndarë qetë pa shkaktuar as eksesin më të vogël.
Një sjellje korrekte si kjo e kemi edhe detyrim sepse Zvicra është ajo që nga brumi i të mërguarve shqiptarë krijoi lojtarë cilësorë për vetveten, Shqipërinë dhe Kosovën.

Ky fakt i pamohueshëm si dhe ndihma e dhënë në shumë fusha të ndryshme nga ana e Zvicrës, na bënë që këtë humbje ta përballojmë më lehtë.
Nga kjo miqësi e vërtetë si shqiptarët ashtu edhe zviceranët janë fitues sepse falë këtij bashkëpunimi të sinqertë e miqësor ka kaluar koha kur kombëtaret e vendeve të tjera takimet me Zvicrën dhe Shqipërinë i konsideronin si rast për të përmirësuar golaverazhin e tyre.

 

Sa ishte dega e LDK-së demokratike ?

$
0
0

Nga Xhafer Leci

 

Si mi fali 5 minutat e tij Martin Çuni dhe, nga kush e pse u larguan nga kryesia e degës bashkë me Idriz Zeqirajn më 1996?!

Diskutimi im në Kuvendin e Degës së LDK-së, Bonn, 29 Tetor 1994

Të nderuar zonja dhe zotërinj të kryesisë së punës, delegatë dhe miqë të ftuar;
Do të më lejoni të shfaq disa mendime të mia rreth punës, arritjeve dhe problemeve që kemi, me synimin e mirë për të kontribuar në çështjen tonë të përbashkët dhe në të mirë të kombit.
Funksionimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë ka qenë një domosdoshmëri historike dhe i ka shërbyer të mirës së vendit. Rreth saj janë tubuar masa më e madhe e popullit të Kosovës. Ajo me veprimtarinë e saj e ka bërë të njohur çështjen tonë në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe është fakt se ajo tashmë është bërë një çështje e shtruar për zgjidhje më shumë se kurrë më parë. Nga kjo parti u krijuan edhe premisat që të formohet shteti dhe qeveria e parë e zgjedhur me votën e lirë të popullit. Unë i thash këto për të parë se janë arritur gjëra me vlerë dhe në këto arritje dega e LDK-së në Gjermani ka meritat e saj të veçanta, por është një kohë kur duhet bërë shumë më tepër. Unë nuk jam krejt kundër mendimit të organizimit shqiptar në klube dhe shoqata, por është e parakohshme dhe e dëmshme tani shuarja e subjekteve politike. Nuk mund të ndërmarrësh një formë të re pa i ndërtuar strukturat e saj dhe nuk mund të prishësh të vjetrën, kur ajo është ende e dobishme. Një farë lodhje dhe tërheqje që vihet re te disa aktivistë nganjëherë edhe aktivist të vjetër, tregon se kemi çfarë të përmirësojmë dhe unë këtu desha të them  se na mungon informimi. Njerëzit nuk po informohen si duhet, nganjëherë nuk informohen fare dhe kjo lë shteg për dezinformime. Zyra për informim e LDK-së me seli në Stuttgard duhet të gjejë mënyra të reja për informim të duhur dhe të shpejt të aktiveve të saj. Çdo ditë nga Kosova vijnë informacione të shumëta për situatën e atjeshme, por me sa dij unë, me përjashtim të anëtarëve të kryesisë në degë dhe disa nëndegë, të tjerët nuk informohen fare. Unë e kam fjalën për informimin në linjë partie, e jo thjesht për lajme dhe kuriozitete. Ka disa vjet që flitet për një gazetë të LDK-së dhe tash së fundi dëgjuam se u muar vendimi për gazetën “Dardania”,  si organ i LDK-së në diasporë. Askush nuk din se ku është fati i kësaj gazete në qoftë se nuk ka fonde. LDK-ja duhet t’ia bëjë të qartë Qeverisë, mbledhjen miliona markave si kontribut për Fondin që tani për tani nuk po quhet më fondi i Kosovës, por Fondi i Qeverisë dhe kjo e fundit e ka për detyrë të ndihmojë LDK-në. Ne na duhet informim më cilësor dhe si do ta realizojë kryesia e degës këtë është punë e saj, por është fakt se mjaft njerëz po çorientohen. Informimi me kohë dhe i drejtë do t’i ndalte thashethënat se si  filani u bë i pasur, se fondet e qeverisë po keqpërdoren, pse dha dorëheqje XY nga kryesia e LDK-së. Pra, janë krijuar grupacione partiake të majta e të djathta. Një shkak tjetër është se ne vetë po jemi indiferentë ndaj disa çështjeve. Ka raste që në kryesitë drejtuese të rangjeve të ndryshme po zgjidhen edhe njerëz që nuk e meritojnë. Ne heshtim kur ata zgjidhen dhe kur shkojmë në terren njerëzit na thonë ju atje ishit por nuk folët, pse u zgjodh filani. Ose rasti tjetër. Në kuvendin e dytë zgjedhor të degës në Gjermani, që ishte më 21.11.1993 në Leonberg të gjithë ishim dëshmitarë se si u zhvilluan zgjedhjet, nëse kishte manipulime apo jo në zgjedhjen e kryesisë dhe posaçërisht të kryetarit. Ne i dhamë vetë atij votëbesimin, duartrokitem rizgjedhjen e tij, por pas zgjedhjeve dolën disa artikuj në gazeta ku flitej për manipulime. Ne ishim  më shumë se 200 veta dhe heshtëm, madje edhe bashkëpunëtorët e afërt. Kjo u lë vend fjalëve, shton intensitetin e veprimtarisë kundër LDK-së, intensitet që nganjëherë rritet edhe nga njerëz të LDK-së që thonë se kanë sharrën në dorë. Është koha që lëvizja jonë për Republikën e Kosovës të ngritet në një nivel më të lartë në të gjitha instancat. Mendoj se nuk është më koha që Republika e Kosovës të barazohet këtu në Gjermani me degën e LDK-së. Nuk është e rastit që pastaj njerëzit shkojnë në degë edhe për strehim e për dhjetëra e dhjetëra çështje tjera. Ndërtimi i strukturave  paralele kërkon që edhe në perëndim të fillojë sendërtimi i tyre. E shoh të arsyeshme që Republika e Kosovës të ketë përfaqësi të saj në vendet perëndimore, ashtu si e kanë në Tiranë serbët. Edhe tash të dërmuar nga bllokada po shpenzojnë me miliona për idenë e pansllavizmit, ndërsa ne s’po bëjmë sa duhet për propogandimin e çështjes sonë. Ne e falënderojmë me zëmër qeverinë demokratike të Tiranës, por kjo nuk mjafton. Kush do ta informojë çdo ditë perëndimin? Kjo nuk është detyrë vetëm e LDK-së, por shteti ka përfaqsitë e veta. Mua më duket se këtu në perëndim disa herë po veprojmë me metoda centriste, ku çdo gjë pritet të zgjidhet vetëm nga një njeri, apo një njeri merr çdo gjë në duart e tij. Në diasporë tashmë  veprojnë mjaft parti politike, klube, shoqata dhe shoqëri. Ato kanë programe të ndryshme, por unë mendoj se kur është fjala për çështje të mëdha dhe ngjarje të rëndësishme, ne duhet të jemi më të bashkuar, të dalim me një zë, të paraqitemi si duhet, jo njëherë në një tubim shkojmë 50 mijë veta, e herën tjetër dy-tre mijë. Bota nuk mirret me partitë tona. Ajo i sheh protestat tona dhe thotë se i ra vrulli aktivitetit të shqiptarëve. Organizoi kohët e fundit Lëvizja një protestë në Bonn. Punë e partisë së tyre. Nuk kishim asnjë udhëzim duhej përkrahur apo jo, askush nuk na informoi, ndërsa anëtarësia pyeste do të shkojmë apo jo në Bonn? Kështu besoj i kanë pyetur edhe kryetarët e aktiveve tjera.
Një tjetër thoshte pse nuk shkojmë! Kur u thua se nuk e organizon LDK-ja por Lëvizja, pyesin përsëri se pse nuk dalim të gjithë, edhe ata shqiptarë janë, etj. Pra nga ky rast unë e kam fjalën se duhet gjetur gjuha e përbashkët me partitë tjera që të bëjmë veprime të matura, me peshë e jo thjesht për interes të njërës parti. Kosova është e të gjithëve, ajo nuk e ka tepër asnjë shqiptar të saj. Raporti intelektual dhe punëtor në perëndim shpeshherë është i çuditshëm. Kohët e fundit tek ne kanë dalë mjaft intelektualë të fushave të ndryshme.
Disa prej tyre mendojnë se vetëm ata duhet të jenë kudo dhe kurdo në krye, se ata dinë shumë gjëra, se janë të shkolluar etj. Disa punëtorë, drejtues partiakë mendojnë se këtu janë më moti dhe më të vjetër, se e njohim gjendjen më mirë, se materialisht janë më të përgatitur, se kanë mundësi më të mëdha të punojmë, etj. Mendoj së të dy palët janë gabim dhe për këtë mendoj  se ky raport duhet të shtrohet si një çështje e rëndësishme në kryesinë e degës dhe të nëndegëve. Gjërat duhet thënë qartë. Nëqoftëse vazhdohet me anashkalimin e problemeve  mund të vijë puna  sa populli në emigracion të lodhet, të largohet nga partitë dhe është fakt se pjesëmarrja në mbledhjet e aktivive ka rënë shumë dhe se pagesës së 3%-it nuk po i përgjigjet si duhet as anëtarësia e LDK-së. Kështu ndodhi edhe me akcionin për shkollën shqipe. Vetëm patriotizmi i popullit dhe puna e aktivit tonë bëri që në zonën tonë, megjithëse jo e madhe të tubohen 20 mijë marka, por kaluan shumë ditë heshtje, nuk kishim asnjë informim se kush do ta udhëhiqte aksionin, pse ky akcion bëhej tani dhe jo më heret.
Unë mendoj se ka ardhur koha që të mos mbetet  obligim vetëm i LDK-së aksioni i 3%-it, kurse qeveria vetëm të mburret se u tubuan kaq shuma të hollash, por të ndërmarrë një akcion të qartë për realizimin e këtij obligimi. Unë nga ky kuvend lus që të gjithë udhëheqësit e partive dhe kryetarët e klubeve dhe shoqatave të ulemi që të diskutojnë së bashku vëllazërisht në një tavolinë.
Bashkimi i tyre në një emrues do të detyrojë edhe qeverinë të mbajë qëndrim korrekt ndaj partive dhe shoqatave, sepse dikush e përkrah, dikush është kundër dhe nuk merret vesh se ku jemi, sikur kemi shtetin tash e 30 vjet. Mbi të gjitha më e rëndësishmja është se secili prej nesh të mos shkëputet dhe të mos lodhet nga rruga që e kemi nisur. Atij që punon mirë dhe me devotshmëri duhet t’i themi të lumtë, ndërsa atij që e ka me hile, duhet t’ia tregojmë vendin. Apeli im për unitet nuk është për një unitet të rremë, sa të kalojë edhe kjo rradhë, por për atë unitet që i lartëson punët dhe afron ditën e madhe të lirisë.
Ju falënderoj për vëmendje
Xhafer Leci, delegat i Kuvendit të Degës, Nëndega e Baden-Wyrtemberg-ut, kryetar i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck.  Bonn, 29 Tetor 1994

Drejtuesit e mbledhjes, ku musafire nga Kosova ishte edhe zonja Edita Tahiri… ma ndërprenë diskutimin me pretekstin se i kisha kaluar 5 minutë sa kishte në disponim një delegat edhe pse unë nuk e tejkalova kohën më shumë se 4 minutë. Duke zbritur shkallëve nga foltorja, Martin Çuni dhe Faridin Tafallari u ngritën në këmbë dhe kërkuan nga ata se do m’i japin 5 minutat e tyre që unë ta përfundoja fjalën time. U ktheva dhe për 2-3 minuta e përfundova diskutimin.
Pas dy ditësh për këtë diskutim timin para delegatëve të kuvendit të degës së LDK-së, në Bonn të Gjermanisë, më 29.10.1994  në faqen e parë “Rilindja” shkruante se kinse pati edhe delegatë të tillë, të cilët ishin kundër organizimit në baza partiake, pra kundër LDK-së, që nuk ishte fare e vërtetë, ngase nga ajo kohë kaluan shumë vite dhe unë edhe sot jam aty ku isha.
Në vitin 1996 dega e LDK-së në Gjermani pa arsye e laguan antarin e kryesisë, Z.Idriz Zeqiraj, atdhetar, gazetar dhe ish i burgosur shumëvjeçar politik, me këtë rastë, në shenjë proteste u vetlague nga kryesia e degës, edhe atdhetari, gazetari dhe ish i bugosuri shumëvjeçar politik Z.Martin Çuni. Me këtë rastë dega e LDK-së në Gjermani mbetë pa dy antarë të kryesisë, intelektual e atdhetar të devotshëm.
Pra, sa ishte dega e LDK-së në Gjermani  demokratike ?

Kam menduar se me kalimin e kohës do të ishte më mirë që organizimi i mërgatës shqiptare të bëhej nepër klube, shoqata e shoqëri përmes qeverisë së Kosovës në egzil, për shkak të përçarjeve brenda subjekteve tona partiake, që edhe sot mendoj ashtu. Por këtë nuk e dëshironin krerët e LDK-së, e as të LPK-së, në Kosovë e as në Diasporë, atyre më shumë u interesonte baza materiale…A nuk do të thotë se unë qysh atëherë vëreja atmosferën e keqe të hasmërive organizative në baza partiake.
Që nga atëherë i kanë rrënjët hasmëritë ndërpartiake që mjerisht tmerret e arritën kulminacionin dhe që, para,gjatë dhe pasë luftës  u vranë njerëz të mëdhenj dhe të pafajshëm, nga njerëzit e LPK-së, sot të antarësuar edhe nepër parti tjera…!

 

 

Lagjja serbe “Lugina e Diellit” si legjitimim i ndarjës së Kosovës?!

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Pas përfundimit të luftës  në shumë shkrime e kam theksuar rrezikun e ndarjës së Kosovës.Millosheviqi para së të fillonte shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë , kishte filluar rikonolizimin e Kosovës me kolonë nga Shqipëria, duke i vendosr në fshatin Baballoq të Deçanit e vende te tjera bashkë më  kolonë  kinezë. Serbia kurrë nuk hoqi dorë nga elaboratet kundër shqiptarëve .Edhe pse Serbia në vitin 1999 e humbi luftën , ajo nuk hoqi dorë nga territorët shqiptare.Në ketë drejtim pa dyshim i kan  ndihmuar edhe udhëheqjet  e deri tashme shtetërore të pa përgjegjshme. Pa asnjë kusht u futën në bisedime më Serbinë më shumë për çështje të mbrendshme së sa për çështje teknike.Këto bisedime maratonike rezultuan më shumë marrveshje politike, por të cilat kurrë nuk u përfillën nga Beogradi zyrtar.Shumica nga këto marrveshje shumë pak u bën të ditura për opinionin e gjërë publik.Ndarja e Kosovës filloi më formimin e strukturave paralele serbe , të cilat kurrë deri më sot nuk shpërbën as nga KFORI, si përgjegjës për kufijtë shtetëror të Kosovës e as nga institucionet tona .”Rojat e Urës “ishin ata që u vunë si barrikada të gjalla mbi urën në lumin Iber.Këta kriminelë të përkrahur nga Beogradi zyrtar nuk pushuan më veprimet e veta destruktive për destabilizimin e Kosovës. Madje këta morën guxim dhe shpesh rrahën shqiptarë por edhe ndërkombëtar.Organët tona të shtetit kurrë nuk e vunë kontrollin e plot në këtë pjesë të vendit. Struktura ushtarake e KFORI-t më në fund doli më deklaratë së veriu i Mitrovicës kërkon zgjedhje politike.Kjo në fakt ishte para pregaditje që veriu të merr ndonjë status special mbrenda një territori legjitim .Edhe pse pas një kohe të gjatë u hoqën barrikadat e quajtuara “ Rojat e urës” u vendosën barrikadat më ëmrimin injorues “Parku i Paqës’. Ky nuk ishte park i paqës po park i djallit ,park  i  një  loje të  pistë  më territorin e Kosovës edhe ashtu të vogël. Të vogël sepse historikisht serbët kishin  bërë spastrime  etnike duke filluar  nga Nishi , Toplica , Prokuplja e vendbanime tjera më shumicë shqiptare në Serbi. Këtij spastrimi etnik ia patën bërë aminin edhe Fuqitë e Mëdha të kohës. Sikur historia nga pak po na përseritet, edhe pse Kosova është vend sovran dhe i pavarur,  më ndihmën e madhe të miqëve tanë në botë . Ndikimi i politikës së Beogradit nuk po pushon edhe në kushte të paqës. Nuk po pushon sepse e kan gjetur një klasë politike servile karshi faktorit  ndërkombëtar dhe karshi  Serbisë hegjemoniste. Kjo klasë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar nuk  po është  në gjendje ti frenoj apetitet serbe në Kosovë. U futën në bisedime pa asnjë kusht, të cilat bisedime rezultuan në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë , që ky shtet të inkuadrohet në strukturat e BE-së.  Kosova është i vetmi vend në Evropë që ka mbetur që 17 vite e izoluar si në geto. Minoriteti serbë fitoi ate që e kishte proklamuar moti politika e Beogradit dhe Boris Tadiqi  së “Nuk  është e mundur që shqiptarët të fitojnë të gjitha , ndërsa serbët mos të fitojnë asgjë “. Ai kishte përmendur edhe 15 përqindëshin e territorit të Kosovës , e cila rezultoi  më formimin e Asociacionit të Kumunave Serbe. Ne veri të Mitrovicës ka shumë   pak shqiptarë të cilët po jetojnë keq dhe pa përkujdesjen e duhur të organeve tona të shtetit. Kurse në anën tjetër veriu gjithnjë po popullëzohet më serbët sigurisht  të cilët nuk kan  jetuar në këtë pjesë të Kosovës. Përqarjet e fundit të faktorit politik shqiptarë ishin të mirë së ardhura  për plasimin e politikës  shoveniste serbe mbrenda territorit të Kosovës. Jo që Serbia po arrinë ngadalë ta përvetëson këtë pjesë të vendit të pasur më minerale , por ajo po e fut ndikimin politik në Kosovë.  E ka gjetur terrenin shumë të përshtatshem duke filluar sidomos nga Qeveria Thaçi 1 dheThaçi  2 dhe Qeveria Thaçi -Mustafa për ti realizuar planet një nga një deri të realizimi i të gjitha interesave të tyre. Kjo qeveri firmosi dy marrveshje më të keqijat të mundshme në Bruksel dhe në Vjenë, atë të Zajednicës dhe ate  të Demarkacionit më Mal të Zi.  Edhe marveshja e parë edhe marveshja e dytë janë marrveshje të cilat seriozisht  cenojnë terësinë territoriale të Kosovës.   Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi prej 300 shtëpive në veriun e Kosovës, për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Ky projekt gjigant që quhet “Lugina e Diellit ” i ngjan kolonizimit dhe është investimi më i madhi i Serbisë në periudhën e pasluftës në Kosovë. Autoritët shqiptare deri më tash  reaguan shumë dobët apo në mënyrë sporadike , thua së nuk bëhët fjalë për territorin e Kosovës.  Ekzistojnë të gjitha organet relevante në Kosovë të cilat japin ose nuk japin leje për një ndërtim të tillë. E dihet së si nuk u lejuan  shqiptarët të ndërtonin të Kroi i Vitakut. Ky është një tregues tjetër së në çfarë dergje e kan pru shtetin e ri të Kosvës kjo nomenkalturë hazarde politike.Këta  e kan dert së  si të akomodohen mirë e më mirë  në pushtet. Ia falën dreqit si në planin politik duke e futur vendin që shumë kohë në krizë përmanente institucionale ,dhe shumë  pak bën  për   përmirësimin e gjendjës së dobët ekonomike .Mjerimi  social tashmë i ka goditur shumë familje shqiptare , kurse në anën tjetër pushtetarët kan bërë  një luks sikur  të jetonin  në ndonjë shtet shumë zhvilluar të botës. Kjo garniturë politike në të tri anët  e kufirit e ka shitur Kosovën. Veriun – Serbisë, pjesën më të bukur të vendit ia dhuroi  Malit të Zi, dhe një pjesë e ka marrë  Maqedonia  pa e pyetur fare palën shqiptare. Kjo është panorama më e zymtë e Kosovës e krijaur pas luftës .  Dhe, gjithë këto kritika që po shigjetohen kundër punës së keqe të kësaj klase politike,  dhe ata  as që po marrin vesh. Por, pa dyshim  së do të vjen  dita kur do të largohen turpshem nga pushteti ashtu siq edhe  kanë ardhur turpshem në pushtet…

 

 


Në vend të një reçence për librin “Një jetë në 36 shkronja”

$
0
0

Nga Gezim Alpion

 

Hatixhe Erebara, “Një jetë në 36 shkronja”, Tirane: M & B, 2011

___________________________________________________

 

Të dashur profesorët e mij fisnikë Hatixhe dhe Ismail Erebara,

 

U gëzova shumë që u takuam në Hotel Tirana pas afro 40 vitesh dhe që jeni mirë me shëndet. Ju jam shumë mirënjohës që ndoqët aktivitetin për Nënë Terezën më 26 Maj. Po kështu, ju falenderoj për librat që më dhuruat.

Gjatë udhëtimit për Londër më 27 Maj isha në shoqërinë e librin tuaj autobiografik “Një jetë në 36 shkronja”, që është edhe monografia juaj e parë. E lexova me një frymë, gjë që nuk më ka ndodhur shpesh kohët e fundit. Sa prekëse, sa sublime, sa frymëzuese dhe sa kuptimplote jeta e familjes tuaj dhe veçanërisht dashuria dhe mirëkuptimi juaj për njëri tjetrin në këtë rrëfim të sinqertë prej 178 faqesh.

 

Në autobiografinë tuaj ju detajoni me realizëm Zolaesk sfidat e fatit, të traditës zakonore dhe veçanërisht të poshtërsive institucionale që u përballuan me stoicizëm dhe fisnikëri nga familja juaj dhe të afërmit tuaj, por veçanërisht nga tre matriarkë – gjyshja juaj, nëna juaj dhe ju – të përshkruar njëkohësisht me liricizëm dhe patos.

 

Por libri juaj nuk është thjesht një autobiografi. Ky libër plotëson historinë e Dibrës dhe veçanërisht të Peshkopisë që nga fillimi i shekullit të njëzetë. Kjo është një nga arsyjet se përse ky libër duhet të lexohet gjerësisht nga lexues të moshave të ndryshme, veçanërisht në Peshkopi, në këtë vatër qytetarie ku në vitet e diktaturës shpesh të qënit qytetar përbënte një sfidë jo të vogël.

Megjithëse ju njoh dhe respektoj familjarisht që në femijërinë e hershme, u desh të kalonin afro pesë dekada nga momenti kur si mësuesja ime e parë më mësuat ABC-në që tju njoh më nga afër. Dhe kjo në sajë të librit tuaj për të cilin ju jam mirënjohës që e shkruat. Tani ju njoh dhe ju admiroj edhe me shumë jo vetëm ju të dy, një çift kaq simpatik, po edhe Peshkopinë tonë me hallet, mëkatet, fisnikërinë dhe shpresat e saj.

Edhe një herë, ju falenderoj për kënaqësinë e veçantë që ndjeva nga prania juaj në leksionin publik për Nënë Terezën dhe për pesë librat që patët mirësinë të më dhuronit. Çfarëdo që të bëni, mos pushoni së shkruari pasi ju keni dhuntinë për t’i thënë gjërat me një çiltërsi dhe freski që nuk hasen shpesh në letrat shqipe këto ditë.

Ju përshëndes familjarisht dhe ju uroj jetë të gjatë dhe gjithmonë mbarësi.

Përqafime,

Juaji,

Gëzimi

 

 

 

Viewing all 1727 articles
Browse latest View live